Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Katër ushqimet më të mira të muajit mars, freskoni tryezën me perime “të reja”

    Katër ushqimet më të mira të muajit mars, freskoni tryezën me perime “të reja”

    Jua prezantojmë disa kultura të muajit mars, të cilat do ta freskojnë tryezën

    Qepa e re

    Qepa e re ka shije më të butë se e “vjetra”, por ajo është e mbushur plot me antioksidues, e për këtë arsye është e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Në mënyrë që ta shfrytëzoni maksimalisht, ia shtoni dy lugë me qepë të reja të prera, një shujtë në ditë, por lirisht mund të konsumoni edhe më shumë. Kombinohet mirë me lloje të ndryshme të sallatave.

    Rrepa

    Edhe pse rrepa mund të gjendet relativisht lehtë në tregjet tona, shumë njerëz nuk e konsumojnë, sepse nuk dinë si ta përgatisin atë. Ky është një mëkat i vërtetë për shkak se në aspektin ushqyes ajo i bën konkurrencë të fortë lakrës dhe bronkolit. Është e pasur me kalium, fibra dhe vitaminë C, si dhe me antioksidues. Pjesa e gjelbër mbi tokë mund të konsumohet gjithashtu duke bërë sallatë me të. Mund t’i provoni edhe të pjekura ose të grira në formë të sallatës, të cilën mund ta përgatisni njëjtë si sallatën me karota.

    Rrepka

    Kjo anëtare e shijshme e familjes së lakrave është e pasur me fibra, vitaminë C, folate dhe kalium. Përmban shumë pak kalori, pra është ushqim i shkëlqyeshëm për pastrim pranveror të organizmit. Bëjeni një sallatë me rrepka ose thjesht konsumoni ato në vend të çipsave derisa jeni duke shikuar televizorin.

    Sallata

    Gjethet e sallatës kanë pak kalori, vetëm 15 në 100 gramë. Megjithatë, ato janë të mbushura me vitamina, sidomos me vitaminë A dhe beta karotinë. Gjithashtu, është burim i rëndësishëm i vitaminës K dhe folateve, hekurit, magnezit dhe kaliumit.

    Sallata e re është pjesë e pashmangshme e garniturës për gjella kryesore dhe nganjëherë mjafton që të spërkatet me vaj ulliri dhe lëng limoni, në mënyrë që ta ekuilibrojë ushqimin.







    Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=45217
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Katër ushqimet më të mira të muajit mars, freskoni tryezën me perime “të reja”

    pse mer xhuxh bar e rranj do hajm ne gjat gjith marsit lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Katër ushqimet më të mira të muajit mars, freskoni tryezën me perime “të reja”

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    pse mer xhuxh bar e rranj do hajm ne gjat gjith marsit lol
    Xhuxhito hap tema per high class. Ne mire qe s'jemi te tille,por jemi edhe maloke, qe vetem mishi na mban gjalle.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    ****Undisputed**** Maska e Lumi_ftp
    Anëtarësuar
    26-01-2013
    Vendndodhja
    Ne zon te luftes
    Postime
    1,174

    Për: Katër ushqimet më të mira të muajit mars, freskoni tryezën me perime “të reja”

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Xhuxhito hap tema per high class. Ne mire qe s'jemi te tille,por jemi edhe maloke, qe vetem mishi na mban gjalle.
    Eu Bukuroshja e malsis bre
    Improvise, Adapt, Overcome

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Katër ushqimet më të mira të muajit mars, freskoni tryezën me perime “të reja”

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Xhuxhito hap tema per high class. Ne mire qe s'jemi te tille,por jemi edhe maloke, qe vetem mishi na mban gjalle.

    un as nuk e di se qka jan kto rrepkat e rrepat ni her lol e jo mo ma i hanger.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Katër ushqimet më të mira të muajit mars, freskoni tryezën me perime “të reja”

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    un as nuk e di se qka jan kto rrepkat e rrepat ni her lol e jo mo ma i hanger.
    Duhet te fillosh t'i hash nje cike.....pas buke. Lol
    Where does a thought go when it's forgotten?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •