Yndyrat: Edhe kur hyni në dietë, janë të domosdoshme
13 Mars 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
1
Yndyrat konsiderohen nga shumë njerëz si armiku kryesor për të ruajtur linjat. Por ekzagjerimi me moskonsumimin e tyre, mund të ketë pasoja katastrofale
Masa e parë merret kur ju filloni një dietë për të reduktuar në një pjesë të madhe yndyrat, për të eliminuar gjalpin, vajin, djathin dhe sallamin. Megjithatë, përqindja e yndyrës është e nevojshme për trupin tonë dhe pa të, pasojat mund të jenë katastrofike. Lipidet janë padyshim një karburant i rëndësishëm për trupin tonë, por kanë edhe një rol në shumë fusha të tjera (strukturore, hormonale, nervore). Yndyra, me pak fjalë, është një burim energjie. Lipidet përdoren nga qelizat tona për prodhimin e energjisë, qofshin ato në pushim, qofshin gjatë stërvitjes. Yndyrat digjen më shumë sesa sheqernat, kështu që nuk mjafton të reduktoni yndyrat për të humbur automatikisht peshë. Të gjithë ne për të mbijetuar kemi nevojë për yndyrat, që është gjithashtu një nga komponentët kryesorë të membranave të qelizave, ku ndodh një pjesë e madhe e ndërveprimeve nervore dhe hormonale. Sasia dhe cilësia e yndyrave që konsumojmë mund të kenë një efekt të konsiderueshëm mbi gjithçka që ndodh në trupin tonë: këshilla për të ngrënë peshk blu për të rritur memorien është i vlefshëm, por nuk varet nga fosfori, por nga omega 3 që i japin këtë cilësi. Studimet shkencore tregojnë një korrelacion të caktuar midis statusit të të ushqyerit dhe statusit të qarkullimit të gjakut, përmes të cilit furnizimi i balancuar i omega 3 është baza e një qarkullimi të rregullt dhe një përmirësim i përgjithshëm i shëndetit.
Cilat janë yndyrat e mira dhe ato të këqija?
Një e dhënë tjetër interesante është që lipidet eliminojnë hormonet seksuale, mungesa e të cilave mund të shkaktojë çrregullime të dëshirës seksuale ose të menstruacioneve. Omega 3 ka një aktivitet të fuqishëm antiinflamator. Një çekuilibrim i tyre shpjegon predispozicionin që kemi sot për t’u zhvilluar të gjitha tipat e sëmundjeve inflamatore, si artriti, sinoziti, bronkiti. Duhet të përqendrohemi tek ushqimet e pasura me omega 3, si te peshqit yndyror, vajrat, farat e lirit dhe tek arrat. Këto acide yndyrore kanë kapacitetin për të vepruar te gjenet, që kontrollojnë përdorimin e yndyrave si një burim energjie (lipolysis), në dëm të sheqerit. Në të kundërt, yndyrat e ngopura (që gjenden te mishi, djathërat dhe te llojet e sallameve) bllokojnë lipolysis.
Ndjenja e fajit sjell mbipeshë
Në fund, të zgjedhësh një burim të mirë yndyre, mund të favorizojë drejtpërsëdrejti humbjen e të njëjtës yndyrë. Natyrisht nuk duhet të tejkalohet dhe kontributi duhet të jetë proporcional me shpenzimet e energjisë, por objektivi duhet të qëndrojë te reduktimi i sheqerit, sepse është ai që stimulon insulinën. Një ndalim i domosdoshëm është sigurisht ai i bashkimit të sheqerit dhe të yndyrës. Për të pasur një qasje të drejtë duhet të konsiderojmë në regjimin tonë të ushqyerjes të gjitha tipat e ushqimeve, duke favorizuar disa prej nevojave tona, jo vetëm të dietës, por edhe të shëndetit. Është konstatuar se një dietë pa yndyrë është më shumë e rrezikshme se një dietë e pasur me yndyra të ngopura.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...e-domosdoshme/
Krijoni Kontakt