Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Dixhitalizohen antikuarët e Bibliotekës Kombëtare

    Dixhitalizohen antikuarët e Bibliotekës Kombëtare

    Koleksionet e rralla, librat antikuar që ndodhen në Bibliotekën Kombëtare do të dixhitalizohen, duke bërë të mundur që çdo lexues të mund t’i lexojë ato. Kjo nismë bashkëkohore e Bibliotekës Kombëtare duket se po ecën me ritme të mira. Puna e nisur fillimisht me aparatura modeste, tashmë do të realizohet nëpërmjet Qendrës së Dixhitimit e financuar nga Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, u shpreh dje gjatë prezantimit të kësaj qendre, se ruajtja më e mirë që mund t’u bëhet librave në kuptimin shkencor është ruajtja duke i dixhituar”. Janë disa nga kategoritë që Bibliotekës i duhet që t’i ruajë. Paraardhësit tanë i kanë ruajtur dhe ne kemi detyrën t’i ruajmë dhe në mënyrën bashkëkohore elektronike”, tha Plasari.

    Projekti ka kushtuar 60 mijë euro dhe baza e tij kryesore është një aparaturë skaneri e posaçme për librat, që siguron një cilësi shumë të lartë të librave. Biblioteka Kombëtare ka dixhitalizuar deri tani periodikun “Albania”, koleksionin e hartave të vjetra, si dhe skedarët. Në fondin e Bibliotekës ndodhen 2449 vepra të rralla të botuara në shekujt XV-XVIII, përfshirë edhe veprat e para në gjuhën shqipe, veprat në latinisht të humanistëve shqiptarë, botimet e Voskopojës si dhe 7 inkunabula. Libri më i vjetër i këtij koleksioni është vepra e Papa Piu II, botuar në Milano, në vitin 1473, i cili flet për pjesëmarrjen e Skënderbeut në koalicionin kundër osman të të krishterëve.

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Dixhitalizohen antikuarët e Bibliotekës Kombëtare

    E përshendesim këtë Nisme e bukur ! Prapë kemi hyrë nën kontrollin turk qe nga autostrada e deri edhe tek bibliotekat numerike.. ?
    por, çudi kjo, ata vete turqit nuk i hapin te vetat e vijne tek ne qe t'i hapim thesaret tona.... lol !
    Pastaj edhe z. Plasari don ti uaj per vete ato librat e tij, nuk do behej nami te numerizohen te gjithat...do ishte sukses i madh së pari për studentet shqiptar e pastaj edhe për lexuesin e gjthanshëm...."Paraardhësit tanë i kanë ruajtur dhe ne kemi detyrën t’i ruajmë dhe në mënyrën bashkëkohore elektronike”, tha Plasari"...por, patjjeter se ne te ardhmen do numerizohen te gjitha bibliotekat jo vetem e tiranes, ajoe Shkodres, Elbasanit e Prishtines, Tetoves, Dibres etj....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 27-02-2013 më 15:02
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ardijan Reka
    Anëtarësuar
    14-12-2012
    Vendndodhja
    Romë, Itali
    Postime
    14

    Për: Dixhitalizohen antikuarët e Bibliotekës Kombëtare

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    E përshendesim këtë Nisme e bukur ! Prapë kemi hyrë nën kontrollin turk qe nga autostrada e deri edhe tek bibliotekat numerike.. ?
    por, çudi kjo, ata vete turqit nuk i hapin te vetat e vijne tek ne qe t'i hapim thesaret tona.... lol !
    Pastaj edhe z. Plasari don ti uaj per vete ato librat e tij, nuk do behej nami te numerizohen te gjithat...do ishte sukses i madh së pari për studentet shqiptar e pastaj edhe për lexuesin e gjthanshëm...."Paraardhësit tanë i kanë ruajtur dhe ne kemi detyrën t’i ruajmë dhe në mënyrën bashkëkohore elektronike”, tha Plasari"...por, patjjeter se ne te ardhmen do numerizohen te gjitha bibliotekat jo vetem e tiranes, ajoe Shkodres, Elbasanit e Prishtines, Tetoves, Dibres etj....
    C'lidhje ka turku ketu? Dixhitalizmi eshte zhvillim kulturor keshtuqe cdo shqiptar kudo qe ndodhet te ket mundesi qe te lexoje, shfletoje, studjoje veprat shqiptare qe ne ane te kundert nuk do ishte aspak e mundeshme! Te hapim kulturen shqiptare po lejon qe vetedija te zhvillohet dhe te rizgjohet, nuk kuptoj perse do ishte kaq dramatik sic mendon ty.
    "Janë mbinjeriu i Niçes, këta shqiptarë primitivë, diçka mes mbretërve dhe tigrave"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •