Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Berisha: Të ulim moshën e votimit

    Neni i parë në kapitullin e lirive dhe të drejtave politike në Kushtetutën e Shqipërisë përcakton moshën 18 vjeç kur një shtetas shqiptar ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

    Por, me një lëvizje surprizë vetëm 105 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, kryeministri Sali Berisha propozoi uljen e moshës së votimit për të rinjtë, kur i kërkoi kreut të deputetëve demokratë të nisë negociatat me opozitën për të pranuar këtë propozim.

    “Do t'i kërkoja kreut të grupit parlamentar demokrat që të takojë kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi dhe krerët e grupeve të tjera parlamentare për të diskutuar uljen e moshës së votimit në 16

    Janë me qindra të rinj, të cilët më pyesin se përse ata nuk votojnë”, deklaroi Berisha.

    Shumë pak vende në botë e kanë moshën e votimit duke nisur nga 16 vjeç, ndër më kryesoret, Austira në Europë dhe Brazili në Amerikën e Jugut.

    Pak javë më parë një debat i tillë u hap nga liberalët britanikë, por nuk u pranua nga kryeministri konservator David Cameron, partia e të cilit e konsideroi nismën e liberalëve një përpjekje për t'u dukur “trendy” dhe për të siguruar mbështetje mes të rinjve.

    Një analizë e tillë mund të jetë e përshtatshme edhe për të përkufizuar nismën e kryeministrit Berisha për uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç. Megjithatë, sipas kryeministrit, rinia shqiptare është konsideruar e pjekur që në traditën më të hershme të shoqërisë.

    “Po të rrimë ta mendojmë thellë, moskonsiderimi i tyre dëshmon një prapambetje në kohë të gjykimit tonë për ta. Kjo është gjeneratë, e cila u mësua që në ditët e para të jetës me lirinë dhe vlerat e saj”, theksoi Berisha.

    top-channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha: Të ulim moshën e votimit

    ..edhe nipi im tete vjec tha ...o xhaxhi Sali dua te votoj edhe une...ishalla e aprovon kryeministri...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Berisha: Të ulim moshën e votimit

    Eshte koha qe brezi i ri te zgjedhe se kush duhet ta udheheqe. Mjaft me pensionistet qe mezi shkojne deri ne kuti te votimit apo qe jua sjellin kutit ne shtepi bashke me tesera partie dhe me foton e shokut Enver

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha: Të ulim moshën e votimit

    Po Asteroid mire e ke te rinjte nen moshe duhet te shkojne ne kutite e votimit me foton e xhaxhit Sali qe mesoi nga xhaxhi Enver...
    Ta marin te rinjte te gjithe jemi dakort sepse na u be koka daulle nga njerzit e rritur dhe formuar ne oborrin e Dulles...apo jo!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Berisha: Të ulim moshën e votimit

    Une nuk e percaktova se ku te votojne se vota eshte e lire dhe e fshehte

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Të ulim moshën e votimit

    Problemi i politikes shqiptare eshte se 40% apo me shume e shqiptareve te moshes 18-40 vjec kane emigruar nga vendi. Kjo moshe eshte kontigjenti kryesor i emigracionit shqiptar ne bote. Qe do te thote, qe sa here qe mbahen zgjedhjet ne Shqiperi, shumica absolute e votes del nga moshat e medha: 40-80+ vjecaret.

    Ideja e Berishes eshte qesharake pasi 16 vjecaret nuk kane arritur akoma moshen e pjekurise, moshen madhore per te gjykuar apo nisur jeten e tyre pas mbarimit te shkolles se mesme. Por eshte nje retorike produktive politike: Berisha fiton pike ne syte e rinise shqiptare duke u mbajtur anen e bere qejfin te pakten me fjale. Dhe pjesa me e bukur e fjales se tij ishte pjesa ku thosh: duhet te nisim negociatat me Rucin e socialisteve ne Kuvend qe ta bejme kete ndryshim. Eshte pjesa me e bukur, pasi pas nje jave apo nje muaji, Berisha do te dali perseri para kamerave, e do t'iu thote rinise:

    "Nuk e kaluam ligjin se nuk donte Ruci i PS-se", duke ia faturuar fajin opozites.

    Ky eshte dallimi mes nje politikani veteran si Berisha, dhe nje piktori amator si Edi Rama.

    Albo

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Berisha: Të ulim moshën e votimit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ideja e Berishes eshte qesharake pasi 16 vjecaret nuk kane arritur akoma moshen e pjekurise, moshen madhore per te gjykuar apo nisur jeten e tyre pas mbarimit te shkolles se mesme.
    Albo
    Ama din te bejne diferencen mes nje shkolle te rrenuar me ate te re, din te bejne diferencen e mundesive per dipllomim pa pasur nevoje per teser partie, dine te bejne diferencen mes mesuesve qe din te japin leksione ne krahsim me gjysmaket e kuq te Enverit. Nuk dua te them qe arsimi sot eshte perfekt por si e ka nisur shume shpejt do te jet i tille

    Gjith te mirat

  8. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Berisha: Të ulim moshën e votimit

    Idiotelliku i radhes i Sali berishes e kupton qe tashme kte radh e ka shum te veshtire te rizgjidhet edhe do mundohen te bejn cdo gje
    pasi sali berisha ngeli duke i mar nxhensit shqiptar ne cdo meting te detyruar te ven, po te shikoni cdo mbledhje te PD me shum ka shkolla se sa njerz tamam

    shqiperia duhet ti jap nje mesim politikes
    duhet te thot Mjaft me keto budalliqe
    Partizoni

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Berisha: Të ulim moshën e votimit

    16 vjec dhe mundesisht i virgjer
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •