Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rosh arrestohet, dhunoi trajnerin e Tiranes

    Vėzhguesi i FSHF: Pashė Elvis Roshin kur goditi trajnerin e Tiranės nė stadium
    9


    Aktualitete Martė, 12 Mars, 2013 | 09:15 am


    Elvis Roshi. Majtas, kryebashkiaku i Kavajės duke hyrė nė fushė gjatė ndeshjes Besa-Tirana

    Dhori Prifti sqaron ngjarjen: Isha unė ai qė i ndava dy palėt.

    Vėzhguesi i FSHF-sė: Ja si e goditi Roshi Deden.

    “Kryebashkiaku e qėlloi me shuplakė. Dede s’reagoi fare”

    Dhori Prifti, ish-gjyqtari i shquar shqiptar, ka ndėrhyrė dhe mė pas e ka larguar kryebashkiakun e Kavajės, Elvis Roshin, nė momentin qė ky i fundit goditi Nevil Deden. 63-vjeēari ka qenė vėzhguesi i FSHF-sė, i dėrguar pėr ndeshjen e luajtur nė Kavajė tė dielėn. Atij ndoshta nuk i lejohet qė tė japė argumente pėr ecurinė e njė ndeshjeje nė media, por duke qenė se rasti nė fjalė i kaloi pėrmasat sportive dhe kemi tė bėjmė me njė kryebashkiak tė arrestuar, Prifti pranoi qė tė prononcohej pėr “Panorama Sport”, duke sqaruar nė rolin e dėshmitarit tė ngjarjes, atė qė ka ndodhur.
    Z. Prifti, ku ishit ju kur ndodhi incidenti?
    Isha nė korridor. Isha unė ai qė ndėrhyra mes tė dyve dhe u pėrpoqa tė ulja tensionin.
    Ēfarė ndodhi aty?
    Pati tension. Tension i madh dhe i panevojshėm. U ndjeva keq, sepse deri nė atė moment po shijonim njė ndeshje futbolli relativisht tė mirė.
    Si hyri kryebashkiaku Roshi nė ambientet e brendshme?
    Kėtė nuk e kuptova. U interesova pas ndeshjes, por nuk e mora vesh.
    Na sqaroni pak ēfarė ndodhi saktėsisht aty?
    Sapo kishte pėrfunduar pjesa e parė. Lojtarėt dhe arbitrat kishin hyrė nė dhomat e tyre, ndėrkohė qė trajnerėt hynė pak mė vonė. Nė momentin qė Dede po u drejtohej dhomave tė zhveshjes, hynė disa persona, mes tė cilėve edhe Roshi, por qė unė me sinqeritet u them se nuk e njihja. Isha disa metra larg dhe i pashė se u drejtuan vrullshėm drejt Nevil Dedes. Nuk e di nėse e shanė apo e kėrcėnuan. Thjesht u nisa me vrap pėr t’i ndarė dhe pėr t’i qetėsuar.
    Deden e goditėn, apo jo?
    Po, e goditėn me shuplakė. Kėtė e pashė vetė.
    Ju e keni pasqyruar kėtė nė raportin tuaj?
    Po, sigurisht qė e kam pasqyruar. Tė jeni tė bindur se gjithēka pashė unė aty, e kam pasqyruar.
    Tė rikthehemi te ngjarja. Dede si reagoi kur e gjuajti Roshi me shuplakė?
    Nuk reagoi fare. Tė them tė drejtėn, tani qė e kam risjellė disa herė nė mend atė skenė, mua mė la pėrshtypjen e njė njeriu shumė fisnik.
    Nė ē’kuptim?
    Nuk reagoi fare, por nuk ishte as i trembur. Qėndroi serioz, pa folur, pa reaguar fare. Nuk tha asnjė fjalė.
    Po mė pas ēfarė ndodhi?
    U grumbulluan shumė njerėz, si zakonisht, dhe u pėrpoqėm tė largonim ata qė kishin hyrė pa leje.
    Po policia ēfarė bėnte?
    Ndėrhynė edhe ata. Bėnė tė mundur nxjerrjen jashtė tė personave qė kishin hyrė pa leje.
    Sa persona kishin hyrė pa leje?
    Mendoj shtatė ose tetė, por nuk e kam edhe aq tė qartė. Thjesht u hap dera edhe ata vėrshuan menjėherė drejt trajnerit tė Tiranės.
    Njihnit ndonjė nga ata?
    Jo, jo, nuk njihja asnjėrin. Madje as kryetarin e Bashkisė nuk e njohja, mė vonė e mora vesh se kishte qenė ai.
    Pala kavajase pretendon se Nevil Dede ka qenė provokues gjatė pjesės sė parė. E vėrtetė ėshtė kjo?
    Jo, unė nuk mendoj kėshtu. Po e pėrsėris edhe njė herė, Dede u tregua burrė nga fillimi deri nė fund. Madje ishte ai qė ngulmoi qė Tirana tė dilte nė fushė nė pjesėn e dytė, pasi shefi i klubit (Tagani) nuk donte.
    A mund tė jeni pak mė i qartė?
    Pas incidentit, shefi i klubit tė Tiranės (Tagani) nuk dėshironte qė skuadra tė dilte nė fushėn e lojės. Ai pretendonte se ishte cenuar rėndė Tirana dhe nuk donte qė ekipi tė dilte nė fushė. Ndėrkohė, Dede i kėrkoi disa herė se nuk ishte mirė qė tė mos luanin dhe i kėrkoi qė tė mos braktisej ndeshja. Mendoj se nėse u luajt ndeshja, kjo ndodhi edhe prej Dedes.
    Gjatė pėrplasjes sė Roshit me Deden ju pėsuat ndonjė gjė, patėt ndonjė konfrontim me ndonjė person?
    Jo, jo, me asnjė. Thjesht ndėrhyra pėr tė qetėsuar situatėn.
    A ju ka ndodhur ndonjėherė tjetėr tė shikoni skena tė tilla?
    Jo, nuk mė ka ndodhur kjo.
    Sipas jush, pėrse Roshi e sulmoi Deden?
    Nuk di ta them. M’u krijua pėrshtypja sikur kishte ndonjė inat tė vjetėr, por mė pas mora vesh se ata nuk njiheshin fare me njėri-tjetrin. Gjithsesi, nuk mund tė analizoj kėtė, sepse nuk ėshtė njė gjė qė mė pėrket mua.
    Ju thoni se keni pasqyruar gjithēka nė raportin tuaj. Po nėse do ta kishit ditur se kjo ngjarje do tė merrte pėrmasa tė tilla, a do tė kishit bėrė tė njėjtėn gjė?
    Do tė kisha bėrė 100 herė tė njėjtėn gjė. Unė kam bėrė detyrėn time. Kam raportuar atė qė kam parė dhe kam burrėrinė t’ju them se nuk i kam hequr asnjė presje situatės. As kam gėnjyer pėr ndonjė gjė.

    “Goditja e Dedes, ka dėshmitarė”

    Avokati, letėr Adriatik Llallės: Kryebashkiaku tė lirohet, arrestimi ėshtė kryer nė shkelje tė ligjit.


    Roshi gjatė arrestimit nga RENEA

    Prokuroria e Kavajės: Sot, vendimi pėr arrestin ose lirinė e Roshit
    Prokuroria e Kavajės ka marrė nė pyetje dje persona nė cilėsinė e dėshmitarėve okularė, tė cilėt kanė pohuar se kryetari i Bashkisė sė qytetit, Elvis Roshi, ka goditur me grusht trajnerin e Tiranės, Nevil Dede. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burime tė Prokurorisė, tė cilat thanė dje se “janė marrė deklarime nga disa persona qė kanė qenė tė pranishėm, tė cilėt pohojnė goditjen ndaj trajnerit tė Tiranės duke identifikuar si autor tė sulmit kryebashkiakun e Kavajės”. Burimet nga grupi i hetimit kanė pohuar se ditėn e djeshme kanė kryer njė sėrė veprimesh hetimore si pyetja e dėshmitarėve dhe administrimi i disa provave tė tjera. Nė lidhje me trajnerin e Tiranės, Nevil Dede, mėsohet se ai ėshtė dėrguar nė spital, ku ka marrė mjekim. “Jemi duke pritur raportin nga spitali pėr shkallėn e dėmtimit qė ka pasur zoti Nevil Dede nė cilėsinė e kallėzuesit”, thanė burimet nga grupi i hetimit. Sipas tyre, nė pėrfundim tė veprimeve hetimore tė kryera ditėn e djeshme, sot do tė merret vendimi lidhur me fatin e mėtejshėm tė kryebashkiakut tė Kavajės. Proceduralisht dy janė mundėsitė: qė Prokuroria tė urdhėrojė lirimin nga paraburgimi pėr Elvis Roshin dhe ndjekja penale pėr “kanosje e goditje pėr shkak tė detyrės” dhe “kundėrshtim tė punonjėsit tė Policisė” tė vazhdojė nė gjendje tė lirė, ose dėrgimi i ēėshtjes nė gjykatė me kėrkesėn pėr caktimin e njė mase sigurie.
    Avokati: Tė lirohet
    Avokati i kryebashkiakut tė Kavajės ka kėrkuar dje qė Prokuroria tė lirojė klientin e tij pa humbur kohė. Me anė tė njė letre drejtuar prokurorit tė Kavajės Besnik Muēi dhe prokurorit tė Pėrgjithshėm Adriatik Llalla, mbrojtėsi ligjor i Elvis Roshit e cilėsoi arrestimin tė paligjshėm. “Arrestimi ėshtė kryer jo vetėm nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut, por oficeri i Policisė Gjyqėsore ka shkelur ligjin kur ka plotėsuar nė procesverbal se kryebashkiaku i Kavajės ėshtė arrestuar nė kushtet e flagrancės”, shkruan avokati nė letrėn dėrguar Prokurorisė. Ai thekson se Roshi ka shkuar vetė nė komisariat pėr tė dhėnė shpjegime nė lidhje me ngjarjen. “Arrestimi ėshtė bėrė me urdhėr tė drejtpėrdrejtė tė ministrit tė Brendshėm, i cili nuk ka asnjė autoritet procedural pėr tė ndikuar nė hetimin e njė ēėshtjeje konkrete dhe, pėr rrjedhojė, duhet tė jetė objekt hetimi nga ana e kėtyre institucioneve”, ėshtė shprehur avokati Plarent Ndreca.

    Prokuroria merr nė pyetje kryebashkiakun e Kavajės
    “Roshi ėshtė i qetė, s’e pranojmė akuzėn”
    TIRANE – Njė prokuror i Kavajės ka marrė nė pyetje mbrėmė nė Tiranė kryebashkiakun Elvis Roshi. Dhimitėr Ylli, prokurori i ēėshtjes, nė prani edhe tė avokatit Plarent Ndreca, ka marrė deklarimet e para tė kreut tė Bashkisė sė Kavajės nė lidhje me ngjarjen e ndodhur tė dielėn nė stadiumin e kėtij qyteti. “Ishte njė seancė pyetjesh me prokurorin, ku ne dhamė qėndrimin tonė pėr arrestimin dhe pėr faktin qė ka ndodhur. Arrestimi pohojmė se ka qenė i paligjshėm, ndėrsa pėr faktin, nė stadium ka pasur njė provokim nga ana e trajnerit tė Tiranės Nevil Dede, qė u ėshtė adresuar me grusht tifozėve tė Kavajės. Pėr shkak tė acarimit tė tifozėve, kryetari i Bashkisė ka zbritur nga tribuna pėr tė qetėsuar situatėn”, tha avokati i Elvis Roshit, Plarent Ndreca. I pyetur nė lidhje me gjendjen e klientit tė tij nė paraburgim, avokati tha se “Elvis Roshi ėshtė i qetė, ai nuk ka shfaqur asnjė pretendim pėr dhunė apo pėr keqtrajtim, gjithēka ka qenė sipas rregullave”, tha avokati.

    Protesta te Komisariati, punonjėsit e Bashkisė, “nė arrest” nė Kavajė
    Katėr nėpunės tė Elvis Roshit mbahen ende nė Polici
    Kavajė – Prokuroria pritet tė vendosė sot edhe fatin e shtatė personave qė u arrestuan nga policia gjatė protestave te Komisariati i Kavajės mbrėmjen e sė dielės, pas ndalimit tė Elvis Roshit. Policia e Kavajės e ka dėrguar ēėshtjen nė Prokurori nė lidhje me ngjarjen, ndėrsa organi i akuzės ka pohuar se do tė vlerėsojė sot nėse do tė caktojė masė sigurie ndaj personave tė ndaluar mbrėmjen e sė dielės. Nė lidhje me konfliktin, i cili ka nisur gjatė pėrfundimit tė pjesės sė parė, janė arrestuar nė kushtet e flagrancės edhe 7 shtetas pėr konsumim tė veprave penale tė “grumbullimit tė paligjshėm”, “mosbindje ndaj punonjėsve tė Policisė”, “kundėrshtim tė punonjėsve tė Policisė”, “mosbindje ndaj punonjėsve tė Policisė”. Tė arrestuarit ishin: Abdulla Mersin Tafa, 47 vjeē, banues nė Kavajė; Astrit Vesel Veliu, 40 vjeē, me detyrė shofer pranė Bashkisė Kavajė; Osman Isuf Tabaku, 56 vjeē, kryeplak; Gazmend Nevruz Demrozi, 38 vjeē, me detyre drejtor i Policisė Bashkiake pranė Bashkisė Kavajė; Shkėlqim Abdurraman Nasufi, 28 vjeē, punonjės Bashkie; Erjald Sokrat Kostrica, 31 vjeē, me detyrė elektricist nė Bashkinė Kavajė; Ruzhdi Fejko Aliu, 47 vjeē, banues nė Kavajė.



    Rama: Roshi tė kėrkojė ndjesė, por policia tregoi epsh politik
    Kryesocialisti Rama dėnoi dje si sjelljen e kreut tė Bashkisė Kavajė, Elvis Roshi, ashtu dhe veprimet e policisė, qė sipas tij kishin sfond politik. “S’ka pikė dyshimi se nė qoftė se Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajės, ėshtė grindur me duar pas ndeshjes me Nevil Dedėn, trajnerin e Tiranės, kjo ėshtė e pajustifikueshme. Njė personi publik, aq mė tepėr njė qytetari tė parė, nuk i lejohet tė sillet si tifoz i dalė duarsh prej etheve tė njė ndeshjeje. Gjithnjė nėse kėshtu ka ndodhur, qytetari i parė i Kavajės duhet t’i kėrkojė ndjesė publikisht skuadrės mike dhe vetė publikut. Fatkeqėsisht, lajthitje tė kėsaj natyre janė bėrė tė herėpashershme nė stadiumet tona dhe ndjesa publike e Elvis Roshit do tė ishte njė hap i duhur, drejt ndryshimit tė domosdoshėm tė klimės ku luhet futbolli nė Shqipėri”, shkruan Rama nė blog-un e tij personal. Rama dėnon mėnyrėn se si veproi policia dhe forcat e saj speciale ndaj protestuesve nė Kavajė. “Ėshtė e patolerueshme sjellja brutale e policisė me kryebashkiakun e Kavajės! Njė dyndje trupash policore, pėrfshirė edhe forcat speciale qė u turrėn masivisht nga Tirana drejt Kavajės, me njė zell qė s’e tregojnė as kur krimi sharron me plumba komisarėt. Reagim policor me epsh politik pėr tė goditur publikisht njė kundėrshtar, i cili i ėshtė bėrė halė nė sy pushtetit qysh se pėrzuri me votėn e popullit Sali Berishėn nga bastioni i prapambetjes njėzetvjeēare. E sikur tė mos mjaftonte rrethimi me mure policėsh i Komisariatit ku Elvis Roshi kishte shkuar krejt normalisht me kėmbėt e veta, RENEA godet e gjakos njerėz tė mbledhur aty spontanisht pėr tė pritur kryebashkiakun”, shkruan Rama.

    Kryebashkiaku nė qeli mė vete
    Tirane – Mėngjesin e djeshėm, kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi, e ka pritur nė njė nga qelitė e reja tė paraburgimit tė Policisė sė Tiranės. Ai ėshtė mbajtur nė njė qeli me vete pa praninė e personave tė tjerė, ndėrsa nė korridor qėndronte gjatė gjithė natės njė efektiv policie. Njė oficer i dytė qėndronte nė shėrbim roje nė pjesėn e jashtme tė dhomės sė izolimit, e cila ndahej nga korridori i qelisė sė Roshit prej njė porte hekuri. Dje nė mėngjes, kėrkesa e parė e kryebashkiakut tė Kavajės pėr policin e turnit qė bėnte shėrbim aty ka qenė marrja e gazetave. Elvis Roshi ka kėrkuar tė njihej me ēfarė kishin shkruar mediat nė lidhje me ngjarjen e ndodhur tė dielėn nė stadiumin e Kavajės. Mė pas, rreth orės 08:30, atij i ėshtė servirur ushqimi i mėngjesit, njė turli me mish dhe bukė.

    Precedentėt e Roshit, dhunė nė autostradė
    Kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi, ka pasur njė precedent dhune vite mė parė nė autostradėn Tiranė-Durrės. Ai ka dhunuar tre qytetarė pas njė keqkuptimi tė ndodhur nė rrugėn Tiranė-Durrės. Ēėshtja ėshtė hetuar nga Policia dhe Prokuroria, por duke qenė se ishte klasifikuar plagosje e lehtė, hetimi ėshtė mbyllur pėr shkak se personat e dėmtuar kanė tėrhequr kallėzimin e bėrė ndaj Elvis Roshit. Ngjarja kishte ndodhur pak kohė pas zgjedhjes sė Elvis Roshit si kryetar Bashkie nė Kavajė. Ai kishte qenė duke udhėtuar nga kryeqyteti nė drejtim tė Durrėsit pėr tė shkuar mė pas nė Kavajė. Gjatė rrugės ka pasur probleme me njė automjet qė nuk i ka hapur menjėherė rrugėn dhe mė pas e ka parakaluar. Pėr rrjedhojė, Elvis Roshi ka nisur njė konflikt duke i zėnė rrugėn drejtuesit tė mjetit, tė cilin e ka zbritur nga makina. Nė prani tė gruas dhe tė djalit, shoferi i mjetit ėshtė rrahur dhe mė pas ėshtė ushtruar dhunė edhe ndaj bashkėshortes dhe tė birit. Ata bėnė padi nė Polici dhe pėr kėtė ēėshtje filloi hetimi, ndėrsa procesi vazhdoi gjatė, derisa tre personat tėrhoqėn denoncimin qė kishin bėrė. Ndodhur nė kėto kushte, duke qenė se akuza ishte dėmtime tė tjera me dashje, Prokuroria e Tiranės vendosi pushimin e hetimeve. Pushimi i hetimeve pėr Elvis Roshin ėshtė bėrė pėr shkak tė tėrheqjes sė padisė nga ana e personave tė dėmtuar. sipas ligjit ngjarjet e tilla qė konsiderohen si dėmtime tė tjera me dashje ndiqen penalisht vetėm mbi bazėn e ankesės qė bėn i dėmtuari akuzues. Nėse personi heq dorė, ēėshtja automatikisht pushohet.

    (Artikullin e plote e lexoni sot ne Panorama)

    JETMIR HALILAJ & TRAZHGIM SOKOLAJ


    panorama

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Pėr: Elvis Presli i Kavajes

    puna qendron qe ky njeri e ka bere se ka bere kete i takon policis shqiptare ta vertetoj
    por nuk mund te arestosh nje bashkiak edhe ta mbash ne qeli siku ka vrar kjo eshte makaber
    Nese ky viktima vertet e ka bere do perballet me ligjin shqiptar por jo te arestohesh si nje qen

    Politika eshte per ti .....
    Partizoni

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Elvis Presli i Kavajes

    Nje kryetar bashkie duhet te jet shembull i mire qytetarie dhe jo pasqyrues i dhunes

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rosh arrestohet, dhunoi trajnerin e Tiranes

    Roshi, “i izoluari” VIP ne qeline per femrat

    Klodiana Kotorri

    Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Roshi vazhdon te qendroje ne qelite e Drejtorise se Policise ne Tirane, qe kur forcat RENEA e transportuan mbremjen e se dieles pas arrestimit per kanosje dhe goditje per shkak te detyres. Ai u vendos ne nje qeli me vete, pikerisht ne qeline per femrat e sapo inauguruar ne Policine e Tiranes. Kjo sipas burimeve per shkak te kushteve me te mira qe paraqet kjo qeli. Mengjesin e djeshem, kryebashkiaku ka kerkuar gazetat e te henes. Te “i izoluarit” VIP iu ofrua i njejti ushqim qe iu ofrohet te shoqeruarve apo arrestuarve ne polici. Supa dhe turli mishi iu servir paraditen e djeshme kryebashkiakut ndersa per te pire, bidone me uje pa gaz, pa tape. Burimet policore thane se transferimi nga ambientet e izolimit te Kavajes, eshte kryer per shkak te sigurise dhe kushteve me te mira te trajtimit, qe ofrojne birucat ne drejtorine e Tiranes. Deri ne oret e pasdites se djeshme kryebashkiaku i Kavajes, Roshi, nuk ka pranuar te jape deklarimet e tij me shkrim per ngjarjen, pa qene prezent avokati i tij. Nderkohe, qe pasditen e se henes, prokurori e ka marre ne pyetje kryebashkiakun ne prani te avokatit, Plarent Ndreca. Marrja ne pyetje ka perfunduar rreth ores 18:30 ndersa avokati deklaroi se kerkoi nga prokurori shpalljen te paligjshme te arrestimit te Roshit. Ky i fundit nuk ka pranuar akuzen e policise. Ka pasur nje provokim nga kallezuesi, ka reaguar tifozeria, zoti kryebashkiak eshte perpjekur te qetesoje situaten. “Nuk ka pasur asnje konfrontim fizik me kallezuesin. Arrestimi eshte krejtesisht i paligjshem. Gjykojme qe edhe Nevil Dede, eshte ndaluar nga policia per te bere nje kallezim penal. Nisur nga menyra se si eshte bere arresti kur ai ka shkuar vete ne komisariat, besoj qe ka nje ndikim politik”, tha avokati, Plarent Ndreca. Nderkohe, prokuroria do te kryeje disa veprime hetimore dhe mesditen e se martes, do te vendoset nese do te lirohet Elvis Roshi apo do te dergohet para Gjykates se Kavajes, per caktimin e nje mase sigurie. Burime nga prokuroria thane se do te ka ende persona te tjere, qe do te merren ne pyetje per te sqaruar ngjarjen, si dhe do te verifikohen tabulatet telefonike. Kryebashkiaku, sipas policise, eshte vendosur i vetem ne birucen e femrave ne Drejtorine e Policise ne Tirane dhe nuk eshte lejuar te takoje te afermit.

    Incidenti ne stadium, Roshi kanosi trajnerin

    Incidenti ndodhi ne pushim te ndeshjes Besa-Tirana, e luajtur ne stadiumin e Kavajes pasditen e se dieles. Kryebashkiaku Elvis Roshi, sipas denoncimit te teknikut te Tiranes, Nevil Dede, ka zbritur ne dhomat e zhveshjes dhe pasi ka fyer dhe kercenuar me jete, e goditi me grushte pa asnje shkak. Me gjithe incidentin, kryeqytetasit dolen ne fushen e lojes ne pjesen e dyte, edhe pse me 7 minuta vonese. Takimi perfundoi 2-1 per kavajasit. Dede beri denoncim pas perfundimit te ndeshjes ne komisariat, kurse Roshi u paraqit per sqarime dhe u shoqerua. Pas disa oresh, iu komunikua ndalimi per akuzat e “kanosjes” dhe “kundershtimit te punonjesve te policise”, gjithashtu dyshimi per goditje te trajnerit Dede. Pas tensionimit te situates para komisariatit nga protestat, policia shperndahu qytetaret, kurse Roshi u transferua ne drejtorine e Policise Tirane.

    Noka: Nuk e urdherova une arrestimin

    Ministri i Brendshem Flamur Noka, komentoi dje rastin e kryebashkiakut te Kavajes. Noka, i pyetur mbi arrestimin e kryetarit te Bashkise se Kavajes, tha se arrestimi i Roshit, nuk eshte politik. “Nuk kam urdheruar arrestimin e kryebashkiakut te Kavajes, Elvis Roshi. Pretendimi per inskenim, i kryebashkiakut te Kavajes, Elvis Roshi, eshte nje perralle”, deklaroi Noka. Nderkohe, qe nga ana tjeter Elvis Roshi, pretendon se arrestimi i tij nga policia eshte bere per qellime politike. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Totozani ka deklaruar se po vleresohet ngjarja. “Kam derguar dje ne Kavaje dy komisionere per te vleresuar konfliktin Dede-Roshi. Kemi marre kontakt me kryebashkiakun e Kavajes, Roshi dhe po mbledhim fakte”, vleresoi Totozani.

    Partia e Punes

    Incidenti i ndodhur ne Kavaje, ka sjelle dhe reagimin nga Partia e Punes e Riorganizuar, me kryetar Marko Dajtin. Ne nje deklarate per mediat te PPR-se, thuhet se goditja e qytetareve nga zyrtaret e zgjedhur nga populli, eshte nje akt i papranueshem. “PPR rikujton se ne kohen kur ishte ne pushtet Partia e Punes me shokun Enver Hoxha ne krye, raste qe nje kryetar komiteti te godiste njerezit ne stadium apo te hynte me veture ne fushe, as mund te imagjinoheshin, ndersa sot, deputete e kryebashkiake, i kane shnderruar fushat sportive, ne rezervate gjuetie”, thuhet ne reagimin e PPR.

    KJ

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rosh arrestohet, dhunoi trajnerin e Tirane


    RRĖFIMI I TRAJNERIT TĖ TIRANĖS: ROSHI MĖ GODITI PA SHKAK, E PANĖ TĖ GJITHĖ


    “Ishim poshtė nė tunel kur erdhi kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi, duke mė sharė dhe duke mė kėrcėnuar”. Trajneri i Tiranės, Nevil Dede, tregon pėr gazetėn "Panorama" ngjarjen e rėndė nė stadiumin e Kavajės, qė ēoi nė arrestimin e kryebashkiakut. Sipas Dedes, Elvis Roshi e ka goditur nė sy tė shumė personave tė tjerė, pėrfshi disa policė dhe pėrfaqėsuesi tė Federatės sė Futbollit. “U cenua njė klub i madh si Tirana, u njollos futbolli ynė”, ka deklaruar Dede pas ngjarjes. Ai ka bėrė kallėzim nė Polici pėr ngjarjen e rėndė nė Kavajė.
    Nevil, ēfarė ndodhi nė Kavajė?
    Ishte pushimi i ndeshjes dhe lojtarėt po hynin nė dhomat e zhveshjes. Ishim poshtė nė tunel kur erdhi kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi, duke mė sharė dhe duke mė kėrcėnuar.
    Pse po ju shante?
    Nuk e di, as qė e njoh fare atė. U pėrpoqa tė shmangem dhe pėr njė moment mendova se mos ndoshta ėshtė pasioni i njė tifozi tė skuadrės sė tij. E papranueshme ishte gjithsesi sjellja dhe fjalori i tij, por nuk i kushtova shumė rėndėsi dhe u pėrpoqa tė shmangem.
    Ēfarė ndodhi mė pas?
    Vazhdoi me kėtė sjellje skandaloze gjersa mė goditi. Mė goditi mua dhe njė anėtar tė stafit.
    Nuk kishte njerėz tė tjerė aty qė tė ndėrhynin?
    Kishte njerėz tė tjerė dhe policė qė ndėrhynė menjėherė. Aty ishin edhe vėzhguesi me delegatin. Tė gjithė e panė se ēfarė ndodhi.
    A mendoni se ka pasur ndonjė inat tė vjetėr Roshi me ju, apo ishte thjesht spontane?
    Nuk di se ēfarė tė mendoj. Unė nuk e njoh fare atė (Roshin), por di t’ju them se ky njeri cenoi postin e trajnerit, cenoi klubin Tirana dhe futbollin shqiptar. Nuk mundet kurrsesi qė njė njeri me statusin e kreut tė Bashkisė tė hyjė nė tunel dhe tė sillet ashtu me trajnerin e njė skuadre futbolli. Nuk mendoj se qyteti i Kavajės meriton tė pėrfaqėsohet nga njė njeri i tillė. Unė kam miq nė Kavajė, kam luajtur shumė herė nė kėtė qytet, por kurrė mė parė nuk mė kishte ndodhur kjo. Unė dhe gjithė shqiptarėt e dimė se sa futbolldashės ėshtė ky qytet, ndaj nuk e meriton njė njollė tė tillė.
    Ēfarė ndodhi pasi ju goditėn?
    Asgjė, u trondita, u zemėrova shumė. Po e pėrsėris edhe njė herė: u cenua rėndė pozicioni i trajnerit, klubi Tirana dhe i gjithė futbolli.
    Ju thatė se keni bėrė kallėzim nė Polici…
    Po, bėra kallėzim. Nuk tolerohet askush qė bėn njė gjest tė tillė.
    A u pėrballėt sėrish me Roshin nė Komisariatin e Kavajės?
    Po, e pashė qė erdhi edhe ai. Nuk mė intereson se ēfarė tha. Mė intereson qė drejtėsia tė vihet nė vend.
    Po klubi a ka bėrė padi?
    Nuk e di, unė mund t’ju them vetėm pėr veprimet qė kam ndėrmarrė unė.
    Po nė fund tė ndeshjes pati probleme?
    Jo, nuk pati ndonjė problem. Thjesht u takova me presidentin e Besės, Nexhat Bizhdili, i cili mė kėrkoi disa herė tė falur pėr atė qė kishte ndodhur.
    A ndikoi ky incident nė pjesėn e dytė?
    Nuk di ta them kėtė. Unė nuk mund ta pėrdor si alibi pėr humbjen atė qė ndodhi nė tunel, por as nuk mund tė mohoj se pas atij incidenti shumė gjėra nuk ishin mė normale. Nuk mendoj se mund tė flitet pėr futboll kur dikush vjen e tė godet pa asnjė shkak, kur je duke ushtruar detyrėn. Pa dyshim qė nuk isha i qetė dhe nuk e di nėse kam bėrė zgjedhjet e duhura apo jo.

    NGJARJA
    Akt i rėndė ndodhi ditėn e dielė nė ndeshjen e zhvilluar nė Kavajė mes Besės vendase dhe Tiranės, nė kuadėr tė javės 18-tė tė Superligės. Gjatė pushimit midis pjesės sė parė dhe tė dytė, kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi, ka zbritur nė dhomat e zhveshjeve dhe ka goditur trajnerin e Tiranės, Nevil Dede.
    I menjėhershėm ka qenė reagimi i klubit bardheblu dhe vetė trajnerit Nevil Dede, tė cilėt kanė bėrė kallzim penal pėr tė dyshuarin.

    ARRESTIMI
    Pas kallzimit nga sherbimet e Komisariatit tė Policisė Kavajė u mor masa e arrestit ndaj Kryetarit tė Bashkisė Kavajė shtetasit Elvis Rroshi, 38 vjeē, pėr konsumim e veprave penale “Goditjes pėr shkak tė detyrės”, “Kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė” dhe “Mos bindje ndaj urdhėrit tė punonjėsve tė policisė”.

    Konflikti, sqaron policia, ndodhi gjatė zhvillimit tė ndeshjes sė Superligės Besa -Tirana, ku shtetasi Elvi Rroshi dyshohet se ka qėlluar trajnierin e Tiranės shtetasin Nevil Dede, duke e kėrcėnuar kėtė tė fundit me jetėn.

    Shtetasi Nevil Dede, ka depozituar pranė Komisariatit tė Policisė Kavajė, njė kallzim penal nė ngarkim tė shtetasit Elvis Rroshi.
    Ndėrkohe nė lidhje me kėtė konflikt, i cili ka nisur gjatė pėrfundimit tė pjesės sė parė, janė arrestuar nė kushtet e flagrancės edhe 7 shtetas pėr konsumim tė veprave penale tė “Grumbullimit tė paligjshėm”, “Mos bindje ndaj punonjėsve tė policise”, “Kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė”. Tė arresturit e tjerė mėsohet tė jenė, Abdulla Mersin Tafa, 47 vjeē, banues nė Kavajė, Astrit Vesel Veliu, 40 vjeē, me detyrė shofer pranė Bashkisė Kavajė, Osman Isuf Tabaku, 56 vjeē, Kryeplak, Gazmend Nevruz Demrozi, 38 vjeē, me detyrė Drejtor i Policisė Bashkiake, pranė Bashkisė Kavajė, Shkelqim Abdurraman Nasufi, 28 vjeē, punonjes bashkie, Erjald Sokrat Kostrica 31 vjeē, me detyre elektriēist nė Bashkinė e Kavajės, si dhe Ruzhdi Fejko Aliu, 47 vjeē, banues nė Kavajė.

    Ky ėshtė veprimi i radhės i dhunės qė vjen nga tribuna, teksa njė ditė mė parė ishte njė tjetėr kryebashkiak, ai i Gramshit, qė hyri me makinė nė fushėn e lojės, ndėrkohė qė pohoi me gojėn e tij se do ta vriste gjyqtarin po tė ballafaqohej me tė

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rosh arrestohet, dhunoi trajnerin e Tirane

    Vėzhguesi i FSHF: Pashė Elvis Roshin kur goditi trajnerin e Tiranės nė stadium

    TIRANE-“Kryebashkiaku e qėlloi me shuplakė. Dede s’reagoi fare” .Dhori Prifti, ish-gjyqtari i shquar shqiptar, ka ndėrhyrė dhe mė pas e ka larguar kryebashkiakun e Kavajės, Elvis Roshin, nė momentin qė ky i fundit goditi Nevil Deden. 63-vjeēari ka qenė vėzhguesi i FSHF-sė, i dėrguar pėr ndeshjen e luajtur nė Kavajė tė dielėn. Atij ndoshta nuk i lejohet qė tė japė argumente pėr ecurinė e njė ndeshjeje nė media, por duke qenė se rasti nė fjalė i kaloi pėrmasat sportive dhe kemi tė bėjmė me njė kryebashkiak tė arrestuar, Prifti pranoi qė tė prononcohej pėr “Panorama Sport”, duke sqaruar nė rolin e dėshmitarit tė ngjarjes, atė qė ka ndodhur.
    Z. Prifti, ku ishit ju kur ndodhi incidenti?
    Isha nė korridor. Isha unė ai qė ndėrhyra mes tė dyve dhe u pėrpoqa tė ulja tensionin.
    Ēfarė ndodhi aty?
    Pati tension. Tension i madh dhe i panevojshėm. U ndjeva keq, sepse deri nė atė moment po shijonim njė ndeshje futbolli relativisht tė mirė.
    Si hyri kryebashkiaku Roshi nė ambientet e brendshme?
    Kėtė nuk e kuptova. U interesova pas ndeshjes, por nuk e mora vesh.
    Na sqaroni pak ēfarė ndodhi saktėsisht aty?
    Sapo kishte pėrfunduar pjesa e parė. Lojtarėt dhe arbitrat kishin hyrė nė dhomat e tyre, ndėrkohė qė trajnerėt hynė pak mė vonė. Nė momentin qė Dede po u drejtohej dhomave tė zhveshjes, hynė disa persona, mes tė cilėve edhe Roshi, por qė unė me sinqeritet u them se nuk e njihja. Isha disa metra larg dhe i pashė se u drejtuan vrullshėm drejt Nevil Dedes. Nuk e di nėse e shanė apo e kėrcėnuan. Thjesht u nisa me vrap pėr t’i ndarė dhe pėr t’i qetėsuar.
    Deden e goditėn, apo jo?
    Po, e goditėn me shuplakė. Kėtė e pashė vetė.
    Ju e keni pasqyruar kėtė nė raportin tuaj?
    Po, sigurisht qė e kam pasqyruar. Tė jeni tė bindur se gjithēka pashė unė aty, e kam pasqyruar.
    Tė rikthehemi te ngjarja. Dede si reagoi kur e gjuajti Roshi me shuplakė?
    Nuk reagoi fare. Tė them tė drejtėn, tani qė e kam risjellė disa herė nė mend atė skenė, mua mė la pėrshtypjen e njė njeriu shumė fisnik.
    Nė ē’kuptim?
    Nuk reagoi fare, por nuk ishte as i trembur. Qėndroi serioz, pa folur, pa reaguar fare. Nuk tha asnjė fjalė.
    Po mė pas ēfarė ndodhi?
    U grumbulluan shumė njerėz, si zakonisht, dhe u pėrpoqėm tė largonim ata qė kishin hyrė pa leje.
    Po policia ēfarė bėnte?
    Ndėrhynė edhe ata. Bėnė tė mundur nxjerrjen jashtė tė personave qė kishin hyrė pa leje.
    Sa persona kishin hyrė pa leje?
    Mendoj shtatė ose tetė, por nuk e kam edhe aq tė qartė. Thjesht u hap dera edhe ata vėrshuan menjėherė drejt trajnerit tė Tiranės.
    Njihnit ndonjė nga ata?
    Jo, jo, nuk njihja asnjėrin. Madje as kryetarin e Bashkisė nuk e njohja, mė vonė e mora vesh se kishte qenė ai.
    Pala kavajase pretendon se Nevil Dede ka qenė provokues gjatė pjesės sė parė. E vėrtetė ėshtė kjo?
    Jo, unė nuk mendoj kėshtu. Po e pėrsėris edhe njė herė, Dede u tregua burrė nga fillimi deri nė fund. Madje ishte ai qė ngulmoi qė Tirana tė dilte nė fushė nė pjesėn e dytė, pasi shefi i klubit (Tagani) nuk donte.
    A mund tė jeni pak mė i qartė?
    Pas incidentit, shefi i klubit tė Tiranės (Tagani) nuk dėshironte qė skuadra tė dilte nė fushėn e lojės. Ai pretendonte se ishte cenuar rėndė Tirana dhe nuk donte qė ekipi tė dilte nė fushė. Ndėrkohė, Dede i kėrkoi disa herė se nuk ishte mirė qė tė mos luanin dhe i kėrkoi qė tė mos braktisej ndeshja. Mendoj se nėse u luajt ndeshja, kjo ndodhi edhe prej Dedes.
    Gjatė pėrplasjes sė Roshit me Deden ju pėsuat ndonjė gjė, patėt ndonjė konfrontim me ndonjė person?
    Jo, jo, me asnjė. Thjesht ndėrhyra pėr tė qetėsuar situatėn.
    A ju ka ndodhur ndonjėherė tjetėr tė shikoni skena tė tilla?
    Jo, nuk mė ka ndodhur kjo.
    Sipas jush, pėrse Roshi e sulmoi Deden?
    Nuk di ta them. M’u krijua pėrshtypja sikur kishte ndonjė inat tė vjetėr, por mė pas mora vesh se ata nuk njiheshin fare me njėri-tjetrin. Gjithsesi, nuk mund tė analizoj kėtė, sepse nuk ėshtė njė gjė qė mė pėrket mua.
    Ju thoni se keni pasqyruar gjithēka nė raportin tuaj. Po nėse do ta kishit ditur se kjo ngjarje do tė merrte pėrmasa tė tilla, a do tė kishit bėrė tė njėjtėn gjė?
    Do tė kisha bėrė 100 herė tė njėjtėn gjė. Unė kam bėrė detyrėn time. Kam raportuar atė qė kam parė dhe kam burrėrinė t’ju them se nuk i kam hequr asnjė presje situatės. As kam gėnjyer pėr ndonjė gjė.

    (d.b/GazetaPanorama/BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rosh arrestohet, dhunoi trajnerin e Tirane

    Roshi nė Kavajė, pritet masa e sigurisė. Dede: Keqardhje qė ngjarja mori ngjyra politike

    TIRANE - Pas 48 orėsh nė drejtorinė e Policisė sė Tiranės, Kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi nėn masa tė rrepta sigurie la ambientet e policisė dhe mbėrriti nė Kavajėė pėr seancėn e gjyqit.

    Burime pėr "News24" bėnė tė ditur se Roshi u dėrgua nė Tiranė menjėherė pas pak orėsh kur u shoqėrua nė komisariatin e Kavajės, ditėn e dielė. Para kėtij komisariati tė dielėn u mblodhėn tubime me protestuar qė kėrkuan lirimin e Roshit, ndaj u vendos qė ai tė dėrgohej nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Me 3 automjete policie, Elvis Roshi ėshtė nisur nė Kavajė, ku njė seancė gjyqėsore nė kėtė qytet do pėrcaktojė nėse kryerbashkiaku do tė lirohet me kusht apo do tė qėndrojė nė paraburgim.

    Pas incidentit me trajnerin e ekipit tė futbollit, Tirana, Nevil Dede, dosja e kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi kaloi sot nė Gjykatėn e kėtij qyteti ku kryebashkiaku pritet tė pėrballet me akuzėn e kundėrshtimit dhe mosbindje tė forcave tė rendit.

    Elvis Roshi mbėrrin nė Gjykatėn e Kavajės
    Gjykata e Kavajės pritet tė japė masėn e sigurisė ndaj kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi. Ai u transportua pak ēaste mė parė nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės drejt Gjykatės sė Rrethit Kavajė, ku do tė zhvillohet edhe seanca gjyqėsore e vlerėsimit tė masės sė sigurisė pėr tė.

    Ende nuk dihet se cili do te jetė qėndrimi i Prokurorisė nė kėtė ēėshtje, nėse do tė kėrkojė arrest me burg pėr kryebashkiakun e Kavajės apo hetim nė gjendje tė lirė pėr tė, pas akuzave tė ngritura pėr goditje pėr shkak tė detyrės, si edhe mosbindje tė urdhrit tė policisė.
    Ndėrkohė, qytetarė tė shumtė tė Kavajės po protestojnė para gjykatės, pėr lirimin e Elvis Roshit.

    Dede: Keqardhje qė incidenti mori ngjyra politike
    Trajneri i ekipit tė futbollit tė Tiranės, Nevil Dede nė njė deklaratė pėr media u shpreh se i vjen keq qė incidenti me kryebashkiakun e Kavajės mori ngjyra politike. Dede tha se ai vetėm sa denoncoi rastim, me qėllim qė mos tė pėrsėriteshin incidente tė tilla nė stadiume. Trajneri i Tiranės tha gjithashtu se ekipi i Tiranės nuk e ka nė moral e traditė tė kėrkojė pikėt e skuadrave tė tjera.
    “Klubi i futbollit Tirana nuk e ka nė moral dhe nė traditė tė kėrkojė pikat e ndeshjes me Besėn, pėr tė vetmin fakt sepse brenda fushės u luajt futboll i vėrtetė. Ne denoncojmė fenomenin dhe gjithashtu duam tė jemi tė fundit, e ndėrkohė nėpėrmjet emrit tonė tė madh e tė rėndė nė futbollin shqiptar tė bėjmė ndryshimin e duhur pėr hir tė sportit, investimeve serioze, korrekte dhe tė pastra. Unė personalisht si trajner i Tiranės e quaj kapitull tė mbyllur dhe jo personal. Gjithashtu, mė vjen shumė keq qė ky incident ka marrė ngjyra politike. Mė intereson vetėm ekipi dhe kundėrshtari i radhės Flamurtari. Faleminderit Nevil Dede”

    Rrėfehet kryebashkiaku Roshi: E vėrteta e incidentit nė Kavajė
    "Arrestimi im ka prapavijė politike. E urdhėroi ministri Flamur Noka...”. Elvis Roshi, kreu i Bashkisė sė Kavajės, i cili ndodhet nė qelitė e paraburgimit nė Drejtorinė e Tiranės pas incidentit qė pati me trajnerin e klubit sportiv “Tirana”, Nevil Dede, kėmbėngul se urdhrin pėr arrestimin e tij e dha ministri i Brendshėm dhe se bėhet fjalė pėr njė inskenim politik. Pas njė seance tė gjatė pyetjesh pėrballė prokurorit Ylli Dhimitri nė prani edhe tė avokatit Plarent Ndreca, ku dha versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur nė Stadiumin e Kavajės, kryebashkiaku Roshi vendosi tė rrėfehet nė njė intervistė pėr “GSH”. Pėrmes avokatit, kryebashkiaku Roshi deklaroi se i dėnon aktet e dhunės nė sport dhe se do tė kėrkonte falje nėse do ta kishte goditur Nevil Deden...
    Z.Roshi, pėrse u konfliktuat me trajnerin e klubit sportiv “Tirana”, Nevil Dede?
    Nuk jam konfliktuar fizikisht me trajnerin e “Tiranės”, Nevil Dede. Ka pasur njė veprimtari timen pėr tė qetėsuar situatėn, pasi trajneri bėri njė gjest antisportiv dhe provokues pėr tė gjithė stadiumin.
    Mund tė na thoni pėr ēfarė gjesti bėhet fjalė?
    Ngriti grushtin si simbol komunist, pėr tė nėnkuptuar se qyteti i Kavajės ėshtė qytet komunist.
    Pėrmes avokatit, jeni shprehur mbrėmjen e kaluar se urdhrin pėr arrestimin tuaj e ka dhėnė ministri i Brendshėm, Flamur Noka. Nga niseni qė bėni njė deklaratė tė tillė?
    Kam qenė prezent nė sherrin qė ka bėrė shefi i Komisariatit, Urim Rexhepi me ministrin e Brendshėm Noka, i cili i ka kėrkuar drejtpėrdrejt arrestimin tim.
    Deri nė atė moment kam qenė i lirė, nė zyrėn e shefit tė Komisariatit duke shpjeguar ngjarjen, pasi jam paraqitur me vullnetin tim tė plotė pėr tė dhėnė versionin tim pėr ngjarjen, pasi mėsova se ndaj meje ishte bėrė njė kallėzim.
    A ka prapavijė politike arrestimi juaj?
    Nisur nga ky fakt qė sapo thashė, duket qartė qė ka njė nxitje politike. Veprimet e policisė nuk kanė spunto ligjore, por kanė shfrytėzuar njė situatė tė stisur pėr tė diskretituar figurėn time, si kryebashkiak i Kavajės dhe si njė nga kryebashkiakėt mė tė suksesshėm tė vitit tė kaluar.
    Mendoni se trajneri Nevil Dede ėshtė pėrdorur nga policia pėr tė bėrė denoncim ndaj jush, sikurse deklaroi dhe avokati juaj?
    Nga analizimi qė u bėhet gjithė veprimtarisė sė policisė dhe informacioneve qė vijnė nga dėshmitarė okularė, duket qė trajneri i “Tiranės” ėshtė pėrdorur nga policia pėr tė plotėsuar skenarin e hartuar po nga ata.
    Cili ėshtė qėndrimi juaj lidhur me aktet e dhunės nė futbollin shqiptar, qė pėr fat tė keq kanė qenė tė shumta?
    Sigurisht qė janė vepra tė dėnueshme dhe arsyeja pėrse unė zbrita te lojtarėt dhe u pėrpoqa tė qetėsoja situatėn, ishte gjesti antisportiv i njė trajneri tė njė klubi tė mirėnjohur, gjet ky i papranueshėm nė ambientet sportive, e pėr mė tepėr i bėrė nga njė drejtues i njė ekipi me emėr dhe histori nė futbollin shqiptar.
    Kryesocialisti Edi Rama reagoi nė rrjetin social “Twitter”, ku pasi dėnoi rėndė arrestimin, u shpreh se ju duhet tė kėrkoni falje nėse e keni goditur trajnerin. Do ta bėnit njė gjest tė tillė?
    Sigurisht qė do e bėja nė rast se do ta kisha goditur Nevil Deden. Por pėr sa kohė nuk ka ndodhur njė gjė e tillė, nuk kam sesi tė kėrkoj falje, pasi nuk e kam kryer njė gjest tė tillė. (Intervista nga Klodiana Lala, GazetaShqiptare)

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rosh arrestohet, dhunoi trajnerin e Tirane

    Reagon Rama: Nėse ėshtė grindur me duar Roshi duhet tė kėrkojė ndjesė publikisht

    Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama ka reaguar lidhur me konfliktin mes Kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės dhe Tranierit tė Tiranės. Nė blogun e tij edi ramaRama shprehet se Kryetari i Bashkisė duhet ti kėrkojė falje publike skuadrės mike. ” S’ka pikė dyshimi se nėqoftėse Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajes, ėshtė grindur me duar pas ndeshjes me Nevil Dedėn, trainerin e Tiranės, kjo ėshtė e pajustifikueshme. Njė personi publik, aq mė tepėr njė qytetari tė parė, nuk i lejohet tė sillet si njė tifoz i dalė duarsh prej etheve tė njė ndeshjeje. Gjithnjė nėse kėshtu ka ndodhur, qytetari i parė i Kavajės duhet t’i kėrkojė ndjesė publikisht skuadrės mike dhe vetė publikut. Fatkeqėsisht lajthitje tė kėsaj natyre janė bėrė tė herėpashershme nė stadiumet tona dhe ndjesa publike e Elvis Roshit do tė ishte njė hap i duhur, drejt ndryshimit tė domosdoshėm tė klimės ku luhet futbolli nė Shqipėri, ” shkruan Rama. Por kreu i opozitės e ka cilėsuar tė pa tolerueshme sjellja brutale tė policisė me kryebashkiakun e Kavajes! “Njė dyndje trupash policore pėrfshirė edhe forcat speciale qė u turrėn masivisht nga Tirana drejt Kavajės, me njė zell qe s’e tregojnė as kur krimi sharron me plumba komisarėt. Reagim policor me epsh politik pėr tė goditur publikisht njė kundėrshtar, i cili i ėshtė bėrė hale nė sy pushtetit qyshse pėrzuri me votėn e popullit Sali Berishen nga bastioni i prapambetjes njezetvjeēare. E sikur tė mos mjaftonte rrethimi me mure policėsh i komisariatit ku Elvis Roshi kishte shkuar krejt normalisht me kėmbet e veta, RENEA godet e gjakos njerėz tė mbledhur aty spontanisht pėr tė pritur kryebashkiakun. i cili merret nė Tiranė dhe mbahet nė polici tėrė natėn nė shkelje tė gjithė procedurave ligjore, ndėrkohė qė nė Durrės ndodh njė vrasje e radhės nė rrugėt e qytetit dhe e gjithė policia, me nė krye ministrin, merret me gjahun politik nė Kavajė. Fakti qė kryebashkiaku mbahet ende nė polici ėshtė vetėdiskreditues pėr qėllimin politik tė kėtij operacioni skandaloz,” vazhdon mė tej Rama. Sipas tij s’ka mundėsi ta justifikosh Elvis Roshin nėse ka zbritur nė dhomėn e zhveshjes sė skuadrės mike, pėr t’u kapur me Nevil Deden pas ēfarėdo provokimi publik qė mund tė ketė bėrė ky i fundit. “Por ėshtė jashtėzakonisht e rėndė pėr shtetin e shoqėrinė qė lufta politike ta degjenerojė deri nė kėtė fare feje misionin dhe funksionin e Policisė sė Shtetit. E cila duke u turrur qorrazi pas Elvis Roshit pa asnjė arsye qė lidhet me ligjin e me rolin e saj, na ka dhėnė provėn e humbjes sė toruas sė pushtetit nė rrugėn drejt humbjes sė pashmangshme tė 23 qershorit. Nė Kavajė dhe nė gjithė Shqipėrinė,” mbyll reagimin Rama.

    MAPO

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rosh arrestohet, dhunoi trajnerin e Tirane

    Gjykata e Kavajės liron kryebashkiakun, Roshi

    TIRANE- Gjykata e Kavajės e ka cilėsuar tė paligjshėm arrestimin nė flagrancė tė kreut tė Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi duke e lėnė atė tė lirė.

    Dhjetra qytetarė tė Kavajės, mbėshtetės tė kryebashkiakut Roshi janė mbledhur prej minutash para gjykatės, ku presin tė pėrshėndesin lirimin e tij.

    Ndėrkohė Prokuoria kishte kėrkuar masėn e sigurisė detyrim paraqitje pėr kreun e Bashkisė Kavajė, Elvis Roshi.

    Roshi eshte transportuar nga dhoma e shoqerimit ne policine e Tiranes per ne drejtim te qytetit te Kavajes, nen masa te rrepta sigurie.

    Kryebashkiaku ka qene i arrestuar prej dites se diele, pas denoncimit te bere nga trajneri i ekipit te Tiranes, Nevil Dede per dhune dhe kercenim ndaj tij.

    Nje dite me pare, avokati i kryebashkiakut tė Kavajės ka kėrkuar qė Prokuroria tė lirojė klientin e tij pa humbur kohė.

    Me anė tė njė letre drejtuar prokurorit tė Kavajės Besnik Muēi dhe prokurorit tė Pėrgjithshėm Adriatik Llalla, mbrojtėsi ligjor i Elvis Roshit e cilėsoi arrestimin tė paligjshėm.

    “Arrestimi ėshtė kryer jo vetėm nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut, por oficeri i Policisė Gjyqėsore ka shkelur ligjin kur ka plotėsuar nė procesverbal se kryebashkiaku i Kavajės ėshtė arrestuar nė kushtet e flagrancės”, shkruan avokati nė letrėn dėrguar Prokurorisė. Ai thekson se Roshi ka shkuar vetė nė komisariat pėr tė dhėnė shpjegime nė lidhje me ngjarjen.

    Burimi: Panorama

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rosh arrestohet, dhunoi trajnerin e Tirane

    Ky pra eshte programi aq shume i reklamuar i PS, Per Rilindje te Sportit dhe Rilindje Kombetare.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •