Close
Faqja 17 prej 24 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 233
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Brari, do te postoj heren tjeter, pjese tjera te gjykimit....

    Tani ika...nuk me premton koha me shume...

    Mbetsh mire ti....dhe te tjeret...

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Sami,

    a e ke ndopak idene e gjyqeve te llojit Stalinisto-vishinsko-ist..dmth..dhe envero ramizoist?

    me duket je shum i paditur ne kto gjera..

    vetem nje i lajthitur mund te bazoje bindjet e tij ne proces verbalet e ktyre lloj gjyqeve..

    keto gjyqe jan keshtu..

    psh diktatori do qe per x problem te fajesoje y person..

    thirret hasani..

    hasan i thon.. ke 4 femij..
    po kam..
    do te jesh me gruan e femijetcdo nat ne shpi apo do te te rrasim 15 vjet ne biruc e gru e fmi ti cojm ne belsh..
    hasani kuptohet pranon.. te jet me gru e fmi ne shpi..
    athere hasan lexo kto letrat e mesoji permenc..

    i meson hasani permenc..
    pastaj gjykatesi therret..
    te vij deshmitar hasani kunder armikut x
    hyn hasani dhe lexon ose bilbilon.. ato cka i mesoj ne leter..
    armiku bertet.. cjan keto genjeshtra skini turp..
    kaq..
    armiku shkon ne biruc..pastaj pushkatohet..
    kaq..

    ky eshte modeli i gjyqeve staliniste enveriste..

  3. #163

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  4. #164

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    I njoh, Brari....i njoh...por jo tamam ashtu si mendon ti...

    Lexo me tutje...(nese do, kuptohet)....


    (Seanca e 16)
    ARANIT ĒELA: Kalojmė nė administrimin e provave lidhur me krimin e tradhtisė ndaj atdheut. Tė thirrėt dėshmitari Qani Tartale...
    QANI TARTALE: Po kryetar...
    ARANIT ĒELA: Tė kemi thirrur pikėrisht pėr tri ēėshtje. E para, lidhur me ēėshtjen e Sadik Ramės...
    QANI TARTALE: Sadik Radeci...
    ARANIT ĒELA: Sadik Radeci si thua ti, e dyta, lidhur me atė rastin e diversantit qė pėrmende lidhur me letrėn e Hulsi Spahiut dhe e treta, lidhur me trajtimin nga ana e Feēor Shehut tė materialit qė ka tė bėjė me Dhora Lekėn. Shkurt na fol pėr kėto tri ēėshtje...
    QANI TARTALE: Nė vitin ‘48 isha shef i sigurimit tė hekurudhės. Ato ditė tė prishjes me Jugosllavinė mė vjen Sadik Radeci dhe denoncon se ishte rekrutuar agjent nga Savo Bozhidaroviēi. Savua e kishte takuar disa ditė pas prishjes sė marrėdhėnieve, se me atė punė merrej dhe i kishte dhėnė nja pesė copė raporte tė Kongresit tė Pestė tė Partisė sė tyre revizioniste pėr t’i shpėrndarė dhe i kishte dhėnė si detyrė qė nėse mund ta lidhte tė vinte tė bėnte njė takim me kosovarėt e Rozhbullit. Mbasi na i tha neve kėto dhe na tha situatėn, se nė cilat kushte ishte vėnė nė shėrbim dhe si kosovar ishte gati qė ēdo detyrė qė t’i jepnim neve ta realizonte qoftė me likuidimin e Savos ose tė vinte dorė, ēfarėdo detyre qė t’i jepnim ishte gati.
    Kjo iu relatua ministrisė, ministria nuk na dha asnjė pėrgjigje. Nė ministri ishin bėrė ndryshime, kishin ikur ata dhe kishin ardhur kėta tė tjerėt. Nė fakt, Savua ditėn e caktuar me gjithė Qamilin nuk morėn porosira, masat i morėn vetė, po Savua nuk erdhi. Mbas kėsaj, Savua erdhi disa herė tė tjera nė Durrės, bėri takime tė tjera dhe ne, me ato mundėsi qė kishim i zbuluam edhe disa baza. Po Sadikun nuk e takuam mė. Kaloi kohė dhe ne Sadikun e mbajtėm afėr.
    Kishin kaluar disa muaj, tani ministria ishte nė dijeni tė punės sė Sadikut, por koha kishte kaluar. Njė ditė tė bukur na lajmėrojnė ta marrim Sadikun e ta biem nė Tiranė. Ai mendonte, meqenėse puna e tij ishte vlerėsuar dhe dėshironte tė takohej me Mehmet Shehun. Nė njė aksham e marr unė dhe e sjell nė Tiranė. Nė Drejtorinė e Tiranės qė ishte te rruga e “Dibrės”, na priti Kleanthi Andoni. Sa e zbrita nga makina Kleanthi i hodhi hekurat dhe e futi brenda. I them, si ėshtė kjo punė? Do ta bisedojmė mė vonė, mė tha.
    Ikėm nė Durrės pastaj na bėjnė njė shkresė nga ministria e na thonė qė Sadiku ishte pėrgjegjės i njė rezidenture nė uzinėn “Enver”. Kjo na ēuditi se Sadiku as ishte i kėtij niveli dhe as kishte punė me Tiranėn, ai banonte nė Durrės. Megjithatė, ministria mund tė ketė tė dhėna a nuk e di, e mbajtėn. Kaluan pesė-gjashtė muaj na thėrrasin dhe na thonė, e ēfarė keni, merrni Sadikun tashti, aneksojani grupit tė sabotatorėve tė hekurudhės, megjithėse nuk kishte lidhje me ta dhe tė dalė nė gjyq tė demaskojė ato krimet jugosllave ku ai kishte jetuar, qė ishin bėrė ato masakrat nė Jugosllavi pas ēlirimit.
    Edhe kėshtu u bė, neve na vinte turp tani si ky njeri?! Edhe e trajtuam mirė, megjithatė ai i shkreti nuk tha gjė. Mbas gjyqit, u vendos qė ai tė dalė nga salla e gjyqit pas pėrfundimit se u lirua nė seancėn e fundit edhe ai pėsoi njė traumė psikike pėr disa vite. Tani kam vite qė nuk e kam parė, por di qė deri vonė ka jetuar nė Kavajė, krijoi familje se atėherė i prishėm edhe familjen, qe i fejuar. Shkurt, kaq ėshtė puna e Sadik Radecit. Pėr kėtė ēėshtjen tjetėr duhet tė ketė qenė viti ‘57, nuk e mbaj mend saktė, kemi marrė njė detyrė nga Kadri Hazbiu, Nevzat Haznedari, Filat Muēua dhe unė.
    Mbasi ishte marrė njė e dhėnė se njė i dėnuar, i cili kishte vepruar si diversant i kishte thėnė njė tė dėnuari tjetėr nė burg se, kur ka ardhur njė herė me detyrat e UDB-sė ka prurė njė letėr pėr Hulsi Spahinė, qė nė atė kohė ishte komandant i Brigadės bregdetare nė Durrės. Ka shkuar nė Durrės, sipas tė dhėnave, ka gjetur dhe shtėpinė, nuk e mbaj mend mirė se ka vajtur tashti, po mė duket se qe edhe nė shtėpi, piu edhe kafe dhe priti e priti dhe meqė u vonua ai, ky nuk ndenji, u tremb. Tani nuk ishte e qartė a e kishte dorėzuar letrėn apo jo. Kadri Hazbiu na kėshilloi qė tė bisedojmė edhe me kėshilltarin sovjetik tė hetuesisė. Shkuam bėmė njė plan sipas porosisė sė tij dhe bashkė me planin kemi shkuar mė duket unė dhe Nevzati, nuk mbaj mend ishte dhe Filati apo jo.
    Pėrkthyesi i tij ka qenė Nuredin Gėrxhalli. Menjėherė rusi mbasi mori dijeni pėr kėtė punė tha, pse nuk e dini ju qė ka porosi se nė drejtimin jugosllav nuk bėhen veprime, janė ndėrprerė. Nevzati i tha, po ti nuk e di qė Titua ėshtė agjent i imperializmit, bile mė falni se i tha edhe kėtė, ka zbardhur brekėt. Ai nuk foli. Kush ka dhėnė porosi pėr kėtė tha, ministri. Mirė, mė lini mua. Ia lamė atij, tė nesėrmen na thirri dhe na tha, nuk japim mendim pėr kėtė, nuk na dha asnjė mendim.
    Nevzat Haznedari vuri nė dijeni Kadri Hazbiun dhe ai i tha, mirė ju bėni punėn nuk ka gjė, le tė thonė ata. Kam shkuar unė nė Rinas se u informova qė ky duhet tė jetė nė Rinas, nė atė kohė ndėrtohej aeroporti i Rinasit. E kėrkuam nuk ishte atje. Mund tė ishte nė qytetin Stalin, nė atė kohė gjithashtu ndėrtohej edhe atje aeroporti. Mirė po unė u vonova se bėmė kėto veprime dhe kur u ktheva nė shtėpi mė thanė tė ka kėrkuar Filati ėshtė alarmuar, tė vini nė ministri. Alarm i madh, qe gjė urgjente.
    Siē mė thanė ishte inatosur Kadri Hazbiu dhe nuk na ngarkoi mė neve me kėtė punė. Seē u bė mė tej, unė nuk e di. Pėr atė punėn e Dhora Lekės. Unė kam qenė qė pėrpara Konferencės sė Tiranės edhe shumė kohė nė sektorin qė merrej me elementin antiparti. Dhora Lekėn si fytyrė e njihja, po nuk kisha punė direkt me tė, me njė fjalė materialin e dija. Pasi lėviza, mė ra qė mbas disa viteve tė vij prapė nė kėtė sektor, pasi erdha nga Shkodra. Pas ca kohe pas meje erdhi edhe Feēor Shehu si drejtor i Drejtorisė sė Sigurimit.
    Me deponimet e Dhora Lekės kemi punuar shumė kohė, kishte gjėra qė u konsumuan nė gjyq, kishte gjėra qė u konsumuan nė rrugė operative, po mbetėn shumė gjėra tė tjera nėpėr duar qė kėrkonin verifikim. Disa nga kėto do t’i verifikonte, do t’i vėrtetonte edhe koha natyrisht kur vjen drejtor Feēor Shehu filluam tė merremi me kėtė punė, shumė herė na ka thėnė, e hu! Jeni marrė me Dhora Lekėn, unė nuk i besoj, mė falni pėr shprehjen, njė p.... Njė herė nė Drejtorinė e Tiranės lindi ky problem, kemi qenė ai, Stavri Madhi dhe unė.
    Stavri Madhi nė atė kohė ishte kryetar i degės sė parė. Meqė na u dha mundėsia pėr tė dhėnė njė mendim e thashė dhe unė njė mendim. Atij nuk i erdhi mirė, atje nuk mė tha gjė. Rrugės duke shkuar nė ministri, ishte aksham, mė tha mua qė ti bėre gabim. Pse bėra gabim, i thashė, deri sa na u dha mundėsia dhe ky ėshtė mendimi im, kėshtu tė paktėn mendoj. Ti duhet tė mė mbėshtesje mua tha, ne vemi si ministri. Unė i thosha qė Dhora Leka, disa nga deponimet e saj janė vėrtetuar, por disa jo. Kishim fjalėn pėr njė person konkret.
    Ajo thoshte, qė Skreēko Kovaēiēi mė ka kėrkuar t’i organizoj njė takim. Unė ia organizova po e takoi apo jo unė nuk di gjė, kaq thoshte. Pse t’i besojmė asaj. Edhe kishte njė mani tjetėr, mbetėt me kontingjentet e Konferencės sė Tiranės, seleksionojini. Ne i shikonim herė pas here kė tė heqim, si ta heqim, si ta lėmė.
    Me njė fjalė ai nuk kishte bindje se kėto deponimet e Dhora Lekės vlenin pėr organet e sigurimit dhe pėr partinė. Unė direkt me Dhora Lekėn nuk jam takuar asnjėherė, vetėm njė herė nė ministri kur erdhi si e internuar. Kėrkonte takim me Rexhep Kollin dhe ai mė ngarkoi mua. Unė historinė e saj e dija, por nuk i dola nė atė. Pati njė ankesė dhe kaq...
    ARANIT ĒELA: Keni ndonjė pyetje...
    RRAPI MINO: Nga Ministria e Punėve tė Brendshme u implikuan kuadro dhe ēfarė masash u morėn, pėr Konferencėn e Tiranės e kam fjalėn...
    QANI TARTALE: Nė Konferencėn e Tiranės u implikuan shumė. Nė atė kohė edhe neve vetė bėmė njė propozim, ku kemi pasur Rasim Deden kryetar dhe dhamė kėtė mendim meqenėse implikoheshin shumė kuadro tė ministrisė, tė bėjmė njė gjė, se ne bėnim informacionin ditor qė nė fillim u shkonte tė gjithė anėtarėve tė Byrosė Politike mė vonė u reduktua nė sekretarėt e KQ dhe pastaj vetėm disave, kjo vazhdoi mė tepėr se njė vit. Shfaqa kėtė mendim qė tė bėnim njė listė tė veēantė dhe materialin qė i implikon kėta ta shikojė Kadri Hazbiu si ministėr dhe mundet tė thirren, tė konsumohet nėpėr organizatat e Partisė se tė them tė drejtėn kishte shumė nga shokėt tanė qė nuk mendonim se ishin nė pozita armiqėsore.
    Kjo u miratua, ra dakord Rasimi qė nė atė kohė ishte kryetar dege dhe e bėmė kėtė. Me sa di, njė pjesė i thirri Kadri Hazbiu, njė pjesė i thirri Stavri Naēi qė ishte sekretar i Komitetit tė Partisė. U konsumua kjo dhe nuk na u dhanė mė porosira pėr kėto. Kishte edhe tė tjerė qė u relatuan lart dhe u morėn edhe masa.
    Mbas kaq vjetėsh doli problemi i Ēome Ēinit. Ēome Ēini ishte drejtor i Dajtit seē bėri atje dhe u arrestua. Nė kėtė kohė ndodhesha nė Durrės me pushime. Mė thotė Shim Kolli qė ishte kryetar i degės sė Elbasanit dhe kalonte atje mė tha mua, u dogje. Ishte bėrė njė mbledhje nė ministri dhe kishte thėnė Farudin Jaho, shef i sigurimit tė Ushtrisė pėr Ēome Cinin, i kam dhėnė materiale personalisht Qaniut dhe nė qoftė se ai nuk i ka konsumuar, ai ka pėrgjegjėsi.
    Kadri Hazbiu jep urdhėr qė kjo tė sqarohet edhe nė qoftė se ėshtė kėshtu File Muēo, Raqi Zavalani e Qani Tartale tė venė nė gjyq. Mirėpo mua mė kujtohej mirė qė u rrah kjo. Mė thėrrasin kėta tė alarmuar dhe ishte ngarkuar Pilo Shantua pėr ta sqaruar kėtė punė. Vij nė ministri, mė thonė ē’na ke bėrė ē’ne ashtu. U thashė qė e mbaj mend shumė mirė qė u konsumua nė kėtė rrugė.
    Ne nuk kishim mundėsi tė takonim Kadri Hazbiun si ministėr dhe shkuam te Stavri Naēi. Tė kujtohet mirė ty, nuk mė kujtohet tha, por unė kam ca materiale atje tha, i kisha pėr tė djegur dhe nuk i kam djegur shikoni aty. I gjetėm ato me shėnime nga Kadri Hazbiu dhe Stavri Naēi. Ta marrim i thamė. Po.
    Ia shpunė Pilo Shantos qė ishte ngarkuar. Pilua tha ikni tani rrini rehat. Mbas kaq vitesh u dėnuam nė kolegjium pėr tjetėr gjė, nuk dua ta ngre kėtu. Po edhe atėherė kot e hėngrėm edhe doli nė kolegjium qė ne jemi dėnuar edhe njė herė tjetėr, thotė vetė Kadriu. Ėshtė kėshtu i thotė atij. Po ne nuk ishim dėnuar, ky problem u sqarua dhe nuk ishim dėnuar. Kaq...
    ARANIT ĒELA: Keni ndonjė pyetje. Mihallaq Ziēishti ke pyetje lidhur me dėshmitarin…
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Jo...
    ARANIT ĒELA: Jo. Gani Kodra ke...
    GANI KODRA: Nuk kam
    ARIANIT ĒELA: Nuk ke. Ali Ēeno ke...
    ALI ĒENO: Jo
    ARANIT ĒELA: Llambi Peēini...
    LLAMBI PEĒINI: Jo..
    ARANIT ĒELA: Nuk ke. I pandehur Feēor Shehu ke pyetje…
    FEĒOR SHEHU: Po. Unė nuk e dėgjova mirė atje qė gjoja nuk kam pasur besim te deponimet e Dhora Lekės...
    ARANIT ĒELA: Nuk i besoj i ke thėnė ti, ajo ėshtė njė putanė...
    FEĒOR SHEHU: Tė gjitha kėto apo pjesė tė deponimeve tė saj
    ARANIT ĒELA: Ti ke folur nė pėrgjithėsi thotė ky qe vetėm me Dhora Lekėn
    QANI TARTALE: Njė herė Feēor Shehu, si drejtor dhe si zėvendėsministėr nuk mori kurrė nė analizė sektorin qė t’i diskutonim njė pėr njė, megjithėse ne e kemi kėrkuar dhe nuk u mor ndonjėherė. Tashti ka rėnė rasti pėr persona konkretė, por ky e kishte nė pėrgjithėsi qė Dhora Lekėn nuk donte ta dėgjonte, nuk e besoj unė, juini marrė me njė tė tillė tė poshtėr...
    ARANIT ĒELA: E qartė, tjetėr pyetje ke...
    FEĒOR SHEHU: Domethėnė...
    ARANIT ĒELA: Ēfarė domethėnė, ja atė pėrgjigje dha ai Feēor Shehu…
    FEĒOR SHEHU: Ai e tha atė, unė them…
    ARANIT ĒELA: Ēfarė thua ti nuk ke kujt i thua se ai ėshtė dėshmitar, nuk jep llogari. Ti mbaj shėnim atė qė thotė ai…
    FEĒOR SHEHU: Tė mbaj shėnime unė se ai ėshtė dėshmitar dhe mund tė thotė si tė dojė...
    ARANIT ĒELA: Ai kėtė thotė, ti i bėn pyetje ai pėrgjigjet, diskutim nuk ka. Pyetje tjetėr ke...
    FEĒOR SHEHU: Unė pyetje tjetėr nė qoftė se ėshtė kėshtu...
    ARANIT ĒELA: Pyetje t’i bėsh dhe ai do tė pėrgjigjet, kaq ėshtė, nuk kemi ē’i bėjmė ne ai dėshmitar ėshtė...
    FEĒOR SHEHU: Dėshmitar ėshtė, po nuk ėshtė e vėrteta kėshtu...
    ARANIT ĒELA: Mirė, nuk ėshtė e vėrtetė, ke pyetje tjetėr...
    FEĒOR SHEHU: Jo.
    ARANIT ĒELA: I nderuar Kadri Hazbiu, ke pyetje...
    KADRI HAZBIU: Si urdhėron. Pėr saktėsi. Dėshmitari Qani thotė, se ishin bėrė ndryshime nė ministri pėr atė rastin qė pėrmendi tė atij Sadik Radecit. A mundet tė identifikojė domethėnė ta specifikojė nė ministri ky problem nga kush u trajtua domethėnė vlen pėr mua...
    ARANIT ĒELA: Dikush e trajtoi kėtė punė.
    QANI TARTALE: Tashti, nė cilėn datė ka ardhur Kadri Hazbiu dhe shokėt e tjerė nė atė kohė nė ministri unė nuk e di, por unė ngul kėmbė te kjo mė shumė qė arrestimi i Sadik Radecit, ėshtė bėrė nė kohėn qė qenė tamam kėta nė funksion, se Kleanth Andoni, nuk e di kėta e dinė mė mirė, nė atė kohė qe nė Degėn e Tretė tė Ministrisė mandej edhe dega e tretė e ka trajtuar se ne ishim nė bazė nuk e dinim kush e trajtonte mundet Dega e Tretė, po mundet edhe Dega e Parė. Po meqė Kleanthi erdhi atje u interesua dhe na priti...
    ARANIT ĒELA: Kaq di ky kaq...
    KADRI HAZBIU: Mirė, dakord.
    ARANIT ĒELA: Tjetėr pyetje..
    KADRI HAZBIU: E dyta, i lutem shumė dėshmitarit nė qoftė se nuk e kuptova unė, lidhur me ēėshtjen nė vitin 1957, qė thotė nė rastin konkret kur ka ardhur problemi tek unė, kėshtu siē u ka ndodhur kėtyre, kėshtu e dėgjova unė Kadriu tha, veproni. Ėshtė kėshtu kjo?
    QANI TARTALE: Kėtė na i tha Nevzat Haznedari, qė pavarėsisht ēfarė thotė kėshilltari sovjetik shkoni e veproni...
    KADRI HAZBIU: Nuk kam gjė tjetėr...
    RRAPI MINO: Po pastaj, mė vonė, tha qė ndėrpriteni...
    QANI TARTALE: Unė nuk e takova mė, mė tha kryetari im, ai u inatos pse u vonova dhe nuk na ngarkoi mė ne me kėtė punė, po do ngarkonte tė tjera...


    Vijon...

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    ...ARANIT ĒELA: Kalojmė nė administrimin e provave...
    LLAMBI PEĒINI: Kam njė ēėshtje nė qofte se ka mundėsi. Nė seancėn kur ju dha fjala tė pandehurit Feēor Shehu, Mihallaq Ziēishti kėrkoi fjalėn dhe juve ja dhatė. Ai tha qė unė dhe Llambi Ziēishti i paskemi thėnė atij qė Mehmet Shehu paska bėrė takime nė “Kuin Elisabet” me Titon dhe me Harri Fulcin. Unė kėrkova fjalėn pėr t’iu pėrgjigjur dhe pėr tė pyetur. Nuk ma dhatė fjalėn...
    ARANIT ĒELA: Tė thashė do tė ta jap kur tė duash, e kėrkove tashti, ta dhashė...
    LLAMBI PEĒINI: Ka mundėsi tė bej pyetje…
    ARANIT ĒELA: Pėrse, ti e ke shpjeguar, ti nuk je dakord......
    LLAMBI PEĒINI: Ti bėj pyetje, unė jo vetėm kam shpjeguar qė s’jam dakord por s’kam biseduar fare unė me Mihallaq Ziēishtin. Unė do tė bej njė pyetje. Kur kam biseduar dhe ēfarė shprehimisht i kam thėnė...
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Ma kanė shpjeguar, ma kanė biseduar konkretisht me ē’vapor kanė udhėtuar, qė ishte Titua, pėr takimin me Fulcin dhe pėr tė gjitha midis tyre ma ka shpjeguar edhe Llambi Peēini…
    LLAMBI PEĒINI: Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr pėr arsye se Fu1ci nuk ka qenė fare nė “Kuin Elisabet”, asnjė nga shoqėruesit nga grupi i shoqėrimit as nga anėtarėt e delegacionit...
    ARANIT ĒELA: Kush ka qenė…
    LLAMBI PEĒINI: Atje ka qenė Titua dhe i biri i Ēurēillit, Randolf Ēurēilli...
    ARANIT ĒELA: Kėta tė dy kanė qenė...
    LLAMBI PEĒINI: Kėta tė dy. Fulci s’ka qenė fare, nga e nxjerr Fulcin...
    ARANIT ĒELA: Nga e di ti qe s’ka qenė Fulci...
    LLAMBI PEĒINI: Po se dinim ne, prandaj njė gjė qė nuk e dinim si do t’ia thoshim Mihallaqit. Asnjė nga ne nuk e dinte. Unė nuk them qė s’ka qenė Fulci, unė nuk them qė s’ka takuar Mehmet Shehun me Titon dhe me Randolf Ēurēillin, unė s’di gjė. Nė praninė time dhe me dijeninė time s’ėshtė bėrė asnjė gjė. Asnjė nga grupi nuk dinte qė Harri Fulci ishte nė “Kuin Elisabet”. Nga e nxori Harri Fulcin Mihallaq Ziēishti...
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Nga juve...
    LLAMBI PEĒINI: Gėnjen. Pastaj pse nuk jam ballafaquar unė me kėtė nė hetuesi po ta kish thėnė…
    RRAPI MINO: Nė hetuesi e ka thėnė ai...
    LLAMBI PEĒINI: Pse nuk jam ballafaquar unė ...
    ARANIT ĒELA: Nuk janė bėrė dhe ballafaqime tė tjera atje...
    LLAMBI PEĒINI: Ky ishte njė moment i rėndėsishėm...
    ARIANIT ĒELA: Ja, ballafaqim ėshtė dhe ky...
    LLAMBI PEĒINI: Kam dhe njė pyetje tjetėr. Ka biseduar gjė Mihallaq Ziēishti me Llambi Ziēishtin se me urdhėr tė Mehmet Shehut Llambi Peēini ka organizuar vrasjen e Sadik Premtes nė Francė apo jo...
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Jo...
    LLAMBI PEĒINI: Atėherė tė mbahet shėnim, ju lutem, sepse Llambi Ziēishti e pretendon tek unė gėnjen Llambi Ziēishti atėherė...
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Edhe mundet tė mos mė bjeri ndėrmend...
    LLAMBI PEĒINI: A, e ktheve tashi...

    ARANIT ĒELA: Fillojmė me administrimin e provave, tė thirren dėshmitarėt, tė shqyrtohen dokumentet edhe atribuimet e tė pandehurve qė nuk bėjnė pjesė nė kėtė ēėshtje kėtu. Tė thirret Fiqirete Shehu. (foto e bere ne gjyq)

    FIQIRETE SHEHU: urdhėroni...

    ARANIT ĒELA: Ty tė kemi thirrur tashi pėr tė atribuar lidhur me ēėshtjen qė gjykohet dhe qė i pėrket kėtu tė pandehurve, Mihallaq Ziēishti, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga, Feēor Shehu, Llambi Peēini dhe Kadri Hazbiu, rreth akuzės tė tradhtisė ndaj atdheut nė formėn e spiunazhit. Prandaj ēka dini, d.m.th na i kallėzoni kėtu, pėr gjėra qė kanė tė bėjnė lidhur me tė pandehurit kėtu, d.m.th me kėta tė pandehur. Juve kėta tė pandehur i njihni?...

    FIQIRETE SHEHU: Lidhur me pyetjen qė mė bėhet unė mendoj tė filloj me shpjegimet pėr tė pandehurin Kadri Hazbiu lidhur me veprimtarinė armiqėsore tė tij ...
    ARANIT ĒELA: Po...

    FIQIRETE SHEHU: Kadri Hazbiu ka qenė ndihmėsi mė i vjetėr, mė i afėrt, mė i aftė dhe mė i vendosur i Mehmet Shehut, i cili kryesonte organizatėn tonė kundėrrevolucionare, komplotiste e puēiste.
    Ka qenė Dushan Mugosha, i cili ka qenė dėrguar nė qarkun e Vlorės nga Komiteti Qendror i PPSH pėr tė punuar, duke u konsideruar njė komunist internacionalist nga qė partia nė tė cilėn bėnte pjesė ai ishte anėtar i Komitetit. Ndėrsa nė fakt si nė Vlorė ashtu dhe nė brigadėn e parė, siē kam shpjeguar para trupit gjykues, nė seanca gjyqėsore kur u shqyrtua ēėshtja ime, ai ka bėrė njė punė armiqėsore tė theksuar, duke tėrhequr nė shėrbim tė zbulimit jugosllav kuadro tė ndryshme si nė brigadė, siē shpjegova herėn e kaluar nė seancat e ndryshme hetimore e gjyqėsore, ashtu edhe nė Vlore. Njė nga kėta ka qenė Kadri Hazbiu.

    Duke qenė i tillė, d.m.th qysh herėt nė veprimtarinė armiqėsore Kadri Hazbiu ka punuar vendosmėrisht nė favor tė organizatės sonė kundėrrevolucionare dhe ka qenė ndihmės i afėrt i Mehmet Shehut nė gjithė pėrpjekjet pėr pėrmbysjen e rendit ekzistues socialist nė Shqipėri... Pėr rrethanat nė tė cilat ėshtė tėrhequr Kadri Hazbiu nė veprimtarinė armiqėsore nė shėrbim tė zbulimit jugosllav nė kėtė rast, sikurse dhe pėr veprimtarinė armiqėsore qė ka kryer gjatė periudhės sė luftės, unė kam dėgjuar nga persona tė ndryshėm nė kohė tė ndryshme. Pėr herė tė parė kam dėgjuar nga Liri Gega.

    Me sa mė kujtohet unė as e kisha dėgjuar emrin e Kadri Hazbiut mė parė. Pėr herė tė parė e kam dėgjuar nga Liri Gega, kur ndodheshim nė Sllatinė tė Peshkopisė ku zhvillohej njė kurs politik me kuadrot politike tė divizionit tė parė sulmues. Aty Liri Gega mė ka folur shpesh e shumė pėr Kadri Hazbiun, duke e paraqitur si njė njeri pėr tė cilin Dushani kishte simpati dhe njė konsideratė tė larte, duke e konsideruar si trim, tė zgjuar, si mik tė Jugosllavisė dhe si person me perspektivė pėr miqėsinė dhe nė favor tė Jugosllavisė. Liri Gega mė ka treguar gjithashtu se Dushan Mugosha i ka thėnė qė duke qenė i tillė, ti duhet ta mbash afėr Kadri Hazbiun, tė kesh besim pėr ēdo gjė tek ai dhe ta mbėshtesėsh.

    Ajo nuk mė doli hapur nė pozicion armiqėsor, as vetė, as edhe nuk mė foli hapur pėr faktin qė Kadri Hazbiu ishte tėrhequr nga Dushan Mugosha nė shėrbim tė zbulimit jugosllav. Por unė e kuptova fare qartė, duke ditur ēėshtjen se si ai Dushan Mugosha kish vepruar me kuadro tė ndryshme tė brigadės sė parė ku unė isha zėvendėskomisare, edhe me mua vetė qė nė kėtė rast, Kadri Haziun e kishte tėrhequr nė shėrbim tė zbulimit jugosllav. Mė vonė, kur u ktheva nė brigadėn e parė, unė gjeta aty qė kish ardhur nga shtabi i divizionit Mehmet Shehu dhe e pyeta, a e njihte Kadri Hazbiun, meqė unė se kisha dėgjuar mė pėrpara, edhe i thashė ē’mė kish treguar Liri Gega. Mehmet Shehu mė tha, se e njihte edhe ashtu qėndrojnė ēėshtjet siē tė ka shpjeguar Liria, mė tha Mehmet Shehu. Edhe mua Dushani mė ka folur kur ka qenė nė brigadė nė kėtė drejtim e me kėto terma pėr Kadri Hazbiun. Bile para se tė largohej nga brigada mė ka thėnė qė ki kujdes, d.m.th Kadriun. Ai ėshtė njeri i vendosur nė kėtė drejtim tė miqėsisė me Jugosllavinė, prandaj unė nė ēdo rast, edhe tė kesh besim edhe ta mbėshtetesh edhe tė mbėshtetesh tek ai Mehmet Shehu nė njė kohė tė mėvonshme, konkretisht nuk mė kujtohet, mė ka folur edhe pėr atė ēfarė i kishte treguar Kadri Hazbiu pėr periudhėn nė tė cilėn kishte qenė nė Kosovė me brigadėn e pestė sulmuese, tė cilin partia e pati dėrguar pėr tė ndihmuar popullin kosovar nė luftėn ēlirimtare.

    Mehmet Shehu mė tregoi nė atė rast qė Kadri Hazbiu vetė i kishte shpjeguar se si e kishte parė gjendjen nė Kosovė, se si kosovarėt kishin besim ndaj kuadrove dhe pėrgjithėsisht partizanėve tė brigadės sė pestė qė kish vajtur atje nga Shqipėria, ndėrsa kishin mosbesim tė theksuar te serbėt, sikurse edhe te kuadrot shqiptarė tė lidhur me serbėt. M’u desh, i kishte treguar Kadri Hazbiu Mehmet Shehut qė tė bėja agjitacion dhe prapagandė nė kėtė drejtim, t’u shpjegoja kosovarėve qė duhet tė bashkėpunohet me kėta serbėt dhe me tė tjerėt nga kombėsitė e tjera jugosllave, po sidomos me serbėt dhe pas ēlirimit, sidomos meqė Serbia ėshtė njė shtet i zhvilluar, i pėrparuar, interesi i Kosovės ėshtė qė tė kėrkojė tė lidhet dhe tė ketė vartėsi me Serbinė pėr faktin se nė kėtė mėnyrė mund tė ndihmohet nga ana e Serbisė pėr t’u zhvilluar e pėr tė prurė kulturė tė pėrparuar mė shpejt Kosova e populli kosovar. Gjithashtu mė kujtohet se Mehmet Shehu mė ka thėnė se Kadri Hazbiu i kishte treguar qė, meqė kish njė mosbesim tė tillė dhe raste veprimesh tė kosovarėve kundėr serbėve, kuadrot serbė dhe kuadrot kosovarė tė lidhur ngushtė me serbėt pėrdornin edhe masakra, vrisnin kosovarė me qėllim qė tė trembnin popullin e Kosovės, ta nėnshtronin nėpėrmjet frikės. Edhe nė njė rast tė tillė, siē mė ka treguar Mehmet Shehu kishte ndodhur, sipas shpjegimeve qė i kish bėrė Kadri Hazbiu, ishte ndodhur edhe vetė Kadri Hazbiu.

    Pėr kėto ēėshtje pak a shumė me tė njėjtat fjalė, mbaj mend se mė ka folur njė herė qė bisedonim pėr ngjarjet e Luftės Nacionalēlirimtare edhe i pandehuri Mihallaq Ziēishti, i cili mė tha se Kadri Hazbiu i kishte treguar veē tė tjerave edhe, njė fakt tė tillė qė duke qenė gjendja e tillė nė popullin e Kosovės me njė mosbesim tė theksuar ndaj serbėve pėrgjithėsisht, nuk do ta ketė tė lehtė Dushan Mugosha e tė tjerėt qė t’i nėnshtrojnė me tė butė, por do tė pėrdorin forcėn, dhunėn kundėr tyre. Ndėrsa nė njė rast tjetėr, menjėherė pas ēlirimit, kur unė punoja si pėrgjegjėse e sektorit teorik nė drejtorinė e agjitacionit e tė propagandės tė Komitetit Qendror qė varej nga Nako Spiru, Nako Spiru njė ditė i nervozuar me duar prapa ecte nėpėr zyrė e shfrynte kundėr Koci Xoxes, megjithėse ishin tė tė njėjtit shėrbim, nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, se ai Koci Xoxe thoshte Nakua, i ka zgjidhur mirė punėt e tij, ka marrė kuadro tė zgjedhur dhe besnikė tė tij si kėtu nė sektorėt e Komitetit Qendror qė drejton ashtu edhe nė Ministrinė e Brendshme, nė organet e brendshme pėrgjithėsisht, ndėrsa mua mė ka lėnė bosh me kuadro.

    E njė kuadėr i tillė thoshte Nako Spiru, ėshtė Kadri Hazbiu, tė cilin Koci Xoxe se ka pas njohur sepse Kadri Hazbiu ka punuar nė Vlorė dhe pastaj nė brigadėn e pestė, kurse Koci Xoxe nė Korēė porse ja rekomandoi Velimir Stojniēi dhe Dizdari, tė cilėve ua kish rekomanduar Dushan Mugosha qė e njihte. Dua tė them qė kur Liri Gega, duke u kthyer pak mė pas nė kohė, mė foli pėr Kadri Hazbiun dhe pėr lidhjet midis Dushan Mugoshės e Kadri Hazbiut mė tha, se kur Dushani ishte nė Vlorė, kur ishte dhe ajo, vinim shpesh nė Hysoverdhė nė shtėpinė e Kadri Hazbiut dhe atje i kish bėrė kėto biseda sikurse dhe gjatė rrugės qė e shoqėronte Kadri Hazbiu Dushanin nė lėvizjet e tija nga fshati nė fshat e tė tjera, megjithėse ai bėnte lėvizje mė tė pakta se sa unė, thoshte Liri Gega. Nė kėto rrethana kam dėgjuar unė pėr lidhjet e Kadri Hazbiut me Dushan Mugoshėn dhe pėr veprimtarinė e tij nė kėtė periudhė...

    ARANIT ĒELA: Po pas ēlirimit, cili ka qenė qėndrimi i tij?
    FIQIRETE SHEHU: Periudhėn pas ēlirimit, periudhėn e aktivitetit tė Kadriut unė e ndaj nė dy faza. Faza e parė, nga tėrheqja nė organet e Punėve tė Brendshme kur ishte Koēi Xoxe ministėr deri nė Plenumin e 11-tė tė Komitetit Qendror tė shtatorit 1948, ku Koēi Xoxe u dėnua dhe periudha tjetėr nga Plenumi 11-tė, mė mirė nga Kongresi i Parė i Partisė dhe deri nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės, qė u zhvillua mė 1956 nė prag tė Kongresit tė tretė tė PPSH.......
    ARANIT ĒELA: Tashti tė fillojmė me fazėn e parė...
    FIQIRETE SHEHU: Nė fazėn e parė nė kohėn qė nė krye tė Ministrisė sė Brendshme ishte Koēi Xoxe, Kadri Hazbiu ka kryer disa detyra armiqėsore tė rėnda. Nė radhė tė parė Kadri Hazbiu nė kėtė periudhė ishte ngarkuar si dhe kuadro tė tjerė, ndėr tė cilėt edhe Mihallaq Ziēishti, qė tė grumbullonte tė dhėna tė trilluara pėr kundėr sekretarit tė Parė tė KQ sė partisė, sekretarit tė Pėrgjithshėm qė quhej atėherė, me qėllim qė Koēi Xoxe t’i pėrdorte ato pėr ta goditur atė e pėr tė marrė drejtimin e partisė ai vetė.
    ARANIT ĒELA: Tjetėr...
    FIQIRETE SHEHU: Drejtim tjetėr ishte puna pėr tė ngritur autoritetin dhe rolin e Koēi Xoxes nė parti e nė vend, duke arritur gjer aty, qė nė mbledhje tė ndryshme tė porositeshin njerėzit qė tė hidhnin dhe parulla pro Koēi Xoxes, tė shkruanin edhe parulla tė tilla me qėllim qė tė pėrgatitej opinioni, qė kur tė vinte momenti, i pari nė drejtim tė partisė, mbasi tė eliminohej sekretari i Pėrgjithshėm, udhėheqėsi i partisė tė ishte Koēi Xoxe... Moment tjetėr i veprimtarisė armiqėsore tė Kadri Hazbiut ėshtė ai pas dėnimit tė Koēi Xoxes deri nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės. Mehmet Shehu e ruajti Kadriun dhe i kishte thėnė qė mendonte bile, qė ta marrte nė Ministrinė e Brendshme. Nė fakt, Mehmet Shehu e paraqiti te sekretari i Pėrgjithshėm pėr t’u bėrė zėvendės, me sa mbaj mend unė zėvendės i parė i ministrit tė Punėve tė Brendshme Kadri Hazbiun dhe kėshtu u bė nė fakt. Kadri Hazbiu jo vetėm nuk u dėnua, por u ngrit nė pėrgjegjėsi dhe u bė personi i dytė nė Ministrinė e Brendshme menjėherė pas Mehmet Shehut. Kjo taktikė e ruajtjes sė forcave u ndoq dhe pėr kuadro tė tjera qė kishin punuar nėn vartėsinė direkte tė Koēi Xoxes e nė shėrbim tė zbulimit jugosllav...
    ARANIT ĒELA: Po me kuadrot e tjerė ēfarė u bė...
    FIQIRETE SHEHU: Mehmet Shehu kish lėnė porosinė si Kadri Hazbiut gjithashtu dhe Mihallaq Ziēishtit qė tė kishin kujdes qė tė ruanin kuadrot e vjetra, edhe ata qė ishin larguar nga Ministria e Brendshme, t’i mbajnė afėr pėr t’i pėrdorur nė rastin e volitshėm.
    ARANIT ĒELA: Kush ishte ky rast i volitshėm...
    FIQIRETE SHEHU: Rast i volitshėm u quajt Konferenca e Partisė e Tiranės e vitit 1956, qė do tė zhvillohej nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė. Situata politike, pa u zgjatur, sfondi politik nė tė cilėn u zhvillua ajo qe i tillė qė, pas vajtjes se Hrushovit nė Beograd pėr t’iu nėnshtruar Titos pėr tė rehabilituar revizionizmin jugosllav, pas Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste revizioniste tė BS, tė gjitha vendet ish-socialiste, duke filluar nga BS dhe vendet e tjera me pėrjashtim tė Shqipėrisė, hynė si tė thuash nė garė kush e kush tė afrohej mė shpejt Jugosllavisė, tė rehabilitonte agjenturat e saj qė kishin dėnuar si Trajēe Kostovin nė Bullgari, Rajkun nė Hungari, etj. Veē nė Shqipėri nuk kishte ndėrruar aspak kursi.

    Prandaj armiqtė ruajtėn momentin e organizimit tė Konferencės sė Tiranės dhe qysh mė parė ndėrmorėn njė punė tė gjerė armiqėsore pėr tė vėnė nė lėvizje tė gjithė grupet e personat nė shėrbim tė tyre. Nė kėtė kuadėr u vunė nė lėvizjen tonė komplotistė e puēistė qė drejtoheshin nga Mehmet Shehu, sikurse dhe grupe tė tjerė qė lidheshin me agjentura tė ndryshme. Para Konferencės sė Tiranės, unė mora kontaktin e parė pas ēlirimit me njė person nė shėrbim tė agjenturės jugosllave dhe qė ėshtė i pandehur kėtu, Feēor Shehun, i cili mė vuri nė dijeni pėr kėtė ēėshtje nė linjėn jugosllave, pavarėsisht qė nė linjė tjetėr Mehmet Shehu, nga ana e sovjetikėve ishte vėnė gjithashtu nė lėvizje pėr tė organizuar punėn armiqėsore nė konferencė. Qėllimi i veprimtarisė armiqėsore qė do zhvillohej aty ishte i atillė qė, tė goditej vija e partisė, udhėheqja e saj, tė kthehej vija marksiste-leniniste nė njė vijė revizioniste, tė pėrgatitej terreni nė konferencė me qėllim qė nė Kongresin e Tretė tė Partisė, qė do tė zhvillohej pas ca kohe, se Konferenca e Partisė u zhvillua nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė, tė goditej vija e pėrgjithshme e partisė dhe tė ndodhte nė kongres ajo qė ndodhi nė Kongresin e 20-tė. Tė ishte si tė thuash njė Kongres i 20-tė nė miniaturė. Pikėrisht mbi bazėn e Platformės sė Kongresit tė 20-tė do tė zhvillohej edhe Konferenca e Tiranės, sipas punės armiqėsore tė organizuar nga grupi ynė armiqėsor qė kryesohej nga Mehmet Shehu.

    Nė pėrgatitje tė Konferencės njė rol tė veēantė ka luajtur Kadri Hazbiu, i cili ishte ministėr i Brendshėm dhe qė kishte fijet nė dorė si nė rrugė legale, d.m.th., tė tė gjithė aktiviteteve qė zhvilloheshin, ashtu edhe nėpėrmjet lidhjeve agjenturore qė ai mbante nga njė anė me Svetozar Koēiēin, me zbuluesin jugosllav, me legatėn jugosllave qė ishte qendra e organizimit tė punės nėpėrmjet nesh, po ashtu edhe me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun. Pėr kėtė rol tė veēantė tė Kadri Hazbiut nė organizimin e punės nė Konferencėn e Tiranės nė tė tre fazat, si para Konferencės pėr pėrgatitjen e punės armiqėsore, gjithashtu edhe gjatė e pastaj pas Konferencės, mua mė ka folur Mehmet Shehu. Nė prag tė Konferencės sė Tiranės, Feēor Shehu erdhi i dėrguar nga Svetozar Koēiēi tek unė dhe kėtu unė mora takimin e parė me njė person tė agjenturės nė shėrbim, d.m.th., tė agjenturės jugosllave pas ēlirimit. Kur mė vuri nė dijeni, siē do tė shpjegoj mė poshtė Feēor Shehu pėr punėn qė pėrgatitej pėr tė zhvilluar nė Konferencėn e Tiranės, unė u tremba u frikėsova meqė isha sekretare e parė e KP tė Tiranės.

    Prandaj kur shkova nė shtėpi, i thashė Mehmet Shehut qė kėshtu ka ardhur Feēori dhe kjo mua mė shqetėson se unė jam sekretare e parė. Mehmet Shehu u mundua tė mė qetėsojė dhe mė tha mos ki aspak frikė pėr kėtė ēėshtje sepse i deleguar i KQ do tė jetė Beqir Balluku, qė ėshtė nė pozitat tona dhe ėshtė i hershem nė lidhje me zbulimin jugosllav. Ndėrsa fijet e gjithė punės qė do zhvillohet nė konferencė, i ka Kadri Hazbiu, i cili ėshtė nė lidhje, duke qėndruar vetė nė prapaskenė me zbulimin jugosllav, me Svetozar Koēiēin sikurse dhe mban lidhje me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun, tė cilėt do tė jenė brenda nė konferencė, aq mė shumė qė ty tė ėshtė ngarkuar njė detyrė, si rol pasiv, meqė je sekretare e parė e Tiranės dhe gruaja ime, mė tha Mehmet Shehu. Me kėtė rast unė more vesh pėr veprimtarinė qė do zhvillonte Kadri Hazbiu nė konferencė.

    ARANIT ĒELA: Filloi konferenca e partisė...
    FIQIRETE SHEHU: Pas raportit qė mbajta unė si sekretare e parė filluan nga tė gjitha anėt pyetje tė gjithanshme kundėr vijės sė partisė, kundėr udhėheqjes sė partisė, duke u bėrė pyetje edhe nė drejtimin tim edhe te Mehmet Shehut, gjė qė mua mė tronditi nė fakt dhe nė njė nga pushimet, duke qenė e mėrzitur dhe pak e mėnjanuar nė kohėn qė Beqir Balluku bisedonte me delegatė tė tjerė, m’u afrua Feēor Shehu e mė tha, pse qėndron kėshtu e mėrzitur dhe e mėnjanuar. I thashė, nuk e dėgjove seē u tha nė konferencė pėr mua. Ē’pyetje u bėnė dhe pėr Mehmet Shehun? Feēor Shehu tha, qė tė tilla pyetje dhe do bėhen se dhe kjo bėhet me qėllim qė tė mos bjeri dyshimi mbi ty e mbi Mehmet Shehun. Megjithatė, filluan diskutimet, tė cilat i kapėrcyen edhe caqet qė ishin caktuar, d.m.th nuk u kufizuan veten te goditja nė mėnyrė tė kamufluar e vijės sė partisė, por u bėnė dhe diskutime mė tė hapura, duke u kėrkuar lidhje miqėsie me Jugosllavinė nė bazė tė Platformės sė Kongresit 20-tė tė BS, etj.
    ARANIT ĒELA: Po pėr revizionizmin kinez...
    FIQIRETE SHEHU: Nė kohėn qė doli revizionizmi kinez Kadri Hazbiu shprehu pikėpamjen qė, tani ne mbetėm krejt vetėm si vend, megjithatė ndoshta edhe mė mirė do tė jetė pėr vendin tonė se Kina ėshtė shumė larg, duhen tre muaj duheshin qė tė vinte e tė kthehej vapori pėr tė sjellė ndonjė ndihmė, kurse tani ne na intereson tė lidhemi mė ngushtė dhe ato marrėdhėnie qė kishim nė fushėn e tregtisė e tė tjera t’i shtojmė me Jugosllavinė, sidomos dhe me Ēekosllovakinė, me vende qė janė edhe mė fqinjė edhe qė kanė teknike e teknologji mė tė pėrparuar. Kjo ėshtė periudha ‘77-‘78 nuk e mbaj mend ekzakt se kur. Lidhur me Kadri Hazbinė kam dhe njė moment tjetėr pėr tė cilin mund tė flas. Tjetėr qėndrim armiqėsor i Kadri Hazbiut nė shėrbim tė agjenturave tė huaja ka qenė qėndrimi i tij lidhur me fejesėn e djalit tonė Skėnderit. Vajtja te sekretari i Parė i Komitetit Qendror pėr tė informuar pėr pėrbėrjen e familjes sė Qazim Turdiut, qė ishte me pėrbėrje tė keqe armiqėsore dhe pastaj gjithė qėndrimi i Kadri Hazbiut qė nga shtatori 1981 deri mė 17 dhjetor 1981 kur Mehmet Shehu vrau veten. Kėto veprime si vajtjen te sekretari i Parė i Komitetit Qendror ashtu dhe gjithė veprimet e mėvonshme qė shtrihen deri mė 17 dhjetor Kadri Hazbiu i ka bėrė jo me kokė tė tij. Pėrsa i pėrket vajtjes te sekretari i Parė nė shtator, kur ai kish marrė vesh gjoja pėr herė tė parė pėr kėtė ēėshtje, Kadri Hazbiu meqė ishte Mehmet Shehu nė Tiranė ishte konsultuar me ambasadėn jugosllave dhe ajo e porositi, zbuluesi jugosllav, qė tė vinte ai vetė ta thoshte qė tė paktėn tė shpėtohej Kadri Hazbiu nė kėtė rast dhe tė forconte ai pozitat e tij. Ndėrsa gjithė veprimi tjetėr qė u bė qė nga shtatori dhe deri mė 17 dhjetor u bė duke u koordinuar, duke pėrpunuar njė vijė sjellje Kadri Hazbiut ndaj Mehmet Shehut, duke u mbajtur njė qėndrim i dyfishtė dhe pėr kėtė vijėsjellje e pėr kėtė qėndrim tė Kadri Hazbiut qenė informuar edhe tė dy agjenturat, sovjetike dhe jugosllave, tė cilat e kishin aprovuar, sidomos jugosllavja qė i kishte thėnė se duhet nė kėtė situatė Kadri Hazbiu ta godiste rėndė Mehmet Shehun. Po tė jetė e nevojshme e shpjegoj mė gjatė kėtė...


    Vazhdon....

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    ....FIQIRETE SHEHU: Nė vitin 1960, pasi u bė Konferenca e 81 partive nė Moskė dhe filloi polemika midis PPSH-sė dhe partisė revizioniste tė BS-nė, pasi u prenė marrėdhėniet me BS-nė, Kadri Hazbiu kishte shprehur mendime tė tilla, sikurse dhe Mehmet Shehu, qė nuk ishte pėr prerjen e marrėdhėnieve me BS-nė. Nė tė kundėrt, edhe kur u prenė marrėdhėniet ishte pėr ndėrmarrje veprimesh pėr tė lidhur marrėdhėnie siē edhe u veprua, siē do tė shpjegoj mė poshtė, nėpėrmjet Nesti Nases. Me vonė nė 1964 pas rrėzimit tė Hrushovit, Kadri Hazbiu i ishte shprehur Mehmet Shehut, pasi i qe shprehur qysh nė ’60-ėn qė s’e shihte tė arsyeshme njė qėndrim tė atillė tė partisė sonė, nė kėtė rast nė ’64-ėn kur revizionistėt sovjetikė, udhėheqėsit e rinj revizionistė sovjetikė, qė zbatonin hrushovizmin pa Hrushovin bėnin dhe ndonjė deklaratė qė ishin tė gatshėm tė lidhnin marrėdhėnie me vendin tonė mbi ato pozita dhe mbi ato baza qė qenė edhe mė parė, para se tė merrte pushtetin Hrushovi.
    ARANIT ĒELA: Konkretisht, cilat ishin pėrpjekjet e Kadriut...
    FIQIRETE SHEHU: Kadri Hazbiu i pati thėnė Mehmet Shehut qė mė duket se tani erdhi momenti qė edhe ne ta themi fjalėn tonė, tė lidhim marrėdhėnie me BS-nė, tė ndėrpresim polemikėn. Mehmet Shehu i tregoi nė kėtė rast Kadri Hazbiut, siē mė ka shpjeguar ai gjithnjė, qė ai e kishte porositur, Nesti Nasen qė tė gjente forma e mėnyra pėr tė shkėmbyer mendime pėr tratativa me udhėheqėsit sovjetike, d.m.th nėpėrmjet njerėzve tė diplomacisė sovjetike pėr tė arritur nė marrėdhėnie tė mira. Kadri Hazbiu ishte treguar entuziast nė kėtė drejtim dhe kishte thėnė qė po, Nesti Nase duhet tė gjejė forma e mėnyra, tė hedhė hapa tė atilla qė tė mund tė konkretizohen marrėdhėniet e mira tė vendit tonė me BS-nė. Pėr kėto ēėshtje mua mė ka folur si Mehmet Shehu ashtu dhe Nesti Nase. Ndėrsa mė 1960 mė ka folur pėr pikėpamje dhe veprime tė Kadri Hazbiut nė kundėrshtim me vijėn e partisė edhe Feēor Shehu, Feēor Shehu nė kėtė kohė punonte nė Shkodėr por nuk e kishte zor tė vinte nė Tiranė, kishte ardhur pėr punė kėtu, erdhi dhe nė zyrėn time pėr tė mė sjellė njė detyrė tjetėr agjenturore, detyrė tė re nė kėtė situatė tė re, dhe mbasi mė dha detyrėn mua, mė shpjegoi se njė detyrė agjenturorė tė ngjashme ka marrė edhe Kadri Hazbiu nga zbulimi jugosllav. Konkretisht mė tha Feēor Shehu, Kadri Hazbiu ka marrė detyrėn qė tė flasė me njerėzit, kuadrot e Sigurimit qė tė kemi kujdes nė kėto momente qė tė afrohemi me Jugosllavinė dhe tė ruhen elementėt agjentė nė shėrbim tė zbulimit sovjetik dhe elementė tė tjerė antiparti. Mė tregoi se Kadri Hazbiu kishte bėrė njė mbledhje me kuadrot e ministrisė sikurse edhe me kryetarėt e degėve tė punėve tė brendshme, ku kishte shtruar ēėshtjen qė gjoja nė zbėrthim tė orientimeve tė Komitetit Qendror tė partisė qė nė kėto situata, ku rrezik kryesor pėr vendin tonė doli Bashkimi Sovjetik, duhet tė kemi kujdes qė mos t’i acarojmė marrėdhėniet me Jugosllavinė, nė tė kundėrtėn, na intereson qė tė krijohen marrėdhėnie fqinjėsie tė mira, prandaj tė kenė kujdes kuadrot e Sigurimit dhe ata tė Kufirit, natyrisht nė mėnyrė tė kamufluar e kishte shtruar kėtė, tė mos bėhen shkak pėr acarimin e kėtyre marrėdhėnieve. Gjithashtu kishte shtruar ēėshtjen qė ka persona qė nė kėtė situatė tė prerjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik mund tė kenė paqartėsira, mund tė bėjnė pyetje. Ka kuadro qė kanė mbaruar studimet nė BS dhe kuadro tė tjerė qė janė martuar me gra sovjetike qė mund tė takohen midis njeri—tjetrit, ne jo ēdo gjė dhe ēdo fjalė e ēdo takim ta marrim si veprim armiqėsor, tė tregohemi tė kujdesshėm, kishte shpjeguar Kadri Hazbiu, gjithnjė nė mėnyrė tė kamufluar. Ndėrsa mbasi kishte shtruar kėto ēėshtje qė synonin uljen e vigjilencės revolucionare nė kėtė moment kur partia porosiste qė tė mprehej sa mė shumė kjo vigjilencė. Mbasi kish mbaruar kėtė mbledhje Kadri Hazbiu, siē mė shpjegoi Feēor Shehu, kish mbajtur Mihallaq Ziēishtin dhe Feēor Shehun dhe se kishte thėnė qė besoj se e kini tė qartė pse i shtrova ēėshtjet ashtu. Nė fakt ne na duhet tė punojmė nė mėnyrė tė atillė qė nė kėtė situatė, kur doli revizionizmi sovjetik tė krijojmė marrėdhėnie, ta shfrytėzojmė kėtė situatė pėr tė krijuar marrėdhėnie mė tė mira me Jugosllavinė dhe njėkohėsisht qė tė mos goditen kuadrot qė punojnė nė favor tė BS nga kėta qė kanė mbaruar nė BS dhe qė janė nė shėrbim tė tyre ose nga ata qė janė martuar me gra sovjetike...
    ARANIT ĒELA: Tjetėr Fiqirete Shehu...
    FIQIRETE SHEHU: Gjatė vitit 1953 kur ishte akoma ministėr i Brendshėm Mehmet Shehu janė dy episode me tė cilat lidhet armiku Kadri Hazbiu. E para, nė 1953 shteti ynė kishte marrė njė vendim qė tė bėhej njė amnisti nga e cila do tė pėrfitonin tė burgosur nga ish-grupi i intelektualėve. Mehmet Shehu kishte marrė nė kėtė kohė njė detyrė nga agjentura amerikane qė me kėtė rast tė liroheshin edhe disa agjentė amerikanė dhe mė tregoi se pėr bėrjen e listave, pėr futjen edhe tė agjentėve amerikanė nė kėto lista qė do pėrfitonin nga amnistia pėr kėtė punė, kishte ngarkuar tė punonte Kadri Hazbiu, si dhe Mihallaq Ziēishti dhe pastaj do t’i shikonin tė tre sė bashku. Po nė vitin 1953, ėshtė njė episod tjetėr i rėndė e i rėndėsishėm. Byroja Politike nė fund tė gushtit 1953 ose ditėt e para tė vitit 1953 analizoi punėn nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Aty u bėnė kritika shumė tė rėnda pėr punėn nė Ministrinė e Brendshme dhe pėr lidhjet qė mbaheshin nga Mehmet Shehu e udhėheqės tė tjerė, pra edhe Kadri Hazbiu, me kėshilltarėt sovjetikė, tė cilėve u thuhej ēdo gjė sikurse dhe me ambasadorin sovjetik, qė nė atė kohė ishte Leviēkini, tė cilit i thuhej ēdo gjė qoftė nga ēėshtjet qė kishin tė bėnin me problemet e sigurimit, ashtu edhe ēėshtje tė partisė. Nga kjo kritikė Mehmet Shehu u trondit shumė dhe i tha Kadri Hazbiut, se nuk linte gjė pa i thėnė, qė situata nė Byronė Politike ishte shumė e rėndė. (Nuk e di, a ka qenė vetė Kadri Hazbiu nė atė mbledhje, meqė ishte zėvendėsministėr i Brendshėm apo jo) Kadri Hazbiut i kishte thėnė Mehmet Shehu qė nė kėtė situatė unė mendoj qė t’i drejtohem Leviēkinit pėr ndihmė, pėr tė ndėrhyrė te sekretari i Parė i KQ qė tė mė pėrkrahė Leviēkini. Edhe Kadri Hazbiu siē mė tregoi Mehmet Shehu ishte i tronditur nga zhvillimi i mbledhjes sė Byrosė Politike, nga kritikat qė ishin bėrė, se i takonin dhe atij dhe ishte treguar dakord me Mehmet Shehun qė tė shkonte tė kėrkonte ndihmėn e Leviēkinit...
    ARANIT ĒELA: Kėtė ta ka thėnė Mehmeti...
    FIQIRETE SHEHU: Po, ai ma ka treguar. Desha tė them se kur u bė ministėr i Punėve tė Brendshme Kadri Hazbiu, filloi vetė nga ana e tij tė punonte pėr forcimin e mėtejshėm tė lidhjeve me sovjetikėt, qoftė me ish-kėshilltarėt e Ministrisė sė Brendshme, ish-kėshilltarėt sovjetikė, qoftė dhe direkt me Leviēkinin, me tė cilin kishte miqėsi shkonte dhe pėr gjah, qoftė sė bashku me Mehmet Shehun qoftė edhe veēantė, duke i shfrytėzuar kėto raste edhe pėr biseda gjithfarėshe qė kishin tė bėnin me punėn e Sigurimit ose edhe me punėt e partisė. Kėshtu qė kur erdhi rasti mė 1960-1964 dhe mė vonė qė u prenė marrėdhėniet me BS-nė dhe filloi polemika, Kadri Hazbiu natyrisht ishte pėr ato qėndrime qė thashė dhe mė vonė kur u ndėrprenė marrėdhėniet edhe me Kinėn, mė mirė tė them kur doli hapur nė skenėn botėrore revizionizmi kinez. BS-ja bėnte tratativa nė kėtė kohė qė tė afrohej me ne dhe Mehmet Shehu i kishte dhėnė porosi Nesti Nases qė nė OKB tė takohej me personalitete tė diplomacisė sovjetike pėr tė hedhur hapa tė mėtejshme dhe mė tė forta tani pėr lidhjen e marrėdhėnieve tė vendit tonė me BS-nė. Pėr kėtė ēėshtje qė nė fakt u konkretizua nė formė bisede midis Nesti Nases dhe zėvendėsministrit tė Punėve tė Jashtme tė BS, Iliēovit nė OKB. Aty Iliēovi i tha ē’bėhet me miqėsinė. Nesti Nase ju pėrgjigj, qė hidhni juve hapa tė mėtejshme, thoni edhe hapur qė Hrushovi ėshtė shkaktar e qė merreni pėrsipėr tė shlyeni edhe dėmet qė na janė shkaktuar neve me kėtė rast, atėherė edhe ne miqtė e BS me nė krye Mehmet Shehun, do tė dimė tė marrim masa e tė hedhim hapa tė mėtejshme. Edhe pėr kėtė ēėshtje, si pėr ēdo ēėshtje tjetėr, Mehmet Shehu e njoftoi Kadri Hazbiun, i cili gjithashtu si dhe nė rastin e mėparshėm mė ‘64-ėn, e aprovoi plotėsisht dhe tha qė kjo ide tani duhet tė konkretizohet nė lidhjen e marrėdhėnieve tė vendit tonė me BS-nė....


    Vazhdon...

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    ....FIQIRETE SHEHU: Ka pasur lidhje ndėrmjet tyre. Kadri Hazbiu, sikurse dhe Mehmet Shehu kanė qenė nė lidhje me puēistėt. Mehmet Shehu ishte njoftuar qysh nė vitin ’70-’71 nga njė prej agjenturave, ose sovjetike ose jugosllave, nuk mė kujtohet se cila, qė nė ushtri vepronte njė grup armiqėsor i kryesuar nga Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Ēako. Pėr njė grup tė tillė i kishte folur, po nė kėtė kohė ‘71-‘72 edhe Feēor Shehu, Mehmet Shehut, tė cilit nuk i ra nė sy, nuk iu hap Mehmet Shehu, meqė dhe porosia e agjenturės ashtu ishte, qė as Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Ēakos, mos t’iu hapej, por vetėm tė vepronte.

    Ndėrsa Kadri Hazbiu ia ka thėnė Mehmet Shehut dhe Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu kanė qenė, jo vetėm nė dijeni tė grupit tė puēistėve, por kanė qenė edhe organizatorė dhe drejtues tė kėtij grupi. Frymėzues pėr grupin e puēistėve qė tė godiste vijėn e Partisė dhe tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, meqė dhe kėta vetė kishin tė atilla pikėpamje dhe vepruan, nė fakt, kur u bėnė ministra njėri pas tjetrit, tė Mbrojtjes Popullore, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu kanė pasur pikėpamje diametralisht tė kundėrta me vijėn e Partisė, me tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, me kėrkesat e Artit Ushtarak Popullor nė tė gjitha drejtimet, si pėrsa i pėrket karakterit tė ushtrisė sonė, pėrsa i pėrket luftės frontale pozicionale, shkollave tė lira, falsifikimeve, rolit udhėheqės tė Partisė nė ushtri. Thashė jo vetėm kanė zhvilluar biseda dhe kanė frymėzuar drejtuesit e grupit puēist, por edhe vetė kanė vepruar nė atė drejtim.
    RRAPI MINO: Lidhur me manipulimin pastaj, ēfarė do bėhej se u arrestuan ata, kishin frikė...
    FIQIRETE SHEHU: Atė do ta dėshmoj kur tė flasė pėr Feēor Shehun. Feēor Shehun unė e kam njohur nė pozicion armiqėsor pėr herė tė parė mė 1956.
    ARANIT ĒELA: Nė prag tė Konferencės sė Tiranės...
    FIQIRETE SHEHU: Feēor Shehu ka qenė ēėshtja e manipulimit pas Konferencės sė Tiranės, ēėshtja e informimit tė Mehmet Shehut nė ‘70-’71, kurse pas goditjes sė grupit tė puēistėve nė ‘74, pastaj dhe tė sabotatorėve nė ekonomi duhej tė manipulohej puna e tė mos dilte asnjė nga anėtarėt e organizatės tonė kundėrrevolucionare, tė kufizohej ēėshtja tek ata, qė qenė goditur dhe u morėn masa nga Kadri Hazbiu e nga Feēor Shehu nė kėtė periudhė, qė qysh nė zgjedhjen e hetuesve, siē tha njė herė Kadri Hazbiu, se unė prapė i shpreha njė herė Mehmet Shehut, frikėn se mos dalim ne dhe tha se pėr kėtė ėshtė marrė vetė.

    Kadri Hazbiu me Feēor Shehun dhe njė herė qė Kadri Hazbiu, qė nė shtėpi tha, se ėshtė i drejtė shqetėsimi dhe meraku i Fiqiretes, por ne kemi marrė masa pėr kėtė ēėshtje qysh nga zgjedhja e hetuesve edhe nuk i lėmė hetuesit tė bėjnė si duan vetė. Njė herė gjatė hetimit duhet tė pėrdorin edhe atė kėrcėnimin nė njė farė mėnyre qė tė flasin dhe tė kufizohen nė punėt ē’kanė bėrė vetė dhe ē’kanė bėrė me njėri-tjetrin, ose me njerėzit e kastės, por jo tė dalin jashtė kėsaj sikurse dhe nė fakte tė kufizohen nė ato fakte qė kanė dalė nė Plenumin e 5-tė e tė 6-tė tė Komitetit Qendror.

    Ndėrsa, Mehmet Shehu mė tha, duke qenė prezent dhe ai, qė para se tė bėhen procese, ato thėniet e Beqir Ballukut, tė Hito Ēakos, Petrit Dumes, sikurse dhe mė vonė tė sabotatorėve, shikohen me kujdes nga ana e kuadrit, nga ana e Feēorit. Pėrsa i pėrket manipulimit ėshtė edhe ēėshtja qė me elementet e arrestuar do tė mbahej ky qėndrim, kurse me familjet e tyre tė mbahej njė qėndrim i tillė, qė t’u jepej shpresė qė gjendja e tyre ishte e pėrkohshme, ēėshtja do tė rregullohej dhe tė merreshin masa qė tė lehtėsoheshin qoftė pėr gjetjen e punės, qoftė pėr gjetjen e strehimit dhe qė t’ju jepej tė kuptonin qė dikush mendonte pėr ta...

    Nė fakt njė qėndrim i tillė u mbajt dhe ndaj nesh, mua dhe fėmijėve tė mi, kur qemė nė Belsh, qė pa u bėrė as 10 ditė, u dėrgua menjėherė njė person, Kristofor Mėrtiri, pėr tė na thėnė ē’nevoja kishim, a u vendosėn menjėherė fėmijėt nė punė, do tė na jepej strehim mė i gjerė e mė i mirė etj., etj. Ndėrsa, pėr manipulimin, Mehmet Shehu, mė pat thėnė qė masa merren jo vetėm kėtu pėr tė mos dalė asnjė person tjetėr nga anėtarėt e organizatės sonė, por edhe me zbuluesit tanė jashtė shtetit. Pėr kėta interesohej direkt Kadri Hazbiu, por edhe Feēor Shehu, dhe zbuluesve u thuhej qė tė kenė kujdes, qė tė mos bėjnė ndonjė hap, mos hedhin ndonjė hap qė tė kapen edhe tė tjerė, se kjo nuk i intereson shtetit tonė dhe sidomos, tė ruhen tė mos hyjnė nė sferat e larta.

    Duke u justifikuar, se nė sferat e larta s’kemi ē’tė marrim, s’kemi ē’tė sigurojmė. Kurse qėllimi i vėrtetė ishte se pikėrisht, nga ato sfera mund tė dilte ndonjė gjė pėr drejtuesit e organizatės sonė kundėr revolucionare, komplotiste e puēiste, pėr Mehmet Shehun, pėr Kadri Hazbiun ose pėr ndonjė tjetėr.

    Pėr Feēor Shehun, veē kėtyre qė thashė, ėshtė dhe ēėshtja se Feēor Shehu, qysh nė vitin 1979, ka bashkėpunuar me Mehmet Shehun pėr ēėshtjen, pėr kurdisjen mė mirė tė them, tė fejesės sė djalit tonė me vajzėn e Qazim Turdiut. Nė 1979, nga gjashtėmujori i dytė, Mehmet Shehu, nėpėrmjet radios me foni, qė kishte sjellė nga Parisi, mė ‘72, kishte marrė njė porosi nga agjentura amerikane, qė tė bėhej fejesa e djalit tonė me njė vajzė me pėrbėrje tė keqe politike dhe Mehmet Shehu kish thirrur Feēor Shehun, e kish pyetur dhe kishin rėnė dakord pėr vajzėn e Qazim Turdiut, pėr tė cilėn Feēor Shehu kishte thėnė, qė ėshtė vajzė e mirė dhe e pėrshtatshme pėr njė fejesė tė tillė nga ēdo pikėpamje.

    Pėr kėtė di, qė qysh nė atė kohė kish pyetur edhe Kadri Hazbiun nėse e njihte kėtė vajzė dhe Kadri Hazbiu kishte thėnė, qė kjo ėshtė e pėrshtatshme pėr njė fejesė tė tillė midis Nelit, Skėnder Shehut d.m.th., dhe vajzės sė Qazim Turdiut. Pra, kjo ishte e kurdisur, njė pjesė e tillė sipas diktimit tė agjenturės amerikane midis Mehmet Shehut dhe Feēor Shehut. Ndėrsa thirrja e Feēor Shehut nė korrik tė 1981 u bė si mbulesė, edhe pėr ta paraqitur siē mė tha Mehmet Shehu natėn e 2 ose 3 dhjetorit, nuk mė kujtohet ekzakt, kur mė shpjegoi pėr ēėshtjen e kėsaj fejese, tė kėsaj kurdisjeje si qe bėrė dhe si ai qe i detyruar ta bėnte kėtė, duke bashkėpunuar me Feēor Shehun, siē thashė.

    Kėto tė dhėna, nė korrik i kėrkova tha, Mehmet Shehu pėr t’i thėnė ty, pėr t’u hequr qė ja do tė ta shpjegoja qė me kėtė gjendje mund tė bėhet njė fejesė e tillė, se ne ndajmė 4 pjesėtarė tė familjes nga rrethi tjetėr, vajza as kishte lindur nė atė kohė, as i njeh s’ka pse tė mbajė pėrgjegjėsi etj. Dhe gjithashtu e bėra tha Mehmet Shehu kėtė, sepse edhe po tė na kėrkojnė llogari Partia, kemi me se tė dalim, pse kurdisi alibinė lidhur me fejesėn e djalit tonė, siē e ka quajtur me tė drejtė Partia. Kurse moment tjetėr i rėndė nė veprimtarinė e Feēor Shehut ėshtė ajo e natės sė 16 dhjetorit, qė ka ardhur nė shtėpinė tonė. Unė vetė nuk e kam takuar Feēor Shehun, pėr herė tė parė dėgjova pėr kėtė mė datėn 17 dhjetor, kur Mehmet Shehu mė tha qė do zbres tė pres Kadri Hazbiun, se njė ditė mė parė kish vajtur dhe i kish thėnė Feēor Shehu si me shkrim edhe me gojė atė ultimatumin, kėrcėnimin jugosllav qė, o tė bėnte vrasjen e Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror nė Byronė Politike, ose ata do tė nxirrnin tė dhėna komprometuese pėr veprimtarinė armiqėsore tė tij ndaj PPSH-sė. Ky ėshtė njė moment tjetėr i rėndė.

    Ēfarė ka bėrė pastaj pas arrestimit tim unė nuk di, qoftė pėr Kadri Hazbiun, qoftė pėr Feēor Shehun e pėr Mihallaq Ziēishtin. Mihallaq Ziēishti, unė pėr atė kam dėgjuar pėr herė tė parė nė ‘53, pėr pozicionin armiqėsor nga ana e Mehmet Shehut, i cili mė shpjegoi qė ishte nė pozicion shumė tė hershėm armiqėsor, qysh nė ’43, qė siē i kishte thėnė Panajot Plaku, ishte futur nė veprimtari armiqėsore nga Koēi Xoxe, direkt nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, ose nė kohėn kur Koēi Xoxe, po pėrcillte Vukmanoviē Tempon, pėr nė Kuēakė, kur kthehej andej, pėr ta pėrcjellė nė Maqedoni, ose kur u kthye nga Maqedonia, po pėrgjithėsisht nė verė tė ’43, kurse pėr veprimtari armiqėsore direkt tė Mihallaq Ziēishtit unė mora vesh, siē thashė mė ’53, kur Mehmet Shehu e kish ngarkuar Mihallaqin, sė bashku me Kadri Hazbiun pėr pėrpilimin e listave pėr tė cilat fola, ku tė futeshin edhe disa agjentė amerikanė. Rolin e Mihallaq Ziēishtit, nė Konferencėn e Tiranės, mė duket se fola, ai ka qenė njė ndėr kryesorėt gjithashtu, nė tė tria fazat.

    Qoftė pėrpara, gjatė pėrgatitjes, qoftė gjatė zhvillimit tė Konferencės, qoftė edhe mė pas. Duke mbajtur lidhje nga njė anė me Svetozar Koēiēin, zbuluesin jugosllav, nga ana tjetėr me Kadri Hazbiun, me Mehmet Shehun, lidhje dyshe ishin kėto pėrgjithėsisht, siē e kam shpjeguar edhe me Feēor Shehun. Veprim tjetėr i rėndė nė veprimtarinė armiqėsore tė Mihallaq Ziēishtit, siē kam shpjeguar hollėsisht nė seancat hetimore, sikurse dhe fola para trupit gjykues kur u gjykua ēėshtja ime, ishte ēėshtja e arratisjes sė Panajot Plakut, pėr tė cilin ka luajtur rol tė posaēėm bashkė me Kadri Hazbiun edhe Mihallaq Ziēishtin.

    Mihallaq Ziēishti, siē mė ka treguar Mehmet Shehu, ka qenė nė dijeni edhe pėr puēin qė do tė organizohej, nuk di tė flas kėtu apo ėshtė mė vete? ...
    ARANIT ĒELA: Do flasim veē pėr atė…


    Vazhdon....

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    ....FIQIRETE SHEHU: Periudhėn pas Ēlirimit, periudhėn e aktivitetit tė Kadri Hazbiut unė e shtrij duke filluar nga koha kur Koci Xoxe e ka tėrhequr nė organet e punėve tė brendshme dhe deri nė Konferencėn e Partisė tė qytetit tė Tiranės tė vitit 1956 dhe e ndaj nė dy faza. Faza e parė, nga tėrheqja nė organet e punėve tė brendshme kur ishte Koci Xoxe ministėr deri nė Plenumin e 11-tė tė Komitetit Qendror tė shtatorit 1948, ku Koci Xoxe u dėnua dhe periudha tjetėr nga Plenumi 11-tė, mė mirė nga Kongresi i Parė i Partisė dhe deri nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės qė u zhvillua mė 1956 nė prag tė Kongresit tė Tretė tė PPSH…
    ARANIT ĒELA: Tashti tė fillojmė me fazėn e parė…
    FIQIRETE SHEHU: Nė fazėn e parė nė kohėn qė nė krye tė Ministrisė sė Brendshme ishte Koci Xoxe, Kadri Hazbiu ka kryer disa detyra armiqėsore tė rėnda. Nė radhė tė parė Kadri Hazbiu nė kėtė periudhė ishte ngarkuar si dhe kuadro tė tjerė, ndėr tė cilėt edhe Mihallaq Ziēishti qė tė grumbullonte tė dhėna tė trilluara pėr kundėr sekretarit tė Parė tė KQ sė partisė, sekretarit tė Pėrgjithshėm qė quhej atėherė me qėllim qė Koci Xoxe t’i pėrdorte ato pėr ta goditur atė e pėr tė marrė drejtimin e partisė ai vetė. Drejtim tjetėr ishte qė nė bashkėpunim me Savo Bozhidaroviēin, qė ishte kuadėr i kualifikuar i zbulimit jugosllav nė Shqipėri tė organizohej Sigurimi i Shtetit e tė bashkėpunohej pėr organizimin sipas eksperiencės jugosllave, nė thonjėza eksperiencės, tė kėtyre organeve. Me sa kam dėgjuar mė vonė, kur u bė ministėr i Punėve tė Brendshme Mehmet Shehu, kėto lidhje tė Kadri Hazbiut, sidomos me Savo Bozhidaroviēin kanė qenė shumė tė shpeshta tė gjithanshme.
    ARANIT ĒELA: Tjetėr…
    FIQIRETE SHEHU: Drejtim tjetėr ishte puna pėr tė ngritur autoritetin dhe rolin e Koci Xoxes nė parti e nė vend, duke arritur gjer aty qė nė mbledhje te ndryshme tė porositeshin njerėzit qė tė hidhnin dhe parulla pro Koci Xoxes, tė shkruanin edhe parulla tė tilla me qėllim qė tė pėrgatitej opinioni, qė kur tė vinte momenti, i pari nė drejtim tė partisė, mbasi tė eliminohej sekretari i Pėrgjithshėm, udhėheqėsi i partisė tė ishte Koci Xoxe…
    Moment tjetėr i veprimtarisė armiqėsore tė Kadri Hazbiut ėshtė ai pas dėnimit tė Koci Xoxes deri nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės. Nė kėtė periudhė ministėr i Punėve tė Brendshme u emėrua Mehmet Shehu. Mehmet Shehu nė kėtė kohė, synonte qė tė mbronte Kadri Hazbinė. Pra karakteristikė kryesore e fillimit tė kėsaj periudhe ėshtė marrja nėn mbrojtje e Kadri Hazbiut nga Mehmet Shehu dhe pėrpjekjet e vetė Kadri Hazbiut pėr ta kapėrcyer situatėn e rėndė nė tė cilėn u ndodh pas goditjeve qė ju dhanė gjithė elementeve armiq qė ndodheshin nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Mehmet Shehu nė kėtė rast e thirri Kadri Hazbiun nė zyrė dhe i tha qė dinte gjithė aktivitetin e tij tė zhvilluar nė favor tė zbulimit jugosllav simbas porosive tė Koci Xoxes, siē ishin lidhjet me Savo Bozhidaroviēin dhe gjithė ēėshtjet e tjera qė pėrmenda. Por, i tha Mehmet Shehu Kadriut, siē mė ka treguar ai vetė, unė do tė tė marr nė mbrojtje se kur erdhe nga Kosova t’i mė solle tė fala, unė nuk e pėrmenda kėtė fakt, nga Sala, d.m.th nga Dushan Mugosha e ato tė fala kishin tė bėnin edhe me kujdesin qė duhej tė tregoja unė pėr ty, sepse kur u largua nga Brigada e Parė Dushan Mugosha mė kish porositur qė tė tė mbėshtesja nė ēdo rast. Edhe rasti tani ėshtė qė ėshtė situatė e rėndė pėr ty. Unė do tė mbėshtes te sekretari i Pėrgjithshėm por ti vetė, e kish pyetur Mehmet Shehu Kadri Hazbiun, ēfarė mendon, si ta kapėrcesh kėtė situatė. Dhe Kadri Hazbiu i kish thėnė Mehmet Shehut qė dhe unė kam menduar pėr kėtė ēėshtje. Nė radhė tė parė mendoj qė hapi i parė ėshtė qė duhen tė zhduken gjithė provat materiale. Materialet e grumbulluara kundėr sekretarit tė Pėrgjithshėm tė partisė dhe ēdo gjė tjetėr qė mund tė rėndojė mbi mua. Ndėrsa unė vetė do tė bėj autokritikė pėr ato gjėra qė mund tė bėj dhe qė mund tė pranohen nė organizatėn bazė e do tė shpreh besnikėri ndaj partisė. Mehmet Shehu e kish aprovuar kėtė dhe i kish thėnė qė se mendonte bile qė ta marrte nė Ministrinė e Brendshme. Nė fakt Mehmet Shehu e paraqiti te sekretari i Pėrgjithshėm pėr t’u bėrė zėvendės, me sa mbaj mend unė zėvendės i parė i ministrit tė Punėve tė Brendshme Kadri Hazbiun dhe kėshtu u bė nė fakt. Kadri Hazbiu jo vetėm nuk u dėnua, por u ngrit nė pėrgjegjėsi dhe u bė personi i dytė nė Ministrinė e Brendshme menjėherė pas Mehmet Shehut. Kjo taktikė e ruajtjes sė forcave u ndoq dhe pėr kuadro tė tjera qė kishin punuar nėn vartėsinė direkte tė Koci Xoxes e nė shėrbim tė zbulimit jugosllav…
    ARANIT ĒELA: Po me kuadrot e tjerė ēfarė u bė…
    FIQIRETE SHEHU: Mehmet Shehu kish lėnė porosinė si Kadri Hazbiut gjithashtu dhe Mihallaq Ziēishtit qė tė kishin kujdes qė tė ruanin kuadrot e vjetra, edhe ata qė ishin larguar nga Ministria e Brendshme, t’i mbajnė afėr pėr t’i pėrdorur nė rastin e volitshėm.
    ARANIT ĒELA: Kush ishte ky rast i volitshėm…
    FIQIRETE SHEHU: Rast i volitshėm u quajt Konferenca e Partisė e Tiranės e vitit 1956 qė do tė zhvillohej nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė. Situata, pa u zgjatur, politike, sfondi politik, nė tė cilėn u zhvillua ajo qe i tillė qė, pas vajtjes se Hrushovit nė Beograd pėr t’ju nėnshtruar Titos pėr tė rehabilituar revizionizmin jugosllav, pas Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste revizioniste tė BS, tė gjitha vendet ish-socialiste, duke filluar nga BS dhe vendet e tjera me pėrjashtim tė Shqipėrisė, hynė si tė thuash nė garė kush e kush tė afrohej mė shpejt Jugosllavisė, tė rehabilitonte agjenturat e saj qė kishin dėnuar si Trajēe Kostovin nė Bullgari, Rajkun nė Hungari, etj. Veē nė Shqipėri nuk kishte ndėrruar aspak kursi. Prandaj armiqtė ruajtėn momentin e organizimit tė Konferencės sė Tiranės dhe qysh mė parė ndėrmorėn njė punė tė gjerė armiqėsore pėr tė vėnė nė lėvizje tė gjithė grupet e personat nė shėrbim tė tyre. Nė kėtė kuadėr u vunė nė lėvizjen tonė komplotistė e puēistė qė drejtoheshin nga Mehmet Shehu, sikurse dhe grupe tė tjerė qė lidheshin me agjentura tė ndryshme. Para Konferencės sė Tiranės, unė mora kontaktin e parė pas ēlirimit me njė person nė shėrbim tė agjenturės jugosllave dhe qė ėshtė i pandehur kėtu, Feēor Shehun, i cili mė vuri nė dijeni pėr kėtė ēėshtje nė linjėn jugosllave, pavarėsisht qė nė linjė tjetėr Mehmet Shehu, nga ana e sovjetikėve ishte vėnė gjithashtu nė lėvizje pėr tė organizuar punėn armiqėsore nė konferencė. Qėllimi i veprimtarisė armiqėsore qė do zhvillohej aty ishte i atillė qė, tė goditej vija e partisė, udhėheqja e saj, tė kthehej vija marksiste-leniniste nė njė vijė revizioniste, tė pėrgatitej terreni nė konferencė me qellim qė nė Kongresin e Tretė tė Partisė qė do tė zhvillohej pas ca kohe, se Konferenca e Partisė u zhvillua nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė, tė goditej vija e pėrgjithshme e partisė dhe tė ndodhte nė kongres ajo qė ndodhi nė Kongresin e 20-tė. Tė ishte si tė thuash njė Kongres i 20-tė nė miniaturė. Pikėrisht mbi bazėn e Platformės sė Kongresit tė 20-tė do tė zhvillohej edhe Konferenca e Tiranės sipas punės armiqėsore tė organizuar nga grupi ynė armiqėsor qė kryesohej nga Mehmet Shehu. Nė pėrgatitje tė Konferencės njė rol tė veēantė ka luajtur Kadri Hazbiu, i cili ishte ministėr i Brendshėm dhe qė kishte fijet nė dorė si nė rrugė legale, d.m.th tė tė gjithė aktiviteteve qė zhvilloheshin, ashtu edhe nėpėrmjet lidhjeve agjenturore qė ai mbante nga njė anė me Svetozar Koēiēin, me zbuluesin jugosllav, me legatėn jugosllave qė ishte qendra e organizimit tė punės nėpėrmjet nesh, po ashtu edhe me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun. Pėr kėtė rol tė veēantė tė Kadri Hazbiut nė organizimin e punės nė Konferencėn e Tiranės nė tė tre fazat, si para Konferencės pėr pėrgatitjen e punės armiqėsore, gjithashtu edhe gjatė e pastaj pas Konferencės, mua mė ka folur Mehmet Shehu. Nė prag tė Konferencės sė Tiranės, megjithėse do tė flas mė vonė pėr ēėshtjen e Feēor Shehut. Feēor Shehu erdhi i dėrguar nga Svetozar Koēiēi tek unė dhe kėtu unė mora takimin e parė me njė person tė agjenturės nė shėrbim, d.m.th tė agjenturės jugosllave pas ēlirimit. Kur mė vuri nė dijeni, siē do tė shpjegoj mė poshtė Feēor Shehu pėr punėn qė pėrgatitej pėr tė zhvilluar nė Konferencėn e Tiranės, unė u tremba u frikėsova meqė isha sekretare e parė e KP tė Tiranės. Prandaj kur shkova nė shtėpi, i thashė Mehmet Shehut qė kėshtu ka ardhur Feēori dhe kjo mua mė shqetėson se unė jam sekretare e parė. Mehmet Shehu u mundua tė mė qetėsojė dhe mė tha mos ki aspak frikė pėr kėtė ēėshtje sepse i deleguar i KQ do tė jetė Beqir Balluku, qė ėshtė nė pozitat tona dhe ėshtė i hershem nė lidhje me zbulimin jugosllav. Ndėrsa fijet e gjithė punės qė do zhvillohet nė konferencė, i ka Kadri Hazbiu, i cili ėshtė nė lidhje, duke qėndruar vetė nė prapaskenė me zbulimin jugosllav, me Svetozar Koēiēin sikurse dhe mban lidhje me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun, tė cilėt do tė jenė brenda nė konferencė, aq mė shumė qė ty tė ėshtė ngarkuar njė detyrė, si rol pasiv, meqė je sekretare e parė e Tiranės dhe gruaja ime, mė tha Mehmet Shehu. Me kėtė rast unė more vesh pėr veprimtarinė qė do zhvillonte Kadri Hazbiu nė konferencė.
    ARANIT ĒELA: Filloi konferenca e partisė…
    FIQIRETE SHEHU: Pas raportit qė mbajta unė si sekretare e parė filluan nga tė gjitha anėt pyetje tė gjithanshme kundėr vijės sė partisė, kundėr udhėheqjes sė partisė, duke u bėrė pyetje edhe nė drejtimin tim edhe te Mehmet Shehut, gjė qė mua mė tronditi nė fakt dhe nė njė nga pushimet, duke qenė e mėrzitur dhe pak e mėnjanuar nė kohėn qė Beqir Balluku bisedonte me delegatė tė tjerė, m’u afrua Feēor Shehu e mė tha, pse qėndron kėshtu e mėrzitur dhe e mėnjanuar. I thashė, nuk e dėgjove seē u tha nė konferencė pėr mua. Ē’pyetje u bėnė dhe pėr Mehmet Shehun? Feēor Shehu tha, qė tė tilla pyetje dhe do bėhen se dhe kjo bėhet me qėllim qė tė mos bjeri dyshimi mbi ty e mbi Mehmet Shehun. Megjithatė, filluan diskutimet, tė cilat i kapėrcyen edhe caqet qė ishin caktuar, d.m.th nuk u kufizuan veten te goditja nė mėnyrė tė kamufluar e vijės sė partisė, por u bėnė dhe diskutime mė tė hapura, duke u kėrkuar lidhje miqėsie me Jugosllavinė nė bazė tė Platformės sė Kongresit 20-tė tė BS, etj. Kėto kur shkova nė shtėpi ja thashė Mehmet Shehut, megjithėse i thashė dhe mė parė Beqir Ballukut qė ta informonte ai, po ai tha thuaja ti mė mirė. Ja thashė, ja parashtrova gjendjen Mehmet Shehut, i cili e gjykoi ashtu tė rėndė si dhe unė dhe thirri nė prezencėn time Beqir Ballukun dhe Kadri Hazbiun, duke i porositur qė tė kenė kujdes, t’i mbajnė mirė nė duar frenat, siē u shpreh ai. Ndėrsa Kadri Hazbiu tha, ki kujdes mos u merakos i kam vetė punėt nė dorė dhe aty brenda ėshtė Mihallaqi dhe Feēori, asgjė nuk do tė ndodhė. Dua tė them se Kadri Hazbiu ishte nė dijeni tė veprimtarisė armiqėsore sikurse dhe Mihallaq Ziēishti tė Panajot Plakut. Bile kishin bėrė edhe veprime tė pėrbashkėta tė tre, ēfarė konkretisht nuk jam nė gjendje ta shpjegoj, nuk e di, po Mehmet Shehu me ka thėnė qė kishin ndėrmend edhe veprime tė pėrbashkėta. Ndėrsa pika kulminante e veprimtarisė nė kėtė moment ėshtė organizimi i arratisjes sė Panajot Plakut duke bashkėpunuar nė kėtė rast natyrisht me zbulimin jugosllav…

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Sami,

    a e ke ndopak idene e gjyqeve te llojit Stalinisto-vishinsko-ist..dmth..dhe envero ramizoist?

    me duket je shum i paditur ne kto gjera..

    vetem nje i lajthitur mund te bazoje bindjet e tij ne proces verbalet e ktyre lloj gjyqeve..

    keto gjyqe jan keshtu..

    psh diktatori do qe per x problem te fajesoje y person..

    thirret hasani..

    hasan i thon.. ke 4 femij..
    po kam..
    do te jesh me gruan e femijetcdo nat ne shpi apo do te te rrasim 15 vjet ne biruc e gru e fmi ti cojm ne belsh..
    hasani kuptohet pranon.. te jet me gru e fmi ne shpi..
    athere hasan lexo kto letrat e mesoji permenc..

    i meson hasani permenc..
    pastaj gjykatesi therret..
    te vij deshmitar hasani kunder armikut x
    hyn hasani dhe lexon ose bilbilon.. ato cka i mesoj ne leter..
    armiku bertet.. cjan keto genjeshtra skini turp..
    kaq..
    armiku shkon ne biruc..pastaj pushkatohet..
    kaq..

    ky eshte modeli i gjyqeve staliniste enveriste..
    I njoh, o Brari...i njoh...

    Po te ishte ashtu sic mendon ti, nuk do t`duhej aq shume mund e te mbahen mbi 16 seanca gjyqesore, duke i marr parasysh te gjitha provat, per ta zbuluar dhe vertetuar te verteten....

    Mos i krahaso gjyqet komunisto-serbo-sllave ndaj shqiptareve ne Kosove e Maqedoni, me ato te Shqiperise....

Faqja 17 prej 24 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •