Artikujt tjerėLufta e Irakut, dhjetė vjet pas

Edhe nėse ngjarjet e rastėsishme ēojnė drejt njė Lindjeje tė Mesme mė tė mirė nė dhjetė vjetėt e ardhshėm, historianėt e ardhshėm do ta kritikojnė mėnyrėn se si Bushi i mori vendimet e tij pėr Irakun dhe do tė klasifikojnė rreziqet dhe kostot e veprimeve tė tyre. Ėshtė njė gjė t’i drejtosh njerėzit nė majė tė njė mali, ndėrsa njė gjė krejtėsisht tjetėr t’i drejtosh ata buzė njė shkėmbi
Cambridge – Kėtė muaj shėnohet dhjetėvjetori i okupimit kundėrthėnės amerikan tė Irakut. Ēfarė pėrfitimi ka sjellė ky vendim gjatė dekadės sė fundit? Ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, a ishte marrė nė mėnyrė tė drejtė njė vendim i tillė?

Duke i cekur aspektet pozitive, analistėt cekin rrėzimin e Saddam Husseinit, krijimin e njė qeverie tė zgjedhur dhe njė rritje ekonomike prej afro 9 pėr qind pėr vit, ndėrkohė qė eksportet e naftės tejkaluan nivelin e paraluftės. Disa, si Nadim Shehadi i Chatham House, shkojnė edhe mė tutje, duke argumentuar se derisa “SHBA-ja pa dyshim se ka kapėrdirė njė kafshatė mė tė madhe sesa mund tė pėrtypė nė Irak”, intervenimi amerikan “mund ta kishte dridhur rajonin, pas njė stagnimi qė kishte dominuar jetėt e tė paktėn dy gjeneratave”.

Skeptikėt pėrgjigjen se do tė ishte e gabuar tė lidhej lufta e Irakut me “Pranverėn arabe”, pėr shkak se ngjarjet nė Tunizi dhe Egjipt mė 2011 i kishin origjinat e veta, ndėrkohė qė veprimet dhe retorika e presidentit amerikan, George W. Bush, diskredituan, nė vend se tė avancojnė, kauzėn e demokracisė nė rajon. Largimi i Saddamit ishte i rėndėsishėm, mirėpo Iraku tani ėshtė njė vend i dhunshėm i qeverisur nga njė grup sektar, i cili zė pozitėn e 169, nga 174, tė shteteve mė tė korruptuara nė indeksin e korrupsionit.

Cilat do qofshin pėrfitimet e luftės, skeptikėt argumentojnė se ato janė tepėr tė pakta pėr ta justifikuar koston: mė shumė se 150.000 irakianė dhe 4.488 amerikanė nė shėrbime ushtarake janė vrarė, ndėrsa kostoja e shpenzimeve llogaritet se kap njė shifėr tė pėrafėrt me 1 trilion dollar (duke mos pėrfshirė kostot afatgjate tė shėndetit dhe paaftėsimit pėr rreth 32.000 ushtarėt e lėnduar amerikanė).

Mbase njė balancė e tillė do tė duket mė ndryshe njė dekadė mė vonė, mirėpo nė kėtė pikė shumica e amerikanėve kanė konstatuar se skeptikėt kanė tė drejtė, ndėrsa ky mendim ka pasur ndikim nė politikat aktuale tė jashtme tė SHBA-sė. Nė dekadėn e ardhshme nuk pritet fare qė SHBA-ja tė bėjė ndonjė okupim tė stėrzgjatur apo transformim tė ndonjė shteti tjetėr. Siē e kishte thėnė ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, pak para se tė largohej nga detyra, ēdo kėshilltar qė rekomandim tė tillė veprimi “do tė duhej t’i bėnte njė ekzaminim kokės”.

Disa e quajnė kėtė izolacionizėm, mirėpo do tė ishte mė e saktė nėse do tė quhej maturi apo pragmatizėm.

Pas tė gjithash, presidenti Dwight D. Eisenhower refuzoi nė vitin 1954 tė dėrgojė trupat amerikane pėr tė shpėtuar francezėt nė Dien Bien Phu, pėr shkak se i druhet se ata “do tė pėrpiheshin nga divizionet” nė Vietnam. Dhe ai nuk ishte fare izolacionalist.

Edhe pse njė dekadė mund tė jetė njė kohė e shkurtėr pėr tė dhėnė verdiktin pėrfundimtar pėr pasojat afatgjate tė luftės sė Irakut, nuk ėshtė aspak herėt tė gjykohet procesi, sipas tė cilit administrata Bush i mori vendimet e veta. Bush dhe zyrtarėt e tij pėrdorėn tri argumente kryesore pėr tė justifikuar okupimin e Irakut. I pari kishte tė bėnte me lidhjen ndėrmjet Saddadit dhe “Al-Qaedas”. Anketat e opinionit publik tregojnė se shumica e amerikanėve e pranuan argumentin e administratės pėr lidhjet, mirėpo dėshmitė nuk e kanė pėrkrahur atė. Nė tė vėrtetė, dėshmitė e prezantuara publikisht ishin tė dobėta dhe tė ekzagjeruara.

Argumenti i dytė ishte ai se zėvendėsimi i Saddamit me njė regjim demokratik do tė ishte njė mėnyrė pėr tė transformuar politikat nė Lindjen e Mesme. Njė numėr i anėtarėve neokonservatorė tė administratės kishin nxitur ndėrrimin e regjimit nė Irak shumė kohė pėrpara se ta merrnin detyrėn, mirėpo se nuk ishin nė gjendje qė ta materializonin njė gjė tė tillė, gjatė tetė muajve tė parė tė administratės. Pas 11 shtatorit tė vitit 2011, ata shumė shpejt e vėnė nė lėvizje politikėn e tyre nėpėrmjet dritares sė mundėsive qė sulmet terroriste kishin hapur.

Bush ka folur shpesh pėr ndryshimin e regjimit dhe pėr njė “agjendė lirie”, me mbėshtetėsit qė citonin rolin e okupimit ushtarak amerikan nė demokratizimin e Gjermanisė dhe Japonisė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Mirėpo administrata Bush ishte e pakujdesshme nė pėrdorimin e analogjive historike dhe e pamatur nė pėrgatitjet e saj joadekuate pėr njė okupim tė efektshėm.

Argumenti i tretė u pėrqendrua nė parandalimin e Saddamit qė tė posedonte armė pėr asgjėsim nė masė. Shumica e shteteve u pajtuan se Saddami ka sfiduar rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr dhjetėra vjet. Pėr mė tepėr, Rezoluta 1441 unanimisht e ngarkoi Saddamin me peshėn e dėshmive.

Derisa Bush mė vonė u fajėsua, pasi inspektorėt nuk ia dolėn tė gjenin armė pėr asgjėsim nė masė, qėndrimi se Saddami i posedonte ato ishte ndarė edhe nga tė tjera shtete. Maturia mund tė kishte prodhuar mė shumė kohė pėr inspektorėt, mirėpo Bush nuk ishte i vetėm nė kėtė gabim.

Bush ka thėnė se historia do ta shpėrblejė dhe e ka krahasuar veten me presidentin, Harry S. Truman, i cili e la detyrėn me reiting tė ulėt nėpėr anketa pėr shkak tė luftės koreane, edhe pse sot ėshtė mė se i shpėrblyer. A do tė jetė historia vėrtetė kaq e mėshirshme me Bushin?

Biografi i Trumanit, David McCullough, paralajmėron se rreth 50 vjet duhet tė kalojnė para se historianėt tė vlerėsojnė nė tė vėrtetė njė presidencė. Mirėpo njė dekadė pasi Trumani e braktisi detyrėn, Plani Marshall dhe aleanca e NATO-s veē shiheshin si tė arritura solide. Bushit i mungojnė suksese tė ngjashme pėr tė kompensuar keqmenaxhimit e tij me Irakun.

Historia ėshtė e prirė tė mos jetė aq e mėshirshme me tė pafatėt, mirėpo historianėt po ashtu i gjykojnė liderėt nė aspektet e kauzės sė fatit tė tyre. Trajnerėt e mirė i analizojnė lojėn e tyre dhe tė kundėrshtarėve, nė mėnyrė qė tė kapitalizojnė nga gabimet dhe tė pėrfitojnė nga “fati i mirė”. Pėr dallim prej kėsaj, testimi i pamatur i realitetit dhe rrezikimi i panevojshėm janė shpesh pjesė e “fatit tė keq”. Historianė tė sė ardhmes me gjasė do ta fajėsojnė Bushin pėr kėto mangėsi.

Edhe nėse ngjarjet e rastėsishme ēojnė drejt njė Lindje tė Mesme mė tė mirė nė dhjetė vjetėt e ardhshėm, historianėt e ardhshėm do ta kritikojnė mėnyrėn se si Bushi i mori vendimet e tij dhe do tė klasifikojnė rreziqet dhe kostot e veprimeve. Ėshtė njė gjė t’i drejtosh njerėzit nė majė tė njė mali; ndėrsa njė gjė krejtėsisht tjetėr t’i drejtosh ata buzė njė shkėmbi



(Joseph S. Nye, njė ish-ndihmėssekretar amerikan i Mbrojtjes dhe shef i Kėshillit Kombėtar amerikan tė Inteligjencės, ėshtė profesor nė Universitetin e Harvardit. Ai ėshtė autor i librit “E ardhja e pushtetit, lidershipi i disponueshėm presidencial dhe krijimi i njė epoke amerikane”. Ky vėshtrim ėshtė shkruar ekskluzivisht pėr rrjetin e gazetarisė hulumtuese “Project Syndicate”, pjesė e tė cilit ėshtė edhe “Koha Ditore”).

Kohaditore/com