Close
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 233 prej 233
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Po ku jeni more hejjjjjjjjjjjjjjjjjj???!!!.....Nuk duken fare,te kam thene Brari se do ikin nje nga nje,heheh.

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Tri motrat Hoxha: E kishim kushėri Enverin, por na internoi 30 vjet
    100


    Lajmi i Fundit, Une Gruajae Dielė, 14 Prill, 2013 | 10:45 am


    Tri motrat Hoxha rrėfejnė pėr “Panorama”

    Edhe sot, qė ėshtė mė e moshuara ndėr tri motra, Handan Hoxha, tenistja e parė femėr nė Shqipėri, vazhdon tė jetė nė qendėr tė tė gjitha lėvizjeve nė shtėpi. Sado qė i ka kaluar 85 vite jetė, ka mbetur mė e shkathėta. Ėshtė ajo qė ngrihet e para nėse duhet mbyllur njė derė, nėse duhen sajdisur miqtė me qerasje, nėse duhet gjetur ndonjė foto e vjetėr nėpėr sėndukėt e vegjėlisė… ėshtė mė elegantja. 15 vitet qė ėshtė marrė me sport, kanė lėnė ende shenja nė fizikun e saj.

    Motra mė e madhe, Suzana, ndryshe Suzi, siē e thėrrasin tė gjithė, ka qenė dikur mėsuese e teorisė sė solfezhit nė Liceun Artistik. Mė e vogla, Nermini, ėshtė marrė gjithnjė me gjuhėt e huaja. Ende sot qė ėshtė nė prag tė tė 80-ave, vazhdon tė ketė 2 nxėnės, tė cilėve u mėson anglishten.

    Tė tria motrat, dikur, aq vite larg sa e kanė tė zorshme ta kujtojnė, jetonin tė lumtura nė shtėpinė e tyre tė madhe fare pranė Liceut Artistik. Mėsonin gjuhė tė huaja me mėsues privat, merrnin mėsime sporti, kalonin pushimet nė njė nga 4 vilat e vetme nė plazhin e Durrėsit, derisa gjithēka u ndėrpre me thikė. Ēifligjet e trashėguara nga i gjyshi e patėn kohėn e artė pėr shumė pak kohė. Diktatura do t’u rrėmbente gjithēka, shtėpi e ēifligje, sado qė, siē mund tė hamendet nga mbiemri i tyre, Hoxha, ishin tė afėrmet e ish-diktatorit. Me shtėpitė pėrballė nė Gjirokastėr, prejardhjen e pėrbashkėt, e me hyrjedalje familjare, prej tij morėn pajėn e vetme qė tė tria patėn nė jetė, 30 vite e 6 muaj internim.

    Asnjėra prej tyre nuk u martua kurrė. Jetojnė prej 23 vitesh, qė kur u kthyen nga fshati Savėr i Lushnjės, nė apartamentin e pallatit qė u ndėrtua nė tokėn e vilės sė tyre tė dikurshme, qė babai kishte ndėrtuar. Fuqitė i kanė tė pakta, dėshirėn pėr t’u rikthyer nė kohėt e liga, po ashtu. Megjithatė, pas shumė kėmbėnguljesh, pranojnė tė flasin, duke thėnė vazhdimisht qė “kemi nevojė pėr qetėsi, nuk duam intervista”.

    Sidoqoftė, rikthehen edhe njė herė nė ato vite qė tashmė u shfaqen mjegullt, sepse datojnė qė nė kohėn e Zogut…, kur jeta e tyre ishte e ndritur. Pyetjeve u pėrgjigjet kryesisht mė e madhja, Suzi. Nė rast se nuk e ka dėgjuar mirė, Nermini ndėrhyn t’ia pėrsėrisė edhe njė herė. Ndėrsa Handani rri thuajse pa folur nė kolltukun e saj tė rehatshėm. Gjallėrohet vetėm kur fjala shkon te sporti, kryesisht tenisi, dashuria e saj e parė dhe e vetme.

    “Ē’bėmė” ishte ajo e tė parėve tuaj qė ju dėnoi pėr 30 vite?

    Ishin 30 vite e 6 muaj (ndėrhyjnė tė saktėsojnė tė tria thuajse njė zėri). Ishte fundi i vitit ’59, kur erdhi kamioni me policė nė shtėpi e na ngarkoi pėr tė na transferuar nė Savėr tė Lushnjės.

    Nga ju erdhi persekutimi, nga babai, gjyshi…

    Nė fakt, historia nis qė nga gjyshi, sado qė arsyeja e fundit ishte prej vėllait. Gjyshi ynė kishte mbaruar shkollėn e lartė pėr jurist nė Turqi, vinte nga familje e pasur dhe shkolloi edhe babain nė Janinė nė shkollėn “Zosimea”. Prej kėsaj, por edhe prej librave qė fshehtas siguronte gjyshi, babai ka qenė ndėr mėsuesit e parė nė Gjirokastėr. Ishdiktatori e pėrmend edhe nė kujtimet e tij, qė mėsimet e para i ka marrė prej babait: “Mėsues tė parė kishim njėfarė Vehip Hoxha, qė ishte djali i Asaf efendiut, kadi, njeri i mėsuar shumė. Ata rrinin afėr shtėpisė sonė, ishim edhe nga njė soj. Se ku e kishte mėsuar shqipen zoti Vehip, nuk e di, por sigurisht nga abetaret e Stambollit dhe vjedhurazi. Nė atė kohė zoti Vehip ishte djalė i shkathėt, me iniciativė dhe ēapėrxhi. Kishte dėshirė tė madhe tė na mėsonte”, siē shkruan fjalė pėr fjalė. Mandej, babai u zhvendos nė Korēė ku punoi si drejtor banke gjatė viteve ’30, mė pas erdhi nė Tiranė si nėpunės i lartė nė Bankėn Kombėtare, ku ishte pėrgjegjės i Thesarit.

    Nga ē’shkruhet e nga ē’thoni ju, pasuria ka qenė “dėmi” i parė…

    Po, por nuk u shfaq menjėherė. Jetuam pėr pak vite mirė, ashtu siē ishim mėsuar gjithnjė. Mėsonim gjuhė tė huaja me mėsues privatė, shkonim gjithnjė pėr pushime, luanim sport. Handani ka qenė shumė e mirė nė tenis, e para femėr shqiptare qė e ka ushtruar kėtė sport, stėrvitej mė Sali Nallbanin. Vetėm atė ėndėrr kishte, qė tė bėhej tenistja mė e mirė dhe tė pėrfaqėsonte vendin e saj nėpėr gara ndėrkombėtare. Por, pėrveē kėsaj, luante edhe basketboll, volejboll, ping-pong. Aq sa vėllai ynė sajoi njė fushė tė vogėl ping-pongu qė e vumė nė oborrin e shtėpisė.

    A nuk ishte shumė pėr kohėn gjithė kjo liri qė ju jepte babai?

    Kuptoni qė njerėzit pėrreth babait ishin tė gjithė aristokratė, edhe ata qė luanin tenis po ashtu. Tenisi ende edhe sot konsiderohet si sporti i shtresave tė larta, jo tė gjithė e luajnė. Asgjė s’i pengon nė kėto kohėra, por fakti qė nuk e bėjnė, do tė thotė diēka. Tė gjithė kanė luajtur qoftė edhe njė herė basketboll apo volejboll, tenis jo. Duke qenė tė rrethuar gjithnjė nga njerėz tė tillė, nuk ndihej se bėnim ndonjė tė “pabėrė”. Natyrisht qė mund tė kishte ndonjė rast qė i ēonte fjalė babait se ē’ishin gjithė kėto lukse qė po na mėsonte, por ai ishte krejt indiferent. Babai ynė ishte “modernisimo” {(nga italishtja, shumė modern) nxiton tė shtojė Handani, meqenėse biseda ishte fokusuar te sporti, e vetmja pikė ku indiferentizmi i saj, tashmė edhe prej moshės, ngacmohej}.

    (Intervisten e plote marre nga Ani Jaupaj e lexoni sot ne siplementin ‘Une Gruaja’, falas bashke me gazeten Panorama)


    100




    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

    2 Komente per “Tri motrat Hoxha: E kishim kushėri Enverin, por na internoi 30 vjet”


    Toni
    14 Prill, 2013 - 11:20



    Ja shembulli me kuptimplote i egersise se regjimit komunist! Enveri ka denuar pa asnje faj edhe kushurirat e veta!

    Pėrgjigjjuni



    agimi
    14 Prill, 2013 - 12:52



    Ai si shpirt keq qe ishte,nuk donte te shihte nje me te mire se vetja,prandaj o burg o vrasje!!

    Pėrgjigjjuni
    panorama

    ..

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Kristofor Martiro: Beqirin e ekzekutuan menjėherė pas vendimit tė dhėnė nė ambientet e 313-ės

    Nga: FATOS VELIU


    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Zoti Martiro. Nga bisedat e gjata qė ju kishit mundėsinė tė bėnit me Beqir Ballukun nė ato 11 muaj tė hetuesisė sė tij para se tė merrej vendimi i dėnimit me vdekje, ju ka folur pėr miqtė e tij mė tė afėrt tė nomenklaturės sė lartė tė asaj kohe?
    Gjatė bisedave tė lira me Beqir Ballukun, ai tregonte dhe pėr marrėdhėniet e tij me kuadrot udhėheqėse gjatė luftės dhe mbas luftės. Thoshte se kishte pasur marrėdhėnie tė mira, pra marrėdhėnie shoqėrore nė punė e jashtė punės me tė gjithė udhėheqėsit e partisė dhe qeverisė.
    Ju ka folur pėr ndonjė pakėnaqėsi apo respekt tė veēantė ndaj kolegėve apo miqve tė udhėheqjes sė lartė tė asaj kohe?
    Nuk shprehu ndonjė pakėnaqėsi pėr njeri. Me respekt fliste pėr udhėheqėsin e partisė, pėr shokėt e luftės, sidomos pėr Gogo Nushin.
    Pėr udhėheqėsin?
    Po, po. Ju fola dhe nga numri i kaluar, se ruante respekt pėr tė sido qė po i shkonin punėt.
    Tė paktėn tani qė e dinte se po shkonte drejt vdekjes, nuk ju pėrmendte ndonjė merak, kur mund t'i ishte bėrė borxh nga njėri apo tjetri shok i tij?
    Ore, po Beqiri ishte njeri babaxhan. Ishte natyrė korrekte dhe i drejtpėrdrejtė. Nuk ishte tip meskin dhe natyrė e ashpėr. Sė shumti ai thoshte se "pėr tė metat nė punė edhe unė jam kritikuar nga udhėheqja e partisė, ndonjėherė edhe ashpėr, por kur tė kritikojnė, tė vjen edhe thartė, megjithėse e di mirė qė ata nuk kanė gjė personale.
    Pra s'kishte qejfmbetje?
    Jo. Nga kėto kritika atij nuk i kishte mbetur qejfi, se siē thoshte, i ishin bėrė pėr tė mirėn e punės.
    Zoti Martiro, unė ju kėrkova diēka tė veēantė nė kėtė aludim tė tijin nė lidhje me respektin apo qejfmbetjet ndaj shokėve?
    Vetėm njė herė i kishte mbetur hatri. Pra siē mė thoshte, pėr atė rast ai ishte prekur nė sedėr nga kritikat qė i ishin bėrė.
    Rasti?
    Sipas tij, kur kishte qenė komandant i Divizionit nė Korēė, i kishte shkuar pėr kontroll njė ekip nga Ministria e Mbrojtjes me nė krye Mehmet Shehun, ish-Shef i Shtatmadhorisė. Ekipi i kishte gjetur tė meta e dobėsi dhe Mehmeti e kishte kritikuar nė sy tė vartėsve tė tij. Kjo nuk i kishte pėlqyer Beqirit, pra nuk i kishte ardhur mirė. "Ishim tė rinj atėherė, - tha Beqiri, - me sedėr. Pas Plenumit VIII tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, Mehmeti u shkarkua dhe nė atė detyrė u emėrova unė, por atij nuk kishte pse t'i ngelte qejfi, pasi emėrimin e bėn tjetėrkush. Pas Kongresit tė Parė, ku Mehmeti u rehabilitua, marrėdhėniet tona ishin tė mira", - e mbylli deklaratėn Beqiri. Sipas tij, Mehmeti, kur nuk ishte nė humor e thėrriste tė bėnin edhe ndonjė shaka sė bashku.
    Ėshtė folur shumė se ai ka folur gjatė hetimit edhe pėr Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Madje, sa mbaj mend unė, qarkullonte njė thashethemnajė e tillė qė thoshte se Beqiri kur u dėnua kishte thėnė se, "juve keni kokėn brenda nė udhėheqje, por ne jemi vetėm kėmbėt e grupit agjenturor". Ēfarė tė vėrtete ka nė kėtė thashethem?
    E di mirė dhe e kam dėgjuar me veshėt e mi sa ėshtė aluduar e folur, madje dhe ėshtė shkruar nė ndonjė tė pėrditshme se gjoja Beqir Balluku gjatė procesit tė tij hetimor ka deponuar se nė krye tė veprimtarisė armiqėsore e "komplotuese" tė ushtarakėve ishte Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
    Pra s'ka asgjė tė vėrtetė nė kėtė thashethemnajė?
    E kam thėnė dhe e them me pėrgjegjėsi e bindje tė plotė, se nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė Beqir Balluku gjatė procesit hetimor tė ketė deponuar njė gjė tė tillė. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr, njė trillim i pacipė. Unė kam qenė hetues i tij gjatė gjithė procesit hetimor dhe ekzistojnė procesverbalet e hetimit. Ato nuk janė manipuluar siē aludojnė disa. I gjithė procesi i tij ėshtė incizuar dhe asgjė nuk ėshtė fshehur. Nuk ka pasur asnjė dokument, asnjė deponim, asnjė tė dhėnė qė tė bėhet fjalė pėr diēka tė tillė. Ky trillim ėshtė bėrė me qėllim pėr tė dezinformuar opinionin publik, e pėr tė pėrligjur atė qė shkruhet nė skenarin e Enver Hoxhės titulluar "Panorama Sinoptike".
    Si vijoi mbyllja e hetimit ndaj Beqirit vetė dhe ndaj gjithė ushtarakėve tė arrestuar?
    Si kaluan plot 11 muaj proces hetimor, na u dhanė porositė pėr tė nxituar pėr mbylljen e dosjeve hetimore qė t'i kalonin gjykatės. Kjo me sa kuptova dhe mėsova ishte pėr sytė e tė huajve, se si duket ishte bėrė zhurmė nė lidhje me arrestimin e gjeneralėve. Pra u arrestuan, por ēfarė doli prej tyre? Nuk qenkan tė vėrteta ato qė janė thėnė etj. Pra pas kėsaj historie, u vendos tė mbyllej procesi.
    Si ndodhi dhe kush jua tha konkretisht?
    Nga fundi i procesit hetimor, pra siē ju thashė, qė kur gati kishin pėrfunduar hetimet me tė pandehurit Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako dhe Rrahman Parllaku, nė njė mbledhje me hetuesit e tjerė nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu, ku pėrveē grupit hetimor dhe atij operativ, mori pjesė dhe kryetari i Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela, i cili do tė gjykonte kėta tė pandehur.
    Ēfarė porosie ju dha ministri i Brendshėm nė kėtė takim specifik?
    Ministri Kadri Hazbiu dha porosi qė tė shkohej drejt mbylljes sė hetimit, pasi kjo ishte porosia e udhėheqėsit tė partisė.
    Historinė e kėtyre tė huajve qė e cituam mė lart, jua pėrmendi vetė Kadri Hazbiu?
    Ai theksoi se, edhe shumė tė huaj interesoheshin e pyesnin pėrse nuk po dilnin nė gjyq ushtarakėt.
    Pas kėsaj, ju i mbyllėt hetimet?
    Duke zbatuar kėto udhėzime, sipas planit pėrfunduan hetimet, u bė ballafaqimi me tė pandehurit.
    Ēfarė ballafaqimi, a s'ishit nė ballafaqim pėr 11 muaj me radhė?
    Tani qė mbyllej procesi, tė pandehurit u njohėn me dosjet hetimore ku ishin deponimet e tyre gjatė hetuesisė e provat materiale.
    Pse, si ishte kjo procedurė?
    Kjo bėhej se, sipas rregullit, i jepej tė pandehurit i gjithė materiali pėr ta parė, dhe qė andej dosja do tė shkonte nė gjyq. I pandehuri e shikon tė tėrėn, ēfarė vėrejtjesh ka, ē'nuk ka, bėn shėnimet e tij dhe firmosjen dhe pastaj ajo mbyllet pėr t'i kaluar prokurorisė pėr tė pėrfunduar nė gjykatė.
    Prej kėtij momenti qė mbyllet dosja, hetuesi s'ka mė punė me tė pandehurin ta takojė apo mos ta takojė.
    Jemi nė kėtė moment, qė ju i dhatė dosjen Beqir Ballukut. Pra ky ishte takimi i fundit mes jush?
    Pikėrisht ky ishte takimi i fundit. Takimi zyrtar dhe konfidencial do tė thosha, pasi do ta shikoja dhe nė ambientin e gjyqit special.
    Juve, e mendonit se ky do tė ishte takimi i fundit i jetės me tė? Pra e mendonit se do ekzekutohej?
    Atė gjė njė Zot e di se si do shkonte.
    E mendonit gjithsesi?
    Po pėr t'u menduar mendoheshin tė tėra. Unė e takova, i thashė duke i zgjatur materialin, qė, "i mora kėto qė kemi shėnuar tėrė kėto muaj bashkė".
    Reagoi?
    E pa, e lexoi tė tėrin me vėmendje, ndėrkohė qė unė i thashė: "Nė qoftė se ke vėrejtje, ēfarė ke e ēfarė nuk ke ndonjė problem, a janė shkruar drejt ato thėnie tė tuat, mos ka ndonjė shtim apo tjetėrsim". Pra kėto mbaj mend qė i thashė, teksa ai lexonte me vėmendje pėr tė firmosur ato ēka kishte deponuar.
    Po?
    E lexoi tė gjithin me durim tė plotė, madje duke ndenjur nė vetmi.
    - Ke ndonjė gjė? - i thashė.
    - Jo, s'kam asgjė, - mė tha. - Asnjė germė hetuesi im s'ka futur tepėr, - mė tha.
    Ta tha ty kėtė fakt?
    Po, mua.
    Me kė ishit kur ta tha?
    Kėtė nė atė moment ma tha mua, por e tha edhe nė gjyq.
    Kuptova. Domethėnė qė jeni duke thėnė qė nuk keni abuzuar fare me procesverbalin, me torturėn, me… ?
    Ēfarė flet? Kurrė.
    Po provokacione ndaj Beqirit, keni bėrė?
    Kurrė, jo!
    As me atė, as me ndokėnd qė keni pasur herė tjetėr tė pandehur?
    As me atė, as me askėnd tjetėr. Kristofor Martiro nuk ka pėrdorur njė shuplakė kundėr njeriu. Le tė dalė njė njeri, gjatė gjithė jetės sime dhe tė dėshmojė po deshi tė kundėrtėn. Ta them unė qė s'ėshtė askush. Unė nė punėn time kam pasur edukatė te veēantė. Pastaj unė do jua kujtoja dhe njė herė, se pėr hetimin e Beqir Ballukut apo Kiēo Ngjelės unė jam komanduar, se detyra ime profesionale nuk ka qenė ajo e hetuesit. Jua kam shpjeguar kėtė gjė nė intervistat e para.
    Pra, gjatė gjithė periudhės qė ju keni qenė hetues nuk keni pėrdorur asnjėherė torturėn, asnjėherė si tė thuash, pabesitė qė mund tė akuzohen lloj-lloj hetuesish? Pra duhet tė m'i theksoni.
    Dėgjo. E para e punės njėherė, dhunė fizike dhe dhunė psikike kurrė nuk kam pėrdorur, sepse dhuna tė ēon nė qorrsokak. Nuk mund ta zbulosh veprimtarinė, le tė themi kundėr ligjit, nė qoftė se pėrdor kėtė dhunė. E para se ai, ē'kėrkon, ta thotė. E dyta, merr nė qafė njerėz tė tjerė qė mund tė deponohen nga frika. E kupton?
    Ju ishit koshientė...?
    Ishim tepėr koshientė. Pastaj e treta, nuk mund tė pėrdorje dhunė ndaj kėtyre. Ndaj kėtyre kuadrove.
    As shtesa, as pakėsime, as mashtrime, as...? Sepse akuzohet shumė hetuesia e djeshme, prandaj jam duke ju pyetur.
    Absolutisht! Le tė merret procesi njė pėr njė; nė qoftė se ka njė abuzim nė kėtė drejtim, atėherė ke tė drejtė tė flasėsh ndryshe.
    Beqir Balluku ishte njeri i tillė qė, nuk ishte nga ata qė kėrkonte tė futeshin njerėz nė burg e tė merreshin edhe tė tjerė nėpėr kėmbė. Ai u merrte me veten, por pėr tė tjerėt jo. Dhe e them kėtė me bindje tė plotė.
    Kuptova. Vajti nė gjyq problemi. Pas sa kohėsh u bė gjyqi?
    S'mė kujtohet tani tė them tė drejtėn, vajti ca ditė.
    Takimi i fundit. U pėrqafuat kur u larguat, apo thjesht si i pandehuri me hetuesin, apo nuk tė lejohej?
    Patjetėr. Ai firmosi tė gjithė materialin si e lexoi dhe si pa qė ishte shėnuar korrekt, dhe pas kėsaj u pėrshėndeta me tė duke i dhėnė dorėn. Pastaj, u pamė pas disa ditėsh nė gjyq. Mbas pėrfundimit tė hetimit dhe dėrgimit tė dosjeve nė gjykatė pėr gjykimin e tyre, hetuesit nuk kishin punė me tė pandehurit, nuk mund t'i takonin ata. Ky ishte rregull procedural.
    Ku u bė gjyqi ndaj Ballukut dhe ushtarakėve tė tjerė tė lartė tė asaj kohe? Pra, nė ēfarė ambientesh?
    Gjyqi ndaj kėtyre tė pandehurve u zhvillua nė ambientet e Burgut 313. Sigurisht, ishte me dyer tė mbyllura dhe vazhdoi disa ditė. Nisi nė fillim tė nėntorit tė '75-ės, aty nga data 1 nėntor 1975 nė s'gaboj.
    Kontaktonit gjatė ditėve qė zhvillohej procesi gjyqėsor?
    Kur ishim nė gjyq, mbas ēdo seance mė thėrriste, se i jepja ndonjė cigare. Mė shumė mė donte pranė pėr njė farė kurajoje, apo tip ngushėllimi si tė thuash.
    Pra ti ishte si njė pikė ku mund tė shkėmbente disa fjalė lehtėsuese, ta konsiderojmė?
    Po, kėrkonte njė mbėshtetje, se ke parasysh, njė gjyq me dyer tė mbyllura brenda ambienteve tė Burgut 313 ku s'kishte askėnd nga familja pranė. Madje dhe kur e pyeti kryetari i trupit gjykues, qė ishte Arianit Ēela,
    -A je keqtrajtuar?
    - Jo, - i tha Beqiri.
    - A je dakord me kėto deponime? A janė tė tuat kėto qė ke thėnė? - e pyeti ai mė tej.
    - Asnjė germė tepėr nuk ka futur hetuesi im, - ia ktheu ai.
    Me kėto qė tė them, nuk ėshtė se po vetėmburrem, por e ke mundėsinė t'i mėsosh dhe t'i lexosh, se janė tė shėnuara nė procesverbal siē po t'i them.
    Kur iu dha dėnimi me vdekje, aty ishit ju?
    Aty isha, pastaj ika se ishte situatė e vėshtirė. Nuk ėshtė e thjeshtė tė dėgjosh pėr ekzekutimin e atij me tė cilin ke krijuar gjithė atė konfidencė.
    Nė atė ēast ikėt?
    Qė kur thanė ata "Dėnim me vdekje", unė ika.
    Reagimi i fundit i tij kur iu tha shprehja e tmerrshme "vdekje me pushkatim"?
    Kėshtu ishte: Kur iu dha vendimi i gjykatės "Dėnim me vdekje", unė ika pastaj, s'pashė mė tutje ēfarė u bė. Tė thashė qė personalisht kisha pasur dhe njėfarė shprese pėr rezervimin e dėnimit ekstrem. Thosha qė ishalla ndoshta dhe falet.
    Ēfarė ore ishte kur u dha vendimi apo mė mirė tė themi, paradite apo pasdite?
    Tė gjitha ditėt gjyqi zhvillohej paradite. Edhe atė ditė ashtu ishte, vendimi u dha aty nga dreka.
    Cilat ishin vendimet?
    Gjykata i dėnoi Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Ēakon me vdekje me pushkatim, ndėrsa Rrahman Parllakun me 25 vjet heqje lirie. Rrahmanin nė fakt e kapnin tri nene, me nga 25 vjet burg secili, por meqenėse Kushtetuta e kishte deri nė 25 vjet, i ngeli 25 vjet burg.
    Kur mendoni se janė pushkatuar ata?
    Atė ditė qė u dha vendimi, menjėherė. Pas vendimit, nuk lėvizėn nga vendi ku u zhvillua gjyqi, duke vijuar me procedurėn e bėrjes sė kėrkesės nė Presidium pėr falje jete. Pra ishte njė procedurė qė duhej konsumuar para se tė kryhej ekzekutimi i vendimit. Nuk ka vonuar dhe shkuan kėrkesat dhe erdhi pėrgjigja pėr mosfalje. Kėshtu qė ata nuk u dėrguan mė nė qeli pas dhėnies sė vendimit, por janė ēuar pėr ekzekutim.
    Po ku i mbajtėn derisa iu dhanė pėrgjigjen?
    Nė dhomėn e gjykatės.
    Erdhi pėrgjigjja pėr mosfalje dhe i morėn pėr pushkatim direkt?
    I morėn pėr pushkatim; unė tė thashė, u ngarkua skuadra e ekzekutimit, i morėn nė makinė dhe ikėn. Unė kam ikur, kam qarė nė shtėpi.
    Pėr ekzekutim?
    Po. Vajti kėrkesa e kėtyre, formale, dhe u kthye brenda orės thanė.
    Ishin nė linjė tė gjitha gjėrat?
    Ishin tė tėra nė linjė.
    Mos ishte edhe pėrgjigjja pėr mosfalje gati aty?
    Atje vanė…. Janė tė dhimbshme, situata tė dhimbshme. (shfryn i ngarkuar psikologjikisht, shėnimi im F.V.)
    Keni qarė?
    Kam qarė. Ta them me sinqeritet, kam qarė nė shtėpi. Kam qarė dhe s'kam qenė as nė terezi. Ime shoqe qė ka vdekur, e dinte mirė atė situatė.
    Nuk dinit as vendin ku do ekzekutoheshin?
    Jo. Ikėm ne hetuesit. S'kishim mė asnjė mundėsi. Tashmė i mori skuadra e pushkatimit.
    Pra si konkluzion, ēfarė nxirrni juve si hetues nga ai ekzekutim i tyre?
    Gjykimi dhe dėnimi i ushtarakėve tė lartė, Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos dhe Rrahman Parllakut, u bė vetėm mbi bazėn e akuzave tė materialeve tė partisė, Byrosė Politike, Plenumeve tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe fjalimeve e raporteve tė Enver Hoxhės.
    Pra juve si hetuesi keni qenė vetėm aktorė dhe jo hetues do tė thoni?
    E vėrteta ėshtė se hetuesia dhe gjykimi ishin vetėm akte formale pėr t'i ligjėruar kėto akuza. Gjithshka ishte pėrgatitur nga lart, pra nga udhėheqja qendrore e Partisė.
    Pra s'ka pasur veprimtari armiqėsore?
    Asnjė element tė veprimit tė qėllimshėm armiqėsor nuk ėshtė konstatuar.
    Dhe opinioni nuk e ka besuar njė akuzė tė tillė nė atė kohė, pavarėsisht se ajo jepej nga Enver Hoxha, apo jo?
    Nė pėrgjithėsi, opinioni publik nuk ka besuar nė ekzistencėn e veprimtarisė armiqėsore tė ushtarakėve kundėr pushtetit popullor. Po nė kėto prononcime, ka dhe nga ata qė duan tė pėrligjin ekzistencėn e veprimtarisė armiqėsore, "komplotuese" e "puēiste" tė kėtyre ushtarakėve, kundėr udhėheqjes sė partisė dhe pushtetit popullor, duke dhėnė edhe disa tė ashtuquajtura prova dhe fakte, tė nxjerra gjoja nga dosjet agjenturore hetimore tė Beqir Ballukut, qė shtrembėrojnė me qėllim tė vėrtetėn, duke pėrligjur kėshtu masat e marra ndaj tyre. Tė pėrligjin gėnjeshtrėn se Beqir Balluku ka qenė njė komplotist, njė agjent, se gjoja ėshtė provuar qė ai ėshtė takuar me agjenturėn e huaj gjatė qėndrimit apo udhėtimit kėtu e atje. Se gjoja kėtė komplot e paska zbuluar njė agjent i Sigurimit tė Shtetit qė ishte nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė apo "gjenerali i penduar".
    Pra ju thoni se nuk janė tė vėrteta, por trillime?
    Po, po. Kėto thėnie nuk janė tė vėrteta, por janė vetėm trillime, gėnjeshtra tė ulėta tė bėra me qėllim pėr t'i shėrbyer dikujt qė ka interes pėr kėto gėnjeshtra, pėr tė pėrligjur masat ekstreme tė marra ndaj ushtarakėve. Deklarimet e tyre lėnė pėrshtypjen, se janė marrė direkt me hetimin e Beqir Ballukut apo tė ndonjė ushtaraku tjetėr, dhe se gjoja janė konsultuar me dokumente qė ekzistojnė nė Arkivin e Ministrisė sė Brend-shme lidhur me kėto hetime, duke vėnė pa pikė turpi edhe numrat e dosjeve. Mendoj se nuk ia vlen tė merresh me kėto, se janė fund e krye gėnjeshtra, mashtrime.
    Gjithsesi, janė konstatuar dhe shkelje, apo jo?
    Natyrshėm, gjatė procesit hetimor u konstatuan dhe veprime apo mosveprime tė tė pandehurve qė binin edhe nė kundėrshtim me vendimet e partisė sė asaj kohe, ligjeve tė shtetit, tė cilat janė evidentuar dhe provuar me dokumente, deponuar edhe nga vetė tė pandehurit.
    Por s'ishin veprime armiqėsore do thoshit?
    Pikėrisht. Kėto nuk ishin veprime tė ndėrgjegjshme, tė bėra me qėllim e synim armiqėsor, kundėrrevolucionar, kundėr partisė e pushtetit popullor siē u tha. Materiali i "Antitezave", materiali i zi siē u quajt ndryshe, atakonte Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, por problemi shtrohej nėse kėto materiale u hartuan pėr tė sabotuar mbrojtjen e vendit, apo kishin qėllim ta pėrsosnin atė, pra pėr t'i zhvlerėsuar ato nė interes tė mbrojtjes sė atdheut.
    Dhe ēfarė provuat nė lidhje me to?
    U provua se kėto materiale nuk u pėrgatitėn pėr tė sabotuar Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, por synonin zhvillimin dhe pasurimin e tyre nė interes tė mbrojtjes, nė zbatim edhe tė orientimeve tė Plenumit XII tė KQ tė PPSH-sė e tė porosive tė Enver Hoxhės. Ky material nuk u vu nė zbatim nė ushtri, pėr rrjedhojė nuk pati asnjė pasojė negative. Nė kėtė mėnyrė, ai material nuk pėrbėnte asnjė bazė ligjore pėr tė akuzuar Beqir Ballukun dhe ushtarakėt e tjerė pėr tradhti ndaj atdheut, "puē" e "komplot".

    MASAKROHEN KUADROT E LUFTĖS
    Pjesėtarė tė kastės" nė ushtri. U dėnuan me burgime tė rėnda gjeneralėt: Rrahman Parllaku, Hero i Popullit; Sadik Bekteshi, Hero i Popullit; Muhamet Prodani, Hero i Popullit; Arif Hasku, Vaske Gjino, Halim Ramohito, Abas Fejzo, Mihallaq Ziēishti, Andon Sheti, shef i Zbulimit tė Ushtrisė. Po nė kėtė valė goditjejeje, u internuan gjeneralėt; Dilaver Poci, Spiro Shalsi, Ernest Jakova, Todi Naci, Sulo Kozeli, ndėrsa tė tjerė gjeneralė u nxorėn nė lirim para kohe si tė padenjė pėr ushtrinė. Me dhjetėra kuadro tė tjerė ushtarakė tė rangjeve dhe specialiteteve tė ndryshme u burgosėn, internuan, degraduan, ēmobilizuan, u dėnuan me burgime tė rėnda, nėn akuzėn: "Pėr veprimtari armiqėsore kundėr pushtetit popullor". Kėshtu e pėsuan Edip Ohri, ish-komandant i Forcave Ajrore, Dalip Xhabolli, ish- komandant i Korpusit, disa oficerė me detyra tė ndryshme si Agron Como, Josif dhe Kozma Zegali, Faik Take, Begator Kozeli, Gjergj Titani, Xhevat Alibali, Shaban Reci, Elham Hodo, Novruz Demiri, Rustem Haxhia, Irfan Morina, Shefqet Bona, Gani Kodra e shumė tė tjerė. Me dhjetėra ushtarakė tė specializuar dhe me arsim tė lartė, u internuan apo ēmobilizuan nga ushtria. "Fshesa e hekurt"- mbi kuadrot ushtarakė, tė cilėt kishin udhėhequr repartet e njėsitė e Ushtrisė Nacionalēlirimtare nė luftėn kundėr okupatorėve nazifashiste e bashkėpunėtorėve tė tyre, pėr ēlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit tė popullit. Fshesa nuk i kurseu ata, edhe pse pėrveē eksperiencės sė luftės, kishin mbaruar shkolla dhe akademi ushtarake nė Bashkimin Sovjetik, dhe kishin fituar njė eksperiencė tė madhe nė drejtimin e ushtrisė dhe punonin pėr modernizimin e saj, duke qenė dhe besnikė nė mbrojtjen e atdheut nga agresorėt e mundshėm.

    Vendimi i Byrosė Politike
    Byroja Politike e KQ tė Partisė vendosi qė tė pėrjashtohen nga radhėt e ushtrisė kėta kuadro: Petrit Dume, Hito Ēako, Rrahman Parllaku, Sadik Bekteshi, Vaske Gjino, Ilo Prifti, Nikollaq Sallabanda, Adnan Qatipi, Todi Naci, Andon Sheti, Faik Take, Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Koli Mborja.
    Vendosi tė nxjerrė nė pension: Muharrem Kokomani, Luto Haxhiu, Bako Dervishin, Petrit Ēobani.
    Kėta ishin kasta e ushtrisė, tė cilėt arritėn tė formonin armiqtė nė ushtrinė tonė. Ndoshta nuk ėshtė e tėra, por ėshtė njė pjesė e mirė e kastės.
    Do tė mbeten nė dispozicion tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore nė pritje qė tė emėrohen me ulje nė pėrgjegjėsi:
    Sami Mecollari, Petraq Kolonjari, Nane Kudra, Nevruz Demiri, Tefik Ruci, Maliq Arshova, Veip Alikaj, Elmaz Kondo, Petrit Veliberi, Aqif Ylli, Qemal Gjoliku, Xhemal Shehu. Pėr gabimet e tyre do tė pėsojnė ulje nė pėrgjegjėsi.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


    Kthehu Dėrgo Printo Home
    Komento


    Dėrguar nga ilir, tirane mė 17-04-2013 nė 21:54

    Enveri nuk qe gje tjeter vec nje injorant dhe diktatore qe vrau shoket e tije qe e solen deri aty ,shume i pabese kete se ka bere asnje deri me sot, si ka mundesi qe bijet e tije akoma jetojne ne mes te tiranes? Si duket sala ka mare pjesen e tije per te mbrojtur keta plerat e kombit






    Dėrguar nga Ka njeri te me pergjigjet ?, Ju Mirepres! mė 17-04-2013 nė 11:36

    Duke lexuar deponimet e hetuesit konkluzion qe nxora eshte qe Ushtria Shqiptare NUK ishte ne gjendje te perballonte nje lufte,qofte edhe me komshite.Kinezet vet Ministri akoma dhe E.Hoxha dinin kete fakt.
    Problemi eshte pse u denuan Ushtaraket te mirepregatitur dhe te ndershem ?
    Cfare frike kishte E.Hoxha prej tyre kur ata vet kishin ide te kunderta per mbrojtjen dhe asnje lidhje mes tyre?
    E.Hoxha si njeri na del i perlare, i sakte.
    Mos Denimi erdhi nga Elianet e Kozmosit?

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •