Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17

    Piktori Arben Shira

    INTERVISTA/ Flet piktori Arben Shira: Nė monizėm piktura ishte e ideologjizuar


    Nuk duhet tė ketė pushkatime nė emėr tė njė ideologjie

    Albert ZHOLI

    Ndoshta ėshtė ndėr tė paktė piktorė nė botė qė jeton me artin e pikturės. Nė monizėm “biografia” e tij nuk e lejonte qė tė vazhdonte Akademinė e Arteve, por ai i vazhdoi ato me ardhjen e demokracisė nė Bari. Nė ekspozitėn e tij tė hapur nė Tiranė, me rreth 70 punime, media tregoi interes tė veēantė pėr tematikėn qė ai pėrcillte nė pikturat e tij, ku binte nė sy ngjyra e verdhė e zbehtė. Piktura e tij ėshtė ndarė nė tre periudha, ku mbizotėron tema sociale. Njė nga pikturat e tij titullohet “Barrikada”, ku ai bėn thirrje qė kėto lloj dėnimesh nuk mund tė zėnė vend mė. Nė njė vend tė qytetėruar duhet tė marrin fund dėnime makabre dhe njeriu duhet tė respektohet nė bazė tė Kartės sė tė Drejtave tė Njeriut.

    Njė ekspozitė e veēantė me tematikė tė veēantė. Kush ka ndikuar nė kėtė tematikė?

    Prej 22 vjetėsh jetoj nė Itali dhe jam piktor profesionist. Kam mbaruar Akademinė e Arteve nė vitin ‘91-‘95 nė Bari. Dhe prej asaj kohe i jam pėrkushtuar vetėm pikturės. Kam sjellė ekspozitėn time tė parė nė Tiranė. Punėt janė tė ndara nė tre periudha prandaj e kam cilėsuar edhe antologjike. Periudha e parė ėshtė njė periudhė realiste si tė gjithė piktorėt. Periudha e dytė ėshtė stilizimi im personal dhe periudha e tretė ėshtė pikė kalitja si piktor modern. Tematika e pikturės time ėshtė jeta rrethanore, por edhe kur kėrkohen tema kompozimi gjithmonė i referohem temave shqiptare. Tema mbetet shqiptare dhe stilizimi mbetet modern. Nė Itali kam bėrė shumė ekspozita personale dhe bashkė me piktorė italianė kam marrė pjesė nė shumė aktivitete kulturore italiane. Nga opinioni publik italian ka shumė vlerėsime por edhe nga kritika. Prej mė shumė se 20 vjet i jam pėrkushtuar pikturės.
    -Pjesa e tretė qenka vetėm me problematikė shoqėrore?
    Po. Por nuk ėshtė me temė tė realizmit socialist siē kam dėgjuar tė thonė. Meqenėse ėshtė njė temė shoqėrore, kjo nuk ėshtė e realizmit socialist. Diferenca e realizmit socialist dhe e njė teme shoqėrore e pikturės time dhe shumė piktorėve tė tjerė ėshtė kjo se realizmi socialist ėshtė njė rrymė e cila pėrdor pikturėn dhe artin pėr propagandėn komuniste tė pushtetit. Ndėrsa kėtu ėshtė njė dėshirė qytetare pėr tė treguar jetėn qytetare shqiptare, nė pozitat e njė qytetari dhe jo nė pozitat e njė politikani. E vetmja pikturė politike ėshtė njė e pushkatimit qė tregon demonstrata dhe mund tė titullohet “Barrikada”. Pikėnisja ėshtė gjithmonė jeta shqiptare dhe problemet tona, por kam dashur t’i pėrgjithėsoj nė nivel tė artit nė pėrgjithėsi. Kėto pushkatime kanė ndodhur gjatė regjimit komunist dhe vetė kam qenė i persekutuar, por piktura ndryshe ėshtė e pėrgjithėsuar sepse piktura ėshtė njė protestė kundėr pushkatimit dhe vrasjeve nė emėr tė njė ideologjie.

    -Tė gjithė kėto problematika tė kanė lindur si njė dėshirė e brendshme, apo ka qenė prejardhja juaj qė keni qenė i persekutuar?

    Janė tė dyja kėto gjėra, por problemi ėshtė kėtu. Unė nė periudhėn e parė si piktor nuk kam dashur kurrė ti referohem temave sociale. Kam pasur dėshirė ti qėndroj larg, por me kalimin e kohės iu futa kėsaj teme pėr tė treguar shoqėrinė shqiptare. Unė iu referova temės shqiptare sepse unė jam shqiptar dhe dua tė jem vetvetja dhe dua tė tregoj se si ėshtė jeta shqiptare. Ka qėlluar qė dikush mė ka bėrė njė pyetje:Si priten kėto piktura me tema shqiptare nė Itali? A i blen njeri?
    Shumė njerėz i blejnė me kėnaqėsi. Pikėnisja ime ėshtė si shqiptar po zhvillimi ėshtė modern. Pikturat lindore trajtojnė vetėm tema njerėzore. Piktura kineze dhe japoneze trajton tė kaluarėn. Piktorėt modern si Zhagali ka pasur pikturuar vetėm tema tė jetės sė tij personale.
    Unė kam sjellė kėto tema kėtu sepse unė erdha nė Shqipėri dhe temat janė nga vendlindja. Por pjesa mė e madhe e krijimtarive tė mia janė jashtė kėtyre temave shoqėrore. Janė me tema intime dhe joshoqėrore. Po kėto tema janė tė vlerėsuar shumė edhe atje, por edhe nė botė.

    -Mund tė ma lidhni pak idenė e persekutimit?

    Unė isha fėmijė dhe nuk kisha lidhje me politikėn. Unė i pėrkisja njė familje tė persekutuarish nga regjimi. Mua mė ėshtė ndaluar studimi edhe nė njė lice tė thjeshtė artistik. Unė dhe prindėrit e mi nuk janė marrė kurrė me politikė. Kėshtu ishte regjimi dhe ashtu shkoi dhe fati jonė. Por demokracia mi solli hapėsirat qė dėshirat e mia tė brendshme t’i realizoj.

    Si ėshtė shkolla jonė e pikturės?

    Tek ne ka shumė piktorė tė aftė qė kanė konkurruar kudo nė botė. Mund tė them se shkolla jonė dhe pse e ideologjizuar ka pas pedagogė tė aftė qė kanė studiuar jashtė dhe qė kanė pėrcjellė tek studentėt teknika profesionale tė stilit bashkėkohor.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Piktori Arben Shira

    INTERVISTA/ Flet piktori Arben Shira: Kėtė ekspozitė ja dedikoj qytetarėve artdashės tė Tiranės

    Peizazhi dhe natyra e qetė dominonte nė kėtė ekspozitė

    Albert ZHOLI

    Mendoi tė sjellė njė ekspozitė tė dytė nė Tiranė, me njė cikėl me akuarele,( nga Fazana dhe rrethinat e saj, ku unė banoj) dhe njė cikėl me natyra te qeta qė tė dyja sė bashku, si akuareli dhe natyra tė qeta janė, njė cikėl i veēantė nė krijimtarinė e tij, e cila ka dhe drejtime tė tjera, por ky cikėl i pėrket periudhės sė parė tė pikturės sė tij shumė profesionale. Ka zgjedhur pikturat mė pikante, qė kishte dėshirė ti bėnte publike nė artdashėsit e Tiranės, pėr tė parė se ku ėshtė me pikturėn nė kėtė drejtim kaq specifik. Cikli i akuareleve ėshtė njė cikėl, qė e ka filluar nė vitin 1997, deri nė vitin 2001, po kėshtu dhe natyrat e qeta. Tė dyja kėto lloj pikturash, janė bėrė mbi karton, ku cikli natyra tė qeta ėshtė bėrė me bojėra vaji. Kėto piktura janė tė dimensioneve tė vogla.

    Si ka filluar ky cikėl?

    Ka qenė njė moment qė unė pikturoja nga mėngjesi deri nė darkė, duke kėrkuar njė rrugė tė re si artist. Mbas shumė kohėsh qė punova ishte njė moment reflektimi dhe i thashė vetes qė do tė pikturoj me realizėm, siē e pėrfytyroj dhe si ėshtė brenda meje diēka. Pra ē’tė sheh syri ta bėn dora, siē thotė populli shqiptar. I vura detyrė vetes qė ta realizoja kėtė dėshirė, kėtė ėndėrr dhe realizova rreth 100 akuarele me peizazhe ndėrsa cikli me natyra tė qeta kap rreth 80 piktura. Mė vonė i ndėrpreva, sepse ishte njė punė e veēantė, pasi ėshtė bėrė nė kohėn e konsolidimit tim dhe tė gjetjes sė rrugės drejt realizmit dhe realizimit tim si piktor. Atė ēka i kisha vėnė vetes si detyrė e realizova me ato stilizimet e mia, ku tashmė publiku i njeh sidomos nė ekspozitėn e parė. Natyrat e qeta zakonisht i kam pas punuar nė darkė, (kur ndjehesha i ngopur me peizazhe paradite pasdite), tek natyrat e qeta sikur dhe vetė ndjehesha mė i qetė. Ajo darka, pas njė ritmi tjetėr nė rrugėt e qytetit, sikur mė ofronte mė ngrohtėsi me sendet qė mė rrethonin dhe ēdo send nė tavolinė, apo nė dhomė e kam trajtuar si natyrė tė tillė.. Kompozimet nė mbrėmjet e veta, bėnin qė tė pėrpiqesha qė tė gjeja atė shpirtin, ndjeshmėrinė time, ndaj mund tė them se kam qenė shumė “xheloz”, pėr kėtė cikėl. Duke qenė njė cikėl i veēantė nė krijimtarinė time, unė i kam ruajtur, dhe ėshtė hera e parė qė i ekspozoj dhe pse shumė artdashės italianė, mė kanė thėnė qė nė ekspozita aty, t’i bėj prezentė kėto piktura. Kam marrė disa herė iniciativėn me kėtė kėmbėngulje tė miqve italianė qė t’i ekspozoj aty, por ajo xhelozia qė thashė ma ka kthyer kėtė iniciativė dhe vendosa pėrfundimisht qė t’i prezantoj pėr herė tė parė nė Shqipėri. Pra atė ēka kam ndjerė se ėshtė mė e bukur, kam menduar qė ta ekspozoj vetėm kėtu, nė vendin tim, qė shijen e parė tė ekspozitės sė veēantė ta shijoj kėtu mes qytetarėve tė kryeqytetit tim. Dhe ja tani, kėto dy lloj pikturash janė prezent nė Muzeun Kombėtar, ku vizituesit janė tė shumtė.

    Ku qėndron ndryshimi mes natyrės sė qetė dhe peizazhit, pasi lexuesi nuk di t’i ndajė kėto dy gjini?

    Nė pikturė ka disa gjini, mund tė them nė katėr gjini, peizazh, natyrė tė qetė, kompozim dhe portret. Personalisht i kam lėvruar tė katėr gjinitė e pikturės, por unė kam njė raport tė veēantė me natyrėn, pasi jam lindur dhe rritur nė fshat dhe kjo ka bėrė qė unė ta dua natyrėn. Spektakli mė i bukur, shfaqja mė e bukur pėr mua ėshtė natyra. Tė shohėsh natyrėn, tė vėrtetėn ėshtė fantastike. Gjithė krijimtaria ime, edhe vetė peizazhet e stilizuara qė kam, janė bėrė gjithmonė nga natyra, paēka se ndonjėherė vijnė tė risjella ndryshe. Peizazhi, ėshtė ajo fusha, kodra, mali, me ngjyrat e jetės, qė mua mė ngacmojnė deri nė detaj qė mė frymėzojnė aq mrekullisht dhe ku shpirti im e gjen kėnaqėsinė nė hedhjen nė letėr, apo nė beze, pra nė pikturė.

    Natyra e qetė

    Mund tė them se ka afėrsi shumė me peizazhin, por ka dhe ndryshimin. Njeriu ka gjithmonė njė raport me objektin, ku rreth teje mund tė kesh njė tavolinė, njė lugė, njė pjatė, njė lule, njė karrige, njė piano, njė kitarė, njė pjatancė, njė shishe verė. Pra, ka shumė gjėra qė tė rrethojnė nė ambientin familjar dhe njeriu ka njė raport specifik me kėtė ambient, me kėto sende. Me thėnė tė drejtėn tė gjitha kėto natyra tė qeta janė pjesė e kėtyre sendeve pjesė e jetės, tė cilat vendosin raporte krejt tė natyrshme mes tyre nė jetėn tonė, nė ambientin tonė familjar, por dhe mė gjerė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •