
Postuar më parë nga
Antiproanti
Ciles "bote perendimore" konkretisht?!
Bartja e shamise nuk eshte e rregulluar njejte ne te gjitha shtetet e "botes perendimore".
Ne France p.sh. eshte e ndaluar ne shkolla etj., dhe jo vetem shamia, kurse ne Gjermani lejohet.
A te orientohemi tani kah Franca, me nje pakice mjaft te madhe te muslimaneve dhe historine e saj specifike, apo kah Gjermania?!
Nuk e di se cfare argumenti me "objektiv" kerkon se faktin qe bartja e shamise dhe e simboleve te tilla apo te ngjashme fetare nuk eshte e drejte absolute apo "e paprekshme", por e drejte e kufizueshme permes ligjit te vendit. E vetmja e drejte e pakufizueshme eshte dinjiteti i njeriut apo mbrojtja nga diskriminimi ne baze te prejardhjes, gjinise moshes dhe karakteristikave tjera te perbashketa natyrore te cdo njeriut.
Eshte ceshtje tjeter (e komplikuar) nese ne vende te caktuar (perendimore ose jo perendimore) Gjykata Kushtetuese nuk pajtohet p.sh. me arsyetimin e Qerverise per ndalimin e shamise etj. ne nje vend te caktuar publik. Ne rastin me te mire, kur Gjykata Kushtetuese ka tradite te lashte, pervoje te madhe, autoritet dhe neutralitet te duhur, kompetence dhe profesionalizen..., eshte me e pritshme qe vendimi i GJK te jete shume me i bazuar, se p.sh. ne vende, ku GJK eshte e ndikuar nga pushteti apo vetem vegel e tij.
Pavaresisht kesaj, nuk ka asnje GJK ne bote qe eshte 100% neutrale apo e pandikuar. Sepse edhe Gjyqetaret jane njerez dhe njerez politik, me karriera dhe pervoja perkatese.
Megjithate, ne momentin kur shteti ka arsye dhe argumente te mjaftueshme per kufizimin e nje te drejte te njeriut, sic eshte bartja e shamise ne shkolla, edhe GJK e ka mjaft veshtire ta rrexoje vendimin. Parakusht i rendesishem do te ishte trajtimi i njejte i te gjitheve, d.m.th. si ne rastin e Frances, ndalimi i shamise dhe i mbulesave te ngjashme me karakter fetar, tradicional, etnik, kulturor, grupor etj...
Patjeter mund te diskutohet nese duhet te lejohet apo jo bartja e shamise muslimane ne shkollat e Kosoves, sepse per kete behet fjale, jo per cfardo shamie nga e kaluara apo nga trendi i modes, por jo mbi bazen e pohimeve dhe interpretimeve arbitrare, por mundesisht te argumenteve dhe fakteve. D.m.th. Fillimisht duhet te kuptohet dhe pranohet se bartia e shamise (edhe e shamise muslimane) nuk eshte e drejte themelore "e paprekshme" apo e pakufizueshme. Tek kur te gjithe pajtohen me kete fakt, mund te shkohet tutje ne diskusion.
Perndryshe, argumenti i bazuar ne Kushtetute dhe ligje i adhuruesve te shamise ne fjale, e sidomos i fundamentalisteve me mjekrra dhe pa mjekrra specifike qe protestojne per bartjen e shamise, nuk eshte me shume se hipokrizi e rastit. Edhe ne Kosoves.
Shamia per te cilen po diskutojme eshte ekskluzivisht simbol fetar...
Nuk behet fjale per shamia dhe mbulesa tjera qe ishin apo jane pjese e kostumeve tradicionale te rajoneve dhe grupeve te catuara etnike, te cilat p.sh. shihen ne klipe te muzikes dhe valleve popullore apo edhe ne ndonje fshat. Sido qer te jete, edhe shamia per te cilen po diskutojme edhe keto qe tani jane pjese e kostumeve tradicionale etj. nuk jane e drejte themelore e pakufizueshme. Pavaresisht deshires se disave per te bartur shamia te tilla dhe pavaresisht nese kjo argumentohet me "nevojen" e personit per bartjen e nje mbulese te tille.
Do te ishte mire ose e mireseradhur nese bota njerezore nje dite do te jete aq e vetedijesuar dhe aq tolerante, sa qe muslimanja me shami, pankeri, persona gjysemlakuriq, shqipertari me plis te bardhe, serbi me sajkaca, katoliku me 12 kryqa ne qafe, gjermani me fotografi te Hitlerit... do te vizitonin te njenten shkolle, do te mesonin ne te njeten klase dhe do te punonin ne te njejten firme. Por nje bote e tille tani per tani eshte e parelaizueshme. Dhe, para se gjithash, nje bote e tille nuk eshte as synim i atyre qe argumentojne me te drejtat dhe lirite individuale te njeriut per ti legjitimuar kerkesat per bartjen e shamive ne shkolla.
Jo ne perendim...
Ne disa vende te perendimit.
Deshira jote personale eshte qe Kosova te veproje si ato vende te perendimit, ku lejohet shamia ne shkolla. Deshira jote eshte legjitime.
S'di cka po mendon me "a priori" saktesisht, por e drejta e bartjes se shamise ne sferen private, d.m.th. aty ku shteti nuk ka te drejte nderhyrje eshte e pamohueshme, por jo p.sh. edhe ne shkolla, ne administrate dhe vende apo situata te ngjashme. Ketu shteti nuk eshte i obliguar te garantoje te drejten e secilit per bartjen e simboleve te caktuara fetare, etnike, kulturore, grupore, personale... Varesisht nga rrethanat mbreteruese dhe interesi i pergjithshem publik shteti ka te drejte te kufizoje keso te drejtash dhe te percaktoje rregulla, te cilat duhet ti perfillin te gjithe. Pa rregulla dhe perkufitzime te caktuara nuk funksionon asnje sistem i tille.
Nese njeriu e ka "fatin" te jete p.sh. musliman i bindur apo edhe fundematalist ne mesin e nje shumice absolute te njerezve qe fare pak ose aspak nuk ju interesojne rregullat besimit te tij, apo ato qe sipas tij jane rregulla, atehere ne raste te caktuara eshte i detyruar te pajtohet me traditat dhe rregullat e shumices absolute. Ne raste ekstreme do te duhej edhe te emigroje. Per kete arsye eshte krijuar p.sh. edhe institucioni i azilit politik. Ka me siguri vende, ku ndalesa te tilla te shamive si ne France, ne Kosove apo edhe ne Turqi trajtohen dhe pronohen si argument per diskriminim politik apo fetar.
Me rendesi eshte qe cdo ndalese te jete e bazuar dhe e argumentuar ne fakte te pamohueshme apo te forta, te cilat i ndane shumica absolute e shoqerise dhe e institucioneve shoqerore dhe shteterore. Parajse per deshirat (individuale) te cdo njeriu apo grupacioni nuk mund te jete asnje vend (shtet) ne bote. Prandaj, njerezit zakonisht kane kerkuar dhe kerkojne edhe sot afersine e atyre qe jetojne, mendojne dhe besojne ngjashem. Kjo eshte edhe nje nder arsyet pse pothuajse cdo kund hase ne shtete me shumice (ose shumice absolute) njerezish qe kane te njejtin besim, te njejten gjuhe, te njejten kulture, tradita te ngjashme, deshira te ngjashme etj.
Sigurisht qe shteti i mire duhet qe mundesisht t'iu garantoje te gjitheve p.sh. shkollim pa probleme. Nese nje muslimane nuk shkon ne shkolle per shkak te shamise, shteti eshte i obliguar ti ndohmoje asaj ose familjes se saj qe ajo te shkollohet p.sh. ne shkolle private.
Motivi eshte patjeter vendimtar...
Perndryshe as qe do te diskutohej bartja e shmavie dhe mbulesave te tilla. Sepse, te gjitha do te ndaloheshin nese do te konsideroheshin si ne kundershtim me interesin publik, sigurine publike, moralin publik etj., dhe pak kush do te protestonte.
Vetem fakti qe shamia per te cilen po diskutojme identifikohet si simbol i rendesishem fetar, se paku nga perspektiva e disa muslimaneve dhe disa barteseve te shamise, e ben te diskutueshem edhe ndalesen e saj. Sepse ndalesa mund te jete eventualisht ne kundershtim me lirine e fese...
Ky eshte vetem spekulim yti, i bazuar ne bindjen tende...
Megjithate, edhe une jam i mendimit se numri me i madh i femrave te moshes se rritur qe bartin shamia te tilla ne Kosove, keso cfaret kane hy ne "mode" kryesisht pas luftese apo pas 1999, i bartin ato deri ne njefar mase vullnetarisht. Por, numri i tyre eshte relativisht i vogel. Edhe pse ne krahasim me para 1999 ka rritje dramatike.
Megjithate, une e thashe edhe ne shkrimin e meparshem se mbrojtja e gruas nga diskriminimi nuk eshte aspekti kryesor i kesaj ndalese ne Kosove. Mund ta lexosh...
Krijoni Kontakt