Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rënia e bankës më të vjetër të botës

    Rënia e bankës më të vjetër të botës

    12 Mars 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Dikur qe banka e tretë më e madhe në Itali, por disa drejtues të saj, të joshur nga bonuset e mëdha, morën përsipër rreziqe të tepërta dhe filluan të manipulojnë bilancet për të fshehur humbjet. Tashmë, disa gjenden në burg, ndërsa fati i bankës dhe i qytetit të Sienës janë në pikëpyetje të madhe

    Skandali në Itali






    “Reuters” – Fakti kishte shenjën ‘konfidencial” sipër dhe i dha kreut të bankës një këshillë të qartë: pyetjet që ai duhej të bënte dhe, më e rëndësishmja, përgjigjet që duhej të jepte.

    I shkruar në anglisht nga Gian Luca Baldassarri, në atë kohë kreu i financës te banka italiane “Monte dei Paschi”, faksi i datës 7 korrik 2009 i tregonte kreut të bordit Giuseppe Mussari, se çfarë duhej të thoshte në një konferencë në distancë me bankierë nga banka japoneze Nomura po atë ditë.

    Faksi tregoi gjithashtu se ku qëndronte pushteti brenda bankës italiane. Shumica e stafit në zyrat qendrore, të cilat gjenden në një fortesë të restauruar të shekullit të katërmbëdhjetë në Siena, e shikonin Baldassarri-n si njeriun me më shumë ndikim në këtë institucion. Kjo gjë u konfirmua nga raporte të auditorëve të brendshëm dhe nga intervistat me 10 zyrtarë të lartë të bankës.

    Veprimet e këtyre dy njerëzve janë tashmë në zemër të një skandali që ka goditur nga kodrat e buta të Toskanës drejtpërsëdrejti te Banka Qendrore Europiane në Frankfurt.

    Prokurorët në Siena po hetojnë akuzat për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me një blerje të kryer nga “Monte dei Paschi”. Kjo bankë bleu më 2007 bankën tjetër “Antonveneta”, me bazë në Padova, një transaksion me vlerë 9 miliardë euro.

    Së paku 14 njerëz janë nën hetim dhe skandali u kthye në një temë kryesore në zgjedhjet e fundit të Italisë, duke kontribuar në rënien e mbështetjes për të majtën dhe rritjen e mbështetjes për lëvizjen anti-estabilishment 5 Yjet, që udhëhiqet nga komediani Beppe Grillo. Votat që duhej t’i kishin dhënë një fitore të qartë të majtës së udhëhequr nga Bersani, pjesërisht falë skandalit, kaluan te Grillo duke e zhytur Italinë në krizë.

    Javën e kaluar, kreu i komunikimit në “Monte dei Paschi” u gjet i vdekur në zyrat qendrore në Siena. Policia po heton nëse David Rossi, i cili nuk qe nën hetim personalisht, por shtëpia e tij qe bastisur si pjesë e hetimit mbi bankën, kreu vetëvrasje apo jo.

    Mussari, Baldassarri dhe Antonio Vigni, ish-drejtori i përgjithshëm i bankës, janë nën hetim të akuzuar se kanë keqinformuar Bankën e Italisë mbi marrëveshjen për blerjen e “Antonveneta”-s, si dhe mbi të vërtetat e disa kontratave për blerje titujsh, tituj për të cilat drejtuesit aktualë të bankës thonë se qenë krijuar për të fshehur humbjet. Mes këtyre marrëveshjeve gjendet edhe një pazar i kryer me Nomurën dhe i diskutuar më 7 korrik 2009.

    Prokurorët po hetojnë gjithashtu nëse Baldassari pati përfitime personale nga transaksionet financiare dhe po hetojnë Mussari-n dhe Vignin për manipulim të tregut dhe informata të rreme të dhëna mbi blerjen e “Antonveneta”-s.

    Baldassarri gjendet aktualisht në burg, pasi prokurorët patën frikë se mund të arratiset nga Italia. Shtëpia e tij në Majami është konfiskuar, ndërsa një shtëpi tjetër në Milano është bastisur. Ish-kreu i financës nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat kundër tij ndërsa avokati i tij, Filippo Dinaci, tha se Baldassarri u ka raportuar hetuesve se njësia e menaxhimit të rrezikut në bankë dhe Banka e Italisë qenë krejtësisht të informuara mbi transaksionet e kryera.

    Dinaçi refuzoi të komentojë për “Reuters”, duke thënë se klienti i tij parapëlqente të ushtronte të drejtën për ta mbrojtur veten në gjykatë. Avokati i Vignit, Roberto Borgogno, tha se klienti i tij po u përgjigjej hetuesve dhe po ofronte të gjithë informacionin e nevojshëm; ai refuzoi të komentojë më tej.

    Avokati i Mussari-t, Fabio Pisillo, tha se ai do të presë derisa hetimi të mbyllej para se të jepte komente. Hetimi, si dhe humbjet e pësuara në tregtimin e disa titujve prej gati 1 miliard dollarësh, kërcënojnë vetë ekzistencën e “Monte dei Paschi”. Çështja ngre gjithashtu pikëpyetje se si është mbikëqyrur sistemi financiar i Italisë gjatë viteve të fundit dhe ka shtuar shqetësimet për të gjithë eurozonën.

    Mario Draghi, guvernatori i Bankës së Italisë në kohën kur “Monde dei Paschi” kreu bizneset e këqija, tashmë drejton Bankën Qendrore Europiane dhe duhet të mbrojë cilësinë e mbikëqyrjes që ka kryer në atë kohë pikërisht në çastin kur BQE ka fituar të drejtën të mbikëqyrë bankat më të mëdha të Eurozonës, mbikëqyrje që më herët kryhej nga bankat qendrore kombëtare.

    Automati i Sienës

    Themeluar 20 vjet para se Kristofor Kolombi të lundronte drejt zbulimit të Amerikës dhe një bankë që i ka mbijetuar fashizmit, urisë dhe luftërave të shumta, Monte dei Paschi është më shumë sesa një simbol i Sienës; ajo është burimi kryesor i të ardhurave në qytet.

    Me mbi 31 mijë vetë të punësuar, banka është punëdhënësi më i madh në Siena dhe banorët vendës e thërrasin atë “baba Monte”. Aksioneri kryesor i bankës është një fondacion bamirës që i ka përdorur dividentët e bankës për të shpenzuar afro 2 miliardë euro në projekte lokale mes viteve 1996-2010. Ajo ka financuar pothuajse gjithçka, nga një laborator kërkimor bioteknologjik te trajnimi i kuajve për garën e famshme Palio.

    Drejtuar nga aleatët e partisë kryesore të qendrës së majtë të Italisë, Partisë Demokratike, sistemi i patronazhit i fondacionit “Monte dei Paschi” ka ndihmuar për ta mbajtur Sienën dhe rajonin e Toskanës në përgjithësi një zonë besnike të së majtës për shumë dekada.

    Në vitin 2001, politikanët vendorë të qendrës së majtë, të cilët emërojnë shumicën e bordit drejtues të fondacionit, zgjodhën Mussari-n për t’u bërë kryetar. Një i jashtëm me origjinë nga Kalabria, Mussari dhe i artikuluar dhe simpatik. Ai krijoi përshtypje të mira te fondacioni me shpejtësi dhe qe nga të paktët të jashtëm që u ngrit në krye të bankës.

    “Kur ai mbërriti, askush me të vërtetë nuk e dinte se kush qe dhe njerëzit menduan se është vendosur në krye për t’u manipuluar me lehtësi. Por ai në fakt u rrit në rol shumë shpejt”, tha një person që punoi me Mussari-n te fondacioni.

    Fondacioni emëron gjysmën e bordit të bankës, përfshirë edhe kryetarin dhe në vitin 2006, qe Mussari ai që u rrit në këtë pozicion. Ai udhëtonte në punë me një motor dhe kishte një fotografi të Çe Gevarës në telefonin celular. Mbante një çantë të vogël supi dhe simbolizonte politikën e majtë të qytetit të kombinuar me patronazhin dhe financat.

    Mussari qe i përshtatshëm për kultivimin e lidhjeve të fuqishme. Por ai pa te Baldassari për fuqinë financiare që nevojitej për ta ngritur “Monte dei Baschi” dhe mbështetësit politikë të saj në ligën e bankave më të mëdha të Italisë.

    Gjeli i artë

    Baldassarri kishte eksperiencë të gjatë në financë, pasi pati punuar te Banca di Roma dhe Banka Kombëtare e Bujqësisë, dy kredidhënës të përmasave të vogla, para se të bashkohej me Monte dei Paschi në vitin 2001, vitin kur Mussari u bë kryetar i fondacionit.

    Një ish-koleg te “Monte dei Paschi” e përshkroi Baldassari-n si “një magjistar të financave që nuk e përdorte statusin e tij me mendjemadhësi dhe nuk i bënte njerëzit të ndiheshin inferiorë”. Të tjerë thanë se qe i rezervuar dhe me sjellje të mirë.

    Tullac dhe me mustaqe, 51-vjeçari kishte një rrogë mesatare vjetore prej 450 mijë eurosh përveç bonuseve dhe ruante një profil publik të nivelit të ulët, duke ia lënë shoqërizimin Mussari-t.

    Por Baldassarri dhe një bord i vogël shefash të besuar e transformuan departamentin e financës në atë kolegët dhe auditorët e cilësuan si një bankë brenda bankës. Ata e rritën ekspozimin e “Monte dei Paschi” ndaj marrëveshjeve të rrezikshme pa pasur mbikëqyrjen e nevojshme nga menaxherët.

    Burime të larta me njohuri direkte te funksionimet e brendshme të bankës thanë në atë periudhë për “Reuters” drejtuesit kryesorë i kuptonin shumë pak tregjet. Kjo nënkuptonte që Baldassarri dhe skuadra e tij mund të angazhoheshin më me lehtësi në biznese të rrezikshme, përfshirë edhe tregtinë komplekse të titujve derivativë.

    Një burim që njihte Baldassarri-n i tha “Reuters” se ai qe shumë i mençur dhe nuk qe habi që Vigni dhe Mussari mund të mos e kenë kuptuar fare se çfarë po bënte ai. “Mund të duket e çuditshme ta thuash këtë gjë tani, por kur gjërat po ecnin mirë ai (Baldassari) konsiderohej si gjeli i artë i “Monte dei Paschi” dhe realizoi shumë fitime për ta”.

    Shenja paralajmëruese

    Por “Reuters” mësoi se shumë flamuj të kuq që flisnin për rrezik po ngriheshin. Një menaxher i lartë në bandë dërgoi qindra e-mail-e të brendshme te drejtuesit ekzekutivë të kohës mes viteve 2006 dhe 2012 duke i paralajmëruar ata mbi rreziqet që mbartte tregtia e Baldassarri-t, përfshirë edhe aludimet për fshehjen e humbjeve te portofoli financiar i bankës.

    Ekzistenca e e-mail-eve paralajmëruese të brendshme raportohet nga shumë intervista me drejtues të bankës, si dhe dëshmohet edhe në disa dokumente, përfshirë letra të firmosura nga auditorët e brendshëm. Një letër konfidenciale i qe drejtuar Vignit në fund të qershorit 2009 dhe aludonte se Baldassarri dhe skuadra e tij kishin bërë marrëveshje jashtë çmimeve të tregut dhe përdorën një grup tregtarësh të errët si palë kontraktore. Letra, ekzistenca dhe përmbajtja e së cilës u konfirmua nga dy burime të larta, shkaktoi një inspektim nga komiteti i auditit të brendshëm, i cili zbuloi “tejkalime sistemike të limiteve të lejuara të rrezikut”.

    Diskutimet brenda bankës mbi këto probleme vijuan për gati dy vjet, por nuk ndryshoi gjë. Ish-shefi i financave u tregua luftëtar i paepur ndaj kujtdo që tentonte t’i zinte rrugën.

    Një dokument gjykate ku konfirmohet arrestimi i Baldassarri-t tregon se Vigni, ish-drejtori i përgjithshëm, ka thënë para gjykatësve: “gjithmonë i kam besuar Baldassarri-t verbërisht”. Gjithsesi, sipas dokumentit, Baldassarri tha se Vigni e dinte se çfarë po ndodhte në bankë.

    “Ai qe një person kompetent dhe i aftë për të menaxhuar bankën… ai qe në gjendje të kuptonte shkallën e angazhimit financiar të bankës, angazhim që rridhte nga blerja e produkteve financiare”, raportohet të ketë thënë Baldassarri. Avokatët e që të dyve refuzuan të komentojnë.

    Muajin e kaluar prokurorët konfiskuan rreth 40 milionë euro si pjesë e hetimit të tyre. Urdhri i konfiskimit thoshte se fondet i përkisnin pesë njerëzve, përfshirë Baldassarri-n, të cilët janë nën hetim për komplot kriminal për kryerjen e mashtrimeve. Këtë muaj prokurorët konfiskuan 6 milionë euro të tjera në lidhje me këtë hetim.

    Komiteti i auditit të brendshëm të bankës, sipas dokumenteve të ndryshme, qe ankuar gjithashtu te Vigni se Baldassarri po përdorte telefonin e tij celular për të ekzekutuar marrëveshje biznesi. Rregullat e bankës kërkonin që të përdorej telefoni fiks, në mënyrë që bisedat të mund të regjistroheshin.

    “Baldassarri u përgjigj se kjo qe për shkak se marrëveshjet me Azinë qenë në orar të ndryshëm dhe se atij i duhej të bënte telefonata nga shtëpia”, i tha një burim “Reuters”-it.

    Marrëveshja

    Mes viteve 2001 dhe 2007, fitimet e “Monte dei Paschi” u rritën me 132 për qind. Në vitin 2006, të ardhurat nga tregtia me instrumentet financiare përfaqësonin më shumë se gjysmën e fitimeve vjetore të bankës.

    Por Mussari kërkonte që grupi të bëhej edhe më i madh, duke thënë se do ta realizonte këtë “përmes punës së rëndë dhe këmbëngulëse”. Në vitin 2007, kur banka spanjolle “Santander” ofroi shitjen e “Antonveneta”-s, Mussari e kapi shansin për të kapërcyer rivalët e vet dhe për t’u bërë kredidhënësi i tretë më i madh i Italisë.

    Mussari i ofroi Santander 9 miliardë euro kesh për “Antonveneta”-n vetëm pak javë pasi Santander pati paguar 6.6 miliardë euro për të. Mussari kishte frikë se banka franceze “BNP Paribas” mund ta mposhtte, sipas një raporti financiar të policisë dhe nuk kreu hetim të thelluar mbi gjendjen e bankës që po binte. Prokurorët në Siena janë tashmë duke hetuar nëse “Monte dei Paschi” dhe ish-menaxherët e saj qëllimisht paguan një çmim të lartë për bankën dhe nëse Santander ka paguar ryshfet për ta realizuar këtë gjë. Menaxherët aktualë të “Monte dei Paschi” thonë se nuk kanë gjetur prova ryshfeti.

    Prokurorët i kanë kërkuar Santander të flasë për marrëveshjen. Banka spanjolle refuzon të komentojë.

    Shumë bankierë thonë se çmimi i paguar për “Antonveneta” nuk dukej tepër i lartë në vitin 2007, në kulmin e bumit financiar. Gjithsesi, bankierë të tjerë thanë se në fakt, Mussari u mashtrua nga drejtuesit e Santander.

    Terapia e shokut

    “Antonveneta” shkaktoi probleme menjëherë. Një javë pasi marrëveshja u njoftua, drejtuesi përgjegjës për blerjen, Giuseppe Menzi, u ankua me një e-mail te Vigni se “Antonveneta” mund të ketë nevojë për një “terapi shoku” për të zgjidhur problemet me organizimin e dobët dhe rritjen zero të kreditimit.

    E-mail-i është pjesë e një hetimi financiar të policisë që është parë nga “Reuters”. Menzi refuzoi të komentojë.

    Financimi i pagesës së blerjes qe një problem edhe më i madh. “Monte dei Paschi” kreu një rritje kapitali prej 5 miliardë eurosh dhe më pas mori 1 miliard të tjera përmes instrumenteve komplekse të quajtura Fresh në vitin 2008, një titull i strukturuar nga banka amerikane “JP Morgan”.

    Gjysma e titullit, i konvertueshëm në aksione te “Monte dei Paschi”, iu shit fondacionit, i cili filloi të zhytej në borxhe, ndërsa u përpoq për të ruajtur paketën aksionere mazhoritare te banka. Ky qe edhe produkti që thuhet se nuk iu raportua në të gjitha detajet Bankës së Italisë. Në rast se kjo akuzë del e vërtetë, Banka e Italisë e ka miratuar marrëveshjen Fresh, pasi ka marrë informacione të rreme ndërsa “Monte dei Paschi” duhet ta ketë blerë “Antonveneta”-n pa qenë në gjendje ta ndërmarrë një blerje të tillë, një lëvizte që e ngarkoi me tepri në prag të shpërthimit të krizës botërore të borxhit.

    Në kohën e Baldassarri-t, “Monte dei Paschi” akumuloi investime të stërmëdha në tituj borxhi, përfshirë 26 miliardë euro bonde të qeverisë së Italisë. Disa anëtarë të bordit si dhe disa menaxherë, kritikuan llojet dhe përmasat e investimeve të kryera nga departamenti i Baldassarri-t dhe mungesën e llogaridhënies.

    Edhe Banka e Italisë dërgoi inspektorët e vet, të cilët ngritën pikëpyetje mbi nivelin e rrezikut të ndërmarrë nga banka. Banka Qendrore thotë se inspektimi i saj qe i plotë, por drejtuesit e bankës fshehën disa detaje mbi disa marrëveshje.

    Në një kthesë të vlefshme për një roman, menaxherët e rinj të “Monte dei Paschi” thanë se detajet e një marrëveshjeje të titulluar “Aleksandria” u bënë të njohura vetëm në tetor 2012, kur ata zbuluan një dokument të fshehur në një kasafortë në ish-zyrat e Vignit. Dokumenti tregonte se një titull blerjeje në fakt synonte të ndante humbjet në këste të barabarta për 30 vite.

    Në shkurt 2012, drejtori i ri ekzekutiv i bankës, Fabrizio Viola e pushoi nga puna Baldassarri-n, duke thënë se ka pasur performancë të keqe. Mussari, i cili i dha Baldassarri-t një letër rekomandimi para se të largohej, u zëvendësua si drejtor i bordit të bankës në prill 2012.

    Që nga viti 2007, vlera në treg e bankës “Monte dei Paschi” ka rënë në 2,4 miliardë euro nga 11.4 miliardë. Banka sapo mori një ndihmë prej 4 miliardë eurosh për të shpëtuar nga falimenti nga ana e qeverisë, ndihma e dytë që nga viti 2009 dhe kërkon së paku 1.2 miliardë euro dëmshpërblim nga ish-drejtuesit e vet dhe dy banka të përfshira në tregtinë e rrezikshme.

    Kolapsi i bankës ka vënë në rrezik edhe fondacionin. Pasuria neto e fondacionit ka rënë në 1.3 miliardë euro në 2011 nga 5.2 miliardë më 2006 dhe pjesa e saj e aksioneve ra në 35 për qind nga 49 për qind që qe më parë.

    Banorët e Sienës, të frikësuar për të ardhmen e qytetit, janë të zemëruar. Ata e bombarduan Mussari-n me monedha dhe e quajtën “hajdut!”, ndërsa ish-drejtori mbërriti për t’u marrë në pyetje nga prokuroria muajin e kaluar.

    “Unë nuk kam shumë frikë për veten, sepse nuk kam shumë aksione te banka”, thotë Marcella Mugnaini, një aksionere e vogël e bankës dhe ish-punonjëse. “Por për qytetin dhe punonjësit e Monte Dei Paschi, të cilët nuk e dinë se ku do të përfundojë e gjitha kjo, si dhe për bankën, më e vjetra në botë, një mjerim i tillë është i papranueshëm”.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...eter-te-botes/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Rënia e bankës më të vjetër të botës

    Do ishte nje gje teper e rende nese banka me e vjeter ne bote do te falimentonte. Kjo do ishte si te themi, edhe nje simbol i renies se sistemit bankar, i cili, per hir te se vertetes, ka jashtezakonisht shume probleme kohet e fundit.

    Nje gje me ben pershtypje. Kta majtistet, gjithmone hiqen si njerez te varfer, qe ne plan te pare kane barazine ekonomike dhe nga ana tjeter, i sheh te korruptuar fund e krye dhe nder njerezit me te paskrupullt. Duke filluar qe nga babai i tyre, Karl Marksi, nje kapitalist qe infektoi boten me socializmin e tij.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •