Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: GEGËNISHT apo TOSKËRISHT, cila më e sakt? NALT apo LARTË?

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E kusht ta mesoi kete gomarllekun ty?!
    Shqiperia e Mesme deri ne Shkumbin, flet geenisht!!
    Nuk po t'them ca kena msu po ca osht n'realitet.

    Gjuha e shqipris mesme osht shum ndryshme ndac prej gegnishtes ashtu dhe prej toskrishtes.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: GEGËNISHT apo TOSKËRISHT, cila më e sakt? NALT apo LARTË?

    Shkelzen Rrecaj

    Nëndialektet



    Çdo dialekt dallohet me grupe të folmesh që, sipas shkallës formojnë njësi dialektore të madhësive të ndryshme.

    Sipas të dhënave të dialektologjisë shqiptare ndarja e secilit dialekt ndahet në dy nëndialekte: gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore në dialektin gegë dhe toskërishtja veriore dhe toskërishtja jugore në dialektin toskë.

    Të dy dialektet e gegërishtes gjeografikisht ndahen te lumi i Matit. Gegërishtja veriore shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë,Pukë, Lumë, Has, në Malësinë e Gjakovës, Kosovë, Maqedoninë Veriperëndimore, Dukagjin, në Malësi të Madhe (në të dy anët e kufirit), në Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajës dhe të Ulqinit; ndërsa gegërishtja jugore shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasanit, të Durrësit, të Tiranës, Krujës, Matit, Lurës, Peshkopisë dhe të Maqedonisë Perëndimore, prej Dibrës e deri në Shkup dhe Kumanovë.

    Toskërishtja veriore shtrihet në rrethinat e Beratit, Fierit, Skraparit, Pogradecit, Korçës, Kolonjës dhe në zonat rreth Përmetit e të Tepelenës që ndodhen në të djathtë të Vjosës dhe në Vlorë e në fshatrat veriore dhe verilindore, toskërishtja jugore shtrihet në Labëri, në rrethinat e Gjirokastrës e të Delvinës dhe në Çamëri.

    Në të folmet e nëndialektit verior të gegërishtes ê-ja shqiptohet e hapët /ê/ (vêna/ fêmën), ë-ja e patheksuar nuk shqiptohet edhe në rrokje fundore që mbyllet nga një bashkëtingëllore josonante: babs “babës”, thast, “thasët”.

  3. #33
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: GEGËNISHT apo TOSKËRISHT, cila më e sakt? NALT apo LARTË?

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    Nuk po t'them ca kena msu po ca osht n'realitet.

    Gjuha e shqipris mesme osht shum ndryshme ndac prej gegnishtes ashtu dhe prej toskrishtes.
    "Hajde baab t'tregoj arat", puna jote!!
    Un jam na Shipnija Mesme e ti i bi hala qypit.....mire, e leem siç thu ti!!
    Jarigas

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: GEGËNISHT apo TOSKËRISHT, cila më e sakt? NALT apo LARTË?

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    Ore nje gjo nuk kuptoj un. Pse egziston vetem gegenishtja dhe toskerishtja. Shqipria mesme nuk perdor as gegerishten as toskerishten. Pse mos formohet dhe nji dialekt i tret i gjuhes shqipe?
    me mire napolitane
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •