Close
Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 233
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Se enver hoxha(me shkronja te vogla duhet te shkruhet ky emer gjakpires i popullit te tij)nuk kishte plane per te sulmuar jugosllavine flasin faktet se aj as qe kishte kohe te merrej me sulme ndaj shteteve tjara,ngase,planet e tij te vetme ishin forcimi i diktatit te tij ne te gjitha fushat.

    Planet e tij te para pas luftes(e qe zgjaten deri ne ngordhjen e tij)ishin zhdukja e njerezve te "rrezikshem",ja fdisa fakte qe tregojne preukopimet etij per
    "kosoven dhe viset tjera Shqiptare":

    Ne vitin 1947,prej urdherave te tij u burgosen4749 persona,ndersa numri i te te ekzekutuarve arriti ne 4488 njerezve...Pastaj,faza e dyte(1949-1961),prioriteti i tij kryesor ishte forcimi i shtetit(siq shprehej aj)porse e verteta ishte se aj nuk bente tjeter vetemse e ngriste personalitetin e tij.
    n kete faz,pikerisht vjeti 1950,gjeti 7168 denime me burg,2000 denime me internim,dhe 928 denime me ekzekutim.Mandej,fillon"revolucioni kinez"ne shqiperi,ku gjithashtu pati denime e persekutime te llojllojshme,si ekzekutimi i 139 njerezve(kundershtare politik te enverit),ndrsa ne burgje politike numri i te denuarve politik arrinte numrin 5000.Kjo ishte ne pika shkurt"sulmimi"i jugosllavise,ose shprehur qart,se enveri nuk kishte te tjera plane....

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    U mbeta"borgj"shkrues've te kesaj teme,prandaj e pas te udhes qe te jap ne teresi nje permbledhje te te bemavet te ketij njeriu djall,qe sias klyshve te tij paska patur plane te sulmoj jugosllavine.Ose,per te qene me i"bute"ne te shkruar,mundohen ta ngre ne piedestal kete figure ujku qe hengri edhe kelyshet e vet.
    Nga burime te sakta:enver hoxha,ishte aj qe i printe"valles"duke eliminuar Shqipetaret te cilet nuk mendonin si aj.Burime nderkombetare kan arritur perfundimin se qe nga 1940,e deri ne perfundimin e rregjimit te partis shtet komuniste_te punes,Shqiperija pati rreth 700 mije te burgosur,te vrare dhe te interrnuar.Shifer kjo qe eshte katastrofale per nje vend me 1.2 milion banore ne vjetin 1944,kur rregjimi erdhi ne fuqi,dhe me 3.2 milion kur rregjimi ra nga fuqija.Pra,e gjithe kjo popullsi e burgosur e internuar dhe e ekzekutuar,ishin njerez qe nuk bene gje tjeter perpos qe kishin mendimin ndryshe.Shifrat flasin per 5127 meshkuj dhe per 450 femra te ekzekutuar gjat ketij rregjimi.Mandej,neper gjyqet speciale,kaluan 26780 meshkuj dhe 7367 femra.Per gjat turturave te paskrupull'ta neper burgje gjeten vdekjen 1988 meshkuj dhe 77 femra.Eshte per tu theksuar se nga(te pakt)ata qe mbijetuan vdekjen e ketyre torturave mbeten 310 persona te cileve u kishin humbur ndjenjat pergjithmone,pra ngelen te semure mendore te perjeteshem.

    Nga kampet e posaqme te interrnimit kemi rreth 48000 meshkuj dhe rreth 10793 femra,te gjithe keta ishin familjare te disidenteve politike.vlen per tu theksuar se mbi 7000 prej ture(pra ketyre qe ishin neper kampe)vdiqen ne kushte mizore....


    E more"te nderuar"po enveri nuk ishte kohe per plane te tjera,po sido qe te jete vazhdoni ju me avazin tuaj,porse kete njeri kurr nuk do ta ngrisni,dhe ne asnje menyre ky"njeri"ujk,nuk do kete vend per te mire ne historine tone...

    .

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-03-2013
    Postime
    11

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Politika e nje shtetl ndryshon Ndaj Dhe plani I hoxhes Ndaj jugosllavise ndryshoi. Dikur donte te ishte aleate e me vone ta sulmonte. Pritej shperberja e jugosllavise pas vdekjes se titos. Por nuk ndodhi ago qe pritej,Dhe nodhi qe jugosllavia mbijetoi por Jo per shume. Le te Marin politiken e USA me nje shtet irakun dikur aleate me vone armiq e sot miq. Po te mos kish te ndjekur politiken e miqesise me yugosllavin ne 44 e 46 shqiperia do Ndahej mes greqis Dhe jugosllavis. Por duke kujtuar se shqiperia ishte e tyre Russia jugosllavia mbeshteten mos ndarjen e shqiperise . Eshte kollaj te flasesh sot pa analizuar faktorin politik te kohes, ate ekonomik, is Dhe politiken e vendeve fqinje ndaj shqiperise ne ate moment kohor. Armikun mund ta kesh inat po hakun mos ia ha thote populli. Kishte te meta enveri me thes po ne politiken e jashteme Per shqiperine ka bere te pamunduren Dhe per qeshtjen shqipetare si pas mundesive te kohes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Roland12 : 04-04-2013 mė 11:22

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga Roland12 Lexo Postimin
    Politika e nje shtetl ndryshon Ndaj Dhe plani I hoxhes Ndaj jugosllavise ndryshoi. Dikur donte te ishte aleate e me vone ta sulmonte. Pritej shperberja e jugosllavise pas vdekjes se titos. Por nuk ndodhi ago qe pritej,Dhe nodhi qe jugosllavia mbijetoi por Jo per shume. Le te Marin politiken e USA me nje shtet irakun dikur aleate me vone armiq e sot miq. Po te mos kish te ndjekur politiken e miqesise me yugosllavin ne 44 e 46 shqiperia do Ndahej mes greqis Dhe jugosllavis. Por duke kujtuar se shqiperia ishte e tyre Russia jugosllavia mbeshteten mos ndarjen e shqiperise . Eshte kollaj te flasesh sot pa analizuar faktorin politik te kohes, ate ekonomik, is Dhe politiken e vendeve fqinje ndaj shqiperise ne ate moment kohor. Armikun mund ta kesh inat po hakun mos ia ha thote populli. Kishte te meta enveri me thes po ne politiken e jashteme Per shqiperine ka bere te pamunduren Dhe per qeshtjen shqipetare si pas mundesive te kohes
    Roland,une nuk po ja ha hakun(qe thua ti)porse ua solla ne"piate"ate qe ka bere.........

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    mir e ka dielli..

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Ja... "nja dy-tri thermija"ne pjaten time", te realitetit te asaj kohe..., per ty dielli, nga une "kelyshi i atij regjimi"...(faleminderit per kete epitet qe ma bene mua, por mallku qofsh, per ate se ia bene Jusuf e Bardhosh Gervalles, Kadri Zekes e shume e shume veprimtarve te tjere te levizjes per Bashkimin Kombetar te asaj kohe).

    Lexo deshmite, per TRADHETINE qe benin shqiptaret, per ta rrezuar kete pushtet, me qellim te ndarjes e coptimit te Shqiperise sipas deshirave Sllavo-Greke;



    Majkėll Burk, ishte emri i agjentit tė CIA-s qė publikon kėtė fakt nė ditarin e tij. Burk ėshtė futur nė CIA nė vitin 1951 dhe ai ėshtė i pari nga ish-agjentėt sekretė qė dha fakte rreth kėtij plani, ku thuhet se zyrtarė amerikanė tė Sigurimit kishin bėrė plane pėr tė eliminuar ministrin e Brendshėm tė asaj kohe, Mehmet Shehun. Nė fletėt e ditarit shkruhet se kėtė plan Burk e kishte diskutuar edhe me njė emigrant shqiptar, emigrant zogist me pseudonimin Xhorxh. Nga shėnimet e agjentit mėsohet se amerikanėt ia kishin frikėn ashpėrsisė sė Mehmet Shehut si ministėr qė kishte nė varėsi policinė sekrete shqiptare. Burk, i intervistuar rreth 20 vjet mė parė ka vlerėsuar Mehmet Shehun si njė njeri i zgjuar e dredharak, “Mehmet Shehu ishte njė bir kurve”, ka thėnė Burk. Po ashtu, Burk mendonte se kjo ishte njėra anė se nga ana tjetėr, Sigurimi Shqiptar ishte pengesė serioze pėr veprimtarinė e agjentėve amerikanė nė Shqipėri dhe njerėzve tė rekrutuar nga kėta tė fundit. Burk ka dėshmuar se operacioni ishte planifikuar tė kryhej nga shqiptarė etnikė. Pra, kėta tė fundit do tė kryenin edhe vrasjen e parashikuar. Personat e besuar do tė fluturonin dhe hidheshin nė Shqipėri me njė aeroplan ēarter qė do tė nisej nga Greqia. Njė major amerikan do tė shėrbente si ndėrlidhės pėr fluturimin e vrasėsve.
    Lufta e Ftohtė
    Gjatė Luftės sė Ftohtė, Burk kryesoi pjesėn amerikane tė njė projekti tė pėrbashkėt amerikano-britanik, qė kishin qėllim pėrmbysjen e sistemit tė Enver Hoxhės. Projekti u emėrua me emrin kod “FIEND”. Dokumentet e kohės tregojnė se planet pėr Shqipėrinė pėrfshinin njė operacion me katėr faza qė fillonte me ngritjen e njė komiteti publik tė politikanėve antikomunistė nė mėrgim. Kjo pėrpjekje duhej tė shoqėrohej me misione agjentėsh besnikė, qė do tė nxisnin shpėrthimin e njė kryengritjeje tė armatosur. Faza finale e operacionit do tė ishte pushtimi i Shqipėrisė nga afro 1 mijė emigrantė shqiptarė, tė cilėt do tė pasonin kryengritėsit. Nė ditar, Burk ka bėrė pėrshkrime tė sakta pėr mėnyrėn se si ai e organizoi stėrvitjen dhe armatosjen e agjentėve, tė cilėt u hodhėn me parashutė nė Shqipėri, duke filluar nga nėntori i vitit 1950. Nė kėtė kohė, sipas Burk, u realizua faza e katėrt e operacionit. Ndėrsa sipas tij, i gjithė projekti “FIEND” do tė ndihmohej edhe nga shėrbimet sekrete tė Greqisė, Jugosllavisė dhe marina italiane. Projekti do tė pėrfundonte nė vitin 1954. Nė tė vėrtetė, ky plan i koduar pėrfundoi nė fund tė vitit 1954, kohė kur u kap edh grupi i fundi i pėrgatitur nga CIA. Ky grup u ekzekutua nėn akuzėn e rėndė tė spiunazhit.
    Operacioni “SORBONE”
    Pjesė e planit “FIEND” ishte dhe komploti pėr eliminimin e Mehmet Shehut, i koduar me emrin “SORBONE”, por qė asnjėherė nuk u vu nė jetė. Njė epror i Burk, nė njė intervistė tė viti 1991, ka thėnė se: “Unė isha i sigurt se vrasja e Mehmet Shehut, do tė ishte mirėpritur se do tė lehtėsonte operacionet pėr pėrmbysjen e regjimit tė Enver Hoxhės. Kujtimet e ish-agjentit Majkėll Burk ka shkruar edhe kujtimet e tij nė librin me titull “njė fat tmerrėsisht i mirė”, qė u botua nė vitin 1984, pasi kaloi nė filtrim e dendur tė CIA-s. Ėshtė mbajtur i fshehtė plani pėr asgjėsimin e Shehut, aq sa as Komisioni Hetimor i Senatit, nuk zbuloi dot nė mesin e viteve ‘70-tė skemėn e vrasjes sė Mehmet Shehut. Dorėshkrimet e Burkut ofruan pėr herė tė parė njė pasuri detajesh pėr operacionet e hershme tė CIA-s, tė cilat pothuajse nuk janė vėnė re nga historianėt deri nė vitin 1985, kur Majkėll ka depozituar koleksionin e vet nė librarinė e Universitetit tė Bostonit.
    Gjatė viteve ‘80-tė, CIA iu drejtua dy herė Gjykatės Federale tė Apelit, pėr tė ruajtur sekret dokumentet e planit pėr Shqipėrinė. Agjenti Burk qė kishte shėrbyer nė CIA qė pas vitit 1950 vdiq nga kanceri, nė vitin 1987, pasi kishte hequr dorė nga nėnshtetėsia amerikane.
    Dėshtimi i CIA-s dhe MI6, e fundit banda e Hamit Matjanit

    Nga fundi i marsit tė 1953-it, Zenel Shehu, dėrgoi njė radiogram, ku kėrkonte tė dėrgonim me urgjencė, Hamit Matjanin, pėr t’i kaluar njė pjesė tė forcave nė Shqipėrinė e Mesme. Qendra e Zbulimit Amerikan ishte dakord pėr dėrgimin e Hamit Matjanit, pranė Zenel Shehut, me qėllim qė tė verifikonte gjendjen nė vend. Hamit Matjani kishte hyrė dhe kishte dalė nė Shqipėri 15 herė, duke filluar nga 1947-a. Ai me grupin e tij tė vogėl, kishte rėnė nė pėrpjekje me dhjetėra herė me forcat e ndjekjes dhe gjithmonė kishte dalė fitimtar. Hamit Matjani, u kishte shpėtuar me qindra kurtheve dhe pritave, pa i hyrė gjemb nė kėmbė. Ai kishte organizuar njė rrjet tė madh informatorėsh, nė radhėt e policisė dhe tė Sigurimit. Hamiti ishte kthyer nė mit dhe shpeshherė forcat e ndjekjes i hapnin rrugė, pėr t’iu shmangur pėrplasjes me tė. Ai, ishte trim, i zgjuar, i shpejtė dhe dinak. Shefat e zbulimeve amerikane, angleze dhe greke, e quanin tė pakrahasueshėm pėr luftėn guerile. Nikol Bethel, e quan Hamit Matjanin “Robin Hudin shqiptar”. Zbulimi amerikan vendosi dekantimin e Hamit Matjanit, sė bashku me Naum Sulėn dhe Gani Malushin, ditėn e 1 majit tė 1953-shit, nė Gurin e Vashės, afėr Martaneshit. Ishte hera e parė qė Tigri (pseudonimi i Hamitit) do tė desantonte nga ajri. Ai do tė zbriste nė njė zonė, qė nuk e njihte. Dyshimet filluan t’ia brenin zemrėn, por nuk e dha veten dhe s’e kundėrshtoi urdhrin. Forcat e Sigurimit ishin pėrgatitur me kohė pėr dasmėn e madhe. Ata mezi po prisnin ta futnin nė kafaz Tigrin, qė u kishte sjellė aq shumė telashe. Sipas planit tė pėrgatitur nga koloneli rus, Sokolov, nė duart e shtetit shqiptar, duhet tė binin edhe mbeturinat e avionit qė do tė sillte desantėt. Avioni i rrėzuar do tė ishte provė e pakundėrshtueshme pėr “demaskimin” e imperializmit amerikan. Pėr ta realizuar ėndrrėn e Solokovit, nė Kaptinė tė Martaneshit, u vendosėn 100 gryka zjarri, tė artilerisė kundėrajrore. Pasi tė hidheshin desantėt, do tė hapej zjarr pėr tė rrėzuar avionin. Si duket, pilotėt polakė e nuhatėn me intuitė kurthin e ngritur. Ata e ulėn avionin nė njė kuotė shumė tė ulėt dhe ikėn duke vrapuar drejt luginės sė Librazhdit. Artiljerėt mbetėn me gisht nė gojė, se nuk kishin kė tė qėllonin. Hamit Matjanin e kapėn me tradhti. Tradhtia ka marrė kėshtjella dhe ka vrarė mbretėr dhe perandorė. Mė 1 janar 1954, Radio Tirana dha lajmin e bujshėm se Zenel Shehu, Hamit Matjani, Halil Branica, Naum Sula dhe Gani Malushi kishin rėnė nė kthetrat e Sigurimit tė Shtetit. Nė prill tė 1954, u organizua nė Tiranė gjyqi teatral, qė dėnoi me vdekje nė litar “Robin Hudin” shqiptar, Hamit Matjanin. Tė tjerėt u dėnuan me vdekje, me pushkatim dhe u ekzekutuan, afėr Urės sė Beshirit, me gjithė premtimin e dhėnė se do u falej jeta, po tė bashkėpunonin me Sigurimin. Ramiz Alia, gėnjen paturpėsisht, kur thotė nė librin e tij “Unė, Ramiz Alia dėshmoj pėr historinė” se Zenel Shehu, u lirua nga burgu, pas disa vjetėve burgimi.
    Nikolas Bethel pohon: “Pavarėsisht nga tradhtia e Filbit, njerėzit e M16 duhet ta kishin parė mė me seriozitet, se si shkonin punėt me operacionin shqiptar. Ata duhet ta kishin abortuar projektin, duke shpėtuar jetėt e njerėzve tė implikuar”. Merita e madhe pėr dėshtimin e operacionit “VALUABLE”, i pėrket spiunazhit sovjetik. Ai mblodhi informacionet qysh nė embrion tė operacionit dhe me anė tė kėshilltarėve sovjetikė, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme shqiptare, ndėrtoi njė seri planesh, pėr dėshtimin operacionit. Mė dėmprurėsi ishte operacioni pėr futjen e oficerėve tė Sigurimit Shqiptar, nė organizatėn klandestine “Fronti i Rezistencės”. Nėn drejtimin e Kadri Hazbiut, zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme (1949-1953), u krijuan disa “banda” me oficerėt mė besnikė dhe mė me pėrvojė tė Sigurimit tė Shtetit. Me anėn e kėtyre “bandave”, u arrestuan shumė nga tė arratisurit, qė vepronin nė Shqipėrinė e Mesme dhe Verilindore. Nė grackėn e “bandave”, ranė dhe shumė desantė tė ardhur nga jashtė shtetit. Pėr njė periudhė 4-vjeēare (1949 - 1953), “bandat” provokuan disa mijėra familje shqiptare, qė dyshoheshin, se mund tė ktheheshin nė strehė pėr tė arratisurit dhe pėr desantėt qė vinin nga jashtė. Si rezultat i operacionit tė “bandave”, u pushkatuan 300 shqiptarė tė pafajshėm, u dėnuan me dėnime tė rėnda 1200 veta dhe u internuan 500. Terrori i padėgjuar komunist, i ushtruar nga Sigurimi i Shtetit dhe organet e tjera tė diktaturės, tjetėrsuan njeriun shqiptar. Trimėria ishte kthyer nė frikė. Mikpritja dhe besa tradicionale e shqiptarit ishte zėvendėsuar me tradhtinė. Frika e detyronte nėnėn tė kallėzonte birin e vetėm, vėllai denonconte vėllain dhe gruaja burrin. Spiunllėku, i quajtur “vigjilencė”, u shndėrrua nė virtyt. Atij i kėndoheshin himne. Thureshin poema dhe i ngriheshin monumente. Nė kėtė “klimė” u organizua operacioni “VALUABLE”, qė ishte destinuar tė dėshtonte. Njė nga krerėt e emigracionit shqiptar, Abaz Ermenji, ka pohuar: “Desantėt shkonin nė Shqipėri, si cjapi te kasapi. Aleatėt tanė donin ta pėrdornin Shqipėrinė, si kafshė eksperimentale, pa u shqetėsuar pėr humbjen e njerėzve”. Drejtori i pėrgjithshėm i CIA-s, Alem Dalles, kur u njoftua pėr dėshtimet e operacionit “VALUABLE” u pėrgjigj: “Tė paktėn jemi duke fituar pėrvojė pėr luftėn e ardhshme”. Nė fillim tė vitit 1954, shefi i CIA-sė, Xhon Harrison, shkoi nė Londėr dhe njoftoi M16 Britanike se “operacionet pėr rrėzimin e sistemit komunist nė Shqipėri, do tė merrnin fund menjėherė”. Po atė vit, u mbyll “Kompania shqiptare 4000”, me bazė afėr Mynihut dhe “Sholsi” i Heidelbergut. Gjithashtu, u mbyll, baza e CIA-s nė ishullin Panagias tė Korinthit, ku stėrviteshin desantė shqiptarė. Xhon Kegan, njė specialist britanik i mbrojtjes, duke u folur pėr operacionin “VALUABLE” e quan atė: “Njė tregim makabėr, nė dritėn e perceptimit tė sotėm”.

    Akuzat e Enver Hoxhės pėr Mehmet Shehun

    Mehmet Shehu, mė 1972-in shkoi nė Paris pėr njė operacion, i shoqėruar po nga ai ekip qė e shoqėroi nė OKB dhe me tė shoqen, Fiqret Shehun. Atje mori kontakt me njė personalitet tė CIA-s amerikane, i cili tha: “Ē’po bėn, u plake, duhet tė veprosh!” Mehmet Shehu i raportoi atij pėr gjendjen dhe pėr komplotet qė po pėrgatiteshin (nga Beqir Balluku e Abdyl Kėllezi me shokė). CIA e rekomandoi tė veprojė, por pa u komprometuar ai vetė. I dha tri variante pėr eliminimin e Enver Hoxhės:
    1)me aksident automobilistik; 2)atentat me pushkė nga larg; 3) me helmim me veprim tė vonuar. Iu la nė dorė Mehmet Shehut tė vinte nė veprim atė variant qė do tė gjente mė tė mundshėm.
    Nėpėrmjet Feēor Shehut, tė njėjtat udhėzime i erdhėn Mehmet Shehut dhe nga UBD-ja jugosllave, e cila ishte plotėsisht nė ujdi me CIA-n. Nė Paris, Mehmet Shehu iu dha edhe njė radio e sofistikuar pėr komunikim , marrje dhe dhėnie, qė e instaloi nė shtėpi dhe e vuri nė funksionim djali i tij i madh, i cili ishte inxhinier ekonomik. Nė fakt, Mehmet Shehu e kishte kthyer e do ta kthente tė gjithė familjen nė njė ēerdhe agjentėsh, nė njė familje gjarpėrinjsh. Siē thamė, Fiqret Shehu ishte rekrutuar qė gjatė luftės nga Dushan Mugosha dhe mbante pseudonimin agjenturor FISARI pa bėrė supozime tė tjera se ēfarė mund tė kishte bėrė ajo mė parė kur kishte shkuar pėr njė kurs njė e dyvjeēar nė Itali gjatė okupacionit; se mund tė kishin bėrė me tė Liri Gega (e Smithi), kur ajo punonte me tė nė Korpusin I. Me kohė, djalin e dytė, Mehmet Shehu e kishte bėrė bashkėpunėtor dhe, kur shkonte jashtė, (sidomos, kur shkoi pėr studime nė Suedi) e vuri nė lidhje me CIA-n dhe e pėrdori si ndėrlidhės. Kurse djalin e vogėl dhe tė shoqen e tij e aktivizoi nė drejtim tė njė ambasade tė huaj nė Tiranė.
    Mehmet Shehu u urdhėrua, pra, nga CIA amerikane tė thurte planet konkrete pėr pėrmbysjen e gjendjes nė Shqipėri, nė favor tė Perėndimit, tė hidhte nė veprim e tė nxiste nė kėtė drejtim agjentėt e njohur ose tė panjohur prej tij, pavarėsisht se tė kujt ishin, jugosllav, grek, anglez, italian e tė tjerė, por duke mos u kompromentuar ai vetė.
    Shėrbimet e huaja i kėrkuan agjentit tė tyre, Mehmet Shehut, tė vepronte. UDB-ja ishte nė bashkėpunim me CIA-n dhe i dinte direktivat e kėsaj pėr likuidimin e Enver Hoxhės. Prandaj, kėrkuan nga Mehmet Shehu tė dėrgonte urgjent nė Paris tė shoqen. Demonstratat ndodhėn nė mars, kurse ajo nė prill 1981 shkoi nė Paris. Iu paraqit atje njė i dėrguar nga Ēalamani (pseudonimi i Dushan Mugoshės, i cili kishte vdekur, por “jetonte” misioni i tij agjenturor) dhe i dha helmin qė duhet tė pėrdornin imediatisht pėr Enver Hoxhėn.
    Fiqret Shehu dhe Mehmet Shehu kishin rrahur sė bashku mendimet se kur, ku dhe si do tė vepronin me variantet qė u kishte sugjeruar CIA dhe kishin gjetur si mė tė mundshmin helmimin me veprim tė zgjatur qė mund tė realizonim kur venim e vinin nė vizita te njėri-tjetri. Aksidenti automobilistik pėrjashtohej nė kushte qė udhėtoja, kurse atentati me pushkė ishte me shumė bujė e me rreziqe tė papritura.
    Varianti qė i dhanė jugosllavėt Mehmet Shehut, qė tė vepronte menjėherė dhe shpejt e gjeti atė tė papėrgatitur. Mehmet Shehu pati frikė. Nuk i pėlqeu kjo vėnie e tė dyja kėmbėve nė njė kėpucė. Prandaj iu drejtua padronit tė madh, CIA-s amerikane. Fiqret Shehu filloi tė vizitojė kryeqytetet e Evropės, Vjenėn, Stokholmin, Kopenhagėn. Ajo u takua dhe nė Stokholm edhe nė Danimarkė mė pėrfaqėsues tė CIA-s, ku parashtroi mendimin e Mehmet Shehut qė tė mos vepronte siē kėrkonin jugosllavėt, me nxitim, se nuk ishin pėrgatitur mirė; helmimin ose likuidimin fizik tė Enverit ta linin pėr nė mars 1982 (gjatė pushimeve dimėrore), kurse deri atėherė mund tė ndėrmerrnin ndonjė veprim qė mund tė sillte ndonjė pėrēarje nė parti dhe nxitje tė elementit liberal. Pėrfaqėsuesi i CIA-s u mor vesh nė qendrėn e tij dhe, nė takimin e dytė, tani nė Danimarkė, u dha miratimi pėr variantin e Mehmet shehut.
    Nė kėtė kuadėr, Mehmet Shehu bėri fejesėn e djalit me vajzėn e njė familjeje, nė rrethin e sė cilės kishte 6-7 kriminelė lufte, tė arratisur, ndėr ta dhe agjentin e njohur tė CIA-s, Arshi Pipėn. Njė fejesė e tillė nuk mund tė mos tėrhiqte vėmendjen e opinionit, pėrkundrazi, ajo bėhej pikėrisht me qėllim qė tė tėrhiqte vėmendjen, tė bėnte bujė dhe, po tė pranohej nga partia, do tė vinte pėrēarja, liberalizimi edhe nė tė tjerė, nė parti, nė rini etj. Po tė mos pranohej nga partia, do tė merreshin masa ndaj Mehmet Shehut, natyrisht, jo me burgosje, por me ulje nė pėrgjegjėsi, me mėnjanim ose me pėrjashtim nga partia. Kjo mund tė bėnte bujė dhe jugosllavėt mund ta pėrdornin, sikurse u duhej, pėr qėllimet e tyre propagandistike, pėr diskreditimin e udhėheqjes sė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė e sidomos, tė Enver Hoxhės, i cili, siē kanė pėrsėritur vazhdimisht, ashtu si Stalini, apo, “po elimino” bashkėpunėtorėt e vet.
    Por planet nuk u realizuan dot ashtu siē kishte menduar Mehmet Shehu. Ndėrhyri partia menjėherė, fejesa u prish, Mehmet Shehu u kritikua nga shokėt pėr kėtė gabim tė madh politik, iu kėrkua tė bėjė autokritikė tė thellė pėr tė gjetur burimet e njė gabimi tė tillė dhe u la qė kjo tė bėhej pas Kongresit tė 8-tė Partisė. Ai kėtė se priste. U mundua tė bėjė disa gabime tė tjera: la krejt pas dore raportin e tij pėr nė Kongresin e 8-tė tė Partisė, e paraqiti kėtė vonė dhe me gabime politike flagrante, qė Byroja Politike ia hodhi poshtė. Mehmet Shehu kėrkoi tė bėnte “autokritikė” nė kongres pėr fejesėn e djalit (qėllimi i tij ishte tė shkarkonte turbullirė nė kongres), por edhe kjo iu refuzua. Nė kongres ndenji kastile si “i vrarė e fajtor”, gjė qė ra nė sy tė delegatėve e tė telespektatorėve, sa qė filluan tė pyesnin njėri-tjetrin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sami Hyseni : 04-04-2013 mė 13:31

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    E. Michael Burke
    From Wikipedia, the free encyclopedia
    Edmund Michael Burke (August 6, 1916–February 5, 1987) was a U.S. Navy Officer, O.S.S. agent, C.I.A. agent, general manager of Ringling Bros. and Barnum & Bailey Circus, CBS executive, President of the New York Yankees, the New York Knicks, New York Rangers and Madison Square Garden....

    ...C.I.A.

    When Burke's screenwriting career didn't pan out he was recruited into the C.I.A. after lunch in the Algonquin Hotel [13] serving in Rome and other parts of Europe for five years. Burke was allowed to use the cover of working for Warner Brothers whilst he was doing various scouting and liaison missions in Europe.[14] Using his experience with French Resistance groups in the War, Burke was given the mission to "Recruit a limited number of refugees, train them as agents and place them clandestinely back on their native soil. There they would seek out any incipient resistance elements that might exist" behind the Iron Curtain.[15]
    In 1949 he replaced Robert Low as the American officer in charge of setting up paramilitary and political operations in Albania.[16][17] Following Albania Burke worked on Polish anti Soviet resistance operations and tested Soviet radar capabilities by using Polish pilots.[18]
    Burke served as an intelligence and special operations adviser to John J. McCloy, the United States High Commissioner in Germany, from 1951 to 1954.[1]

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    O Sami hyseni,nuk jam une qe shtova asnje pike a presje rregjimit te enver hoxhes,te gjtha ato qe solla ishin dhe jane fakte te gjalla,porse ne ato kohe qe ndodhen u mbuluan nga nje propagande marramendese....Pastaj,per burrat si vellezerit Gervalla e te tjere secili nga ne ndjen rrespekt per ta....Porse edhe Gervallajt(qe ndjese paqin)edhe shume te tjere pote ishin gjalle nuk do te krenoheshin per te bemat e enverit,porse ishte propaganda e rtsh,se qe indoktrinonte masat si ne Shqiperi,ashtu edhe tek Shqipetaret ne ish jugosllavi.Per te tu dukur keto fjali qe solla me te qarta:
    Pothuajse e gjithe rinija kosovare(por edhe shume sish ne mal te zi e maqedoni)duartrokisnin ato kohe te enver hoxhes,porse keto duartrokitje dolen te ishin shterp,ngase ky fare enveriveq kundershtareve"hante edhe kelyshet e tij".Keto te bema te enver hoxhes populli i Shqiperise se burgosur nga partija shtet i dinte,porse nuk kishte mundesine ta permbyste nje pushtet te tille qe kontrollonte edhet te"rrahurat e zemres"te secilit qytetar.E ne anen tjter per pjeset Shqiptare jasht keti rrexhimi sundonte nje propagand e fuqishme,ku secili Shqipatar i qfare do shtrese qoft(flas shumica)ndjente krenari"per perparimet e Shqiperise".Mirepo nga fundi i keti shkrimi po shtoj edhe nje fjali:
    ...nuk eshte i varfer(intelektualisht)njeriu qe nuk i din gjerat ate dite,ate muaj,ato vjet,porse i verber dhe i vobekt mentalisht eshte aj njeri qe nuk meson kurr.

    Sepse ne do ta pranosh,shumica e asaj rinije te ateheshme kosovare etj,qe duartrokiste enver hoxhen dhe ngritej ne kemb perpara televizionit kur dilte enver hoxha,dolen te zhgenjyer me tu hapur kufinjt,e njeri nga keta jam edhe une....E ti mallko sa te duash,porse qe te fshihet brutaliteti i enver hoxhes kundrejt popullit te"tij"te pafajshem nuk fshihet...

    ...

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Me nėndetėsen “105”, notuam 22 ditė nėn ujė si sfidė ndaj kėrcėnimit sovjetik e amerikan


    Ishin vitet kur Shqipėria kishte vetėm 15 vite qė kishte dalė fituese prej luftės Nacional-Ēlirimtare anti-fashiste e anti-naziste dhe vetėm 9 vite nga shkėputja prej ish-Bashkmit Sovjektik. Ish-udhėheqėsi fuqiplotė Enver Hoxha, nė emėr tė popullit shqiptar, kishte vendosur qė Shqipėria tė bėhej dhe tė mbetej “fanar ndriēues” nė botė, besnike nė rrugėn e Marksizėm-Lenizimit. Ishte koha e pas 9 viteve, kur Shqipėria kishte realizuar me sukses betejėn e madhe me BRSS pėr nėndetėset, tė cilat ishin ankoruar nė Vlorė, si ndihmė ushtarake e sovjetikėve, por qė nė fakt, sipas shtetit shqiptar tė atyre viteve, kishin si qėllim “pushtimin” e Shqipėrisė. Nė momentin kur Bashkimi Sovjetik, luftonte tė realizonte planin e vet strategjik ushtarak dhe ekonomik, pėr ta bėrė Shqipėrinė “koloni” tė saj, Enver Hoxha kishte deklaruar publikisht nė mbledhjen e 81 partive nė Moskė, se do tė mbetej shtet i pavarur, qoftė edhe sikur “populli tė hante bar”. Nė kujtesėn e shqiptarėve, ndarja e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės, me Bashkimin Sovjetik tė Hrushovit nė vitin 1960 e mė pas, madje deri sot, ka si “ditar” betejėn e nėndetėseve e cila ka si simbol “Nėndetėsen 105”. Lidhur me ato momente tė luftės politike e ushtarake, flet Aleko Pojani, ish-komandanti i “Nėndetėses 105”. Ditari i Aleko Pojanit, sjell krejt historinė reale tė shėrbimit tė nėndetėseve shqiptare, tė cilėn do ta botojmė nė vazhdim. Nė numrin e sotėm, ish-komandanti i “Nėndetėses 105” Aleko Pojani, rrėfen pėr gazetėn “SOT”, njė nga momentet e vitit 1969, kur ekuipazhi i marinės nėnujore qėndroi 22 ditė me shėrbim e mision luftarak nė thellėsi tė detit me “Nėndetėsen 105”, duke demonstruar krenarinė dhe forcėn detare ushtarake tė shtetit shqiptar, pėrballė revizionistėve sovjetikė dhe imperialistėve amerikanė.

    - Zoti Pojani, sė bashku me ekuipazhin tuaj, ju keni qėndruar 22 ditė nėn ujė, me “nėndetėsen 105”, pėr ēfarė kohe bėhet fjalė?

    Ishte fundi i muajit qershor 1969. U njoftova nga komandanti i brigadės, Dashamir Ohri, qė nėndetėsja e parė (105) tė pėrgatitej pėr njė lundrim tė gjatė nėn ujė. Kjo ishte njė pėrvojė krejt e re e pa provuar ndonjėherė prej nesh. Rrjedhimisht e pa njohur mė parė, qė kėrkonte angazhimin pėr t’u pėrgatitur seriozisht. I vetmi lundrim i gjatė nėn ujė, nė kufijtė e autonomisė tė nėndetėses sė kėtij projekti nė brigadėn e nėndetėseve, ishte kryer nė muajin dhjetor 1959, me nėndetėsen e 4-ėrt, por me ekuipazhin rus, tė komanduar nga komandanti i saj Kozllovi, nė detin Mesdhe. Natyrisht, ky lundrim ishte njė shembull i mirė, por jo e gjithė pėrvoja e tij, mund tė merrej pėr bazė, nė pėrgatitjen e lundrimit tonė. Kjo pėr faktin, sepse ndėrsa lundrimi i kryer nga nėndetėsja e 4-ėrt ishte bėrė nė periudhėn e freskėt tė vitit dhe kur nėndetėsja ishte e re, me “moshė” vetėm 3 vjeēare. Sipas planit, lundrimi ynė do tė kryhej nga fillimi i muajit gusht, pra nė periudhėn e nxehtė tė vitit, nė njė mikroklimė krejt tjetėr, shumė mė tė vėshtirė dhe mbi tė gjitha, me njė nėndetėse 10 vjet mė tė madhe nė moshė. Gjatė periudhės dhjetėvjeēare e komandimit tė nėndetėses, kisha akumuluar jo pak pėrvojė pėr drejtimin e saj, por isha i ndėrgjegjshėm dhe e pranoja, se dijet e mija nė kėtė fushė ishin shumė tė kufizuara dhe, patjetėr lipsej tė kėrkoja me ngut materiale pėr t’u thelluar nė tė gjitha drejtimet. Mbaja mend, qė nė Akademinė Ushtarake nė Tiranė, nuk e di nė ēfarė rruge, vazhdonte tė hynte tek ne revista “Morskoj Sbornik”, qė me ē’ka kisha vėnė re vite mė parė, nė pėrmbajtjen e saj mund tė kishte edhe shkrime pėr kėto probleme. Duke shfletuar koleksionin e kėsaj reviste, munda tė gjej disa numra, tė cilat paraqisnin interes dhe trajtonin probleme pėr kėto ēėshtje, ose tė pėrafėrta. M’u dha mundėsia t’i marr ato dhe t’i pėrkushtohesha studimit tė tyre, duke nxjerrė shėnimet e nevojshme pėr probleme nga mė tė ndryshmet, qė mund tė shėrbenin gjatė organizimit dhe zhvillimit tė njė lundrimi tė tillė.

    - Si nisi dhe si eci udhėtimi me nėndetėse, cilat janė detajet e udhėtimit 22 ditor?

    Nė orėn 7.30 minuta tė datės 9 gusht 1969, filloi pėrgatitja e nėndetėses pėr lundrim. Nė orėn 8.30, nėndetėsja u shkėput nga bankina dhe kaloi nė poligonin e diferentimit, ku komanda, ’’Nėpėr vende qėndroni pėr zhytje’’, tėrhoqi vėmendjen e gjithė efektivit. Tashmė, mua mė ishte bėrė shprehi, qė sa herė dilja nė det, para zhytjes e ledhatoja atė nė urėn e komandimit, ose nė grykė-hyrjen e sipėrme tė kabinės luftarake. Kjo shprehi, nuk ishte aspak spontane, ajo kishte njė domethėnie tė rėndėsishme pėr mua. Mė kujtohej nė ēast, duhet tė ketė qenė muaji mars i vitit 1964, kur mbasi kishim pėrfunduar pėrpunimin e gjithė elementėve tė planėzuar nėn ujė, do tė dilnim nė sipėrfaqe. Nė periskop vura re, qė nė sipėrfaqe ishte njė mot i tėrbuar jashtė mase, ndikimin e tė cilit e kisha ndjerė ende pa dalė, qysh nė thellėsinė 25 metra, ku animi shkonte nė 4-5 gradė. U shtriva nė kurs veri dhe dhashė urdhėr tė bėhej gati dizeli i djathtė, pėr shfryrjen e ballastit. Sapo ishte shfryrė grupi i mesit, me hapjen e grykėhyrjes tė sipėrme, njė kollonė uji u shkarkua menjėherė nė postin qendror. U ngjita sakaq nė urėn e komandimit, i lagur nga koka tek kėmbėt dhe vala e dytė, qė e kalonte lartėsinė e urės, mė ngriti peshė nė ajėr dhe mė nxori jashtė bortit. Nuk mund ta pėrfytyroj, si arrita tė pushtoja fort me tė dy duart mbajtėsen anėsore dhe t’a shtrėngoja me dhimbje tė jashtėzakonshme, pėr tė pėrballuar atė tėrheqje masive tė valės. Fati qė edhe kėmbėt e mija ishin mbėshtetur mirė nė shkallėt jashtė bordit, dhe u bėnė faktor i rėndėsishėm, nė atė moment tė luftės pėr tė jetuar. Sapo pėrballova atė valė nė largim, u ngjita me shpejtėsi dhe vala pasardhėse mė mbuloi tashmė brenda kufizimit tė kabinės luftarake, duke u mbajtur fort tek timoni. Po afronte mesnata, qė sinjalizonte pėrfundimin e ditės sė tretė tė lundrimit, por njėkohėsisht, dhe ditėn e parė tė kalimit nė regjimin e ushqimit tė konservuar. Ishin dukur tek tuk shenjat e para tė ērregullimeve organike, vėrtetė tė vogla, por evidente pėrsa i takonte gjendjes shėndetėsore tė ekuipazhit. Do tė duheshin tė paktėn edhe 3 – 4 ditė, qė tė pėrfundonte periudha e ambientimit tė organizmit me gjendjen e re, qė diktonte lundrimi i gjatė nėnujor. Si periudha fillestare, ashtu dhe ajo e ambientimit, lidheshin ngushtė me faktorin e temperaturės, qė arrinte nė vlera minimale deri nė 40° nė lokalin e parė, tė shtatė dhe tė tretė, dhe 43°- 45° nė lokalet e tjera, ndėrsa lagėshtia e ambientit, mbi 80% nė lokalin e parė, tė tretė dhe tė shtatė. Hapėsira me temperaturė mė tė ulėt nė nėndetėse ishte kabina luftarake, ku shtresat e freskėta tė ujit tė jashtė bortit, pėrqafonin mė afėr se kudo, pjesėn e trupit kryesor. Pėrveē kėtyre faktorėve, nuk mund tė lije jashtė vėmendjes edhe sėrėn e faktorėve tė tjerė, me ndikim jo tė vogėl, si koncentrimeve tė gazrave tė dėmshėm, tė gazit karbonik, hidrogjenit, erėrave tė karburantit , bojės, djersės sė trupave tė efektivit, rrobave tė ndotura, e mbeturinave ushqimore.

    - Deri ku lundruat, me ēfarė misioni dhe nė ēfarė situatash u gjendėt?

    Lundronim ne PDNU, me kurs 30 gradė, nė afėrsi tė bregdetit italian, rreth 35-40 kabela nga bregu. Sipas llogaritjeve ne duhej tė ndodheshim diku afėr portit tė Barit dhe lundronim nė distancė tė tillė nga bregu, qė detyrimisht do tė shikonim jo vetėm njė qiell tė ndriēuar, por dhe drita tė qytetit. Rrotullova periskopin dhe e vendosa atė rreth 80 gradė nė bortin e majtė dhe kapa menjėherė dorezėn e lartėsisė, qė vetėm sa e ula pak mė poshtė, para meje u shfaqėn jo njė, apo dy, por njė mori dritash afėr dhe larg, nė det dhe nė bregdet. Drejtova periskopin drejt bashit pėr tė vrojtuar me kujdes hapėsirėn mė tė rrezikshme. Nė bortin e djathtė mė ra nė sy lundrimi i tre anijeve, qė sipas dritave tė bortit, dy prej tė cilave shkonin nė jug dhe tjetra nė veri, por nė distancė rreth 40 kabela prej nesh. Kontrollova mė gjatė sektorėt e kiēit dhe gjithė bortin e majtė. Gjatė kėtij pėrqendrimi, mė bėri shumė pėrshtypje njė dritė, diku nė kėndin kursor 150 gradė, e cila qėndronte nė mėnyrė statike, si gjithė dritat e tjera, dhe befas filloi tė zhvendosej me shpejtėsi drejt kiēit. U pėrqendrova tek lėvizja e saj, dhe vura re se me ardhjen pikėrisht drejt kiēit tonė, ajo u stabilizua si nė drejtim ashtu dhe nė forcėn e ndriēimit. Dukej sikur lėvizte po me kursin tonė dhe me shpejtėsi tė pa ndryshuar, duke u lėkundur lart poshtė. Kjo situatė qė po mė mbante tė tendosur, vazhdoi mbi 1 minutė ose ndoshta dhe pak mė shumė, pastaj drita filloi tė mekej gjithnjė e mė tepėr. Tė them tė drejtėn, nė atė moment nuk isha nė gjendje t’i jepja shpjegimin e duhur, asaj qė e pashė me vėmendje, por mė bėri shumė pėrshtypje dhe pėr njė kohė tė gjatė mė mbeti mendja atje.

    - Ēfarė menduat nė atė moment?

    M’u kujtua nėntori i vitit 1961, kur brigada e nėndetėseve tona, mori pjesė nė stėrvitjen e Armatės pėr mbrojtjen nė bregdet. Tė gjitha nėndetėset kishin zėnė rajonet e veprimeve luftarake tė caktuara pėr secilėn. Rajoni i nėndetėses sė 4-ėrt ishte nė perėndim tė rrugėve tė bardha rreth 20 milje nga bregdeti, e komanduar nga shoku ynė i grupit Beqir Gėrbi. Nė tė ishte imbarkuar edhe komandanti i brigadės Xhemal Shani, nė atė kohė. Mungesa e ndėrlidhjes edhe nė ditėn e dytė, kishte rritur sė tepėrmi shqetėsimin e grupit operativ tė komandės sė flotės, qė drejtonte veprimet nga Kanina. Pyetja e nėndetėseve tė tjera, nė se kishin dėgjuar ndonjė sinjal tė nėndetėses sė 4-rt, kishte marrė pėrgjigje negative. Rrjedhimisht, bėheshin gati listat me adresat pėrkatėse pėr lajmin e kobshėm tė 60 familjeve. Kujtoj, qė stėrvitja e Armatės zhvillohej 6 muaj mbas largimit tė rusėve, pėr mė tepėr nėndetėset ende nuk kishin pėrfunduar pėrpunimin e detyrės Nr.2, ndėrsa thellėsia e detit nė rajonin ku vepronte kjo nėndetėse ishte 840 metra. Dėrgimi nė rajon i njė gjuajtėsi detar bėri tė mundur verifikimin dhe qetėsimin e situatės. Dhe veē tė dėgjoje tregimin e kėsaj ngjarjeje, nga ish shefi i degės politike tė flotės nė atė kohė, Ziqiri Meros, qė i prekur tej mase, veē se fshinte herėpashere sytė e pėrlotur me shami nė dorė.

    Po mė tej, ēfarė ndodhi nė nėndetėse?

    Ishte situatė e vėshtirė. U shfry grupi i mesit dhe urdhėrova sinjalistin Kel Jaku, tė dilte menjėherė pas meje, pėr tė vendosur antenėn shufėr. Me hapjen e grykėhyrjes tė kabinės luftarake dhe daljen nė urėn e komandimit, ndesha nė njė cimė tė tendosur, qė nuk po e merrja vesh nga mbiu ajo. Mirė thonė, qė ēdo e keqe ka dhe tė mirėn e saj. Kėshtu ndodhi edhe me ne, patėm fatin e mirė qė ra izolacioni i antenės VAN, i cili na detyroi tė dilnim nė gjendje pozicionale, dhe tė zbulonim atė situatė sa qesharake, por edhe tepėr serioze, si vetzbuluese e vendndodhjes sonė, pa ēka se lundronim nė thellėsi 100 metra, gjoja mos diktoheshim. Lundrimi i qetė i bidonave nė sipėrfaqe, dhe vizimi i sipėrfaqes sė lėmuar tė detit nė atė periudhė vere, do tė jepnin me saktėsinė mė tė lartė kursin dhe shpejtėsinė e lėvizjes sonė tė padukshme. Mbas kėsaj ngjarjeje, u bė normė qė me ndalimin e dizelit nė sistemin e PDNU-sė, tė kontrollohej me vėmendje nė periskop, gjithė hapėsira ujore mbas kiēit. Ajo ishte e domosdoshme, sidomos gjatė lundrimit afėr bregut, por jo nė pjesėn qendrore tė detit Adriatik apo Mesdhe. Intervistoi: Pėrparim Halili
    http://www.sot.com.al/dossier/me-n%C...tik-e-amerikan

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga dielli1 Lexo Postimin
    U mbeta"borgj"shkrues've te kesaj teme,prandaj e pas te udhes qe te jap ne teresi nje permbledhje te te bemavet te ketij njeriu djall,qe sias klyshve te tij paska patur plane te sulmoj jugosllavine.Ose,per te qene me i"bute"ne te shkruar,mundohen ta ngre ne piedestal kete figure ujku qe hengri edhe kelyshet e vet.
    Nga burime te sakta:enver hoxha,ishte aj qe i printe"valles"duke eliminuar Shqipetaret te cilet nuk mendonin si aj.Burime nderkombetare kan arritur perfundimin se qe nga 1940,e deri ne perfundimin e rregjimit te partis shtet komuniste_te punes,Shqiperija pati rreth 700 mije te burgosur,te vrare dhe te interrnuar.Shifer kjo qe eshte katastrofale per nje vend me 1.2 milion banore ne vjetin 1944,kur rregjimi erdhi ne fuqi,dhe me 3.2 milion kur rregjimi ra nga fuqija.Pra,e gjithe kjo popullsi e burgosur e internuar dhe e ekzekutuar,ishin njerez qe nuk bene gje tjeter perpos qe kishin mendimin ndryshe.Shifrat flasin per 5127 meshkuj dhe per 450 femra te ekzekutuar gjat ketij rregjimi.Mandej,neper gjyqet speciale,kaluan 26780 meshkuj dhe 7367 femra.Per gjat turturave te paskrupull'ta neper burgje gjeten vdekjen 1988 meshkuj dhe 77 femra.Eshte per tu theksuar se nga(te pakt)ata qe mbijetuan vdekjen e ketyre torturave mbeten 310 persona te cileve u kishin humbur ndjenjat pergjithmone,pra ngelen te semure mendore te perjeteshem.

    Nga kampet e posaqme te interrnimit kemi rreth 48000 meshkuj dhe rreth 10793 femra,te gjithe keta ishin familjare te disidenteve politike.vlen per tu theksuar se mbi 7000 prej ture(pra ketyre qe ishin neper kampe)vdiqen ne kushte mizore....


    E more"te nderuar"po enveri nuk ishte kohe per plane te tjera,po sido qe te jete vazhdoni ju me avazin tuaj,porse kete njeri kurr nuk do ta ngrisni,dhe ne asnje menyre ky"njeri"ujk,nuk do kete vend per te mire ne historine tone...

    .
    nga vikipedia i ke marre keto te dhena?
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •