Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    75 mijë shqiptarë ‘non grata’ në BE

    TIRANE-"75 mijë shqiptarë ‘non grata’”. Kjo është shifra që ka publikuar ditën e djeshme, vetë kreu i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, Pëllumb Nako, në një tryezë për lëvizjen e lirë, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

    Sipas Nakos, 75 mijë shqiptarë janë persona të padëshiruar për vendet e Bashkimit Europian. Kreu i Kufirit dhe Migracionit, sqaron se fakti që numri i shqiptarëve “non grata” është kaq i lartë, ka lidhje me veprimtarinë e tyre të paligjshme, duke përfshirë edhe shkeljet e rregullave të lëvizjes. “Në momentin që ka filluar liberalizimi i vizave në mënyrë informale, ka qenë rreth 75 mijë numri i personave të cilët kanë qenë të padëshirueshëm në hapësirën Shengen, pra, 75 mijë persona të cilët ishin kandidatë për emigracion ilegal, 75 mijë persona që nuk plotësonin më kushtet për të hyrë në zonën Shengen”, - theksoi Nako, gjatë fjalës së tij.

    Problemet
    Gjatë tryezës së djeshme për lëvizjen e lirë, të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, kreu i Kufirit dhe Migracionit, Pëllumb Nako, sqaroi se shifrat alarmante i janë raportuar policisë nga homologët e vendeve të BE-së. Nako sqaroi se, edhe pse janë zgjidhur një pjesë e problemeve që lidhen me liberalizimin e vizave, sërish ngelet problem emigracioni ilegal. Për të shpjeguar këtë, Nako mbështetet tek shtimi i rasteve të emigrimit ilegal drejt vendeve të rajonit, kryesisht drejt shtetit grek. Në fjalën e tij, kreu i Kufirit pohoi se një tjetër problem ngelet edhe kalimi i kufirit me dokumente të falsifikuara. Sipas Nakos, duke qenë se një pjesë e vendeve tona fqinje kanë probleme ekonomike, shqiptarët në shumë raste zgjedhin të kalojnë në mënyrë ilegale drejt shtetit anglez. “Shtetasit shqiptarë përdorin dokumente false në hapësirën Shengen. Kriza ekonomike që ka kapur vendet tona fqinje, ka bërë që shumë nga këta shtetas t’i drejtohen tregut të zi, për të gjetur dokumente false dhe për të kaluar në drejtim të vendeve të tjera të hapësirës Shengen, qoftë dokumente, karta identiteti, apo edhe vula të vendeve fqinje, për të përfituar, për të jetuar apo për të punuar kryesisht në vendet e Europës veriore, duke tentuar ndoshta edhe më shumë Anglinë”, - thekson Nako.

    Pas liberalizimit të vizave drejt vendeve të Bashkimit Europian, gjithsej kanë lëvizur 7 milionë shqiptarë, ndërsa çdo vit kanë depërtuar 75 mijë shqiptarë. Në fillim të procesit të liberalizimit të vizave, pati shumë fluks nga ana e shtesave shqiptarë për të përfituar azil. Shkaqet kryesore për azilantët shqiptarë me destinacion shtetet europiane, kishin lidhje me punësimin, problemet sociale, fenomenin e gjakmarrjes, por edhe shkaqet politike./BalkanWeb
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: 75 mijë shqiptarë ‘non grata’ në BE

    Kjo eshte shifer rekorde, qe ndoshta vetem Serbia, mund te tejkaloje shifren e tille. Nuk jane ketu vetem shkeljet me levizjen dhe qendrimit e shtetasve ne zonen e Shengenit, nder ta ka te denuar per vepra te ndryshme kriminale, si trafikim me mjete narkotike,trafikim qenjeve njerezore dhe shume vepra tjera kriminale. Me ka ndodhur te shoh raste kur shtetasit shqiptar ti shqipetohet 104 vite ndalese ne zonen Shengen; pra njehere i shqiptuar 10 vite pas vuajtjes se denimi, pastaj perseri rikthehet, por tani me pasaport biometrike te leshuar nga shteti shqiptar dhe me te dhena personale te ndryshuara (keqperdorim dhe falsifikim ne menyre institucionale). I kam pas shkruajtur per kete problematike edhe ne FB ke faqja e shtetasit Berisha, se Shqiperia eshte duke u shenderruar shteti me dosjen me te madhe te qytetareve te saj ne Evrope dhe zonen e Shengenit, ama çfare fshatundari malok i Viçidolit me largoj komentin, pa pasur mundesine te qendronte as per 1 minute te vetme.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: 75 mijë shqiptarë ‘non grata’ në BE

    Shifer alarmante? C a bete per te qeshur,50 -60 mije shqiptare ka kthyer vetem Greqia me motivin " kur ske ci ben gomarit bjeri samarit"
    I kam pare vete neper dogana,pervec atyre qe e kane vendlindjen ne cameri,por edhe kujt ti teket policia grek

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •