Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni




    PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u nis sot për në Vatikan, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e kardinalit Jorge Mario Bergoglio, për Papë të ri i Selisë së Shenjtë, i cili do të njihet si Papa Francesko I.

    Në këtë vizitë, kryeministri Thaçi, shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
    (BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni

    VATIKAN- Liderë botërorë kanë nisur të arrijnë në Romë për inaugurimin e Papës së ri Franceskos, ceremoni e cila pritet të mbahet ditën e nesërme në Vatikan. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme nga kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

    Ndërkohë Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi. Zëvendeës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur të dielën vonë, ashtu si edhe presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner.

    Në inaugurimin e së martës pritet të marrin pjesë edhe personalitete të tjera, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, dhe kreun e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Papa Françesko I është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë më 13 mars, duke pasuar Benediktin XVI. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar për shkak të problemeve me shëndetin.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni

    Ndodh pas 1000 vjetesh



    Per here te pare qe pas "skizmes" se vitit 1054,ndarjes se kishes ortodokse me ate katolike,nje patriark do te mare pjese ne inagurimin e papes se ri.Patriarku ekumenik Bartholomeu do te udhetoje nga Stambolli ne drejtim te Vatikanit,ku do te marre pjese ne meshen e inagurimit te Papa Franceskut.E perditshmja turke "Today`s Zaman",e cila citon nje deklarate te patriarkanes,raporton se patriarku Bartholomeu do te shoqerohet nga shume lider te tjera fetare.Kjo vizite pershkruhet ne deklarate si "zhvillim historik",pasi Bartholomeu do te jete i pari patriark ekumenik ortodoks qe do te marre pjese ne nje eveniment te tille,qe prej ndarjes se madhe te vitit 1054.Bartholomeu ka bere disa vizita me pare ne Vatikan,perfshire edhe funeralin e Papa Gjon Palin II.Ai gjithashtu ka pritur ne Stamboll edhe Benediktin XVI ne 2006.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni

    Urimi i Sali Berishes ne fb

    Te dashur miq!

    Miremengjes dhe nje pershendetje shume te perzemert nga Roma ku sapo mberrita per te marre pjese ne ceremonine e inaugurimit te Papes Francesko i Pare, moment historik ky per Romen dhe Boten, per besimtaret katolike dhe per mbare njerezimin.

    Ne kete ceremoni solemne do te marrin pjese Zv Presidenti i SHBA Joe Biden dhe delegacione te nivelit me te larte nga 130 vende te botes. Shqiptaret, si nje nder kombet themelues te krishterimit, qe i kane dhene botes Shenjtore, Pape dhe Nene Terezen, gruan me te njohur pas Shen Merise, kane tek Selia e Shenjte aleatin e tyre te shkelqyer, qe nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Prandaj le ti urojme Atit te Shenjte jete te gjate dhe shume suksese ne misionin e tij hyjnor te udheheqjes se Kishes Katolike dhe kontributin e tij per paqen ne bote! sb

  5. #5
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni

    Po Thaçi, a ilegalisht eshte shkue ne Vatikan apo me pashaport te Serbise ?
    … ///

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni

    cil pap kena dhan na vatikanit?
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Urimi i Sali Berishes ne fb

    Te dashur miq!

    Miremengjes dhe nje pershendetje shume te perzemert nga Roma ku sapo mberrita per te marre pjese ne ceremonine e inaugurimit te Papes Francesko i Pare, moment historik ky per Romen dhe Boten, per besimtaret katolike dhe per mbare njerezimin.

    Ne kete ceremoni solemne do te marrin pjese Zv Presidenti i SHBA Joe Biden dhe delegacione te nivelit me te larte nga 130 vende te botes. Shqiptaret, si nje nder kombet themelues te krishterimit, qe i kane dhene botes Shenjtore, Pape dhe Nene Terezen, gruan me te njohur pas Shen Merise, kane tek Selia e Shenjte aleatin e tyre te shkelqyer, qe nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Prandaj le ti urojme Atit te Shenjte jete te gjate dhe shume suksese ne misionin e tij hyjnor te udheheqjes se Kishes Katolike dhe kontributin e tij per paqen ne bote! sb

    Ky ka pjerdhur per zotin.
    Moderator, e di vet ti...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    cil pap kena dhan na vatikanit?
    Papa Clemente XI(quhej Papa Klement Albani) ishte nje pape me origjine shqiptare

    mund te lexosh me teper tek linku me poshte
    http://it.wikipedia.org/wiki/Papa_Clemente_XI

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Nesër inaugurimi i Papës së Ri, Berisha,Thaci e Topalli në ceremoni

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    cil pap kena dhan na vatikanit?
    Papa Klementi XI ALBANI,ishte inciatori kryesor per hartimin e enciklopedis me te madhe botrore te asaj kohe pra vepra madheshtore "ILIRIKUM SAKRUM",nje prmbledhje kolosale e se kaluares shqipetare,ku kjarte tregohet ORIGJINA jone dhe TERITORET etnike SHQIPETARE,pra ky PAPE NACIONALIST sigurishte me ndihmen e zotit per gati 200vjet eshte punuar per ate ENCIKLOPEDIdhe ende ka vende per me tutje kjo enciklopedi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 20-03-2013 më 04:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •