Nje shqiptar musliman sunit ne Shqiperi ishte besimtar i devotshem dhe ne fillimet e viteve 90, kish shume deshire qe nje prej femijeve te tij t'i shkollonte ne nje shkolle fetare (medrese) jashte Shqiperise. Arriti me shume mundime e perpjekje qe ti siguronte djalit te tij nje burse studimi ne nje nga vende islamike. Ishte aq i gezuar, sa nuk tregohej, qe i biri i tij, do te mund te mesonte per fene e traditen fetare te familjes se tij, gje qe i ati i tij nuk e beri dot, pasi nuk ia lejonte rregjimi komunist.
Pas kater vjetesh djali i kthehet nga shkolla fetare jashte vendit. Dhe ndryshimi tek ai ishte shume i dukshem. Veshja, mjekra, rrobat qe vishte, ishin komplet ndryshe nga cfare ishte mesuar familja e tij apo njerezit qe e njihnin. Dhe nga gezimi i madh qe e ndante me te gjithe, i ati i tij u pikellua sa nuk tregohej me. Dhe nje dite po fliste me nje komshiun e vete poshte pallatit ne nje kafene:
- Te erdhi djali o Hysni!
- Lere mos me nga e me ler te qete ne hallet e mia.
- Pse ore cfare ka djali?
- Djalit tim i kane hedhur trute e gomarit andej nga ka vajtur per te shkolluar.
- Pse ore thua keshtu, ai eshte bere besimtar i devotshem. Ka lene dhe mjeker dhe duket shume i perkushtuar ndaj fese.
- Nuk eshte mjekra e tij qe me shqeteson mua o Myftar.
- Po cfare te shqeteson?
- Me shqeteson qe ai nuk i flet me goje kunatit se nuk eshte musliman si ai!
- Cfare thua ore?!
- Ja kete te them, qe ai nuk i flet me goje burrit te motres, se nuk eshte musliman por i krishtere.
- Hall i madh te paska zene o Hysni!
- Lere aman te keqen se ia bera vetes!
Kjo historia mu kujtua kur lexova Shefqetin nga Kosova. Shefqeti thote: perse duhet qe politikanet shqiptare (shumica muslimane) te pershendesin e urojne zgjedhjen e Papes? Ai nuk eshte musliman si ne! Te njejten gje bente edhe i biri i Hysniut, por nuk e bente me Papen, e bente me burrin e motres qe e kish te krishtere e brenda familjes.
Eshte keq kur te hedhin trute e gomarit!
Albo
Krijoni Kontakt