Nga Andi Bica

Hyrja nė odėn e miqve tė skulptorit elbasanlli Vladimir Metani ėshtė njė befasi dhe pasurim brendshėm pėr secilin vizitor. Atje e gjen veten tė rrethuar nga tingujt e violinės sė qeshur tė Isuf Myzyrit, e mandej nė pėshpėrimat melodike tė zanave.



Kuzhina ėshtė shndėrruar nė njė muze tė legjendave ilire e pėrtej, qė shpien drejt fillimsisė sė njerėzimit. Kokat e tonuara nė okėr dhe jeshile nė blu, pjatat rrethore tė nderura nė katėr muret, dysheme dhe tavan rrėfejnė njė tjetėr histori, atė tė genit shqiptar.



Ladi siē ėshtė mėsuar ta thėrrasin ėshtė bartėsi dhe prurėsi i furishėm i kėsaj pėrtej bote, vetėm pėrmes duarve dhe syrit ciklopik tė fantazisė.



Simbolet e pjellorisė si “Pani”, ish perėndia i botės baritore, gjiu i zanave krijojnė dhe legjenda tė reja pėr mitet moderne shqiptare si Kosova dhe divat e saj.



Tė zgjosh antikitetin ėshtė njė emocion mbinjerėzor. Metani shfaqet i sinqertė nė kufirin mes fėmijėrisė dhe pleqėrisė, portave tė hapura tė lindjes dhe vdekjes.



Me gjuhėn e formave parake, si krijues me alkiminė e metaleve Metani, komunikon me kėdo qė preket me punėt e panumėrta . Punimet si uji i detit kanė fituar shumė territor ndaj bregut tė hapėsirave ku jetohet .



Rrekja e Metanit, ėshtė krijimi i njė kujtese kombtare tė frymuar nga muzat pellazgjike.



Durimshėm e me dashni Metani mbėrrin tek e arta pėrmes polifonisė sė kokave tė pėrndezura nga motivet e uneve gjigande nė Ishullin e Pashkėve dhe Pjelloria simbolike e japonezėve antikė.



Metani dehet me pikėn e qumėshtit tė Rozafave dhe vallzon mbi majat e qelesheve tė malsorėve tosk e gegė.



Galeria e Vladimir Metanit si njė guvė nė majė tė malit, njė apartament nė katet e larta tė pallateve nė unazėn pranė rrugės sė Kavajės,tė rrethon mes mijėra shenjave dhe arketipeve ku ndihesh i pasur dhe i plotė.



“Ciklopi ” thuhej se farkėtonte shigjeta tė zjarrta ndėrsa Metani me duart qė zbusin e ledhatojnė bronzin e gizėn llavore na fton tė dėgjojmė njė simfoni tė panjohur rezonancash.



Me sa shihet kjo ėshtė gjuha e rigjetur me shkronjat e njė alfabeti tė figurshėm. Nė kėtė sipėrmarrje duket se me pafajsinė e vėllait tė vogėl Metani ka thirrur e zgjidhur nga zemra e nėntokės titanėt e fjetur tė Atlantidės.



Si eksplorues landor, Metani ka shtėnė tani dashuri me gurėt dhe fytyrzimin e jashtė tokėsorėve tek ta.



Me duart e ndjeshme qė janė shndėrruar nė instrumenta tė formės kozmike, Metani na sjell tinguj jete nga planete dhe yjėsi tė reja.



Publikuar ne Gazeten e perditshme Metropol 22/02/2011 Andi Bica