Close
Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 233
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Dydrinas, tani na e ke bere 8 me 2 si thonė, nuk ka fjalė, te lumtė !
    Nuk e di c,fare kuptoni ju me ato dekomente qe hedh Dydrinasi,,,,,,,,,une kuptoj qe Enveri bashkepunonte edhe me djallin per me qene i pari venit, ai skishte parim vec interesit te tij

    Kur PERKRAHESIT e tij fillun t,a njohin mire dhe ta "kritikojne" ai i bonte armiq,,,,,,,,,,,pra zotni Enveri bashkepunoi me Titon aq kohe sa edhe ata e perkrahen

    Rezultati,,,,,,,,,,,ishte nje diktator i pameshirshem i popullit te tij (dhe nuk ishte i lidhur ose i mvarur prej askujt)

    Te burgosurit politik me origjine Jugosllave dhe grate Ruse e vertetojne kete

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    Nuk e di c,fare kuptoni ju me ato dekomente qe hedh Dydrinasi,,,,,,,,,une kuptoj qe Enveri bashkepunonte edhe me djallin per me qene i pari venit, ai skishte parim vec interesit te tij

    Kur PERKRAHESIT e tij fillun t,a njohin mire dhe ta "kritikojne" ai i bonte armiq,,,,,,,,,,,pra zotni Enveri bashkepunoi me Titon aq kohe sa edhe ata e perkrahen

    Rezultati,,,,,,,,,,,ishte nje diktator i pameshirshem i popullit te tij (dhe nuk ishte i lidhur ose i mvarur prej askujt)

    Te burgosurit politik me origjine Jugosllave dhe grate Ruse e vertetojne kete
    Nuk desha te debatoj per kete ceshtje me, meqe eshte e kot, por ty po dua t“i them nja dy fjale....

    Ndryshim ne mes nesh (mua dhe Kreksit) dhe teje, e disa te tjereve, eshte ne Faktin se, ne poashtu i dijme edhe ato qe ju mendoni se i dini, ndersa ju nuk dini shume gjera nga ato qe i dijme ne, ose nuk deshironi t“i dini. Kupton?

    Jo???!!!

    Te shpjegoj une shkurt:

    Se pari, lexo me vemendje te gjitha ato qe i ka sjell Dydrinas dhe do e veresh se ka te beje me periudhen fillestare te ndertimit dhe konsolidimit te Shtetit Shqiptar, (se cfare periudhe ishte ajo, lexo histori me te detajuar). Ka qene "Lufte e pameshirshme" e Pushtetit Popullor te Enverit, sidomos kunder TRADHETAREVE TE POPULLIT, jo kundershtareve te pushtetit, sepse me suksesin e ketyre tradhetarve, ne bashkpunim me Armiqte e popullit Shqiptar, nuk do te ekzistonte sot as Shqiperia e ndoshta edhe nje pjese e konsiderushme e Popullit, mos te flasim per Kosoven. (Kete ti, dhe jo gjithekush, nuk mund ta marr me mend. Thjesht, nuk ka kapacitet truri j apo sinqeriteti i juaj(pa ndonje ofendim), qe ta kap/thot kete teori...)

    Titoja nuk e ka perkrahur Enver Hoxhen, kurre, por eshte sjellur ashtu se kinse po e bene. Kete e dinte, si shume veprimtar te tjere te Popullit, edhe Metush Krasniqi, nje veprimtar i madh i Levizjes Kombetare, qe dha Jeten per clirimin dhe bashkimin e Trojeve Shqiptare (nuk e di nese ia ke ndegjuar emrin ndonjehre), i cili ne nje rast ka thene; "...pikerisht, vetem per shkak te besimit qe ka Enver Hoxha, Besim ky, qe mund te jet EDHE i arsyeshem, ndaj Partise Komuniste te Jugosllavise se Titos, ka verejtje dhe kundershtime nga une, sepse nuk i besohet shkaut. POR Vigjilenca dhe Menquria dhe Strategjia e tij Politiko- Diplomatike e te vepruarit, per ta arritur qellimin perfundimtar te krijimit te Shtetit Shqiptar, me bashkimin e Kosoves, nuk na le rruge tjeter, vetem te SHPRESOJME se do te na del ashtu...sepse nuk ka Alternative tjeter, Shoke....eshte e vetmja SHPRESE, per ta krijuar, dhe mbijetuar Shteti dhe Populli Shqiptar!!!!
    E ke veshtire, ndoshta, ta kuptosh cka thot ai, por s`te kam faj une... Ndoshta, te kthjellohet pak mendja, nese une te them, se Metush Krasniqin, Jusuf Gervallen e shume e shume Veprimtare te tjere nuk i ka vra Dora e Armikut- Shkaut, por ajo e TRADHTARIT TE POPULLIT!!!!

    Kend e quan ti te burgosur politik? "shqiptaret e ndershem", sic i quante edhe shkau??? ATA, "te burgosurit politik te tuaj", per nje kohe te caktuar, gjithkah neper shkini kane jetuar (ne Hotele luksose, ne Villa shkau private per t`u trajnuar per spiunazh kunder vetevtes se tyre, (pra kunder Popullit dhe Shtetit te tyre), ...vetem ne burgje, per ceshtjen Kombetare Shqiptare- JO!!!!

    Ndersa, sa i perket kesaj teorie qe jep ti (besimi yt), se "...edhe grat ruse e vertetojne kete"...une nuk kam Koment. Ma ke bere 8 me 2, sic thot Kreksi me lart...

    P.S. Lexo ne linkun qe kam sjell me lart, se cfare shkruan Jusuf Gervalla per situaten ne pergjithesi, ne te cilen gjendej Populli Shqiptar ne ate kohe. Eshte dokumentar aktual i asaj kohe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sami Hyseni : 31-03-2013 mė 05:02

  3. #193

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Nuk desha te debatoj per kete ceshtje me, meqe eshte e kot, por ty po dua t“i them nja dy fjale....

    Ndryshim ne mes nesh (mua dhe Kreksit) dhe teje, e disa te tjereve, eshte ne Faktin se, ne poashtu i dijme edhe ato qe ju mendoni se i dini, ndersa ju nuk dini shume gjera nga ato qe i dijme ne, ose nuk deshironi t“i dini. Kupton?

    Jo???!!!

    Te shpjegoj une shkurt:

    Se pari, lexo me vemendje te gjitha ato qe i ka sjell Dydrinas dhe do e veresh se ka te beje me periudhen fillestare te ndertimit dhe konsolidimit te Shtetit Shqiptar, (se cfare periudhe ishte ajo, lexo histori me te detajuar). Ka qene "Lufte e pameshirshme" e Pushtetit Popullor te Enverit, sidomos kunder TRADHETAREVE TE POPULLIT, jo kundershtareve te pushtetit, sepse me suksesin e ketyre tradhetarve, ne bashkpunim me Armiqte e popullit Shqiptar, nuk do te ekzistonte sot as Shqiperia e ndoshta edhe nje pjese e konsiderushme e Popullit, mos te flasim per Kosoven. (Kete ti, dhe jo gjithekush, nuk mund ta marr me mend. Thjesht, nuk ka kapacitet truri j apo sinqeriteti i juaj(pa ndonje ofendim), qe ta kap/thot kete teori...)

    Titoja nuk e ka perkrahur Enver Hoxhen, kurre, por eshte sjellur ashtu se kinse po e bene. Kete e dinte, si shume veprimtar te tjere te Popullit, edhe Metush Krasniqi, nje veprimtar i madh i Levizjes Kombetare, qe dha Jeten per clirimin dhe bashkimin e Trojeve Shqiptare (nuk e di nese ia ke ndegjuar emrin ndonjehre), i cili ne nje rast ka thene; "...pikerisht, vetem per shkak te besimit qe ka Enver Hoxha, Besim ky, qe mund te jet EDHE i arsyeshem, ndaj Partise Komuniste te Jugosllavise se Titos, ka verejtje dhe kundershtime nga une, sepse nuk i besohet shkaut. POR Vigjilenca dhe Menquria dhe Strategjia e tij Politiko- Diplomatike e te vepruarit, per ta arritur qellimin perfundimtar te krijimit te Shtetit Shqiptar, me bashkimin e Kosoves, nuk na le rruge tjeter, vetem te SHPRESOJME se do te na del ashtu...sepse nuk ka Alternative tjeter, Shoke....eshte e vetmja SHPRESE, per ta krijuar, dhe mbijetuar Shteti dhe Populli Shqiptar!!!!
    E ke veshtire, ndoshta, ta kuptosh cka thot ai, por s`te kam faj une... Ndoshta, te kthjellohet pak mendja, nese une te them, se Metush Krasniqin, Jusuf Gervallen e shume e shume Veprimtare te tjere nuk i ka vra Dora e Armikut- Shkaut, por ajo e TRADHTARIT TE POPULLIT!!!!

    Kend e quan ti te burgosur politik? "shqiptaret e ndershem", sic i quante edhe shkau??? ATA, "te burgosurit politik te tuaj", per nje kohe te caktuar, gjithkah neper shkini kane jetuar (ne Hotele luksose, ne Villa shkau private per t`u trajnuar per spiunazh kunder vetevtes se tyre, (pra kunder Popullit dhe Shtetit te tyre), ...vetem ne burgje, per ceshtjen Kombetare Shqiptare- JO!!!!

    Ndersa, sa i perket kesaj teorie qe jep ti (besimi yt), se "...edhe grat ruse e vertetojne kete"...une nuk kam Koment. Ma ke bere 8 me 2, sic thot Kreksi me lart...

    P.S. Lexo ne linkun qe kam sjell me lart, se cfare shkruan Jusuf Gervalla per situaten ne pergjithesi, ne te cilen gjendej Populli Shqiptar ne ate kohe. Eshte dokumentar aktual i asaj kohe.
    Cfare mendon se di o Sami? Di faqen e zeze! Juve i keni keto histori te lexuara nga informacionet e ambasadave te Shqiperise, ndersa ne i kemi te jetuara.

    Eshte fatkeqesi per te gjithe ju, qe ju ka ngel ora 30 vjet me para!

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Masakra e Tivarit, Uran Butka: Enveri urdhėroi, “vrisni kosovarėt

    Kjo masakėr u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav nė marrėveshje dhe bashkėpunim me pushtetin komunist shqiptar.

    Masakra e Tivarit, apo mė gjerė, tragjedia e Tivarit, ėshtė njė nga plojat mė tė mėdha, mė tė pėrgjakshme dhe mė tė pabesa, realizuar ndaj shqiptarėve. Ėshtė folur dhe shkruar pėr atė nė mėnyrė tė njėanshme dhe tė paplotė, sepse nuk ėshtė marrė nė shqyrtim pjesėmarrja e drejtpėrdrejtė e pushtetit komunist tė Shqipėrisė nė kėtė masakėr, pėr mungesė tė dhėnash e dokumentesh, por edhe pėr fshehje tė sė vėrtetės.
    Shteti jugosllav, megjithėse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrės, e ka pranuar atė, qoftė edhe si aksidentale e tė mpakur, por gjithsesi ka nxjerrė disa konkluzione dhe disa pėrgjegjėsi. Ndėrsa shteti shqiptar, i implikuar nė kėtė kasaphanė, shkaktuar kundrejt popullit tė vet, ka heshtur pėr gjysmė shekulli, duke e mbuluar me harresė dhe papėrgjegjshmėri tė plotė, aq mė tepėr qė akti i parė i kėsaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranė me mijėra shqiptarė tė pafajshėm, u luajt brenda territorit tė Shqipėrisė.

    Kjo masakėr u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav nė marrėveshje dhe bashkėpunim me pushtetin komunist shqiptar.
    Platforma politike dhe ushtarake e kėtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famėkeq i Ēubriloviēit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nėntorit 1944, qė u bėnė, pėr fat tė keq, edhe platforma e Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Jugosllavisė: “Dy janė mėnyrat pėr spastrimin etnik tė shqiptarėve: t’i zhdukim ose t’i shpėrngulim.” Pėr Ēubriloviēin dhe ata qė zbatuan masivisht gjenocidin kundėr shqiptarėve, kjo ishte vetėm njėra anė e medaljes. Ana tjetėr, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare tė zbrazura, me kolonė serbė, herzegovinas, malazezė e maqedonas nėpėrmjet ushtrisė dhe kėshillave nacionalēlirimtare.

    Kėto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerėzore, u bėnė program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lėvizjes NĒJ ndaj shqiptarėve. Nė fillim tė nėntorit 1944, komandave tė Ushtrisė NĒJ iu dha, nga ana e organeve mė tė larta partiake dhe ushtarake tė Serbisė, direktiva qė tė “vrisnin sė paku 50% tė banorėve shqiptarė” (Arkivi i Kosovės, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1)

    Ky gjenocid shpėrfaqej hapur nė formėn e vrasjeve masive tė shqiptarėve tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisė NĒ tė Jugosllavisė, tė OZN-ės dhe nga detashmentet ēetniko-drazhiste, si edhe tė shpėrnguljes masive tė shqiptarėve nga trojet e tyre.
    Kėtė luftė kundėr shqiptarėve, PKJ e propagandonte si luftė kundėr “reaksionit shqiptaromadh”, kundėr “bashkėpunėtorėve” tė nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundėrrevolucionare, irredentiste, qė duhej nėnshtruar dhe tjetėrsuar etnikisht.
    Por, nė kushtet e Luftės sė Dytė dhe menjėherė pas saj, ky nėnshtrim e spastrim i plotė etnik, ishte tepėr i vėshtirė pėr udhėheqjen politike dhe ushtarake tė Jugosllavisė, sepse populli i Kosovės dhe i viseve tė tjera shqiptare ishte i gjithi mė kėmbė, i ndėrgjegjėsuar dhe i armatosur pėr tė mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtė kombėtarė, pėrkundėr politikave e praktikave antishqiptare e kriminale tė PKJ dhe tė Ushtrisė NĒJ. Titos dhe udhėheqėsisė jugosllave nuk u interesonte edhe njė luftė tjetėr. Kėtė gjė mund ta arrinin mė lehtė e mė tinėzisht, me ndihmėn e propagandės dhe tė armėve tė Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė.

    Kėtė bashkėveprim ndėrmjet Ushtrisė NĒ tė Jugosllavisė dhe Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė pėr tė luftuar sė bashku, pėr tė nėnshtruar reaksionin antiserb nė Kosovė dhe pėr ta ripushtuar atė me ndihmėn e forcave ushtarake tė Shqipėrisė, e kėrkonte qysh nė muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues tė Jugosllavisė, gjeneral-lejtnant Peko Dapēeviē.

    Titoja, nė cilėsinė e komandantit tė pėrgjithshėm tė Ushtrisė NĒJ, i kėrkonte E. Hoxhės kalimin e formacioneve tė UNĒ tė Shqipėrisė nė Kosovė e Jugosllavi, pėr tė luftuar kundėr “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kėrkesė e Komandės sė Pėrgjithshme tė Ushtrisė NĒ Jugosllave u formulua nė fund tė muajit maj, u pėrsėrit nė korrik e gusht tė vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav nė Shqipėri prej shtatė ushtarakėsh, me nė krye kolonelin V.Stoiniē, i bashkėrendonte veprimet e tė dyja palėve. Kjo kėrkesė u ribė edhe mė 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNĒJ pėr Kosovėn e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i kėtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Ēakiē. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Pėrgj.)
    Pala shqiptare u tregua e gatshme. Pasi vrau me mijėra nacionalistė tė Ballit, Legalitetit dhe krerėve tė veriut pėrgjatė luftės civile nė Shqipėri (1943-1944), komandanti i pėrgjithshėm i UNĒSH, E. Hoxha, mė 12 shtator 1944, i dha urdhėr Korparmatės I tė pėrgatiste dhe tė niste menjėherė dy brigada pėr nė Kosovė. (Dokumente, Shtabi Pėrgj., vol.II)
    Po nė kėtė datė, mentari i E. Hoxhės, Miladin Popoviē, i shkruante Liri Gegės, e plotfuqishme e KQ tė PKSH-sė pėr Korpusin I:
    “Lajmėro Pavlen ( Pavle Joviēeviē, shėn. im UB) se dy brigadat shqiptare sė shpejti do tė marrin drejtim pėr Kosovė. Vetėm tė mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)
    Dėrgimi i brigadave partizane tė Shqipėrisė nė Kosovė u mbajt nė konspirativitet edhe pėr britanikėt, ndonėse ata ishin aleatė dhe ndihmonin Luftėn Nacionalēlirimtare nė Shqipėri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatės I:
    “Tė mos i tregohet Inglizėve objektivi i brigadave V dhe III, qė do tė shkojnė nė Kosovė”( AQSH, F.14)
    Nė Kosovė ishin krijuar dhe vepronin organizata tė fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste, si Balli Kombėtar, Lėvizja Irredentiste, Lidhja e Dytė e Prizrenit, e mė pas “Besa Kombtare” dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), qė kishin me vete thuajse gjithė popullin shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare. Bashkėpunonte me ta edhe Muharrem Bajraktari dhe forcat e tij kombėtare.
    Nė kėto kushte, Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė “pėr tė luftuar kundėr armikut dhe reaksionit”, por i pėrdori kryesisht nė luftėn kundėr “reaksionit shqiptar”.

    E. Hoxha e dinte mirė pse thirreshin brigadat nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė nė Kosovė, ndaj si njė vasal i bindur dhe i ndėrgjegjshėm pėr ēka bėnte, urdhėronte brigadat e Divizionit I: “Tė asgjėsohen pa mėshirė nacionalistėt dhe reaksionarėt shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve pa treguar as mė tė voglėn tolerancė.” (Arkivi i FA, dosja 45, v.1944)

    Nė muajin nėntor 1944, u angazhua nė kėtė luftė edhe Divizioni V, qė pėrfshiu Brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI ( brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundėr gjermanėve. Komisari politik, Ramiz Alia thotė nė njė intervistė se ka qenė nė Bosnjė kur ndodhi masakra. Nuk ėshtė e vėrtetė. Nė 3 mars 1945 ai dhe Divizioni V ndodheshin nė Mitrovicė, mandej nė gjithė Kosovėn. (Dokumenti i datės 3.03.1945 i Shtabit tė Pėrgjithshėm)

    Divizionet V dhe VI tė Shqipėrisė u vunė nėn urdhrat e Armatės V tė Ushtrisė NĒ Jugosllave. Nė urdhėrveprimin e Armatės V tė Jugosllavisė pėrfshiheshin edhe divizionet e Shqipėrisė:
    “Tė gjitha forcat reaksionare qė do tė takoni, tė rrethohen dhe tė shpartallohen me ēdo kusht… Tė ēarmatosen njerėzit e dyshimtė dhe ata qė nuk duan tė mobilizohen me dėshirė, tė digjen shtėpitė e tradhtarėve qė rezistojnė dhe bėjnė fortesė… Tė sekuestroni mallin e kriminelėve tė arratisur. T’u theksohet katundeve qė pėrshkoni se ai katund qė bėhet strehė i gjaktorėve, do tė dėnohet...” (AQSH, Fondi.181, d.45)
    Urdhrat pėr mėsymjen kundėr forcave tė Adem Vocės dhe tė Shaban Polluzhės, qė refuzuan tė largohen nga Kosova, nė kohėn qė kishin nisur masakrat kundrejt popullsisė shqiptare nė Mitrovicė e Drenicė, i dhanė, mė 1 shkurt dhe mė 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ tė Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nėnkolonel Krsto Filipoviē. (Arkivi historik i Jugosllavisė, k.1411)
    Masakra e Drenicės dhe zhbėrja e Brigadės VII kosovare qė u nis pėr nė Srem, ishin prologu i masakrės sė Tivarit.
    Mė 8 shkurt 1945, u shpall me urdhėr tė komandantit suprem tė UNĒ tė Jugosllavisė, J.B.Tito, pushteti ushtarak.

    Divizionet e UNĒ tė Shqipėrisė u bėnė pjesė e vendosjes sė regjimit ushtarak nė Kosovė pėr shtypjen e rezistencės kosovare, pėr ripushtimin jugosllav tė Kosovės dhe forcimin e pushtetit jugosllav. Ato qėndruan nė Kosovė dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjermanėt nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri nė dhjetor 1945, pra pėr 10 muaj, derisa Kosova e viset e tjera shqiptare u bėnė pjesė e Jugosllavisė dhe derisa u bėnė zgjedhjet, ku fitoi Fronti NĒ i Jugosllavisė. E konfirmojmė kėtė edhe me Radiogramin e Reiz Maliles, zv.komisarit tė Divizionit V: “Me rastin e zgjedhjeve qė do tė zhvillohen mė 11 nanduer 1945 kėtu nė Kosovė, bėni konferenca speciale me kosovarėt. Ditėn e zgjedhjeve nxirrni forca tė armatosura jo afėr qendrave tė votimeve, por gati para ēdo gjėje tė papritur. Reaksioni mund tė tentojė pėr tė sabotuar zgjedhjet. Prandaj tė kihet kujdes. Pikė.”

    Ndihmesėn mė tė madhe pėr rekrutimin e shqiptarėve, por edhe pėr dorėzimin e qindra dezertorėve, qė iknin nga ushtria jugosllave dhe dorėzoheshin nė mirėbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI tė Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė, e dhanė komandat e divizioneve e brigadave tė Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė, qė u vunė nėn urdhrat e Komandės sė Pėrgjithshme Jugosllave. Siē ėshtė zbuluar tanimė nga dokumentet arkivore, Divizionet V dhe VI tė Shqipėrisė ndodheshin nė Kosovė pėrgjatė muajve mars dhe prill tė vitit 1945, kur u bė mobilizimi i dhunshėm i popullsisė shqiptare nė Kosovė e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisėn tri kolonat (eshalonėt) me rekrutėt shqiptarė pėr nė Tivar mė 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera mė 19-24 prill 1945. Bashkėpunimi i ngushtė dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave tė Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė pėr mobilizimin e rekrutėve shqiptarė dhe dorėzimin e tyre tek ushtria jugosllave, ėshtė evident dhe i dokumentuar.
    Kemi nė dorė radiogramet e shtabit tė Divizionit V dhe VI, nėnshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantėt Gjin Marku, Rahman Parllaku etj., dėrguar Komandės sė Pėrgjithshme tė Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė gjatė muajve mars-prill 1945 e nė vazhdim, si edhe listat emėrore tė tė arratisurve dhe vullnetarėve shqiptarė tė Kosovės, qė dorėzoheshin nga shtabet e Divizioneve V dhe VI te ushtria jugosllave.
    Lista e parė pėrmban 190 vetė, kryesisht vullnetarė shqiptarė tė dorėzuar nga prefekturat e Mitrovicės dhe tė Pejės.
    Lista e dytė pėrmban 104 emra ushtarėsh shqiptarė tė ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarėsh shqiptarė tė bashkuar me Divizionin V tė Shqipėrisė.

    Lista e tretė, e bashkėngjitur, ngėrthen 131 shqiptarė vullnetarė, tė dorėzuar. (AQSH, F.14, d.206, v.1945)
    Po kėshtu edhe lista tė Divizionit VI dhe brigadave partizane tė Shqipėrisė, qė u bėnin thirrje shqiptarėve tė Kosovės qė tė bashkoheshin me ta, por qė pabesisht i dorėzonin te ushtria jugosllave.

    Ja edhe pėrgjigjja e Enver Hoxhės:
    “T’arratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj, dėrgojani Divizionit 52 tė Serbisė”.(AQSH, F.206, v.1945)
    Si rezultat i kėtij bashkėveprimi tė ndėrvarur ushtarak, vullnetarėt dhe tė mobilizuarit shqiptarė tė Kosovės, qė besonin tek thirrjet e Komandės sė Divizioneve V dhe VI tė Shqipėrisė, u dorėzoheshin pabesisht Oznės dhe komandės Ushtarake Jugosllave dhe pėrfundonin si mish pėr top nė kolonat e vdekjes, qė ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dėrgonte pėr t’i asgjėsuar nė Tivar apo mė tutje..
    Pėr shoqėrimin e tyre ishin caktuar disa batalione tė Divizionit tė 46-tė dhe njė batalion i Brigadės 27-tė tė Serbisė, si edhe njė grup prej 50 ushtarakėsh nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte se sa rėndėsi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave kėtij marshimi, qė duhej tė pėrfundonte nė njė kasaphanė, ku do tė merrnin pjesė pritėsit dhe vetė shoqėruesit.

    Tė dhėnat burimore ushtarake jugosllave, tregojnė se u mobilizuan dhe u dėrguan pėr nė frontin e Adriatikut 13.323 rekrutė shqiptarė. Nuk kishte asnjė rekrut serb, malazez apo maqedonas. Pėrse? Dihet, pėr tė asgjėsuar vetėm shqiptarė. Pėrse i kaluan nėpėr territorin e Shqipėrisė, kur kishin edhe rrugė tė tjera pėr nė Istria? Pėr t’i asgjėsuar bashkėrisht me ushtrinė shqiptare. Qeveria shqiptare, sė pari, lejoi qė kolonat e ushtrisė jugosllave tė hynin e tė kalonin nėpėr territorin e Shqipėrisė, jashtė ēdo kontrolli dhe tė vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrės sė parapėrgatitur tė Tivarit, ėshtė edhe udhėheqja partiake dhe shtetėrore e Shqipėrisė, me nė krye Enver Hoxhėn. Ajo lejoi qė shqiptarėt e mobilizuar, pa asnjė armė nė dorė, tė kalojnė nėpėr territorin shqiptar, nėpėr rrugėn e vdekjes, tė quajtur ‘Golgota e madhe Shqiptare’”- konstatonte Zekeria Cana.

    Nga raporti i shtabit tė Kolonės IV tė Armatės sė Jugosllavisė, datė 8 prill 1945:
    “Eshaloni shkoi mirė deri nė Kukės. Nė afėrsi tė Kukėsit ndodhi njė incident, kur njėri nga grupi i kolonės gjuajti njė bombė mbi rojėn tonė. Me ē’rast u shkaktua rrėmujė dhe, nė kėtė rrėmujė, arriti tė arratisej njė grup prej 10 vetėsh. Kėshtu, duke ikur, hasi nė patrullėn e ushtrisė shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bėri thirrje qė tė dorėzohen. Ndaj kėsaj thirrjeje, ata nuk u pėrgjigjėn, por vazhduan tė iknin. Ushtarėt shqiptarė hapėn zjarr mbi ta dhe vranė nė vend dy persona, dy tė tjerė i plagosėn, tė cilėt mė vonė edhe ata vdiqėn.( Arkivi i Luftės i Jugosllavisė, k.1411)
    Siē shihet qartėsisht nga ky dokument, asgjėsimi i rekrutėve shqiptarė tė Kosovės, u krye nė bashkėveprim tė forcave ushtarake tė Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė, nė kėtė rast brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė.

    Nė njė dokument tė Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė lexojmė:
    “Me mijėra kosovarė tė pafajshėm janė pushkatuar nė masė, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-sė. Nė kėto masakra tė pashembullta ndaj popullsisė sė Kosovės, ka marrė pjesė Koci Xoxe, nė fillim tė vitit 1945, kur nė cilėsinė si ministėr i Brendshėm i Shqipėrisė, ai autorizoi oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, nė tokėn shqiptare, mė tepėr se 1000 kosovarė tė pafajshėm” (Ark.Min.Jashtme, v.1949, D.191)
    Kėtė masakėr brenda kufijve tė Shqipėrisė, e konfirmon edhe prokurori i pėrgjithshėm ushtarak, Bedri Spahiu:
    “Xhelatėt e Rankoviēit-it, qė janė shquar pėr krimet e tyre alla-fashiste kundėr popullit tė thjeshtė tė Kosovės, i kanė vazhduar kėto masakra kundra tyre nėpėrmjet rrugės prej kufirit tonė nė Kukės e deri nė Ulqin, duke vrarė me qindra prej tyre. Ishte kjo, njė rrugė e pėrgjakshme e fshatarėve tė thjeshtė kosovarė brenda dhe jashtė tokės sonė deri nė Ulqin” ( B. Spahiu, Pretenca nė gjyqin e K.Xoxes, 1949)
    Autorizimin (lejen) pėr futjen e kolonave me rekrutėt e Kosovės dhe asgjėsimin e mėse 1000 kosovarėve tė pafajshėm, siē e cilėsojnė dokumentet e mėsipėrme, e ka sigluar ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Haxhi Lleshi, por autoritetet e Shqipėrisė ia faturuan Koci Xoxes, si njė kokė turku, pėr t’ia ngarkuar atij gjithė pėrgjegjėsitė e kėsaj masakre.

    Natyrisht, ky ėshtė akti mė antikombėtar dhe mė i turpshėm i qeverisė komuniste shqiptare, jo vetėm nė atė kohė kur u krye kjo masakėr, por edhe pėr gjysmė shekulli, kur u hesht plotėsisht pėr shkak tė bashkėfajėsisė.

    Kėtė na e dėshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes sė Popullit tė krahinės III (Shkodėr), i cili pranon se rekrutėt e mobilizuar kosovarė, jugosllavėt “i vrisnin nė masė rrugės, nė Shqipėri, pa pasur faj”, se rekrutėt shqiptarė qė iknin nga kolonat pėr tė shpėtuar kokėn dhe u dorėzoheshin organeve tė shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej tė cilėve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorėzimi i rekrutėve kosovarė tek autoritetet jugosllave, bėhej me urdhėr tė krerėve mė tė lartė tė shtetit shqiptar, pa marrė parasysh faktin se rekrutėt ishin shqiptarė dhe nuk kishin bėrė asnjė faj. Qeveritarėt e Shqipėrisė, jo vetėm qė nuk bėnė asgjė pėr tė mbrojtur dhe siguruar jetėn e tyre, jo vetėm qė nuk protestuan pėr keqtrajtimin dhe vrasjet masive tė shqiptarėve brenda kufijve tė shtetit shqiptar, por i dorėzuan te jugosllavėt edhe ata bashkėkombės qė pėrpiqeshin tė iknin nga kolonat e vdekjes. (Arkivi MB, D.1623)
    Po tragjedia mė e madhe ndodhi me kolonėn e dytė, pjesė e sė cilės ishte edhe rekruti Azem Hajdini - Xani, i cili pėrjetoi tmerret e Masakrės sė Tivarit, por rastėsisht shpėtoi nga vdekja dhe dėshmoi pėr kėtė tragjedi kombėtare.

    “Kur hymė nė territorin e Shqipėrisė, u gėzuam pa masė, - parashtron Azem Hajdini, - duke menduar se tash e tutje do tė jemi nėn pėrcjelljen e ushtarėve tė shtetit tonė, Shqipėrisė, dhe se nuk do tė pėrjetonim mizoritė, siē i kishim pėrjetuar vazhdimisht nė Kosovė nga serbėt, malazezėt dhe maqedonasit. Shumė shpejt, pra, u bindėm se as kėtu nuk kishte vend pėr gėzim, sepse skenari i parapėrgatitur vazhdonte tė realizohej me pėrpikmėri dhe ngase gjatė rrugės nėpėr territorin e Shqipėrisė, pėrcjellėsit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin mė si bashkėluftėtarė tė tyre, madje as si robėr tė luftės… Neve nuk na konsideronin as si kope bagėtish.”( A.Hajdini, Letėr e hapur)
    Sipas tė dhėnave tė arkivave jugosllave, nė Fushė-Arrėz u vranė 126 rekrutė shqiptarė nė gjendje agonie, kur ishin nė gjumė. Masakėr dinake, jonjerėzore, nė kundėrshtim me ēdo moral, fe dhe ligj.

    “Kur kaluam Pukėn, i nxorėn nga kolona tre tė rinj shqiptarė, tė veshur me rroba kombėtare, dhe i pushkatuan para syve tė kolonės si edhe para njė skuadre ushtarėsh tė Shqipėrisė. Dhe, pėr ēudi, derisa ne qanim me dėnesje, ushtarėt e skuadrės sė Shqipėrisė e pėrcollėn pushkatimin e tyre me duartrokitje!” (A.Hajdini, Masakra e Tivarit)
    Nė Gomsiqe ranė nė kanionin e thellė dhe gjetėn vdekjen 36 rekrutė dhe 14 u plagosėn.
    E njėjta gjė ndodhi edhe nė Vaun e Dejės, nė lumin Drin dhe nė lumin Buna dhe nė Shkodėr; gjetėn vdekjen qindra rekrutė shqiptarė dhe u lėnduan njė numėr i madh tė plagosurish.
    Nė kazermat e Shkodrės u pushkatuan 11 shqiptarė, ndėrsa nė kalimin e Bunės, 18 tė tjerė.
    Nė mesditėn e datės 31 mars 1945, nė qytetin e vogėl tė Tivarit ishte ngritur kurthi, sipas njė plani tė parapėrgatitur, pėr asgjėsimin e gjithė rekrutėve shqiptarė.
    Masakrėn ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikėrisht nė Tivar, qytet shqiptar, qė pėrfshihej nė Malin e Zi.
    Kasaphana nisi nė hyrje tė Tivarit tė Ri, mandej arriti pikun e saj nė oborrin dhe nė mjediset e ndėrtesės sė Monopolit tė Duhanit. Sipas pėrllogaritjeve, rezulton se vetėm nė Tivar u vranė 1560 shqiptarė tė kolonės sė dytė prej Brigadės X malazeze, tė komanduar nga krimineli Markoviē.

    Edhe nga kolonat e tjera, me rekrutė shqiptarė tė mobilizuar kryesisht nė viset shqiptare tė Gostivarit, Tetovės, Kumanovės, Kėrēovės dhe Shkupit, gjatė marshimit nėpėr Shqipėri, tė njėjtin fat patėn.
    Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, rezulton se janė vrarė dhe zhdukur nė kėtė masakėr 2.947 - 3.447 shqiptarė tė pafajshėm. Por sipas dėshmive tė tė mbijetuarve, ky numėr i kalon tė 4.000-jėt. Nga kėta, sipas dokumenteve tė Arkivave tė Shqipėrisė, mbi 1000 shqiptarė tė Kosovės u vranė pėrgjatė rrugės nga Kukėsi nė Shkodėr. Sipas Azem Hajdinit dhe dėshmitarėve tė tjerė, nėpėr territorin e Shqipėrisė u vranė dhe u zhdukėn 1500 shqiptarė tė Kosovės. Heshtja 50-vjeēare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhėheqjes kriminale hoxhiste, por edhe e udhėheqėsve tė Kosovės, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte njė pėrpjekje tjetėr pėr tė fshehur tė vėrtetėn dhe bashkėfajėsinė nė kėtė masakėr ndaj bashkėkombėsve tė tyre.

    Pėr shkaktarėt e kėsaj masakre me pėrmasa ballkanike, deri mė tani nuk ėshtė marrė ndonjė pėrgjegjėsi, nuk janė nxjerrė mėsime, pėrkundrazi, janė vlerėsuar e nderuar ekzekutorėt e saj dhe krimi ėshtė fshehur.
    Ndaj edhe ėshtė pėrsėritur nė pėrmasa edhe mė tė mėdha, deri nė ditėt tona.
    Krimi, nė ēdo kohė, duhet evidentuar e ndėshkuar, pėrndryshe tė ndėshkon sėrish.
    Njė komb nuk mund tė jetė plotėsisht i lirė nėse nuk e njeh historinė e tij, nuk mund tė jetė i kulturuar nėse nuk distancohet nga ēdo lloj krimi e dhune, nuk mund tė jetė i qetė e tė pėrparojė nėse nuk ėshtė nė paqe me veten dhe me tė tjerėt.

    Krimet, me pėrmasa, implikime dhe pasoja tragjike kombėtare e ndėrkombėtare, si Masakra e Tivarit, duhen ndriēuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtėsisht, jo vetėm qė tė zbulohet e vėrteta historike, por edhe qė tė dalin pėrgjegjėsitė dhe tė ndėshkohet krimi, nė mėnyrė qė ai tė mos mbetet si njė kėrcėnim, si njė njollė e pashlyer, si njė plagė e hapur dhe si njė urrejtje vepruese midis njerėzve dhe ndėrmjet popujve, por tė kthehet nė njė mėsim, nė njė ēlirim dhe nė njė mirėkuptim nė rrugėn drejt paqes dhe integrimit europian.
    http://www.botasot.info/dokumentare/...sni-kosovaret/

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    O Antiproanti, aman...or djal, te besohet, sipas ketij "historiani demokrat te kesaj kohe", se Enveri ka urdherauar; ...Vritni Kosovaret...", dhe qe Enveri i dhuroj Kosoven Jugosllavise, eshte, thjesht...nje absurditet i kohes...


    "...Ėshtė folur dhe shkruar pėr atė nė mėnyrė tė njėanshme dhe tė paplotė, sepse nuk ėshtė marrė nė shqyrtim pjesėmarrja e drejtpėrdrejtė e pushtetit komunist tė Shqipėrisė nė kėtė masakėr, pėr mungesė tė dhėnash e dokumentesh, por edhe pėr fshehje tė sė vėrtetės..."

    Po ky, Butka ku i mori ato te dhena e dokumenta, meqe po i ditka gjerat kaq holle? Ne koken e tij "fantazo-thuaj-cka-duash-demokratike"...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sami Hyseni : 31-03-2013 mė 11:28

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Ju lutemi, me lejoni t'ua spjegoj shkurtimishte ngjarjen e masakrit te Tivarit, meqense kam patur ksuheririn aty i cili mbijetoi dhe me vite e vite e kam pyetur rreth kesaj tragjedie..j

    Nźse ia hidhni njź sy hartes dhe ta gjeni Tivarin, atje ne bregdetin Malazez dhe ne anen tjeter e kemi piken Drenica, si mendoni ju, nese duhej te pushkatohen keta kryengriutes e fshatar te pafajhshem, pse athua nuk kane patuyr mundesi ti pushkatojne aty ne vendź ne Drenicź, por, i derguan atje nŹ Mal te Zi, a e dini se ku źshtź arsyeja ?

    Isha i vogźl por vijimishte e pysnja gjyshin, pse i derguan atje ne Mal te zi ?
    meqense,gjyshi imi ishte luftetar i Shaban Polluzhes, kur u nderpre lufta u dorzuan te gjithe, pro pas disa dites hetimet kishin filluar, duhej ti mbledhnin te rinjet, njerez te fajshem e te pa pafajshem, me rendesi ishet qe te mbushej numti mbi 3000 veta, aqź sa ishin vrarź ushtarź Malazez ne luginen e Drenices tek prroni i Terrstenikut, aty tri brigada partizane qe sapo kishin ardhur nga Mali i zi u shfarosen, asnje nuk shpetoj, se, luftetaret e Shabanit perdoren strategjine, dueke njohur mire terrenin, ato rovina jane te thella shume me shume se tri metra dhe e pamijtu te qendrohet buz tyre. ne mbrojtje, keshtu qe malazezet rane ne kurth, dhe mendjehere barkas kryengitsit iu afrohen dhe i gjejen te pa mbrojtur, ne fund te rovines, nga te dy anet e rovinave tanet i shpartallojne, per mos me thene masakrojne.. asnje nuk shpeton, ndoshta 2 tre mi veta, nuke di sa ushtare ka nje brigad poir ishin tri.. brigada qe u masakruan brenda nje ore...
    Dhe per kete arsye, Malazezet kane kerkua qe ti nxajne keta rrebela, se lajmi kishte shkua per kete tragjedi ne Mal te zi menjehere..
    Par kjo ishte veren e vitit 1944 dhe pasi perfundon lufta gjoja amnisti, shkuan partizanet dhe i nxirren nga shtepit, te fajshem e te pa fajshem, me siguri kshin urdhrin qe te dergohen ne Mal te zi dhe te denoheshin atje, dhe ep^r fatkeqsi, brigadat shiptare qe ktheheshin nga lufta e bosnbjes, ne krye em gjakatarin Mal Sadiku, kalojne aty pari dhe kete detyre partizanet e jugosllavise ua japin kete detyre partizanve te shqiperise, keshtuqe keta te pa dituriut dhe naiva, i dergojen sipas porosise se tyre deri en Tivar, attje ku kerkoheshin nag autoritetet malaziase..
    Nuk po ju flas me gjate se sioe tek edhe keta kapetanet shqiptar vrisnin e pushkatonin rruges pa meshirte keta te deportuarit.. (deri vone e kisha nje matare lloj tasi per mbajtje ujź gjermane e aluminit prej dy te rinjeve te pushkatuar nga Mal Sadiku, me vite kam pirź ujź nga kjo matare e ksiha kujtim nga babai qe ata te pushkatuarit ua kishin dhene babait tim dhe nje bariu tjeter te fshatit, njashtu si ne shenimin me siper tek vau i Dejes). edhe tek ne njashtu ka ndodhur, vrisin dy nag dy per te shkaktua friken te tjerve..

    Atje posa dergohen permes Shkodrers ne Tivar, i mbyllin ne kullen famkeqe dy katshe..
    Por, nuk e kuptoj se si ka mundesi qe asnje hsitorian nuk ka gjhurmua saktesishet se, fundi nuk eshet ashtu si e mendojmi ne sot neper libra e fejtone, sepse, ne momentine fundit, pasi qe i kishin pushkatua te gjithe aat te burgosur ne katin perdhese, ne ata sekonda arrin nje kurrier, i cili ua dorzon nje leter ku ne te shkruhej nga Marshall Tito, qe te lirohen menhjehere te buyrgosurit e pafajshem... pra, keshtui qe te gjithe ata qe ishin ne katin e dyte shpetojne dhe lirohen menjehere....
    Nuk e di numrine saket, nese jane nisur nga Kosova 3500 pra, gjysma ka shpetuar..
    Kjo eshte e verteta e tjeret e tregfojne si te dojne, une kam degjuar keshtu nag te pranishmit qe shpetuan ketij masakrit, ishte ne katin e ddyte, kurse i nipi i tij 17 vjeēar, ai ka vdekur me ēifteli ne dor, as qe ishte kryngrites por fshatare i thjeshte e i pa fajshem..

    Pra si e shohim, diku eshte problemi ne lidhje me vertetesine e kesaj ngjarje, duhet te me besoni se kjo eshte e verteta, se paku une e tregova njashtu si me kane rrefyer..por edhe jam interesuar dhe kam beer pyetje..
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #197
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Cen kater nendetese ishin dhe tre nuk punonin.Edhe ajo qe punonte rralle dilte se kursenin karburantin.Njohim njerez qe kane qene ne ate nendetese qe vetem pulbardhat mund te trembte.Nejse,ju kini qef me besu keto perralla,eshte e drejta juaj.

  8. #198

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    "Enver Hoxha nuk ishte trim,ishte dhjaks,jo vetem dhjaks frikacak,por edhe injorant.Fakti qe eleminoi kundershtaret nje e nga nje,e provon kete.Sikur te mjaftohej vetem me kundershtaret,gjysma e se keqes.Ai kishte frike edhe nga bashkepunetoret e tij me te afert.Ja pse e vetevrau Mehmet Shehun,Kadri Hazbiun e te tjere me rradhe.Kjo eshte arsyeja qe friken e tij patologjike e kanalizoi ne luften e famshme te klasave,duke futur ne armiqesi vellain me vella.Kjo tregon pabesine e tij,manine per te kontrolluar gjithcka.Tregues tjeter i dhjaksizmit te tij patologjik,eshte bunkerizimi i vendit me hekur e beton,nje veprim prej te marri nderkohe qe popullsia skermiste dhembet nga uria.Po eliten intelektuale te kohes pse e asgjesoi?Pikerisht nga frika dhe ndjenja e inferioritetit.Vete me zor kishte mbaruar te mesmen ndersa intelektualet qe vrau ishin arsimuar ne universitetet me te mira perendimore(kujtojme ketu franceskanet).Liria e besimit nuk ben perjashtim.E ndaloi me ligje e propagande.Jo pa arsye.Per diktatoret liria perben kercenim.Ai e dinte qe adhurimi dhe nderimi i krijuesit,perbente kercenim serioz ne adhurimin dhe nderimin ndaj tij.Ishin pikerisht adhuruesit e tij e tij ata qe i vune shkelmin ne vitet 90-te,kjo sepse adhurimi i tij ishte ngritur mbi friken,dhe jo dashurine.Kur ajo mori fund,ky qe momenti kur ata kuptuan verberine e tyre."
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #199

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Nje dite diktatori E.Hoxha vendos te lere zonen e bllokut per te pare gjendjen reale te punetoreve jashte Tiranes.Maskohet dhe del i vetem neper fshatra.Pasi mbaron "inspektimin"e gjendjes kthehet ne qytet ku e ze erresira afer nje kinemaje.Mendon me vete-po futem te shoh nje film meqe jam ketu.Futet brenda dhe momentin qe mbaron filmi,ne ekran shfaqet nje foto e xhaxhit Enver.Te gjithe ngrihen ne kembe dhe fillojne ti kendojne lavde udheheqesit te madh ne brohoritje.Enveri nga ana tjeter,i shtangur nga ajo qe po shikonte,rrinte i ulur duke pare dashurine e sinqerte te popullit per te.Ne ate moment,nje burre i afrohet te veshi dhe i thote:"te kuptoj mor shok,te kuptoj.Te gjithe si ti ndihemi, por te leverdis me mire te cohesh ne kembe se sa te perfundosh ne burg"
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    - CIA nė vitet '50: Shqipėria me ushtri tė miredisiplinuar !
    Shqiptarja.com
    http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...x65jWBDD9nli6g

Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •