Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Ministri i jashtëm i Kosovës, vizitë zyrtare në Athinë

    Kosovë-Greqi, zyrë të përbashkët për tregtinë në Athinë

    Një zyrë për bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës në fushën e tregtisë dhe për çështjet ekonomike do të ngrihet në Athinë.

    Emri:  64681.jpg

Shikime: 1169

Madhësia:  31.5 KB

    Kjo u vendos gjatë takimit që patën sot ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramoipulos dhe ai i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ministri grek sqaroi se vendimi në fjalë nuk ndikon në qëndrimin e Greqisë ndaj statusit të Kosovës. Siç dihet Athina Zyrtare nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    "Është e njohur se, në kuadër të Bashkimit Evropian, ka pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e statusit të Kosovës. Pozicioni i Greqisë është i njohur”, deklaroi Avramopulos, i cili shtoi se “të gjithë pajtohen me faktin që Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane”. Sipas tij, “qëllimi strategjik i Greqisë është për të krijuar një rajon të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit në Evropën Juglindore. Kjo kërkon bashkëpunimin ekonomik dhe zgjidhjen paqësore të dallimeve përmes diplomacisë".

    Nga ana e tij, ministri Hoxhaj shprehu mirënjohjen për popullin dhe qeverinë greke, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në kohë shumë kritike. Ai falënderoi ushtarakët dhe gjithë ata që kanë mbështetur Kosovën gjatë viteve '90 dhe më tej, duke ndihmuar në ndërtimin e një shteti të fortë e modern.

    Hoxhaj pohoi se është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Greqisë dhe Kosovës dhe për vendosjen e Zyrës së përbashkët Tregtare, e cila do të forcojë këtë bashkëpunim. “Ne jemi të interesuar për të zhvilluar bashkëpunimin në shumë fusha, duke përfshirë edhe në fushën e arsimit, ekonomisë, tregtisë dhe kulturës ", deklaroi ministri i Jashtëm kosovar.

    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Kosovë-Greqi, zyrë të përbashkët për tregtinë në Athinë

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Nga ana e tij, ministri Hoxhaj shprehu mirënjohjen për popullin dhe qeverinë greke, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në kohë shumë kritike.
    Posi ta falenderoj per ndihmen qe Greqia dha, duke kundershtuar nderhyrjen e Nato-s ne 99.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 09-03-2013 më 13:07

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Kosovë-Greqi, zyrë të përbashkët për tregtinë në Athinë

    greket e carit vazhdojne te mos e njohin kosoven duke qene me antishqiptaret ne bote. e u shofshin si fare harbutet
    vari leshte

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Kosovë-Greqi, zyrë të përbashkët për tregtinë në Athinë

    Nuk eshte dashur te bejm marrveshje perderisa greqia nuk njeh ekzistencen e Kosoves ,duhet ta dij qeveria jon se ne nuk ekzistojm per greqin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •