Pse Vatikani nuk e pranon Kosovėn?
Pranimi i Kosovės nga Vatikani ėshtė njė temė, debati pėr tė cilėn nuk ka filluar sot dhe me gjasė as nuk do tė mbarojė sot. Nė fakt, ėshtė diskutuar shumė pse na pranojnė kėto vende e jo tė tjerat, kur me kėta ndajmė kėtė e me ata atė.
Jemi akuzuar padrejtėsisht shpeshherė se vendet islame, me tė cilat na bashkon feja, nuk na kanė njohur. Edhe ne ndajmė tė njėjtin shqetėsim, madje unė, personalisht, aty ku mė ėshtė dhėnė rasti e mundėsia, sidomos nė takimet nė Ligėn e Dijetarėve Botėrorė Muslimanė, ku jam edhe anėtar, kam dhėnė vėrejtje dhe kam pėrcjellė kėtė shqetėsim tė popullit tim.
Vetėm se, shikuar nga njė kėndvėshtrim tjetėr, shqetėsimi nuk duhet tė stėrzmadhohet, ngase nėse i referohemi kryeqendrave fetare botėrore, atėherė del se deri mė tani, pėrveē Mbretėrisė sė Arabisė Saudite, pra Mekes sė Madhėruar dhe Medines sė Ndritur, asnjė kryeqendėr tjetėr nuk na ka pranuar.Vatikani, kryeqendra e katolikėve, nuk na ka pranuar; Tel Avivi, baza e ēifutėve, po ashtu nuk na ka pranuar; Moska, kryeqendra ortodokse, nuk na ka njohur, po kėshtu as Greqia; qendrat kryesore tė idhujtarėve dhe feve tokėsore, Kina dhe India, po kėshtu nuk na kanė njohur. Pra, puna nuk ėshtė si trajtohet nė medie, e nuk janė as shkaqet pse nuk na njohin kėto qendra, siē tentohet tė paraqiten, me theks ato nga Vatikani.
Javė mė parė, nė TV Vali, ku unė mbaj njė emision tė rregullt javor, kam thėnė se arsyeja pse Vatikani nuk e pranon Kosovėn nuk ka tė bėjė fare me homoseksualizmin, teori kjo e cila u vėrtetua tash. Opinionin tim e kam mbėshtetur nė deklaratėn e Drejtorit tė Zyrės pėr Informacione nė Selinė e Shenjtė, Atit Federico Lombardi, dhėnė pėr Tanjugun serb nė shtator tė vitit 2011, i cili duke mohuar nė mėnyrė kategorike njohjen e Kosovės mes tjerash pati deklaruar: Vatikani nuk e njeh proklamimin unilateral tė Pavarėsisė sė Kosovės tė bėrė nga shqiptarėt etnik nė vitin 2008 dhe se: Nuk ka asnjė ndryshim tė pozicionit tė Selisė sė Shenjtė ndaj Kosovės.
Sipas mendimit tim mosnjohja e Kosovės nga Vatikani fare nuk paraqet shqetėsim, sepse fundi i fundit pėr njė shtet si na njohu, si nuk na njohu, nuk prish punė. Por mėnyra e trajtimit tė shqiptarėve nga Selia e Shenjtė ėshtė e papranueshme. Sepse ajo mbron idenė fashiste serbe se Kosova ėshtė djep i Serbisė, ēka do tė thotė se ne paskemi gabuar kur kemi kėrkuar pavarėsi dhe paska qenė dashtė tė jetojmė nėn zullumin serb, nėn masakrat dhe torturat e qeverisė sė tyre tė bekuar nga kisha ortodokse. Dhe se lufta e torturat qė paskan bėrė serbėt pėr ta penguar Kosovėn nga ndarja, respektivisht nga Pavarėsia, paskan qenė legjitime e tė drejta.
Nuk ėshtė mosnjohja shqetėsuese, por arsyeja tė cilėn e dha Vatikani ėshtė shumė shqetėsuese dhe prekėse. Mediet vendore dhe ato tė jashtme raportojnė se Kardinali Wallter Kasper, i cili ėshtė Kryetar i Kėshillit Papnor pėr Promovimin e Unitetit tė Krishterė me seli nė Vatikan, gjatė njė vizite nė Moskė, respektivisht pas takimit me kreun e Kishės Ortodokse Ruse patriarkun Aleksei i Dytė, para medieve ruse dha kėtė deklaratė:
Vatikani kupton shqetėsimet e Rusisė dhe Kishės Ortodokse mbi problemin e Kosovės. Ne gjithashtu kuptojmė se Kosova ėshtė djepi i Kishės Ortodokse Serbe.
Ai vajtoi edhe serbėt, pėr tė cilėt tha se janė tė kufizuar nė realizimin e tė drejtave tė tyre. Nė pėrgjithėsi, pse Vatikani nuk e njeh Kosovėn, ai jep tri arsye:
1. Shpallja e njėanshme e Pavarėsisė;
2. Kosova ėshtė djep i Kishės Ortodokse Serbe;
3. Serbėt janė tė diskriminuar.
Kėto janė tri arsyet, tė cilat Serbia i ka promovuar dhe vazhdon tė arsyetojė qėndrimin e saj nė arenėn ndėrkombėtare. Nėse popujt kanė tė drejtėn e vetėvendosjes, atėherė shqiptarėt, qė pėrbėjnė 98% tė popullsisė nė Kosovė, bėjnė pėrjashtim nga kjo e drejtė?! Si mund tė thuhet veprim i njėanshėm pėr Pavarėsinė e Kosovės, kur historikisht Kosova ka qenė vetėm vend i okupuar nga serbėt dhe jo tjetėr?! Nėse Kosova qenka djep i Kishės Ortodokse Serbe, atėherė a nėnkupton kjo se Kosova duhet ti kthehet prapė serbėve?
Kush do tė mbajė pėrgjegjėsinė pėr dhjetėra mijėra tė vrarė e tė masakruar, pėr mijėra shtėpi tė djegura e tė shkatėrruara, pėr qindra xhami tė demoluara e tė shkatėrruara deri nė themele?!
Ka dhe njė gjė tjetėr qė mė shqetėson, si botėkuptim, dhe qė nuk po di si ta kuptoj?! Ndonėse ky ėshtė qėndrimi zyrtar i Vatikanit tash e njė kohė tė gjatė, nuk di pse ende shumė shqiptarė, mjerisht prej tyre edhe muslimanė, janė tė lidhur shumė pėr Vatikanin. Pėr hatėr tė tij madje kanė rrėnuar njė shkollė dhe kanė bėrė njė katedrale gjigante, kanė pirė verė e raki edhe mė shumė se ata, pėr tė mos thėnė se kanė dashur tė jenė mė katolikė se papa i tyre, por ja, pėr ēudi Vatikani prapė i refuzon. I refuzon me arsyetimin se armiku i tyre ka tė drejtė dhe se Kosova ėshtė vend i tij, e jo i yni, dhe, pavarėsisht se sa katedrale e kisha katolike do tė ndėrtojmė, Kosova ėshtė ortodokse, sipas tyre.
Kėtė po e them pėr hir tė sė vėrtetės dhe tė realitetit, e jo pėr tė futur pėrēarje mes popullit tonė me konfeksione fetare tė ndryshme.
Ajo qė dua qė tė dalė si mesazh i kėtij artikulli ėshtė vetėdijesimi i shqiptarėve, me theks tė veēantė i atyre shqiptarėve muslimanė, se neve nuk kanė ēliruar katolikėt dhe as ortodoksėt, por njerėzit, tė cilėt kanė ikur nga dhuna kishtare dhe kanė kėrkuar lirinė dhe jetėn jashtė saj. Lavd Zotit qė politika nuk udhėhiqet nga Kisha, ndryshe sot Bozhiqet do ti kishim festuar mė ndryshe. Ndoshta ne, muslimanėt, nuk do tė ishim fare nė kėto troje. Ta them edhe pak mė qartė, arsyeja pse nuk na njeh Vatikani ėshtė pse ne jemi muslimanė! Kaq!
Shkruanr. Shefqet Krasniqi
Krijoni Kontakt