
Postuar më parë nga
beni33
Me e sulmue edhe goditë nji grue mbas shpinde, edhe me e kërrcënue me vrasje, është njajtë sikur me e sulmue secilin njeri të mirë e të dinjitetshëm të këtij vendi, e aso njerëz kemi shumë.
Nuk guxon me zgjatë ma kjo shtypje, ky terror, kjo përulje dinjiteti ndaj asnji personi të ndërgjegjshëm, prej nji grushti barabash psikopatë që po e mbajnë pushtetin me dhunë.
E ma së paku ndaj grues tonë, e cila gjithmonë ka pësue ma së keqi në kohët ma të vështira, përfshi edhe sot. Sepse mashtrohesh nëse thue se sot nuk është kohë e vështirë.
Krejt ata që sot nuk ndalen tuj u thirrë në vlerat e luftës, duke i shkërrdhye ato me hajni, që thirren në burrni, e veprojnë me kurvni, që rrejnë se po jetojmë në liri, e na trajtojnë ma zi se ndër shkini, prej atyne deputetëve që e votuen projektligjin kundër para do ditësh, te nëpunësit e qeverisë që çojnë emaila kërrcënues, e deri te analfabetat e rrugës që çojnë letra kërrcënuese edhe rrafin gra prapa shpinde, lypin me ua qi krejt minjtë në tavan.
Ka ardhë koha me e ndjekë secilin prej tyne - prej hajnit e vrasësit, deri te përdhunuesi, i cili krejt, veç burrë s'është.
E ne të gjithë jemi Nazlie Bala, edhe ne kemi me ju zbulue e burgosë secilin prej juve, nji nga nji, sepse nuk jeni shumë edhe pushka top kurrë s'ka me ju ba, se ju kanë lagë fishekët.
Çu, milet, pastroe plehun që tu ka mbledhë para dere, se prej erës e pamjes nuk po jetohet ma!
Krijoni Kontakt