Incident i rėndė mbrėmjen e djeshme gjatė zhvillimit tė njė debati politik nė televizionin informativ News 24, deputeti socialist Taulant Balla, godet me shkelma deputetin demokrat Fatbardh Kadilli dhe lėshon ndaj tij njė lumė kėrcėnimesh me vdekje.
Gjithēka ndodhi ndėrsa nė emisionin e gazetarit Artur Zheji, ishin pėrballė njėri-tjetrit dy deputetėt, Balla dhe Kadilli, nė debatin me temė sloganet e partive politike nė fushatėn elektorale, a e pėrfaqėsojnė kėto slogane njė parti politike?.
I pyetur nga Koha Jonė, pas emisionit qė precipitoi nė dhunė fizike, z.Kadilli konfirmoi se ishte goditur nga kolegu i tij nė Parlament, Taulant Balla.
Ne ishim duke debatuar lidhur me pėrballjen PD-PS nė zgjedhjet qė po afrojnė dhe nė pikėn e debatit pėr korrupsionin, z.Balla reagoi nė mėnyrė tė papėrgjegjshme nė pyetjen e shtruar prej meje lidhur me pasuritė e deklaruara. Pyetja ishte: 75 mijė eurot qė ke deklaruar se ke marrė dhuratė pėr dasmėn, i kishe tė dhuruara nga bashkėshortja apo nga person tjetėr, - detajoi pėr Koha Jonė, z.Kadilli fillesėn e incidentit. Ndėrsa pyetja ishte konkrete dhe z.Kadilli i pėrmendi deputetit Balla se duhet tė pėrgjigjej nėse dhuratėn e kishte nga bashkėshortja apo z.Sadri Abazi, biznesmen i njohur ndėrtimesh, reagimi i Ballės ishte i dhunshėm.
Nė momentet qė drejtuesi i emisioni ndėrpreu transmetimin duke vendosur hapėsirė publicitare ka ndodhur edhe pėrplasja e fortė.
Befas z.Balla mu vėrsul duke mė goditur me shkelma dhe duke mė sharė dhe kėrcėnuar. Kėrcėnimet ishin me jetė, - pohon z.Kadilli. Ngjarja shkaktoi nė brendėsi tė studiove televizive, kaos, sepse sikurse detajon Kadilli, z.Balla tentoi sėrish tė godiste deputetin demokrat por u arrit tė mbahej nė irritim e sipėr nga kameramanėt dhe persona tė tjerė tė stafit televiziv. Ndėrkohė, e gjithė skena u shoqėrua me kėrcėnime tė tipit Do tė vras, do tė zhduk nga faqja e dheut, qė sikurse pohon z.Kadilli, nuk u kursyen nga deputeti socialist.
Kadilli thekson se sulmi fizik ndaj tij nga deputeti Balla erdhi pikėrisht kur i deklaroi: Ti je i dėnuar pėr shpifje dhe nuk ke paguar detyrimin. Je shpifės me vendim gjykate, shko paguaj dėmin qė ke shkaktuar dhe mė tej, i pėrmendi pasurinė fshehur.
Ky incident i rėndė erdhi ndėrsa unė shtrova pyetjet se si ka mundėsi qė z.Balla ka marrė njė apartament 75 mijė euro dhuratė nga vjehrri, dhuratė 70 milionė lekė njė makinė, apartament nė Durrės, duke i quajtur pajė dasme, - deklaroi z.Kadilli. kurse shtoi: Ti sa ke vjedhur, sa e ke patur deklaratėn e pasurisė kur ke hyrė nė shtet, zero. Sot ke 3 shtėpi dhe njė makinė 70 milionė euro. Nga tė doli toka nė Spitallė, 20 mijė euro. Nuk e ke shitur por ke gėnjyer..., 20 mijė euro tė ardhura sikur ke shitur tokė, por nuk e ke shitur. Ik nga politika, jep dorėheqjen, - ishte akuza dhe kėrkesa e z.Kadilli qė gjatė transmetimit direkt mori vetėm kėtė pėrgjigje: Kėrko falje qė fyeve, duke pasuar me pėrgjigjen e z.Kadilli: Ti je shpifės me pagesė, pėr tu mbyllur mė pas me incidentin e dhunshėm.
Z.Kadilli nuk konfirmoi nėse do tė depozitojė kallėzim penal ndaj z.Balla, porse shtoi se prokuroria duhet tė nisė hetime ndaj deputetit socialist. Nė fakt kjo ishte dhe sugjerimi i z.Balla gjatė emisionit: Unė nuk kam gėnjyer. Mė padit nė prokurori.
Koha Jone
Krijoni Kontakt