
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Une nuk dua te shpekuloj se cilat kane qene "deshirat e verteta" te Enver Hoxhes...
Vetem nese do ta kisha njohur Enver Hoxhen personalisht, jo vetem nga takime zyrtare apo te rastit, por ne jeten e tij private, do te isha deri diku kompetent per te shpekuluar lidhur me deshirat dhe qellimet e verteta te E. Hoxhes per cfardo ceshtje te rendesishme kombetare.
Deklaratat e tij te rendomta ne rolin e tij publik si politikan, diktator, udheheqes i partise ne pushtet, baba i kombit... - secili mund ta trajtoje sipas deshires, bindjes dhe interesave te veta personale, politike dhe ideologjike- nuk jane aspak te mjaftueshme per konkluzione te sakta dhe perfundimtare, sidomos nese kemi parasyesh natyren e pushtetit te tij dhe parimet themelore te funksionimit te sistemeve te tilla ose diktaturave totalitare. Cdo diktature totalitare, ketu nuk ben perjashtim as diktatura e E. Hoxhes dhe e Partise Komuniste te Shqiperise, pushtetin e arsyeton dhe legjitimon ne radhe te pare dhe pothuajse ekskluzivisht me rreziqe te jashtezakonshme te shtetit/kombit nga jashte, brenda ose nga te gjitha anet njekohesisht, te cilat duhet dhe mund te shmangeshin vetem nga diktatori ose diktatura ne pushtet.
I gjithe arsyetimi dhe legjitimimi parimisht ngrihet dhe bie kryesisht me prezencen permanente te rreziqeve te shtetit/kombit dhe krizave. Per te cilat natyrisht pergjegjes jane armiqte e jashtem dhe te brendshem, te cilet, bazuar ne propaganden "e zbukuruar" me gjuhen e zakonshme patetike te ngjashme ne shumicen e diktaturave, jane vazhdimisht (dite e nate) ne "planifikim" te sulmit ose pak para sulmit kunder shtetit dhe kombit. Prandaj, edhe "planifikimi" i kundersulmit ndaj sulmit te pashmangshem te armikut, i cili sipas propagandes se diktatorit dhe diktatures praktikisht eshte vetem ceshtje e kohes dhe momentit te pakujdesise se mjaftueshme te strukturave kompetente te pushtetit dhe te gjithe pjesetareve te shtetit ne pergjithesi, nuk eshte dicka e pazakoshme por pjese perberese e sistemit ose lojes politike per te legjitimuar kohe pas kohe veprime, vendime, ndryshime te caktuara qe ne radhe te pare sherbejne per stabilizim dhe sigurim te metutjeshem te pushtetit.
Ne nje atmosfere dhe ambient, sic ka mbreteruar ne ate kohe ne Ballkan, ne Europe dhe ne gjithe boten (Lufta e ftohte etj.) me siguri se ka qene shume me e lehte te bindesh nje numer te mjaftueshem te njerezve per rreziqe permanente per sulme armiqesore nga fqinjet apo fuqite rajonale dhe boterore. Edhe pse kjo nuk ka qene arsya e vetme. Sepse njerezit, shume njerez edhe ne ate kohe e kane dite se shume nga rreziqet e propaganduara per cdo dite nga radiotelevizioni dhe shtypi ne duar te pushtetit kane qene kryesisht produkt i fantazise se perpiluesve te propagandes perkatese dhe atyre qe i kane urdheruar. Pa mohuar faktin se kohe pas kohe ka pase rreziqe, ne radhe te pare per vete pushtetin diktatorial dhe diktaturen. Sepse me kufijt e Shqiperise aktuale, pavaresisht disa konflikteve dhe proagandave nderfqinjesore qe ekzistojne edhe sot, kane qene mjaft te sigurte dhe te pranuar nga te gjithe.
Per te mos e zgjatur shume, sipas mendimit tim, planifikimi i sulmit kunder Jugosllavise, pavaresisht dokumentave qe ekzistojne apo jo, nuk mund te konsiderohet me shume se produkt i pritshem dhe i qellimshem ( i vete-shkaktuar) i propagandes se nevojshme te diktatures per legjitimim te sistemit dhe pushtetit...
Krijoni Kontakt