Close
Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 233
  1. #181

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Per te gjithe bashkemendimtaret e Sami Hysenit:

    Enver Hoxha gjatė njė mbledhje tė Komitetit Qendror tė datės 18 dhjetor 1946, shprehet:

    "Disa anėtarė partie duan tė filozofojnė se mos thotė populli ē'bėtė me Kosovėn. Nė rast se njė anėtar partie e ka tė qartė vijėn, e ka tė qartė edhe ēėshtjen e Kosovės. Jugosllavia ėshtė mė e avancuar se ne, interesi ynė ėshtė qė ajo tė jetė e fortė. A ėshtė nė interesin tonė tė kėrkojmė Kosovėn? ‑ Kjo nuk ėshtė progresive. Pra nė kėtė situatė, pėrkundrazi, duhet tė bėjmė ēėshtė e mundur qė kosovarėt tė vėllazėrohen nė Jugosllavi".


    "...Ju siguroj se sot gjithė populli shqiptar ėshtė ēuar nė kėmbė dhe brohoret pėr popujt e Jugosllavisė. Sot zemrat e njerėzve tė Shqipėrisė rrahin pėr ju dhe ndjenjat mė tė pastra dhe mė vėllazėrore janė pėr ju.......U ēelnikos miqėsia dhe vėllazėrimi do tė jetė i pėrjetshėm pse prej kėtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonė, pse ky vėllazėrim dhe kjo miqėsi ėshtė e ngushtė ėshtė njė nga faktorėt mė kryesorė tė vėllazėrimit tė Ballkanit dhe ėshtė njė faktor pėr mbrojtjen e paqes dhe demokracisė....(gazeta "Bashkimi" 25 qershor 1946).


    "...Nė tė kaluarėn populli shqiptar ishte ndarė nga Jugosllavia pėr shkak tė veprimtarisė sė kombinuar tė klikave tė vendit dhe tė jashtme, qė kishin qėllim tė pėrēanin dy popujt vėllezėr. Me gjithė kėtė populli shqiptar tregoi gjatė kėsaj lufte dėshirėn e fortė qė t`ia presė rrugėn kėsaj politike antipopullore. Mė nė fund populli shqiptar e gjeti rrugėn e drejtė dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetėm popullin vėlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin qė i ka dhėnė njė pėrkrahje tė fortė si gjatė luftės ashtu edhe tani nė paqe pėr ndėrtimin e njė tė ardhme mė tė mirė..." (gazeta "Bashkim" 26 qershor 1946).


    "..Dita e prekjes sonė tė madhe me Mareshallin Tito, udhėheqėsin e madh tė popujve heroikė tė Jugosllavisė dhe njėkohėsisht miku ynė shumė i madh dhe besnik, do tė mbetet e paharruar dhe njėkohėsisht njė ditė e shėnuar nė historinė e popullit tonė.....Ne popujt vėllezėr tė Jugosllavisė i kemi miq tė mėdhenj dhe nga mė tė sinqertit, dhe kėtė miqėsi do ta ruajmė si sytė e ballit, ta forcojmė dita‑ditės pse ajo ėshtė garancia shumė e madhe e mbrojtjes sė indipendencės dhe sovranitetit tė vendit tonė, ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė pėrparimit tė vendit tonė......Prandaj tė vemė tė gjitha forcat tona qė vėllazėrimi mes popullit me popujt e Jugosllavisė tė forcohet shumė e shumė pėr tė ardhmen e popullit tonė..." (gazeta "Bashkim" 3 korrik 1946).

  2. #182

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Enver Hoxha mė 2 tetor 1947 nė Vlorė: Mareshalli Tito ėshtė miqėsuar pėrjetė me popullin tonė

    "Ne jemi tė sigurtė se do ta ndėrtojmė vendin tonė me ndihmėn e Jugosllavisė mike. Unė jam pjekur me mareshallin Tito. Ay ėshtė interesuar pėr jetėn e popullit tonė, mė ka pyetur pėr vendin tuaj, pėr djemtė e krahinave tė kėtushme. Mė tha Titua: Me trego pėr Labėrinė, pse djemtė e atj populli u vranė edhe kėtu. Kjo ėshtė madhėshtia e tyre, tė cilėt nuk menduan vetėm pėr ēlirimin e vendit tė tyre, por edhe pėr vendet e tjera. Do ta ndihmojmė vendin tuaj tė rindėrtohet dha do ta mbrojmė nga armiqtė e huaj. Ne kemi njė aleacė mė Jugosllavinė. Ne nuk jemi vetėm, por jemi 16 ‑ 17 milionė, se ne jemi tė lidhur ngushtė me popujt e Jugosllavisė. Tė rrojė Titua dhe Stalini i madh
    " (gazeta "Bashkimi" 3 tetor 1947).

  3. #183

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Nė njė udhėzim qė komisari i Korpormatės sė I‑rė, Hysni Kapo u dėrgonte brigadave 3 dhe 5, mė 20 shtator 1944, ndėr tė tjera theksonte:

    "Tė popullarizohet miqėsia e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisė, tė theksohet lufta Mihajlloviē, Deva, e Mitrovica qė janė shkaktarė...tė pėrēarjeve midis popujve tė Jugosllavisė dhe atij tė Kosovės,.....tė propagandohet lufta e pėrbashkėt kundėr okupatorit dhe nevoja e bashkėpunimit dhe e miqėsisė midis popujve....Ne duhet tė jemi tė pamėshirshėm ndaj elementėve reaksionarė..".

  4. #184

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Njėri nga ish pjestarėt e Brigadės sė 5‑tė komuniste, mė vonė edhe ministėr nė qeveritė komuniste, Zenel Hamiti, nė gazetėn "Bashkimi" ka botuar nė disa numra kujtimet e tij nė lidhje me historikun e kėtij formacioni luftarak komunist nė Kosovė. Nė kujtimet e botuara mė 18 mars 1945, ai ndėr tė tjera thotė nė lidhje me luftimet e kėtij formacioni nė Kosovė:

    "Mė datėn 14 nėntor 1944, tė gjithė batalionet gjenden nė luftime rreth Prizrenit. Kjo gjendje vazhdon deri nė orėn 6.00 tė mėngjezit kur i gjithė qyteti bie nė duart tona, i paprekur mbase armikut nuk iu dha rasti tė digjte e tė plaēkiste. KUFOMA NACIONALISTĖSH kishin mbuluar rrugėn Prizren ‑ Kukės, depo materiali kapen si dhe fuqia mė e madhe luftarake vendase qė kish qenė nė shėrbim tė armikut dorėzohet....Brigadės e 5‑tė i duhej tė luftonte edhe mė ngushtė me forcat e mareshallit Tito nė tokat e Jugosllavisė, pse kėshtu e kish kryer misionin e vet".

  5. #185

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Per Marreveshjen e Mukjes, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq i shprehen ndjenjat e tyre si mė poshte:

    "Ky bashkim i forcave shqiptare ėshtė i papranueshėm. Tashmė, ne po forcohemi nga dita nė dite dhe shume shpejt do t'i sulmojmė nė mėnyrė tė pamėshirshme. Ne kurrė nuk do t'i lejojmė tė bashkohen dhe kurrė nuk do tė lidhemi me kėto qenėr. Dhe pastaj, ē'ėshtė kjo Shqiperi Etnike! Le tė pėrpiqen dhe ta bėjnė nėse ua mban."

  6. #186

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Letra e Nexhmije Xhuglinit (Hoxha) dėrguar Dushan Mugoshės:

    7 maj 1944

    I dashur shoku Dushan

    Me keqardhje tė madhe mora vesh largimin tėnd nga Shqipnija. Veēanėrisht me erdhi keq qė nuk mundėm tė takohemi para se t’ikje. Megjithė se kemi ndenjė pak kohė bashkė, e ndjej mungesėn tėnde nė mes tonė, ashti si edhe shokėt tonė mė tė afėrt.
    Sigurisht do tė kujtojsh jo vetėm kohėn qė jetove dhe bashkėpunove gjatė kėtyre dy vjetėve e ma, por sigurisht do tė marr malli dhe pėr malet dhe fushat e Shqipėris qė i lave me djersė dhe qė u pive dhallėn apo jo?
    Jo vetėm ne, por i gjithė populli shqiptar, do tė tė ketė njė mik tė dashur tė tij e sigurisht kur tė sjellė rasti tė kthehesh ndonjėherė, nė vendin tonė do tė shohėsh se me punė, do tė shpėrblejė atė qė. Sigurojmė me bindje tė plotė se do tė shtojmė, gjithnjė hovin punės, qė tė formojmė e naltėsojmė partinė tonė dhe t’i sigurojmė edhe popullit tonė pushtetin e tij.
    Vetėm kėshtu do tė shpėrbljemė dhe ndihmėn tuaj tė vlefshme.
    Dushan, thuaji shokėve tė Jugosllavisė se shokėt shqiptarė ndjekin me besim hapin e tyre dhe kėrkojnė ēmos qė tė ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj qė gjithė populli shqiptar ndjen pėr popujt e Jugosllavisė dhe pėr luftėn e tyre, njė dashuri tė madhe. Tė gjithėve tė fala shoqnore. Mos na harro. Po tė mundesh na kujto me ndonjė copė letėr. Udhė e mbarė dhe u pjekshim pėr sė shpejti nė botėn e lirė.

    Tė fala shoqnore Nexhmija

    (Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).

  7. #187

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Nė prill tė vitit 1945 u bė Masakra e Tivarit, pėr tė cilėn jo vetėm si vepėr makabre ndaj shqiptarėve tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nėn Jugosllavi nuk u ngrit zėri, por nė dhjetor tė vitit 1946, Enver Hoxha nė Byronė Politike do tė deklaronte e kėrcėnonte:

    "Disa anėtarė partie duan tė filozofojnė se mos thotė populli ē'bėtė me Kosovėn... Ne do tė ua spjegojmė, kush nuk na kupton, ne do ta luftojmė." (Procesverbal i mbledhjes sė Byrosė Politike, 15 dhjetor 1946, ish-Arkivi i KQ tė PPSh).

  8. #188

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Nė masakrėn e Devollit, shtator 1943, ku u masakruan pabesisht, u therėn me thika dhe u vranė nga komunistėt nė Ziēisht, ku kishin shkuar pėr bisedime gjashtė nacionalistė tė shquar tė Devollit: Dr. Kasimatin e prenė me thikė nė fyt duke i thėnė: “Hajt tani, fol edhe njė herė pėr Shqipėrinė tėnde.”


    Hytbi Kullėn, normalistin dhe mėsuesin e nderuar, antifashistin qė italianėt e internuan nė Ventotene, e torturoi njė shok i tij i shkollės normale, qė ideologjia komuniste e kishte bėrė kriminel. Kur po jepte shpirt nga torturat, ai i tha: “Bėj ē’tė duash, por unė kam qenė dhe po vdes si shqiptar. Kam bindjen se ti, njė ditė, do tė pendohesh dhe do tė kthehesh nė rrugė tė drejtė” ( Arkivi i Shtetit, faqe 270, d. 11, v. 1943)


    Nė masakrėn e Lushnjės, tetor 1943, M. Shehu urdhėroi pushkatimin pa gjyq tė 65 fshatarėve tė pafajshėm, pėrveē atyre qė u vranė nė luftė, vetėm se kėta nuk pranuan tė bashkoheshin me Brigadėn I. Ata qė s’i zuri mirė plumbi, i preu thika e zv/komisarit politik tė Brig. I, Dushan Mugosha. M. Shehu e ka pranuar vetė kėtė masakėr, nė njė letėr qė i drejtonte E. Hoxhės. (AQSH, F. 14 D; 31)


    Sipas dokumenteve tė Arkivit tė Shtetit, Ali Lumit, tė zėnė rob nga Brigada I, ia bėri torturat vetė Mugosha para syve tė partizanėve. Nė fillim urdhėroi partizanėt qė ta rrihnin me kopaēe druri. Pastaj e mori vetė nė dorė torturimin, ia theu nė disa vende kėmbėt dhe duart. E dhunoi nė organet gjenitale deri nė humbje tė ndjenjave. E pruri nė vete kur ia shoi cigaren nė beben e syrit dhe nisi t’ia presė lėkurėn nė kėrcin e kėmbės pėr ta fryrė, siē bėjnė me berrat, kur i rrjepin…

  9. #189

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Ne dhjetor te vitit 1947, ne nje vizite ne Bullgari, Enver Hoxha dhe Georgi Dimitrov shfaqin hapur marredheniet e tyre te bashkepunimit.

    Ja cfare shkruan gazeta "Bashkimi" e 16 dhjetorit 1947:

    "Populli shqiptar fitoi edhe per nje arsye tjeter te madhe; pse ai qe ne ditet e para te luftes patriotike u bashkua dhe u vellazerua per jete dhe per vdekje me popujt vellezer te Jugosllavise se Mareshallit Tito, te cilet ndihmuan me mish e me shpirt luften per clirimin e popullit tone. Gjaku i derdhur se bashku kunder te njejteve armiq te jashtem e te brendshem beri qe popujt tane te marrin ne duart e tyre pushtetin dhe te vendosin demokracine e vertete popullore. Rrugen e filluar se bashku me te njejtat qellime popujt tane e vazhduan me vendosmerine me te madhe. Midis Jugosllavise dhe Shqiperise u lidhen traktate miqesie dhe ndihme reciproke, kontrata ekonomike-kulturale dhe keto i siguruan perjete popullit tone lirine, indipendencen, integritetin e vendit dhe demokracine, i dhane mundesi te zhvillohet dhe te perparoje vendi ne te gjitha fushat e aktivitetit. Marredhenie te tilla ekonomike si koordinimi i planeve tona ekonomike, zhdukja e kufijve doganore dhe e doganave, parifikimi i monedhave, tani jane nje realitet ne mes te dy vendeve tona. Me popullin punetor dhe liridashes bullgar, populli yne ka vendosur te lidhet dhe te bashkepunoje ngushtesisht, te rroje i vellazeruar dhe i bashkuar sikunder ai po ben me popuj vellezer te Jugosllavise se Mareshallit Tito. Populli yne nuk eshte nje popull sllav, por ai eshte i lidhur si mishi me thonjte me popujt sllave. Imperialistet skllaveronjes, fashistet dhe shovinistet e vendit tone u perpoqen te na armiqesojne, por ata deshtuan ne vepren e tyre. Popujt tane, jugosllav, bullgar dhe shqiptar, duke luftuar hapen rrugen e vellazerimit dhe te bashkimit, rrugen e shpetimit dhe te mireqenies qe ne sot po e ndertojme se bashku me gjithe fuqite tona. Ballkani nuk do te jete me nje fuci baruti, - ka thene kryetari juaj, shoku Dimitrov, pse popujt tane nuk do te lejojne kurre qe imperialistet dhe sherbetoret e tyre, si monarkofashistet greke dhe te tjere, te kercenojne integritetin dhe sovranitetin e vendeve tona. Popujt tane do te ruajne si syte e ballit te gjitha fitoret qe u kushtuan gjak dhe sakrifica, ata do ta ruajne, do ta forcojne dhe do ta zhvillojne vellazerimin dhe bashkimin ne mes tyre. Te tilla marredhenie, sic ekzistojne ne mes te dy popujve tane dhe popujve te Jugosllavise se re, perbejne nje faktor te rendesishem per forcimin e demokracive tona popullore dhe per forcimin e paqes se vertete ne Ballkan."

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Dydrinas, tani na e ke bere 8 me 2 si thonė, nuk ka fjalė, te lumtė !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •