
Postuar më parë nga
Norça.li
*
Per ata qe nuk e kane kuptuar ende se per ke eshte fjala.
FANATIKU I DROGES
Sabri Berisha maskohej si besimtar i devotshëm, ndërkohë që zhvillonte biznesin e tij të drogës. Bashkëpunëtorë kishte disa shtetas të Shqipërisë dhe Serbisë. Por, veprimtaria e tij mori fund të shtunën, pasi u kap nga policia. Sabriu u bë i famshëm të premten që shkoi, kur në Xhaminë e Podujevës shtiu me armë në drejtim të imamit të deritashëm.
Rregullisht shkonte në xhami për t’u falur, por njëkohësisht bënte edhe biznes jo të ligjshëm.
Shiste drogë.
Ky është Sabri Berisha nga Podujeva.
Emri i tij ndoshta nuk thotë asgjë për ata që nuk dëgjuan lajme të premten e nuk lexuan gazetat të shtunën.
Sabriu është personi që shtiu me allti në Xhaminë e Podujevës, gjatë namazit të xhumasë, në tentativë për ta vrarë imamin që nuk po ia liron vendin një hoxhe tjetër të emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Policia nisi hetime ndaj tij pasi ai tentoi ta vriste imamin dhe rastësisht gjetën në veturën e tij katër kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Bashkë më të u kapën edhe tre persona të tjerë, dy nga ta shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Burime policore thanë se droga u gjet në makinën që e kishte lënë Sabri Berisha në lokalin ngjitur me shtëpinë e tij. Lokali ishte në shfrytëzim të Islam Abddullahut nga Podujeva, që po ashtu u kap nga policia nën dyshimin për shitblerje të drogës.
I maskuar si fetar i devotshëm, llapjani që kishte edhe nënshtetësi kroate bënte lirshëm biznesin e tij.
Bashkëpunëtorë kishte persona, jo vetëm kosovarë dhe shqiptarë, por edhe serbë.
Por, serbi që dyshohet se bënte tregti me Sabri Berishën nuk u arrit të kapej nga Policia e Kosovës.
Ky aksion që u zhvillua të shtunën në shtëpinë e Sabri Berishës nuk e ka befasuar fort bashkëshorten e tij.
F.B nënë e dy fëmijëve kishte menduar se policia ka ardhur për ta bastisur shtëpinë për rastin që ndodhi në xhami. Mirëpo asaj iu kumtua diçka tjetër.
“Policia më thanë se Sabriu është marrë edhe me do punë tjera, të këqija”, tregon F.B. Megjithatë ajo nuk flet shumë për veprimtarinë e bashkëshortit pranon se ai kohët e fundit hiqej si shumë fetar.
“Shkonte në xhami, falej rregullisht edhe në shtëpi. Kur dëgjova nga policia se me çka është zënë po mërzitna më shumë. Po më dhimben djemtë”, thotë kjo grua e cila punon në arsim.
Ajo tregon se bashkëshorti i saj ka vuajtur gati tre vjet burg në Zvicër për shitblerje të drogës.
“Është kthyer kam mendu se nuk e përsërit më, pastaj edhe kthimi në besimin fetar, gjë që më herët se ka praktikuar”, thotë bashkëshortja e Sabri Berishës.
Megjithatë, nuk është veç gjuajtja me allti të premten që çoi në zbulimin e këtij rrjeti të trafikantësh.
Burime nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se ka më shumë se pesë muaj që Berisha përgjohej si i dyshuar për shitblerje të drogës.
Incidenti në xhami ishte një arsye më shumë për këto dyshime. E ato u vërtetuan të shtunën. Policia nëpërmes një komunikate bën me dije se drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, gjatë një operacioni policor ka arrestuar katër persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
“Operacioni policor është realizuar më 6 mars në disa lokacione të ndryshme në Republikën e Kosovës dhe atë në Gjakovë, Podujevë dhe në pikë kalimin kufitar Qafë-Morinë”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar policia ka marrë autorizim për kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit në Podujevë. Në komunikatë nuk përmendet as emri i të dyshuarit nga Podujeva e as se i njëjti është përfshirë në incidentin e xhamisë.
Por kjo konfirmohet edhe nga familja Berisha dhe nga burime policore. Policia në komunikatë sqaron edhe se ku i kanë gjetur substancat narkotike.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë, në bagazhin e veturës Seat Toledo është gjetur një rrotë e veturës, e cila ka qenë e prerë në një pjesë ku vërehej se në brendi ishte e mbushur me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në komunikatë.
Pasi është hapur goma, në të kanë gjetur shtatë paketime të mbushura me marihuanë ku të gjitha së bashku me mbështjellës peshojnë 4 kg e 259 gramë.
Policia ka vazhduar operacionin edhe në pikë kalimin kufitar të Qafë-Morinës ku janë arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të katër të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Në fakt Sabri Berisha ishte arrestuar një ditë më herët pasi kishte shtënë me revole në xhaminë që gjendet “Rrugën e Llapit”. Ai ka deklaruar në polici se ka gjuajtur në personin i cili donte të bëhej imam pa u zgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Berisha ka thënë se ai përkrahë emërimin në postin e imamit Imri Llugaliu që ishte emëruar nga BIK e jo të Besim Arbanashit, i cili të premten donte të ulej në vendin e imamit në mënyrë që të falte namazin e xhumasë.
Krijoni Kontakt