Nė vitin 1502 njė i huaj, Feliks Petani, i referohet Dibrės (Dibri) si qytet me shumė banorė, dhe n\'atė kohė ajo njihej si njė qendėr e rėndėsishme qytetare. Gjeografi osman Haxhi Kallfa thotė se shtrihet ndėrmjet qyteteve tė Ohrit, Kėrēovės e Tetovės, dhe cakun e “Dibrit”, sipas tij, e ven 17 ditė larg nga Stambolli. Pukėvili, tre shekuj mė vonė, na bėn me dije se ndryshe nga mjaft qytete tė tjerė, elementi sllav aty mungonte fare. Pėr francezin tjetėr Ami Bue, populli i Dibrės ėshtė “i vyeshėm”, me vlera.

Dibrėn e Madhe, pėr ndėrtesat e bukura tė ndėrtuara nga duart e mjeshtėrve vendės, njė arkitekt i huaj e cilėsonte "Stambolli i Vogėl"…

Termin fisnikėri ne do ta pėrdorim nė dy kuptime: - sė pari, duke pasur parasysh me tė njė klasė apo mė mirė tė themi njė shtresė tė caktuar shoqėrore tė mesjetės sė zgjatur feudale shqiptare; - dhe sė dyti, nė kuptimin e fisnikėrisė si njė virtyt moral qė ka karakterizuar Dibrėn si qytet e krahinė, dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi tė kėsaj treve, gjithashtu dhe shtresėn e fisme, elitėn fisnike tė qytetit dhe tė nėntė maleve tė kėtyre anėve.



Fisnikėria si elitė shoqėrore


Natyrisht prezenca e fisnikėrisė nuk ėshtė njė fenomen thjesht shqiptar nė mesjetė, por mbareuropian e mė gjerė botėror. Fisnikėria apo klasa drejtuese, kjo shtresė e shoqėrisė shqiptare tė mesjetės, pėrfshi dhe atė tė njė regjioni tė caktuar, Dibrės, nuk binte mė poshtė se ajo europiane, ose mė mirė tė themi nuk dallohej aspak nga ajo, ishte nė tė njėjtat parametra, bile duke marrė parasysh qė ishte pjesė e aristokracisė sė Perandorisė Bizantine, e cila arriti majat e njė qytetėrimi tė shkėlqyer nė kulmet e saj; nė shumė drejtime ia kalonte asaj europiano-perėndimore.

Kjo situatė vazhdoi edhe nė shekujt osmanė. Ndėrroi vetėm feja. Fisnikėria dibrane nuk i ka lėnė asgjė mangut asaj europiane, nė sjelljen e saj mondane, nė mikpritje, nė veshje, nė maniera, nė pushimet e saj, nė luksin e saj etj. Familjet princėrore shqiptare tė mesjetės ishin lidhur direkt me oborrin bizantin dhe oborret mė tė shquar mbretėrorė tė Europės perėndimore e qendrore, si me lidhjet martesore, dinastike, jepnin e merrnin vajza me Francėn, Spanjėn, Italinė, Gjermaninė, Austrinė, Hungarinė, pa folur nė Bizant. Njė pjesė e tyre, si Arianitėt etj., kishin lidhje direkte me oborrin perandorak bizantin.

Rrėnja e atij regjioni tė sotėm qė quhet Maqedoni, e qė dje ėshtė quajtur Vilajet i Manastirit, plus minus kėto apo ato territore sipas ndryshimeve administrative tė kohėve tė ndryshme, ėshtė ajo qė quhet Dibėr e Madhe dhe Dibėr e Vogėl (pra dy Dibrat), dhe rrėnja e Dibrave ėshtė fisnikėria dibrane, apo ajo qė do ta quaja dinastia, familja e madhe fisnike Gropaj, sipas emrit tė fshatit nga rridhte, apo Ēoku (Qoku) sipas mbiemrit tė origjinės.

Familja princėrore e Gropajve (apo Ēokėve, e njėjta gjė) del qė nė vitin e largėt 1218 (tetė shekuj pėrpara) nė histori. Kėtė e kemi nga njė dokument i zbuluar nga Akademia e Shkencave e Berlinit, qė flet pėr tė dhe njė nga prekursorėt e saj sevasti Andrea Gropa. (Titull i njė ofiqari bizantin qė vjen menjėherė pas perandorit).

Rreth gjashtė dekada mė vonė del prapė njė Pal Gropa nė vitiet 1272-1273 nė tratativa me Anzhuinėt, i cili flet jo vetėm nė emėr tė vet, por nė krye tė njė grupi bujarėsh shqiptarė. Andrea Gropa tjetėr mė pas do tė jetė dhėndėrr i Andrea Muzakės, i dinastisė tjetėr princėrore fqinje me ta, dhe sė bashku do tė mundnin Marko Kralin, njeri i mbretit serb Stefan Dushanit, dhe princi Muzakaj do tu bashkojė zotėrimeve tė veta Kosturin, ndėrsa princi Gropaj do tu bashkojė feudeve tė veta qytetin e Ohrit. Kjo nė mesin e shekullit XIV.

Stefan Dushani do ta linte kokėn e vet duke kaluar lumin Devoll, zotėrim i Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt, dy familje tė fuqishme feudale tė Shqipėrisė lindore do tė hynin nė histori si armiq tė betuar tradicionalė tė serbėve, si antiserbė tė deklaruar.

Mė 1389, nė krah tė Teodor Korona Muzakės, do tė luftonte dhe njė fisnik Gropaj nė betejėn e famshme tė Kosovės, tė kolacionit ballkanik kundėr invadorėve osmanė. Kėshtu do t\'i shohim krah pėr krah Muzakajt e Gropajt nė histori tė pandarė nga njėri-tjetri. Zaharia Gropa do tė ishte, si tė thuash, nė periudhėn skėnderbejane, mesin e shekullit XV, ministėr i jashtėm i kryetrimit Skėnderbe, do tė shkonte me misione tė caktuara nė Itali, Romė, Venedik, Raguzė, dhe do tė dallohej jo vetėm si diplomat, por do tė ishte njė ndėr dy gjeneralėt mė tė shquar tė tij nė betejat pėr 25 vjet rrjesht me osmanllinjtė.

Gropajt kanė qenė suzerenė tė Patriarkanės sė Ohrit, pėrsa kohė ekzistoi ajo deri nė vitin 1767, kur ajo u mbyll nga Patriarkana e Madhe e Kostandinopojės. Patriarkana e Ohrit ka qenė nėn mbrojtjen dhe kontrollin e tyre, dhe nė shumicėn e saj patrikėt e saj kanė qenė tė gjakut shqiptar.

Pas vdekjes sė Skėnderbeut, me Gropajt u pėrsėrit ajo qė u ndodhi gjithė princėrve shqiptarė. Njė pjesė e mirė kaluan detin dhe u vendosėn nė Italinė e Jugut. Gjurmė tė fisnikėve Gropaj gjejmė nė njė fshat arbėresh midis Brindisit e Barit, nė Monteēiljone, ku ēdo vit bėhet festivali e parada me veshjet e fisnikėrisė shqiptare, si tė Vrana Kontit, Muzakajve, Gropajve e tė tjerė. I gjithė fshati, dhe ndonjė fshat arbėresh pėrreth, e mban veten se ka prejardhje fisnike. Njė pjesė u islamizuan dhe ruajtėn pronat, u bėnė pashallarė nė Ohėr, Dibėr, Strugė etj. Nė fillim pėrdorėn fenomenin e laramanisė, si kriptokristianė, dhe mė pas u islamizuan plotėsisht, por si besimtarė tė sektit bektashi. Nuk ėshtė e rastit qė Dibra dhe krahina pėrreth ka pothuajse barabar, nė mos mė tepėr, teqe se sa xhami. Nuk ėshtė e rastit pėrhapja e bektashizmit nė kėtė shkallė nė zonėn e Dibrės.

Njė krah i Gropajve apo Ēokėve vazhdoi nė kryeqytetin e Perandorisė Osmane, aty ku vendosej fati i ēdo gjėje, edhe i pronave tė tyre, apo dhe i tėrė Perandorisė. Nuk ėshtė e rastit qė nė shekullin XVI nė Perėndim gjejmė njė Papė i mbiquajtur Papa Ēoka (apo Ēoku), dhe po nė kėtė shekull, nė apogjeun e supershtetit osman, gjejmė njė kryeministėr me origjinė nga bejlerėt e pashallarėt e Ohrit, Halil Pashė Ohri. Kjo familje princėrore i mbijetoi kohėrave si nė Lindje ashtu dhe nė Perėndim. Nė vitet \'40, \'50, \'60 tė shekullit XIX Iljaz Pashė Dibra (Ēoku-Gropaj) pėrmendet si hero kombėtar i shqiptarėve. Dibrės i ra pėr risk tė luftojė kundėr tė gjithė fqinjėve grabitqarė, edhe bullgarė nė lindje, edhe nė verilindje nė Toplicė, Nish, kundėr serbėve, edhe nė Thesali e Selanik kundėr grekėve, por edhe kundėr malazezėve.

Njė nga ato qė ėshtė nė linjė direkte, nė vijimėsi, ėshtė fisi nė fillim me mbiemrin Beqiri, e pastaj i shndėrruar nė Hajdaraga, nga familjet e parėsisė sė Dibrės. Po nga Ēokėt rrjedhin dhe kėto katėr oxhaqe tė Dibrės: Nė Dibėr tė Madhe ishte shtėpia e Hoxhollit; nė Dibėr tė Poshtme ishin tre oxhaqe: ai i Agollėve nė Dohoshisht, ai i Karahasanit nė Brezhdan, dhe ai i Xhilagės nė Deshat. Nė shpalljen e Pavarėsisė mė 1912 Ohrin e Strugėn i pėrfaqėsuan Gropajt, Zyhdi Ohri (Ēoku) dhe Xhemal Ohri (Ēoku), bejlerė tė Ohrit, fis i Hamdi Ohrit, si dhe Mustafa Barotēia. Nė krah tė Ismail Qemalit qenė dy fisnikė dibranė. Dy nėnkryetarėt e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės ishin Vehbi Agolli (Dibra) dhe Dom Nikollė Kaēorri, njėri hoxhė e tjetri prift, por tė dy atdhetarė tė kulluar. I pari nga oxhaku i Agollėve, rrjedhimisht, siē e kemi thėnė mė sipėr, prapė ishin me rrėnjė Ēoku (Gropaj). Ai u zgjodh kryetar i Pleqėsisė (Senatit) nė Kuvendin e Vlorės. Pra, nė Pavarėsi ishin oxhakėt e Shqipėrisė qė pėrfaqėsonin popullin shqiptar. Ismail Qemali (Vlorajt), Murat Toptani (Toptanėt, Topiajt), Zyhdi e Xhemal Ohri (Ēoku), Vehbi Agolli (Ēoku), Mithat Frashėri (Frashėrllinjtė, Dukollarėt), etj. etj. Kongresi i Triestes mė 1913, ku mori pjesė dhe njė Faik Konicė etj. figura eminente atdhetare, ishte vepėr veē tė tjerėve e atdhetarit Hamdi Ohri.

Nė tė njėjtėn rrugė eci dhe i fundmi fisnik Gropaj. Nė gjurmė tė derės sė vet fisnike ishte Mentor Ēoku, djali i Hamdi Ohrit, qė nė Asamblenė Kombėtare tė vitit 1943, ku ishte deputet i Strugės, deklaroi burrėrisht se Shqipėria nuk e pranon pushtimin fashist. Ishte ideali kombėtar qė nė vitin 1944, nė kohėn e gjermanėve, kur kėta u prishėn me bullgarėt dhe vendlindja e tij Ohri mbeti pa zot pėr pesė ditė rrjesht, e shtyu tė fusė 10 vetė tė armatosur tė veshur me kostum kombėtar e qeleshe tė bardha, tė ngrenė flamurin shqiptar kuq e zi me shkabėn dykrenore, pėr tė treguar se Ohri ėshtė shqiptar, ėshtė Shqipėri. Pėr kėtė ideal fisnik gjatė luftės ai mori dy plagė nė trupin e tij. Ishte po ky ideal qė mė 1991, sikurse i ati tetė dekada mė parė mė 1913, tė bėjė nė Trieste me inisiativėn e vet takimin Berisha-Nano, pėr tė biseduar e gjetur "gjuhėn" midis tyre nė emėr tė sė ardhmes sė Shqipėrisė…



Zotnillėku i dibranve


Fisnikėria si virtyt moral shpaloset nė disa plane:

Sė pari, si njė sjellje e caktuar, qė do ta pėrfshija nė fjalėn “zotnillėk” apo “xhentėlmen”.

Sė dyti, fisnikėrinė unė do ta kuptoja nė zakonin e mikpritjes.

Sė treti, me fisnikėri unė do tė kuptoja njerėzit mirėbėrės, bujarė.

Sė katėrti, si njė ndikim, si njė autoritet moral, shpirtėror.

Sė pesti, si burrni.

Sė gjashti, njė ballafaqim me vėshtirėsitė e jetės, si guxim, si trimėri.

Sė shtati, nė kuptimin e virtytit, edhe si pastėrti morale.

Sė teti, mbajtjen e fjalės sė dhėnė, besėn. Dibrani e ka tė rėndė dhėnien e fjalės, por kur e jep nuk e tradhėton besėn.

Sė nėnti, dhe sė fundmi, do tė kuptoja zgjuarsinė, inteligjencėn, menēurinė, dhe ky ėshtė njė element thelbėsor i saj.

Unė do tė ndalem vetėm nė njė aspekt tė saj, nė atė si “menēuri”.

Ėshtė e famshme menēuria dibrane, po dhe ajo qė quhet “alegoria dibrane”. Unė po u pėrmend dy profesorė tė saj, filozofin popullor Dine Hoxha, dhe i dyti Haziz Ndreu, edhe kėngėtar e folklorist i mirėnjohur. Tė parin e kanė quajtur Dekan i “Universitetit tė Dibrės”, “Sokrati i Dibrės”, “Profesori i alegorisė dibrane”, dhe atė e njihte mbarė Shqipėria. Vetė mbreti Zog e kishte kėshilltarin e vet. Ai ishte nga Muhuri i Dibrės. Sipas popullit tė kėtyre anėve, “Djepi i urtėsisė sė Nėntė maleve tė Dibrės ėshtė nė fshatin Muhur”.

Profesori i dytė ėshtė Haziz Ndreu, i cili ka shkruar njė vepėr tė tėrė, tė mirėnjohur, me emrin “Alegoria Dibrane”.

Dihet se tek ilirėt, nė dallim nga tėrė popujt e botės, kemi pasur njė perėndi tė veēantė qė s\'e ka pasur askush, njė perėndi pėr dijen, diturinė, qė s\'e hasim nė asnjė popull tjetėr. Emri i saj ėshtė URIDIA (domethėnė "Uri pėr dijen").

Sipas etnologut tė njohur Mark Tirta, ėshtė mjaft domethėnėse formula e mirėnjohur e proverbiale qė thotė se “Mendja”, “Urtia” ka le nė Dibėr…

Fjala dhe kuvendi i dibranit shquhet pėr mendjemprehtėsi e lakonizėm, pėr peshė mendimi, pėr sinqeritet e dashamirėsi, por dhe pėr kėmbėngulje e qėndresė imponuese, bindėse.


Pėrmbledhje


Nė trajtesėn e mėsipėrme shtjellohet fisnikėria nė pėrgjithėsi dhe ajo dibrane nė veēanti nė dy plane:

- Fisnikėria si shtresė shoqėrore, dhe analiza pėrqėndrohet kryesisht nė familjen princėrore Ēoku apo Gropaj, e cila dha njė ndihmesė tė ēmuar nė shekujt bizantinė, osmanė e deri nė ditėt tona;

- Fisnikėria si virtyt moral zbėrthehet nė elementėt kryesorė tė saj. Autori ndalet tek elementi menēuri, duke theksuar hyjnizimin e saj qė sė lashti e deri nė ditėt tona, me “alegorinė dibrane” tė famshme.

Nga Dr.Laurant Bica