Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Shperthimi i Vjoses

    now here we go...po mendoja qe mos te vija shume nga poezite e mia ne kete forum per motive te ndryshme,,,para disa kohesh kam pat nje problem me dike qe kishte postuar disa nga poezite e mia si te tijat,,,dhe sdiskutohet inati dhe dhimbja me beri ta coja kete pune deri ne fund dhe get back my poetries,,,thx God ato ishin te botuara dhe u besua lehte se ishin te miat...nejse i hope u engoy keto qe do shkruajt sot...


    Kur


    Kur ne sy te te shikoj
    dua qe lotet me puthje te mi rrembesh
    kur trupin te me prekesh ngadale
    dua qe ne zemer te ndjesh

    Kur floket ti tela kitare
    mbi gjoksin tend do tendosen ngadale
    ateher do te peshperis "te dua"
    ateher do peshperis mijra fjale

    Kur ne sy te me puthesh
    dhe buzet te me lendosh ngadale
    ateher un do te qendroj e heshtur
    ateher nuk do te kem me fjale

    Se zemra do flasi pa mbarim
    dhe fjalet do jene plot kuptim
    ne shpirt do te kete dicka si perkushtim
    dhe ne do kuptojme se jetojme per nje qellim

    PER NJE NDJENJE QE NE NA AFRON
    PER DY BUZE QE MEZI DUROJNE
    PER DY SY QE KAQ THELLE VESHTROJNE
    YES,,, TE DASHUROJME NE JETOJME



    Me Fal Qe Te Dua


    Me fal qe te dua kaq shume
    me fal qe ne zemer te lendoj
    me fal por eshte teper vone
    nuk mundem un ty te harroj

    Me fal qe te bera pa dashur
    per mua pa qellim te mendosh
    me fal qe te bera per mua
    poezi me dhimbje te krijosh

    Me fal por njeriu prandaj vuan
    te dashuroje nje njeri si TI
    ti thaje lotet pa kaluar qerpikun
    dhe kur te prek buzet te QUHET DASHURI

    Me fal por nuk te them dot te dua
    nuk dua me puthje nga ty
    ato jane vec dhimbje per zemren
    ato me bejne te ndihem NJERI

    Por un njeri nuk dua me te jem
    nuk dua un me te flas per dashurine
    sepse ti me nxore nga zemra
    pa ty jeta ime s'ka kuptim

    Me fal qe prap po te lendoj
    me fal qe PERJETE DO TE DUA
    me fal por nuk e di si i behet
    me nje njeri te c'mendur si mua

    E c;mendur se te tjeret i dua si veten
    e c'mendur se tregoj te verteten
    e c'mendur se jam e sinqerte
    se ty te dua me shume se nje jete

    Me fal per te metat e mia
    me fal qe te dhashe nje shekull dashuri
    por jeta i ka keto padrejtesi
    jeta me solli tek TI

    Dhe ti si nje qenie e pafaj
    si nje engjell me zemer te vrare
    ti ke dicka te vecante
    ti ke shume lote te pathare

    Me vjen keq qe un nuk arrita
    te te kthej buzeqeshjen perseri
    ashtu sic ti ma ktheve mua
    DHE ME BERE TE NDIHEM NJERI


    Sa Me Pelqen Jeta Kur...


    Ne naten e heshtur
    ne endrrat pa mbarim
    kerkoja vec nje emer
    flisja per dashurine

    Kerkoja nje prekje
    ndoshta dhe nje kuptim
    vall si t'ja ve un emrin
    vuajtjes ne shpirtin tim?

    Vall si ta quaj kete enderr
    po ndjenja c'emer ka?
    PO VALLE SYTE E BUKUR
    DO MUNDEM ME TI PA???

    Do mundem vall ne zemer
    te te hyj ngadale
    qe dhe un te kuptoje
    c'eshte dashuri e pare??

    Do mundem vall nje emer
    ketij shpirtit t'ja kushtoj
    qe dhe pastaj te them
    o Zot te dashuroj?

    Pastaj do them ngadale
    ne endrra un besoj
    ndoshta dhe vec me sy
    Jete do te dhuroje

    Nje jete plot me mall
    me lule plot arome
    nje jete qe kurre s'do shuhet
    nga dashuria tone

    SE JETA ESHTE VEC LULE
    SI YJET ME SHKELQIM
    ASHTU SI ZEMRAT TONA
    DO RUAJN DASHURINE

    SA ME PELQEN KJO JETE
    KUR TI ME DASHURON
    SA ME PELQEJNE LULET
    KUR JAN PLOT AROME!?


    Ti...MOJ!!


    Si nje antike e vjeter
    e heshtur qendron mbi murin tim
    si MonaLiza e Da Vincit
    e bukur, e fresket, pa dyshim

    Ti i fale jetes nje enderr
    ti i fale shpirtit nje brenge
    nje dashuri te pafajshme
    qe plaget ju hapen ne terr

    Nje skulpture qendron ne mes
    midis territ dhe ferrit pa shprese
    Aty qendron e varur e perhere TI
    Ti qe padashur me le te vuaja nje fatkeqsi

    Nje fatkeqsi qe se meritoja
    MOJ E BUKURA TI
    qe me iluzjon te tepert
    vrave shume dashuri.



    Te pata Thene

    Te pata thene dikur
    se rruget nje dite do ndahen
    do ndahesh dhe Ti nga Un

    Do ndahet gjithcka
    qe eshte reale ne kete bote
    do ndahet gjithcka
    qe se fshehim dot

    Si mund ta fshehim dhimbjen
    nga nje cast gezimi?
    si mund ta kuptoj un
    qe ti je i imi???

    SI mund ta fal heshtjen
    kur pas saj fshihet nje gabim
    dhe nje dite te me thuash
    nuk ishim per njeri-tjetrin shpirti im!!!

    AH KJO DYNJA
    ESHTE KRIJUAR ME RROTA
    NJEHER LUMTUROHESH
    NJEHER TE DHEMB KOKA
    LuM i RrEmByEr

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    NESE

    Kjo poezi ka marre cmimin e pare ne revisten shqiptare

    Nese

    Nese ti do te me gjesh
    me kerko atje
    te braktisur te mjere
    mes qiellit me re

    Nese rruges se gjate
    do te ndeshesh nje shpirt te vrare
    mos e shif me sy te shtrembert
    por i thuaj dy fjale

    I thuaj nese te mban mend
    e nese vuan per ty
    pyete dhe per zemren
    qe dashuroi dy syte blu

    E nese ajo duket e ftohte
    e syte s'kane me shkelqim
    e ke fajin ti
    qe u talle me dashurine!!!



    SOS

    Mos qaj kur te ndjesh dhimbje
    e shpirti te ndjej vetmi
    Mos qesh kur gezimi te pushton
    e fati te lumturon

    Mos hesht kur s'di te falesh
    e mos fal
    nese s'hesht dot

    Mos u trishto kur jeta te braktis
    mos degjo kur te thone "beso"
    Mos dashuro nese s'te dashurojne

    sos jeto castin
    SHPRESO...


    Dy Fjale

    Ti erdhe i ftohte drejt meje
    dhe peshperite dy fjale me nxitim
    per nje moment ndjeva se zemra u be akull
    DHE SHPIRTI FILLOI TE QAJE ME NGASHERIM!!!


    Mos kerko

    Me kerkon te te them
    ate qe se ndjej
    kerkon prej meje
    te them nje genjeshter

    Kerkon dicka absurde
    ate qe zemra e urren
    ate qe shpirti me jehone e con larg
    ate qe ty do te vinte tharte ta degjoje me nje ''JO''

    ATE KURRE TJETRIT MOS JA KERKO!!!



    Laokonti

    E veshtroje e me ngjan me nje hije
    e heshtjen se le ta pushtoje
    e veshtroje e thelle ndjej nje enigme
    qe koha mes shekujsh e krijoi

    Brenda tij ekziston nje qenie
    nje shpirt qe fal e degjon
    nje zemer qe pret e dashuron
    mes dhimbjesh qan e mallkon...


    Per ty mik i vjeter

    Kaluan vitet ngadale
    ky malli ah po me verbon
    mes ecjesh ende te ndjej TY
    mes zerash zerin tend degjoj

    AH me kumbon nje fjale e vjeter
    nje dore mbi sup e perqafuar
    nje thenie kaq e fresket sot
    AH MIKU IM S"TE KAM HARRUAR

    Ti endesh sot midis kujtimesh
    ke vendin tend ne nje ditar
    me mallin tend un sot po shkruaj
    me lot ne sy te them me fal

    Ah sa vite do kalojne
    perhere tek un do ngelesh TI
    per ndjenjen qe s;ta shpreha dot
    do te kujtoj me nostalgji>>>

    Asfaltet

    Naten asfaltet me kujtohen
    dhe TI
    ato jane mbushur me pluhur
    dhe TI me dashuri

    Asfaltet jane qull
    se bie shi
    Ti mes shiut qendron
    dhe thur poezi

    Oh u lodha kaq per sot,,,do me duheshin muaj ti shkruaja te gjitha poezite e mia ketu,,, dhe do me duhej te me binte llotaria ti botoja te gjitha JK
    LuM i RrEmByEr

Tema tė Ngjashme

  1. Policia zbardh vrasjen mafioze nė Tiranė tė Vajdin Lamaj
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 15-10-2024, 16:19
  2. Incidentet e fushates elektorale ne Shqiperi
    Nga shkodra13 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 09-09-2022, 10:13
  3. Shpėrthim me tritol nė njė lokal tė Tiranės
    Nga Flori nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 17-02-2007, 13:52
  4. Shperthimi Formave!-
    Nga Pyes_Lotin nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-08-2004, 07:48
  5. Shqiptarėt dhe shpėrthimi demografik.
    Nga Frasheri nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-05-2004, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •