E kam njohur Sejdi Kondin. Ka qene goxha burre i fisem!
E kam njohur Sejdi Kondin. Ka qene goxha burre i fisem!
Where does a thought go when it's forgotten?
9.
HAPE VALLEN!
Hape vallen mos e mbill (mbyll)
Moj xhane, mos e mbill,
Ne mes te ballit ke nje ill(yll)
Moj zogez, ke nje ill.
Hiqen vallen shtruar-o
Moj nuse sishkruar-o,
Se vjeheri eshte zgjuar-o
Moj lule, zgjuar-o.
Te veshtron ai ne si(sy)
Nuse gusha-farfuri.
Sa lezet vallja te ka
Nusja jone e zgjedhura.
Hape vallen mos ju nda.
Te ka trimi me sevda
Moj lulez. me sevda...
Shenim: Kendohet nga kunatat dhe kusherirat diten e pare te ardhjes se nuses, ne mbremje vone.
10.
O VELLA
O vella qostek-ergjend*
Ngrehu dhe mos rri i rende**
Vish rrobat e dil te porta
Te te shohin e gjithe bota,
Te te shohij vilajeti
Nga Filati njam*** te deti.
O vella te keqen motra
Dil dhe nje here ne lodra****
Se neser te qeshin bota;
Neser hyn ne rradhe te madhe
S'je me bari me cangadhe*****.
Fjalor:
Qostek-ergjend* - zinxhir ore prej argjendi
Mos rri i rende** - ne kete rast i merzitur
Njam*** - deri, gjer.
Ne lodra**** - ne loje, dil te lozesh dhe nje here me shoket, se neser martohesh behesh burre i madh.
Bari me cangadhe***** - bari me nje tufe te vogel, te formuar nga kafshet e imta te disa familjeve.
Shenim: Kjo kenge kendohet nje dite para fillimit te dasmes.
11.
LUHEJ VALLJA NE FSHAT
Luhej vallja ne fshat
Gjegj cobani* lart ne mal;
Te cobani kush na vete?
Thote vasha vete une!
U nis vasha edhe vate,
Cobani porsa e pa
Foljedan** vasho i tha.
Rri vasho te flem' nje nate,
S'ta jap beson o coban.
Vate nate e mesnate,
Gjegji nana zen e vashes;
Cobani e hodhi qafes,
Pa i ra nje rrukullime***
Sot ne stan presin urime..
Fjalor:
Gjegj cobani* - degjon bariu
Foljedan** - miresevjen
Rrukullime*** - tatepjete
O plak mos shpernda vjersha e kenge te "minoritarve" se do perjashtohesh nga forumi "shqiptar"..![]()
Krijoni Kontakt