Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    E diela e ndjesave(Fillimi i kreshmes)

    E diela e sotme eshte nje e dite e vecante per besimtaret ortodokse.Sot eshte e diela e ndjesave(e faljes),sot mbahet mbrėmėsorja e faljes ku ne fund te saj,gjithe besimtaret e pranishem ne kishe takohen me njeri-tjetrin dhe kerkojne falje per cdo gje qe mund te kete lenduar tjetrin.Kjo sherben si nje ogur i mire per te nisur diten e neserme kreshmen(agjerimin) e madhe te pashkeve,ku cdo njeri prej nesh thirret te marre pjese ne kete rrugetim te vecante.Gjate kreshmes ndalohet te konsumohen gjithe produktet shtazore,pra bulmetrat,mishi,peshku,vezet,etj.Kreshmimi paraqet periudhėn e rishikimit intensiv tė vetvetes, pėr autokritikė tė sinqertė me veten, me Perėndinė dhe njerėzit.
    Me poshte po sjell disa shkrime mbi kreshmen.

    Kuptimi i tė Kreshmuarit




    Pse kreshmojmė:
    * Kreshma na bėn tė vetėdijshėm pėr varėsinė tonė tek Perėndia.
    * Kreshma na ndihmon tė krijojmė disiplinė personale.
    * Kreshma shėrben si njė periudhė ndriēimi, veēanėrisht pėr tė na pėrgatitur pėr kremtimin shpirtėror dhe misionin e krishterė.
    * Kreshma ėshtė periudhė qė zbulojmė nevojat tona tė vėrteta.
    * Kreshma ėshtė shenjė vuajtjeje dhe pendimi.

    Si tė kreshmojmė:
    * Mbani kreshmė shenjtėruese.
    * Kaloni mė shumė kohė me Perėndine gjatė Kreshmės.
    * Kombinoni bamirėsinė me kreshmėn.
    * Ruani njė shpirt pėrulėsie, pendimi dhe faljeje.
    * Kreshmoni nė fshehtėsi.
    Kreshmoni me gėzim.

    Kreshma e pėrcaktuar nga Kisha dhe disa udhėzime tė pėrgjithshme:
    Kalendari ynė kishtar ėshtė hartuar nė mėnyrė tė tillė qė tė na drejtojė me zell nė rrugėn e duhur nė jetėn tonė shpirtėrore. Nė tė ka shumė ditė kreshmimi tė cilat na pėrgatisin pėr ditėt e festave. Mė poshtė do tė gjeni disa nga periudhat mė kryesore tė kreshmės dhe disa udhėzues qė tė na ndihmojnė. Kėto udhėzime janė marrė nga kanonet e shenjta, tė cilat pėrmbajnė kanonet e shenjta dhe hyjnore tė Kishės Orthodokse. Gjithashtu ėshtė e kėshillueshme qė ēdo i krishterė Orthodoks tė kėshillohet me atin shpirtėror pėrsa i perket nevojave personale pėr tė kreshmuar.

    Tė Mėrkurat dhe tė Premtet:
    Kreshma e tė mėrkurės bėhet pėr tė kujtuar ditėn kur Zoti ynė u tradhėtua, ndėrsa kreshma e tė premtes ėshtė pėr tė kujtuar vuajtjen dhe vdekjen e Krishtit ne Kryq. Ēdo e mėrkurė dhe e premte duhet konsideruar si ditė kreshme pėrveēse kur ka ndonjė festė tė rėndėsishme qė mund tė ketė pėrparėsi edhe mbi Kreshmėn.
    Udhėzimet thonė qė tė mos hamė mish dhe nėnproduktet e tij, bulmetra, peshk, vaj dhe vere. Na lejohet tė hamė fruta deti, perime dhe fruta.

    Kreshma e madhe, Kreshma e madhe e Pashkėve.
    Kreshma e madhe fillon 40 ditė para tė djelės sė dafinave, pas tė djelės se lidhjes se djathit dhe zgjat deri nė darken para se djelės se luleve. Kreshma e javės sė madhe ėshtė njė kreshmė e veēantė pėr nder tė vuajtjeve tė Zotit tonė dhe zgjat nga darka e tė djelės se luleve deri tė djelėn e madhe.

    Udhėzime pėr periudhėn e triodit dhe Kreshmės sė madhe.
    Pėr javėn pas tė djelės sė fariseut dhe tagrambledhėsit tė gjitha llojet e ushqimeve janė tė lejuara gjatė gjithė javės.

    Java qė Lidhet Mishi (Java qė pason tė djelėn e djalit plangprishės) ėshtė njė javė normale.
    Tė mėrkurėn dhe tė premten lejohen frutat e detit, perimet dhe frutat, por jo vaji dhe vera.
    Gjithēka tjetėr lejohet gjatė gjithė ditėve tė tjera tė javės.
    Pėr javėn qė Lidhet Djathi (Java qė pason tė djelėn qė lidhet mishi) nuk lejohen mishi dhe produktet e tij. Lejohet peshku, bulmeti, frutat e detit, perimet, frutat, vera dhe vaji. Pas lidhjes sė djathit deri pėr Pashkė, nga e hėna deri tė premten, duhet tė mos hamė mish dhe nėnproduktet e tij, bulmetrat, peshk, vaj dhe verė, por vetėm frutat e detit, frutat, perimet. Tė shtunave dhe tė djelave gjatė Kreshmės sė Madhe, me pėrjashtim tė sė Shtunės sė Madhe (qė ėshtė Kreshmė e fortė) mund tė pėrdorim vaj dhe verė. Nėse Festa e Ungjillėzimit bie gjatė Kreshmės sė madhe (25 Mars) lejohet tė pėrdoren frutat e detit, peshku, vaji i ullirit, perimet dhefrutat, por jo mishi ose bulmeti.

    Shėnim i rėndėsishėrn:
    Ka mėnyra tė ndryshme kreshmimi qė varen nga udhėzimi i atit shpirtėror ose priftit.
    Ka edhe njė Kreshmė tjetėr kur nuk hahet dhe nuk pihet. Kjo bėhet zakonisht gjate 3 diteve tė para tė Kreshmės sė Madhe, tė Premten e Zezė dhe pėr arsye tė tjera tė veēanta.
    Gjatė gjithė kreshmės Kisha rekomandon pakėsimin e sasisė sė ushqimit qė konsumoni ēdo vakt dhe tė mos hahet ndermjet vakteve. Disa Kanone dhe Etėr tė Kishės rekomandojnė pėr ata qė mundin tė hanė vetėm njė vakt nė ditė.
    Kreshmoni per disa ushqime dhe pije qė ju pėlqejnė me shumė (embėlsira) dhe pėr disa zakone (duhani, televizori dhe radio).
    Bisedoni me atin shpirtėror dhe merrni bekimin e tij pėr arsye shėndetėsore, pėr gratė shtatėzėna dhe pėr raste tė tjera tė veēanta.

    Periudhat kur Kreshma ėshtė e ndaluar;
    Tė gjitha tė Shtunave pėrveē tė Shtunės sė Madhe.
    25 Dhjetor — 5 Janar
    Gjatė Javės pas sė Djelės sė Fariseut dhe Tagrambledhesit.
    Gjate Javės qė pason te Djelen e Lidhjes sė Mishit (ndalohet ngrėnia e mishit gjatė kėsaj jave por nuk duhen ndaluar bulmetrat.
    Gjate javės qė pason Pashken (java e ndritshme)
    Gjatė javės qė pason Pentikostinė.


    Kreshma dhe familja
    *Diskutoni me familjen pėrpara se tė fillojė Kreshma, pėr rėndėsinė e tė kreshmuarit, se si do tė kreshmojė familja juaj dhe pėr ēfarė feste tė Madhe po pregatiten.
    Kėrkojuni fėmijėve tuaj tė heqin dorė nga diēka e veēantė pėr ta gjatė periudhės sė Kreshmės.
    Kėrkojuni fėmijėve tuaj tė reduktojne pak sasinė e ushqimeve qė hanė.
    Ndersa fėmijet rriten, kėrkojuni atyre tė presin diēka gjatė periudhės sė Kreshmės.
    Mos i dekurajoni fėmijėt tuaj nėse ata dėshirojnė tė kreshmojnė.
    Mos kini ndroje pėr te kreshmuar nė prani tė fėmijėve tuaj.
    Diskutoni me familjen tuaj pėr ndjenjėn e tė qėnit tė uritur.
    Nga paratė tė cilat kursehen nga kreshma pėrpiquni tė bėni diēka pėr ata qė janė nė nevojė.
    Rriteni aktivitetin tuaj shpirtėror si familje (lutje dhe shėrbesa personale dhe familjare, lexim Bible, lexime nga shenjtorėt apo shkrime tė tjera tė shenjta tė Kishės).

    Citate mbi Kreshmėn:
    Shėn Vasili i Madh: Mos e kufizoni pėrfitimin nga Kreshma thjesht duke hequr dorė nga ushqimi, sepse kreshma e vėrtete do tė thotė tė shkėputesh nga e keqja. Prishni ēdo lidhje tė padrejtė, hidhni tutje ēdo pakėnaqėsi ndaj tė afėrmit tuaj, faleni pėr ofendimet e tij. Mos lejoni qė Kreshma juaj t’ju ēojė vetėm nė grindje. Nuk hani mish, por mėrzitni me grindje tė afėrmin tuaj; nuk pini verė, por mos vazhdoni tė fyeni tė tjerėt. Kėshtu qė gjithė pėrpjekja e kreshmės ėshte e kotė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: E diela e ndjesave(Fillimi i kreshmes)

    “Ardhi kreshma, nėna e urtėsisė; mbrojtėsja e pendimit dhe akuzuesja e mėkatit. Mėnyra e jetės dhe e sjelljes sė Engjėjve dhe shpėtimi i njerėzve.” -Himn i Kishės-
    Kreshma e madhe ėshtė njė pranverė shpirtėrore brenda stinės sė pranverės. Ėshtė njė parajsė dhe qiell dhe oaz i vėrtetė brenda shkretėtirės sė Saharasė sė pafund tė shoqėrisė: Kreshma -40 ditėt- ėshtė, pothuajse, njė e dhjeta e vitit, nėse e rrumbullakosim numrin e 365 ditėve, d.m.th. 400. Ishte zakon i Judenjve, qė u bė dhe i tė Krishterėve, t’u ofrojnė mė tė varfėrve, tė ashtuquajturėn, tė dhjetėn e ēdo lloj tė tė ardhurave tė tyre. Nėse tė gjithė njerėzit do tė zbatonin kėtė masė tė artė shoqėrore, nuk do tė ekzistonin njerėz nevojtarė tė tė mirave mė tė domosdoshme tė mbijetesės.
    Kreshma e Pashkės, quhet e madhe, sepse nuk ėshtė 40 ditė, ashtu si e Krishtlindjes, por njė javė mė e madhe. Kjo javė, e fundit, quhet e madhe sepse paraqet ngjarjet e fundit tė jetės sė Shpėtimtarit Krisht, botė-shpėtuese. Nė kėtė periudhė tė bekuar, na fut himni i himnografit tė hirshėm, qė, si ballė tė ndritshėm, e vendosėm nė krye tė kėtij fjalimi, tema e tė cilit ėshtė kreshma e ushqimeve dhe pėrmbajtja e pasioneve.
    * * *
    Shėn Simeon Teologu i ri, -pas Ungjillorit Joan Teologu dhe shėn Grigor Teologut- na paraprin nė kuptimin e kreshmės duke na pėrshkruar frytet dhe dobitė e saj: “Njeriu qė ka frikė Perėndinė, nuk e pėrbuz ligjin e kreshmės. Do t’ju flasė pėr kėtė temė, sepse djalli dinak, qė urren gjithė tė mirat, shkon tek ēdo i krishterė dhe, duke e lidhur nė mėnyrė tė padukshme me pakujdesinė dhe pėrtacinė, e bind tė pėrbuzė kreshmėn e shenjtė, qė lind aq shumė tė mira shpirtėrore dhe ndihmon nė shpėtimin tonė. Prandaj ju lutem, tė mos e dėgjoni fare armikun e shpirtit tonė, as t’i nėnshtroheni pasionit tė pangopėsisė dhe as tė riktheheni nė zakonin e ligė tė sė kaluarės. Ēdo kush prej nesh tė mos harrojė dobinė qė shkakton kreshma. Ėshtė mjeku i shpartave tanė.”
    Duke vazhduar ati i shenjtė, si psikolog i shkėlqyer, pėrshkruan njė nga njė tė mirat, pėr tė gjithė ne, por dhe pėr secilindo nė veēanti, qė sjell kreshma: “Dikujt i pėrul pasionet trupore. Tjetrit i zbut zemėrimin. Nga njė tjetėr largon gjumin e mėkatit, tjetrit i ofron gatishmėrinė qė tė bėjė bamirėsi. Dikujt tjetėr i pastron mendjen dhe e ēliron nga mendimet dinake. Tjetrit i zbut gjuhėn e egėr dhe tė papėrmbajtur, qė tė mos thotė tė tepėrta dhe tė pahijshme. “Nga fjalėt e shumta dhe tė kota nuk do t’i shmangesh mėkatit, thekson Shkrimi i Shenjtė.” Njė tjetri i pengon sytė tė shikojė me kureshtje gjėra tė kota ose tė dėmshme.”
    Shėn Simeoni, si njė mjek shpirtėror, duke pėrshkruar tė mirat e kreshmės nuk resht sė theksuari bashkėpunimin midis virtyteve si, tė agripnisė me kreshmėn: “Kreshma, dalėngadalė, hollon shtresėn e mėkatit qė mbulon shpirtin dhe dėbon errėsirėn mendore, ashtu si dielli dėbon mjegullėn, na pastron sytė shpirtėrorė dhe na zbulon Diellin e Drejtėsisė, Jisu Krishtin. Kreshma bashkė me agripninė, zbusin ashpėrsinė e zemrės dhe na sjellin mallėngjim, atėherė lehtėsisht kalojmė, me hirin e Perėndisė, stuhinė e pasioneve dhe furtunėn e ngasjeve; dhe arrijmė nė limanin e apatisė”.
    Duke iu referuar ati i hirshėm luftės shpirtėrore, pėr sa i pėrket ērrėnjosjes sė pasioneve dhe mbjelljes sė virtyteve, nuk lė pa na pėrmendur faktorin e rėndėsishėm tė kohės: “kėto sigurisht, vėllezėrit e mi, nuk ėshtė e mundur tė bėhen brenda njė dite as nė njė javė, por arrihen, me hirin e Perėndisė, nė hapėsira tė mėdha kohore dhe me shumė mundim, nė analogji me gatishmėrinė dhe vullnetin e secilitdo, masėn e besės sė tij, dėshirėn pėr pėrbuzje tė mėkatit, thellėsinė e pendimit tė pandėrprerė, nxehtėsinė dhe shpeshtėsinė tė lutjes.” Nė vazhdim shenjtori na pėrmend se kreshma ėshtė themeli i virtyteve, mbi tė cilin ndėrtojmė shtėpinė shpirtėrore tė shpirtit, si ndėrtues tė menēur, ashtu siē na do Zoti, nė fjalimin e tij nė mal -Mateu 7:24-27.
    Baza dhe fillimi i gjithė kėtyre tė mirave ėshtė kreshma. Pa kreshmėn nuk bėhet punė shpirtėrore. Ato virtyte qė ngremė mbi themelin e kreshmės, janė tė patundura dhe tė palėkundura, sikur tė jenė ndėrtuar mbi shkėmb. Kur e nxjerrim themelin e kreshmės dhe nė vend tė tij vendosim ngopjen e barkut, atėherė na ndikojnė mendimet dinake dhe dėshirat trupore dhe pasionet shthurėse, dhe rrėzohet e gjithė ndėrtesa e virtyteve. Qė tė mos ndodh tek ne kjo e keqe, le tė ndėrtojmė godinėn e jetės sonė shpirtėrore mbi kreshmėn. Por kjo tė bėhet me dėshirėn tonė, pa shtrėngimin e tė tjerėve. Nevojshmėria e kreshmės theksohet jo vetėm nga tradita e Kishės sonė, nga kanonet e Sinodeve tė shenjta dhe kėshillat e Etėrve tė shenjtė, por edhe nga Ungjilli i shenjtė.
    Vetė Zoti, kreshmoi dyzet ditė dhe dyzet netė; jo se e kishte nevojė kreshmėn pėr tė mposhtur tė ligun, pėrderisa ėshtė Perėndi i tėrėfuqishėm, por se deshi tė na japė, ashtu si nė raste tė tjera, shembull tė drejtpėrdrejtė dhe personal pėr imitim... Por dhe nė Veprat e Apostujve lexojmė se Shpirti i Shenjtė foli pėr veprėn apostolike, kur? “Edhe ndėrsa ata ishin duke i shėrbyer Zotit e duke agjėruar, Shpirti i Shenjtė tha: Ndamėni veē Varnavėn dhe Saulin pėr atė punė qė i kam thirrur ata. Atėherė si agjėruan e u falėn dhe vunė duart mbi ta, i lėshuan.” (Veprat 13:2). Dhe kur ata tė dy, apostujt, vizituan mė vonė kishat lokale tė Azisė sė Vogėl “si u hirotonisėn atyre pleq nė ēdo kishė, dhe u falėn me agjėrime, i lanė te Zoti qė i kishin besuar” (Veprat 14:23). Veē tė tjerash, apostull Pavli kėshillon bashkėshortėt tė kenė pėrmbajtje: “Mos i mungoni njėri-tjetrit, pėrveēse me marrėveshje tė pėrkohshme, qė tė jepeni pas agjėrimit e pas faljes, dhe pėrsėri mblidhuni bashkė, qė tė mos ju ngasė Satanai pėr mospėrmbajtjen tuaj” (1 Kor. 7:5).
    Kreshma dėbon djallin. Tėrheq Shpirtin e Shenjtė... Ajo jep krahė dhe mall hyjnor, nė lutjen dhe lavdėrimin e Zotit. Nė studimin e fjalės sė Tij, sepse ėshtė e shkruar: “Njeriu nuk do tė rrojė vetėm me bukė, po me ēdo lloj fjale qė del nga goja e Perėndisė” (Mateu 4:4). Le ta ngopim pra, jo barkun tonė me ushqimet e dheshme, por shpirtin tonė me fjalėt e shenjta tė Shkrimit tė Shenjtė dhe me mėsimdhėniet e hirshme tė Etėrve tė shenjtė. Zoti na ve nė pėrgjegjėsi dhe nė kujdes, duke thėnė nė ungjillin e tij: “Nuk po kuptoni se ēdo gjė qė hyn nė gojė zbret nė bark, dhe nxirret nė jashtėqitje” (Mateu 15:17). Por ushqimi qiellor i fjalės hyjnore, hyn nė zemrėn e njeriut. Ushqen shpirtin, ndriēon mendjen, shenjtėron tė tėrė njeriun. Le ta dėbojmė pakujdesinė dhe pėrtacinė. Cilido qė ulet nė tavolinė dhe s’ka oreks pėr ushqim, ėshtė i sėmurė trupėrisht. Kėshtu qė dhe cilido qė nuk e dėgjon dhe nuk e studion fjalėn e Perėndisė, me mall dhe me kėnaqėsi tė madhe, ėshtė i sėmurė shpirtėrisht. S’ka shije nga dhuntira shpirtėrore, gati pėr tė vdekur nga uria dhe nga etja shpirtėrore.
    Pra, le tė ndėrgjegjėsohemi pėr nevojshmėrinė e kreshmės pasionvrasėse dhe dobiprurėse pėr shpirtin, qė do tė na ringjallė shpirtin dhe do tė na lehtėsojė trupin, do tė shtypė pasionet dhe do tė nxisė vullnetin tonė nė ndeshje shpirtėrore, nė ushtrim frytdhėnės, nė uri dhe etje, dhe mall pėr Jisu Krishtin, qė tha: “Unė jam buka e jetės. Ai qė vjen tek unė, nuk do tė ketė uri; dhe ai qė mė beson, nuk do tė ketė etje kurrė.” (Joanit 6:35).
    * * *
    Vėllezėrit e mi tė dashur mė Krishtin.
    Le tė pėrfundojmė fjalimin e tashėm me fjalėt e lutjes sė Kishės: “O Zot, bėna tė denjė, gjatė kėsaj periudhe tė shenjtė tė kreshmės sė madhe, tė zbatojmė rrugėn e kreshmės, besėn ta mbajmė tė palėkundur, tė tregohemi fitimtar ndaj mėkatit. Dhe pa dėnim tė arrijmė t’i falemi Ngjalljes tėnde tė triditėshme.” U bėftė.


    Me Urime tė Pėrzemėrta dhe Bekime tė Shumta:
    Mitropoliti i Beratit, Vlorės dhe Kaninės
    † IGNATI
    Berat me 17.03.2013

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: E diela e ndjesave(Fillimi i kreshmes)

    Mbremesorja e faljes ne Korce.(Kisha e mitropolise/Burimi jetedhenes)






  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: E diela e ndjesave(Fillimi i kreshmes)






  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: E diela e ndjesave(Fillimi i kreshmes)


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: E diela e ndjesave(Fillimi i kreshmes)

    Mbremesorja e faljes,Berat






  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: E diela e ndjesave(Fillimi i kreshmes)

    Sot filloi kreshma e madhe e pashkeve.Dje u mbajt mbremesorja e ndjesave.

    Tirane





    Korce

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •