Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik? A besojne terroristet se vertete po luftojne per Allahun? Cka i shtyn njerezit te hedhin veten ne ere duke menduar se Allahu do t'i dergoje ne parajsen me lumenje me vere dhe me plot gra? Megjithese ka plot terroriste myslimane qe jane te pa shkolluar dhe te manipulueshem lehte nga qarqet ekstreme fetare ka edhe te atille qe jane te shkolluar por edhe te atille qe e njohin fene islame mire. Si gjithhere ne histori myslimanet kane qene shume me te dhunshem se bota e atehershme krishtere. Perderisa evropianeve iu desh 4 shekuj xhihad te shpallur nga feja islame qe te kunderpergjigjen ushtarakisht, myslimanet menjehere me konsolidimin e forces u hodhen ne sulm vendeve qe nuk ishin myslimane. Sot nuk ka shembull qe nje shtet islamik i shpall xhihad (ose lufte te pergjithshme) nje shteti jo mysliman, por ka organizata islamiste qe organizojne sulme terroriste edhe ndaj vet myslimaneve, por edhe ka trazira qe organizohen kunder jo myslimaneve, si p.sh. ndaj te krishtereve ne Pakistan. Myslimaneve historikisht nuk u ka shku mire me jo myslimanet dhe shpesh here keto dy grupe kane nderrmarre dhune ndaj njeri tjetrit, kjo dihet dhe e njeh historia. A meriton njerezimi qe gjithmone te terrorizohet nga radikalet fetare islamiste dhe cka duhet te bejme ne si njerez qe te mos biem pre e kesaj dhune, pasi dhuna shpesh here ushtrohet edhe ndaj vet myslimaneve. Shihni ne Irak, Amerika mendoi se keto vende do te beheshin demokratike, por ata demokracine e kuptuan me lufte shia vs. suni. Po ashtu ne Siri, Afganistan, e Pakistan cdo dite behet kerdi me njerez, te cilet nuk i vret amerika por qe vriten ndermjet vete.

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    "NUK KA DHUNE NE FE..." - Kur'an, 2:256

    Nje nga dispozitat themelore, bazuar ne Kur'anin e shenjtė, eshte se NUK ka dhune ne fe. POR eshte detyre e Muslimaneve t'ia prezantojne fene e tyre ISLAME (ndryshe te bejne da'ua) njerezve te tjere keshtu qe ata te mund te shohin qarte te verteten. Pasi neve si Muslimane e kemi bere kete - transmetimin e mesazhit Islam - varet tėrėsisht nga individi tė vendose nėse dėshiron ta pranojė Islamin, ose te vazhdoje me (mos)besimin e vet. Asnje njeri NUK duhet te kėrcėnohet apo dhunohet nėse ai vendos te mos e pranoje Islamin.

    Evidence e qartė per kete gjendet ne Kur'anin e Madheruar:

    “Nuk ka dhunė nė fe. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush i hedh poshte besimet e kota dhe i beson Allahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. Allahu ėshtė dėgjues i dijshėm.” [Sure el-Bakara, 2:256]

    “Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin Atij ēka janė nė Tokė qė tė gjithė. A ti do t’i detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė?” [Sure Junus, 10:99]

    “E, nėse ata tė polemizojnė, thuaj: “Unė ia kam nėnshtruar gjithė qėnien time Allahut, e (kėshtu bėjnė) edhe ata qė mė ndjekin mua!” Pastaj pyeti ata te cilėve iu ėshtė dhėnė Libri si dhe analfabetėt: “A do t'i nėnshtroheni edhe ju (Atij)?” Nėse ata pranojnė tė nėnshtrohen (bėhen Muslimanė), atėherė janė nė rrugė tė drejtė; por nėse ata refuzojnė, vėrtetė ti e ke obligim vetėm t'ju komunikosh (tė percjellėsh) Mesazhin; Allahu ėshtė Basir (Ai qė sheh) gjithė robėrit e Tij.” [Sure Al-Imran, 3:20]

    “I dėrguari e ka pėr detyrė vetėm t'ju kumtojė shpalljen (Mesazhin). Allahu di ēfarė ju publikoni (shprehni haptas) dhe ēfarė mbani tė fshehtė." [Sure El-Maide, 5:99]

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    All-llahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij, tė rreshtuar si tė jenė ndėrtesė e fortifikuar.

    191. Dhe luftoni ata kudo qė t'i zini, dėboni prej vendit ata sikurse ju pėrzuan ata juve. Provokimi (fitneja) ėshtė mė i rėndė se vrasja. Mos i luftoni ata pranė xhamisė sė shenjtė (Qabes) deri qė ata t'ju luftojnė juve aty, e nėse ju sulmojnė, atėherė sulmoni edhe ju ata. I kėtillė ėshtė ndėshkimi ndaj pabesimtarėve.

    193. Luftoni ata (idhujtarėt) derisa tė zhduket propagandimi i idhujtarėve dhe derisa tė aplikohet feja vetėm pėr All-llahun. E nė qoftė se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atėherė lėreni armiqėsinė, pėrveē atyre qė janė zullumqarė.

    Kurrsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e All-llahut. Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u ushqyer te Zoti ityre.

    Lexojni vet une skam koment.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anėtarėsuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    Definimi dhe qėndrimi islam ndaj terrorit

    Terrori, nė kuptimin e tij mė tė gjerė, ėshtė dhunė me qėllime politike e ushtruar kundėr objektivave joushtarake. E thėnė ndryshe, shenjestra e terrorit janė nė tėrėsi civilėt e pafajshėm, i vetmi krim i tė cilėve ėshtė qė ata nė sytė e terroristėve, pėrfaqėsojnė "krahun tjetėr".

    Pėr kėtė arsye, terror do tė thotė qė njerėzit e pafajshėm t'i nėnshtrohen dhunės dhe kjo pėrbėn njė akt tė zhveshur nga ēdo justifikim moral. Kjo, njėlloj si nė rastet e vrasjeve tė kryera nga Stalini apo Hitleri, pėrbėn njė krim kundėr njerėzimit.

    Njė shoqėri, nė tė cilėn respektohen vlerat morale islame, ėshtė njė shoqėri qė e karakterizon paqja, falja, dashuria, dhembshuria, mbėshtetja reciproke dhe gėzimi.

    Kurani ėshtė njė Libėr i shpallur pėr njerėzit si njė udhėzues nė rrugėn e vėrtetė. Nė kėtė libėr, Zoti urdhėron njeriun qė tė pėrvetėsojė sjellje e moral tė mirė. Ky moral ėshtė i mbėshtetur nė koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mėshira. Fjala "Islam", rrjedh nga njė fjalė arabe me rrėnjė tė njėjtė me fjalėn "paqe". Islami ėshtė njė fe qė i ėshtė shpallur njerėzimit me qėllimin e dhurimit tė njė jete paqėsore, nėpėrmjet sė cilės tė pasqyrohet nė tokė, mėshira dhe bamirėsia e pafund e Zotit. Zoti i urdhėron tė gjithė njerėzit nė moralin islam, nėpėrmjet tė cilit mėshira, bamirėsia, paqja dhe toleranca mund tė bėhen pjesė e jetės nė tė gjithė botėn. Nė suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarėve si vijon:

    "O ju qė besuat, hyni tėrėsisht nė Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmėt e djallit! Ai ėshtė, pa dyshim, armiku juaj i hapur."

    Sikurse qartėsohet nė kėtė varg, siguria mund tė vendoset vetėm pėrmes "hyrjes nė Islam", d.m.th. pėrmes tė jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bėjnė myslimanėt tė pėrgjegjshėm pėr t'i trajtuar tė gjithė njerėzit, myslimanė apo jo, me mirėsjellje e drejtėsi, pėr tė mbrojtur nevojtarėt dhe tė pafajshmit dhe "pėr tė parandaluar pėrhapjen e mizorisė". Mizoria pėrfshin tė gjitha format e anarkisė dhe terrorit qė godasin sigurinė, qetėsinė dhe paqen, sikurse thuhet nė vargun kuranor, "Zoti nuk e do ērregullimin".(Suretu El Bekare, ajeti 205)

    Profeti i Allahut ka thenė:Atė qė e vret veten e tij me ēkado qoftė Allahu do ta dėnojė me zjarrin e Xhehnemit.

    Disa kanė koncepte tė gabuara se duke e vrarė dikush veten pėr qėllime Islamike, gjoja ai po bėka njė vepėr qė meriton Parajsėn. Njė herė kur njė njeri e vrau veten , Profeti tha: Ai ėshtė banor i Ferrit’. Kur njerėzit u befasuan nga kjo Profeti tha: ‘Dikush bėn vepra qė cilat nė sytė e njerėzve tė tjerė duken sikur vepra qė e meritojnė Parajsėn, por nė tė vėrtetė ai ėshtė banor i Ferrit’.

    Marrja e jetės vetvetes tė cilėn Allahu e ka dhėnė nė besė ėshtė mėkat i madh. Poashtu marrja e jetės sė tė tjerėve (gjė qė ėshtė aq e shpeshtė nė rastin e sulmeve vetėvrasėse) ėshtė poashtu e ndaluar pėr arsye se jeta njerėzore ėshtė me tė vėrtetė shumė e vlefshme.

    Vrasja e njė njeriu pa tė drejtė ėshtė njė nga shembujt mė tė dukshėm tė mizorisė. Zoti pėrsėrit nė Kuran njė urdhėresė qė Ai mė parė ua kishte shpallur Hebrejve nė "Dhjatėn e Vjetėr":

    "...nėse dikush vret njė njeri, qė nuk ka vrarė askėnd apo nuk ka bėrė ndonjė ērregullim nė tokė, ėshtė njėlloj sikur ka vrarė mbarė njerėzimin. Nėse dikush i shpėton jetėn njė njeriu, ėshtė sikur t'i ketė dhuruar jetė mbarė njerėzimit..."(Suretu El Maide, ajeti 32)

    Sikurse thotė vargu, dikush qė vret njė njeri tė vetėm, ndėrkohė qė ky i fundit nuk ka vrarė e dėmtuar askėnd, kryen njė krim qė ėshtė i njėllojtė me vrasjen e tė gjithė njerėzimit.

    Nė kėto kushte, ėshtė mėse e dukshme se ē'mėkate tė mėdha janė vrasjet dhe masakrat e njerėzve tė pafajshėm. Zoti na bėn tė ditur nė vargun e mėposhtėm kuranor se si do tė dėnohet kjo fytyrė mizore e terrorizmit nė jetėn e ardhshme:

    "... ata qė sillen mizorisht me njerėzit dhe i tejkalojnė kufijtė pa tė drejtė. Njerėz tė tillė do tė vuajnė njė dėnim tė dhimbshėm."(Suretu Esh Shura, ajeti 42)

    E gjithė kjo tregon se organizimi i akteve tė terrorit kundėr njerėzve tė pafajshėm ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me Islamin dhe asnjė mysliman nuk duhet tė kryejė kurrė krime tė tilla. Pėrkundrazi, myslimanėt kanė pėrgjegjėsi pėr pengimin e kėtyre njerėzve, duke ndalur "mizorinė nė tokė" dhe duke sjellė paqe e siguri pėr tė gjithė njerėzit e botės. Islami jo vetėm qė nuk mund tė pajtohet kurrėsesi me terrorin, por ai duhet tė shihet si zgjidhja dhe rruga pėr parandalimin e terrorit.

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Islami_dhe_terrorizmi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga klajdi wolf : 15-03-2013 mė 17:03

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    PACIFIZMI NE ISLAM

    Share on myspace Share on blogger Share on facebook Share on linkedin More Sharing Services
    Sipas Kuranit, lufta paraqet njė "obligim tė padėshiruar" e qė duhet vėnė nė zbatim, duke mbajtur rreptėsishtė parasysh vlerat e veēanta njerėzore dhe morale dhe qė mund tė pėrdoret nė ato raste kur ajo ėshtė e pashmangshme.

    Nė njė varg kuranor tregohet se ata tė cilėt e nisin luftėn janė njerėzit pa besim dhe qė Zoti nuk i pėlqen luftėrat:

    "...Sa herė qė ndezėn zjarr pėr luftė, Allahu ua fiku atė, e ata pėrpiqen pėr shkatėrrime nė tokė. Allahu nuk i do ngatėrrestarėt. " (Kurani 5:64)

    Nė rastin e njė konflikti, besimtarėt duhet tė luftojnė vetėm nėse lufta ėshtė e nevojshme. Nėse kundėrshtarėt sulmojnė, nuk mbetet asnjė zgjidhje tjetėr, andaj dhe lufta ėshtė e detyrueshme:

    "Po nėse ata ndalen (nga provokimi), Zoti ėshtė Falės, Mėshirues." (Kurani 2:192)

    Njė hulumtim i hollėsishėm i jetės sė Profetit Muhammed (paqja qoftė mbi tė) tregon se lufta ėshtė njė metodė qė pėrdorej pėr qėllime mbrojtėse vetėm nė gjendje tė pashmangshme.

    Shpallja e Kuranit Profetit Muhamed i vazhdoi pėr njė periudhė prej 23 vjetėsh. Gjatė 13 vjetėve tė parė tė kėsaj periudhe, myslimanėt jetonin si pakicė, nėn njė qeverisje pagane nė Mekė dhe u ballafaquan me shtypje tė shumta. Shumė myslimanė u munduan, u dhunuan, u torturuan, madje u vranė, shtėpitė dhe pronat e tyre u grabitėn. Pavarėsisht nga kjo, myslimanėt vazhduan tė jetojnė pa kaluar nė dhunė dhe gjithmonė u bėnė thirrje paganėve pėr paqe.

    Kur shtypja e paganėve u bė tėrėsisht e padurueshme, myslimanėt u shpėrngulėn nė qytetin e Jethribit, i cili mė vonė do tė quhej "Medine", ku ata do tė vendosnin qeverisjen e tyre nė njė mjedis mė miqėsor dhe mė tė lirė. Madje edhe vendosja e sistemit tė tyre politik nuk i shtyu aspak ata qė tė rrėmbenin armėt kundėr paganėve tė egėr tė Mekės. Profeti Muhamed i urdhėroi njerėzit e tij tė pėrgatiten pėr luftė vetėm pasi mori shpalljen e mėposhtme hyjnore:

    "Atyre qė po sulmohen me luftė, u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejtė, e All-llahu ka fuqi pėr t'u ndihmuar atyre (myslimanėve).(U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: "All-llahu ėshtė Zoti ynė!" u dėbuan pa kurrfarė tė drejte..." (Surja Haxh: 39:40)


    Shkurt, myslimanėt u lejuan tė bėjnė luftė vetėm pse ishin shtypur dhe ishin nėnshtruar dhunės. Me fjalė tė tjera, Zoti u lejoi tė luftojnė vetėm pėr tu mbrojtur. Nė vargje tjera tė Kuranit, myslimanėt paralajmėrohen qė tė mos pėrdorin provokime apo dhunė tė panevojshme:

    "Dhe luftoni nė rrugėn e Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė, e mos e teproni! Se Allahu nuk i do ata qė e teprojnė (e fillojnė luftėn)." (Surja Bekare:190)

    Pas shpalljes sė kėtyre vargjeve, ndodhėn disa luftėra mes myslimanėve dhe paganėve arabė. Sidoqoftė, nė asnjėrėn nga kėto luftėra myslimanėt nuk ishin pala e cila e nxiti luftėn. Pėr mė tepėr, Profeti Muhamed krijoi njė mjedis shoqėror tė sigurt e paqėsor pėr myslimanėt dhe paganėt, duke nėnshkruar Marrėveshjen e Paqes (tė Hudejbijes) e cila u plotėsi pjesėn mė tė madhe tė kėrkesave tė paganėve. Pala qė i shkeli kushtet e marrėveshjes dhe nisi luftėn e re ishte pėrsėri ajo e paganėve. Sidoqoftė, me konvertimet e shumta ne fenė Islame, ushtria myslimane arriti tė krijojė njė forcė tė madhe kundėr arabėve paganė dhe Profeti Muhamed e mori Mekėn nėn kontroll pa gjakderdhje dhe me njė shpirt tolerance. Pėr mė tepėr, ai nuk e lėndoi askėnd, ai i fali ata dhe i trajtoi me tolerancėn mė tė madhe. Paganėt, tė cilėt mė vonė do tė pranonin Islamin me vullnetin e tyre tė lirė, nuk kishin si tė mos e admironin kėtė fisnikėri tė karakterit tė Profetit.

    Parimet islame, qė Zoti shpall nė Kuran, flasin pėr kėtė politikė paqėsore dhe tė matur tė Profetit Muhamed. Nė Kuran, Zoti i urdhėron besimtarėt qė t'i trajtojnė jomyslimanėt me mirėsi e drejtėsi:

    "All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė. All-llahu ju ndalon t'u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta..." (Kurani 60:8-9)

    Vargjet e mėsipėrme kuranore qartėsojnė se si njė mysliman duhet tė sillen ndaj jomyslimanėve. Myslimani duhet t'i trajtojė tė gjithė jomyslimanėt me mirėsi dhe duhet ti shmangėn miqėsisė vetėm me ata qė shfaqin armiqėsi ndaj Islamit. Nė rast se kjo armiqėsi shkakton sulme tė dhunshme ndaj ekzistencės sė myslimanėve, pra, nėse ndaj tyre ėshtė ndezur njė luftė e hapur, nė kėtė rast Myslimanėt duhet pėrgjigjur atyre me drejtėsi dhe duke pasur parasysh pėrmasat njerėzore tė situatės. Tė gjitha format e barbarizmave, dhe veprat e panevojshme tė dhunės dhe tė sulmeve tė padrejta janė tė ndaluara nė Islam. Nė njė varg tjetėr kuranor, Zoti i paralajmėron myslimanėt pėr kėtė dhe shpjegon se urrejtja e ndjerė ndaj armiqve nuk duhet t'i shtyjė besimtarėt tė bėjnė padrejtėsi ndaj tyre.

    "O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hir tė All-llahut, duke dėshmuar tė drejtėn, dhe tė mos tu shtyjė urrejtja ndaj njė populli e t'i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė se ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė. Kine frikė Allahun se All-llahu di hollėsisht pėr atė qė veproni." (Kurani 5:8)

    Kuptimi i konceptit tė "Xhihadit"

    Njė tjetėr koncept qė pėr shkak tė kontekstit tė diskutimit vlen tė sqarohet, ėshtė ai i "xhihadit".

    Kuptimi i saktė i fjalės "xhihad" ėshtė "pėrpjekje". Kėshtu, nė Islam "tė bėsh xhihad", do tė thotė "tė mundohesh, tė bėsh pėrpjekje". Ndaj "xhihadi mė i madh ėshtė xhihadi qė njeriu kryen ndaj vetvetes." Kjo nėnkupton pėrpjekjen e njeriut pėr tė luftuar dėshirat egoiste. Lufta e hapur nė rrafshin intelektual ndaj anti-fesė, pikėpamjet ateiste, gjithashtu janė forma tė xhihadid nė kuptim e plotė tė fjalės.

    Pėrveē kėtyre kuptimeve ideologjike dhe shpirtėrore, edhe lufta nė kuptimin fizik konsiderohet si "xhihad". Sidoqoftė, si edhe u sqarua mė lartė, kjo duhėt tė jetė njė luftė qė bėhet vetėm e vetėm pėr qėllime mbrojtėse. Pėrdorimi i konceptit tė "xhihadit" pėr veprat e dhunės kundėr njerėzve tė pafajshėm, siē ėshtė terrori, do tė ishte i padrejtė dhe shtrembėrim tepėr i madh.

    Dhembshuria, toleranca dhe humanizmi nė historinė islame


    Thėnė shkurt, doktrina politike e Islamit ėshtė jashtėzakonisht paqedashėse dhe e moderuar. Kjo e vėrtetė gjithashtu pohohet gjerėsisht nga historianėt dhe teologėt jomyslimanė. Njė prej tyre ėshtė historiania britanike Karen Armstrong, ish-murgeshė dhe eksperte me famė e historisė sė Lindjes sė Mesme. Nė librin e saj "Lufta e shenjtė", i cili merr nė shqyrtim historinė e tri feve me origjinė hyjnore, ajo parashtron komentet e mėposhtme:

    ...Fjala "Islam" nė gjuhėn arabe rrjedh nga e njėjta rrėnjė me fjalėn "paqe" dhe Kurani e dėnon luftėn si njė gjendje anormale e ēėshtjeve, nė kundėrshtim me dėshirėn e Zotit... "...Sa herė qė ndezėn zjarr pėr luftė, Allahu ua fiku atė, e ata pėrpiqen pėr shkatėrrime nė tokė. Allahu nuk i do ngatėrrestarėt. " (Kurani 5:64) Islami nuk e arsyeton njė luftė tėrėsisht sulmuese shfarosjeje, sikur qė e bėnė Teurati nė pesė librat e Biblės. Njė fe mė reale se Krishterimi, Islami pranon se lufta ėshtė e pashmangshme dhe nganjėherė, njė detyrė pozitive pėr t'i dhėnė fund shtypjes dhe vuajtjes. Kurani mėson se lufta duhet tė kufizohet dhe tė zhvillohet nė njė mėnyrė sa mė njerėzore tė mundshme. Muhamedit i ėshtė dashur tė luftojė jo vetėm mekasit, por edhe fiset ēifute nė atė zonė si dhe fiset e krishtera nė Siri, tė cilėt planifikonin ta sulmonin atė nė aleancė me ēifutėt. Megjithatė, kjo nuk e bėri Muhamedin qė t'i denonconte Ithtarėt e Librit. Myslimanėt u detyruan tė vetėmbrohen, por ata nuk po zhvillonin njė "luftė tė shenjtė" kundėr fesė sė armiqve tė tyre. Kur Muhamedi dėrgoi njeriun e tij, Zejdin, kundėr tė krishterėve, nė krye tė njė ushtrie myslimane, ai i porositi ata tė luftojnė nė rrugė tė Zotit me trimėri, por njerėzisht. Ata nuk duhej tė shqetėsonin as priftėrinj, murgj e murgesha, e as njerėzit e dobėt e tė pandihmė qė nuk ishin nė gjendje tė luftonin. Nuk duhej bėrė masakra ndaj civilėve, madje nuk duhej prerė as edhe njė pemė apo rrėzuar ndonjė ndėrtesė. Kjo ishte krejt ndryshe nga luftėrat e Joshuas. (1)

    Pas vdekjes sė Profetit, myslimanėt vazhduan ti trajtonin anėtarėt e feve tjera me tolerancė dhe respekt. Shtetet Islamike u bėnė shtėpi tė sigurta dhe tė lira pėr ēifutėt edhe tė Krishterėt. Pas marrjes sė Jerusalemit, Kalifi Omer i qetėsoi tė Krishterėt tė cilėt i kishte kapluar frika e masakrės, dhe u sqaroi se ata ishin tė sigurt. Pėr mė tepėr, ai u bėri vizitė kishave tė tyre dhe u deklaroi se mund tė vazhdonin tė lirė tė praktikonin adhurimin e tyre.

    Nė vitin 1099, 4 shekujsh pas marrjes sė Jerusalemit nga ana e myslimanėve, kryqtarėt e pushtuan sėrish Jerusalemin dhe i vunė shpatėn tė gjithė banorėve mysliman. Pėrsėri, pėrkundėr frikės nga ana e tė krishterėve, Salahudini, gjenerali mysliman i cili e rimori Jerusalemin dhe e shpėtoi qytetin nga invazioni i vitit 1187, nuk e preku as edhe njė civil tė vetėm dhe nuk lejoi asnjė ushtarė qė tė plaēkitė. Veē kėsaj, ai i lejoi pushtuesit e krishterė qė tė marrin tė gjithė mallin e tyre dhe tė largohen nga qyteti nė siguri.

    Njė portret i tolerancės ndaj tė krishterėve nė tokat Islamike

    Periudhat e Turqve Selxhukė dhe Perandorisė Osmane janė shėnuar gjithashtu edhe me tolerancėn dhe drejtėsinė e Islamit. Siē edhe ėshtė e ditur, ēifutėt qė ishin dėbuar nga Spanja katolike gjetėn paqen qė e kėrkonin pikėrisht nė tokat e perandorisė osmane, ku u strehuan nė vitin 1492. Sulltan Mehmedi, sundimtari i Stambollit, lejoi edhe lirinė e fesė sė ēifutėve dhe tė krishterėve. Lidhur me tolerancėn dhe drejtėsinė e ushtruar nga myslimanėt, historiani A. Miquel thotė si mė poshtė:

    Tė Krishterėt u qeverisėn nga njė shtet shumi mirė i administruar e qė njė gjė e tillė nuk ekzistonte nė sovranitetin bizantin apo latin. Ata asnjėherė nuk ishin nėnshtruar shtypjes sistematike. Pėrkundrazi, Perandoria, dhe pėr mė tepėr Stambolli, u bė strehė pėr ēifutėt mė tė torturuar spanjoll. Ata asnjėherė nuk u detyruan ta pranojnė Islamin. (2)

    Profesori i fesė dhe i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin e Xhorxhtaunit, Xhon L. Espozito, e komenton njėjtė:
    Pėr shumicėn e popullsisė jomyslimane nė territoret Bizantine dhe Persiane, tanimė tė nėshtruar qevėrisėsve tė huaj, qeverisja Islamike pėrbėnte njė ndryshim qeverisėsish, mė shumė fleksibile dhe tolerant. Shumica e kėsaj popullsie tani gėzonin autonomi mė tė madhe dhe paguanin taksa mė tė ula...Fetarisht, Islami u vėrtetua si fe mė tolerante, duke u ofruar ēifutėve dhe tė krishterėve vendas, njė liri mė tė madhe fetare. (3)

    Siē edhe u sqarua nė kėto fjalė, historia asnjėherė nuk i dėshmoi Myslimanėt si "shkaktues tė ngatėrresave". Pėrndryshe, ata i sollėn siguri dhe paqe tė gjithė njerėzve pa dallim kombėsie e feje, tė banuar nė territore tė gjėra me tė cilat ata qeverisėn. (Pėr mė tepėr, shih Drejtėsia dhe Toleranca nė Kuran, nga Harun Jahja, 2000)

    Shkurt, dhembshuria, paqja dhe toleranca pėrbėjnė bazat themelore tė vlerave tė Kuranit dhe qėllimet e Islamit qė tė fshijnė ngatėrresat nga faqja e dheut. Urdhėrat e Kuranit dhe praktika e myslimanėve gjatė tėrė historisė janė aq tė qarta sa nuk lėnė hapėsirė pėr polemikė.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Shėnime:
    1-Karen Amstrong, Holy War, MacMillian London Limitet, 1988, faqe 25
    2- Feridun Emecen, Kemal Beydilli, Mehmet Yp?irli, Mehmet Akif Aydyn, Ylber Ortayly, Abdülkadir Özcan, Bahaeddin Yediyyldyz, Mübahat Kütüko?lu, Osmanly Devleti Medeniyeti Tarihi, (The History of the Ottoman State), Istanbul: 1994, Yslam Tarih, Sanat ve Kültür Ara?tyrma Merkezi, faqe. 467
    3- John L. Esposito, The Islamic Threat: Myth or Reality, Oxford University Press, New York, 1992, faqe. 39
    2005-07-28 07:28:31
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    Lindja e imamit


    Nė ditė e tretė tė muajit Sha’ban tė vitit katėr tė hixhrit njė lajm gėzimit iu dha Pejgamber Muhammedit (s.a.) pėr lindjen e imam Husejnit (a.s.). Pejgamberi (s.a.) si era shkoi tek shtėpia e Aliut (a.s.) dhe Fatimesė (a.s.) dhe i tha Esmas sė bijės sė Umejs:

    “O Esma mė sill djalin tim”.

    Ajo ia dėrgoi vogėlushin tė cilin e kishin mbėshtjellė me njė copė tė bardhė. Pejgamberi (s.a.) e mori prej saj e pėrqafoi dhe thėrriti ezanin nė veshin e djathtė tė tij dhe ikametin nė tė majtin. Pastaj e vendosi nė prehėrin e tij dhe i shkuan sytė lot. Esma i tha: Nėna dhe babai im qofshin kurban pėr ty pėrse po qanė? Ai (s.a.) tha: Qaj pėr kėtė djalin tim. Ai njė orė ka qė ka lind i tha Esma: Ai (s.a.) tha:

    “O Esma kėtė djalin tim do ta vrasi njė grup devijuesish mbas Meje. Ata nuk do tė kenė shefaatin tim tek Zoti”. Pastaj tha: “O Esma mos i thuaj Fatimesė kėto qė tė thashė sepse ajo ka kohė qė e lindi atė”. Pastaj Pejgamberit (s.a.) i edhi urdhėri i Zotit pėr emrin e voglushit tė bekuar. Ai iu drejtua Aliut (a.s.) dhe i tha: “Quaje Husejn”.

    Pozita e Husejnit


    Pėr Husejnin (a.s.) gjindet ajo pozitė e lartė nė tė cilėn ndodhen vetėm gjyshi i tij, babai dhe nėna e tij, vėllai i tij dhe imamėt prej gjenezės sė tij. (Paqja dhe mėshira qoftė mbi tė gjithė). Pėrveē ajeteve kura’nore tė cilat pėrmendin pozitėn e Imam Husejnit (a.s.) sė bashku me pozitėn e Ehli Bejtit (a.s.) poashtu hadithet e Pejgamberit janė tė shumta rreth kėsaj ēėshtje:


    Nė Sahihin Termidhi: Ja’la El–Amirij ka transmetuar thėnien e Pejgamberit (s.a.): Husejni ėshtė prej meje dhe unė jam prej Husejnit. Allahu e don atė qė e don Husejnin. Husejni ėshtė degė tė pemės sė Ehli Bejtit...

    Njė ditė Imam Husejni (a.s.) Kaloi pranė disa tė fukarenjėve tė cilėt ishin tė mbuluar me xhube dhe po hanin copa buke. Ai i pėrshėndeti ata dhe ata e ftuan nė mesin e tyre pėr tė ngrėnė. Husejni (a.s.) u ul dhe tha: Nėse ky ushqim nuk do tė ishte sadekat do tė haja me ju. Pastaj i tha atyre: Ēohuni pėr nė shtėpinė time. Ai (a.s.) i ushqeu ata i veshmbathi dhe urdhėroi qė tė jepnin atyre dėrheme.

    Shuajb ibn Abdurrahman ka transmeuar duke thėnė.“Ditėn e vrasjes nė shpinėn e Husejnit u panė njolla. Pėr kėtė pyetėn Zejnel Abedini (a.s.) (djalin e Husejnit) (a.s.) Ai tha: Kjo ėshtė pėr shkak tė trastave qė mbante mbi shpinėn e tij duke i shpėrndarė nėpėr shtėpitė e vejave, jetimėve, dhe tė mjerėve).

    Njė shėrbyes bėri njė veprim i cili e meritonte edukimin. Imami (a.s.) donte ta edukonte. Ai shėrbyesi i tha: O Zotnia ime {... dhe bllokuesit e inateve...}. Imam Husejni (a.s.) tha: Lėrėni atė. Ai shėrbyesi tha: {falėsi pėr njerėzit}. Imam Husejni (a.s.) i tha: Unė tė kam falur ty. Shėrbyesi tha: {Zoti i don bamirėsit}. Imam Husejni (a.s.) tha: Ti je i lirė pėr hir tė Zotit. Ty do tė jap mė tepėr se tė jepja}.


    Roli i imamit nė vazhdimėsinė e Islamit


    Ēdo person qė lexon jetėn e Husejnit (a.s.) tė birit tė Aliut (a.s.) do tė gjej se, roli i imam Husejnit (a.s.) nė jetėn islame ka filluar shumė herėt. Ai (a.s.) ndihmoi lėvizjet e para islame ku ishte akoma i ri. Rol tė madh Husejni (a.s.) luajti nė kohėn e hilafetit tė babait tė tij duke marrė pjesė nė tre luftėrat pėr krah me Aiun (a.s.): Lufta e Xhemelit, lufta e Sifinit, lufta e Nehrevanit. Nė kohėn e hilafetit tė vėllait tė tij Hasanit (a.s.), ai jetoi si ushtar bindės pėr vėllanė e tij. Husejni (a.s.) jetoi tė gjiha nodhitė qė ndodhėn nė kohėn e Imam Hasanit (a.s.), ndėr to dhe “pajtimin”. Pastaj imam Husejni (a.s.) sė bashku me vėllanė e tij dhe Ehli Bejtin shkuan nė Medine pėr tė spjeguar ligjet e Sheriatit dhe pėr tė mbrojtur shpalljen prej rrymės devijuese. Mbas vdekjes sė vėllait tė tij imam Hasanit (a.s.), roli i imam Husejnit (a.s.) hyri nė njė fazė tė re. Roli i ēdo imami (a.s.) ėshtė kufizuar me natyrėn e situatave shoqėrore, menduese, dhe politike. Nė kėtė periudhė imam Husejni (a.s.) u ballafaqua me planet devijuese tė beni umejit pėr shoqėrinė islame. Ai jetoi ndodhitė qė ndodhėn mbas firmosjes sė pajtimit. Ky planifikim armiqėsor kishte burimin nė:


    Pėrhapjen e terrorizmit dhe nė vrasjet e tė gjithė atyre qė kundėrshtojnė udhėheqjen umovite dhe nė veēanti ndjekėsit e imam Alisė (a.s.).

    Shpenzimi i parave pėr tė blerė ndėrgjegjet e personave me qėllim qė sundimi i tyre tė behet i qėndrueshėm dhe qėllimet e zeza tė tyre tė pėrhapen dhe realizohen.

    Ngushtimi ekonomik dhe pėrhapja e urisė. Kjo ka qenė mėnyra mė e keqe e cila pati ndikim nė ummetin musliman.

    Veprimi pėr tė pėrēarė unitetin e ummetit nė kombėsi, farefise, krahina...

    Vrasja e imam Hasanit (a.s.), i biri i Aliut (a.s.), i cili ishte pėrfaqėsuesi i vijės sė vėrtetė islame nė jetėn e muslimanėve.

    Emėrimi i Jezidit (Zoti e mallkoftė) udhėheqės i muslimanve prej Muaviut. Kėtė gjė Muaviu e bėri me dhunė dhe diktaturė nė kundėrshtim me tekstin e pajtimit nė tė cilin thuhej se udhėheqės i muslimanve mbas Muaviut tė jetė imam Hasani (a.s.) dhe nėse nuk ishte Hasani (a.s.) atėherė udhėheqja i kalon Husejnit (a.s.).


    Por Muaviu e plotėsoi planin e tij me thyerjen e akt marrveshjes me imam Hasanin (a.s.). Ai kaloi nė njė anė tjetėr, largėt pėr islamin nė ēėshtjen e sundimit. Nė kėtė kohė ummeti islam pėrjetoi fatkeqėsitė mė tė errėta tė historis sė tij ku lėvizjet ishin nė kundėrshtim me vijėn e islamit origjinal.

    Dhėnia e hilafetit Jezidit pėr tė drejtuar ummetin dhe pėr tė planifikuar tė ardhmen e tij dhe pėr tė caktuar drejtimin e tij, do tė thonte se islami do tė zhdukej i tėri dhe xhahilia (injoranca) do tė rikthehej por me petk tė ri.

    Ummeti musliman u bė zgjedhės i dy rrugėve, ose tė krijojė njė politikė tė re kundėrshtuese e atij realiteti tė detyruar pėr ata sado qė tė jenė viktimat, ose tė pranoi politikėn e pėrhapur dhe tė largohet prej mesazhit tė tj qiellor nė jetėn e tij.

    Pėrse u gjet revolucioni


    Gjatė leximit tė jetės sė imam Husejnit (a.s.) dhe ndodhive qė jetoi si dhe situatat qė e rrethuan do tė na duket mjaftė qartė se Husejni (a.s.) nuk donte tė zotėronte domosdoshmėrinė e fitores materiale nė luftėn e tij me sundimin e padrejtė umovit.

    Por imam Husejni (a.s.) megjithėse e dinte se do tė vritej ishte kurajoz tė shpėrthente revolucionin dhe ēuarjen e tij deri nė fund. Pėrse gjithė kjo kurajo? Pėrse revolucioni? Pėr t’ju pėrgjigjur kėtyre pėrgjigjeve duhet tė shohim kėto tė vėrteta tė mėposhtme:

    Sė pari: Caktimi i Jezidit tė biri tė Muavijut udhėheqės i ummetit, i cili ishte pa fe, devijues. Nė tė nuk gjindej kulturė islame. Ai lindi dhe u rrit nė shtėpi ku dielli i udhėzimit nuk ka lėshuar rezet e tij... Nuk ėshtė ēudi nėse shohim tekste historike tė cilat dėshmojnė se Jezidi pinte verė luante bixhoz e shumė veprime nė kundėrshtim me moralet islame.

    Sė dyti: Gjendja e pėrgjithshme e ummetit nuk ishte nė atė shkallė qė tė luftoi rrymėn devijuese. Kjo gjendje e sėmurė u anua kah heshtja, rehatia dhe nė drejtim tė interesave vetjake. Nė ato veta mungonte shpirti i xhihadit. Nuk ėshtė ēudi qė shumė prej burrave musliman filluan ta kėshillojnė imamin (a.s.) dhe i thonin tė ndėrrojė mendim dhe tė mos ballafaqohej me beni umejin prej frikės se do ta vrasin. Dhe ata e dinin shumė mirė devijimin umovit nė njė anė dhe se imam Husejni (a.s.) ka tė drejtė nė kundėrshtimin e padrejtėsisė pėrsa i pėrket anės tjetėr. Kjo padrejtėsi ka qenė shkak pėr revolucionin me qėllim qė ndėrgjegjet e vdekura tė ringjallen.

    Sė treti: Njohja e ummetit pėr tė kuptuar islamin rreth imametit (udhėheqjes) ligjor dhe qėllimet e tij.

    Rrezikshmėria e rrolit tė politikės umovite pėr njohuritė islame. Husejni duke parė kėtė rrezik filloi veprimin e tij pėr tė orientuar ummetin dhe pėr ti sqaruar atyre rrezikshmėrinė e udhėheqjes umovite.

    Sepse ajo udhėheqje ishte nė kundėrshtim me udhėheqjen qė kėrkonte islami. Udhėheqja umovite pėrfaqėsonte sundimin diktatorial tė cilin Muaviu e vendosi nė kohėn kur emėroi djalin e tij Jezidin.

    Kėshtu imam Husejni (a.s.) filloi predikimin e tij duke sqaruar kėtė ēėshtje pėr mendjet e muslimanėve nėpėrmjet ligjeratave nė ēdo kohė qė ishte e pėrshtatshme pėr tė sqaruar.

    Nėse nuk do tė zhvillohej revolucioni i imam Husejnit (a.s.) atėherė ajo pamje qė gjindej nė sundimin umovit, qė ishte krejtėsisht e devijuar, ajo do tė ishte pamja e islamit nė mendjet e njerėzve deri nė ditėt e sotme.

    Ishte gjaku i Husejnit (a.s.) qė e shkatėrroi atė pamje dhe iu zbulua historisė dhe popujve tė tjerė devijimi i sundimit umovit nga islami i pastėr dhe origjinal.

    Duke qenė se Husejni (a.s.) ishte i biri i Aliut (a.s.) dhe nipi i Pejgamber Muhammedit (s.a.) dhe mbajtės i mesazhit islam ai ishte pjesė e atij mesazhi dhe i pari i cili iu pėrgjigj thirrjes sė mesazhit nė kohėn e tij pėr tė zbatuar pėrgjegjėsinė e tij nė drejim tė kėtij mesazhi.

    Dhe se pėrgjegjėsia e tij pėr kėte mesazh duhet tė kryhej me revolucionin dhe nuk gjindej rrugė zgjidhje tjetėr. Nėse nuk do gjindej revolucion nuk do realizohej reformimi. Ky ka qenė qėllimi i imam Husejnit (a.s.) tė cilėn e gjejmė mė tė sqaruar nė thėnien e tij.

    “Unė nuk ka dalė as pėr tė bėrė padrejtėsi as pėr tė shkatėruar, as pėr mendjemadhėsi. Por kam dal pėr tė kėrkuar reformim nė ummetin e gjyshit tim. Dua tė urhėroi nė tė mira dhe tė largoj nga tė kėqijat dhe tė eci nė vijėn e gjyshit tim dhe babait tim Ali ibėn Ebi Talib (a.s.).”

    Kėto kanė qenė qėllimet bazė tė revolucionit tė Husejnit (a.s.) pra, pėr tė reformuar ummetin e gjyshit tė tij, mbas devijimit qė u pėrhap nė atė ummet dhe vazhdueshmėria e islamit madhėshtorė. Kėto janė mėsime pėr revolucionarėt e tė gjitha brezave pėr tė mbrojtur islamin.

    Shakqet e revolucionit


    Pa vdekjes sė Muaviut udhėheqjen e mori Jezidi i cili urdhėroi mėkėmbėsit e tij qė ti marrin njerėzve betimin e udhėheqjes dhe prej Husejnit (a.s.) nė veēanti, me qėllim qė njerėzit tė binden se shtėpia umovite ėshtė e palėkundshme dhe e pėrhershme.

    Menjėherė Jezidi i shkroi njė letėrt mėkėmbėsit tė tij nė Medine, Velid ibėn Utbeh, qė tė marrė prej banorėve tė Medines nė pėrgjithėsi dhe prej Husejnit (a.s.) nė veēanti betimin pėr Jezidin.

    Velidi shpejtoi nė zbatimin e urdhėrit tė sulltanit tė tij duke dėrguar njė prej nėnpunėsve tė vet tek Husejni (a.s.) nė orėt e vona tė natės. Imam Husejni (a.s.) e kuptoi qėllimin e atij nėnpunėsi tė mėkėmbėsit.

    Husejni (a.s.) u pėrgatit pėr kėtė gjė dhe mori me vete tridhjet burra prej Ehli Bejtit dhe ndjekėsve tė tij dhe i porositi ata se nėse dėgjojnė zėrin e Husejnit (a.s.) brenda tek shtėpia e mėkėmbėsit tė hyjnė menjėherė nė atė vend.

    Biseda filloi dhe Velidi i propozoi betimin e tij pėr Jezidin.

    Por imam Husejni (a.s.) i propozoi Velidit qė kėtė ide ta shtynė pėr mė vonė nė njė kohė tė pėrshtatshme dhe i tha:

    Unė nuk e jap nė fshehtėsi. Nėse i fton njerėzit na ftoni me to dhe ēėshtja do tė jetė e njejtė

    Por Mervan ibėn Hakem, i cili ishte i pranishėm nė bisedė, e nxiste Velidin qė tė marrė betimin prej Husejnit (a.s.) me forcė. Nėse nuk pranon, ėshtė doemosdoshme vrasja e tij.

    Imam Husejni (a.s.) nuk u kthye prej qėndrimit tė tij dhe Mervani u inatos dhe paralajmėroi imamin (a.s.). Nė mes dy palėve u zhvillua bisedė e ashpėr me zė tė lartė e cila pėrfundoi me sulmin e shokėve tė Husejnit (a.s.) nė shtėpinė e Velidit dhe e nxorrėn Husejnin(a.s.) prej saj.

    Nga kėtu filloi kundėrshtimi i imam Husejnit (a.s.) pėr politikėn tradhėtare dhe vendosi tė zbatoj pėrgjegjėsinė e tij nė drejtim tė mesazhit islam sepse ai ishte imam ligjor i ummetit dhe udhėheqėsi besnik i mesazhit tė pėrjetshėm.

    Imam Husejni (a.s.) shkoi tek varri i Pejgamber Muhammedit (s.a.) dhe fali dy reqate pastaj iu lut Zotit (xh.sh.) duke thėnė:

    “O Zot ky ėshtė varri i Pejgamberit Tėnd Muhammedit (s.a.) dhe unė jam i biri i vajzės sė Tij. Vėrtetė mė ka ardhur urdhėr dhe Ti e din. O Zot, unė e dua tė mirėn dhe e kundėrshtoj tė keqen. O Zot unė tė pyes Ty, o i plotfuqishėm o Bujar, pėr hak kėtij varri dhe pėr hak tė atij qė ndodhet nė tė qė tė zgjedhėsh pėr mua atė qė pėr Ty gjindet kėnaqėsi po ashtu pėr Pejgamberin Tėnd.”

    Imam Husejni (a.s.) u shpejtua nė grumbullimin e Ehli Bejtit dhe shokėve tė tij besnik dhe i thotė atyre se ai do tė shkoi tek shtėpia e Zotit (Qabja). Tė shumtė ishin kundėrshtarėt e kėtij mendimi tė Husejnit (a.s.).

    Ato kishin pėr qėllim mbrojtjen e tij prej vrasjes dhe disa tė tjerė i thanė qė tė japė betimin. Por imam Husejni (a.s.) nuk u lėkund dhe qėndroi nė tė njėjtin mendim pėr tė shpėtuar drejtėsinė.

    Karvani i imam Husejnit (a.s.) u drejtua pėr nė Meken e bekuar dhe nė gjuhėn e tij gjindej dhikri (pėrmendja) i Zotit dhe zemra e tij e mbushur me dashurinė pėr Zotin. Ai hyri nė Meke dhe lexoi thėnien e Allahut (xh.sh.): Kur u nis nė medjen tha:

    Shpresoj qė Zoti im tė mė udhėzoi nė rrugė tė drejtė

    Ai zbriti nė shtėpinė e Abas ibėn Abdul Mutalib. Tek ai shkuan grupe tė shumta prej besimtarėve tė banorėve tė Mekės.

    Nė kohėn qė imam Husejni (a.s.) ndiqte politikėn e Jezidit nė zonat e qeverisė islame atij i erdhėn lajme se nė Kufe (kryeqyteti i Irakut nė atė kohė) gjindej lėvizje kundėrshtuese tė politikės sė Jezidit, kjo lėvizje kundėrshtuese u shfaq si shkak e diktaturės dhe shfrytėzimit tė gjatė dhe banorėt e saj panė se kishte ardhur koha qė kjo plotikė tė zhduket.

    Nė krye tė kėsaj lėvizje ishin ndjekėsit e Ehli Bejtit (a.s.) tė cilėt u grumbulluan nė njė mbledhje pėr tė studiuar ēėshtjen e shpėrthimit tė revolucionit nė Kufe, dhe cila ėshtė detyra e tyre mbasi Jezidi mori nė dorė pushtetin pėr tė drejtuar ēėshtjet e ummetit.

    Sulejman ibėn Sard El-Huzai (nė shtėpinė e tė cilit u zhvillua mbledhja) i lajmėroi njerėzit se imam Husejni (a.s.) e kundėrshtoi dhėnien e betimit pėr njohjen e Jezidit dhe se Ai (a.s.) ndodhet ne Meke.

    Nėse jeni nė gjendje ta ndihmoni me ē’ka zotėroni atėhere ta njohtojmė dhe nėse nuk jeni nė gjendje atėhere nuk ėshtė mirė qė ti shkruajmė dhe pastaj tė largohemi prej tij. Tė pranishmit e pranuan pėr tė ndihmuar Husejnin (a.s.) me ē’farė tė mundin:

    “Tė luftojmė armikun e tij dhe tė japin shpirtėrat tona pėr tė”

    Mbasi u bashkuan tė njė mendimi pėr ti dhėnė betimin Husejnit (a.s.) kryetarėt e Kufes i shkruan imam Husejnit (a.s.) njė letėr ku nė tė shkruhej kundėrshtimi i tyre pėr sundimin umovit dhe se ata nuk duan tjetėr pėrveē Husejnit (a.s.).

    Kėto shkrime iu dėrguan imam Husejnit (a.s.) duke e ftuar atė tė shkonte nė Kufe pėr tė qėnė halif i muslimanėve.

    Nė shkrime u caktuan emra personash dhe fisesh tė cilėt janė nė pritje tė ardhjes sė Husejnit (a.s.). Numri i tyre arriti nė njė qind mijė luftėtarė. Mbasi imam Husejni (a.s.) e studioi mirė kėtė ēėshtje u bind pėr tė dėrguar njė pėrfaqėsues tė tij nė Kufe pėr tė marrė betimin prej tyre.

    Pėr kėtė vendosi djalin e xhaxhait tė tij Muslim ibėn Akil. Banorėt e Kufes e pritėn me ngrohtėsi dhe respekt Muslimin dhe betimin pėr Husejnin (a.s.) ia dhanė atij.

    Kur pa kėtė gjendje Muslimi u bind qė ti dėrgoi Husejnit (a.s.) njė shkresė qė imam Husejni (a.s.) tė drejtohet pėr nė Kufe:

    “ Kryetari nuk e gėnjen familjen e tij dhe tė gjithė banorėt e Kufes janė me ty. Prej tyre u betuan tetėmbėdhjet mijė. Shpejto nė ardhje kur tė lexosh kėtė letrėn time. Ve selamu alejke ve rahmetullahi ve berekatuhu.”

    Po nė atė kohė imam Husejni (a.s.) e patė tė mundshme qė kėtė kundėrshtim tė tij t’ja shfaqi kryetarėve tė Basrės.

    Ai i shkroi atyre dhe pėrgjigjja e Jezid ibėn Mes’ud en-Nehsheli (r.a.) ishte shumė e mrekullueshme dhe e sinqertė ku ai shfaqi dashurinė dhe ndihmėn e tij dhe tė fisit Sa’d pėr Ehli Bejtin (a.s.). Por ėshtė pėr tė ardhur keq se kur letra i mbėrriti atij, Husejni (a.s.) ndodhej nė Kerbela nė fushėn e xhihadit. Kėshtu forcat e Nehshaliut u vonuan pėr tė ndihmuar Husejnin (a.s.).

    Tradhėtia e Banorėve tė Kufės


    Kur udhėheqja umovite pa se mesazhi islam po pėrparonte dhe pėr pėrfaqėsuesit e tij real imam Husejni (a.s.) tė birit tė Aliut (a.s.) gjindeshin shumė dashamirės, ajo u frikėsua prej kėsaj gjėje deri dhe fuqitė e saj u paralizuan pėr shkak tė dashamirėsve dhe ndihmuesve tė shumtė qė u drejtuan kah imam Husejni (a.s.).

    Kryetarėt umovit u mblodhėn pėr tė vendosur se ē’farė duhet bėnin. Ata vendosėn qė t’i dėrgojnė lajm Jezidit pėr gjendjen e krijuar.

    Umer ibėn Sa’d dhe Amaretu ibėn Urbetu el-Umovij dhe Abdullah ibėn Muslim El-Hadrami i shkruan njė letėr zotnisė sė tyre qė gjindej nė Sham (Damask) duke i sqaruar atij tė gjitha ndodhitė e reja qė u krijuan nė Kufe.

    Jezidi u inatos prej kėtij lajmi. Zėdhėnėsi i tij i posaēėm i tha qė ti japi Ubejdullah ibėn Zijad udhėheqjen e Kufes pėrshkak tė ashpėrsisė sė zemrės sė tij dhe pėr shkak tė inatit dhe urrejtjes qė ky burrė mbarte pėr Ehli Bejtin (a.s.). Ibėn Zijadit i erdhi lajmi prej Jezidit dhe ky vendosi vėllanė e tij kryetarė tė Basrės dhe shpejtoi pėr nė Kufe sė bashku me njė grup ushtarėsh numri i tė cilėve ishte pesė qind burra.

    Po ashtu ai mori me vete disa njerėz tė shquarė tė Basrės tė cilit kishin autoritet nė fiset e Kufės pėrshkak tė afėrsisė farefisnore.

    Me tė mbėrritur nė Kufe ibėn Zijadi filloi ti grumbulloj njerėzit. Nė fjalimin e parė qė mbajti ai bėri propozime dhe premtime tė mėdhaja pėr ata qė ndekin politikėn e beni umejit dhe largohet nga vija e islamit origjinal. Po ashtu ky fjalim pėrmbante kėrcnime tė rrepta pėr ēdo njeri i cili kundėrshtonte padrejtėsinė umovite. Nė tekst thuhej:

    “Prijėsi i mulimanėve Jezidi mė ka caktuar tek ju kryetarė dhe mė urdhėroi tė ndihmoj tė pa aftit, ti jap tė varfėrve tuaj dhe tė jem dėgjues dhe bėmirės siē ėshtė fėmija e mirė. Kamxhiku dhe shpata ime do tė jenė pėr ata qė nuk zbatojnė urdhėrat e mia dhe e kundėrshtojnė udhėheqjen time. Ēdo njeri ti frikėsohet vetes sė tij.”

    Pastaj i urdhėroi kryepleqtė e fiseve dhe njerėzit e tjerė qė ti sjellin atij njė listė me emrat e atyre qė ishin kundėrshtarė tė vijės umovite. Nėse nuk do vepronin kėshtu atėherė dėnimi pėr ato do ishte kryqėzimi nė dyert e shtėpive tė tyre.

    Kėshu nė Kufe u pėrhap “ajri i kuq” terrorist dhe ballancat e fuqisė u kthyen nė interes tė shtėpisė umovite ku nė atė kohė pėrfundoi arrestimi i kryetarėve dhe dashamirėve tė lėvizjes islame tė cilėn e drejtonte imam Husejni (a.s.).

    Frika dhe dhuna u pėrhap nė Kufe, nė atė mėnyrė, saqė fiset filluan ti ndalojnė kryepleqtė e tyre tė vazhdojnė kundėrshtimin e sundimit umovit dhe nėnat nuk i linin djemtė e tyre tė ndihmonin Muslimin tė birin e Akilit, dhe lakmuesit u bėnė me pallatin e ibėn Zijadit pėr shkak tė parave tė shumta qė i dha atyre.

    Ndėrsa tė sinqertit e mesazhit islam tė cilėt nuk ishin arrestuar, komunikimi i tyre me Muslimin (r.a.) e bėnin nė fshehtėsi dhe sipas situatave tė dhe urdhėrit tė Muslimit (r.a.). Muslimi (r.a.) ndodhej nė shtėpinė e Muhtar ibėn Ubejdetu dhe pastaj shkoi nė shtėpinė e Hani ibėn Urvetu si shtėpi mė e pėrshtatshme pėr ēėshtjen e betimit pr imam Hueinin (a.s.). Gjėja mė e rėndėsishme pėr ibėn Zijadin ishte qė tė dijė se ku ndodhej Muslimi.

    Dyshimet u shtuan pėr shtėpinė e Hanit pėr shkak tė pozitės sė lartė qė kishte nė Kufe dhe ai ishte mbrojtėsi i palėkundur pėr betimin e Husejnit si halif i muslimanėve siē e dinin umovitėt dhe spiunat e tyre.

    Spiunat u shpėrndanė nė Kufe derisa u zbulua vend strehimi i Muslimit dhe Hani ibėn Urvetu e arrestuan. Ky arrestim i Hanit ishte fatkeqėsi pėr lėvizjen e Husejnit (a.s.) dhe paralizė pėr tė.

    Vrasja e tij do tė thotė zhdukje e veprimit ekzistues pėr revolucionin nė Kufe. Kur u pėrhap lajmi i arrestimit tė Hanit menjėherė fisi i tij u mblodhėn dhe rrethuan pallatin qeveritar.

    Ibėn Zijadi dhe shokėt e tij i kyēėn portat e pallatit dhe u fshehėn brenda nė pallat.

    Forcat ushtarake zunė vend qėmdrimet e tyre reth pallatit dhe vendosėn tė bėjnė revolucion i cili do tė zhdukte prezencėn umovite.

    Por ibėn Zijadi pėrdori tė gjitha mjetet e mashtrimit pėr tė dalė nga kjo fatkeqėsi.

    Ai pėrhapi nė njerėz lajmin se njė ushtri e madhe po vjen nga Shami (Damasku) dhe po mbėrrin nė Kufe.

    Ky lajm u pėrhap nė qytet dhe sė bashku me lajmin u pėrhap frika dhe njerėzit dobėsuan. Baballarėt nuk i lejonin djemtė e tyre pėr tė ndihmuar Muslimin (r.a.) po ashtu nėnat, vėllezėrit... derisa njė numėr i madh prej ushtrisė sė Muslimit u larguan prej tij.

    Kėshtu pėrpjekjet mashtruese dhe poshtėruese dolėn me sukses dhe me Muslimin (r.a.) nuk mbeti veēse njė pakicė prej tė sinqertėve. Muslimi (r.a.) e shfaqi trimėrinė e ti tė rrallė derisa ra shehid (dėshmorė). Ndėrsa Hani ibėn Urvetu e vranė nė orėt e vona pas vrasjes sė Muslimit.

    Me kėtė veprim u shemb njė bazė e lėvizjes sė imam Husejnit (a.s.) nė Kufe dhe kjo lėvizje humbi dy udhėheqės tė mėdhenj tė saj Muslimin (r.a.) dhe Hanin.

    Nisja pėr nė Irak


    Zemėrimi i sundimit umovit u rrit mė tepėr kur kryetarėt dhe nėnpunėsit e tij mėsuan se Husejni (a.s.) gjeti situtuatė tė pėrshtatshme pėr lėvizjen e tij dhe njerėzit u mblodhėn rreth tij.

    Pėr kėtė Jezidi menjėherė nisi njė ushtri prej Shamit nė drejtimin e Umer ibėn El-A’s. Kur Husejnit (a.s.) i mbėrriti lajmi i ardhjes sė ushtrisė umovite nė drejtim tė shtėpisė sė Allahut (xh.sh.) e pa tė vėshtirė qė tė thyejė repsektin e kėsaj shtėpie sepse ai e dinte se Jezidi dhe ushtarėt e tij nuk interesoheshin pėr respektimin e Qabes dhe as pėr haxhillarėt qė shkonin atje.

    Ai (a.s.) vendosi qė tė dalė nga Mekja dhe ti drejtohet Irakut. Imam Husejni (a.s.) e dinte pėrfundimin e ardhshėm siē duket qartė nė fjalimin qė mbajti kur doli nga Meka:

    “Elhamdul’lil’lah ve maShaeallah – la havle ve la kuvvete il-la bil’la. Paqja dhe mėshira e Zotit qofshin mbi Muhammed Mustafanė, vdekja tek njerėzit ėshtė si gjerdani i varur nė qafėn e vajzės. Gjėja mė e mirė qė do tė gjejė ėshtė vrasja. Mua mė duket se pjesėt e trupit tim do t’i shqyejnė egėrsisrat nė mes Nevaris dhe Kerbelasė dhe me to mbushin barqet e tyre”

    Me tetė tė muajit Dhul Huxhettu nė vitin 60 karvani i Husejnit (a.s.) u nis pėr nė Irak. Imam Husejni (a.s.) ishte i bindur se do vritej, po ashtu ishte i bindur se feja e Zotit do tė fitoj me vrasjen e tij sepse nuk gjindej tjetėr pėrveē tij pėr tė shpėtuar fenė.

    Pėr kėtė qėllim ai vazhdoi rrugėn e tij nė drejtim tė fitores sė vėrtetė hisotrike dhe e konsideroi vrasjen dhe sakrificat si rrugė tė vetme pėr qėndrueshmėrinė e islamit tė pastėr.

    Gjatė rrugės pėr nė Irak ai u takua me udhėtarė dhe i pyeste ato pėr gjendjen e njerėzve dhe mendimet e banorėve tė Irakut. Pėrgjigjja ishte e prerė.

    “Shpatat janė me beni umejin dhe zemrat me ty”

    Husejni (a.s.) ishte i bindur plotėsisht se ummeti zgjohej vetėm nėse ndodhte njė tėrmet i fuqishėm dhe ky tėrmet tė ishte vrasja e tij dhe i atyre qė e shoqėronin prej Ehli Bejtit tė tij.

    Nė rrugė u bėnė pėrpjekje qė tė vrisnin Husejnin (a.s.) me qėllim qė tė mos shkonte nė Kufe, por ky planifikim dėshtoi dhe karvani mbėrriti nė Kerbela.

    Lajmi i vrasjes sė pėrfaqėsuesit tė tij Muslim ibėn Akil i mbėrriti Husejnit (a.s.) kur ishte nė zonėn e quajtur Zebaletu.

    Ai grumbulloi Ehli Bejtin dhe as’habėt e tij dhe i sqaroi atyre tradhėtinė e banorėve tė Kufes. Nė fjalimin e tij thuhet:

    “Vėrtetė ndjekėsit tanė na mashtruan dhe ai qė don tė largohet prej meje le tė iki. Ai ėshtė i pafajshėm tek ne.”

    Kur Husejni (a.s.) hyri nė tokat e Irakut u takua me njė ushtri tė madhe e drejtuar nga El-Hur El-Rijahi.

    Misioni i kėsaj ushtrie ishte ndjekja e Husejnit (a.s.) dhe tė kontrollonte lėvizjet e tij.

    Nė rrugėn e fshatit Nijnva, El-Hur El-Rijahit i erdhi urdhėri prej Ubejdullah ibėn Zijad tekst i tė cilit ishte:

    “Kur tė vij shkresa ime prej tė dėrguarit tim ndaloe atė (Husejnin)(a.s.) dhe mos lerė tė zbresė nė vend tė gjelbėr dhe me ujė. Unė e urhdėrova tė dėrguarin tim qė tė detyroi ty dhe mos ndahet nga ti derisa tė mė sjellė lajmin se ti e zbatove urdhėrin tim. Ve selam.”

    Husejni (a.s.) nuk eci gjatė kur u largua nga fshati Nijnva derisa ushtria umovite e detyruan qė tė zbresė nė tokėn e quajtur Kerbela. Ai mbriti nė kėtė vend nė ditėn e dyte tė muajit Muharrem El-Haram nė vitin 61 tė Hixhrit.

    Nė Kerbela


    Husejni (a.s.) sė bashku me familjen dhe shokėt e tij madhėshtorė mbritėn nė shkretėtirėn e Kerbelasė me qėllim qė tė mbetet simbol i pėrhershėm pėr tė lirėt dhe parrullė pėr revolucionarėt e tė gjitha kohėrave dhe brezave.

    Ndėrsa sundimi umovit filloi tė dėrgoi forcat e tij ushtarake.

    Ibėn Zijadi caktoi Umer ibėn Sa’din komandant tė ushtrisė. Nė fillim ibėn Sa’di nuk pranoi si pasoj e dijenisė sė tij pėr pozitėn e Husejnit (a.s.) tek Pejgamber Muhammedi (s.a.) por mbasi ibėn Zijadi e kėrcnoi se nuk do tia jepte uhdėheqjen e Rrait dhe mbasi qėndroi tėrė natėn nė duel me veten e tij pėr kėtė udhėheqje dhe pėr lakmitė e kėsaj bote ibėn Sa’di zjodhi kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe tė marrė pjesė nė luftėn e thirrėsve nė drejtėsi dhe nė luftėn e mbajtėsve tė flamurit tė udhėzimit.

    Atė e dėgjuan duke thėnė vazhdimisht para se tė merrte postin e komandanit tė ushtrisė:

    “A tė kthehem mėkatarė me vrasjen e Husejnit (a.s.). Nė vrasjen e tij gjindet dėnimi me zjarr ku pėr tė nuk gjindet pengesė dhe udhėheqja e Rrait eshtė drita e syve tė mij.”

    Umer ibėn Sa’di nuk ėshtė veēse njė prej atyre personave tė cilėt vranė Husejnin (a.s.) dhe prej atyre qė mbajnė qėllime poshtruese dhe urrejtėse pėr Husejnin (a.s.) Kėtu lakmia pėr pushtet e mashtroi atė dhe e pranoi detyrėn e ngarkuar.

    Ai u nis me ushtrinė e tij e pėrbėrė prej katėr mij ushtarėsh nė drejtim tė Kerbelasė pėr tė luftuar Husejnin (a.s.). Umer ibėn Sa’di mbėriti nė Kerbela dhe forcat e tij rrethuan ēadrat e imam Husejnit (a.s.).

    Imam Husejni (a.s.) hapi dialog me tė dhe mbėrritėn nė propozimin qė imam Husejni (a.s.) ta lerė Irakun pa bėrė luftė dhe gjakderdhje.

    Umeri i shkroi ibėn Zijadit duke e informuar atė pėr popozimin. Ibėn Zijadi i dha njė shkrim Shimėr ibėn Dhil Xhoushen i cili ėshtė armiku mė i poshtėr pėr Ehli Bejtin (a.s.). Nė atė letėr thuhej:

    Shiko, Nėse Husejni (a.s.) dhe shokėt e tij pranojnė udhėheqjen time tė ma sillni me paqe tek unė dhe nėse kundėrshtojnė atėherė afrohuni atyre derisa t’i vrisni dhe t’i masakroni ato. Sepse, ata e meritojnė atė gjė.

    Kur tė vritet Husejni (a.s.) lėrini kuajt tė shkelin gjoksin dhe shpinėn e tij...” Kjo ishte idea e ibėn Zijadit, pra vrasje dhe gjakderdhje ashtu siē ishte idea dhe llogjika e tė parėve tė tij nė kohėn e injorancės kurejshe tė cilėt masakruan Hamzain xhaxhain e Pejgamberit Muhammed (s.a.).

    Nė ditėn e nėntė tė Muaharremit, mbas dreke, ushtria mėkatare filloi tė afrohet nė drejtim tė ēadrave tė Imam Husejnit (a.s.) por Ai (a.s.) u pėrpoq ti ndalonte ato dhe i kėrkoi vėllait tė tij Abasit qė tė mbajė njė fjalim pėr atė ushtri dhe ti kėrkoi atyre qė tė ndalojnė sulmin.

    Por ato nuk dėgjuan dhe pėrgjigjja e tyre ishte: Ose Husejni (a.s.) tė pranoi udhėheqjen e prijėsit (Jezidit) ose ne do ta luftojmė atė deri nė vdekje. Atėhere nuk gjindet tjetėr pėrveē luftės dhe pėr Husejnin (a.s.) nuk gjindet kthim prej vendimit tė tij i cili tha se (Njė si unė nuk ja jep betimin njė tė tilli si Jezidi) dhe vazhidmisht thonte:

    “Unė nuk e shoh vdekjen veēse lumturi dhe jetesėn me tė padrejtit poshtėrsi.”

    Ai mbante parrullėn e trashėguar nga Pejgamber Muhammedi (s.a.v.a.s.) dhe i tha ushtrisė umovite:

    “O njerėz, Pejgamberi i Zotit ka thėnė: ”Kush shikon udhėheqės tė padrejtė i cili hallallin e bėn haram, thyen urdhėrat e Tij, kundėrshton sunnetin e Pejgamberit, vepron nė njerėz me mėkate dhe armiqėsi dhe nuk i ndryshon ato vepra apo thėnie ai e meriton qė Zoti ta fus nė xhehennem (Zjarr)."

    Husejni (a.s.) u mundua prej kėsaj kopeje e zhveshur prej mendimit dhe e veshur me fuqitė vrapuese mbas qejfeve dhe lakmive. Ai i kėrkoi vėllait tė tij Abasit qė tė kthehet tek ata pėrsėri dhe t’i propozoi atyre qė tė japin Husejnit (a.s.) afat natėn e dhjetė tė Muharremit qė tė jape vendimin e tij tė prerė. Kėtė gjė Abasi ja propozoi atyre dhe Umer ibėn Sa’di sė bashku me disa tė shquar tė ushtrisė sė tij ranė dakort qė ti japin afat Husejnit (a.s.) njė natė tė vetme.

    Nata e dhjetė


    Kėrkimi i dhėnies sė afatit prej Husejnit (a.s.) nuk kishte qėllimin e mendimit nė ēėshtje sepse ai pėr atė gjė kishte dalė dhe ēdo gjė ishte e qartė para tij. Por Husejni (a.s.) dėshiroi qė nata e fundit e kėsaj bote tė ishte natė adhurimi, lutje, lamtumire, porosie pėr familjen dhe tė dashurit e tij. Ai ėshtė i ditur se ēfarė fsheh e nesėrmja pėr kėtė ai i tha vėllait tė tij:

    “Shko tek ata dhe kėrkoi atyre qė ta shtynė luftėn pėr nesėr dhe nė kėtė natė ne tė falemi pėr Zotin tonė, ti lutemi Atij dhe tė kėrkojmė pendime. Ai (xh.sh.) e din se unė e pėlqeja namazin dhe leximin e librit tė Tij, lutjet e shumta dhe istigfarin (pendimin).”

    Nata erdhi dhe ēdo gjė ra nė qetėsi. Tė gjitha krijesat fjetėn me pėrjashtim tė Ehli Bejtit (a.s.) tė Pejgamberit (s.a.) dhe dashamirėsve tė tij.

    Ato qėndruan atė natė duke u lutur, duke u falur, duke lexuar Kur’anin, duke porositur, duke u pėrshėndetur me njėri tjerin.

    Ato qėndruan atė natė miq nė prehėrin e Kerbelasė dhe historia ishte nė pritje pėr tė shėnuar ndodhinė mė tė madhe qė do tė ndodhte nė zbardhjen e ditės.

    Nesė do tė shkruhej me gjakun e bekuar kapitulli mė i dhimshur pėr historinė e njerėzisė. Husejni (a.s.) i jep lamtumirėn e fundit Ehli Bejtit dhe shokėve tė tij.

    Ai viziton Sexhadin (Ali Zejnel Abidini), Sukejnen (e bija e tij), Lejla (gruaja e tij), Rebab (gruaja e Imam Hasanit (a.s.) dhe jep porositė e fundit tė tij dhe veten e tij i’a shiti Zotit (xh.sh.) dhe vendosi qė pemėn e udhėzimit dhe tė besimit ta vadisė me gjakun e tij tė pastėr.

    Dita e Ashurasė


    Nata mbaroi dhe me tė mbaroi historia e gjatė dhe ja ku erdhi dita e dhjetė e muajit Muharrem El-Haram dita e gjakut, e xhihadit dhe e vrasjes.

    Dita e takimit e shpėrblimit. Ibėn Sa’di i pėrgatit ushtrinė e tij pėr tė luftuar djalin e vajzės sė Pejgamberit tė Allahut dhe i pesti i Ehli Bejtit tė pastėr (a.s.), pėr ti cilėt Allahu e ka bėrė detyrė dashurinė dhe ndjekjen e tyre pėr kėtė ummet nė tekst tė Kur’anit.

    Husejni (a.s.) nuk ju tremb shumicės sė armiqėve dhe armatimit tė tyre dhe ajo shumicė nuk ia theu vendosmėrinė dhe nuk ndikoi nė vendimin e tij. Ai ishte i patundshėm, i guximshėm, i fortė, nuk i frikėsohej veēse Allahut (xh.sh.). Pėr kėtė, atė e gjen duar lartė duke iu lutur Zotit tė tij:

    “O Zot, ti je shpresa ime ne ēdo hidhėrim, dhe Ti je shpresa ime nė ēdo vėshtėrsi. Ti tek unė nė ēdo gjė qė mė ke sjell do tė gjesh besim dhe gadishmėri. Sa tė shumta janė fatkeqėsitė tė cilat dobėsojnė mendimet, dhe pakėsohet nė to truri, zhgėnjehet nė to shoku, gėzohet pėr to armiku. Unė tė ankohem Ty sepse unė nuk shpreoj te askėnd pėrveē Teje dhe Ti mi lehtėsove ato. Ti je zotėruesi i tė gjitha mirėsive dhe dhėnėsi i ēdo tė mire plotėsuesi i ēdo dėshire.”

    Imam Husejni (a.s.) u pėrgatiti pėr luftė dhe filloi me pėrforcimin e ēadrave ku ishin gratė, dhe fėmijė... Husejni (a.s.) urhdėroi qė tė hapin njė kanal rrethues pėr ēadrat dhe tė ndizet zjarr nė tė, me qėllim qė tė pengonte sulmin e armiqėve. Ballafaqimi me armikun u pėrqėndrua nė njė anė tė vetme.

    Imam Husejni (a.s.) mbajti njė fjalim tek i cili i kujtoi atyre (ushtrisė sė Kufes) pėr letrat e tyre dhe betimin qė i dhanė atij. Ato nuk iu pėrgjigjėn dhe ajo thirrje e imam Husejnit (a.s.) nuk gjeti ndikim tek ata (subhanallah!!!). Pastaj imam Husejni (a.s.) u kthye pėr sė dyti tek ai popull dhe qėndroi para tyre. Ai ngriti Kur’anin dhe e hapi mbi kokėn e tij pastaj tha:

    “O popull, nė mes meje dhe jush tė jetė libri i Allahut dhe sunneti i gjyshit tim Pejgamber Muhammedit (s.a.).”

    Por asnjė nuk u pėrgjigj prej tyre. Pėrkundrazi Umer ibėn Sa’d i dha urdhėr mbajtėsit tė flamurit tė tij qė tė pėrparoj dhe ishte ai i cili e ndezi luftėn me dorėn e tij mėkatare duke lėshuar tė parėn shigjetė tek ushtria e Husejnit (a.s.) dhe tha:

    “Dėshmoni se unė jam i pari qė po hedh shigjetė.”

    Ajo ishte fillimi i skandalizmit dhe i fatkeqėsisė ku viktimė e tyre ishte vazhduesi i vijės sė pejgamberisė dhe imam i muslimanėve Husein ibėn Ali ibėn Ebi Talib (a.s.), nipi i pejgamberit Muhammedit (s.a.).

    Ishte e natyrshme qė ushtria e Jezid ibėn Muavije (l.a.) tė fitonte me vrasjen e asaj pakice ku numri i atyre nuk i kalonte tė 78tėt apo 72 burra sipas haditheve. Vėrtetė historia bisedoi rreth ndodhive e pamjeve fatkeqe dhe tė dhimbshme ku ėshtė e vėshtirė pėr shkrimtarin dhe poetin ti pėrfytyroi ato.

    Prej atyre dhimbshmėrive ka qenė fėmija i vogėl Abdullai i cili akoma pinte qumėsht prej nėnės sė tij.

    Imam Husejni (a.s.) e nxorri para ushtrisė umovite dhe kėrkoi ujė pėr tė me qėllim qė ti lėvizi ndėrgjegjet e tyre dhe tė ndikoi nė ndjenjat e tyre njerėzore.

    Por pėrfundimi ishte vetėm e vetėm se ata e qėlluan Abdullahin qumėshtorė dhe e therėn. Lufta e tmerrshme vazhdonte, e Shokėt e imam Husejnit (a.s.) po vriteshin njėri pas tjetrit.

    Ato trima prej familjes Akil dhe familjes sė Ali ibėn Ebi Talibit (a.s.) tė masakruar si kurbanat janė tė shpėrndarė nė tokėn e Kerbelasė, si yjet e qiellit nė stinėn e vjeshtės dhe notojnė nė puset e gjakut siē notohet nė lumenj.

    Sulmi nė drejtim tė Husejnit (a.s.) dhe atyre qe mbetėn me atė vazhdonte. Armiqtė i rethuan ata nė tė gjithė anėt. Zėrat e ibėn Sa’dit dhe thirrjet e tij pėr ushtrinė u ngritėn duke thėnė ‘Digjni ēadrat.’ Ushtarėt hyjnė nė vend qėndrim dhe filluan tė vjedhin dhe vrasin.

    Zėrat e grave u ngritėn, britmat e fėmijvė po ashtu dhe zjarret filluan tė djegin ēadrat ndėrsa banorėt e tyre iknin tė frikėsuar. Imam Husejni (a.s.) thėrriti:

    “A gjindet person qė tė mbroj nderin e pejgamberit tė Zotit (s.a.v.a.s.)? A gjindet besimtar qė i frikėsohet Zotit pėr ne? A gjindet ndihmues i cili shpreson prej Zotit mirėsi nė ndihmėn tonė?”

    Husejni (a.s.) nuk dėgjoi veēse zėrat e grave dhe tė fėmijėve qė bėrtitnin tė frikėsuar. Dhe nuk kishte mbetur gjė veēse imam Husejni (a.s.) tė dilte dhe tė luftonte atė popull dhe tė hyjė nė fushėn e betejės. Kur Husejni (a.s.) po i luftonte me ushtrinė nė fushėn e mejdanit njė prej armiqėve e qėlloi me shigjetė nė nofull. Imam Husejni (a.s.) e hoqi shigjetėn dhe filloi ta ndalė gjakun me dorėn e tij, pastaj e hidhte pėr sė larti duke thėnė:

    “O Zot tė ankohem Ty pėr ato qė po i bėhen djalit tė vajzės sė pejgamberit Tėnd.”

    Sulmi i ashpėr vazhdonte dhe Husejni (a.s.) luftonte me trimėri dhe sy patrembur, derisa njė prej ushtarėve e qėlloi me shigjetė nė fyt dhe goditjet e shigjetave dhe tė shpatave filluan si shiu mbi trupin e Husejnit (a.s.).

    Trupi i tij i pastėr u bė si libri mbi tė cilin u shkruan plagėt me bojėn e gjakut. Kur u numėruan plagėt e tij ato ishin 67 plagė, 33 goitje me shtiza dhe 34 gjuajtje shpatash pėrveē shigjetave.

    Kėshtu e pėrqafoi Husejni (a.s.) tokėn e betejės dhe trupi i tij u shtri mbi shkretėtirėn e Kerbelasė.

    Por shpirtėrat urrejtės dhe egėrsues nuk u kėnaqėn me atė veprim dhe urrjetja e tyre akoma nuk ėshtė zbrazur.

    Shimėr Dhil Xhoushen (l.a.) nxorri shpatėn e tij dhe u drejtua nga Husejni (a.s.) pėr tė prerė atė degė tė pemės sė pejgamberisė dhe pėr tė hequr kokėn e Husejnit (a.s.) prej trupit tė tij dhe t’ja dėrgoi dhuratė tė padrejtėve, tė ligėve.

    Atė kokė e cila me pėrkulje dhe sinqeritet i binte Allahut nė sexhde. Atė kokė e cila mbante krenarinė dhe bamirėsinė dhe kundėrshtoi ti pėrulet tė padrejdtėve. Pastaj ibėn Sa’di gjuajti kalit qė tė shkeli trupin e Husejnit (a.s.).

    Kėshtu u shua ylli i Husejnit (a.s.) dhe ndodhėn fatkeqėsitė dhe koka e Husejnit (a.s.) sė bashku me kokat e shokėve tė tij u dėrguan dhurata dhe mbaheshin mbi majat e shtizave pėr ti ēuar tek Jezid ibėn Muavije (l.a.) nė Sham.

    Trupat e pastėr tė dėshmorėve qėndruan tre ditė mbi tokėn e Kerbelasė para se ti varrosnin disa njerėz prej beni Esedit, tė cilėt banonin pranė Kerbelasė.

    Vrasėsit nuk u mjaftuan vetėm me kaq, ato arrestuan gratė, fėmijėt dhe pjesėtarėt e tjerė tė karvanit tė Ehli Bejtit (a.s.) dhe i ēuan nė Kufe pastaj nė Sham, duke i kaluar nėpėr rrugė dhe rrugica dhe nė krye tė karvanit hidhėrues ishte koka e Husejnit (a.s.) dhe kokat e shokėve tė tij (a.s.)

    Rezultati i revolucionit


    Qėllimi i parė dhe i fundit i revolucionit tė Husejnit (a.s.) ishte qė tė krijoi njė ambjent tė pėrshtatshėm pėr tu shfaq ajo rrymė praktike kundėrshtuese e rrymės umovite devijuese.

    Rrymė tė jetė nė gjendje tė pėrmbys sundimin umovit dhe tė kthej ummetin nė udhėzim dhe orientim tė drejtė. Rezultati ishte ashtu siē u planifikua qė nė fillim.

    Nuk kaloi kohė e gjatė mbasi Husejni (a.s.) dhe shokėt e tij tė zgjedhur ranė shehid pėr Allahun, dhe sundimi umovit filloi tė humbasė shfajėsimet e ekzistencės sė tij, dhe dolėn nė shesh tė gjitha padrejtėsitė skandale.

    Ummetit i’u bė e qartė ajo rrymė kundėrshtare e vijės islame dhe u dukėn interesat gjallėruese tė ummetit. Ata qė morėn pjesė nė masakrėn e Kerbelasė dhe vepruan pėr interesat umovite u shndėrruan nė brendėsitė e tyre me zgjimin e ndėrgjegjeve.

    U zhvilluan kryengritje tė shumta popullore kundra pa drejtėsisė siē ishte kryengritja tevabine (tė penduarve), revolucioni i Muhtar El-Thekavij i cili shfarosi atė grup kriminelėsh dhe vrasėsish i cili planifikoi vrasjen e imam Husejnit (a.s.) dhe tė shokėve tė tij (a.s.).

    Po ashtu u bė revolucion nė Medinė dhe nė vende tė tjera. Nėse nuk zhvilloheshin ato revolucione nuk do zhdukeshin rrėnjėt e sundimit umovit. Me kėtė gjė pėrfituan Abasidėt si pasojė e rritjes sė asaj rryme dhe u fuqizuan nėn parrullėn e ndihmės sė Ehli Bejtit (a.s.).

    Ky veprim i bėri tė mundshėm abasidėt qė ta shfarosin sundimin umovit. Revolucioni i imam Husejnit (a.s.) bėri qė tė krijohen situata tė favorshme pėr tė dėshtuar planifikimi umovit i cili kishte pėr qėllim tė shfaroste vijėn e qytetėrimit dhe tė jetės sė lirė tė begatė islame.

    Ky revolcuion krijoi atė shpirt luftarak nė ummet qė ēdo padrejtėsi dhe devijim tė kundėrshtohet dhe tė luftohet.

    Me revolucionin e Husejnit (a.s.) u zhduk historia e umovitėve prej faqeve tė historisė sė ndritshme islame dhe u dukėn qėllimet e tyre injorante si dhe devijimi i tyre nga vija islame u bė e qartė pėr tė gjitha brezat qė prej kohės sė atij revolucioni e deri nė kėto ditė qė jetojmė dhe nė ato qė do tė vijnė.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    *

    Kesaj ceshtjeje i ka vene vule, sigėl, Max Müller, qysh ne fund te shekullit te 18-te, me...
    "Terrorizmi Islam ka ekzistuar dhe ekziston. Megjithate, krahasuar me terrorizmin krishtere, terrori i muslimaneve eshte sa nje grime e pluhurit"

    Krahaso tash: Sa eshte nje grime dhe sa grima ka pluhuri?!

    Ka mbetur mesi teknefesi te na e shpjegoje terrorizmin kur nuk i njeh as gjerat me elementare te ceshtjes.


    *
    klipp&klar

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anėtarėsuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    "Terrorizmi Islam ka ekzistuar dhe ekziston. Megjithate, krahasuar me terrorizmin krishtere, terrori i muslimaneve eshte sa nje grime e pluhurit"

    Krahaso tash: Sa eshte nje grime dhe sa grima ka pluhuri?!

    Ka mbetur mesi teknefesi te na e shpjegoje terrorizmin kur nuk i njeh as gjerat me elementare te ceshtjes.
    Teroristet e krishter.

    Se numri i tė krishterėve, pėrkatėsisht i atyre me prapavijė kristiane, gjithandej historisė tė cilėt kanė bėrė aksione terrorizmi dhe masakra tė papara nė njerėz tė pafajshėm, i tejkalon pjesėtarėt e cilitdo besim tjetėr, kjo nuk ėshtė pėr tu diskutuar. Shembujt e mėposhtėm do ta dėshmojnė kėtė. Mirėpo pėrse mediat, autoritetet kishtare sikur edhe tė gjithė misionarėt e tjerė tė krishterė kurrė nuk pėrdorin etiketimin ‘terrorizėm kristian’? Pėrse nuk i binden fjalėve tė vetė Jezusit : Mos gjykoni se do tė gjykoheni’ ose ‘Pėrse shikoni halėn nė syrin e tjetrit kur keni trarin nė syrin tuaj’. Nuk ka nevojė kėtu pėr tė komentuar se fjala qartė ėshtė pėr njė dyftyrėsi tė ulėt.

    Do tė fillojmė me tė famshmin Timothy McVeigh i cili jo shumė vite mė parė, mė 1995 hodhi bombėn nė Oclahoma City duke shkaktuar dėme gjigante dhe humbjen e jetės sė shumė njerėzve. Dan Barker me tė drejtė shtron pyetjen “Pėrse Timothy Mc Veigh nuk quhet terrorist kristian” [1]? E pra, pėrse? Ky terrorist sipas raporteve tė FBI ishte i lidhur me grupet e djathta ekstremiste tė cilat nė agjendėn e tyre kishin tematikė kristiane. Qėllimet e tij ishin tė ngjyrosura me bindje dhe ide tė krishtera. Gjithashtu grupi i famshėm racist Ku Klux Klan kishte njė agjendė biblike nė pėrndjekjen, masakrimin, vrasjen, djegien dhe maltretimin e qindra mijėra zezakėve amerikanė. Ata thirreshin nė Bibėl dhe besonin tė kryenin vullnetin e Jezu Krishtit nė kėto aksione tė tyre. Pėrse pra kėta nuk quhen terroristė kristianė dhe Bibla nė kėtė rast ‘libėr i terroristėve’? Duke shkuar mbrapa nė historinė e kėtyre afro-amerkanėve tė shtypur pėr njė kohė tė gjatė nga tė bardhėt kristianė amerikanė ne gjejmė njė fakt tjetėr zhgėnjyes. Skllavėrimi i tyre dhe marrja rob nga Afrika ishte inicuar nga grupe tė bardhėsh amerikanė tė cilėt midis tyre kishin edhe misionarė biblikė. Edhe mė zhgėnjyes ėshtė fakti se kėta misionarė kristianė tė cilėt gjoja shqetėsoheshin pėr shpėtimin e kėtyre zezakėve ishin krijuesit e absurdit mė tė madh nė histori: krijimit tė kishave nė bazė ngjyre dhe race. Kėshtu deri vonė zezakėt ishin tė ndaluar tė ndiqnin shėrbimet nė kishat e tė bardhėve. Dhe shumica e kėtyre zezakėve tė robėruar dhunshėm, ishin muslimanė tė cilėt mė vonė nėn presionin e terrorit tė tė bardhėve kristianė u konvertuan nė tė krishterė. Pėrse kėta ndėrrues tė dhunshėm tė besimit nuk quhen terroristė dhe fundamentalistė?

    A ka nevojė kėtu tė pėrmenden sulmet terroristė tė kryqėzatave tė cilat ishin nisur nėn flamurin e dogmave kristiane gjoja pėr tė ēliruar vendet e shenjta nga paganėt muslimanė? Qė tė gjitha kėto kryqėzata kishin frymėzim biblik dhe kishtar. Mijėra muslimanė dhe hebrenjė u therrėn tekstualisht nga ata qė e quanin veten ‘ushtarė tė Krishtit’. Pėrse kėta nuk quhen asnjėherė terroristė kristianė?

    Ėshtė pėrmendur lufta e pestė botėrore mė herėt e cila paskėsh pasur mundėsi tė ndodhte kaherė po qe se muslimanėt do t’i bindeshin Kur’anit, gjithnjė sipas propagandas antiislamike. Hehe. Vallė kaq naive tė jenė njerėzit e tillė sa tė mos dinė se qė tė dy luftėrat botėrore tė deritanishme u nisėn nga kristianėt, pėrkatėsisht nga ata qė e konsideronin veten pėr kristianė tė paktėn, e jo nga muslimanėt. Pse, Hitleri bie fjala, ishte musliman? Hitleri ishte njė kristian i devotshėm. Po pra, monstrumi i cili ishte strumbullari i luftės sė dytė botėrore dhe i cili vrau me qindra mijėra njerėz tė pafajshėm nuk ishte musliman por njė kristian i betuar. Besimi kristian ishte ai qė atė e udhėheqte drej aksioneve tė tia. Ėshtė fakt gjėrėsisht i njohur se ai thirrej nė ide biblike dhe tė krishtera nė aksionet e tij famėkeqe. Nė vijim do tė japim disa fragmente tė shkrimeve tė tija vetėm sa pėr ta ilustruar kėtė:



    "Ndjenjat e mia si i krishter mė drejtojnė tek Zoti im dhe Shpėtimtari im si njė luftėtar. Ato mė pėrkujtojnė mua njė njeri i cili dikur nė vetmi i rrethuar vetėm nga disa pauses, i njohu kėta Ēifutė pėr atė qfarė nė tė vėrtetė ishin dhe i thirri njerėzit pėr t’i luftuar ata …



    Nė dashurinė e pafundme si kristian dhe si njeri unė lexoj nėpėrmes pasazheve tė cilat na tregojnė se si Perėndia mė nė fund u ngrit nė madhėshtinė e tij dhe mori kamxhikun pėr ti dėbuar nga Tempulli ata kėlysh nėpėrkash dhe gjarpėrinjėsh. Sa i tmerrshėm ishte tė luftuarit e tij kundėr helmit Ēifut…



    Sot pas dymijė vitesh, me ndjenjat mė tė thella e njoh mė qartė se kurrė mė parė faktin se ishte pėr kėtė qė Ai (Jezui) u desh tė derdhte gjakun e tij nė Kryq…" [2]




    E pra ja ky ishte Hitleri i cili sipas vetė fjalėve tė tij nė gjakun e Krishtit dhe nė pasazhet biblike ku Krishti i dėbon hebrenjtė nga Tempulli e gjen frymėzimin pėr tė bėrė atė qė ka bėrė. Dhe sot, kush po inicon luftėra me pėrmasa katastrofale? Kush po pushton vendet e huaja me qėllime tė ulėta pėrfitimi dhe pangopėsie. Cilat vende i paskan sulmuar apo pushtuar muslimanėt sot me qėllim tė nisjes sė ndonjė lufte botėrore? Apo mos ėshtė e kundėrta! Duke u nisur nga Ballkani dhe luftėrat e fundme. A ishin muslimanėt ata qė inicuan luftėra apo ishin viktima tė fqinjėve tė tyre kristianė? Shpeshherė masakrat e bėra ndaj tyre e kishin bekimin e kishave tė krishtera.

    Njė rast tjetėr gjithashtu i freskėt na vie nga Ruanda e vitit 1994. Kur Hutu milicia filloi sulmet e saj ndaj pakicės etnike Tutci, kėta tė fundit duke dashur t’i ikin masakrave ia mėsynė kishave kristiane pėr tė gjetur shpėtim aty. Mirėpo ndodhi tmerri, ajo qė shokoi mbarė botėn dhe me tė cilėn akoma po meret gjykata e Hagės pėr krime lufte. Nė vend tė kishat kristiane ti prisnin duarhapur kėta Tutci tė pafajshėm, priftėrinjtė, pastorėt dhe murgeshat nė shumė raste me vetėdije tė plotė i gjuajtėn kėta njerėz nė duar tė vrastarėve dhe faktikisht nė shumė raste tė tjera ishin vetė inicuesit e vrasjeve duke krijuar kėshtu njė ndėr krimet mė tė hatashme tė shekullit qė lamė pas. Gjykata e Hagės akuzon pėr krime lufte dhe gjenocid njė numėr tė konsideruar tė liderėve kishtarė kristianė Ruandezė nga tė gjitha denominacionet: katolikė, protestanė, adventistė, evangjelistė etj. Mė shumė se 50 000 njerėz tė pafajshėm u therrėn e masakruan nė kėtė luftė tė ndihmuar nga paria kishtare. Edhe pse para luftės muslimanėt nė Ruandė ishin njė pakicė e vogėl diku prej gjithsej 7 % nga popullata e pėrgjithshme, ata e bėnė tė njohur emrin e tyre gjithandej botės e para sė gjithash tek populli Ruandez pėr ndihmesėn e tyre dhėnė njerėzve tė pafajshėm civilė dhe shpėtimin e tyre nga masakrat e sigurta duke i fshehur qoftė nėpėr xhamia qoftė nėpėr shtėpi private tė muslimanėve. Sipas raporteve zyrtare Ruandeze dhe Perėndimore numri i muslimanėve pas luftės u dyfishua nė mėnyrė rapide dhe vazhdon tė rritet me pranimin e Islamit nga mijėra Ruandezė. Tash pyetja veēse dihet: pėrse kėta priftėrinjė, pastorė, murgesha e njerėz tė kishės nuk quhen terroristė duke qenė se zhgėnjyen aq shumė njerėz qė kishin kėrkuar shpėtim tek ta duke i quar me duart e veta nė gojėn e ujkut? Kjo ėshtė njė dyftyrėsi e ulėt !

    [1] Dan Barker nė “Christian Terrorism In Oklahoma City” , Freethought Today May 1995

    [2] Adolph Hitler, nė njė fjalim mbajtur mė 12 Prill 1922 publikuar nė "My New Order" cituar nė "Freethought Today" April 1990

  9. #9
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?

    Kjo me posht tregon ate qe po ndodh tani ne lindjen Islamike. Eshte per tu quditur nese nuk i sheh dy vende Islamike duke mos luftuar.

    22:58. E ata qė pėr hir tė All-llahut braktisėn atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranė ose vdiqėn, All-llahu do t'i shpėrblejė me shpėrblimin mė tė mirė, e s'ka dyshim, All-llahu ėshtė mė i miri shpėrblyes.

    Shikoni se si detyrohen njerzit qe nuk jane musliman te kthehen me dhune dhe te paguajn haraq:

    9:5. E kur tė kalojnė muajt e shenjtė, luftoni idhujtarėt kudo qė t'i gjeni, robėroni dhe ngujoni ata, e vinju pritė nė ēdo shteg. Nė qoftė se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atėherė ua lėshoni rrugėn, se vėrtet All-llahu falė ėshtė mėshirues.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  10. #10
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Pėr: Cila eshte e verteta rreth terrorizmit islamik?



    123. O ju qė besuat! Luftoni jobesimtarėt qė i keni afėr jush, e le ta ndiejnė prej jush grushtin e fortė kundėr tyre. E dijeni se All-llahu ėshtė me tė devotshmit.



    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •