Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Shtetasit maqedonas: Ndihemi te kercenuar, kerkojme perfaqesim ne pushtetin lokal

    Kreu i Komunės Liqenas: Maqedonas nė polici, ndihemi tė diskriminuar

    POGRADEC - Kreu i komunės sė Liqenasit, Edmond Themelko, njėherazi kreu i partisė sė minoritetit etnik maqedonas "Aleanca e Maqedonasve pėr Integrim Europian", nė njė intervistė tė dhėnė dje pėr "Gazeta Shqiptare" ka sqaruar arsyet pse ka kėrkuar ndryshimin e emrit tė kėsaj njėsie vendore nė Pustec. Ai rrėfen negociatat me Berishėn, Ramėn e Metėn pėr kėtė ēėshtje si dhe sqaron problematikat e bėn publike kėrkesat e kėtij minoriteti karshi autoriteteve shtetėrore shqiptare.

    Z.Themelko, ditėn e hėnė nė Parlament do kalojė pėr miratim projektligji qė parashikon ndryshimin e emrit tė komunės Liqenas, nė Pustec. Miratimi i kėsaj nisme kėrkon shumicė tė cilėsuar votash nė Kuvend. A besoni se drafti, i propozuar nė rrugė parlamentare nga ju dhe i mbėshtetur nga njė grup deputetėsh demo-kratė do tė arrijė tė sigurojė nė Kuvend mbėshtetjen e tė gjitha palėve?

    Po, jam i bindur pėr kėtė dhe kam marrė garanci tė plotė.

    Garanci nga kush?

    Nga kryeministri, Sali Berisha, lideri i opozitės, Edi Rama dhe kreu i LSI-sė, Ilir Meta.

    Jeni takuar personalisht me ta?
    Po i kam takuar tė tre personalisht dhe mė kanė garantuar pėr kėtė.

    Megjithatė dy deputetėt socialistė, Pandeli Majko e Bashkim Fino nė mbledhjen e grupit tė tyre parlamentar kanė paralajmėruar votėn e tyre kundėr...

    U njoha me qėndrimet e tyre. Mėsova nga media se z.Majko ėshtė shprehur nė kėtė mbledhje se kėtė kėrkesė e propozon PD-ja dhe jo banorėt e zonės. Ndihem i keqardhur pėr dy arsye. E para se z.Majko, si deputet i Qarkut tė Korēės, ku pėrfshihet dhe Komuna e Pustecit, nuk ka ardhur ndonjėherė tė na vizitojė apo tė interesohet pėr problemet qė shqetėsojnė minoritetin etnik maqedonas. Nuk mė takuar as mua dhe nė dijeninė time as ndonjė nga banorėt e zonėt. Deputetja tjetėr e Korēės, Olta Xhaēka, ka ardhur por Majko jo. As Fino jo e jo. E dyta nuk ėshtė e vėrtetė qė kėtė kėrkesė e ka iniciuar PD-ja. Kėrkesa ėshtė e vetė banorėve tė zonės. Kemi zhvilluar njė referendum dhe nė mėnyrė plebishitare ėshtė kėrkuar rikthimi i emrit Pustec. I habitur jam ndjerė edhe kur deputetja e PS-sė, Vasilika Hysi abstenoi pėr projektligjin nė mbledhjen e komisionit parlamentar tė Ligjeve ndėrkohė qė kur ishte kryetare e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit ajo ka firmosur kėrkesėn tonė.

    Ju thatė se keni marrė mbėshtetje pėr kėtė nisėm nga Berisha, Rama e Meta por nė kėmbim tė ēfarė ja u kanė dhėnė kėtė mbėshtetje z.Themelko? A ka mbėshtetja me votė e minoritetit maqedonas nė zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit, njė kusht i vendosur prej tyre?

    Mbėshtetjen na e kanė dhėnė nė kėmbim tė rikthimit tė njė tė drejte tė mohuar padrejtėsisht nga regjimi komunist me njė dekret tė '73-shit tė Haxhi Lleshit. Me kėtė vendim klasa politike shqiptare besoj se do tė dėshmojė distancimin nga praktikat dhe vendimet arbitrare tė diktaturės komuniste ndaj minoritetit maqedonas.

    Ju jeni kryetar i partisė "Aleanca e Maqedonasve pėr Integrim Europian". Me kė do tė hyni nė koalicion nė zgjedhje?

    Ėshtė ende herėt pėr tė folur sepse vendimin do ta marrė Kongresi i partisė qė pritet tė mblidhet nė muajin Prill. Padyshim qė nė koalicion do tė hyjmė me atė parti qė do tė plotėsojė tė gjitha kushtet tona.

    Cilat janė kushtet tuaja pėr njė aleancė para-zgjedhore?

    Garantimi i sė drejtės sė gjuhės amėtare maqedonase qė po na mohohet. Maqedonasit qė jetojnė nė Gollobordė nuk kanė njė shkollė ku tė mėsojnė gjuhėn e tyre amėtare. Dhe kjo ėshtė skandaloze, dhunim i hapur i tė drejtave tė pakicave. Pėr kėtė ēėshtje iu kemi bėrė njė peticion edhe autoriteteve shtetėrore dhe ende nuk kemi marrė pėrgjigje. Sot maqedonasit etnikė qė banojnė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė pėr fat tė keq po ndihen tė rrezikuar nga qarqet ekstremiste nacionaliste shqiptare siē ėshtė Aleanca Kuq e Zi, pėrfaqėsuesit e sė cilės, guxuan pak javė mė parė tė dhunojnė simbolet tona kombėtare dhe tė hyjnė me forcė duke dhunuar godinėn e komunės sė Pustecit qė unė drejtoj. Pėr kėtė incident tė rėndė ne iu drejtuam Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani, Kryeministrit, Sali Berisha dhe tė gjitha ambasadave tė huaja. Dhe me kėtė rast mė lejoni tė falenderoj ambasadorin e SHBA, z.Aleksandėr Arvziu i cili na mbėshteti publikisht. Ndėrkohė autoritetet shtetėrore ende nuk na kanė dhėnė njė pėrgjigje pėr ngjarjen. Sot maqedonasit etnikė nė Shqipėri ndihen tė diskriminuar. Dhe ne jemi shumė tė shqetėsuar nga rritja nė mėnyrė ekstreme e toneve nacionaliste qė rrezikojnė tė dėmtojnė edhe marrėdhėniet shtetėrore mes Shqipėrisė e Maqedonisė. Nga ana tjetėr, ne si minoritet, ndihemi krenarė qė Republika e Maqedonisė i mbron dhe i respekton nė maksimum tė drejtat e shqiptarėve atje. Nė Shqipėri, tė drejtat e minoritetit maqedonas nuk respektohen as 10 pėr qind nė krahasim me ato tė shqiptarėve nė Republikėn e Maqedonisė.

    Z.Themelko, konkretisht ēfarė kėrkon minoriteti maqedonas nga autoritetet shtetėrore shqiptare?

    Respektimin e konventave dhe tė apeleve tė organizmave ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e identitetit tonė etnik, kulturor dhe fetar. Shkurtimisht: tė drejtėn pėr tė mėsuar gjuhėn tonė amėtare, pėrfaqėsimin nė institucionet shtetėrore, minimalisht nė ato lokale. Duam qė pėrfaqėsues tė minoritetit etnik maqedonas tė jenė pjesė e administratės publike, pjesė e sistemit gjyqėsor dhe nė Polici. Tė kemi pra tė njėjtat tė drejta si shqiptarėt nė Republikėn e Maqedonisė, tė cilėt ju siē e dini pėrfaqėsohen nė tė gjitha nivelet e qeverisjes e administratės publike. Tė paktėn ne tė kemi pėrfaqėsim nė nivelin lokal, kėtu nė Korēė, siē e pėrmenda pra, nė strukturat lokale tė Policisė sė Shtetit, sistemit tė drejtėsisė dhe administratės publike, e tė mos diskriminohemi mė pse jemi maqedonas. E primare siē e pėrmenda dhe qė mė lejoni ta pėrsėris ėshtė qė tė na garantohet sė pari e drejta e mohuar pėr tė mėsuar gjuhėn tonė amėtare, maqedonase.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Shtetasit maqedonas: Ndihemi te kercenuar, kerkojme perfaqesim ne pushtetin loka

    Ka te drejte miku ! Mos e shikoni venger ! Kur greku qe perben as 1. ca % ka tre parti , pese deputete dhe kater ministra , edhe ketij sllavomaqendonsit i takon te pakten Presidenti i Shtetit ! Flas per perkatesine e kombesise se keshtu politikisht e kane dhe e kane me gjithe Krieministrin !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 14-03-2013 mė 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •