Eshte detyra e Kishes, detyre e caktura nga vete Krishti apostujve te Tij, qe te ndajne Ungjillin me gjithe popujt e botes. Barra me e madhe e kesaj detyre bie mbi sherbetoret e Kishes: peshkopet e prifterinjte, por edhe mbi te gjithe ne si besimtare te thjeshte. Ndihma qe ne japim ne kete drejtim eshte e madhe: perkushtimi personal per te shkuar misionare ne zona ku Kisha ka ngritur misionet e saj; lutjet tona per te gjithe ata prifterinj e peshkope qe lene gjithcka pas dhe shkojne ne keto zona te largeta te botes per te perhapur Ungjillin e Krishtit; ndihma jone materiale qe u japim per te permbushur jo vetem nevojat e misionareve por edhe te banoreve te zones ku jetojne; ndihma jone financiare per ngritjen e kishave, shkollimin e klerit lokal, publikimin e librave ne gjuhen lokale, etj.
Jo te gjithe mund te kthehemi ne misionare, por te gjithe duhet te ndihmojme te thirrurit e Zotit per te ungjillizuar popujt e botes ne misionin e tyre, ne cdo forme dhe me mundesi qe kemi.
Albo
Krijoni Kontakt