Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 66
  1. #21
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Pse e kapni muhabetin ne ket mnyr?
    Ky gjest human i qeveris asht per tu pershnet nga t'gjith ne!!!!
    Nuk i dhan miljona per salltanete, por i dhan nje shpres me shum per me luftu per jeten................kajher un s'ju kuptoj....
    Shteti i dha shprese nje aktori... dakord qe eshte nder aktoret me te mire shqiptar, por kjo nuk do te thote qe shteti yne duhet te behet copash per t'a ndihmuar, nderkohe qe per te semuret e tjere nuk i bie ndermend.

    Para pak javesh vdiq nje cun 24 vjecar ne qytetin tim, kishte vite te tera ne itali neper spitale, edhe ai shteti yne "human" as ndihme per te marre vizen nuk i dha... por u sorollaten muaj te tere me ane te mjekve qe t'a ndihmonin. Te tera shpenzimet ne kurriz te familjes, moren borxh te shkretit per t'a perballuar dhe e risollen ne shpi te vdekur. Ky eshte shteti yne, bejne te tilla gjeste per ti thene popullit: shikoni sa zemergjere jemi!
    Cdo gje sipas interesit....

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar mė parė nga kleadoni Lexo Postimin
    Shteti i dha shprese nje aktori... dakord qe eshte nder aktoret me te mire shqiptar, por kjo nuk do te thote qe shteti yne duhet te behet copash per t'a ndihmuar, nderkohe qe per te semuret e tjere nuk i bie ndermend.

    Para pak javesh vdiq nje cun 24 vjecar ne qytetin tim, kishte vite te tera ne itali neper spitale, edhe ai shteti yne "human" as ndihme per te marre vizen nuk i dha... por u sorollaten muaj te tere me ane te mjekve qe t'a ndihmonin. Te tera shpenzimet ne kurriz te familjes, moren borxh te shkretit per t'a perballuar dhe e risollen ne shpi te vdekur. Ky eshte shteti yne, bejne te tilla gjeste per ti thene popullit: shikoni sa zemergjere jemi!
    Cdo gje sipas interesit....
    Natyrisht Kleadon,shoqėria edhe shteti duhet tė jenė mė tė kujdesshėm dhe mė humanė nė kėtė drejtim.
    Por mos harro se edhe pushteti lokal duhet tė mbajė njė lloj "pėrgjegjėsie".Se ka mbetur qė t'i drejtohet gishti shtetit por gjėrat duhet tė ndahen mirė.
    Sinqerisht,pa e politizuar,edhe kėtu nė qytetin tim ka ngjarje tė tilla por tė rralla.Nuk bėhen gjeste humane pėr punė "fondesh"!!!Ndėrsa tani qė ėshtė fushata,po ku dalin gjithė kėto lekė more burrė i dheut!!!Aq lekė sa pėr katėr vjet,kryetari i bashkisė nuk mundi dot tu blinte nga njė lodėr fėmijėve jetimė!!!
    Nejse,temė e gjėrė kjo.
    Tė pėrshėndes

  3. #23
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Natyrisht Kleadon,shoqėria edhe shteti duhet tė jenė mė tė kujdesshėm dhe mė humanė nė kėtė drejtim.
    Por mos harro se edhe pushteti lokal duhet tė mbajė njė lloj "pėrgjegjėsie".Se ka mbetur qė t'i drejtohet gishti shtetit por gjėrat duhet tė ndahen mirė.
    Sinqerisht,pa e politizuar,edhe kėtu nė qytetin tim ka ngjarje tė tilla por tė rralla.Nuk bėhen gjeste humane pėr punė "fondesh"!!!Ndėrsa tani qė ėshtė fushata,po ku dalin gjithė kėto lekė more burrė i dheut!!!Aq lekė sa pėr katėr vjet,kryetari i bashkisė nuk mundi dot tu blinte nga njė lodėr fėmijėve jetimė!!!
    Nejse,temė e gjėrė kjo.
    Tė pėrshėndes
    Pikerisht, fondet dalin gjithmone kur jemi ne prag zgjedhjesh. Mjafton te kujtoj rritjen e pensioneve para zgjedhjeve te vjetshme.... si me magji del qe shteti yne ka nje rritje ekonomike te papare, qe shqiperia nuk ishte e prekur nga kriza globale.... e pastaj, kete vit te ri, ndryshe nga vitet e tjera, as ate 50 mije lekshin shtese nuk ja dha pensionisteve (ne fund te fundit votat i mori dhe per kater vjet te tjera ai). Nejse, ke te drejte, teme sh e gjere kjo.

    Shembullin qe solla ketu, nuk e kisha per leket e shtetit, po per ndihmen qe shteti duhet ti japi per te bere te mundur kurimin e te semurit ne nje shtet te huaj, mundesisht duke bere lidhjen me ndonje spital te huaj e mbi te gjitha duke i lehtesuar punen burokratike (personave te semure i duhet dhene viza breda dites e jo pas muajsh te tere). Leket, ne nje menyre apo tjeter, cdo person qe ka hall i gjen.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #24
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    E re ti, si I thone 1 shprehje- shoqerine e zgjedh, familjen Jo . Faji im eshte qe kisha gjysherit grek? Me ke pare mua te flas gerqisht, apo degjoj muzike greke apo te mbroj greket apo fene e tyre orthodox? Se lexoni ndo1 fjale qe them une ketu lart e poshte e ta attack-ni gjoja, si ti tani dhe ndo1 idiote tjeter.( e di vete ajo kush eshte)Lol. E Jo se I give a damn se ca thuhet ketu, kjo per info.
    Opo ca po katranis se spo te marr vesh? Je dhe grua ne moshe pale

    lol

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ku i paska cuar leket ky trebicka? s`paska qene i zoti te mendoje per veten
    me keto leke qe i paska akorduar qeveria mund te bliheshin ilace per te pakten 1 jave per gjithe te shtruarit ne spitalet shteterore te shqiperise.
    sepse edhe pambukun duhet ta kesh me vete ne spitalet e tiranes se perndryshe nuk te prek njeri me dore.

  6. #26
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Me vjen keq per Trebicken.Veprimi i shtetit eshte per tu lavderuar.Aktore te tille ndihmohen ne te gjithe boten.I uroj sherim te shpejte dhe kethim ne teatrin kombetare sepse do na mungoje
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #27
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ne te shumta raste kanceri i mushkerive vjen nga pirja e duhanit. Ma ha mendja qe dhe Trebicka ka qene duhan pires. Ta kisha une ne dore, do te perdorja emrin e tij per te informuar publikun per demet qe shkakton duhani. Kur e reklamon duke i vene figure publike semundjes i ben njerezit te ndalohen pakez dhe te mendojne per te miren e tyre.

    Te shkuara Trebickes, ishalla gjen sherimin e duhur.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrmirėsohet shėndeti i Roland Trebickės

    Plot njė vit mė parė, publiku shqiptar u trondit jo pak prej njė lajmi tė keq qė lidhej me njė prej aktorėve mė tė dashur. Bėhet fjalė pėr Roland Trebickėn, pėr tė cilin u mėsua se vuante prej njė sėmundjeje tė rėndė dhe pėr disa kohė u shtrua nė njė spital tė specializuar nė Francė. Plot pas njė viti e shohim aktorin nė oborrin e Teatrit Kombėtar, ku ai sė fundi vjen pėr tė kaluar kohė me miqtė e tij. Sipas kolegėve, ai ende nuk ėshtė kthyer nė punė, nė teatėr, por tashmė ėshtė shumė mė mirė me shėndet dhe herė pas here vjen nė teatėr pėr tė takuar miqtė e tij. Njė lajm ky tepėr i gėzuar pėr tė gjithė. Njė aktor si Roland Trebicka e ka tė vėshtirė t’i qėndrojė larg teatrit, ku ka krijuar personalitetin e tij artistik. Njė vit mė parė, lajmi i sėmundjes sė aktorit erdhi tėrėsisht i papritur jo vetėm pėr publikun, por edhe pėr kolegėt e tij tė teatrit. Madje edhe pėr vetė aktorin, i cili nė kulmin e karrierės sė tij u detyrua tė linte nė mes serinė e shfaqjeve e veprės “Njė tablo absurde”, shkruar nga Ferdinand Hysi dhe me regji tė Milto Kutalit. Ndėrsa nuk u tha asgjė pėr ndėrprerjen e kėsaj shfaqjeje, mė vonė u mėsua pėr sėmundjen e aktorit, i cili u ēua pėr kurim nė Francė, ku prej vitesh jeton njė prej vajzave tė tij. Nė njė kohė qė nuk kanė qenė tė paktė ata qė i janė gjendur pranė familjarėve tė tij, apo vetė Trebickės me lutje dhe me shpresė. Nuk ka munguar edhe ndihma financiare nga shteti. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave u mbulua njė pjesė e shpenzimeve pėr kurimin e aktorit. Me anė tė kėtij vendimi, nė buxhetin e Ministrisė sė Shėndetėsisė u shtua fondi prej 4.700.000 lekėsh pėr pėrballimin e shpenzimeve tė kurimit tė Roland Trebickės nė Francė. Nga sa duket, kjo ndihmė nuk ka shkuar dėm dhe tė gjithė i urojnė aktorit shėrim dhe kthim sa mė tė shpejtė nė skenėn e teatrit.

    Panorama

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Trebicka rrėfen sėmundjen: Lufta ime njėvjeēare pėr t’u rikthyer nė jetė

    Pas mė shumė se njė viti mungesė, rrėfehet aktori.

    Nga zbulimi i sėmundjes, te kurimi nė Paris e shpresa pėr t’u kthyer nė skenė nė shtator.

    Ēdo ditė ora 10-10 e pak e gjen nė Teatrin Kombėtar. U bėnė vite qė e ndjek kėtė ritual e tani, pas njė viti mungese, ka nisur t’i rikthehet sėrish.
    Kafen e pi te njė bar aty pėrbri teatrit, ku gjen zakonisht punonjėsit e TK-sė, tė Galerisė Kombėtare tė Arteve apo edhe Ministrisė sė Brendshme. E ndajnė vetėm pak metra, por gjatė kėsaj distance tė shkurtėr janė tė shumtė njerėzit qė e ndalojnė, e pyesin… Kjo ndoshta ėshtė pjesa mė e vėshtirė. Tė dyja palėt nuk dinė si tė sillen. Por ka nga ata qė janė tė papėrmbajtur. E puthin dy herė, katėr herė… “Njerėzit tė duan, tė duan!”, i thotė njė koleg i tij, qė gati i ngatėrrohen fjalėt kur takon aktorin. Por ai ka tė drejtė. Njerėzit e duan Roland Trebickėn dhe nė momentet e tij mė tė vėshtira, kur duhej tė luftonte pėr jetėn, dashuria qė ata mund t’i jepnin nė kėmbim, ishte mė e pakta. Ia kanė borxh aktorit gjithė ato buzėqeshje qė u ka falur dhe energjinė pozitive qė pėrēonte pėrmes ēdo roli. Roland Trebicka nuk do kishte dashur tė fliste kurrė pėr vdekjen, por tė flasėsh pėr sėmundjen qenka edhe mė e vėshtirė. Por qenka pjesė e jetės, ndonjėherė duhet tė bashkėjetosh me tė dhe duhet tė jesh i guximshėm ta mposhtėsh.
    Kur mė shumė se njė vit mė parė filloi tė qarkullonte lajmi se Roland Trebicka ishte i sėmurė rėndė, shumė nuk e besuan dhe e morėn pėr njė nga shakatė e shumta tė aktorit. Por ishte e vėrtetė, aktorit i ishte zbuluar njė masė tumorale nė mushkėri, pėr kurimin e sė cilės fluturoi me urgjencė nė Francė. Aq i papritur sa edhe tė afėrmve e publikut, i erdhi kjo sėmundje edhe vetė aktorit.

    I papėrgatitur pėr sėmundjen
    “Mė besoni, unė jam njė njeri qė nuk e kam njohur kurrė sėmundjen. Mė kujtohet kam marrė vetėm 9 ditė raport, kur isha 23 vjeē dhe po luaja nė pjesėn “Shtėpia nė bulevard”. Teksa po trukohesha, pashė se isha mbushur me njolla tė kuqe dhe kisha ethe. Mė kishte zėnė fruthi. Dhe prej asaj kohe unė nuk mbaj mend tė kem marrė mė raport. Nuk kishim nisur ende me shfaqjen “Tabloja absurde”, kur nisa tė ndihesha jo fort mirė. Njė ditė kur u ktheva nė shtėpi, ndjeva ethe dhe kisha kollė. Mendova tė lė duhanin. Kisha tentuar kaq herė dhe thashė, pėrse tė mos e lė tani. Kam pirė kaq shumė duhan! Po puna jonė e tillė ėshtė, sidomos nė proces tavoline, kur je nėn tension, kur je nė kėrkim tė vazhdueshėm… Por ishte njė gjendje qė nuk mė pėlqente dhe vendosa tė vizitohem. Duke qenė qė nuk jam kuruar kurrė, as e dija se ku tė drejtohesha dhe me njė mikun tim tė teatrit shkuam nė dispanseri. Mė thanė se ishte diēka e vjetėr, jo shqetėsuese dhe mora disa mjekime. Ndėrkohė nisėm “Tablonė absurde” tė Ferdiand Hysit, madje do tė shkonim nė Indi. Ishte udhėtim i gjatė dhe i lodhshėm. Kur u ktheva, u drejtova tek njė mjek tjetėr qė qėlloi njė shok fėmijėrie. E kuptova menjėherė se ē’kisha sa pashė fytyrat e tyre. Ai u trondit shumė, po ashtu infermieret pėrreth. Sado qė u munduan ta fshihnin, ishte e pamundur. Nuk mė duhej tė prisja biopsinė”, tregon aktori. U tha familjarėve dhe dukej se nė kėtė mes mė i forti ishte ai. “E mora si diēka qė mė ndodhi dhe qė duhej tė pėrballesha me tė. Ime bijė qė ka vite qė jeton nė Francė, kishte rregulluar gjithēka dhe tė nesėrmen preva biletėn e u nisa pėr atje”.

    Francė-Shqipėri
    Kaloi 2 muaj nė Paris. Nuk mendoi se do tė qėndronte aq shumė. “Shkova tė bėja njė vizitė dhe tė merrja ndonjė kurė, por jo tė operohesha”, tregon Roland Trebicka. Por ja qė ashtu si me “mashtrim” e futėn nė sallė tė operacionit. Filli diku i humbi njė ditė pas operacionit tė parė. Teksa priste mikun e tij tė vjetėr Dhimitėr Pecanin, i ndodh njė komplikacion dhe kur zgjohet pas ditėsh nė koma artificiale dhe narkoze, nuk e kuptonte se pėrse ndodhej sėrish nė Francė. Nėn njė kurim intensiv, nėn vėzhgimin e njėrit prej mjekėve mė tė mirė tė fushės, kaluan dy muaj. “Ishte e pamundur. U mėrzita. Nuk mund tė qėndroja mė atje, edhe pse mjekėt donin tė mė mbanin. Pėr mua kujdesej ime bijė dhe ime shoqe, por pėr shkak tė distancės sė madhe nga spitali, e kishin tė pamundur tė vinin disa herė gjatė ditės. Kėrkova tė kthehesha. Doja tė flisja me njerėz, nuk mund tė qėndroja mė aty, pavarėsisht se kujdesi ishte shumė i mirė. Deri nė avion mė ka shoqėruar ambasadori ynė nė Francė Ylljet Aliēkaj, i cili ėshtė treguar i jashtėzakonshėm. U ktheva dhe gjeta atė qė mė mungonte. Shtėpia ishte gjithnjė plot me njerėz, aq sa nuk i nxinin dyert. Por edhe gjatė kohės qė isha atje, ishin pa fund mesazhet dhe telefonatat, aq sa ime bijė atje, por edhe kjo kėtu, nuk i pėrballonin dot. Por kėtu gjeta atė qė prisja”, thotė aktori.

    Rolet e humbura dhe kthimi
    Qė prej diagnostikimit tė sėmundjes e deri mė sot, kanė kaluar muaj shumė tė vėshtirė. Operacione, kurime, 12 seanca kimioterapi… Tashmė ndihet mė mirė. Ka filluar tė dalė, tė vijė nė Teatėr, ku kalon disa orė. Mjekėt e kanė rekomanduar qė tė lėvizė. Kėtė do edhe ai. E nėse gjithēka ecėn mbarė, nė shtator ai do tė jetė i gatshėm t’u hyjė projekteve tė reja. Peng e ka qė gjatė kėsaj periudhe iu desh tė refuzonte disa propozime tė rėndėsishme, bashkėpunime me Teatrin e Durrėsit, me regjisoren Driada Dervishi, me Teatrin e Korēės, me regjisorin Gėzim Kame, por mbi tė gjitha njė rol qė kishte kohė qė e mbante nė duar. Bėhet fjalė pėr “Doktor Shusterin”, qė gati 3 vjet mė parė dėshironte ta ngjiste nė skenė regjisori Alfred Trebicka, por pa arritur. Kur Spiro Duni nisi punėn pėr “Doktor Shusterin”, ia dha atij mė parė rolin. “Do tė tė jap njė pjesė qė do tė tė pėlqejė shumė, mė tha Spiro. E pashė dhe i them, ndėrsa unė do tė tė jap njė pjesė qė do tė tė pėlqejė edhe mė shumė dhe i tregova pjesėn qė e kisha nė shtėpi. Por nuk munda. Kur mėsova qė rolin do ta luante Robert Ndrenika, u gėzova pa masė. Kthimi i tij pas 5 vjetėsh ishte njė lajm shumė i mirė. Nuk kam mundur ta shoh, por e kam marrė nė telefon dhe e kam uruar. Shpresoj tė kem sėrish mundėsi tė ngjitem nė skenė”, thotė aktori. “Po mė afron mosha e pensionit dhe mund tė dal edhe nė pension, por me energjitė qė kisha, mendoja se do tė vazhdoja edhe mė tej. Dua tė largohem me dinjitet nga skena. E kam mėsuar nga mė tė vjetrit e kėtij teatri se skena ėshtė e shenjtė. Dhe ėshtė vėrtetė e tillė, jo kushdo mund tė ngjitet nė tė. Ndaj dhe unė doja tė bėja njė largim si duhet nga skena”, thotė Trebicka, i cili do kishte dashur shumė tė fliste pėr projektet e reja dhe jo pėr tema tė trishta, qė ndoshta trishtojnė edhe lexuesin.

    Mbėshtetja nga shteti
    Kurimi nė Francė e ndjekja mė tej e kurave nė Shqipėri nuk ishte e thjeshtė pėr t’u pėrballuar. Me sinqeritet aktori Roland Trebicka thotė se nuk do ta kishte arritur kurrė, nėse nuk do tė kishte pasur edhe mbėshtetjen financiare nga ana e qeverisė shqiptare. “Jam ndier i privilegjuar, pasi kanė bėrė pėr mua atė qė nuk e kanė bėrė pėr artistė tė tjerė tė mėdhenj”, thotė Trebicka, teksa shton se ēdo ditė pėr shėndetin e tij interesohej njė kėshilltare e Kryeministrit. “Jam prekur shumė, kur nė Francė mė vjen njė buqetė e madhe me lule nga ish-ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi. Njė gjest i vogėl, por shumė domethėnės”, thotė ai. Njė vit mė parė, me propozimin e Ministrisė sė Shėndetėsisė, Kėshilli i Ministrave miratoi njė shtesė fondi nė buxhetin e kėsaj Ministrie, nė masėn 4,7 milionė lekė, pėr pėrballimin e shpenzimeve pėr kurimin e aktorit nė Francė. Aktori e di fare mirė se kush ka ndėrhyrė pėr tė, por qė nuk ia kanė kujtuar kurrė, ndaj dhe u ėshtė mirėnjohės. Ashtu siē u ėshtė mirėnjohės tė gjithė atyre mjekėve dhe infermierėve qė u kujdesėn dhe vazhdojnė tė kujdesen pėr shėndetin e tij.

    40 vite karrierė
    Roland Trebicka lindi nė Korēė, nė vitin 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostės, nė filmin “Debatik”, mė 1961-shin. Ndoshta qė kėtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe nė momentet mė tė vėshtira u shqua qysh nė nė kohėn e shėrbimit ushtarak, ku shėrbeu si aktor nė Estradėn profesioniste tė SHQUP (Shtėpia Qendrore e Ushtrisė Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”. Vitet nė kėtė trupė profesioniste ishin pėr Trebickėn stazhi i nevojshėm qė i hapi mė pas rrugėn drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombėtar. U bė anėtar i trupės sė Teatrit Kombėtar mė 1971-shin dhe punoi aty deri nė vitin 1999. Pas njė pėrvoje trevjeēare me kompaninė “Publimedia”, u kthye nė Teatrin Kombėtar. Shumė e identifikojnė me rolin e Jovan Bregut nė komedinė “Pallati 176”, por rolet e Trebickės nė teatėr janė tė shumta. Nė 40 vite karrierė ka realizuar njė mori rolesh si atė tė Xhenarinos te “Magjia e madhe”, Zganarelit te “Don Zhuani”, Hlestakovit te “Inspektori” (“Revizori”), pėr tė ardhur mė afėr nė kohė me pjesė si “Si e mposhta Musolinin”, “Pleshti nė vesh”, “Magjia e verės sė kuqe”, “Berberi i Seviljes”, “Dadot”, etj. Nė vitin 2002, pėr rolin e Rojės te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat pėr ēmimin “Aktori mė i mirė mbėshtetės” nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrit Eksperimental nė Kajro. Ka luajtur edhe nė disa filma, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmenden “Ėndėrr pėr njė karrige” dhe “Koncert nė vitin 1936”. Ėshtė nderuar me titullin “Artist i merituar”

    ALMA MILE
    Panorama

  10. #30
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Ndahet nga jeta aktori Roland Trebicka

    Njė ikonė e Teatrit Kombėtar dhe kinematografisė shqiptare, njė prej figurave mė tė ndritura tė njė brezi tė artė aktorėsh, Roland Trebicka, u nda nga jeta ditėn e sotme.

    Ishin familjarėt e Artistit tė Merituar, ata qė lajmėruan se zemra e 65-vjeēarit pushtoi sė rrahuri rreth orės 17:00.

    I pėrjetėsuar nė teatėr, me role si Jovan Bregu tek “Pallati 176”, Trebicka vuante prej kohėsh nga njė sėmundje e rėndė.

    I lindur nė qytetin e Korēės nė vitin 1947, Trebicka mbahet mend pėr dhjetėra role mjeshtėrore, nė filma si “Debatiku”, “Koncert nė vitin 1936” apo nė komedi si “Pallati 176”, “8 persona plus”, “Berberi i Seviljes” dhe shumė tė tjera.

    Homazhet pėr Trebickėn do tė mbahen ditėn e nesėrme, e enjte 7 mars, nga ora 11-13, nė Teatrin Kombėtar.

    T-CH
    relata refero

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •