-
Edi Rama: Largohem nga PS, nese humbas zgjedhjet e qershorit
Rama: Largohem nga PS, nese humbas zgjedhjet
Edi Rama eshte dorezuar perballe pyetjeve se cfare do te beje nese humbet zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri i selise roze, ka zgjedhur gazeten kosovare Tribuna per te deklaruar se do te jape doreheqjen si kryetar i Partise Socialiste, nese del humbes ne zgjedhje parlamentare. Me pare, me gjithe insistimin e mediave, kryesocialisti nuk e ka permendur asnjehere mundesine e largimit nga drejtimi i selise roze. Ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu, Rama eshte pyetur disa here rresht se cfare do te bente ne rast te humbjes? Por ne menyre te prere ai ka deklaruar se nuk do te humbiste zgjedhjet parlamentare. Por cfare e ka bere Edi Ramen te ndryshoje mendim? A do ta konsideroje vertete opsionin e largimit nese humbet, sic parashikohet dhe ne statusin e Partise Socialiste? Neni 17 i statutit te PS-se, ne piken 13 te tij thote se; Kryetari i Partise, duhet te dorehiqet nese forca qe ai drejton, humbet zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Me shume gjase, dicka e tille duhet te kishte ndodhur qe ne vitin 2009, sic edhe menduan dhe kerkuan nje pjese e drejtuesve te Partise Socialiste. Por Rama, zgjodhi te beje ndryshe. Ai ndoqi linjen e mos njohjes se rezultatit te zgjedhjeve dhe nisjen e protestave, duke rinovuar me kete rast dhe mandatin e tij ne krye te selise roze, me nje gare formale perballe kandidatit Maqo Lakrori. Ne gazeten kosovare Tribuna, ai ka folur dhe edhe per fushaten elektorale te nisur tashme. Rama ka folur per autostraden Durres-Kukes, per te cilen ka thene, eshte projektuar nga qeverisja e Partise Socialiste, kur Pandeli Majko ishte kryeminister. Gjithashtu, Rama ka komentuar dhe marredheniet dhe imazhin qe Partia Socialiste ka ne Kosove dhe personalisht, ai. Lidhur me perceptimin jo pozitiv qe Partia Socialiste dhe vete Rama kane pasur ne Kosove, kryesocialisti e ka etiketuar si pasoje e nje fushate negative, qe ka ndermarre prej kohesh Kryeministri Sali Berisha.
KJ
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt