Berisha: Koalicion parazgjedhor me LSI

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se PD-ja ėshtė e hapur pėr njė koalicion me LSI-nė, duke e vėnė theksin te fakti se mes kėtyre dy partive ekziston tradita e mirė e katėr viteve qeverisje. Duke folur nė njė bashkėbisedim me gazetarėt pasi prezantoi reformėn ekon-omike qė do tė miratohet sė shpejti nė Parlament, lideri i maxhorancės e vlerėsoi koalicionin aktual si mė tė suksesshmin nė 20 vite demokraci.

LSI
“PD ėshtė e hapur pėr koalicion. LSI-ja do tė shqyrtojė dhe do tė marrė vendim nė interesin e saj. Trashėgimia, tradita e krijuar gjatė kėtyre katėr viteve, ėshtė realisht pozitive. Kjo do tė thotė se e bėn LSI-nė aleatin mė potencial, mė tė mundshėm para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Ka njė dallim kėtu, zotėria (Rama) i vė kushte: kushti i parė ik nga qeveria, kushti i dytė prano taksėn Koleka. Ne nuk kemi kushte, programin e kemi tė ujdisur”, tha Berisha. Sipas tij, “nė qoftė se unė do tė isha nė vend tė kryetarit tė LSI-sė, ēka nuk jam, pa mėdyshje qė tė parin do tė vija interesin e vendit, dhe interesi i vendit ėshtė ky: LSI-ja si parti e tretė do tė qeverisė me forcėn politike qė mund tė krijojė qeverinė. Trashėgiminė e qeverisjes e ka me PD-nė. Me PS-nė dihet se si funksionon. Dihen qė marrėdhėniet me Ramėn janė tė karakterizuara nga njė pabesi ekstreme e tij”.

Aleatėt e tjerė
Duke folur pėr partitė e tjera me tė cilat do tė dalė nė zgjedhjet e 23 qershorit, Kryeministri Berisha renditi demokristianėt e Nard Ndokės, LZHK-nė e Dashamir Shehit dhe PDIU-nė e Shpėtim Idrizit. “Me LSI-nė jam nė qeveri, me PBDNJ-nė kam qeverisur dhe kam historikun e bashkėpunimit me tė si njė parti e lirive dhe tė drejtave njerėzore. Nuk shoh asnjė lloj problemi, pėrkundrazi, tė dy janė aleatė: PBDNJ-ja nė potencial, LSI-ja reale”, tha Kryeministri.

Lista e PD
Kryetari i PD-sė tha se nė kohėn e caktuar do tė vendosė pėr listėn e partisė sė tij nė zgjedhje. “Unė nuk po paraqes deputetė, po merrem me programin dhe reformat. Ēėshtjet e tjera i bėjmė transparente nė kohėn e duhur. Lista do tė ketė, siē ėshtė nė traditėn e kėsaj force, ripėrtėritjen e vet nė shkallė tė caktuar, por kurrė me prerje kokash. Ne nuk jemi parti e prerjes sė kokave, e karshillėqeve armiqėsore me njėri-tjetrin. Unė mbetem i detyruar ndaj ēdo veprimtari qė ka dhėnė kontributin e tij kėto 20 vite”, tha Berisha. Duke u ndalur te opozita ai mori si shembull rastin e Asllan Dogjanit pėr tė treguar se si po i trajton Rama deputetėt e tij. “Kur ia preu kokėn deputetit tė Kukėsit, imagjino kokėn e Braēes, qė nuk e llogarit fare. Pastaj del e thotė nė Facebook qė jam ndier keq. Nuk e ke tė keqen nga unė, por nga kryetari yt. Gjeti Celibashin qė tha se kam dy vjet qė hezitoj tė bashkohem me PS-nė, pėr t’i prerė kokėn Ruēit. Kjo ėshtė njė politikė terrori mbi deputetėt”.

“E vėrteta e fotove tė Frrokut me policėt”
Kryeministri Sali Berisha ka folur dje gjithashtu edhe pėr foton e publikuar pak ditė mė parė mes tė akuzuarit pėr vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku me funksionarėt e lartė tė Policisė. Sipas liderit tė maxhorancės, kjo foto ėshtė bėrė dy vjet mė parė, kohė nė tė cilėn Frroku ishte edhe presidenti i njė skuadre futbolli. “Nga informacioni qė kam unė, fotoja ėshtė e njė kohe mė parė. Nuk kam qoftė edhe informacionin mė tė vogėl se ky zotėria ka pasur aktivitet kriminal. Ky ka qenė presidenti i Tėrbunit. Do t’i them unė Nikolinit se pse rri me presidentin e ekipit tė futbollit tė Pukės? Nuk ia them unė”, tha Berisha. Sipas tij, “Ministria ka njė hetim, dhe ky hetim do tė zbardhė gjithēka nėse ka lidhje qė s’duhet tė ketė apo jo. Po tė niseshim nga fotot, Edi Rama del jo anėtar, por kryetar i Hakmarrjes pėr Drejtėsi. Nė qoftė se mediat kapin njė foto qė e gjejnė me njeriun qė akuzohet pėr vrasje tė bėrė dy vjet mė parė dhe e paraqesin si argument pėr tė akuzuar Policinė, siē bėn Rama, ajo ėshtė e turpshme. Ishin po ata tė cilėt e shpallėn tė akuzuar kryesor atė”.


Burimi: Panorama