Fule nuk do referendumin apo nuk do shqiptarët në BE?
Shtune, 02 Mars 2013 21:22
Shkruar nga Rexhep Polisi
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Stefan Fyle deklarohet kundër miratimit të tre ligjeve të kërkuara nga BE me referendum.
"Mora shënim vendimin e mazhorancës qeverisëse për të mbajtur një referendum për miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së parlamentit që kërkohen për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Unë e kam theksuar në mënyrë të përsëritur se ligjet, dhe në veçanti rregullorja e parlamentit, duhet të aprovohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë dhe për këtë arsye është e vështirë të kuptohet ky vendim që është në kundërshtim me frymën e përfshirjes”, shprehet komisioneri Fyle.
“Të zgjedhësh referendumin në këtë rast nuk është mënyra se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo nuk mund të jetë një mënyrë për të anashkaluar mungesën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës për axhendën evropiane. Kjo nuk është mënyra për të plotësuar kushtet e nevojshme. Unë e kam theksuar në raste të ndryshme që procesi i reformave të lidhura më procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë i qëndrueshëmë i vetëmotivueshëm dhe i udhëhequr nga konsensusi. Vetëm një dialog politik konstruktiv mund t’i çojë përpara reformat e nevojshme”, nënvizoi ai.
Fyle tha ndër të tjera se, “Unë i inkurajoj fuqimisht të gjithë politikanët shqiptarë të gjejnë një marrëveshje se si të ecin më tej me përmbushjen e reformave kyçe, që janë thelbësore për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, përfundon deklarata e tij.
Është e paqartë pas këtij reagimi nëse Fule vërtet nuk do referendumin, apo në të vërtetë ai nuk do shqiptarët në BE? Duke kundërshtuar heqjen e bllokadës që po mban peng integrimin, Fule po kërkon që të mbajë të bllokuar procesin dhe detyrimisht shqiptarët larg BE-së. A mund të thuhet se referendumi nuk qenka gjithpërfshirje? Si ka mundësi, sikur shumica e shqiptarëve të votojnë pro tre ligjeve, një zyrtar i BE të thotë se nuk kemi të bëjmë me gjithpërfshirje, kur dihet dhe është universale që referendumet janë demokraci e drejtëpërdrejtë e qytetarëve që vendosin për interesat e tyre pa pyetur për interesat e politikës.
http://ex-press.al/index.php?option=...12:lajme-kryes
Krijoni Kontakt