Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Pershendetje

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2013
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Pershendetje

    pershendetje te gjitheve

    quhem Pellumb jam 32 vjec (lere se u plaka)
    jetoj ne Greqi 20 vjet
    por vazhdoj te rruaj gjen me te shtrenjte qe ka nje Shqipetar dhe sme ka mposhtur greku ende

    1.feja



    harrova tju them, besoj tek zoti por ate qe kuptuat ju eshte gabim

    FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPETARIA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Pershendetje

    Miresevjen,

    ej o zoteri, he, dynden me greket neper buzuqis, apo kriza neper kembe?! c'nuku heqin te varfrit...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2013
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Pėr: Pershendetje

    nqs do nje vend te botes qe te besh qejf ajo eshte Greqia
    kriza eshte perhapur kudo ne bote sic edhe me shume ne Greqi por thjesht i ka guxhulitur si ka bere asigjo grekve .
    kane shume vite qe kane ngrene dhe kane vjedhur prandaj mos u aqa halling ketyre neve Shqiptaret cdo bejme eshte muhabeti

    pershendetje

  4. #4
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Pershendetje

    Mire se erdhe dhe kalofsh sa me mire.

    PS: Shyqyr qe doli nje emigrant ne Greqi qe nuk ankohet per krizen

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Pershendetje

    Mire se erdhe djalosh! Kalofsh sa me mire ketu!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Pėr: Pershendetje

    mire se keni ardhe....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2013
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Pėr: Pershendetje

    Do doja tju kerkoja ndjese sepse nuk lexova rregullat e pershendetjes si duhet prezantuar prandaj po e filloj nga e para


    Quhem Pellumb jam i lindur ne Korce me origjine Mirditore. emrin ma vuri stergjyshja akoma dhe sot habitem si sma vuri frok, zef llesh, preng ,ashtu si vene ne ato ane.
    Ishin mbledhur ne kulle 12 veta nga fisi per te me vene emrin dhe pasi te gjithe idete u hodhen poshte nga zef, preng llesh , etj etj, stergjygja tha


    Pushoni te gjithe do jia veme emrin Pellumb , emer shpendi, jo cfarodolloj shpendi nje shpend paqeje dhe i bute , do hape krahet e tij nje dite do fluturoj jashte folese se tij do shikoje gjithe boten por me ne fund do kthehet te vendi i tij dhe ja ku u ktheva.

    Para 32 viteve qava per here te pare dhe sot qe kalova kufirin ne kakavije degjova nje Kenge qe me beri to lotoj perseri. Shqiperia o Nana Ime

    Kam Emigruar ne Greqi qe 12 vjec banoj ne Greqi (se di per sa kohe akoma pro mesa shoh eshte shume e afert largimi) dhe ne keto momente flas nga Tirana por zemra ime eshte gjithmone ketu per Tiranen per Shqiperine ne pergjithesi.

    Jam i martuar me 2 femije

    Kam bere 8 vjecaren ne Gjirokaster Korce dhe perfunduar Ne Lezhe ( endacak i madh skisha cfare ti beja Babait )
    Gjimnasin texnik per inxhineri ndertimi dhe profesional per teknik automatismi te mbaruar ne greqi .
    te larten spata mundesi ta bej por do i futem dhe do e mbaroj ketu ne tirane ( qeshni qeshni me mua juve babagjyshin)

    Deshirat e mia jane shume por ajo qe preferoj eshte qe te kem mundesine te ndertoje nje shtepi ne atdheun tim ne nje toke te gjelbert,aty ku gjysherit dhe stergjygjerit e mi kane dhene gjakun per tu qene dhe per te pasur neve sot Liri ,me nje gardh te ndertuar nga dora ime, ku do luajne femijet e mi nqs do i kem prane , dhe te kemi shendetin dhe te mos vuajme kur te na vije koha.


    enderra ime eshte qe te realizohen deshirat e mija.


    Vetem qe flasim shqip kenaqem eshte nje arsye perse vizitohet nje forum i tille por duke patur parasysh qe cdo gje qe ne bejme ne kete forum, eshte qe te kemi rezultate ne cdo lloj aspekti. kulturor, konkluzion, te kemi rendimente dhe zhvillim si njerez dhe te plotesojme mungesat qe kemi midis nesh.


    Pershendes te gjithe Shqiptaret ne vecaneri dhe te gjithe vizitoret e kesaj faqeje.

    me sinqeritet Pellumb Gjini

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •