Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Debati i pamundur Berisha - Rama



    Kryetari i opozitės thyen bllokadėn me mediat oponente, duke e zgjatuar fushatėn e tij edhe nė territorin “armik” tė Blendi Fevziut. Kryeministri Berisha refuzon prej janarit 2012 ftesat pėr intervista televizive. Si ka ndryshuar raporti i liderėve me ekranet dhe pse njė debat Rama-Berisha konsiderohet mision i pamundur

    Tiranė Nė kėrkim tė mandatit tė pestė si kryeministėr, Silvio Berluskoni e zhvendosi betejėn nė njė territor “armik”: nė studion e Michele Santoros, kundėrshtar i ethshėm i tij. I sprovuar me median, Berluskoni e kishte tė qartė se pėr tė ngushtuar hendekun me tė majtėn, i duhej tė bėnte njė akt “win-win”, pėrballė njė gazetari qė kishte ndėrtuar karrierė me kritikat kundėr tij. Rezultati qe i menjėhershėm: kurba nė sondazhe u rrit me disa pikė brenda njė nate. Nė vendin pėrballė, nė tonin pra, fushata e kėtyre zgjedhjeve konsiderohet gjithashtu pėrcaktuese pėr fatet politike tė Sali Berishės dhe Edi Ramės.

    Por ndryshe nga ē’pritej, ėshtė Rama ai qė ka pėrqafuar njėfarėsoj “terapinė e shokut” tė Berluskonit dhe jo Kryeministri, i cili synon mandatin e tretė radhazi nė zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri i opozitės e ka pėrmbyllur tashmė raundin e parė tė intervistave nė studiot televizive, tė bojkotuara gjatė prej tij. Nė anėn tjetėr, Berisha nuk ėshtė shfaqur pėrballė njė moderatori apo paneli gazetarėsh me zė, qė prej janarit 2012. Tė kuptohemi qė nė fillim: kryeministri Berisha, ndoca mė shumė se Rama, ėshtė gjithė ditėn nė televizor. Ajo qė ka ndryshuar, ėshtė strategjia e tij e komunikimit me votuesit, nė njė vend ku zgjedhjet, mė shumė se frymė, janė kthyer nė matematikė.

    Metamorfoza e Ramės

    Deri do kohė mė parė, qasja e Ramės me median i pėrngjante njė raporti dashuri-urrejtje. Si kryebashkiak i Tiranės e mė pas lider i opozitės, Rama shquhej pėr batuta tė hidhura nė adresė tė gazetarėve apo tė pronarėve tė mediave, oponentė me tė. Pėr mė shumė se 3 vjet, ai nuk vuri kėmbė nė studion e “Opinionit” e aq mė pak nė TV Klan. Me Ramėn e 2009-s, as qė bėhej fjalė se mund tė bije dakord pėr njė debat me Berishėn kryeministėr. Rama i 2013-s duket se po e kėrkon me ngulm njė pėrballje tė tillė. Me rikthimin nė TV-Klan, Rama bėri njė mea-culpa tė heshtur pėr qėndrimin e mbajtur prej tij me mediat oponente. Strategjia e tij e re u pėrforcua pėrmes njė mesazhi vizual dhe verbal, gjatė pritjes sė lideri i opozitės organizoi pėr zgjedhjen e tij si zv.president i Internacionales Socialiste.

    Mes gazetarėve, Rama kishte ftuar edhe ata tė cilėt ai vetė i quajti tė afėrt me qeverinė. Nė kėtė pritje, ai artikuloi se PS ka tashmė njė qėndrim tė ri: nuk do tė kenė media tė diferencuara, tė bojkotuara apo tė persekutuara nė emėr tė qėndrimit politik. Njėsoj si Berluskoni nė Itali, Rama e zgjatoi pak ditė mė parė fushatėn e tij edhe nė territorin “armik” tė Blendi Fevziut, nė kėrkim “tė frymės” sė fitores, edhe mes radhėve kundėrshtare. Nė mungesė tė sondazheve, nuk dimė ende sa efekt ka pasur nė elektorat kjo pėrballje e liderit tė opozitės me gazetarin oponent.

    Strategjia “Berisha”

    Pėrgjatė kėtij viti dhe nė pragun e fushatės zgjedhore, njė intervistė televizive me kryeministrin Berisha ėshtė kthyer nė mision tė pamundur. Pėrgjigjja e tij pėr moderatorėt ka qenė e prerė: Do tė respektoj heshtjen nė raport me emisionet politike! Nė qarqet mediatike, flitet pėr njė strategji tė Berishės, e influencuar nga kėshillat e kompanisė amerikane tė PR-it, qė po kuron fushatėn e PD. Nė njė panoramė mė tė gjerė, duket sikur Berisha ka ndėrruar rolet me Ramėn, sa i pėrket marrėdhėnies me ekranin. Kryeministri qėndrestar, qė sfidonte me debat liderin e opozitės, sot drejton gishtin nga Laura (zėdhėnėsja e PD).

    Po kthen nė zakon javor konferencat e gjata pėr shtyp me gazetarėt e po rend si gjithėherė, nė takimet fshat mė fshat e qytet mė qytet me shqiptarėt. Edhe pse kėrkon njė mandat tė vėshtirė, Berisha nuk duket aspak i mikluar nga spektakli i bujshėm qė miku i tij Berluskoni bėri pėrtej Adriatikut, pėr tė pranuar fjala vjen njė hard-talk nė “Top Story”-n e Sokol Ballės. Aleancat dhe llogaritė elektorale duket se janė fokusi i tij i vėrtetė nė kėtė fushatė zgjedhjesh. Ndaj edhe rruga e tij drejt mandatit tė tretė kalon paralelisht me debatetet televizive dhe kithėt me kėrkesėn e Ramės pėr njė debat televiziv.

    Nga Aleksandra Bogdani
    Gazeta Mapo
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Debati i pamundur Berisha - Rama

    cfar gazetaresh qe kemi mor aman o e bejne nga padija o nuk e di se cfar, rama ka shkuar te fevziu shume me perpara se berlusconi te shkonte te santoro, dmth berlusconi imitoi ramen
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Debati i pamundur Berisha - Rama

    Citim Postuar mė parė nga xhori Lexo Postimin
    cfar gazetaresh qe kemi mor aman o e bejne nga padija o nuk e di se cfar, rama ka shkuar te fevziu shume me perpara se berlusconi te shkonte te santoro, dmth berlusconi imitoi ramen
    Une mendoj se jemi larg demokracis,kur keta dy bura nuk jan ne gjendje te diskutojne,athere qka pritet prej neve,dikush kutu eshte plotsishte i injoruar ose nuk i respekton regullat e lojes qe kerkon demokracia shqipetare.
    Thojn dikur Ahmet Zogu demokracin e mbante me pendrek te demokracis,kurse Enver Hoxha me kampe te punes se Dhunshme,dikush ndoshta do te me pyet se q'far demokracie ka pasure ne kohe te Enverit?,pergjigjja do te ishte se edhe kjo metod ka qen forme e demokracis popullore qe populli e ka aplikuare si forme te jeteses.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 11-03-2013 mė 08:49

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Debati i pamundur Berisha - Rama

    Eshte strategji terheqja nga emisionet politike pothuajse te dala jashte loje. Mbahet deri diku Opinioni i Fevziut ndersa emisionet e Balles, Xhunges e ndonje tjetre jane emisione ku ngrihen lart "flamujt e kongresit". Aty ose behet propagande ose ben monologje Rama.

    Berisha ka zhvendosur komunikimin me qytetaret ne salla dhe fb, ndersa me gazetaret ne konferenca shtypi te drejtperdrejta ku mund te behet cdo pyetje. Mundet qe me afrimin e zgjedhjeve te ndryshohet kjo taktike ne komunikim por e gjitha eshte strategji. Ndersa sa per debatin me Ramen, Berisha e ka lutur cdo dite ne zgjedhjet e 09, nuk pranoi, ashtu sic nuk pranoi me Bashen ne 11.

    Berisha Ramen e hudh ne tuc ne cdo debat dhe kete e dine ne kampin e Rames prandaj nuk jane shume entuziaste per kete (degjoni edhe se si fliste ne Opinion per nje debat te mundshem Prec Zogaj). Neser po te dale dhe te thote Berisha qe po, shume mire te bejme debat, Rama ka per ti bere bisht si ne 09. Gjithsesi Berisha eshte i sigurte ne fitore prandaj nuk i intereson per momentin te beje nga keto "akrobacite" qe thote Cili.

    Berisha ka dhene prova qe di te debatoje, Rama s'njeh debat, keshtu qe Berisha nuk preferon me humb kohe me psikopate, qe i premton Shkodres qe do ta beje si fotot e Marubit.....
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •