
Postuar mė parė nga
Lumi_ftp
Pėrderisa e tėrė bota e civilizuar pėr ēdo ditė e mė shumė po e pranon se Islami ka vlera tė mėdha dhe se Kur’ani ėshtė njė libėr madhėshtor stili i tė cilit tė josh sa herė qė e lexon ndėrsa rėndėsia e tij nuk minimizohet kurrė. Ai nuk ėshtė vetėm njė libėr adhurimi, madje nė perėndim nuk ėshtė i njohur pėr kėto vlera sa ėshtė i njohur pėr tė vėrtetat shkencore qė pėrmban, pastaj pėr edukatėn, kulturėn, respektin ndaj njeriut, ruajtjen tė identitetit tė tij, largimin nga dukuritė negative dhe shumė vlera tjera.
Pėrderisa edhe njerėzit mė tė mėdhenj tė botės dhe mė me ndikim po interesohen ta lexojnė Kur’anin dhe t’i kuptojnė domethėniet e tij, si fjala vjen Princi Charles i Britanisė sė Madhe, i cili kėto ditė deklaroi se seriozisht iu ka qasur punės pėr ta mėsuar jo vetėm leximin e Kur’anit, por edhe mėsimin e gjuhės arabe pėr ta kuptuar Kur’anin. Dalin disa ateistė e injorantė shqiptarė dhe e bėjnė alarmante pjesėmarrjen pasive tė dy ushtarėve tanė nė njė garė ndėrkombėtare pėr kėndimin dhe nxėnien pėrmendėsh tė Kur’anit pėr nivelet ushtarake nė Rijad tė Arabisė Saudite, njė vend mik tė Kosovės.
Thuajse kėta dy ushtarė paskan bėrė ndonjė shkelje skandaloze qė dėnimi mė i vogėl pėr pjesėmarrjen e tyre do tė ishte largimi i tyre nga puna. E disa pseudo-politikanė, qė nga pėrvoja kanė mėsuar se po tė jesh kundėr Islamit bėn emėr nė politikėn kosovare, pa njė pa dy u deklaruan kundėr. “Na prishin me Amerikėn” – kėshtu thanė e u arsyetuan. Dhe, tė nderuar lexues, a e dini se nė ēfarė kohe dhe rrethana u deklaruan? Mbase edhe nuk janė koincidencė.
1. Banka Islamike, e pėrfaqėsuar nga njė saudian, vetėm pak ditė mė parė kishte shprehur gatishmėrinė pėr tė financuar ndėrtimin e magjistrales Prishtinė-Vushtrri-Mitrovicė, lajm qė u publikua pa shprehur kėtė frikė se na prishin me Amerikėn.
2. Zgjedhja e Papės, qė nuk paraqiti asnjė problem pėr politikėn tonė tė shprehin urimet e tyre, pėr tė mos thėnė se sikur garuan kush do ta bėjė i pari kėtė. A nuk ėshtė zgjedhja e Papės rast fetar?! A nuk nėnkupton laicizmi i Shtetit edhe neutralitetin karshi fesė sė krishtere?
Personalisht, kur kam dėgjuar kėtė lajm jam ndier shumė keq. Ai ma ka kujtuar gjendjen e shqiptarėve nė kohėn e Kralit ku nėse veē ėshtė dyshuar se ndonjė shqiptar ka lexuar ndonjė libėr shqip, dėnimi pėr tė ka qenė ekstrem. Ose gjendjen e vėllezėrve tanė nė kohėn e Enver Hoxhės ku ēdo gjė ēka ka tė bėj me fe ėshtė llogaritur krim dhe dėnimi ka mund tė jetė me burg tė pėrjetshėm. Bie pyetja ku janė kėta njerėz qė duan t’ia turbullojnė ujėt FSK-ės, nė cilėn kohė jetojnė, a mos vallė mendojnė se jemi nė kohėn e partisė sė punės sė xhaxhit Enver?! Apo dėshirojnė qė edhe njėherė tė kthehet ajo parti dhe ai pushtet!? Jo vetėm ata matrapazė qė e kanė ndezur kėtė “zjarr” por edhe ata qė i fryjnė e donė ta rrisin, le ta dinė se koha ateiste ka kaluar, nuk ka kthim mė nė te. Nėse dikush nga ne mendon se duhet krijuar njė armatė apo njė polici, apo ēfarėdo institucioni tjetėr ateist, ai nuk ėshtė larg realitetit. Ai duhet tė bindet se kurrė nuk mund tė realizojė diē tė tillė, tė paktėn jo me djem dhe vajza tonat. Ndryshe, nėse merr ushtarė e policė nga Koreja Veriore apo nga Kina, mbase mund t’ia del.
Unė nuk e kam tė qartė, si duan tua mohojnė ushtarėve tė drejtat fetare kur mė shumė se gjysma e tyre e falin xhumanė dhe se nuk janė tė pakt ata qė kanė memorizuar pjesė tė shumta prej Kur’anit?!
Pastaj, para pėrmbylljes sė kėtij artikulli, desha edhe njė gjė shumė me rėndėsi tua rikujtoj atyre matrapazėve, se pakti i NATO-s nuk njeh ushtri ateiste, bile me “keqardhje” po e them se as pakti i Varshavės nuk njeh mė ushtri ateiste, kėshtu qė tjetėr rrugė nuk iu mbetet atyre pos t’ia mėsyjnė Kinės e Koresė Veriore. Ushtria e NATO-s me vete ka priftėrinj, ka kisha, etj. Nuk ka ushtri tė NATO e cila ėshtė e zhveshur nga identiteti fetar. Jam i sigurt se kėtė e dinė fortė mirė, por duan tė bėhen “ma katolikė se papa”.
Subhanallah, nė vend se tė stimulohen ushtarėt tanė pėr t’iu qasur fesė, pėr tė lexuar Kur’an, ata kritikohen pse merren me Kur’an?! E me ēka mu marr kėta, me ēka me ushqyer shpirtin, kurse kjo ushtri dhe ky shtet nė pėrgjithėsi ėshtė i pėrbėrė nga qytetarėt tė cilėt thonė la ilahe ilallah. Natyrisht se po tė shkonte njė pjesė e ushtrisė sonė nė ndonjė vend tė krishterė si Italia ta zėmė dhe nė mesin e ushtarėve tanė ka katolikė, do ishte tepėr normale qė t’iu lejohet ushtarėve tė marrin pjesė nė mesha tė ndryshme, nė programe fetare tė kishės e tjerė e tjerė. Ku ėshtė demokracia, ku ėshtė liria individuale, shpirtėrore, ku janė tė drejtat njerėzore. Ēka ka tė keqe nė fe, ku ėshtė e keqja nėse ushtarėt tanė lexojnė Kur’anin, Biblėn etj, cili ėshtė dėmi i fesė?!
Besoni, shumė njerėz mė kanė kontaktuar dhe se janė tmerruar mu si unė nga ky skandal i rrallė, por falė Zotit zv. Ministri i FSK-sė, Zoti e ruajt, e rregulloi nė fund dhe ēėshtja kaloi. Allahu na e ruajt kėtė ushtri, kėta djelmosha shumė tė mirė e tė sinqertė, tė lumtė ne qė i kemi.
Allahu i ruajt edhe eprorėt dhe tėrė kėtė popull, e i udhėzoftė ata qė nuk janė nė rrugėn e Tij. /Indeksonline/
Krijoni Kontakt