Close
Faqja 18 prej 18 FillimFillim ... 8161718
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 177 prej 177
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kosove: Lëvizja islamike "Bashkohu" kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Cilat ligje o i nderuar te ju mbahen ? Attyre Ligjeve qe deputeteve dhe zyrtareve te tjere te pushtetit qe ja mundesojne te marrin rroga 6 fishe me te medhaja sesa mesatarja e pagave ne Kosove . Ligjeve per tu martuar me mashkull me mashkull ! OsE ligjet qe ndalojn femijet te mesojn per mesim- besimin , apo ligjet qe perjashtojn'' nxenset'' e deshmoreve te kombit prej shkollave sepse ato deshirojn te ju permbahen fese se tyre !
    O CENI i nderuar,ligjet e Kosoves jane te kjarta dhe te shkruara ne leter,ato edhe te dukatit me qen ,jesin shkronja te vdekura ne letere,pra dikush duhet te mirret me egzekutimin e ketyre ligjeve,kjo pune eshte shume serioze,duhet pasur parasysh,dikujt ky vakum institucional i konvenon,dhe nga ky vakum i mbushin gjepat ata pseudopatriotet qe i pemende,do te vije koha qe te gjith do te mirremi ne pergjithsi per shkatrrimet qe i jan bere keti vendi,dhe te jesh i bindure se te gjithe do ta marrim shperblimn e merituar,per ate qe kemi bere,ky eshte ligji i PERENDIS,POR NJE DUHET TE DIME TI DHE TE GJITH NE SE TE SHKATRROSH NJE GOTE ESHTE LEHTE,POR TE KTHESH NE GJENDJEN E MEPARSHME ESHTE VESHTIRE,SEPSE JESIN GJURMET,prandaj i porosis ata antare te forumit qfardo ngjyre qofshin ,mos u kapni per peri te dobet sepse ai mundet te keputet,por kapuni per LISI me rrenje te lashta ai nuk kputet kurr!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 14-03-2013 më 04:40

  2. #172
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kosove: Lëvizja islamike "Bashkohu" kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga jram Lexo Postimin
    Milkway ish antari Xhamia ,njehere me ate tani me kete emer...shiqo ti cun neve si shiptar musliman qe jemi shumic gati 90 %,nuk na ka hije te mbrojm e figura kishtare ,ne kemi ADEM JASHARIN qe ia theu turinjte tradhtarit katolik pro serb RUGOVICIT ne nuk meremi me propaganda kishtare dhe me genjeshtra historike.
    Te flasish per shiptari ,ju me se paku keni ate komoditet,sepse jeni pakce qe coni ujin ne mullirin sllav ,cdo here ne histori keni bere probleme anash keni tradhtu keni fut percarje ,ashtu qe mblidhni stelat dhe ikni andej nga e keni shumicen.

    - Ai Coftaku ishte edhe pro Russ jo vetem pro Serb.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Lëvizja islamike "Bashkohu" kthehet në parti politike

    Kreu i “Bashkohu” fshehu armë në pyll





    Arsim Krasniqi, themelues i partisë islamike “Bashkohu”, i shoqëruar nga kryemami i Prishtinës, Shefqet Krasniqi dhe Shaban Albry katër vjet më parë janë zënë duke fshehur një arsenal armësh te pika kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, afër pikëkalimit kufitar të Mutivodës, shumë afër Prishtinës.

    Gazeta “Zëri” ka siguruar një kallëzim penal të Policisë së Kosovës të vitit 2010, i cili jep detaje për armët e zbuluara në mal, saktësisht në vendin e quajtur Stallovë, ku tregohet se ngasës i makinës ka qenë Shefqet Krasniqi, bashkë me dy të tjerët në makinë. Në mars të vitit 2009, makina e cila po drejtohej nga Shefqet Krasniqi sapo shohin policinë në distancë prej dhjetëra metra ndalen.

    Shaban Albry del nga vetura dhe futet në pyll, pas pak kthehet në makinë dhe vazhdojnë rrugën.

    Me të ndalur nga policia, ata arsyetohen se janë ndalur në pyll për nevojë fiziologjike.

    Policia shkon për të kontrolluar dhe gjen se në pyll janë fshehur pushkë, pistoletë, fishekë dylbi dhe shurdhuese.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

  4. #174
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: Kosove: Lëvizja islamike "Bashkohu" kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga jram Lexo Postimin
    Nese pretendon se ne nuk jemi shumice atehere ju as qe ekzistoni fare ore, nuk flas me gjuhen e qeverise dhe manipulimeve gazetareske ,dil neper Kosove dhe shko trokit ne cdo dere dhe do shohish cfar pergjigje do marish .

    Adem jashari ka luftu shkijet dhe diten e sulmit kane henger sifir dhe kane ra me fjete ,heto pak me shume per kete gje do shoish se kush ka qene baca Adem .

    Rugoves ju mund tja mbani ne goje cdo here ,ai ishte qe takoi Millosheviqin dhe qe tradhtoi popullin e vete
    Po mor per juve te gjithe jane kunder fese Islame sepse ju kan inat se vetem ju ne afterlife do te pranoheni tek Zoti lol .

    E di se sa jane musliman ? Dil nje dite neper gjithe qytetet e Kosoves nje nga nje dhe shif neper caffene se sa pihet alkooli , dil shikoj femnat se si vishen , komplet ne kundershtim me veshjen islame , shiko xhamit sesa mbushen ? Ose shikoj se sa agjerojne dhe pastaj eja e flit per musliman ne Kosove .

    Baca Adem ka qen aj qe i ka luftu shkijet dhe po te ishte gjalle sot do tju luftonte edhe juve sepse edhe ju jeni tradhtar dhe armiq te atdheut .

  5. #175
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kosove: Lëvizja islamike "Bashkohu" kthehet në parti politike

    Kosova nen sundimim e islamisteve do te duket sikur Prekazi ne 1998, po me vjen keq prej deshmoreve qe dhane jeten per liri.

    Vellezer mos i perkrahni keta sepse do te jete per te keqen e vendit.

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Lëvizja islamike "Bashkohu" kthehet në parti politike

    Një shqiptar në mesin e salafistëve të kapur në Gjermani

    Publikuar: 14.03.2013 - 20:23

    Essen, 14 mars - Të mërkurën, në disa bastisje të kryera në landin gjerman Nordrhein Westfalen janë arrestuar katër islamistë radikalë, gjegjësisht salafistë. Sipas një zëdhënësi të policisë në Essen, njësitet speciale kanë arrestuar katër meshkuj në Leverkusen, Bonn dhe Essen, të dyshuar si pjesëtarë të lëvizjes radikale islame të salafistëve.

    Ata kishin planifikuar të vrisnin pjesëtarë të partisë gjermane të ekstremit të djathtë Pro NRW, ndërsa kryetari i kësaj partie, Markus Beisicht (në foto) ka qenë në rrezik të drejtpërdrejtë prej tyre, kanë thënë hetuesit policorë. Sipas tyre, te personat e dyshuar janë gjetur armë dhe mjete shpërthimi.

    Në mesin e katër të arrestuarve, krahas dy turqve dhe një gjermani të konvertuar në islam, është edhe një shqiptar, bëjnë të ditur burimet policore gjermane, transmeton albinfo shkrimin e gazetës “Süddeutsche Zeitung”.

    Prokuroria e përgjithshme e Dortmundit, nisur nga indikacionet për krimet e planifikuara të ekstremistëve radikalë, kishte iniciuar më herët një procedurë hetimi. Zëdhënësi ka thënë se tash do të shqyrtohet se si do të vazhdohet tutje me procedurën.

    Partia Pro NRW, e cila mendohet të ketë qenë cak i sulmeve të planifikuara, ka provokuar myslimanët shumë herë në të kaluarën. Por, siç ka thënë ministri i Brendshëm i NRW-së, Ralf Jäger, kërcënimet e ekstremistëve të djathtë nuk arsyetojnë dhunën nga salafistët.

    http://www.koha.net/?page=1,4,138725

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Kosove: Lëvizja islamike "Bashkohu" kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Dhe...?!

    Pothuajse cdo i moshuar ne Kosove, sidomos ne province, do ta thoshte perafersisht te njejten gje ose dicka te ngjashme.
    Permendja e syfyrit, sabahut, namazit etj. eshte tradicionale, pa asnje konnotacion cfare pretendon ti apo ndonje islamist ose besimtar tjeter i bindur. Arsyea e perdorimit nga ana e te moshuarve apo (ster-)gjysherve tone dhe kjo ceshtje ne pergjithesi eshte shume me e komplikuar, se sa qe mund te trajtohet dhe shpjegohet ne kete forum, pa u keqperdorur nga ti apo ndonje i interesuar tjeter. Por, si argument permbledhes mjafton te thuhet se shumica e njerezve te moshuar ne Kosove keso termesh i perdorin pa asnje paramendim, si shqipetar dhe si besimtar te zotit dhe jo per te theksuar perkatesine e tyre fetare.
    Edhe ateistet, bile ndonjehere edhe katoliket ne raste te caktuara thone p.sh. "ishalla", "vallahi" etj...
    Ah ju dhembe shume juve , kur permendet feja , namazi , xhamia . Jasharet si per nga tradita , si per nga feja kane qene muslimane ne kuptimin e plote te fjales . S'kemi cfare ti ju bejme jobesimtareve , qe ky eshte fakte i pakontestueshem . Jemi krenar qe nje familje muslimane si ajo e Jasharajve ka dhene kontributin me te madhe , per kete liri qe po e festojm . Zoti i shperblefte ne Xhennet te gjithe deshmoret apo shehidet e kombit Kosovare -Shqiptare .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

Faqja 18 prej 18 FillimFillim ... 8161718

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •