Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 233 prej 233
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Raporti sekret i CIA nė vitin ‘76: Si e siguruam dosjen mjekėsore tė Enver Hoxhės
    61


    Argumente Dielė, 7 Prill, 2013 | 09:52 am


    Enver Hoxha gjate nje ekzaminimi nga mjeket franceze

    Dokument i Shėrbimit tė Fshehtė Amerikan i vitit 1976.

    “Kartela sekrete ishte pėrgatitur nga njė grup doktorėsh francezė, tė cilėt e kishin vizituar atė nė Tiranė”

    AURON TARE

    Nė vazhdim tė ciklit tė dokumenteve tė deklasifikuara tė arkivit tė Shėrbimit amerikan, sjellim sot njė dokument me njė pėrmbajtje mjaft tė rrallė. Dokumenti nė fjalė, i zbuluar nė Arkivin Kombėtar amerikan, pėrmend njė fakt shumė interesant, i cili ka mundėsi tė hapė njė debat ndėrmjet mjekėve dhe dėshmitarėve tė tjerė okularė, tė cilėt i qėndruan pranė diktatorit komunist nė vitet e fundit tė jetės.

    Dokumenti, pjesė e dosjeve tė shumta mbi Shqipėrinė dhe Ballkanin, tė cilat tashmė janė deklasifikuara pėr studiuesit e interesuar pėr kėto ēėshtje, ėshtė njė raport sekret i ardhur nga Ambasada Amerikane e Romės pėr Departamentin e Shtetit tė SHBA-ve. Nė tė i bėhet njė analizė e hollėsishme situatės nė Shqipėrinė e vitit 1976, sipas ambasadorit italian nė Tiranė, dhe zbulohet pėr herė tė parė njė fakt i cili tė surprizon me tė dhėnat qė pėrmenden nė tė. Sipas tij, ambasadori italian nė Tiranė, nė dimrin e 1975-s, ka pasur mundėsinė qė tė ketė nė dorėn e tij dosjen mjekėsore tė Enver Hoxhės. Kjo dosje, e cila sipas dėshmive tė mjekėve qė i shėrbenit Enver Hoxhės, por edhe liderėve tė tjerė komunistė, ka qenė njė prej dosjeve mė sekrete tė regjimit tė Tiranės dhe me njė pamundėsi absolute pėr t’u zbuluar nga shėrbimet e huaja. Dokumenti qė botohet sot me sa duket rrėzon pretendimin e mjekėve shqiptarė mbi sekretin e kėsaj dosjeje, duke hedhur dyshime tė mėdha nė vėrtetėsinė e dėshmive tė tyre.

    Me tė drejtė lind pyetja nėse ambasadori italian nė Tiranė u raportonte diplomatėve amerikanė nė shkurtin e 1976-s se disa muaj mė parė kishte pasur nė dore dosjen sekrete mjekėsore tė diktatorit komunist shqiptar, atėherė kjo nėnkupton qartė se kjo dosje i kishte kaluar tashmė zyrės sė Shėrbimit Sekret italian. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė nėpėrmjet italianėve, edhe shėrbimet e tjera perėndimore tė kenė pasur dijeni mbi kėtė dosje, sigurisht nėse italianėt kishin dashur ta ndanin kėtė informacion me shėrbimet partnere. Megjithatė, siē del nga dokumenti sekret i Ambasadės Amerikane nė Romė, dosja mjekėsore e Enver Hoxhės ishte tashmė e njohur pėr tė gjithė ata qė kishin interesa nė rėnien e pushtetit komunist nė Shqipėri.

    Nga analiza e kėtij dokumenti tė rėndėsishėm, mendoj se lind edhe pyetja: Kush e vuri kėtė dosje nė dispozicion tė shėrbimeve inteligjente tė huaja? Njė version i mundshėm sigurisht mund tė jetė emri i njėrit prej doktorėve tė grupit tė shėrbimit mjekėsor pranė Enver Hoxhės, qė ka pasur dijeni mbi sėmundjen e tij. Versioni tjetėr i nxjerrjes sė kėsaj dosjeje sekrete pėr regjimin komunist mund tė jenė kundėrshtarėt e heshtur tė Enver Hoxhės brenda elitės komuniste, tė cilėt shpresonin nė njė vdekje tė mundshme tė liderit shqiptar. Nxjerrja e dosjes mjekėsore nga kėta tė fundit sigurisht ishte njė mundėsi pėr tė pėrforcuar mendimin nė Perėndim se lideri komunist nuk e kishte tė gjatė dhe ata, pra perėndimorėt, mund ta konsideronin tashmė pasuesin e mundshėm tė Hoxhės. Gjithsesi, duhet tė kemi parasysh se pėr rėndėsinė e saj, ky material ruhej nga njerėz mjaft tė besuar tė Enver Hoxhės dhe si rrjedhim informacioni duhet tė ketė dalė vetėm nėpėrmjet kanaleve tė kėtyre njerėzve.

    Megjithatė, misteri i kėtij dokumenti qėndron nė njė tjetėr fakt, i cili megjithėse mungon nė rreshtat e kėtij raportimi, mund tė hidhet si hipotezė e mundshme nė prapaskenat gri tė luftės sė heshtur tė shėrbimeve sekrete. A mundet vallė qė dosja mjekėsore e Enver Hoxhės t’u jetė bėrė e njohur shėrbimeve sekrete perėndimore me idenė e gjetjes sė mundėsive pėr ta pėrshpejtuar sėmundjen e tij? Njė hipotezė sigurisht, por nėse do tė rezultonte e vėrtetė nga ballafaqimi i dokumenteve tė tjera qė mund tė dalin nga thellėsia e arkivave kombėtare amerikane, atėherė pyetja “Kush e vrau Enver Hoxhėn?” nuk do tė tingėllonte mė vetėm si njė titull i njė shkrimi provokativ.

    DOKUMENTI
    *Washington D.C.
    DOKUMENT I DEKLASIFIKUAR SECRET
    PAGE 01 ROME 01924 041829Z 21
    ACTION EUR-12
    INFO OCT-01 ISO-00 CIAE-00 DODE-00 PM-04 H-02 INR-
    07 L-03
    NSAE-00 NSC-05 PA-01 PRS-01 SP-02 SS-15 USIA-06
    OMB-01
    OES-03 SAJ-01 EA-07 EB-07 /078 Ė
    - ——- 048768
    R 041745Z FEB 76
    FM AMEMBASSY ROME
    TO SECSTATE ĖASHDC 5563
    INFO AMEMBASSY BELGRADE
    AMEMBASSY PARIS
    S E C R E T ROME 1924
    NOFORN
    E.O. 11652: XGDS-1
    TAGS: PFOR, PINR, AL, IT
    SUBJECT: ALBANIA

    “Hoxha vuan nga diabeti dhe qarkullimi i gjakut”

    1. Gjatė bisedės me njė prej njerėzve tanė mė 4 shkurt, ambasadori italian nė Tiranė e pėrshkruan situatėn nė Shqipėri shumė tė pėrkeqėsuar dhe tė ngjashme me njė kamp tė madh pėrqendrimi. Kjo situatė, sipas tij, vjen si pasojė e fushatės qė po ndėrmerret kundėr burokratėve, e cila e ka helmuar shumė atmosferėn, sa qė pėr njė shqiptar ėshtė e rrezikshme qė t’i thotė mirėmėngjes njė tė huaji, nėse e shikon nė rrugė rastėsisht. 2. Si rezultat i kėsaj fushate spastrimesh, ambasadori raporton se elita nė pushtet ėshtė reduktuar shumė nė numėr dhe nga frika ėshtė tėrhequr nė taktika mbrojtėse pėr tė ruajtur pozitat e saj. Nė tė njėjtėn kohė, Sekretari i Parė Enver Hoxha ėshtė i sėmurė dhe ambasadori mendon se ai nuk do tė jetė nė skenė edhe pėr shumė kohė. Ambasadori raporton se ka parė gjatė vitit tė kaluar dosjen mjekėsore tė pėrgatitur nga njė grup doktorėsh francezė, tė cilėt e kishin vizituar atė nė Tiranė. Sipas kėsaj dosjeje, Hoxha vuan nga njė formė e avancuar e diabetit, si dhe nga efekte tė mėdha negative nė qarkullimin e gjakut. Ambasadori raporton se edhe Kryeministri Shehu nuk ėshtė nė njė shėndet tė mirė, por gjithsesi ai tha se nuk ėshtė situatė serioze si ajo e Hoxhės. Njė anėtar tjetėr i udhėheqjes qė ėshtė i sėmurė, sipas raportit tė ambasadorit, ėshtė ideologu i Partisė, Kapo. Ambasadori raporton se Kapo ka udhėtuar pėr nė Francė pėr trajtim mjekėsor. 3. Ambasadori gjithashtu raporton se sot nė Shqipėri ekziston njė paranojė shumė e madhe. Bunkerė dhe tunele po ndėrtohen pėrgjatė bregut tė Adriatikut, si dhe nė kufirin me Jugosllavinė apo anės rrugėve mė tė mėdha, si dhe nė qendrat urbane. Ambasadave tė huaja, si dhe asaj italiane, u ėshtė kėrkuar qė tė ndėrtojnė bunkerė mbrojtės brenda zonės sė ambasadave (Ambasadori italian e ka refuzuar kėtė kėrkesė). Ndoshta pėr arsye tė tė gjitha kėtyre ndėrtimeve ushtarake, Shqipėria ka penguar eksportimin e ēimentos nė Poloni dhe tashmė po e importon atė nga jashtė. Njė tjetėr shenjė e mundshme e frikės sė shqiptarėve nga njė agresion nga jashtė ėshtė fakti qė zėvendėsministri i Jashtėm, Nushi, pyeti ambasadorin nė dhjetorin e kaluar nėse NATO do tė ndėrhynte po qe se Jugosllavia do tė sulmohej nga forcat e Traktatit tė Varshavės. Njė javė mė vonė, ambasadori jugosllav pyeti ambasadorin (italian shėn. i ynė) nėse NATO do tė ndėrhynte nė rast tė njė sulmi kundėr Shqipėrisė. 3. Duke iu referuar ēėshtjes sė “tė rinjve” nė aparatin burokratik, ambasadori tha se tė gjithė ata duken se vinė nga radhėt e Partisė. Ai mendon se ata tė gjithė janė zgjedhur pasi janė besnikė tė klikės Hoxha-Shehu. Ai pėrmendi nė veēanti Pali Miskėn dhe Llambi Gegpriftin, si me mė mundėsi tė futen nė grupin e ri dhe tė gjithė janė me moshė diku tek fundi i 40-ve apo fillimi i 50-ve. ………. VOLPE SECRET

    vijon tė dielėn tjetėr


    61




    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

    1 Koment per “Raporti sekret i CIA nė vitin ‘76: Si e siguruam dosjen mjekėsore tė Enver Hoxhės”


    Rita
    7 Prill, 2013 - 10:55



    Cudi ,mesuam nje rast te vetem ku inteligjenca “proletare” s”ka vepruar si gjithmone , me fshetesi e korrektesi ! Pune e madhe fort te vijne me shume se nje doktore francese te vizitojne e atje ne Sheshelize te Parisit me goten e shampanjes ne dore te jape diagnozen e semundjes se diktatorit ! Sa per shpejtimin e vdekjes (sikur te ndodhte me te vertet oZot me 1976 apo me 1977 ) ka ndodhur e kunderta !Specialiste e doktore te shquar nga mbare bota ja zgjaten jeten diktatorit aq sa munden , mjerisht per fatin tone te keq deri me 1985 !!!!

    Pėrgjigjjuni

    panorama

    -

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    votimet:

    Ashtu si ne secilen fushe tjeter edhe kur kemi te bejme me zgjedhjet,kemi nje diktat masiv.ne vitin 1958,diktatori hogja deklaron se te gjithe votuan anetaret qe propozoje partija,porse na kan dal nja tre veta kunder megjithese do ti gjejme sikur te hyne edhe ne biruce miu...E kur gjenin kundershtare ne vota,votuesit tille i prisnin bergjet e interrnimet deri me pese vite...

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    o xhor

    po ta lash ty sqarimin..

    u lodhe ti..

    derisa ti e permende trisken te takon ty ta sqarosh..
    un e di trisken..
    ti the vetem.. ate qe pa trisk nuk votoje etj..
    por triska ka pasur dhe funksion ushqimor..
    dmth ata pa trisk privoheshin dhe nga furnizimi me sende elemtare te ushqimit..
    nejse ne se e ke gjyshen gjall pyete dhe per kte se mesojme..

    fehmi..

    me pyete per denimet..

    ne kohen e mbretit zog.. u shkolluan shum djem shqiptar dhe ne jurisprudence..
    kuptohet u shkolluan ne boten e jashtme..
    dmth shqiperia vec avokatve te vjeter u be dhe me nje brez te ri juristesh e avokatesh qe erdhen nga studimet jasht ne atdhe..
    pra mbas lufta e gjen shqiperin dhe me avokat te afte..
    dhe ne vitet e para te mbas luftes institucioni i avokatit funksiononte.. dhe me ligj..
    mirpo shumica e avokateve perfunduan vet neper burgjet e regjimit..
    pra jo vetem nuk munden te mbrojn klientet e tyre por as vehten.. nga denimet e renda..
    megjithate me ligj avokatia ka ekzistuar deri ne vitet 60 ne mos gaboj.. por sic thash avokatet mbas vitit 44-45 nuk kishin fuqi te mbrojn kerkend..
    pra edhe gjat periudhes 1944-60 por dhe mbas 1960-deri ne 1990.. avokatia pothuajse nuk ka funksionuar..
    mbas 1960 deri ne renjen e regjimit avokatia nuk ekzistonte as si de jure..pra u suprimua.. u zhduk..
    pra mund te themi me siguri e vertetesi se te gjithe ata qe u denuan pothuajse nuk morren ndihm juridike nga avokatet..

    a eshte denuar korrupsioni pyet ti..

    shqiperia e enverit ishte shtet e ekonomi pa privat..
    cdo gje quhej e shtetit..

    kjo do te thote se..asnji shqiptar nuk kish pse te vjedh nje traktor apo autobus apo rrot makine.. sepse skish cka me ba me to..

    a vjedh nji shtetas amerikan anije kozmike?
    jo se ska ku shkon me te..
    me anije merret vetem nassa..
    keshtu dhe shqiperia..
    as tendera skish..
    sepse ndermarrjet ishin te shtetit e fondet per nji ndertim kalonin nga shteti ne shtet pra skish mundesi individi te vjedhe..

    kush vidhte?

    vidhnin shitsat e shitoreve..

    shitsi i shitores shiste ne shitore te shtetit mallin e shtetit.
    bleresi ishte familjari..
    dmth nji qytetar..
    vjedhja behej keshtu..
    ti si bleres shkon e i thu shitsit.. du nji kile djath..
    shitsi merr djathin e ve ne kandar..
    te jep 950 gram djath e te thot urno femi 1 kile djath e leket ti merrte per 1 kile..
    50 gram i vodhi tek ty 20 gram te hyseni 100 gram te arbeni qe ish 12 vjec e sdi kandar e pazar e keshtu shitsi ne fund te dites kishte rast.. qe.. me ato gramet e vjedhura ti dilnin nja 5 kile djath qe i kthente ne lek e shtetit nuk ja kallxonte por i fuste ne xhepin e tij..

    ky ka qen korrupsioni kryesor gjat kohes enveriste..

    denimet kryesisht jepeshin per ata njerez qe kishin hanger m.ut..
    dmth per ata qe flisnin..
    kush fliste kunder partis..kunder gjagji enverit denohej shum rend..

    psh ne se baba yt do i thoshte nji shokut te vet.. valla mor hysen.. spo na del rroga me i ushqye kta fmi.. ather kjo perbente nje rrezik te madh..
    psh ne se hyseni shkonte ne polici.. ne sigurim dmth ose ne komitet te partis.. e i tregonte se hasani.. me ka than.. se spo del rroga me ushqy fmit.. athere hasani futej ne veshgim..
    dmth ai pergjohej se cka po flet me kend po flet..
    sigurimi dergonte refikun.. me kte porosi.. ti refik do bajsh sikur rastesisht po e takon hasanin.. e do i thush.. o hasan si je.. si po kalon.. fmit si i ke.. me pun si je.. dhe hidhja kto fjal si rastesisht.. more hasan bre.. shkova me ble pak mish por nuk kish.. e prit cka ka me than hasani..
    ne se hasani kish me than.. po more refik..ska mish e ska djath.. ska zetin e ska oriz.. e ja kajsha nanen ksaj qeverrie.. ather hasani.. e hangri..
    shprehja e hangri.. perdorej kur dikush rrasej ne burg..
    ne kte rast refiku ..fill mbas bisedes se "rastesishme" me hasanin shkonte ne sigurim e u tregonte..se kur i thash ashtu keshtu.. hasani me tha.. po more refik..ska mish e ska djath.. ska zetin e ska oriz.. e ja kajsha nanen ksaj qeverrie..

    fill mbas ksaj.. oret e hasanit ishin te numerume.. tik tak tik tak..
    varej nga shefi i sigurimit se kur ata e shihnin te arsyshme me rras mren hasanin..

    e kur rrasej mren e denohej psh 10 vjet burg politik.. ather poplli thosh mes vedi.. e honger hasani..
    dhe njerzit baheshin me te kujdeshem e nuk flisnin..
    sepse 10 vjet burg nuk jan pak..

    or zeqir..
    Brari FLM shume,keto informacione me kane kjartesuar shum gjera te pershendes,me te vertet qeka kan shum problem ,regjim shum i ashper....

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    balkanweb

    -

    Kristofor Martiro: Nė zyrėn e Hazbiut, Hysni Kapo mė instruktoi pėr tė shkuar nė qelinė e Ballukut

    Nga: FATOS VELIU


    (Vijon nga numrat e kaluar)
    Zoti Martino, menjėherė si erdhėt nga Korēa ku ishit zėvendėskryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme tė atij rrethi, ju u caktuat nė grupin hetimor tė ekipit ushtarak qė u cilėsua "armik", madje juve u komanduat hetues i vetė Beqir Ballukut?
    Nuk mė kishte shkuar ndonjėherė nė mend se do tė isha njė nga hetuesit e ish-ushtarakėve tė lartė. Nė fakt, nuk e dėshiroja njė gjė tė tillė.
    Si u njoftuat apo si e morėt detyrėn e papritur, kur nė atė kohė keni qenė nėnkryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Korēės?
    Po, isha me detyrė nė Korēė. Ka qenė saktėsisht 15 dhjetori i atij viti, pra 1974-ės. U njoftova se duhej tė nisesha urgjentisht pėr nė Tiranė pėr t'u paraqitur nė ministri.
    Kush ju njoftoi saktėsisht?
    U njoftova nga zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Feēorr Shehu.
    Mė merr nė telefon zėvendėsministri Feēorr Shehu dhe mė pyet se ēfarė pune kisha nė dorė.
    - Kam ca probleme nė shqyrtim, - i thashė.
    - Dorėzoja vartėsit tėnd, se do shkėputesh pėr njė kohė tė gjatė nga puna e Degės, dhe hajde me urgjencė nė Tiranė. Duhet tė paraqitesh nė zyrėn e ministrit sa mė shpejt, - vijoi ai, pa mė thėnė se pėr se ishte fjala.
    Ju, njiheshit me Feēorr Shehun?
    Njihesha shumė. Kisha punuar me tė.
    Ju, as e mendonit pėr detyrėn qė do t'ju ngarkohej?
    Fare. Ishte enigmė pėr mua ky nxitim. Nuk munda tė nisesha tė nesėrmen, siē edhe mė urdhėruan, pasi kisha nė dorė disa ēėshtje pune qė nuk mund lija pa i zgjidhur. Kėshtu qė u nisa njė ditė me vonesė. Kur mbėrrita, mė dhanė vėrejtje pėr moskorrektesėn. Por pas mbėrritjes, mėsova nga zėvendėsministri se isha caktuar nė pėrbėrje tė grupit tė hetimit tė ushtarakėve, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Cako dhe Rahman Parllaku, tė cilėt ishin arrestuar ato ditė si kishte pėrfunduar Plenumi VI i KQ tė PPSH-sė.
    Pra, kur ju arritėt nė Tiranė, ishin arrestuar katėr ushtarakėt e lartė tė kryesuar nga Beqir Balluku, ndėrkohė qė vonesa juaj nuk ju mundėsoi tė ishit nė grupin e arrestimit tė vetė Ballukut siē qenkėshit caktuar, apo jo?
    Saktėsisht ashtu siē thoni ju. Beqir Balluku, para arrestimit kishte qenė i internuar nė Roskovec tė Fierit. Ishte planifikuar nga drejtuesit e lartė tė Ministrisė sė Brendshme qė tė merrja pjesė edhe unė nė arrestimin e tij, ndaj dhe mė tėrhoqėn vėmendjen pėr ardhjen me vonesė.
    Pas kėsaj qė ju tėrhoqėn vėrejtje, pra pas caktimit nė ekipin e arrestimit, juve mėsuat se ishit caktuar hetues direkt i vetė kreut tė atij grupi, apo si tė thuash, ministrit historik tė Mbrojtjes, Beqir Balluku?
    Pėr hetimin e ish-ushtarakėve tė sipėrpėrmendur, udhėheqja e Ministrisė sė Brendshme kishte caktuar grup hetimor dhe grup operativ.
    Dhe nga kush pėrbėhej grupi hetimor?
    Nė grupin hetimor, pėrveē meje, ishin caktuar edhe Kapllan Sako, me detyrė oficer nė Drejtorinė e Hetuesisė nė Ministrinė e Brendshme; Nevzat Haznedari, kuadėr i lartė i Ministrisė sė Brendshme; Elham Gjika, punonjės nė Drejtorinė e Hetuesisė nė Ministrinė e Brendshme; Rustem Hodo, zėvendėskryetar nė Degėn e Punėve tė Brendshme Lushnje; Pelivan Luci, oficer nė Drejtorinė e Hetuesisė nė Ministrinė e Brendshme; Pirro Dauti, punonjės nė Prokurori dhe Skėnder Myftari, oficer drejtimi nė Drejtorinė e Hetuesisė nė Ministrinė e Brendshme.
    Po nė grupin operativ, i mbani mend emrat e kolegėve?
    Nė grupin operativ bėnin pjesė oficerėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Shim Kolli, Ēome Asimaqi, Lake Topallaj, Hysni Birce e ndonjė tjetėr.
    Kush ishte pėrgjegjėsi i kėtyre grupeve?
    Pėrgjegjės i dy grupeve, gjatė gjithė kohės ishte zėvendėsministri Feēorr Shehu.
    Pse ishin dy grupe? Me se do tė merreshin saktėsisht dy grupet nė atė proces, qė mendoj se duhet tė ketė qenė shumė delikat pėr vetė specifikėn publike qė kishte?
    Grupi hetimor do tė merrej direkt me hetimin e tė pandehurve.
    Po grupi operativ?
    Grupi operativ do tė merrej me grumbullimin e materialeve qė kishin dalė nė drejtim tė tyre dhe do tė organizonte punėn agjenturore.
    Konkretisht?
    Pėr kombinacionet. Pra, tė rekrutonte dhe drejtonte agjenturėn, pėr tė siguruar tė dhėna mbi aktivitetin armiqėsor tė tė pandehurve, me qėllim qė tė ndihmonin procesin hetimor, tė gjenin dhe tė pyesnin dėshmitarėt etj.
    Ma pėrshkruani dot momentin e caktimit tė detyrės dhe instruktimit tė posaēėm qė ju kanė bėrė?
    Tė dy grupet u mblodhėn nė paradhomėn e zyrės sė ministrit Kadri Hazbiu.
    Pasi drejtuesi Feēorr Shehu verifikoi prezencėn e tė gjithėve, hymė nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu. Aty ndodhej edhe sekretari i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, Hysni Kapo. Pasi u pėrshėndetėm, ministri Hazbiu na tha se ishim caktuar tė hetonim komplotistėt nė ushtri.
    Vetėm aty na u tha se pikėrisht neve, partia na kishte ngarkuar tė bėnim hetime pėr kėta 'armiq', 'komplotistė' nė krye tė ushtrisė.
    Hysniu, kishte ardhur nė zyrėn e Kadriut tė bėnte takim posaēėrisht me juve?
    Po, pikėrisht. Ai ishte ulur nė tė djathtė tė Kadriut, Feēorri nė krah tė majtė dhe ne tė tjerėt rreth tavolinės sė ministrit. Feēorri i tha:
    - Kanė ardhur tė gjithė.
    Pas kėsaj, u ngrit Kadriu dhe tha: "Partia ju ka ngarkuar juve tė hetoni puēistėt, komplotistėt. Partia ka besim qė do e ēoni deri nė fund. Por kini kujdes qė hetimi tė bėhet korrekt, pa presione e pa dhunė. Kjo ishte porosia…."
    Porositė qė ju dha nė kėtė detyrė kaq tė mprehtė?
    Sipas tyre, kjo detyrė ishte delikate, por partia kishte besim tek aftėsitė tona etj., etj. retorika tė kėsaj natyre qė mund t'i mendosh edhe vetė.
    Jam shumė kurioz zoti Kristofor, se ēfarė ju ka thėnė vetė Kadri Hazbiu nė ato momente, i cili besoj se as qė mund ta mendonte se pikėrisht gjashtė vjet mė mbrapa, vetė ai do tė ishte i arrestuari i radhės, me tė njėjtėn akuzė qė rėndonte tashmė mbi kolegėt e tij?
    Kadriu Hazbiu na porositi qė tė ishim korrektė me tė pandehurit. Pra e vėrteta ėshtė se ai na porositi nė veēanti dhe me shumė vėmendje, qė, nuk duhet tė pėrdornim dhunė fizike, presion apo dhunė psikologjike.
    Po Hysni Kapo, pėr ēfarė ju porositi nė kėtė moment kritik kur juve do tė nisnit hetimin specifik?
    Edhe porosia e posaēme e Hysni Kapos ishte nė atė merak qė paraqiti ministri, qė tė kishim kujdes qė hetimi tė bėhej korrekt, por e veēanta e porosive tė tij ishte qė njėkohėsisht tė ishim tė vėmendshėm, se kėta 'armiq' kishin qenė nė krye tė dikasterit ushtarak dhe mund tė mundoheshin tė implikonin edhe njerėz tė mirė dhe tė ndershėm.
    Si u shpreh Kapo saktėsisht?
    Pas tij, siē tė thashė e mori fjalėn Hysni Kapo, duke thėnė:
    "Partia ju ka besuar juve, por kini kujdes, se kėta kanė qenė nė sfera tė larta dhe mundet tė implikojnė dhe njerėz pa tė drejtė nga udhėheqja"
    Domethėnė, do pėrmendnin emra?
    Po, mund tė pėrmendnin emra figurash tė larta, pasi edhe rrethi qė kanė qenė kėta, ka qenė rreth i lartė. Kėshtu, mund tė implikonin dhe me keqdashje.
    Jam kurioz zoti Martiro, se ēfarė orientimesh kishit pėr t'u mbėshtetur nė hetimin e akuzės. Pra, ku do tė mbėshteteshit juve pėr tė vėrtetuar armiqėsinė e tyre, siē kishte thėnė Enver Hoxha?
    Sipas porosive tė tyre, pra tė Hysni Kapos dhe Kadri Hazbiut, ne grupi i hetimit duhej tė studionim materialet e Plenumeve V dhe VI tė KQ tė PPSH-sė, fjalimet e Enver Hoxhės nė mbledhjet e Byrosė Politike, njė material qė ishte hartuar pas kontrollit tė Komitetit Qendror tė Partisė nė Ministrinė e Mbrojtjes pėr veprimtarinė armiqėsore tė "puēistėve", si dhe tė gjitha materialet e tjera tė dala nga mbledhjet. Po kėshtu, do tė bazoheshim nė analizat e bėra nė ushtri e terren, si dhe tė dhėnat e agjenturės e tė dhėna tė tjera, konspektimin e kėtyre materialeve, dhe mbi bazė tė tyre tė hartohej plani pėr hetimin e tė pandehurve.
    Unė doja tė dija zoti Martiro, se kur pikėrisht ju caktuan juve tė ishit hetuesi i posaēėm i vetė Beqir Ballukut, pasi deri tani mė theksuat pėr grupin e hetimit. Por kam parasysh se edhe ju hetuesit ju kishin planifikuar sipas rėndėsisė, pasi nuk mund tė kishte tė njėjtėn vlerė hetuesi qė ishte i Rrahman Parllakut pėr shembull, me ju qė ishit i vetė kreut tė grupit apo i ish- zėvendėskryeministrit apo ministrit tė Mbrojtjes, Beqir Balluku?
    Nė kėtė mbledhje pėr tė cilėn ju fola, qė na thėrriti nė zyrėn e tij Kadri Hazbiu, nė prezencėn e Hysni Kapos na u komunikua edhe ndarja e hetuesve.
    Pra pikėrisht nė atė mbledhje ku u mblodh tėrė grupi i hetimit ju caktuan dhe pėrkatėsinė e hetimit?
    Po, po, menjėherė nė atė takim. Nevzat Haznedari dhe unė u caktuam pėr hetimin e Beqir Ballukut. Kapllan Sako dhe Rustem Hodo, do tė ishin hetuesit e Petrit Dumes. Elham Gjika dhe Pelivan Luci do tė -merreshin me hetimin e Hito Cakos, ndėrsa Pirro Dauti dhe Skėnder Myftari do tė hetonin Rrahman Parllakun.
    Kush ishte ky Nevzat Haznedari nė atė kohė pėr ju, me tė cilin ju caktuan tė punonit bashkėrisht nė hetimin e Beqirit, por qė, me sa kam informacion, pas pak kohėsh e hoqėn, duke jua lėnė juve krejt hetimin e tij?
    Nevzat Haznedari ishte kuadėr i lartė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Ishte marrė nė tė shkuarėn me hetuesinė e tė dėnuarve politikė, por nuk e kisha njohur nga afėr. Tashmė na duhej tė punonim tė dy nė hetimin e Beqir Ballukut, marrja nė pyetje e tė cilit incizohej.
    Pse e hoqėn Haznedarin nga hetimi i Beqir Ballukut duke jua lėnė vetėm juve nė atė ēėshtje? Pra, mos kemi tė bėjmė me elementė sekretė qė mund tė zbėrtheheshin gjatė hetimit, tė cilat nuk duhej t'i merrnin vesh mė shumė se dy persona?
    Jo, nuk ishte ēėshtje sekreti, por Haznedari pėrdorte njė gjuhė shumė tė ashpėr karshi tė pandehurit Beqir Balluku, madje shumė ofenduese, aq sa nė shumė raste ky i fundit nervozohej. Siē duket, udhėheqėsit e lartė tė ministrisė e kishin vėrejtur sjelljen jokorrekte tė Haznedarit gjatė dėgjimit tė seancave tė pyetjeve, ndaj dhe e larguan nga hetimi i ish-ministrit tė Mbrojtjes dhe e ngarkuan me detyra tė tjera. Mė urdhėruan qė me kėtė hetim do tė merresha vetėm unė.
    Si e pritėt kėtė detyrė, qė mendoj se ishte shumė kritike, jo vetėm pėr faktin se kishit tė bėnit me njė figurė qendrore siē ishte Beqir Balluku, por edhe se ju nuk ishit hetues nė profesion me sa di unė, apo jo?
    Ashtu ėshtė, siē thoni ju, qė njė detyrė e tillė ishte shumė specifike, e cila pėr hir tė sė vėrtetės, gjashtė vjet mė vonė, kur u godit grupi i Mehmet Shehut dhe Beqir Ballukut, mė kushtoi arrestimin, prej tė cilit dola nga burgu vetėm pas viteve '90-tė kur u liruan tė dėnuarit politikė, se nė tė kundėrt nuk do tė kisha dalė i gjallė. Arrestimi im, pėr kuriozitet u bė pas akuzės se paskėsha fshehur deponimet e Beqir Ballukut, qė kishte folur pėr Kadri Hazbiun dhe kreun e grupit agjenturor, Mehmet Shehu. Pra fshehja qė unė u kisha bėrė deponimeve tė Beqirit, kishte bėrė tė mos zbulohej nė kohė grupi madhėshtor i agjenturės sė kryesuar nga Mehmet Shehu. Me njė fjalė broēkulla, por t'i thashė qė tė kuptonit se ēfarė specifike kishte detyra ime.
    Pra juve, pavarėsisht se Beqir Balluku ishte nėn hetimin tuaj, nėn akuzėn direkte tė Enver Hoxhės si "Armik i Partisė dhe i popullit", sėrish ruanit konsideratė pėr tė besoj, aq sa nuk mundeshit ta shikonit si armikun tuaj, apo jo?
    Nuk ishte e lehtė pėr mua tė kryeja detyrėn e ngarkuar, pasi kisha tė bėja me hetimin e njė komunisti dhe luftėtari tė vjetėr tė Luftės Nacionalēlirimtare, tė njė personaliteti ushtarak dhe politik, ish-anėtarin e Byrosė Politike tė KQ tė PPSH-sė, ministrin e Mbrojtjes pėr njė kohė tė gjatė dhe njeriun e njohur nė opinionin publik.
    E vėrteta ėshtė se, siē e thatė dhe ju, unė nė atė kohė, edhe pse kisha studiuar pėr drejtėsi, nuk isha marrė me sektorin e hetuesisė.
    Po si menduat t'ia dilnit mbanė njė situate tė tillė, kur e dinit se gjithēka monitorohej nga vetė Enver Hoxha?
    Mė duhej tė studioja tė gjitha materialet qė e akuzonin Beqirin. Tė njihesha me problemet ushtarake, tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes dhe me antitezat e ish-ministrit, me terminologjinė ushtarake e tė tjera. Duhej tė zhvilloja njė hetim objektiv, bazuar nė ligj. Tė vendosja marrėdhėnie korrekte me tė pandehurin dhe personat e tjerė qė lidheshin me procesin hetimor. Kėtyre parimeve iu pėrmbajta gjatė gjithė kohės sė hetimit.
    Jam kurioz pėr trajtimin qė i bėhej Beqir Ballukut dhe gjithė grupit nė pėrgjithėsi, duke filluar qė nga ai ushqimor. Si ishte ai?
    Sipas porosive tė ministrit Kadri Hazbiu, ndaj kėtyre tė pandehurve do tė kishte njė trajtim ndryshe, krahasuar me tė arrestuarit e tjerė. Pėr tė do tė kishte njė regjim tė veēantė ruajtjeje, normė mė tė mirė ushqimi, dhe do tė gatuhej nė njė kuzhinė mė vete. U vendos njė komandė e veēantė pėr kėta tė arrestuar, e cila nuk varej nga komanda e Burgut 313. Ata do tė kishin edhe njė mjek tė tyre. Hetimi i tyre do tė bėhej nė burg. Secili i pandehur kishte dhomėn e tij nė katin e tretė tė Burgut 313. Dhomat ishin tė mėdha, tė shtruara me dėrrasa, por me dritare tė vogla. Ishte urdhėruar komanda e burgut pėr regjimin e tė pandehurve, qė pėrfshinte mbajtjen e skafandrės kur vinin nė hetuesi, pėr tė evituar ndonjė ngjarje, vetėvrasje, duke e pėrplasur kokėn nė mur e hekura. Nė dhomėn e tė pandehurit qėndronte njė rojė ditė e natė.
    (Vijon nesėr)
    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


    Kthehu Dėrgo Printo Home
    Komento


    Dėrguar nga Vorio Epirotasi, Sqizofrenia Komuniste mė 07-04-2013 nė 08:48

    Napoleoni pas betejave kur shikonte se ushtaret ishin lodhur nga lufta dhe nuk avanconin urdheronte qe cdo ushtar qe ngelet pas te egzekutohesh.Ushtaret e raskapitur duke pare te vraret nga frika vazhdonin ecjen perpara.
    Kur Napoleoni shikonte qe prap nuk ecesh para pyeste ushtaret si ishte puna dhe ata ankoheshin per oficeret e tyre qe silleshin keq me ta. Atehere egzekutoheshin oficeret, ngrihesh morali i ushtareve dhe ushtria avanconte prap.
    E,Hoxha here vriste "armiqte", here "shoket".

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    O Brari,kan ikur,kot poston,nuk ke per ti pare me ne kete teme,hahahah....

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Fale Zotit te Madhe,qe greqia kapitulloi ekonomikisht, se Sales si kish mbetur tjeter veq te ike ne Tropoj...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bajraku : 09-04-2013 mė 03:40

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    dielli..

    duhet ta dish nje gje..

    kur njerzit tregojne se cfar kan vuajtur shqiptaret e shqiperise nen regjimin enverist.. enveristet kosovare perjetojne nje gufim ne zemrat e tyre..nje kenaqsi te pa pare..


    kto perjetime te tyre i kam ven re dhe kur ne kosove arkani.. filloj masakren totale..

    kur them arkani..kuptoj ushtria serbe..


    enveristet kosovare masturbonin nga kenaqsia kur shikonin kosoven ne flake e mijra e mijra gra e femij mes zjarreve e tymit te zi merrnin malet e kanalet te tmerruar..

    kjo qe po them eshte e sakte..

    nuk i bashkon enveristet kosovare me enverizmin ndonje doktrine shoqerore sociale e idealisteve qe enderrojn nje sistem njerzor..
    joo..

    i bashkon sadizmi..

    kenaqsia kur shikojn se dikush apo nji popull po terrorizohert pergjaket e shtypet.. e perdhunohet..

    kjo eshte..





    nejse..ja cthot kto dit nje nga kryenveristet e kosoves.. i cili ne ditet kur arkania--ushtria serbe filloj te genocidoj shkipetaret ky qen iku si miu i haleve..

    ---

    Rexhep Qosja: Koalicioni PS-LSI, njė e padėshiruar e nevojshme

    Nga: FATMIRA NIKOLLI


    Ndodh qė nė jetėn politike, madje, nė jetėn shoqėrore nė pėrgjithėsi njė e padėshiruar kur e kur tė quhet e nevojshme, madje, e domosdoshme”. Kėshtu shprehet akademiku i njohur Rexhep Qosja mbi koalicionin parazgjedhor PS-LSI, pėrmes njė interviste pėr “Gazeta Shqiptare”. Ndėrsa vė nė peshore partitė dhe drejtuesit e tyre, profesori ua hedh fajin Edi Ramės dhe Fatos Nanos pėr pėrēarjen e sė majtės, ndėrsa sa i takon Ilir Metės, deklaron se ai gaboi qė bashkėpunoi me Berishėn, sepse kėshtu u bė bashkėpjesėmarrės nė tė gjitha tė kėqijat qė prodhoi dhe nė krimet qė shkaktoi pushteti i drejtuar prej kryeministrit. Nga ana tjetėr, akademiku gjykon se ky koalicion do i zvogėlojė mundėsitė e dhunėtarit, shpėrdoruesit, blerėsit dhe falsifikuesit tė zgjedhjeve pėr tė ripėrsėritur mė 23 qershor atė qė ndodhi nė vitet, 2005, 2009 e 2011. Duke e vetėtitulluar kėtė bisedė “Mendime e veprime pa higjienė”, prof.Qosja e vė theksin tek ideja se Shqipėria do shpėtuar prej fatkeqėsisė qė po i qėndron nė shpinė e nė shpirt pėr shkak tė Sali Berishės e Jozefina Topallit.
    Ēfarė mendimi keni pėr koalicionin parazgjedhor PS-LSI? A ishte i pritshėm apo njė surprizė pėr ju?
    Koalicioni parazgjedhor qė krijuan Partia Socialiste dhe Lidhja Socialiste pėr Integrim, sipas mendimit tim, ėshtė njė e Padėshiruar e nevojshme.
    Ē’domethėnie ka ky konstatim i juaji pėr koalicionin nė fjalė?
    Me konstatimin e tillė se koalicioni parazgjedhor PS-LSI ėshtė njė e Padėshiruar e nevojshme, unė u jap tė drejtė si atyre qė janė pėrpjekur dhe e kanė sendėrtuar kėtė koalicion, domethėnė Kryetarit Edi Rama e Kryesisė sė Partisė Socialiste dhe kryetarit Ilir Meta e Kryesisė sė Lidhjes Socialiste pėr Integrim, ashtu edhe atyre qė po e kundėrshtojnė kėtė koalicionin, duke e mbuluar me fjalė mospajtimi dhe zhvlerėsimi.
    Pse kėtė koalicion e quani njė e Padėshiruar, duke e shėnuar me shkronjė tė madhe fjalėn e Padėshiruar?
    Kryetari i Lidhjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, dhe kryetarėt e Partisė Socialiste Fatos Nano, nė vitin 2005, kurse Edi Rama nė vitin 2009 janė fajtorė pėr konfliktin nė tė majtėn shqiptare, nė sajė tė tė cilit Sali Berishės iu bė e mundshme tė marrė, tė pėrdorojė e tė shpėrdorojė, pushtetin politik e shtetėror nė Shqipėri tani e tetė vjet. Faji i Ilir Metės ėshtė aq mė i madh edhe pėr arsye se nė vitin 2009 hyri nė koalicion qeveritar me Sali Berishėn dhe, deshi s’deshi, u bė bashkėpjesėmarrės nė tė gjitha tė kėqijat qė prodhoi dhe nė krimet qė shkaktoi pushteti i drejtuar prej kėtij koalicioni.
    Pėr kėtė arsye mospajtimi me koalicionin e tashėm PS-LSI ėshtė ēėshtje e parimėsisė politike, nė njėrėn anė dhe ēėshtje e etikės intelektuale, nė anėn tjetėr.
    Pse atėherė kėtė tė Padėshiruar e quani tė nevojshme? Si mund tė jetė njė e Padėshiruar e nevojshme?
    E, po, ndodh qė nė jetėn politike, madje, nė jetėn shoqėrore nė pėrgjithėsi njė e padėshiruar kur e kur tė quhet e nevojshme, madje, e domosdoshme. Politika ėshtė njė veprimtari shumė e pėrbėrė, bėrėsit e sė cilės, krijuesit dhe zbatuesit e sė cilės, jo rrallė shtrėngohen tė zgjedhin midis tė keqes mė tė vogėl dhe tė keqes mė tė madhe.
    Koalicionin PS-LSI, nė tė vėrtetė zgjerimin e koalicionit tė majtė me LSI-nė, e bėjnė tė nevojshėm zgjedhjet e 23 qershorit, nė tė cilat vendoset pėr ardhmėrinė e Shqipėrisė.
    Mendon nė numrin e shtuar tė zgjedhėsve qė do tė votojnė pėr Partinė Socialiste, nė tė vėrtetė pėr koalicionin e majtė?
    Mendoj jo vetėm nė numrin e rritur tė zgjedhėsve qė do tė votojnė pėr koalicionin e majtė. Mund tė jetė se shumė mė i rėndėsishėm se shtimi i numrit tė zgjedhėsve qė do tė votojnė pėr koalicionin e majtė ėshtė siguria e shtuar se koalicioni parazgjedhor i Partisė Socialiste me Lidhjen Socialiste pėr Integrim sado kudo do tė rrėgjojė vjedhjen, blerjen e plaēkitjen e votave, qė janė mjetet me tė cilat Sali Berisha e ka bėrė tė mundshėm rrėmbimin e pushtetit jo vetėm nė zgjedhjet e vitit 2009 dhe jo vetėm nė zgjedhjet e 8 majit tė vitit 2011 nė Tiranė. Me krijimin e koalicionit parazgjedhor tė Partisė Socialiste me Lidhjen Socialiste pėr Integrim mundėsitė e dhunėtarit, shpėrdoruesit, blerėsit dhe falsifikuesit tė zgjedhjeve nė vitin 2005, nė vitin 2009 dhe nė Tiranė mė 8 maj 2011, nė zgjedhjet e 23 qershorit 2013 do tė pakėsohen, ndoshta, pėr njėzet a njėzet e pesė pėr qind.
    Edi Rama “u justifikua” nė publik se koalicioni me Metėn bėhet pėr arsye tė fitores sė zgjedhjeve. A dėshmon kjo njė mungesė besimi nė vetvete apo njė pafuqi tė opozitės pėr tė fituar vetėm nė emėr tė “Rilindjes”?
    Krijimi i koalicionit parazgjedhor me Lidhje Socialiste pėr Integrim nuk mendoj se e dėshmon mungesėn e besimit nė vetvete tė opozitės pėr tė fituar zgjedhjet; jo; mendoj se me krijimin e kėtij koalicioni Partia Socialiste dhe opozita nė pėrgjithėsi duan ta rrisin sigurinė edhe mė tepėr pėr fitoren nė zgjedhjet e 23 qershorit.
    A mendoni se pas koalicionit PS-LSI mund tė ekzistojė ende termi “Rilindje” pėr opozitėn?
    Pse tė mos ekzistojė edhe mė tej termi, si e quani ju, Rilindje. Rilindja Shqiptare nuk ėshtė njė term, nuk ėshtė njė nocion i zakonshėm, me tė cilin Partia Socialiste po bėn fushatėn pėr zgjedhjet e vitit 2013. Rilindja Shqiptare ėshtė njė program politik, gjithsesi njėri prej programeve mė tė mira, mė tė pasura, mė premtuese politike nė politikėn shqiptare tė njėzet e tri viteve tė fundit. Dhe, kėtė program politik e shtetėror e bėn kėshtu tė kuptimshėm, kėshtu domethėnės, kėshtu tė pasur jo vetėm pėrmbajtja e tij, jo vetėm idetė e tij, jo vetėm mendimet e tij, jo vetėm qėllimet e tij politike, shoqėrore, ekonomike, arsimore, shėndetėsore, kulturore, juridike, ekologjike, e tė tjera, por edhe simbolika e tij historike kombėtare. Ashtu siē i ėshtė dashur popullit shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė njė Rilindje vlerash tė pėrgjithshme, tė pėrbashkėta, kombėtare, shpirtėrore dhe materiale, nė sajė tė tė cilave do tė shkėputej prej gjendjes pushtuese, ashtu i duhet Shqipėrisė sė sotme njė Rilindje vlerash demokratike dhe morale, shpirtėrore dhe lėndore, nė sajė tė tė cilave do tė ēlirohet prej gjendjes nė tė cilėn ėshtė sot: prej parashtetit, nė tė cilin nuk mendohet pėr shtet tė sė drejtės, prej despotizmit nė tė cilin Kushtetuta dhe ligjet shkelen si tė ishin rregullore tė esnafėve mesjetarė, prej gjuhės vulgare politike qė komprometon fort kulturėn politike shqiptare, prej oligarkisė kleptokratike qė vjedh e plaēkit pasurinė kombėtare shqiptare mė shumė se ē’e kanė plaēkitur pushtuesit gjatė shekujve tė shkuar, prej gjyqėsorit mė tė korruptuar nė Evropėn e sotme, prej pabarazisė sė dinjiteteve, prej gėnjeshtrave, mashtrimeve, falsifikimeve, shantazheve, kėrcėnimeve, qė janė mjetet kryesore me tė cilat kryeministri bėn politikėn shqiptare sot, prej mentalitetit tė rrugaēėrisė ala Berisha-Jozefina, prej krahinorizmit e lokalizmit ala Jozefina e prej njė vargu tė kėqijash tė tjera.
    Ē’ėshtė e vėrteta, Sali Berisha nuk po ngurron tė vjedhė disa prej ideve tė kėtij programi politik tė Partisė Socialiste, i bindur se as pėr kėtė vjedhje nuk do tė ndėshkohet si as pėr vjedhjet zgjedhore!
    Si mendoni se do tė reagojė Berisha ndaj koalicionit PS-LSI? A do tė tentojė aleanca tė reja? A mundet qė ai ta mundė i vetėm dyshen Rama-Meta?
    Mund tė besohet se largimi i Lidhjes Socialiste pėr Integrim prej koalicionit me Partinė Demokratike e cenon, tė mos thuhet e plagos politikisht dhe moralisht krijuesin e atij koalicioni, Sali Berishėn. Por, siē e ka adet, ai paraqitet sikur nuk i bėn ndonjė pėrshtypje tė veēantė kjo braktisje! Do tė provojė tė krijojė aleanca tė reja, por me kė? Po thuaj pjesa mė e madhe, tė mos thuhet tė gjitha forcat dhe grupimet politike nė Shqipėri tashmė kanė rezerva ndaj politikės, ndaj gjuhės, ndaj sjelljeve, veprimeve, tė bėrave tė tij qė, kur e kur, kanė prodhuar edhe krime nė jetėn politike dhe ekonomike shqiptare. Mund tė vėrehet se disa grupime politike, qė prej viteve nėntėdhjetė mbahen me Partinė private tė Sali Berishės, por qė nė votimet e fundit nuk kanė arritur tė hyjnė nė Kuvend, mbahen larg saj, nė tė vėrtetė larg tij. E kuptueshme: kur anija nis tė fundoset minjtė ikin prej saj!
    (intervisten e plotė mund ta lexoni sot nė "Gazeta Shqiptare")
    (Titujt e detajet janė tė redaksisė)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


    Kthehu Dėrgo Printo Home
    Komento


    Dėrguar nga Luiz Shkodrani, Shkodra mė 09-04-2013 nė 09:29

    Ndiej fatkeqsi te jashtzakonshme ne shpirtin e ktij plakut matuf "Rexhep Qoses", qi sot nuk ka mundsi me u push me Enver Hoxhen!

    NEJSE SE ASHT TUJ JU LUSTRUE BEHEN FMIVE E PJELLS TIJ!


    O Rexhep hap e lexo ndoj liber mashtrimit e krimit te Enverit, e frymzo shpirtin qi e ke te mushun me urrejtje e matufllek, se tjerave ju ke met n'qaf!

    O ZOT SHYQYR QI JE KURRKUSHI, MOR ENVERO-SLLAVO






    Dėrguar nga AKILI, Avganistan mė 09-04-2013 nė 09:24

    KY matufi plak eshte bere dement.-Rexhep Q.jo se eshte kunder SALIUT por kunder mbi 90% e kosovarve te cilet e duan SALIUN.REXEP QOSIQI KA LAJTHITUR FARE PUNET LLUGE NE KOSOVE E KOMENTON PER SHQIPERI.SME MBETET AGJE VETEM I DESHIROI SHERIM R.QOSIQIT......






    Dėrguar nga Kledi, Tirane mė 09-04-2013 nė 09:23

    Nuk ndaj te njejten qendrim me ju profesor Qose,por i mbetem qendrimit per nje Rilindje te vertete Shqiptaresh, pa kualicione "Xhuveliste" (kualicion interesash).






    Dėrguar nga ua! mė 09-04-2013 nė 09:23

    epo ca nuk po na degjojne veshet keto dite. Po per cfare Rilindje flet z. Qose, kur permend njehere rilindje te vlerave morale? Po qe te rilindin vlerat morale, duhen njerez qe kane keto vlera! A pjell imorali vlere? Koalicioni PS-LSI eshte ndertuar mbi antivlera dhe antimoral. Nga do pjelle rilindje? I bie te pjelle ujku qingj! Per mua eshte shume e thjeshte. E keqja me e madhe: te shoh neser S.Tahiraj, T.Balla e shoke ne qeveri apo Berishen? Shume me mire shoh Berishen!






    Dėrguar nga Kokedruthi mė 09-04-2013 nė 09:18

    Ē'eshte ky enverist i peshtire dhe spiun Serbie qe jep mend!! Ik ore Xhepi se rrezaton vetem ligesi te ndyre, ne Kosove vetem ato psikopatet qe festojne 16 tetorin ke perkrahes te broēkullave qe nxjerr nga goja.






    Dėrguar nga SHQIPERIA E PASTER, Shqiperi mė 09-04-2013 nė 09:18

    Ka politikane te Majte, te Djathte te Qendres, Radikale, Extremiste te majte ose djathte Kmuniste, Fashiste por njeriu me Parazit qe mund te egzistoje ne trojet shqiptare eshte Qosja.
    E ben Edi Ramen te duket yll...






    Dėrguar nga eugen, tirane mė 09-04-2013 nė 09:06

    Kur plaket njeriu , fillon dhe mendja te marri antistrofa , prandaj jo shume peshe tek kjo interviste , qe me kujton intervistat e ishhetuesve te sistemit komunist!!!!Pleqeri te mbare profesor dhe
    lere politiken per politikanet .Moas humbni ate imazh te cilin kemi krijuar per Ju!!






    Dėrguar nga Sukaguri, Prishtina mė 09-04-2013 nė 08:46

    Nuk me besohet se nje akademik te urrej njerez apo dhe me keq nje kryeminister, siq e urren ky Sali Berishen. Ky si shkrimtar duhet ta kete te lindur urrejtjen, ndryshe nuk kuptoj qendrimin kritik ndaj Rilindasve dhe figurave te njohura te letersise dhe kultures shqiptare.Akademik mos u ben "Kakademik"






    Dėrguar nga katunarisovran, kline. mė 09-04-2013 nė 08:32

    A doni ta dini sa vata ka fituar partia e Qoses ne zgjedhjet a para.E doni?e doni?Ua jep ,Dona juve 0.3%.
    SHUME E VERTETE SE VOTAT VIDHEN DHE BLIHEN.KEQ TE SHKELET VULLNETI I ELEKTORATIT.ATE CE DO ZGJEDHI DO E MBAJE NE SUPE PER VETE PER MIRE E PER KEQ TE ZGJEDHURIT.KESHILLE.






    Dėrguar nga sefer, tirane mė 09-04-2013 nė 08:31

    ky eshte morali tend vellacko ti do futje dhe partine komuniste ne kete kualicion...






    Vazhdimi komenteve: 1 2

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Shqiptarėt, masivisht marrin nėnshtetėsinė greke
    Ministria e Brendshme Greke duket se ka nisur njė fushatė pėr dhėnien e nėnshtetėsive nė masė. Kjo gjė mund tė verifikohet mjaft lehtė duke parė listėn e personave qė kanė marrė kėtė nėnshtetėsi gjatė muajit tė fundit.

    Referuar dokumenteve tė publikuara nga Ministria e Brendshme e Greqisė rezulton se, vetėm pėr periudhėn 2 - 20 prill, 129 shqiptarė kanė marrė nėnshtetėsinė greke. Ky numėr bėhet ende mė i madh po tė shtrihesh mė gjatė nė kohė.

    “GSH” ka arritur tė sigurojė kėtė listė, ky bie nė sy njė numėr i madh personash qė kanė marrė nėnshtetėsinė e shtetit fqinj. Kanė qenė tė regjistruar nė Shqipėri me kombėsi “Greke”. Gjithashtu, sipas kėtyre tė dhėnave rezulton se, njė numėr i madh i kėtyre personave qė kanė pėrfituar janė nė moshė tė madhe.

    Por vihet re se, pėrveē minoritarėve, nga “zemėrgjerėsia” e Ministrisė sė Brendshme kanė pėrfituar dhe shumė shtetas shqiptar nga qytete tė ndryshme tė vendit, qė nuk kanė asnjė lidhje me zonat minoritare, ose qė nuk janė tė besimit ortodoks.
    http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...fSM_uNTBQaqUOQ

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga dielli1 Lexo Postimin
    O Brari,kan ikur,kot poston,nuk ke per ti pare me ne kete teme,hahahah....
    Jo, moj/or dielli, jo... nuk kam ikur kurre, as tani nuk iki, por ja... qe koha nuk me premton mua ashtu si ju. Mirpo kjo nuk eshte arsyeja, qe ti mendon se kam ikur une, por une kam leshuar udhe. Nuk merrem kot une me "te qarat" e tuaja, ne nje forme liturgjie fetare, ne ceremonien e varrimit te nje te vdekuri. I vdekuri mund te jet kriminel, tradhetar por edhe njeri i mire, por kjo nuk i intereson klerikut fetar, qofte Prift apo Hoxhe e dreq tjeter, ai e "qan" te vdekurin, ndersa mallkon vrasesin, pa marr parasysh nese vrasesi ka pasur te drejt apo jo...!!!!

    Brari, fillove te devijosh vijen e te qenurit i kulturuar e zivilizuar ne kritika, e ne shprehje qendrimesh/mendimesh...per ate nuk dua te debatoj me tutje...(lexo, sidomos fillimin e postimit tende, nr. 227).

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Shqiperia e enver hoxhes pksh ja_ppsh e drejtuar totalisht prej enverit ja nderruan tri here drejtimin politik shqiperise..Qe nga vit 1940-1948 ishin kukull e jugosllaveve,dhe komunisteve jugosllav,pataj vjen stalini dhe rusija deri me 1961 ku i prishin maredhenjet dy paleshe...Pas ketyre politikave deshtuese enveri lidhet me kinen e mao ce dunit.Ne te trija rastet enveri dhe enveristet e tij nuk ishin gje tjeter pos kukulla te ketyre vendeve...
    ..Ekzistojne fakte ku ne secilen prishje maredhenjesh me keto vende,kane pesuar qindra mijera njerez te tij,anetar partije,anetar te komitetit qendror,deputet etj.Ku perfundimi i tyre ishte ekzekutimi_pushkatimi,denime me burgje internime etj.

  11. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Po ku jeni more hejjjjjjjjjjjjjjjjjj???!!!.....Nuk duken fare,te kam thene Brari se do ikin nje nga nje,heheh.

  12. #232
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Tri motrat Hoxha: E kishim kushėri Enverin, por na internoi 30 vjet
    100


    Lajmi i Fundit, Une Gruajae Dielė, 14 Prill, 2013 | 10:45 am


    Tri motrat Hoxha rrėfejnė pėr “Panorama”

    Edhe sot, qė ėshtė mė e moshuara ndėr tri motra, Handan Hoxha, tenistja e parė femėr nė Shqipėri, vazhdon tė jetė nė qendėr tė tė gjitha lėvizjeve nė shtėpi. Sado qė i ka kaluar 85 vite jetė, ka mbetur mė e shkathėta. Ėshtė ajo qė ngrihet e para nėse duhet mbyllur njė derė, nėse duhen sajdisur miqtė me qerasje, nėse duhet gjetur ndonjė foto e vjetėr nėpėr sėndukėt e vegjėlisė… ėshtė mė elegantja. 15 vitet qė ėshtė marrė me sport, kanė lėnė ende shenja nė fizikun e saj.

    Motra mė e madhe, Suzana, ndryshe Suzi, siē e thėrrasin tė gjithė, ka qenė dikur mėsuese e teorisė sė solfezhit nė Liceun Artistik. Mė e vogla, Nermini, ėshtė marrė gjithnjė me gjuhėt e huaja. Ende sot qė ėshtė nė prag tė tė 80-ave, vazhdon tė ketė 2 nxėnės, tė cilėve u mėson anglishten.

    Tė tria motrat, dikur, aq vite larg sa e kanė tė zorshme ta kujtojnė, jetonin tė lumtura nė shtėpinė e tyre tė madhe fare pranė Liceut Artistik. Mėsonin gjuhė tė huaja me mėsues privat, merrnin mėsime sporti, kalonin pushimet nė njė nga 4 vilat e vetme nė plazhin e Durrėsit, derisa gjithēka u ndėrpre me thikė. Ēifligjet e trashėguara nga i gjyshi e patėn kohėn e artė pėr shumė pak kohė. Diktatura do t’u rrėmbente gjithēka, shtėpi e ēifligje, sado qė, siē mund tė hamendet nga mbiemri i tyre, Hoxha, ishin tė afėrmet e ish-diktatorit. Me shtėpitė pėrballė nė Gjirokastėr, prejardhjen e pėrbashkėt, e me hyrjedalje familjare, prej tij morėn pajėn e vetme qė tė tria patėn nė jetė, 30 vite e 6 muaj internim.

    Asnjėra prej tyre nuk u martua kurrė. Jetojnė prej 23 vitesh, qė kur u kthyen nga fshati Savėr i Lushnjės, nė apartamentin e pallatit qė u ndėrtua nė tokėn e vilės sė tyre tė dikurshme, qė babai kishte ndėrtuar. Fuqitė i kanė tė pakta, dėshirėn pėr t’u rikthyer nė kohėt e liga, po ashtu. Megjithatė, pas shumė kėmbėnguljesh, pranojnė tė flasin, duke thėnė vazhdimisht qė “kemi nevojė pėr qetėsi, nuk duam intervista”.

    Sidoqoftė, rikthehen edhe njė herė nė ato vite qė tashmė u shfaqen mjegullt, sepse datojnė qė nė kohėn e Zogut…, kur jeta e tyre ishte e ndritur. Pyetjeve u pėrgjigjet kryesisht mė e madhja, Suzi. Nė rast se nuk e ka dėgjuar mirė, Nermini ndėrhyn t’ia pėrsėrisė edhe njė herė. Ndėrsa Handani rri thuajse pa folur nė kolltukun e saj tė rehatshėm. Gjallėrohet vetėm kur fjala shkon te sporti, kryesisht tenisi, dashuria e saj e parė dhe e vetme.

    “Ē’bėmė” ishte ajo e tė parėve tuaj qė ju dėnoi pėr 30 vite?

    Ishin 30 vite e 6 muaj (ndėrhyjnė tė saktėsojnė tė tria thuajse njė zėri). Ishte fundi i vitit ’59, kur erdhi kamioni me policė nė shtėpi e na ngarkoi pėr tė na transferuar nė Savėr tė Lushnjės.

    Nga ju erdhi persekutimi, nga babai, gjyshi…

    Nė fakt, historia nis qė nga gjyshi, sado qė arsyeja e fundit ishte prej vėllait. Gjyshi ynė kishte mbaruar shkollėn e lartė pėr jurist nė Turqi, vinte nga familje e pasur dhe shkolloi edhe babain nė Janinė nė shkollėn “Zosimea”. Prej kėsaj, por edhe prej librave qė fshehtas siguronte gjyshi, babai ka qenė ndėr mėsuesit e parė nė Gjirokastėr. Ishdiktatori e pėrmend edhe nė kujtimet e tij, qė mėsimet e para i ka marrė prej babait: “Mėsues tė parė kishim njėfarė Vehip Hoxha, qė ishte djali i Asaf efendiut, kadi, njeri i mėsuar shumė. Ata rrinin afėr shtėpisė sonė, ishim edhe nga njė soj. Se ku e kishte mėsuar shqipen zoti Vehip, nuk e di, por sigurisht nga abetaret e Stambollit dhe vjedhurazi. Nė atė kohė zoti Vehip ishte djalė i shkathėt, me iniciativė dhe ēapėrxhi. Kishte dėshirė tė madhe tė na mėsonte”, siē shkruan fjalė pėr fjalė. Mandej, babai u zhvendos nė Korēė ku punoi si drejtor banke gjatė viteve ’30, mė pas erdhi nė Tiranė si nėpunės i lartė nė Bankėn Kombėtare, ku ishte pėrgjegjės i Thesarit.

    Nga ē’shkruhet e nga ē’thoni ju, pasuria ka qenė “dėmi” i parė…

    Po, por nuk u shfaq menjėherė. Jetuam pėr pak vite mirė, ashtu siē ishim mėsuar gjithnjė. Mėsonim gjuhė tė huaja me mėsues privatė, shkonim gjithnjė pėr pushime, luanim sport. Handani ka qenė shumė e mirė nė tenis, e para femėr shqiptare qė e ka ushtruar kėtė sport, stėrvitej mė Sali Nallbanin. Vetėm atė ėndėrr kishte, qė tė bėhej tenistja mė e mirė dhe tė pėrfaqėsonte vendin e saj nėpėr gara ndėrkombėtare. Por, pėrveē kėsaj, luante edhe basketboll, volejboll, ping-pong. Aq sa vėllai ynė sajoi njė fushė tė vogėl ping-pongu qė e vumė nė oborrin e shtėpisė.

    A nuk ishte shumė pėr kohėn gjithė kjo liri qė ju jepte babai?

    Kuptoni qė njerėzit pėrreth babait ishin tė gjithė aristokratė, edhe ata qė luanin tenis po ashtu. Tenisi ende edhe sot konsiderohet si sporti i shtresave tė larta, jo tė gjithė e luajnė. Asgjė s’i pengon nė kėto kohėra, por fakti qė nuk e bėjnė, do tė thotė diēka. Tė gjithė kanė luajtur qoftė edhe njė herė basketboll apo volejboll, tenis jo. Duke qenė tė rrethuar gjithnjė nga njerėz tė tillė, nuk ndihej se bėnim ndonjė tė “pabėrė”. Natyrisht qė mund tė kishte ndonjė rast qė i ēonte fjalė babait se ē’ishin gjithė kėto lukse qė po na mėsonte, por ai ishte krejt indiferent. Babai ynė ishte “modernisimo” {(nga italishtja, shumė modern) nxiton tė shtojė Handani, meqenėse biseda ishte fokusuar te sporti, e vetmja pikė ku indiferentizmi i saj, tashmė edhe prej moshės, ngacmohej}.

    (Intervisten e plote marre nga Ani Jaupaj e lexoni sot ne siplementin ‘Une Gruaja’, falas bashke me gazeten Panorama)


    100




    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

    2 Komente per “Tri motrat Hoxha: E kishim kushėri Enverin, por na internoi 30 vjet”


    Toni
    14 Prill, 2013 - 11:20



    Ja shembulli me kuptimplote i egersise se regjimit komunist! Enveri ka denuar pa asnje faj edhe kushurirat e veta!

    Pėrgjigjjuni



    agimi
    14 Prill, 2013 - 12:52



    Ai si shpirt keq qe ishte,nuk donte te shihte nje me te mire se vetja,prandaj o burg o vrasje!!

    Pėrgjigjjuni
    panorama

    ..

  13. #233
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Kristofor Martiro: Beqirin e ekzekutuan menjėherė pas vendimit tė dhėnė nė ambientet e 313-ės

    Nga: FATOS VELIU


    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Zoti Martiro. Nga bisedat e gjata qė ju kishit mundėsinė tė bėnit me Beqir Ballukun nė ato 11 muaj tė hetuesisė sė tij para se tė merrej vendimi i dėnimit me vdekje, ju ka folur pėr miqtė e tij mė tė afėrt tė nomenklaturės sė lartė tė asaj kohe?
    Gjatė bisedave tė lira me Beqir Ballukun, ai tregonte dhe pėr marrėdhėniet e tij me kuadrot udhėheqėse gjatė luftės dhe mbas luftės. Thoshte se kishte pasur marrėdhėnie tė mira, pra marrėdhėnie shoqėrore nė punė e jashtė punės me tė gjithė udhėheqėsit e partisė dhe qeverisė.
    Ju ka folur pėr ndonjė pakėnaqėsi apo respekt tė veēantė ndaj kolegėve apo miqve tė udhėheqjes sė lartė tė asaj kohe?
    Nuk shprehu ndonjė pakėnaqėsi pėr njeri. Me respekt fliste pėr udhėheqėsin e partisė, pėr shokėt e luftės, sidomos pėr Gogo Nushin.
    Pėr udhėheqėsin?
    Po, po. Ju fola dhe nga numri i kaluar, se ruante respekt pėr tė sido qė po i shkonin punėt.
    Tė paktėn tani qė e dinte se po shkonte drejt vdekjes, nuk ju pėrmendte ndonjė merak, kur mund t'i ishte bėrė borxh nga njėri apo tjetri shok i tij?
    Ore, po Beqiri ishte njeri babaxhan. Ishte natyrė korrekte dhe i drejtpėrdrejtė. Nuk ishte tip meskin dhe natyrė e ashpėr. Sė shumti ai thoshte se "pėr tė metat nė punė edhe unė jam kritikuar nga udhėheqja e partisė, ndonjėherė edhe ashpėr, por kur tė kritikojnė, tė vjen edhe thartė, megjithėse e di mirė qė ata nuk kanė gjė personale.
    Pra s'kishte qejfmbetje?
    Jo. Nga kėto kritika atij nuk i kishte mbetur qejfi, se siē thoshte, i ishin bėrė pėr tė mirėn e punės.
    Zoti Martiro, unė ju kėrkova diēka tė veēantė nė kėtė aludim tė tijin nė lidhje me respektin apo qejfmbetjet ndaj shokėve?
    Vetėm njė herė i kishte mbetur hatri. Pra siē mė thoshte, pėr atė rast ai ishte prekur nė sedėr nga kritikat qė i ishin bėrė.
    Rasti?
    Sipas tij, kur kishte qenė komandant i Divizionit nė Korēė, i kishte shkuar pėr kontroll njė ekip nga Ministria e Mbrojtjes me nė krye Mehmet Shehun, ish-Shef i Shtatmadhorisė. Ekipi i kishte gjetur tė meta e dobėsi dhe Mehmeti e kishte kritikuar nė sy tė vartėsve tė tij. Kjo nuk i kishte pėlqyer Beqirit, pra nuk i kishte ardhur mirė. "Ishim tė rinj atėherė, - tha Beqiri, - me sedėr. Pas Plenumit VIII tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, Mehmeti u shkarkua dhe nė atė detyrė u emėrova unė, por atij nuk kishte pse t'i ngelte qejfi, pasi emėrimin e bėn tjetėrkush. Pas Kongresit tė Parė, ku Mehmeti u rehabilitua, marrėdhėniet tona ishin tė mira", - e mbylli deklaratėn Beqiri. Sipas tij, Mehmeti, kur nuk ishte nė humor e thėrriste tė bėnin edhe ndonjė shaka sė bashku.
    Ėshtė folur shumė se ai ka folur gjatė hetimit edhe pėr Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Madje, sa mbaj mend unė, qarkullonte njė thashethemnajė e tillė qė thoshte se Beqiri kur u dėnua kishte thėnė se, "juve keni kokėn brenda nė udhėheqje, por ne jemi vetėm kėmbėt e grupit agjenturor". Ēfarė tė vėrtete ka nė kėtė thashethem?
    E di mirė dhe e kam dėgjuar me veshėt e mi sa ėshtė aluduar e folur, madje dhe ėshtė shkruar nė ndonjė tė pėrditshme se gjoja Beqir Balluku gjatė procesit tė tij hetimor ka deponuar se nė krye tė veprimtarisė armiqėsore e "komplotuese" tė ushtarakėve ishte Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
    Pra s'ka asgjė tė vėrtetė nė kėtė thashethemnajė?
    E kam thėnė dhe e them me pėrgjegjėsi e bindje tė plotė, se nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė Beqir Balluku gjatė procesit hetimor tė ketė deponuar njė gjė tė tillė. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr, njė trillim i pacipė. Unė kam qenė hetues i tij gjatė gjithė procesit hetimor dhe ekzistojnė procesverbalet e hetimit. Ato nuk janė manipuluar siē aludojnė disa. I gjithė procesi i tij ėshtė incizuar dhe asgjė nuk ėshtė fshehur. Nuk ka pasur asnjė dokument, asnjė deponim, asnjė tė dhėnė qė tė bėhet fjalė pėr diēka tė tillė. Ky trillim ėshtė bėrė me qėllim pėr tė dezinformuar opinionin publik, e pėr tė pėrligjur atė qė shkruhet nė skenarin e Enver Hoxhės titulluar "Panorama Sinoptike".
    Si vijoi mbyllja e hetimit ndaj Beqirit vetė dhe ndaj gjithė ushtarakėve tė arrestuar?
    Si kaluan plot 11 muaj proces hetimor, na u dhanė porositė pėr tė nxituar pėr mbylljen e dosjeve hetimore qė t'i kalonin gjykatės. Kjo me sa kuptova dhe mėsova ishte pėr sytė e tė huajve, se si duket ishte bėrė zhurmė nė lidhje me arrestimin e gjeneralėve. Pra u arrestuan, por ēfarė doli prej tyre? Nuk qenkan tė vėrteta ato qė janė thėnė etj. Pra pas kėsaj historie, u vendos tė mbyllej procesi.
    Si ndodhi dhe kush jua tha konkretisht?
    Nga fundi i procesit hetimor, pra siē ju thashė, qė kur gati kishin pėrfunduar hetimet me tė pandehurit Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako dhe Rrahman Parllaku, nė njė mbledhje me hetuesit e tjerė nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu, ku pėrveē grupit hetimor dhe atij operativ, mori pjesė dhe kryetari i Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela, i cili do tė gjykonte kėta tė pandehur.
    Ēfarė porosie ju dha ministri i Brendshėm nė kėtė takim specifik?
    Ministri Kadri Hazbiu dha porosi qė tė shkohej drejt mbylljes sė hetimit, pasi kjo ishte porosia e udhėheqėsit tė partisė.
    Historinė e kėtyre tė huajve qė e cituam mė lart, jua pėrmendi vetė Kadri Hazbiu?
    Ai theksoi se, edhe shumė tė huaj interesoheshin e pyesnin pėrse nuk po dilnin nė gjyq ushtarakėt.
    Pas kėsaj, ju i mbyllėt hetimet?
    Duke zbatuar kėto udhėzime, sipas planit pėrfunduan hetimet, u bė ballafaqimi me tė pandehurit.
    Ēfarė ballafaqimi, a s'ishit nė ballafaqim pėr 11 muaj me radhė?
    Tani qė mbyllej procesi, tė pandehurit u njohėn me dosjet hetimore ku ishin deponimet e tyre gjatė hetuesisė e provat materiale.
    Pse, si ishte kjo procedurė?
    Kjo bėhej se, sipas rregullit, i jepej tė pandehurit i gjithė materiali pėr ta parė, dhe qė andej dosja do tė shkonte nė gjyq. I pandehuri e shikon tė tėrėn, ēfarė vėrejtjesh ka, ē'nuk ka, bėn shėnimet e tij dhe firmosjen dhe pastaj ajo mbyllet pėr t'i kaluar prokurorisė pėr tė pėrfunduar nė gjykatė.
    Prej kėtij momenti qė mbyllet dosja, hetuesi s'ka mė punė me tė pandehurin ta takojė apo mos ta takojė.
    Jemi nė kėtė moment, qė ju i dhatė dosjen Beqir Ballukut. Pra ky ishte takimi i fundit mes jush?
    Pikėrisht ky ishte takimi i fundit. Takimi zyrtar dhe konfidencial do tė thosha, pasi do ta shikoja dhe nė ambientin e gjyqit special.
    Juve, e mendonit se ky do tė ishte takimi i fundit i jetės me tė? Pra e mendonit se do ekzekutohej?
    Atė gjė njė Zot e di se si do shkonte.
    E mendonit gjithsesi?
    Po pėr t'u menduar mendoheshin tė tėra. Unė e takova, i thashė duke i zgjatur materialin, qė, "i mora kėto qė kemi shėnuar tėrė kėto muaj bashkė".
    Reagoi?
    E pa, e lexoi tė tėrin me vėmendje, ndėrkohė qė unė i thashė: "Nė qoftė se ke vėrejtje, ēfarė ke e ēfarė nuk ke ndonjė problem, a janė shkruar drejt ato thėnie tė tuat, mos ka ndonjė shtim apo tjetėrsim". Pra kėto mbaj mend qė i thashė, teksa ai lexonte me vėmendje pėr tė firmosur ato ēka kishte deponuar.
    Po?
    E lexoi tė gjithin me durim tė plotė, madje duke ndenjur nė vetmi.
    - Ke ndonjė gjė? - i thashė.
    - Jo, s'kam asgjė, - mė tha. - Asnjė germė hetuesi im s'ka futur tepėr, - mė tha.
    Ta tha ty kėtė fakt?
    Po, mua.
    Me kė ishit kur ta tha?
    Kėtė nė atė moment ma tha mua, por e tha edhe nė gjyq.
    Kuptova. Domethėnė qė jeni duke thėnė qė nuk keni abuzuar fare me procesverbalin, me torturėn, me… ?
    Ēfarė flet? Kurrė.
    Po provokacione ndaj Beqirit, keni bėrė?
    Kurrė, jo!
    As me atė, as me ndokėnd qė keni pasur herė tjetėr tė pandehur?
    As me atė, as me askėnd tjetėr. Kristofor Martiro nuk ka pėrdorur njė shuplakė kundėr njeriu. Le tė dalė njė njeri, gjatė gjithė jetės sime dhe tė dėshmojė po deshi tė kundėrtėn. Ta them unė qė s'ėshtė askush. Unė nė punėn time kam pasur edukatė te veēantė. Pastaj unė do jua kujtoja dhe njė herė, se pėr hetimin e Beqir Ballukut apo Kiēo Ngjelės unė jam komanduar, se detyra ime profesionale nuk ka qenė ajo e hetuesit. Jua kam shpjeguar kėtė gjė nė intervistat e para.
    Pra, gjatė gjithė periudhės qė ju keni qenė hetues nuk keni pėrdorur asnjėherė torturėn, asnjėherė si tė thuash, pabesitė qė mund tė akuzohen lloj-lloj hetuesish? Pra duhet tė m'i theksoni.
    Dėgjo. E para e punės njėherė, dhunė fizike dhe dhunė psikike kurrė nuk kam pėrdorur, sepse dhuna tė ēon nė qorrsokak. Nuk mund ta zbulosh veprimtarinė, le tė themi kundėr ligjit, nė qoftė se pėrdor kėtė dhunė. E para se ai, ē'kėrkon, ta thotė. E dyta, merr nė qafė njerėz tė tjerė qė mund tė deponohen nga frika. E kupton?
    Ju ishit koshientė...?
    Ishim tepėr koshientė. Pastaj e treta, nuk mund tė pėrdorje dhunė ndaj kėtyre. Ndaj kėtyre kuadrove.
    As shtesa, as pakėsime, as mashtrime, as...? Sepse akuzohet shumė hetuesia e djeshme, prandaj jam duke ju pyetur.
    Absolutisht! Le tė merret procesi njė pėr njė; nė qoftė se ka njė abuzim nė kėtė drejtim, atėherė ke tė drejtė tė flasėsh ndryshe.
    Beqir Balluku ishte njeri i tillė qė, nuk ishte nga ata qė kėrkonte tė futeshin njerėz nė burg e tė merreshin edhe tė tjerė nėpėr kėmbė. Ai u merrte me veten, por pėr tė tjerėt jo. Dhe e them kėtė me bindje tė plotė.
    Kuptova. Vajti nė gjyq problemi. Pas sa kohėsh u bė gjyqi?
    S'mė kujtohet tani tė them tė drejtėn, vajti ca ditė.
    Takimi i fundit. U pėrqafuat kur u larguat, apo thjesht si i pandehuri me hetuesin, apo nuk tė lejohej?
    Patjetėr. Ai firmosi tė gjithė materialin si e lexoi dhe si pa qė ishte shėnuar korrekt, dhe pas kėsaj u pėrshėndeta me tė duke i dhėnė dorėn. Pastaj, u pamė pas disa ditėsh nė gjyq. Mbas pėrfundimit tė hetimit dhe dėrgimit tė dosjeve nė gjykatė pėr gjykimin e tyre, hetuesit nuk kishin punė me tė pandehurit, nuk mund t'i takonin ata. Ky ishte rregull procedural.
    Ku u bė gjyqi ndaj Ballukut dhe ushtarakėve tė tjerė tė lartė tė asaj kohe? Pra, nė ēfarė ambientesh?
    Gjyqi ndaj kėtyre tė pandehurve u zhvillua nė ambientet e Burgut 313. Sigurisht, ishte me dyer tė mbyllura dhe vazhdoi disa ditė. Nisi nė fillim tė nėntorit tė '75-ės, aty nga data 1 nėntor 1975 nė s'gaboj.
    Kontaktonit gjatė ditėve qė zhvillohej procesi gjyqėsor?
    Kur ishim nė gjyq, mbas ēdo seance mė thėrriste, se i jepja ndonjė cigare. Mė shumė mė donte pranė pėr njė farė kurajoje, apo tip ngushėllimi si tė thuash.
    Pra ti ishte si njė pikė ku mund tė shkėmbente disa fjalė lehtėsuese, ta konsiderojmė?
    Po, kėrkonte njė mbėshtetje, se ke parasysh, njė gjyq me dyer tė mbyllura brenda ambienteve tė Burgut 313 ku s'kishte askėnd nga familja pranė. Madje dhe kur e pyeti kryetari i trupit gjykues, qė ishte Arianit Ēela,
    -A je keqtrajtuar?
    - Jo, - i tha Beqiri.
    - A je dakord me kėto deponime? A janė tė tuat kėto qė ke thėnė? - e pyeti ai mė tej.
    - Asnjė germė tepėr nuk ka futur hetuesi im, - ia ktheu ai.
    Me kėto qė tė them, nuk ėshtė se po vetėmburrem, por e ke mundėsinė t'i mėsosh dhe t'i lexosh, se janė tė shėnuara nė procesverbal siē po t'i them.
    Kur iu dha dėnimi me vdekje, aty ishit ju?
    Aty isha, pastaj ika se ishte situatė e vėshtirė. Nuk ėshtė e thjeshtė tė dėgjosh pėr ekzekutimin e atij me tė cilin ke krijuar gjithė atė konfidencė.
    Nė atė ēast ikėt?
    Qė kur thanė ata "Dėnim me vdekje", unė ika.
    Reagimi i fundit i tij kur iu tha shprehja e tmerrshme "vdekje me pushkatim"?
    Kėshtu ishte: Kur iu dha vendimi i gjykatės "Dėnim me vdekje", unė ika pastaj, s'pashė mė tutje ēfarė u bė. Tė thashė qė personalisht kisha pasur dhe njėfarė shprese pėr rezervimin e dėnimit ekstrem. Thosha qė ishalla ndoshta dhe falet.
    Ēfarė ore ishte kur u dha vendimi apo mė mirė tė themi, paradite apo pasdite?
    Tė gjitha ditėt gjyqi zhvillohej paradite. Edhe atė ditė ashtu ishte, vendimi u dha aty nga dreka.
    Cilat ishin vendimet?
    Gjykata i dėnoi Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Ēakon me vdekje me pushkatim, ndėrsa Rrahman Parllakun me 25 vjet heqje lirie. Rrahmanin nė fakt e kapnin tri nene, me nga 25 vjet burg secili, por meqenėse Kushtetuta e kishte deri nė 25 vjet, i ngeli 25 vjet burg.
    Kur mendoni se janė pushkatuar ata?
    Atė ditė qė u dha vendimi, menjėherė. Pas vendimit, nuk lėvizėn nga vendi ku u zhvillua gjyqi, duke vijuar me procedurėn e bėrjes sė kėrkesės nė Presidium pėr falje jete. Pra ishte njė procedurė qė duhej konsumuar para se tė kryhej ekzekutimi i vendimit. Nuk ka vonuar dhe shkuan kėrkesat dhe erdhi pėrgjigja pėr mosfalje. Kėshtu qė ata nuk u dėrguan mė nė qeli pas dhėnies sė vendimit, por janė ēuar pėr ekzekutim.
    Po ku i mbajtėn derisa iu dhanė pėrgjigjen?
    Nė dhomėn e gjykatės.
    Erdhi pėrgjigjja pėr mosfalje dhe i morėn pėr pushkatim direkt?
    I morėn pėr pushkatim; unė tė thashė, u ngarkua skuadra e ekzekutimit, i morėn nė makinė dhe ikėn. Unė kam ikur, kam qarė nė shtėpi.
    Pėr ekzekutim?
    Po. Vajti kėrkesa e kėtyre, formale, dhe u kthye brenda orės thanė.
    Ishin nė linjė tė gjitha gjėrat?
    Ishin tė tėra nė linjė.
    Mos ishte edhe pėrgjigjja pėr mosfalje gati aty?
    Atje vanė…. Janė tė dhimbshme, situata tė dhimbshme. (shfryn i ngarkuar psikologjikisht, shėnimi im F.V.)
    Keni qarė?
    Kam qarė. Ta them me sinqeritet, kam qarė nė shtėpi. Kam qarė dhe s'kam qenė as nė terezi. Ime shoqe qė ka vdekur, e dinte mirė atė situatė.
    Nuk dinit as vendin ku do ekzekutoheshin?
    Jo. Ikėm ne hetuesit. S'kishim mė asnjė mundėsi. Tashmė i mori skuadra e pushkatimit.
    Pra si konkluzion, ēfarė nxirrni juve si hetues nga ai ekzekutim i tyre?
    Gjykimi dhe dėnimi i ushtarakėve tė lartė, Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos dhe Rrahman Parllakut, u bė vetėm mbi bazėn e akuzave tė materialeve tė partisė, Byrosė Politike, Plenumeve tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe fjalimeve e raporteve tė Enver Hoxhės.
    Pra juve si hetuesi keni qenė vetėm aktorė dhe jo hetues do tė thoni?
    E vėrteta ėshtė se hetuesia dhe gjykimi ishin vetėm akte formale pėr t'i ligjėruar kėto akuza. Gjithshka ishte pėrgatitur nga lart, pra nga udhėheqja qendrore e Partisė.
    Pra s'ka pasur veprimtari armiqėsore?
    Asnjė element tė veprimit tė qėllimshėm armiqėsor nuk ėshtė konstatuar.
    Dhe opinioni nuk e ka besuar njė akuzė tė tillė nė atė kohė, pavarėsisht se ajo jepej nga Enver Hoxha, apo jo?
    Nė pėrgjithėsi, opinioni publik nuk ka besuar nė ekzistencėn e veprimtarisė armiqėsore tė ushtarakėve kundėr pushtetit popullor. Po nė kėto prononcime, ka dhe nga ata qė duan tė pėrligjin ekzistencėn e veprimtarisė armiqėsore, "komplotuese" e "puēiste" tė kėtyre ushtarakėve, kundėr udhėheqjes sė partisė dhe pushtetit popullor, duke dhėnė edhe disa tė ashtuquajtura prova dhe fakte, tė nxjerra gjoja nga dosjet agjenturore hetimore tė Beqir Ballukut, qė shtrembėrojnė me qėllim tė vėrtetėn, duke pėrligjur kėshtu masat e marra ndaj tyre. Tė pėrligjin gėnjeshtrėn se Beqir Balluku ka qenė njė komplotist, njė agjent, se gjoja ėshtė provuar qė ai ėshtė takuar me agjenturėn e huaj gjatė qėndrimit apo udhėtimit kėtu e atje. Se gjoja kėtė komplot e paska zbuluar njė agjent i Sigurimit tė Shtetit qė ishte nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė apo "gjenerali i penduar".
    Pra ju thoni se nuk janė tė vėrteta, por trillime?
    Po, po. Kėto thėnie nuk janė tė vėrteta, por janė vetėm trillime, gėnjeshtra tė ulėta tė bėra me qėllim pėr t'i shėrbyer dikujt qė ka interes pėr kėto gėnjeshtra, pėr tė pėrligjur masat ekstreme tė marra ndaj ushtarakėve. Deklarimet e tyre lėnė pėrshtypjen, se janė marrė direkt me hetimin e Beqir Ballukut apo tė ndonjė ushtaraku tjetėr, dhe se gjoja janė konsultuar me dokumente qė ekzistojnė nė Arkivin e Ministrisė sė Brend-shme lidhur me kėto hetime, duke vėnė pa pikė turpi edhe numrat e dosjeve. Mendoj se nuk ia vlen tė merresh me kėto, se janė fund e krye gėnjeshtra, mashtrime.
    Gjithsesi, janė konstatuar dhe shkelje, apo jo?
    Natyrshėm, gjatė procesit hetimor u konstatuan dhe veprime apo mosveprime tė tė pandehurve qė binin edhe nė kundėrshtim me vendimet e partisė sė asaj kohe, ligjeve tė shtetit, tė cilat janė evidentuar dhe provuar me dokumente, deponuar edhe nga vetė tė pandehurit.
    Por s'ishin veprime armiqėsore do thoshit?
    Pikėrisht. Kėto nuk ishin veprime tė ndėrgjegjshme, tė bėra me qėllim e synim armiqėsor, kundėrrevolucionar, kundėr partisė e pushtetit popullor siē u tha. Materiali i "Antitezave", materiali i zi siē u quajt ndryshe, atakonte Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, por problemi shtrohej nėse kėto materiale u hartuan pėr tė sabotuar mbrojtjen e vendit, apo kishin qėllim ta pėrsosnin atė, pra pėr t'i zhvlerėsuar ato nė interes tė mbrojtjes sė atdheut.
    Dhe ēfarė provuat nė lidhje me to?
    U provua se kėto materiale nuk u pėrgatitėn pėr tė sabotuar Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, por synonin zhvillimin dhe pasurimin e tyre nė interes tė mbrojtjes, nė zbatim edhe tė orientimeve tė Plenumit XII tė KQ tė PPSH-sė e tė porosive tė Enver Hoxhės. Ky material nuk u vu nė zbatim nė ushtri, pėr rrjedhojė nuk pati asnjė pasojė negative. Nė kėtė mėnyrė, ai material nuk pėrbėnte asnjė bazė ligjore pėr tė akuzuar Beqir Ballukun dhe ushtarakėt e tjerė pėr tradhti ndaj atdheut, "puē" e "komplot".

    MASAKROHEN KUADROT E LUFTĖS
    Pjesėtarė tė kastės" nė ushtri. U dėnuan me burgime tė rėnda gjeneralėt: Rrahman Parllaku, Hero i Popullit; Sadik Bekteshi, Hero i Popullit; Muhamet Prodani, Hero i Popullit; Arif Hasku, Vaske Gjino, Halim Ramohito, Abas Fejzo, Mihallaq Ziēishti, Andon Sheti, shef i Zbulimit tė Ushtrisė. Po nė kėtė valė goditjejeje, u internuan gjeneralėt; Dilaver Poci, Spiro Shalsi, Ernest Jakova, Todi Naci, Sulo Kozeli, ndėrsa tė tjerė gjeneralė u nxorėn nė lirim para kohe si tė padenjė pėr ushtrinė. Me dhjetėra kuadro tė tjerė ushtarakė tė rangjeve dhe specialiteteve tė ndryshme u burgosėn, internuan, degraduan, ēmobilizuan, u dėnuan me burgime tė rėnda, nėn akuzėn: "Pėr veprimtari armiqėsore kundėr pushtetit popullor". Kėshtu e pėsuan Edip Ohri, ish-komandant i Forcave Ajrore, Dalip Xhabolli, ish- komandant i Korpusit, disa oficerė me detyra tė ndryshme si Agron Como, Josif dhe Kozma Zegali, Faik Take, Begator Kozeli, Gjergj Titani, Xhevat Alibali, Shaban Reci, Elham Hodo, Novruz Demiri, Rustem Haxhia, Irfan Morina, Shefqet Bona, Gani Kodra e shumė tė tjerė. Me dhjetėra ushtarakė tė specializuar dhe me arsim tė lartė, u internuan apo ēmobilizuan nga ushtria. "Fshesa e hekurt"- mbi kuadrot ushtarakė, tė cilėt kishin udhėhequr repartet e njėsitė e Ushtrisė Nacionalēlirimtare nė luftėn kundėr okupatorėve nazifashiste e bashkėpunėtorėve tė tyre, pėr ēlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit tė popullit. Fshesa nuk i kurseu ata, edhe pse pėrveē eksperiencės sė luftės, kishin mbaruar shkolla dhe akademi ushtarake nė Bashkimin Sovjetik, dhe kishin fituar njė eksperiencė tė madhe nė drejtimin e ushtrisė dhe punonin pėr modernizimin e saj, duke qenė dhe besnikė nė mbrojtjen e atdheut nga agresorėt e mundshėm.

    Vendimi i Byrosė Politike
    Byroja Politike e KQ tė Partisė vendosi qė tė pėrjashtohen nga radhėt e ushtrisė kėta kuadro: Petrit Dume, Hito Ēako, Rrahman Parllaku, Sadik Bekteshi, Vaske Gjino, Ilo Prifti, Nikollaq Sallabanda, Adnan Qatipi, Todi Naci, Andon Sheti, Faik Take, Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Koli Mborja.
    Vendosi tė nxjerrė nė pension: Muharrem Kokomani, Luto Haxhiu, Bako Dervishin, Petrit Ēobani.
    Kėta ishin kasta e ushtrisė, tė cilėt arritėn tė formonin armiqtė nė ushtrinė tonė. Ndoshta nuk ėshtė e tėra, por ėshtė njė pjesė e mirė e kastės.
    Do tė mbeten nė dispozicion tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore nė pritje qė tė emėrohen me ulje nė pėrgjegjėsi:
    Sami Mecollari, Petraq Kolonjari, Nane Kudra, Nevruz Demiri, Tefik Ruci, Maliq Arshova, Veip Alikaj, Elmaz Kondo, Petrit Veliberi, Aqif Ylli, Qemal Gjoliku, Xhemal Shehu. Pėr gabimet e tyre do tė pėsojnė ulje nė pėrgjegjėsi.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


    Kthehu Dėrgo Printo Home
    Komento


    Dėrguar nga ilir, tirane mė 17-04-2013 nė 21:54

    Enveri nuk qe gje tjeter vec nje injorant dhe diktatore qe vrau shoket e tije qe e solen deri aty ,shume i pabese kete se ka bere asnje deri me sot, si ka mundesi qe bijet e tije akoma jetojne ne mes te tiranes? Si duket sala ka mare pjesen e tije per te mbrojtur keta plerat e kombit






    Dėrguar nga Ka njeri te me pergjigjet ?, Ju Mirepres! mė 17-04-2013 nė 11:36

    Duke lexuar deponimet e hetuesit konkluzion qe nxora eshte qe Ushtria Shqiptare NUK ishte ne gjendje te perballonte nje lufte,qofte edhe me komshite.Kinezet vet Ministri akoma dhe E.Hoxha dinin kete fakt.
    Problemi eshte pse u denuan Ushtaraket te mirepregatitur dhe te ndershem ?
    Cfare frike kishte E.Hoxha prej tyre kur ata vet kishin ide te kunderta per mbrojtjen dhe asnje lidhje mes tyre?
    E.Hoxha si njeri na del i perlare, i sakte.
    Mos Denimi erdhi nga Elianet e Kozmosit?

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •