Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Vidhen për skrap pjesë nga monumenti i Pavarësisë

    Emri:  largea_monumenti1364384257.jpg

Shikime: 900

Madhësia:  59.9 KB


    Hajdutët e skrapit nuk kursejnë as monumentet kulturore, të përuruara gjatë festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

    Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kanë marrë disa pllaka metalike nga monumenti ‘Pavarësia’, i vendosur në ‘Parkun Rinia’.

    Mbrëmjen e së hënës, Amarildo Demiri, 18 vjeç dhe Qemal Mustafa, 18 vjeç, rreth orës 20:10, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur pllakat fundore të monumentit.

    Ata nuk kanë pasur mundësi që të shqepin më shumë, pasi nuk dispononin mjete transporti. Si pasojë e kësaj, monumenti nuk është dëmtuar shumë. Prej tij janë marrë tri pllaka të mëdha dhe një më e vogël.

    Veprimi i të rinjve është parë nga kalimtarë të shumtë, të cilët kanë denoncuar rastin në polici. Pas arrestimit, policia ka sekuestruar një sqepar dhe një thikë, që u ka shërbyer për heqjen e pllakave.

    Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy 18-vjeçarëve, për veprën penale të vjedhjes, në një hark shumë të shkurtër kohor, duke mos u dhënë mundësi hajdutëve që të rikthehen sërish.

    Gjatë marrjes në pyetje, ata kanë deklaruar se pllakat i kishin shitur më pikën e grumbullimit të hekurit, në rrugën “Jordan Misja”. Personi që i ka blerë pllakat është identifikuar me inicialet A.D. dhe prej kohësh operon në biznesin e grumbullimit të skrapit. Mësohet se A.D. u ka dhënë hajdutëve rreth 2000 lekë të reja, të cilat i kanë ndarë mes tyre në mënyrë të barabartë. Mësohet se pllakat kanë përfunduar në një tjetër pikë në Kashar.

    Sipas të dhënave policore, në ditët e para të inaugurimit, monumenti ruhej nga Policia Bashkiake. Për një kohë të gjatë, pranë tij nuk është parë më askush. Ndërsa, mbrëmjen e së martës, Bashkia e Tiranës ka urdhëruar që monumenti të ruhet sërish. Në brendësi të tij, pranë vendit ku janë gdhendur emrat e firmëtarëve, adoleshentët kanë shkruar emrat e tyre, duke i dhënë monumentit një pamje të shëmtuar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Vidhen për skrap pjesë nga monumenti i Pavarësisë

    Nje dite do ta vjedhin edhe Salen..........

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Vidhen për skrap pjesë nga monumenti i Pavarësisë

    Ai qe ka pranuar dhe blere pllaka te vjedhura eshte bashkepuntor ne krim dhe duhet te paguaje gjobe/ose te futet ne burg
    sipas ligjit.Blerja e mallit te vjedhur nga dikush te ben automatikisht pjesemarres ne krim,bashkepuntor ne krim.
    Te zona e monumentit duhet te instalohen videokamera lart qe te jene te lidhura me policine dhe monitorizohen nga policia.
    E njejta gje edhe per objekte monumente kuture qe jane nen rrezikun e prishjes,defacimit,ose vjedhjes se materialeve heku,r bronx etj.
    Fytyrat e hajduteve duhet te postohen ne faqet e para te gazetave tu jepet fytyra e tyre edhe ne televizor qe publiku te jete ne dijeni
    dhe njohe hajdutet se kush jane dhe ruhet.Jam i bindur qe ato mund te denohen me 2-3 jave burg dhe do dalin nga burgu dhe
    do vazhdojne te bejne vjedhje te tjera.Fytyrat e tyre duhen bere publike ne media gazete/tv/ internet/youtube qe populli ti njohe
    keto hajdute dhe tregoje vemendje ndaj tipave te tille.Policia duhet ta beje rregull qe gjithmone te postoje ne media fytyrat
    e krimineleve,fytyrat e te arrestuarve dhe jape informacion te hollesishem per personat,qe populli te jete ne dijeni dhe te mbrohet
    ne te ardhmen.Kjo eshte shume e rendesishme.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: Vidhen për skrap pjesë nga monumenti i Pavarësisë

    Ke shume te drejte benseven11 nuk eshte vetem një fajtor ne kete vjedhje. Shteti shqiptar duhet te kete me shume kontroll ne bizneset qe e blejne kete material. Gjoba me te forta per abuzuesit. Eshte e tmerrshme se si ne mes te dites vidhen metalet dhe askush nuk can koken sepse jan prone shteterore. E kam pare vet kur isha heren e fundit ne Shqipëri, ne mes te dites vidhnin pjeset mbrojtese anash rruges. Dhe pastaj ka aksidente sepse ska mbrojtje humben jete njerezish.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Vidhen për skrap pjesë nga monumenti i Pavarësisë

    Shtetet perendimore kane ligj te forte nese dikush vjedh apo demton pronen shteterore. Ketu te fusin gjobe dhe burg qe do i biesh pishman per shume kohe. Duhet te futen kamera vezhguese prane ketyre monumenteve dhe po ashtu qytetaret te bashkepunojne me policine.

  6. #6
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028

    Për: Vidhen për skrap pjesë nga monumenti i Pavarësisë

    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    Nje dite do ta vjedhin edhe Salen..........
    Po per çfare ta duan ? Eshte mall sovjetik

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •