Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndahet nga jeta aktori Roland Trebicka

    Jane te rralle artistet jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote, qe me artin e tyre arrijne te prekin jeten e nje populli te tere. Jovan Bregu u erdhi shqiptareve ne nje nga momentet me te veshtira te historise se tyre. Jeta e atyre viteve linte shume pak hapesire per gaz e hare dhe shqiptaret shpetonin per disa caste nga ai realitet mbytes i kohes, duke hyre ne boten teatrale te Roland Trebickes. Roland Trebicka u fali te qeshura popullit te tij kur realiteti u falte vetem dhimbje e brenga.

    I perjetshem kujtimi.

    Albo

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Pėr: Ndahet nga jeta aktori Roland Trebicka

    Humbje vertet e madhe,,,ngushellime familjes.

  3. #63
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Ndahet nga jeta aktori Roland Trebicka

    Fjalet mungojne per te shprehur kete humbje..

  4. #64
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946

    Pėr: Ndahet nga jeta aktori Roland Trebicka

    Ngushellime te afermeve te tij per kte aktor te madh...
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndahet nga jeta aktori Roland Trebicka

    Pėrcillet mes duartrokitjesh tė pambarimta pėr nė banesėn e fundit Roland Trebicka

    Lamtumirė Landi!

    Albert ZHOLI

    Dje Tirana ishte gri. Njė gri e thellė. Nuk ishte ajo Tiranė e pėrditshme mbushur me gjallėri. Para Teatrit Kombėtar grumbuj njerėzish qė bisedonin nėn zė. Nė shumė prej tyre shikoje lot. Lot dhe njė vranėsirė shpirtėrore. Gjitha aktorėt shqiptarė, por dhe politikanė, akademikė, mėsues, njerėz tė thjeshtė, gazetarė, shkrimtarė, poetė ishin aty. Po, tė gjithė aty para sheshit tė Teatrit Kombėtar. Kishin ardhur qė nė mėngjes pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit Roland Trebickės. Kishin ardhur pėr t’i thėnė fjalėn e fundit tė zemrės, shokut, mikut, njeriut mė tė shquar tė humorit shqiptar. Atij qė kishte hyrė natyrshėm nė ēdo vatėr shqiptare dhe ishte bėrė pjesė e jetės sė tyre. Komentet ishin nga mė tė ndryshmet. Bisedat bėheshin me thithje lotėsh. Nuk donin ta shqetėsonin Landin. Nuk donin ta zgjonin nga njė gjumė i thellė. Donin tė merreshin vesh nė heshtje. Donin tė bisedonin ndryshe sot me ‘tė. Donin tė bisedonin pėr plane, pėr komedi, pėr role, pėr shoqėri, pėr...pėr..pėr shumė gjėra. Ndaj po e prisnin. Por sot nė ndėrtesėn e Teatrit ai erdhi ndryshe. S’erdhi nė kėmbė me atė buzėqeshjen qė i jepte forcė tė gjithėve. Nė orėn 11:00 arkivoli me trupin e tij vjen nė hollin e Teatrit Kombėtar. Homazhet i pari i fillon kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama dhe mė pas Kryeministri Sali Berisha, duke vazhduar me tė tjerė politikanė dhe homazhet nuk kanė tė sosur. Janė me mijėra njerėz, qytetarė tė thjeshtė, por dhe intelektualė tė shquar, qė flasin sot me heshtjen e tyre, me nderimin me dorėn nė zemėr para arkivolit. Tufa me lule, kurora, si asnjėherė tjetėr. Po. Ishin lulet pėr njeriun qė u kishte dhėnė gėzim dhe hare nė ditė tė vėshtira. Po, sepse jeta e shqiptarit ėshtė mbushur me halle dhe atė pak gėzim ata e merrnin me rolet e Landit nė Teatėr apo televizion. Nė orėn 13:00, arkivoli me trupin e pajetė tė tė madhit Trebicka, i mbajtur nga shokėt e tij, del nė oborrin e Teatrit Kombėtar. Njė stuhi duartrokitjesh. Ēudi. Ē’ishte vallė kjo atmosferė?! Pėr kė duartrokisnin kėta njerėz?! Duket sikur Landi ishte nė rolin e Jovan Bregut. Dukej sikur Landi ishte nė skenė dhe publiku duartrokiste. Askush s’e besonte se ai po u linte lamtumirėn, por dukej sikur duartrokisnin rolin e tij tė radhės. Arkivoli me trupin e tij i mbajtur nga dhjetėra duar artistėsh bėri njė rreth rrotullim rreth godinės sė Teatrit Kombėtar. Rreth asaj godine qė ai ka luajtur sa e sa role. Rreth asaj godine, ku ai u rrit dhe mori famė. Rreth asaj godine qė ai filloi ta kundrojė kur ishte me pantallona tė shkurtra dhe qė s’ju nda deri nė kėto ēaste. Duartrokitjet vazhdonin ende mė me furi. Ato dukeshin sikur thoshin: Landi a na dėgjon? Ēohu vėlla po tė presim. Ēohu se ke rolin, ke radhėn. A e kupton se na mungon? A e kupton se na le njė vragė nė zemėr? A e kupton se mes nesh ėshtė njė radhė bosh, njė radhė me peshė qė s’ka kush ta zėvendėsojė? Por pėr ēudi, ai si dėgjon miqtė sot. As duartrokitjet e tyre tė pambarimta. Ky ėshtė artisti. Pėrcillet si nė skenė. Pėrcillet me duartrokitje, se me to rreh dhe zemra e artistit. Nuk mund tė konceptohet jeta e artistit pa duartrokitje. Ato janė vlerėsimi, janė nota, janė entuziazmi, janė kurora e artė. Po Landi s’po i dėgjon sot ato? Ēudi, ai s’rri kurrė pa shokė. Por jeta ka ligjet e saj, normat dhe rregullat e saj. Ai ikėn pa i pėrshėndetur, ndėrsa ne tė tėrė i dhuruam mijėra duartrokitje. Ai iku duke thėnė mos mė qani, por lotėt ishin vetiu dhe lehtėsimi i tė gjithėve nė atė ceremoni. Orkestra po luante marshin funebėr. Disa pika shiu ranė nga qielli. Lotėt e qiellit u bashkuan me lotėt e tė pranishmėve. Landi po ikte nė heshtje, ne e pėrcollėm me duartrokitje. Ai humbi mes kurorave me lule, pasi kurorėn mė tė bukur tė jetės ai na e la neve me rolet e tij tė pavdekshėm. Lamtumirė Landi! Ne tė kemi nė zemėr, kėtė mos e harro kurrė...!

    Robert Ndrenika “Nderi i Kombit”

    Tė flas pėr Landin? E ē’tė them unė mė shumė se kėto duartrokitje. Kush nuk e njeh Landin?! Sado tė them unė disa fjalė, ai nuk do lartėsohet para veprės sė tij tė pa shoqe. Po. Do them dy fjalė. E di ē’do tė thotė mik? Jo? Qė tė tė gjendet nė momente kur s’tė gjendet dot as vėllai, pasi vėllain e ke nė emigracion. Landi tė gjendej pėr ēdo gjė. Ndėrsa Landi artist. Eh, notėn ja ka vėnė populli dhe kur ta vendos kėtė notė populli, s’ka perėndi qė ta lot. Mos mė pyet mė...(dhe nga sytė e tė madhit Robert Ndrenika dalin lot).

    Roza Anagnosti

    (I afrohem dhe e shoh mbytur nė lot). Albert, mos mė pyet sot. S’kam mundėsi. Ka fjalė qė mund t’i thuhet kėtij njeriu? Ja shikoje dhe shkruaj. Rolin e fundit me tė e kam luajtur nė pjesėn “Valsi i Titanikut”. Ai nė skenė ishte ai. Nuk linte moment t’i shkonte bosh. E pėrpinte skenėn. E zotėronte atė. Tė linte hapėsirė dhe tė mobilizonte. Nė atė pjesė jam ndjerė shumė komode. Jam ndjerė me krahė. Njė bashkėpunim i shkėlqyer. Por me ‘tė kam pasur dhe pjesė tė tjera. Improvizues. Njė njeri shumė familjar. Na goditi.

    Andon Qesari (regjisor i komedisė “Pallati 176”, aktor, “Mjeshtėr i Madh”)
    Eh, sa kam pėr tė thėnė. Shumė, shumė...Artisti e ka tė vėshtirė tė flasė ndonjėherė se e mbėrthejnė emocionet. Puna ime me tė ka qenė e shkėlqyer. Shumė herė ai improvizonte ndryshe nga sa thoshim ne regjisorėt. Por improvizimi i tij ngjiste sepse ishte shumė organik. Nuk kishte thyerje pasi vinte nga ai natyrshėm. Por mbi tė gjitha ai ngjiti me Jovan Bregun. Ėshtė e rrallė nė botėn artistike qė njė aktor tė identifikohet me njė rol komedie. Ndonjėherė kur pėr punė sekondash dikush harronte emrin thoshte ai pra “Jovan Bregu”. Pra, me kėtė rol ku janė dhėnė rreth 500 shfaqje, ku komedia ėshtė parė direkt nga afėrsisht 1 milion spektatorė, pėrcaktimi i emrit tė tij mori njė notė tjetėr tė veēantė. P.sh, ai ka shtuar atė nofkėn “Sandėr Mafishja”. Njė fjalė ėshtė, por qė ngjiti dhe vetėm me kėtė fjalė tė qeshurat nė sallė s’kishin tė sosur. Landi mbetet unik.


    Lazėr Filipi “Artist i Popullit”

    Landi ka hyrė nė teatėr qė fėmijė. Nėna e tij ishte punonjėse e Teatrit Kombėtar. Ai vinte me nėnėn dhe zinte njė qoshe dhe shikonte provat nė Teatėr. Ai ka parė ndoshta mė shumė se tė gjithė prova dhe premiera, madje shpesh herė interpretonte sa e sa role pėrmendėsh, vetėm duke dėgjuar provat. E shikoja dhe e admiroja pėr vullnetin. Ishte shumė kėmbėngulės, por dhe shumė serioz nė punė. Filloi karrierėn nė role dramatikė dhe mė pas vazhdoi me ato komikė, pra nė komedi. Si duket ishte prerė pėr komedi. Rolet e tij nė kėtė gjini mbeten nė pėrjetėsi. Ai mbetet njė artist komik i njė lloji tė veēantė. Skena shqiptare humbi shumė me vdekjen e tij.

    Bashkim Alibali (kėngėtar)

    Humbėm tė gjithė njė mik tė mirė. Sa herė e takoja ai ma hiqte mėrzinė si me magnet. Njė aktor special, njė njeri i kompletuar. Njerėz si ai janė tė rrallė.
    Kėtė nuk e them sot, por e kam thėnė dhe mė parė. Nė skenė ai ishte i pakonceptueshėm.

    Kozma Dushi (kėngėtar)

    Eh, unė e kam pjesė tė shtėpisė. Unė s’di tė flas bukur, por di tė flas me zemėr. Njeri shpirtbukur, aktor plot rrezatim.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Trebicka rrėfen sėmundjen: Lufta ime njėvjeēare pėr t’u rikthyer nė jetė

    Ikėn gjeniu i komedisė. Paja: Trebicka nė shfaqjet e fundit tha: “Kam ftohtė”, por nuk u dorėzua asnjėherė

    Amaneti i Trebickės: “Mos qani pėr mua”, por Shqipėria shpėrthen nė lot

    Albert Zholi

    “Artisti i Popullit”, Luftar Paja, kujton ditėt e fundit me gjigandin e skenės shqiptare Roland Trebickėn: “Rolandi ishte i papėrsėritshėm dhe shumė i madh. Edhe si aktor edhe si njeri”, shprehet ai dhe menjėherė kujton ditėt kur Trebicka mori pėrsipėr realizimin e rolit tė tij, tek drama “Ėndrra e Ismail Qemalit”. Pėr kėtė, Paja tregon: “Ai u pėrkushtua me gjithė shpirt, pėr realizimin e kėtij roli dhe arriti njė rezultat tė shkėlqyer nė pėrsosjen e figurės qė interpretonte. Por ca ditė mė parė, ai kishte ftohtė, pėr shkak tė kushteve tė vėshtira tė Teatrit Kombėtar. Disa herė tha: “Kam ftohtė”, por asnjėherė nuk u dorėzua dhe me vullnetin e tij, tė lartė, arriti tė mposhtte ēdo vėshtirėsi”, pėrfundon Paja. Kjo ndodhi derisa vdekja e largoi atė nga skena, ku ai kishte vėnė ėndrrat dhe planet e tij tė mėdha pėr tė ardhmen. Para vdekjes, fjalia e tij e fundit nė formė amaneti ishte: “Mos qani pėr mua”. Por nė fakt pėr humbjen e tij shpėrtheu nė lot e gjithė Shqipėria. Ėndrra e Ismail Qemalit” drama me karakter historik, me autor Bashkim Kozelin dhe me regjisor Spiro Dunin riktheu nė skenė edhe aktorin Roland Trebicka, i cili luajti pas njė shkėputjeje rreth dyvjeēare si shkak i njė sfide shėndetėsore. Konkretisht nė kėtė dramė ai luajti rolin e Seit Beut njė rol i veēantė dhe njė figurė historike jo dhe aq e njohur. Pėr vetė Rolandin “ky rol ėshtė i veēantė pasi thuajse nuk e njohin kėshtu qė jam rehat, pasi do tė jem vetvetja, por duke mos pėrsėritur asnjė rol tjetėr”. Madje nė provat gjenerale ai shprehet se: “Jovan Bregut nuk i ngjet”. E ndoqa dy herė kėtė shfaqje dhe nė premierė salla e Teatrit Kombėtar ishte mbushur plot e pėrplot. Dalja nė skenė e Roland Trebickės u prit me duartrokitje tė stuhishme edhe pse ai ende nuk kishte folur. Pra, dėshira e publikut pėr ta parė nė skenė mjeshtrin e madh tė humorit ishte e madhe. Dhe ai sėrishmi e justifikoi kėtė interesim. Loja e tij ishte elegante, me njė plastikė ndryshe, me njė zė tė bukur dhe lėvizje harmonike. Kritika e vlerėsoi kėtė rol dhe pse s’ishte ndėr rolet kryesorė. Ishte njė rol karakteri, por me njė dimension njerėzor specifik. Njė personazh tjetėr nga ata qė kemi parė nė skenė Trebickėn. Dhe ai ashtu siē pati deklaruar nuk ishte Jovan Bregu, por njė Seit me karakteristikat e njė Beu tė mirėfilltė herė komik, por dhe herė dinak. Njė rol qė nuk ėshtė parė herė tjetėr nė kostumin aktorial tė Trebickės, rol tė cilin ai e justifikoi plotėsisht. Asnjėherė s’do t’i harroj duartrokitjet e spektatorėve nė dy momente tė zhvillimit tė dramės, nė atė tė hyrjes nė skenė dhe nė fund tė shfaqjes kur pėrshėndesnin spektatorėt. Publiku duartrokitjet mė tė fuqishme ja dhuroi atij, Rolandit, aktorit mė tė spikatur tė humorit shqiptar, atij qė kish mėse dy vjet qė i kish munguar skenės, atij qė i ka dhėnė publikut shqiptar, gėzim dhe hare nė momente stresi, atij qė mbushte ekranin me rolet e tij tė spikatur, atij qė nė ēdo moment ishte bėrė shėmbėlltyra e humorit shqiptar. I thjeshtė deri nė frymėzim, i dashur deri nė papėrcaktim.

    Bujar Asqeriu “Mjeshtėr i Madh”
    Kam pasur fatin e madh qė tė luaj me kėtė gjigand tė skenės pikėrisht nė rolin e tij tė fundit tek drama “Ėndrra e Isamil Qemalit”. Mė bėnte pėrshtypje mobilizimi, pėrkushtimi, serioziteti. Shumė herė njerėzit duke e parė nė skenė mendonin se Landi ishte jo serioz. Por ai nė pėrgatitjet pėr dramėn apo komedinė ishte mė shumė se aq. Mbi tė gjitha ai ishte njė njeri i kompletuar dhe njė aktor i dimensioneve tė mėdha. Nė dramėn e fundit jam shoqėruar shumė me tė. Ai mė mbante gjallė pas skenės. Disa sekuenca pėrpara se tė dilnim nė skenė aty pas kulisave bėnte humor “mos e ngri shumė nivelin artistik”. Humori nuk i ndahej, asnjėherė s’u mposht durimi i tij, pėrballimi i skenės, ishte kolosal ndaj ai kishte fituar dhe kishte merituar respektin e tė gjithėve. Dhe pse jo mirė me shėndet ai pėrgatitej si ne, punonte si ne, bėnte humor me ne. Ky ėshtė Landi aktori i madh dhe njeriu me botė. Ikja e tij ėshtė njė ndėr humbjet mė tė mėdha tė artit shqiptar, pasi rolet e tij nuk mund tė pėrsėdyten.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •