
Postuar mė parė nga
klajdi wolf
Lufta mes idhujatreve dhe monoteisteve ishte obligim i diktuar sipas situates dhe rrethanave per kohen qe po flitet ne Kuran, nese do te lexojme te gjithe Kuranin dhe jo vetem nje apo dy vargje , do te kuptojme qe me shume i eshte dhene perparesi paqes se sa luftes, shikoni mire qe te kuptoni, pasi lufta ishte e diktuar sipas rrethanave dhe situates se asokohe:
[9:4]Pos atyre idhujtarėve me tė cilėt keni lidhur marrėveshje, e tė cilėt nuk ju kanė shmangur asgjė dhe nuk e kanė ndihmuar askėnd kundėr jush, pra, edhe ju pėrmbushni marrėveshjen e tyre deri nė afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do tė devotshmit.
[8:72]Ėshtė e vėrtetė se ata qė besuan, u shpėrngulėn dhe luftuan me pasurinė e shpirtin e tyre nė rrugėn e All-llahut, dhe ata qė strehuan (tė shpėrngulurit) dhe u ndihmuan, tė tillėt janė miq tė njėri-tjetrit (nė ndihmė dhe nė trashėgim). Ata qė besuan por nuk u shpėrngulėn, ju nuk keni pėrkujdes as ndihmė pėr ta derisa tė shpėrngulen edhe ata. E nėse ata kėrkojnė ndihmė prej jush pėr ēėshtjen e fesė, atėherė jeni tė obliguar t'u ndihmoni, pėrveē nėse ėshtė puna kundėr njė populli qė me tė keni marrėveshje (nuk mund t'u ndihmoni nė luftė kundėr atij populli). All-llahu mbikėqyr atė qė veproni.
[2:190]Dhe luftoni nė rrugėn e All-llahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė (e fillojnė luftėn).
[60:8]All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė.
[60:9]All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetes.
Per ata qe mendojne se kurani flet per lufte ne ajetin me poshte sqarohet:
[3:7]Ai ėshtė qė ta zbriti librin ty e qė nė tė ka ajete tė qarta dhe ato janė bazė e librit, e ka tė tjerė qė nuk janė krejtėsisht tė qartė (muteshabih). E ata, qė nė zemrat e tyre kanė anim kah e shtrembėta, ata gjurmojnė atė qė nuk ėshtė krejt e qartė pėr tė shkaktuar huti, e kinse kėrkojnė komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethėnien e tyre tė saktė. Dijetarėt e pajisur me dituri thonė: "Ne u kemi besuar atij (atyre qė janė tė paqarta), tė gjitha janė nga Zoti ynė"! Por kėtė e kuptojnė vetėm ata qė janė tė zotėt e mendjes.
Krijoni Kontakt