Nevila Perndoj Fejzi Braushi
Ēfarė po ndodh nė 12 qarqet elektorale tė vendit, 100 ditė para zgjedhjeve? Cilat janė shifrat e 2009-s dhe mundėsitė pėr ndryshim tė rezultatit? download (2)Emrat e vjetėr dhe tė rinj qė janė tė sigurt nė lista dhe qarqet qė do tė vendosin fatin e 23 qershorit. MAPO analizon tė 12 zonat, duke pėrballur shifrat zyrtare tė 2009-s me objektivat e tre koalicioneve qė priten tė jenė nė garė dhe zbulon kandidatėt kryesorė nė gjithė vendin
Nė qytetin e Durrėsit, Partia Demokratike ka hapur mbi 10 zyra elektorale, ku secila prej tyre mbulon 15 deri nė 18 qendra votimi. Puna ka filluar qė prej janarit, ndėrkohė qė askush prej atyre qė po drejton punėn nė bazė, nuk di tė thotė nėse ėshtė kandidat pėr deputet apo jo. I vetmi mandat i sigurt duket ai i kryetarit tė grupit tė punės, ministrit tė Drejtėsisė, Eduard Halimi. E gjithė puna e njerėzve kryesorė nė Durrės, si Igli Cara, Gjergj Lezhja, Oerd Bylykbashi, Arqile Goreja apo Osman Metalla koordinohet me kryetarin e grupit. I njėjti fenomen si nė Durrės, pėr PD-nė po ndodh nė tė gjitha qarqet e vendit. Pėrgjigjja nga Berisha, se cilėt do tė jenė deputetėt e ardhshėm nė 12 qarqet e vendit, duket se do tė vonojė. Berisha ka vendosur qė lista pėrfundimtare e deputetėve do tė bėhet publike vetėm nė datėn 3 maj, afati limit pėr dorėzimin e listės nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Njė taktikė kjo e ndjekur edhe mė parė nga ai, pėr tė shmangur precedentin e pakėnaqėsisė, qė dukshėm po ndodh nė kampin tjetėr, sa herė qė kryetari i kėsaj force politike, Edi Rama, prezanton kandidatėt rishtarė. Daljet publike tė Ramės me pesė kandidatėt e rinj dhe sondazhet nė disa media me lista jo zyrtare emrash, kanė shtuar ankthin e deputetėve tė grupit parlamentar aktual tė PS. Aq e dukshme u bė kjo, saqė Berisha dhe tė tijtė filluan ta pėrdorin si argument se Rama nuk respekton forumet dhe deputetėt, por po emėron si deputetė besnikėt e tij. Pėrtej asaj qė duket, nė tė dyja forcat politike, situata nuk ėshtė e qetė. Demokratė e socialistė i kanė veshėt ngritur pėr tė kapur ēdo sinjal qė vjen nga zyra e Berishės apo ajo e Ramės. Po ēfarė po ndodh nė 12 qarqet elektorale tė vendit, 100 ditė para zgjedhjeve? Cilat janė shifrat e 2009-s dhe mundėsitė pėr ndryshim tė rezultatit? Emrat e vjetėr dhe tė rinj qė janė tė sigurtė nė lista dhe qarqet qė do tė vendosin fatin e 23 qershorit. Mapo analizon tė 12 zonat, duke pėrballur shifrat zyrtare tė 2009-s me objektivat e tre koalicioneve qė priten tė jenė nė garė dhe zbulon kandidatėt kryesorė nė gjithė vendin
Tirana
Tirana pėr Partinė Demokratike pritet tė kryesohet nga emra tė rinj. Ministri Aldo Bumēi drejton grupin e punės, ndėrkohė qė listės sė saj pritet ti bashkėngjiten emra tė rinj, si Keltis Kruja, Arben Qirjako, Grida Duma, Eno Bozdo, apo edhe Jorida Tabaku. Ndėrsa nga PS-ja deri mė tash ėshtė konfirmuar zyrtarisht emri i Lindita Nikollit, edhe pse shtabi elektoral po drejtohet nga Saimir Tahiri. Nė rast se Ilir Meta vendos tė garojė nė Fier, pritet qė Petrit Vasili tė jetė nė krye tė listės sė LSI-sė nė Tiranė. Llogaritė elektorale pėr Tiranėn janė njė ekualicion me disa variabla, ku i panjohur mbetet pozicioni i LSI-sė. Njė koalicion i pėrfolur LSI- PBDNJ nė Tiranė e ka tė sigurt njė mandat, por mund tė marrė edhe njė tė dytė, nėse arrijnė tė marrin 2496 vota tė tjera plus. Nė kėtė rast, ky mandat do ti hiqej koalicionit tė PD-sė dhe rezultati do shkonte 15 PD, 15 PS dhe 2 LSI. Pyetja qė bėjnė tė gjithė pėr Tiranėn ėshtė FRD dhe efekti Topi nė kėtė qark. A mund tė marrė ai njė mandat apo vetėm dėmton demokratėt? Shifrat thonė se pavarėsisht ndikimit qė mund tė ketė FRD, PD e ka zvogėluar gėrryerjen me koalicionin qė ka bėrė me LZHK dhe PDK-nė. Pra ka blinduar mandatin e saj tė 16-tė me 10 mijė vota. Nė kėtė rast, zotit Topi do ti duhen tė mbledhė 10 mijė vota pėr tė hyrė nė Kuvendin e ardhshėm.
Durrėsi
Nė Durrės, PD-ja po punon intensivisht pėr tė shkundur strukturat, komunikuar me njerėzit, ndėrsa nuk po lihet pas dore edhe Fushė-Kruja, ku PD-ja nė zgjedhjet e fundit lokale pėsoi humbje tė madhe. Mė pak tė angazhuar po shihen strukturat e PS-sė nė kėtė qark. Dy ditė mė parė, nė qytetin e Durrėsit u hap zyra e parė elektorale nga PS edhe pse Vangjush Dako, kryetar i Bashkisė sė kėtij qyteti prej kohėsh ka filluar takimet. Por ndryshe nga ēdo qark tjetėr, hapja e zyrave apo kontakti me njerėzit, pak pėrkthehet nė vota pėr kėtė qark. Burime nga PD e PS pohojnė se Durrėsi ėshtė i paparashikueshėm, qė do tė thotė se rezultati kėtu ėshtė i befasishėm, qoftė pėr fituesin, ashtu edhe pėr humbėsin. Me gjithė votėn e palexuar tė durrsakėve pėrballja nė kėtė qark do tė jetė treshja Eduard Halimi, Blendi Klosi dhe Lefter Koka i LSI-sė. Pėr tė siguruar njė mandat deputeti, LSI-sė nė kėtė qark i nevojiten edhe votat e PBDNJ-sė. Rezultati i zgjedhjeve nė 2009-tėn ishte 7 deputetė PD, 5 PS dhe 1 LSI. Nė kėtė qark pritet tė futet nė lojė, edhe FRD-ja. Me gjithė respektin qė gėzon Gazmend Oketa, PD-ja deri mė tani nuk e shikon si rrezik pėr tė ndikuar nė rezultatin e dalė nga 2009-a. Megjithatė, gjithēka mbetet e hapur, sa kohė qė kjo forcė politike apo edhe AK-ja votohen pėr herė tė parė. Sipas shifrave tė 2009 PD mund tė humbasė 1 mandat, nėse humbet 7 856 vota, ndėrsa PS mund tė marrė njė mandat tjetėr nėse rikuperon 6733 vota. LSI rrezikon tė humbasė mandatin vetėm nėse bie me 1 184 vota.
Fieri
Ndryshe nga qarku Durrės, nė Fier pritet qė gjėrat tė lėvizin. Edhe pse pa marrėveshje tė shkruar, Berisha ka mbledhur rreth vetes partitė e djathta, kryesisht ato me shumė elektorat si LZHK-ja apo PDK-ja, votat e tė cilėve shihen si mundėsi e mirė pėr rikuperuar njė mandat deputeti. Nė zgjedhjet e vitit 2009, LZHK-ja e vetme ka fituar 1993 vota, ndėrsa PDK-ja rreth 600 vota. Nė zgjedhjet e fundit parlamentare, PDK-ja ishte e rreshtuar nga e majta e po aq edhe PBDNJ-ja. Tė dyja kėto forca politike nuk janė mė nė koalicion me PS-nė, ēka e bėn tė brishtė peshoren e raportit tė vitit 2009, ku PS-ja mori 9 deputetė, PD-ja 6 ndėrsa LSI-ja fitoi mandatin pėrmes Dritan Priftit. Edhe pse PBDNJ-ja nuk ka shumė vota nė kėtė qark (rreth 200 nė 2009-ėn) LSI-ja shpreson qė bashkė mė to tė sigurojė mbi 11 mijė vota pėr njė mandat deputeti. Prej kohėsh, LSI-ja ka hapur zyrat elektorale nė kėtė qark, ndėrsa vetė Ilir Meta nuk e ka vendosur ende nėse do tė garojė nė Fier apo Tiranė. Falė 1993 votave tė LZHK-sė dhe 593 votave tė PDK-sė nė kėtė qark PD shpreson tė marrė njė mandat mė shumė. Por ajo rrezikon gjithashtu tė humbasė mandatin e saj tė gjashtė, nėse koalicioni do kenė njė rėnie me rreth dy mijė vota si pasojė e efektit FRD, e pasuar nga njė rritje nė anėn e socialistėve. Ndėrsa LSI humbet mandatin qė ka nėse pėson rėnie me 1056 vota. Nė kėtė rast rezultati do shkonte PS 9 mandate dhe PD 7. Deri mė tash, pėrballja mė e fortė shihet mes Sokol Olldashit qė kryeson grupin e punės pėr kėtė qark dhe Gramoz Rucit, i cili nė krahun e djathtė nė kėto zgjedhje do tė ketė edhe ish-kryetarin e KQZ-sė, Ilirjan Celibashi. Nga PD-ja po diskutohen gjithashtu emrat e Alfred Rrushajt dhe Albana Vokshit. Edhe PDIU-ja, e cila synon tė marrė njė mandat deputeti, nuk e ka vendosur ende se me cilin kandidat do tė garojė.
Lezha
I vėshtirė pėr pėrmbysje rezultati parashikohet qarku i Lezhės. Aktualisht puna pėr PD-nė drejtohet nga Edi Paloka, nė koordinim me deputetėt aktualė tė kėtij qarku. Krahas takimeve, ajo qė demokratėt po shikojnė me shumė vėmendje ėshtė llogaritja e votave dhe pritja e topit nga kundėrshtarėt. Nga ana e PS-sė ėshtė bėrė e ditur se kryetare e listės do tė jetė Mimi Kodheli, ndėrkohė qė pėrfliten si kandidatė edhe emrat e Armando Prengės dhe Arben Nokės. Nuk ėshtė konfirmuar deri mė tash si kandidat pėr deputet, kryetari i PS-sė sė Lezhės, Xhovalin Kadeli e po aq edhe Preē Zogaj. Mospėrfshirja deri mė tani e dy emrave sa mė sipėr shihet si lajm i mirė pėr PD-nė, ndėrkohė qė gara mbetet e vėshtirė edhe pse votave tė sė djathtės i bashkohen edhe votat e PDK-sė. PD-ja mund tė shpresojė pėr ndryshim raporti nga 4 me 3 nė 5 me 2 nė favor tė saj, vetėm nėse votave tė PDK-sė (rreth 1300), dhe atyre tė Preē Zogajt, do ti bashkohen edhe votat e LSI-sė.
Qarku Elbasan
Edhe pse grupi i punės nė Elbasan kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, rezultati i zgjedhjeve tė 2011 nė kėtė qark linte shumė pėr tė dėshiruar. Megjithatė, me hapjen e tunelit Tiranė-Elbasan, PD-ja po synon fort tė ruajė raportin aktual tė deputetėve 7 me 7. Deri mė tash nga PD-ja janė angazhuar Arben Imami, Luciano Boci, Zyhbi Hida, Dashnor Sula, Ardian Turku, ndėrkohė qė pėrflitet edhe emri i Eduard Selamit. Ndėrsa nga PS-ja grupi i punės drejtohet nga Ben Blushi, i cili pasohet me Alfred Pezėn, Damian Gjiknurin dhe Taulant Ballėn. LSI-ja nė kėtė qark pritet tė pėrfaqėsohet me Edmond Haxhinaston. Marrja e mandatit nga LSI-ja nė kėtė qark duket e vėshtirė. Rezultati mund tė ndryshojė vetėm nėse LSI-ja bashkė me votat e PBDNJ-sė rikuperojnė 1894 vota nga zgjedhjet e kaluara dhe shkojnė nė 10 273 vota, ndėrsa nuk ėshtė llogaritur efekti FRD. Nė kėtė rast mandatin do ia merrnin PD-sė.
Shkodra
Shkodra ėshtė njė tjetėr qark ku nuk priten surpriza nė ndryshim raportesh tė numrit tė deputetėve, pėrveēse luftė emrash. Deri mė tash, krahas Topallit nė kėtė qark, janė konfirmuar emrat e Arenca Trashanit, Gjok Uldedajt dhe Benet Becit. Ndėrkohė qė po punojnė edhe figura tė tjera tė njohura nė Shkodėr si Astrit Bushati apo Ndue Paluca. Nė ambientet e demokratėve qarkullon dhe emri i Tonin Gjurajt, themelues i Pd-sė sė Shkodrės, aktualisht rektor nė UET. Ndėrsa nga PS-ja emrat mė tė lakuar pėr kandidatė pėr deputetė janė Keti Bazhdari, Namik Kopliku, Luan Heta, Ndue Kola, Paulina Hoxha, Paulin Sterkaj, Tom Doshi etj.
Qarku Berat
Genc Pollo do tė vijojė tė drejtojė punėn nė kėtė qark nga ana e PD-sė ndėrsa nga PS-ja deri mė tash pėrflitet deputeti Fidel Ylli. Gjithēka mund tė lėvizė nė kėtė qark nė varėsi tė emrave qė do tė sjellin secila palė. Rezultati ndryshon pėr njė grusht votash dhe mė shumė mundėsi ka qė PS tė marrė mandatin e pestė, njė mė shumė se mė 2009-ėn. Nga PD-ja pėrflitet sėrish emri i Astrit Velisė i cili mori vota tė konsiderueshme nė zgjedhjet e fundit parlamentare, ndėrsa nuk neglizhohet edhe faktori LSI. Nė kėtė qark i deleguari i LSI-sė ėshtė Nasip Naēo. LSI-ja do ta kishte shumė mė tė sigurt mandatin nė rast se do tė ishte nė koalicion me PBDNJ-nė. Tė dyja ato do tė siguronin rreth 9010 vota tė pėrkthyera nė njė mandat. Me panoramėn e 2009-s, LSI-ja e humbet mandatin vetėm me 34 vota mė pak. PD e humbet mandatin e tretė me 383 vota mė pak, ndėrsa PS e merr mandatin e pestė me 168 vota mė shumė, duke ia hequr LSI-sė.
Qarku Gjirokastėr
Nė kėtė qark, pavarėsisht emrave qė qarkullojnė, raporti pritet tė jetė i njėjtė 3 pėr PS-nė dhe 2 pėr PD-nė. Dyshja mė e fortė nė kėtė qark pritet tė jetė Anastas Angjeli nga PS-ja dhe Genc Ruli nga PD-ja. Aktiv nė kėtė qark janė parė edhe deputetėt respektivė Spiro Ksera dhe Arben Ahmetaj. Nga LSI-ja pėrflitet Vangjel Tavo, i cili me gjithė punėn e madhe qė mund tė bėjė, rezultati nuk do tė ishte nė favor tė tij. LSI dhe PBDNJ mund tė marrin njė mandat vetėm nėse marrin rreth 5500 vota plus.
Vlora
Kryetari i grupit parlamentar i PD-sė, Astrit Patozi pritet tė kėtė sėrish monopolin e drejtimit tė zgjedhjeve nga selia blu nė kėtė qark. Patozi me Ardian Kollozin kanė deri mė tash pėrballė tė vetmen kandidat tė zyrtarizuar pėr kėtė qark, Valentina Leskaj.
PS nuk ka pėrcaktuar ende treshen mė tė fortė pėr shkak tė kontradiktave qė ekzistojnė mes deputetėve aktualė nė kėtė qark dhe vetė Edi Ramės. Nė qarkun e Vlorės, pritet tė garojė nga PBDNJ-ja kryetari i saj Vangjel Dule, i cili e ka tė sigurt mandatin nė rast se garon nė koalicion me LSI-nė. Pavarėsisht vendimit qė LSI-ja do tė marrė (nėse do tė dalė ose jo nė koalicion me PBDNJ-nė) Vangjel Dule mund tė sigurojė edhe i vetėm njė mandat, pėr shkak edhe tė marrėveshjes jo zyrtare qė ai mund tė lidhė me PD-nė. PD-ja synon tė ruajė katėr mandatet e saj, ndėrkohe qė nė lojė nė kėtė qark futen edhe ēamėt qė synojnė tė marrin mandatin e siguruar nė zgjedhjet e 2009-ės. Deri mė tash, nė garė pėr kėtė qark nga PDIU-ja ėshtė Dashamir Tahiri. E reja e qarkut tė Vlorės ėshtė se PS nga ikja e PBDNJ si koalicion zbret nė 6 mandate. Qė PS tė rikthehet nė nivelin e 7 mandateve duhet tė marrė 5 370 vota mė shumė sesa ka aktualisht.
Dibra
FRD-ja synon tė jetė faktor edhe nė Dibėr me kandidimin e Sali Shehut. Por pėrballė tij do tė jetė njė tjetėr deputet i PD-sė, i afėrm i tij, Sherefedin Shehu. Deri mė tash, burime nga PD-ja shprehen se pėrfshirja e Sali Shehut nuk mund tė rrezikojė rezultatin e zgjedhjeve nė kėtė qark qė ėshtė katėr deputetė pėr PD-nė dhe dy pėr PS-nė. Krahas Sherefedin Shehut nga PD-ja nė kėtė qark pėrflitet edhe emri Selami Xhepės, ndėrkohė qė aktualisht grupi i punės kryesohet nga Jemin Gjana. Pėrballė tyre, puna nė PS drejtohet nga Shkėlqim Cani. Rezultati mund tė ndryshojė vetėm nėse PD humbet 6 mijė vota dhe PS rikuperon 5200 vota duke e ēuar rezultatin 3 me 3.
Kukėsi
Megjithėse PD-ja shprehet se do tė ndryshojė rezultatin nė 4 me 0 nė favor tė saj, kjo duket shumė e vėshtirė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nė anėn tjetėr PS-ja mund tė marrė mandatin e dytė vetėm nėse arrin tė rikuperojė 5529 vota nė krahasim
me 2009 dhe njėkohėsisht PD-ja tė mos ketė ndryshim rezultati. Nė kėtė rast hipotetik mandatet do ndaheshin 2 me 2. Grupi i punės nė kėtė qark do tė drejtohet nga Flamur Noka, ndėrkohė qė ėshtė konfirmuar edhe emri i Fatos Hoxhės pėrballė kandidatit tė PS-sė, Vexhi Muēmata. Nė kėtė qark po pėrflitet edhe emri i Mesila Dodės nga PD-ja edhe pse duket pak e vėshtirė pasi nė listėn pėrfundimtare tė kėtij qarku, gjithnjė ėshtė futur njė kandidat i sigurt nga Tropoja. Aktualisht, Mesila Doda po punon nė Fier.
Korēa
Ridvan Bode vijon tė drejtoje grupin e punės nga PD-ja, ndėrkohė qė emrat e tjerė qė pėrfliten janė Edmond Spaho dhe Fatbardh Kadilli. E pasigurt pėr njė mandat tė dytė ėshtė Ledina Aliolli. Rezultati nė kėtė qark nuk pritet tė ndryshojė, ndėrsa pėrballė listės sė PD-sė janė Pandeli Majko qė drejton punėn, Ylli Ziēishti e Erion Veliaj. Olta Xhaēka deputete e kėtij qarku mė shumė gjasė pritet qė tė jetė nė listėn e Tiranės.
Koalicioni i mundshėm LSI-PBDNJ sjell njė pretendim pėr njė mandat nė kėtė qark, por objektivi i votave duhet arrirė me rreth 3600 qė kėto dy parti tė nxjerrin njė mandat. Nė kėtė rast, nėse votat pėr dy kampet e mėdha nuk do lėviznin atėherė mandati do ti hiqej PS-sė. Pėr dy partitė e tjera ndryshimi i rezultatit ėshtė thuajse i pamundur.
Qarku Berat
PD plus aleatėt e rinj 27312 vota = 3 mandate
PS plus aleatėt e rinj 44882 vota =4 mandate
LSI plus PBDNJ? 9010 vota = 1 mandat
LSI e humbet mandatin vetėm 34 vota me pak ose me 8976
PD e humbet mandatin e tretė me 383 vota mė pak ose me 26 929
PS merr mandatin e 5 me 168 vota mė shumė ose me 45 050 dhe ia merr LSI
Qarku Dibėr
PD plus aleatėt e rinj 42902 vota = 4 mandate
PS plus aleatėt e rinj 22570 vota = 2 mandate
Rezultati ndryshon nėse PD humbet 6 mijė vota dhe PS rikuperon 5200 vota duke e ēuar rezultatin 3 me 3.
LSI mund tė marrė mandat vetėm nėse merr rreth 6 mijė vota mė shumė
Qarku Durrės
PD plus aleatėt e rinj 69281 vota = 7 mandate
PS plus aleatėt e rinj 52650 vota = 5 mandate
LSI plus PBDNJ 9960 vota = 1 mandat
PD humbet 1 mandat nėse humbet 7856 vota ose arrin tė marrė vetėm 61 425 vota
PS mund tė marrė njė mandat, nėse rikuperon 6733 vota ose arrin tė marrė 59 383 vota
LSI rrezikon tė humbasė mandatin, vetėm nėse bie me 1184 vota ose nė 8776
Rezultati ndryshon nėse PD humbet 3600 vota dhe PS rikuperon 3648
Qarku Elbasan
PD plus aleatėt e rinj 71908 vota = 7 mandate
PS plus aleatėt e rinj 72582 vota = 7 mandate
LSI plus PBDNJ 8379 vota = 0 mandat
Rezultati mund tė ndryshojė vetėm nėse LSI plus PBDNJ rikuperojnė 1894 vota dhe shkojnė nė 10273 vota. Nė kėtė rast mandatin do ia merrnin PD-sė.
Qarku Fier
PD plus aleatėt e rinj 72370 vota = 7 mandate
PS plus aleatėt e rinj 89696 vota = 8 mandate
LSI plus PBDNJ 11023 vota = 1 mandat
Falė 1993 votave tė LZHK-sė dhe 593 votave tė PDK-sė nė kėtė qark PD mund tė marrė njė mandat mė shumė nė Fier.
LSI humbet mandatin qė ka, nėse pėson rėnie me 1056 vota. Nė kėtė rast, rezultati do shkonte PS 9 mandate dhe PD 7.
Qarku Gjirokastėr
PD plus aleatėt e rinj 21138 vota = 2 mandate
PS plus aleatėt e rinj 27105 vota = 3 mandate
LSI plus PBDNJ 3594 vota = 0 mandat
Rezultati ėshtė tepėr i vėshtirė tė ndryshojė pėr secilin nga kampet qė janė nė garė.
LSI dhe PBDNJ mund tė marrin mandat vetėm nėse marrin dhe rreth 5500 vota plus.
PS e humbet mandatin e tretė vetėm nėse humbet 6000 vota nė krahasim me 2009.
Qarku Korēė
PD plus aleatėt e rinj 63458 vota = 6 mandate
PS plus aleatėt e rinj 62443 vota = 6 mandate
LSI plus PBDNJ 6845 vota = 0 mandat
LSI dhe PBDNJ i duhen dhe rreth 3600 vota tė tjera qė tė marrin njė mandat. Nė kėtė rast nėse votat pėr dy kampet e mėdha nuk do lėvizin, atėherė mandati do ti hiqej PS-sė.
Qarku Kukės
PD plus aleatėt e rinj 28629 vota = 3 mandate
PS plus aleatėt e rinj 13626 vota = 1 mandat
LSI plus PBDNJ 1348 vota = 0 mandat
PS mund tė marrė mandatin nėse arrin tė rikuperojė 5529 vota nė krahasim me 2009 dhe nga ana tjetėr, PD tė mos ketė ndryshim rezultatit. Nė kėtė rast mandatet do ndaheshin 2 me 2. Gjithashtu do tė kishim barazim mandatesh edhe nėse do kishim njė rėnie tė votave tė PD-sė nė masėn 4 mijė votave dhe njė rritje tė PS-sė nė masėn 2794 votave.
Qarku Lezhė
PD plus aleatėt e rinj 38646 vota = 4 mandate
PS plus aleatėt e rinj 25299 vota = 3 mandat
LSI plus PBDNJ 1348 vota = 0 mandat
Qarku Shkodėr
PD plus aleatėt e rinj 71472 vota = 7 mandate
PS plus aleatėt e rinj 40581 vota = 1 mandat
LSI plus PBDNJ 4064 vota = 0 mandat
Rezultati nė kėtė qark ėshtė shumė i vėshtirė tė ndryshojė pasi qė PD tė marrė mandatin e 8 i duhet afėrsisht dhe 10 mijė vota tė tjera. Ndėrkohė qė PD ta humbas mandatin e 7 qė ka tani dhe atė tė marrė PS, duhet tė humbas mė shumė se 13 mijė vota.
Nga ana tjetėr qė LSI dhe PBDNJ tė marrin njė mandat nė kėtė qark i duhet dhe afro 5 mijė vota tė tjera.
Qarku Tiranė
PD plus aleatėt e rinj 184 134 vota = 16 mandate
PS plus aleatėt e rinj 172 417 vota = 15 mandat
LSI plus PBDNJ 20 493 vota = 1 mandat
Koalicioni i LSI dhe PBDNJ-sė mund tė marrė njė mandat tė dytė, nėse arrijnė tė marrin 2496 vota tė tjera plus, ose thėnė ndryshe nėse marrin 22989 vota. Nė kėtė rast mandati qė do merrnin ato do ti hiqej koalicionit tė PD. Pavarėsisht ndikimit qė mund tė ketė FRD nė kėtė qark duket se PD me koalicionin qė ka bėrė me LZHK dhe PDK-nė e ka blinduar mandatin e saj tė 16.
PD do e humbiste mandatin e 16 nėse do kishte njė rėnie prej 6 mijė votash dhe nė anėn tjetėr, PS do kishte njė rritje me 6 mijė vota. Nė kėtė rast raportet do tė ndryshonin 16 PS, 15 PD dhe 1 LSI. PR nė kėtė qark ka marrė 6131 vota duke siguruar dhe njė mandat.
Qarku Vlorė
PD plus aleatėt e rinj 41871 vota = 5 mandate
PS plus aleatėt e rinj 53250 vota = 6 mandat
LSI plus PBDNJ 9878 vota = 1 mandat
Nė kėtė qark rezultati nuk ndryshon pasi do duheshin pėrmbysja e rezultateve tė 2009, ku PD tė mund tė merrte mė shumė vota sesa koalicioni i PS-sė pėr tė marrė mandatin e 6.
Krijoni Kontakt