Harta e re e pronave Ulet 3-fish çmimi i tokës në Tiranë, ja vlerat në të gjithë vendin
Blerina Hoxha
Harta e re e vlerës së trojeve në të gjithë vendin, veçanërisht në Tiranë, ka çmime trefish më të ulëta nga ato që aplikohen aktualisht. Çmimi zyrtar për efekt kompensimi në ish-Bllok është 180 mijë lekë, ndërsa me vlerën e re është vetëm 55 mijë lekë. Ja çmimet e reja
Çmimet e reja të trojeve në Tiranë dhe në të gjithë vendin janë tri herë më të ulëta se ato që aplikon aktualisht qeveria për kompensimin e ish-pronarëve në të gjithë vendin. Vendimi që pritet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, parashikon një ulje me 300% për qind të vlerës së trojeve sidomos në Tiranë. Ja një shembull konkret: Me një vendim të korrikut 2007, qeveria miratoi si çmim zyrtar në ish- Bllok, 180 mijë lekë të reja për metër katror për efekt kompensimi. Ndërsa me vendimin e djeshëm të qeverisë, një metër katror po në këtë zonë nuk kushton më shumë se 55 mijë lekë të reja. Siç shihet, ulja e vlerës është më shumë se tri herë. Po në këtë masë janë ulur çmimet zyrtare të trojeve në të gjithë Tiranën. Por për çfarë do të përdoren këto çmime të reja? Së pari për kompensimin e pronarëve. Me çmimet e reja fatura e tyre ulet në mënyrë të konsiderueshme në disa raste 400 për qind. Ekspertë nga hipotekat por edhe Kryeministri një ditë më parë tha se këto çmime janë më afër realitetit. Pasi për çmimet e reja të pronave është marrë në konsideratë një formulë krejt e veçantë, por që ka ulur ndjeshëm vlerën. Sipas relacionit të ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi, çmimet e reja janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, të cilat përfshijnë çmimet e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj, duke garantuar të drejtat e pronësisë dhe të kompensimit të pronarëve. Sipas konceptit të ri, me vlerë të pronës do të kuptohet përllogaritja e vlerës së pasurisë së paluajtshme, bazuar në qarkullimin civil të sendeve sipas çmimit të tregut, llojit të pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj. Qeveria sqaron se përllogaritja e vlerës së pasurisë së paluajtshme është bërë sipas çmimit të kontratës së shitjes dhe sa më afër vlerës së tregut, me qëllim garantimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të çështjeve të së drejtave të pronësisë, në kuadër të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës. Për këtë qëllim janë përdorur të dhënat e ZRPP-së, ku pasqyrohen çmimet e kontratave të shitjes, numri i të cilave ishte i mjaftueshëm për përpunimin e vlerës së pasurisë. “Çmimet e propozuara dhe metodologjia e zbatuar sigurojnë saktësi të ngjashme me atë të sistemeve të automatizuara”, – sqaron më tej Halimi në relacionin që shoqëron vendimin e qeverisë. Gjithashtu, janë marrë në konsideratë korrigjimet standarde si për vjetërsinë dhe gjendjen e ndërtesave, distancën nga qendra e qytetit (shtëpi, blloqe ndërtimi), cilësinë e tokës (bujqësi), cilësinë e drurit (pyll) (nëse dihen) me qëllim për të rritur saktësinë edhe nga mjetet praktike. Të gjitha mjetet e përmendura statistikore janë përdorur për analizën e çmimeve të kontratave të regjistruara të shitjeve dhe kanë synuar qartësinë e cilësisë së bazës së të dhënave dhe rritjen e saktësisë për llogaritjen e vlerave, saktëson qeveria
Sipas konceptit të ri, me vlerë të pronës do të kuptohet përllogaritja e vlerës së pasurisë së paluajtshme, bazuar në qarkullimin civil të sendeve sipas çmimit të tregut, llojit të pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj.
Çmimet e reja të trojeve, ja si janë përllogaritur
Përllogaritja e vlerës së tregut është realizuar duke përjashtuar përgjithësisht 10% të vlerave më të ulëta dhe më të larta të numrit të kontratave, sipas përcaktimeve të llojeve të pasurisë
Ministria e Drejtësisë sqaron se, grupimi i të dhënave për llojet e pasurisë është bërë sipas zonave kadastrale, nënndarjeve të tyre apo bashkimit, si dhe sipas llojit të pasurisë së paluajtshme. Përllogaritja e vlerës së tregut është realizuar duke përjashtuar përgjithësisht 10% të vlerave më të ulëta dhe më të larta të numrit të kontratave, sipas përcaktimeve të llojeve të pasurisë. Minimalisht, numri i kontratave të shitjes së pasurive të paluajtshme për një zonë kadastrale, për secilin grup të llojit të pasurisë ka qenë 3 kontrata. Rrjedhimisht, vlera e zonës është e barabartë me mesataren e çmimit të kontratave duke synuar kështu drejt çmimeve të tregut, pra dhe ndryshimit të çmimeve të referencës sa më afër realitetit. Për zonat kadastrale ose fshatrat ku nuk ka patur transaksione për një grup të llojit të pasurisë së paluajtshme, vlera për ato zona është përllogaritur sipas metodës indirekte, duke grupuar kontratat e shitjes në një nivel më të afërt përfshirës si komunë, dhe më pas rrethi, për atë grup të llojit të pronës. Kur kontratat kanë ekzistuar për çdo grup tjetër të llojit të pasurive për atë zonë kadastrale, vlera është llogaritur në nivelin e zonës kadastrale, ndërsa hedhja e të dhënave është realizuar pasi janë llogaritur vlerat për m², për çdolloj pasurie të paluajtshme, si dhe vendosjes së tyre në një tabelë përmbledhëse. Hartat që janë përdorur për përgatitjen e hartës së vlerës të pasurive të paluajtshme janë hartat kadastrale zyrtare të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe mënyra e krijimit të tyre është e përcaktuar në nenin 8 të Metodologjisë, bashkëlidhur vendimit të Këshillit të Ministrave nr.658 datë 26.09.2012. Kështu, për sa i përket përcaktimit të rregullave të përllogaritjes së vlerës së pasurive të paluajtshme për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë bërë përllogaritjet dhe janë paraqitur në hartat përkatëse për secilin qark. Ministria e Drejtësisë sqaron se miratimi i këtij projektvendimi bën të mundur përcaktimin e vlerës së pronës sipas çmimit të sotëm të tregut, duke garantuar në këtë mënyrë të drejtën e ish-pronarëve për kompensimin e tyre sipas çmimit të tregut, sikundër ka qenë dhe mbetet prioriteti dhe premtimi i qeverisë shqiptare. Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave, me qëllim krijimin, administrimin, mbledhjen e bazës së të dhënave në sistem të dixhitalizuar, ka përpunuar këto të dhëna posaçërisht për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, e me konkretisht çmimet e kontratave të shitjes, në mënyrë që vlera e pasurive të jetë sa më e drejtë e reale, duke iu afruar maksimalisht çmimit të tregut, si dhe krijimin e hartës së vlerës. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka dërguar të dhënat e kontratave të shitjes sipas përcaktimeve të kësaj metodologjie në rrugë zyrtare dhe elektronike.
Minimalisht, numri i kontratave të shitjes së pasurive të paluajtshme për një zonë kadastrale për secilin grup të llojit të pasurisë ka qenë 3 kontrata.
Zonat bëhen janë
Ish-Blloku 55193 18000
Medreseja 21007 24754
Kinostudio 18488 25593
Rruga e Elbasanit 55198 27104
Zona e Liceut deri në Sauk 55198 27104
Shkoza -14324 22996
“Ali Demi” 30059 29 829
Qyteti Studenti 33615 27104
Çmimet e reja të trojeve në Tiranë
Zonat çmimet e reja
8110 8575
8120 21077
8130 18488
8140 26125
8150 55193
8160 55198
8170 14324
8180 30059
8190 33515
8210 30060
8220 20335
8230 11870
8240 11870
8250 23043
8260 22493
8270 55193
8280 30376
8310 2409
8320 9274
8330 26137
8340 23217
8350 55198
8340 23217
8350 55198
8360 55198
8370 55198
8380 55198
(Vlerat në lekë)
Bregdeti i Jugut, 1 metër katror 370 lekë
Çmimet zyrtare të pronave bien ndjeshëm edhe në rrethet e tjera të vendit dhe sidomos në zonat bregdetare. Sipas vendimit që mori dy ditë më parë qeveria, një metër katror në fshatrat Dhërmi, Vuno, Qeparo, Palase, Radhimë, kushton 327 lekë, ose 3 mijë e 270 lekë të vjetra. Kjo vlerë është e njëjtë për të gjitha fshatrat e Vlorës. Çmimet që aplikohen aktualisht për këto zona nuk janë më pak se 100 mijë lekë të reja. Madje këto, sipas tregut me euro.
Gjithashtu, çmimi i tokës bujqësore në Durrës është dukshëm më i lartë se në zonën turistike të Jugut. Një metër katror tokë bujqësore në Durrës kushton nga 1000 mijë lekë të reja deri në 3 mijë lekë të reja. Çudia vazhdon. Edhe në Milot një metër katror tokë bujqësore shkon 347 lekë të reja ose 10 lekë më shumë se tokat afër detit në Jug. Sipas hartës së re, në zonën e Shëngjinit kushton 22 408 lekë. Në zonën e Valbonës një metër tokë kompensohet me 190 lekë metri katror. Çmimi është vlerësuar i njëjtë me zonat e tjera në këtë rreth. Në Gjirokastër, një metër katror në qytet kushton në 6730 lekë. Në Peshkopi, një metër katror në qytet me çmime zyrtare do të kushtojë 3 758 lekë. Gjatë miratimit të këtyre çmimeve kryeministri Berisha sqaroi se është punuar më shumë se gjashtë muaj me ekspertët më të mirë europianë e të vendit për hartën e vlerës së tokës, e cila, për fat të keq, në të gjitha variantet ka qenë jo në vlerat reale. Ajo njohu luhatje ekstreme. “Pak vite më parë, para përcaktimit të saj, çmimet e deklaruara të tokës ishin qesharake. Mund të gjeje kontrata me çmim trembëdhjetë euro në qendër të Tiranës dhe këto ishin të gjitha deklarime abuzive për të shmangur detyrimin tatimor, siç është edhe çmimi dy dollarë në shpat të Dajtit”, – tha Kryeministri para Këshillit të Ministrave. Çmimet e mëparshme ishin qesharake. Harta që u bë, caktoi çmime që, për fat të keq, shkonin në ekstremin tjetër. Sipas tij, një studim i hollësishëm gjeti se çmimet ishin në raste të caktuara edhe dhjetë herë më të ulëta sesa çmimi që caktonte harta në zona dhe se blerja reale. Atëherë, qeveria vendosi të bëjë një studim e angazhoi specialistët më të mirë të Europës, ata që kanë bërë harta jo në një, por në disa vende dhe mbi parimet e Komisionit Europian për vlerat e hartat. “Me këtë vendimin, i cili e bën transparent tregun e tokës, dua t’u them të gjithë ish-pronarëve se hapet rruga në mënyrë përfundimtare për kompensimin fizik të tyre”, – sqaroi Berisha. Ai theksoi se në vlerësimet e reja është hequr dorë nga marrëzia që supozonte se në “x” parcelë të një “x” rajoni toka vlerësohej sikur aty do të ndërtohej një hotel me pesë yje. Ajo ishte një ëndërr nate, jo dite.
MAPO
Krijoni Kontakt