Hanefitë
Sipas hanefive, është e ndaluar për një mashkull që ta rruajë mjekrën e tij.
Sa i përket shkurtimit të saj më pak se një grusht, siq është vepruar nga disa njerëz në Perëndim, askush nuk e ka lejuar këtë.
Kurse sa i përket rruajtjes së saj tërësisht, ky është veprim i qifutëve indianë dhe i magjistarëve persianë.
Ibn Abidini (njëri prej dijetarëve të mëdhenj të medhhebit hanefi) ka thënë: “Eshtë e ndaluar për një mashkull që ta rruajë mjekren e tij”.
Kur është pyetur: “A lejohet rruajtja e mjekrës?” , ai ka thënë: “Nuk lejohet rruajta e mjekrës. I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shkurtoni mustaqet dhe lini mjekrat.” Ky urdhër i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) është i qartë: duhen shkurtuar mustaqet dhe duhet lënë mjekra, nuk duhet ta rruajmë atë.”
Këtë mund ta gjeni edhe në shumë libra të medhhebit hanefi, si për shembull:
“Fet,h el kadir” (shih Sherh feh,t el kadir ala el hidaje 2/348),
“Sherh ez-zejlaijj alel kenz” (shih Bahr er-raik sherh kenz ed-dekaik/280).
Kurse sa i përket shkurtimit të mjekrës nën një grusht, janë dy mendime në medhhebin hanefi:
1. Nuk lejohet shkurtimi i saj (shih Durer El Muhtar).
2. Duhet të shkurtohet ajo që është më shumë se një grusht (shih En-Nihaje).
Malikitë
Ed-Desuki në librin e tij, "El Hashije ala sherh halil" , ka thënë: "Ndalohet për meshkujt rruajtja e mjekrës apo e mustaqeve, kurse ai që bën një gjë të tillë duhet edukuar (me rrahje apo diqka tjetër)."
Ka thënë Kurtubiu: "Nuk lejohet rruajtja e mjekrës, ndukja e saj dhe as shkurtimi i saj."
Ibn Abd el-Berri ka thënë: "Eshtë e ndaluar të rruhet mjekra dhe nuk vepron kështu askush përveq meshkujve të femëruar."
Hattabi në librin e tij, "Sherh el muhtesar" , ka thënë: "Rruajtja e mjekrës nuk është e lejuar". Të njëjtën gjë ka thënë edhe Ebul Haseni në "Sherh er-risale".
El-Adui ka thënë: " Eshtë transmetuar prej Malikut, se ai e ka ndaluar rruajtjen e gjithqkaje përfund nofullave, derisa ka thënë: "Eshtë prej veprimeve të magjistarëve." Dhe është e ndaluar të largohen qimet e mjekrës."
Shafitë
Sa u përket shafive, Imam Esh-Shafiu në librin e tij, "El Umm" , ka theksuar se rruajtja e mjekrës është e ndaluar.
Po ashtu, El-Athrui ka thënë: "Qëndrimi i saktë është se rruajtja e tërësishme e mjekrës është e ndaluar, nëse njeriu nuk ka probleme (mjekësore) me të."
Dijetari i njohur, Ebu Shame (Allahu e mëshiroftë), ka thënë: " Më kanë njoftuar për një popull njerëzit e të cilit i rruanin mjekrat e tyre. Kjo vepër është më e madhe sesa vepra e mexhusëve, të cilët i shkurtonin mjekrat e tyre.“
Hanbelitë
Hanbelitë pajtohen pa përjashtim se rruajtja e mjekrës është e ndaluar.
Ibn Tejmije ka thënë: “Eshtë e ndaluar rruajtja e mjekrës.“
Es-Saffarini ka thënë: “Eshtë unanime në medhhebin tonë se rruajtja e mjekrës është e ndaluar.“
O vëlla i nderuar !
O ti që po e rruan mjekrën, pendohu tek Allahu i Lartësuar për këtë veprim dhe lëre mjekrën ashtu siq ta ka krijuar Allahu i Lartësuar, pasoje urdhrin e të Dërguarit ( salallahu aleji ue selem), i cili të ka urdhërur që të lësh mjekër, që të mos bëhet ajo shkak që ti të dënohesh në Ditën e Gjykimit.
O vëlla, je duke i respektuar urdhrat e Allahut për namaz, agjërim, zekat dhe obligimet të tjera, por qfarë po të ndalon që të respektosh edhe urdhrin e Tij pë ta lënë mjekrën? Ai që të ka urdhëruar për namaz dhe agjërim, të ka urdhëruar edhe për lënien e mjekrës, pra pse po bën dallime në urdhrat e Tij ? Ku është imani yt, ku është sinqeriteti yt në raport me Allahun e Lartësuar, ku është nënshtrimi yt ndaj urdhrave të Allahut ? Dhe së fundi, ku është dashuria jote ndaj Muhamedit (salallahu aleji ue selem)?
Allahu i Lartësuar i ka nënqmuar ata të cilët veprojnë kështu ku Allahu azzevexhel thotë:
“A e besoni një pjesë të librit e tjetrën e mohoni? c'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është I pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.” (El Bekare,85)
Pra, o vëlla, mos u bëj prej atyre që i ka nënqmuar Allahu azzevexhel dhe të jesh në mesin e atyre që e praktikojnë një pjesë të librit, kurse tjetrën nuk e praktikojnë. Bëhu prej atyre që u nënshtrohen urdhrave të Allahut të Lartësuar, që të shpëtosh në dynja dhe në ahiret.
Krijoni Kontakt