Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Emri:  LIBOFSH1.jpg

Shikime: 1005

Madhësia:  40.8 KB

    Kisha e "Shën Gjergjit" në Libofshë të Fierit, ka rënë pre e trafikantëve të vlerave kulturore për të tetën herë. Prifti i saj, At Rafael Rredhi tregon në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" se në kohën që kishte roje, ajo nuk është sulmuar nga krimi. Ndërsa vitet e fundit, kisha po shkatërrohet përditë e më shumë, teksa vidhen prej saj vlerat historike, që janë punime druri të vitit 1776. Prifti kërkon vendosjen e një sistemi kamerash në mënyrë që të mbrohet ajo që ka mbetur.
    Kisha ortodokse e "Shën Gjergjit" ndodhet në kodër të Libofshës teksa hyn në këtë fshat dhe merr rrugën në të djathtë. Ajo është ndërtuar më 1776 dhe prej vitesh ka marrë statusin e monument kulture që ruhet nga shteti. Muret e sallës së saj ku zhvillohet mesha janë të pikturuara me afreske. Sipas At Rafaelit afresket kanë filluar të pikturohen nga Shpataraku në vitin 1776 dhe kanë mbaruar në vitin 1782. Objekti i ka shërbyer prej vitesh komunitetit të Libofshës dhe fshatrave përreth. Ndanë saj janë varrezat e fshatrave.
    Në tetë herët që është grabitur nga kisha janë marrë, më së shumti ikonat, që sipas priftit, shiten jashtë vendit për një dorë të hollash. Prifti dhe punëtori i kishës, thonë se në të janë vjedhur sende me vlera të çmuara historike si: dy herë kambana e kishës; dyer druri të gdhendura që në vitin 1776; koka luanësh të atyre viteve që kanë qenë në këmbët e mbajtëseve të ikonave; pllaka druri të gdhendura që ka qenë mbi ikonostase, etj. Edhe pse policia ka ardhur sa herë që është njoftuar se ka ndodhur vjedhje asnjëherë nuk është kapur vjedhësi i këtyre sendeve me vlera historike.
    At Rafael prej kur shërbeni në këtë kishë?
    Që prej ndryshimeve politike në Shqipëri unë shërbej në kishën e "Shën Gjergjit". Më pas duke qenë se jam nga Libofsha erdha e u shërbej besimtarëve të zonës sime si këtu në kishën e "Shën Gjergjit", ashtu edhe në kishën e "Shën Kozmait".
    Kur është ndërtuar kjo kishë dhe çfarë vlerash mbart?
    Kisha e "Shën Gjergjit" daton e ndërtuar në 1776, ndërkohë që afresket e pikturuara nga Kostandin Shpataraku kanë përfunduar në vitin 1782. Gjithë muri i sallës ku mbahet mesha është i pikturuar me afreske. Kjo kishë është e njëjtë me atë të Ardenicës. Ajo ka vlera të çmuara kulturore e historike.
    Sa herë është vjedhur kjo kishë dhe çfarë është marrë prej saj?
    Kisha është vjedhur mbi tetë herë. Njerëz që merren me trafikimin e vlerave historike e kulturore kanë vjedhur dy herë kambanën e kishës. Kambana origjinale ishte e çarë dhe e salduar e nuk tingëllonte mirë. Ajo kishte të gjitha të dhënat e sakta të shënuara në trupin e saj. Peshën, gjatësinë, gjerësinë, sa përqindje ari kishte, ndërkohë që pesha e saj qe 75 kg. Pasi e vodhën kambanën e parë, morëm një në Tiranë. As 12 ditë nuk kaluan, nga dita që ajo u vu në kishë dhe e vodhën përsëri. Përpos kësaj, kanë vjedhur një pjesë druri të gdhendur në ikonostas, ndërsa dy ditë më parë vodhën dy dyert e hyrjeve anësore të skalitura në dru që datonin mbi derë të 1776. Po ashtu, vodhën katër koka luani prej druri që kanë qenë në këmbët e mbajtësve të ikonave e shumë tjera.
    Keni njoftuar policinë? Çfarë kanë bërë?
    Kemi njoftuar policinë. Ajo ka ardhur, por asnjëherë nuk është gjetur hajduti i tyre. Kemi njoftuar edhe eprorët tanë në kishën ortodokse, sepse varemi nga Mitropolia e Beratit, sikundër kemi njoftuar edhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, pasi kjo kishë është monument. Kemi kërkuar që të vendoset edhe një sistem ruajtjeje me kamera, por s'është bërë asgjë pasi ne nuk mund të ndërhyjmë në kishë.
    Pse?
    Ne jemi 'qiraxhinj', na lejohet vetëm të kryejmë shërbesa në kishë, por jo të bëjmë riparime apo rikonstruksione. Çatia është e prishur, çfarë bie jashtë futet brenda. Mundohemi të ruajmë afresket, por lagështia bën punën e saj. Ata të Institutit të Monumenteve të Kulturës nuk na lejojnë.
    Keni kontaktuar me ta, çfarë u kanë thënë?
    Kur morën vesh për vjedhjen e fundit erdhën. U thamë se çfarë duhet e ata na thanë se "nuk mund të ndërhyni pa lejen tonë. E dimë ne se çfarë duhet bërë".

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Fatkeqesisht per shtetin shqiptar cdo gje ortodokse tashme nuk eshte me shqiptare. Dhe shqiptaret ortodokse dhe kishat e tyre dhe tradita gati 2000 vjecare tashme dalengadale po konsiderohen te huaja per shtetaret dhe median. Megjithate kjo eshte forma e re e perndjekjes duhet te lutet me shume komuniteti tashme ne kushte te verteta represioni mediatik dhe shteteror sepse asgje e ketij komuniteti nuk eshte me e sigurte. Megjithate fatkeqesine e ketyre shkaterrimeve do ta vuaje kultura shqiptare ne pergjithesi se ortodkset vete do t'i zevendesojne me objekte te reja te gjitha ato, por ajo qe humb eshte Shqiperia per te cilen ortodokset sakrifikuan njerezit me te mire gjate gjithe kohrave.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar neokastra për postimin:

    Archon (04-09-2013)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Pashe disa dite nje kronike ne Top Channel per nje xhami qe po shkaterohej por qe nuk me ngjante fare me xhami. http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=263086
    (Sigurisht duhet te behen kronika per to,po kur kane vertet vlera jo si kjo ne video.)
    Por ralle here shoh kronika qe behen per kishat ortodokse qe po zhduken dita dites,ndoshta nuk ju interesojne sepse i konsiderojne si dicka te huaj,por ato jane ajka e kultures shqiptare,jane nga te paktat gjera me te cilat mund ti mburemi turisteve te huaj qe vijne ne shqiperi.Dhe nuk jane thjesht disa godina te vjetra,por jane tempuj arti,te mbushura me piktura dhe afreske mjeshterore qe nuk gjenden kudo,jane te mbushura me gedhendje dhe ikonostase madheshtore qe po i vjedhin copa copa dhe po sherbejne per te zbukuruar muzeumet e vendeve te tjera,nderkohe qe vendi i tyre eshte ne Shqiperi.Kane arkitekture te rralle dhe njekohesisht mbreselenese,por keto nuk i duhen njeriu,nuk interesohet askush per to.Akuzojne KOASH-in se lufton kunder shqiptareve nderkohe qe kjo kishe ka investuar vetem per restaurimin e ketyre monumenteve te kultures mbi 8 milion euro,nderkohe qe eshte detyre e shtetit ti beje keto.
    Keto monumente i rezistuan edhe persekutimit ateist dhe dot ne demokraci po shkaterohen nga mungesa e shtetit.Eh,kur ta kuptojme ate qe po humbasim,do jete teper vone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 04-09-2013 më 14:22

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Jeni kthy ne disa qaraman te flliqt. Kishat rujini vet me roje ska detyr shteti te ruj kishat e juja

    E sa per mediat kryesoret i kan ne zotrim ortodokset
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Jeni kthy ne disa qaraman te flliqt. Kishat rujini vet me roje ska detyr shteti te ruj kishat e juja

    E sa per mediat kryesoret i kan ne zotrim ortodokset
    Kishat i perkasin shqiperise,jo vetem ortodokseve,sepse jane monument kulture,nuk po kerkojme te na mbrojne kishat e thjeshta,por po kerkojme te mbrohen ato godina qe mbajne tabelen "Mbrohen nga shteti" por ajo mbrojtje nuk shihet askund.
    Pastaj pjesa me e madhe e ketyre kishave monument kulture jane ne pronesi te shtetit dhe nuk i jane kthyer kishes.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Aty ku ka pergjegjsi shteti ka shteti aty ku keni ju majeni vet

    Ju hiqeni sikur shteti shqiptar ka neglizhu veq kishat ortodokse. Pa thoni qka ka met pa u vjedh nga prona shtetrore. Deri dhe hekurudhat i kan shkul. Shteti nuk asht i aft me mbrojt kurgjo e jo veq kishat ortodokse
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Aty ku ka pergjegjsi shteti ka shteti aty ku keni ju majeni vet

    Ju hiqeni sikur shteti shqiptar ka neglizhu veq kishat ortodokse. Pa thoni qka ka met pa u vjedh nga prona shtetrore. Deri dhe hekurudhat i kan shkul. Shteti nuk asht i aft me mbrojt kurgjo e jo veq kishat ortodokse
    E dime qe shteti mungon ne gjithe monumentet e kultures ne shqiperi,si dhe ne shume fusha te tjera,por bejme thirrje te mbrohet trashegimia kulturore ne shqiperi,sepse hekurudha qe shkaterohet,mund te ndertohet prape neser,po keto kisha,etj nuk kthehen prape,ato i japin ketij vendi kulture dhe resurse kulturore per turizem.

    Fakti qe ne flasim me shume,ka te beje se monumentet ortodokse jane me te sulmuarat,edhe per shkak te vlerave te shumta qe ka brenda tyre dhe per shkak te numrit te madh te tyre.Mjafton te shohesh listen e monumenteve te kultit ne shqiperi(http://kshk.gov.al/?fq=brenda&m=shfaqart&aid=13&gj=gj1) dhe nga rreth 200 te tilla,mbi 70 % jane ortodokse

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin

    Po qka kan me vjedh ne xhamija sexhade e qylyma lol? Hajduti shko aty ku ka
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #9

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Aty ku ka pergjegjsi shteti ka shteti aty ku keni ju majeni vet

    Ju hiqeni sikur shteti shqiptar ka neglizhu veq kishat ortodokse. Pa thoni qka ka met pa u vjedh nga prona shtetrore. Deri dhe hekurudhat i kan shkul. Shteti nuk asht i aft me mbrojt kurgjo e jo veq kishat ortodokse
    Ashtu eshte shteti as nuk po mbron asgje, por vetem tu vjedh, eshte kryehajduti dhe armiku nr1 i prones private dhe asaj te perbashket!
    Por ketu flitet per nje kishe, pra tema eshte e percaktuar, por ke te drejte nuk ka shtet!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kisha e Libofshës, vidhen për te 8 herë monumenti i kulturës

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Ashtu eshte shteti as nuk po mbron asgje, por vetem tu vjedh, eshte kryehajduti dhe armiku nr1 i prones private dhe asaj te perbashket!
    Por ketu flitet per nje kishe, pra tema eshte e percaktuar, por ke te drejte nuk ka shtet!
    E di qe po flitet per kish po thjesht replikova se antari me nalt tha sa shteti shqiptar po neglizhon me kastile kishat ortodokse
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •