Close
Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 233
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Po cfare flet more Brari, si nuk e shiti Kosoven?! Mire se nuk paska patur mundesi, po ai shkoi e u puth me Titon e nuk beri nje percapje per ate pune.... Nje marredhenie e mire me Jugosllavine duhet te kishte si prioritet Kosoven e vetem Kosoven, por per cfare fliste ne te vertete ai me te? Vetem per idete komuniste, e vetem atehere u prish me te, kur iu prek ideali.... Ai ndaloi edhe Fishten, sepse i prekte 'vellezerit jugosllave'......

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    diellz..

    un kam nje makine.. pordhim i vitt 2004..
    e bleva tek njeri..
    firmosem ato letrat..parat ne dore dhe makina u be e imja..
    kaq vjet e perdor e nuku me ka tradhetuar deri tani..

    kam vajtur me te disa here ne shkipori..


    kte makine po te dua e shes.. po te dua jo..
    jam zoti i saje..
    pra dhe shteti ma njef si pron timen me qitap.

    kurse enveri.. nuku e pat ndonje here kosoven me qitap ose me letra kur thon kosovaret.. ose me papir..kur thon gjermanet... dhe ate pastaj e shiti..

    te jemi te sakte.. kjo ka rendesi..

    politika e tij pastaj me jugosllavine ne lidhje me kosove.. eshte teme tjater qe duhet diskutuar.. dhe do ta diskutojme.. ne vazhdim..

    ..

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    64

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Ndoshta e ka planifiku ta sulmoj por jo ta cliroj Kosoven nga Jugoslavia, me kohen kur ky kish sulmu jugoslavine... jugoslavia i kish ra mrena 48 oreve ne jug to shypnise edhe e kish pushtue krejt. Veq nese ka qen ky qellimi i qe ta sulmoj tjeter qellim te enverit spo ma kap rradaka.
    ...dhe ate jo me arme,por duke i gjuajt me buke e mish e vez e kishte marre deri ne sarande,pa then ate tjetren,qe ajo jugosllavi 28 milionshe e titos,kishte nje ushtri shume te pregaditur me teknik e me dicipline,e qe llogaritej te ishte e 5-ta ne europe !

    armiku me i madhe i yni,ishte dhe mbetet ende,fukaralleku infrastruktura mendesia e jone e mbrapambetur,lereni filmat me van dama e me rambo aman.
    Miku

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    INTERVISTA/ Flet ish -Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Pėllumb Qazimi


    Enver Hoxha ka deklaruar qė sekretar i Parė i PKSH-sė, nuk jam unė, por ėshtė Marshalli Tito

    Ishte ndėrhyrja e Stalinit qė Titua nuk mundi tė aneksojė Shqipėrinė


    Albert ZHOLI

    Kėto ditė nė sallėn “Aleks Buda” tė Akademisė sė Shkencave u promovua libri (nė anglisht), “Ushtria Shqiptare 1912-1991” i autorit Pėllumb Qazimi. Nė kėtė promovim merrnin pjesė, ushtarakė, ish-ushtarakė, akademikė, profesorė, miq dhe tė afėrm tė tij. Ky libėr i shkruar nė anglisht ėshtė njė historik i gjithė krijimit dhe zhvillimit tė ushtrisė sonė deri nė vitet e para tė demokracisė. Libri hedh dritė mbi shumė tė panjohura kryesisht nė periudhėn e Skėnderbeut, pashallėkun e Janinės e deri nė formimin e shtetit tė ri shqiptar. Ky libėr wshtw botuar nw gjuhwn angleze nw Kroaci dhe sw shpejti do tw shohw botimin nw gjuhwn shqipe.


    Ushtria shqiptare 1912-1991, ēfarė kishit parasysh pėr realizimin e kėtij libri?

    Unė sė pari kisha menduar dhe kisha pyetur shumė, dhe kisha njė mendim qė historia institucionale ose zyrtare ushtarake shqiptare i ka fillesat nė vitin 1912, pikėrisht kur u shpall Pavarėsia e Shqipėrisė.

    Po mė parė?

    Mė parė ka pas disa mendime nė kohėn e Skėnderbeut ka pas njė ushtri tė rregullt pasi ka pasur njė shtet tė vetin dhe njė ushtri tipike tė vetėn. Pra, ka histori institucionale ushtarake. Mė vonė ka pas njė ndėrprerje tė gjatė, e cila krijon njė boshllėk dhe e cila pason me ushtrinė e Ali Pashė Tepelenės. Aliu ishte vėrtet pjesė e Perandorisė Osmane apo i dėrguari i Sulltanit nė Pashallėkun e Janinės, por ai vepronte i pavarur dhe e kishte kėtė prirje pėr ta bėrė shtetin shqiptar tė pavarur. Njėkohėsisht ai pati dhe njė ushtri tė rregullt pavarėsisht se ishte pjesė e ushtrisė osmane, vepronte sipas idesė sė tij, mendimeve tė tij dhe thuajse ishte e pavarur, pavarėsisht se Aliu shumė herė i ka shėrbyer perandorisė. Tjetra ėshtė periudha e Bushatllinjve tė Shkodrės mė vonė Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nė fund tė shekullit tė 19-tė, dhe nė fillim tė shekullit tė XX, kemi kurorėzimin e pavarėsisė.
    Por historia e vazhdueshme e pandėrprerė e Ushtrisė sonė, , fillon nė vitin 1912 e kėndej, por jo se u krijua pėr herė tė parė kjo ushtri nė kėtė vit.

    Si vazhdoi pas 1912-s kjo ushtri?

    Pas vitit 1920 si rrjedhojė e shumė ndryshimeve nė vendin tonė kemi njė ushtri mė tė organizuar. Sidomos nė vitet 1920-‘24, apo nga 1925-1928 kur Zogu ishte President kemi njė format tjetėr, pastaj nga 1928-1939 kemi njė reformim tjetėr tė ri ushtrisė, por qė pushtimi i Shqipėrisė nga Italia fashiste nė vitin 1939 e nxori komplet tė paaftė kėtė ushtri. Ky pushtim tregoi se ushtria jonė ishte jashtė standardeve e pazonja tė luftojė dhe tė drejtojė luftime ushtarake tė mirėorganizuara.

    Po gjatė Luftės Nacional Ēlirimtare?

    Gjatė kėsaj lufte sjellim konkretisht luftėn e ushtrisė Nacional Ēlirimtare, por dhe formacionet e armatosura tė Ballit Kombėtar, por edhe tė Partisė sė Legalitetit. Nė atė kohė nė Shqipėri kanė qenė dhe misionet e huaja ushtarake, tė cilat trajtohen nė libėr dhe pjesa tjetėr 1945-1991, e cila merr hapėsirėn mė tė madhe. Pra, pjesa mė e madhe e librit sjell nė vėmendje ushtrinė shqiptare nė regjimin komunist, ku dalin nė pah dhe influencat e huaja sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore.

    Cilat janė kėto influenca?

    Konkretisht kanė qenė dy influenca, ajo Jugosllave dhe ajo Sovjetike. Pėrderisa ne u renditėm nė kampin socialist edhe marrėdhėniet mė tė fuqishme i kishim me vendet ish- komuniste. Nė fillim kemi futjen nėn ombrellėn e Traktatit tė Varshavės dhe mė vonėn nėn ndikimin kinez. Mė vonė kemi kalimin e mbėshtetjes nė forcat e veta, jo vetėm tė shtetit shqiptar nė tėrėsi, por edhe tė ushtrisė nė veēanti, sepse dhe ajo ishte pjesė e shoqėrisė dhe e shtetit shqiptar.

    Kur dalin influencat e huaja?

    Kėto dalin qė me themelimin e shtetit shqiptar, qė me holandezėt fillimisht dhe nė periudhėn e Princ Vidit pavarėsisht se, ishte kohė e shkurtėr, mandej ka venitje tė plotė. Por qė nė vitin 1920 e kėndej ka kėshilltarė tė pranishėm ushtarakė nė vendin tonė. Sidomos nė periudhėn e Republikės Shqiptare 1925-28, dhe nė vitet 1928-1931, kur Shqipėria u shpall Mbretėri, ku ėshtė asistenca dhe mbėshtetja italiane, nė aspektin ushtarak, pavarėsisht influencave tė tjera qė donin proktetorat dhe deri nė mbėrritjen e ushtrive tė huaja, siē ishte dhe influenca Britanike pėr xhandarmėrinė. Mund tė themi se asistenca italiane ishte shumė profesioniste, por mbrapa kėsaj mbėshtetjeje, ishte synimi politik, pra qė i paraprinte pushtimit, ku Shqipėria u kthye gati nė proktetorat dhe mė vonė tė shėrbente si bazė pėr tė kaluar nė agresion kundėr vendeve fqinje. Dhe e vėrteta e mėvonshme ėshtė sulmi italian ndaj Greqisė qė komentohet edhe sot. Pra, territori shqiptar u pėrdor si pistė kalimi pėr pushtime tė tjera italiane.

    Po gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka pas misione me rėndėsi?

    Po. Ka qenė misioni ushtarak britanik, misioni ushtarak amerikan, apo ai sovjetik pak para gushtit tė vitit 1944, dhe deri diku dhe ai jugosllav.

    Po misioni jugosllav s’ka qenė para luftės?

    Nė aspektin politik misioni jugosllav ka qenė dhe para luftės sė dytė botėrore, ose mė mirė tė themi para themelimit tė PKSH-sė kur lufta N-C ende nuk kishte ato formacione tė mėdha. Janė ata qė inspiruan komunizmin. Madje dhe mbėshtetėn krijimin e PKSH-sė. Kjo del nga shumė dokumente. Pra, pėr mendimin tim, jugosllavėt kishin njė ndikim total nė krijimin e PKSH-sė dhe mė tej nė strukturat organizative tė partisė. Unė kam shumė dokumente nė kėtė rast, qė i kam me referenca tė sakta pėr kėtė ndikim politik.

    Si ishin marrėdhėniet e Enverit me Titon?

    Madje, mund tė them qė nė vitet 1945-’48, vetė Enver Hoxha ka deklaruar qė sekretar i Parė i PKSH-sė, nuk jam unė, por ėshtė Marshalli Tito. Kėto janė shumė tė argumentuara. Kaq afėr kanė qenė kėto dy vende nė kėto vite. Ishte njė periudhė kur dy shtet tona ishin gati tė bėheshin njė nė kuadėr tė Republikave tė bashkuara Jugosllave, ku ne mund tė bėheshim Republikė e shtatė, ose shtet brenda Federatės. Madje, mendohej edhe pėr unifikimin e tė dy ushtrive. Edhe vetė se kam besuar, por kur e kam lexuar jam befasuar.

    Pse nuk u realizua kjo ide e Titos?

    Nuk u realizua se Stalini i njihte mirė kulisat e Titos dhe ja kishte liruar litarin atij, qė tė luante njė far roli nė Ballkan, por kur pa qė ambiciet e Titos u bėnė shumė tė mėdha, qė tė shtrihej deri nė Shqipėri dhe nė Bullgari i tha ndalo. Pra ishte Stalini qė e ndali Titon dhe jo Enveri. Pra Stalini e denoncoi Titon si njė udhėheqės qė si pėrkiste marksizėm -leninizmit. Por duhet tė themi se, Titua kishte rrėnjėt e tij tė thella nė PKSH. Ai kishte agjentin e tij Koēi Xoxen. Edhe nė aspektin ushtarak jepte ai urdhra duke neglizhuar Shtabin e Pėrgjithshėm, apo vetė Enver Hoxhėn. Koēi kishte njė autoritet tė padiskutueshėm. Nė fillim Enver Hoxha i shkonte pas avazit kėsaj linje, por u desh denoncimi i mėvonshėm qė Titua tė largonte duart nga Shqipėria. Kėto qė janė shkruar nė libėr nuk janė preferencat e mia individuale, por janė nė bazė tė dokumenteve qė unė kam gjetur nė arkiva kryesisht nė Kroaci.

    Nė kėto dokumente si ėshtė cilėsuar lufta Nacional-Ēlirimtare?

    Kjo luftė ishte pjesė e Luftės Botėrore, kundėr nazifashizmit. Njėkohėsisht nė libėr shkruhet edhe pėr luftėn civile, jo se si kam menduar unė, por ēfarė thonė dokumentet. Pra flitet pėr luftėn civile gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

    Po gjatė regjimit komunist, ēfarė roli ka luajtur ushtria dhe si ka qenė organizmi i saj?

    Duhet ta themi se nė regjimin komunist ushtria shqiptare ka qenė e madhe, e papėrballueshme, pėr shtetin, shoqėrinė, buxhetin. Pra ajo e rėndonte shumė ekonominė e bendit, por ishin parametra tė tjerė qė e bėnin apo e caktonin se si do tė ishte ushtria. Ka qenė njė ushtri tej mase e madhe, dhe kur ne u prishėm dhe me Kinėn kaluam nė njė ushtri masive mbarė popullore. Pra, njė ushtri rezerviste e pėrhapur nė gjithė territorin e vendit. Kjo ishte njė absurditet dhe pėrveē kėsaj njė fortifikim i pashembullt. Fortifikimi ėshtė i pranueshėm, aq sa i takon, por jo qė tė mbushej Shqipėria me qindra mijėra bunkerė ndėrkohė qė, ekonomia e popullit ishte nė zgrip. Mirėqenia e popullit ishte e mjerueshme.

    Kjo lloj ushtrie a ishte e aftė tė pėrballonte njė agresion tė huaj?

    Unė mendoj se jo, nė aspektin e parametrave, operacional, por ishte mirė nė aspektin gatishmėrisė, nė aspektin e angazhimit nėn armė tė tė gjithė popullit, por se si do tė vepronte gjithė ky popull nė aspektin operacional ishte shumė e vėshtirė. Se si do tė realizohej lufta e gjithė popullit nuk ishte shumė e qartė. Parulla e Partisė “gjithė populli ushtar”, ishte njė fjalė goje, por si do tė zbatohej nė kushte lufte ...Por ajo qė duhet thėnė ishte se ne ishim njė shtet tejet i armatosur nga jugu nė veri.

    Sa vite pune tu desh pėr kėtė libėr?
    Afėrsiht pesė vjet punė. Njė punė shumė e vėshtirė, pasi duhet tė shfletosh, duhet tė lexosh, duhet tė pėrmbledhėsh, duhet tė korrigjosh. Libra tė tillė me karakter historiko-publicistik kanė vėshtirėsitė e veta. Kam hapur shumė arkiva tė cilat kanė pas dokumenta nga mė tė pabesueshmet, nga mė interesantet. P.sh ju u habitėt kur unė pėrmenda deklaratėn e Enver Hoxhės pėr pėrcaktimin e Titos. Por ajo ėshtė shumė e vėrtetė, madje unė jam habitur mė shumė vetė. Edhe kur e kam parė mė dukej e pabesueshme. Tjetėr mendim kishim ne se ashtu na informonin, apo mė mirė na dezinformonin. Por ato janė tė shkruara dhe s’kemi si i deformojmė. Historia e ushtrisė sonė ėshtė shumė e veēantė, pėr vetė faktin se nė periudha tė ndryshme historike ne kemi pasur ndikime tė ndryshme tė huajsh. Pra ēdo mision qė vinte na linte eksperiencat e asaj ushtrie.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    ....duke u nisur nga thenja shkurt thjesht e trup,po e vazhdoj me nje fjali qe i permbledh te gjitha ndodhjet e pasluftes se dyte boterore me Shqiptaret:
    ... pra,ka qene fat i madh per Shqiperine dhe Shqipetaret ne pergjithesi prishja e maredhenjeve te Rusise me Jugosllavine(perfundmi i maredhenjeve Tito Stalin),dhe jo merite e Enver hoxhes,perndryshe sot Shqiperija dhe shqipetaret do ishin ndryshe....

    ..I thash keto fjali me lart me pergjegjesi te plote ngase thjesht ndryshe Shqiperija do perfundonte si rebublike e shtate e Jugosllavise,pastaj Shqipetaret si popull me oren e ndalur per gati peseqinde vjet nga perandorija e eger osmanee ngelur prapa ne te gjitha drejtimet,nuk do ishin ne gjenje tu perballonin intrigave serbe dhe politikes se saj etj.Kjo prapambetje e Shqipetareve do reflektonte perfundimisht per levizjen e popullsise neper rebublikat tjera Jugosllave,ku do gjenin jete me te mire,e ne anen tjeter popullsite Jugosllave do mesynin detin,dhe resurset minerale te Shqiperise,do beheshin transplatim shteteror Jugosllav etj."Politikanet"(thash politikanet se shqipetaret nuk kan ditur ne ato kohe politike,e besa as sot nuk po dine,fatkeqesisht)tane do te ishin vetem marioneta Jugosllave e asgje me shume.E kur do perfundonte kjo Jugosllavi(siq pefundoj)Zoti e di se ne c'enyre do perfundonim ne si popull qe do te kishim qene si rebublike nen ate Jugosllavi...Si do qe qe,e si do qe u be,"nuk qe enver hoxha"aj qe udhehoqi Shqiperine,porse rrethanat politike nderkombetare te asaj kohe qene ato qe enver hoxhen e bene njeshin e Shqipetareve(me kee rast edhe te shitjes se viseve shqiptare),porse aj ne vend qe te lidhej me Ameriken,e zgjodhi ne fillim Jugosllavine(duhet shtuar me kete rast se ishin Jugosllavet ata qe e sollen ne partine e pushtetshme te Shqiperise),pastaj BRSS n,pastaj kinen etj....Ky"njeri"qe diktoj jeten e Shqipetareve te Shqiperise per dyzet vite me radhe nek beri gje pozitive,pos krimeve te medha kundrejt Shqipetarev.Pra ky"njreri"Shqipetareve te Shqiperise ua beri jeten ferr.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dielli1 : 10-03-2013 mė 05:37

  6. #96

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    shikone kte video ku dikur marshali tito mbahej si hero e flamuri jugosllave valvitej ne shqiperi,pastaj na doli armik...e lozte mire politiken kurvi

    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Po cfare flet more Brari, si nuk e shiti Kosoven?! Mire se nuk paska patur mundesi, po ai shkoi e u puth me Titon e nuk beri nje percapje per ate pune.... Nje marredhenie e mire me Jugosllavine duhet te kishte si prioritet Kosoven e vetem Kosoven, por per cfare fliste ne te vertete ai me te? Vetem per idete komuniste, e vetem atehere u prish me te, kur iu prek ideali.... Ai ndaloi edhe Fishten, sepse i prekte 'vellezerit jugosllave'......
    Djella eshte shum me rendesi fakti se kosova eshte shum e pasur me minerale dhe toka me bereqete te medhaja ,tjeter eshte arsyeja qe ket nuk shfrytezohen per arsye te caktuara,pra qysh nga antika eshte e njoftur se kush e ka sunduar kete vende ai ka qen edhe i fuqishem.
    Per kete ka shume fakte qysh ne kohrat e lashta DARDANET kan qen fisi me i famshmi ILIR,Vet atoret nga antika ket fis e quajn fis i eger barbare,sepse te vetmit ata e perballuane dyndjet e egra te KELTEVE,dhe e stopuan ate fis te eger,pastaj problemet e grekve dhe rromakve per te pushtuar ket teritor,pastaj shum personalitete me fame botrore kan prejardhjen nga ky fise i lashte,vet justiani ashte munduar ti pengoj dyndjet barbare te sllaveve per nje kohe,Pastaj Klaudi i II i theu GOTET ne afersi te NISHIT pikrishte ne tokat DARDANE,duke i zgjatur jeten perandoris edhe nje shekull.
    Pra pasurit e mdhaja i mundesonin PARA te medhaja dhe Begati te medhaja,prandaj SERBET me gjdo kushte jane munduar ta mbajne ket teritor,me qfardo qmimi,duke i neglizhuar pasojat e se kaluares dhe te ardhmes,sigurishte qe e ardhmja do te jet bashkimi me token Mėm SHQIPERINE,dhe fuqia qe qe pa dyshim do te bej ekuilibrin ne ballkan,ku shqipetaret do ta ken fjalen perfundimtare per paqe dhe stabilitet.
    Pra siq po shifet duke pasure parasyshe faktoret e larte permendur,koha po punon per neve,por vetedia dhe uniteti duhet te forcohen,pra nuk duhet te kemi DELE te zeze ne kopen Shqipetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 10-03-2013 mė 14:57

  8. #98
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    vari leshte thoni ju, dumja do sulmonte jugosllavine ,ajde dume ajde dume ,po dum dum fare ka qene ai
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    ajo zemra nuk punon pa benzine
    Kjo eshte trajte alegorike e te kuptuarit,kurse kuptimi eshte se se ne kohen e Titos kemi pasure jete apsulute,me kujtohet me disa shok te femijeris donim te shkonimne POLONI per avantura,pra per shpenzim te parave,por prinderit nuk me lejonin nga frika se mos po me ndodhe diqka ,por BABAI ndjes i paste shpirti,me qortonte vashdimishte duke me drejtuare gishtin ne kahje te Shqiperis se Enverit,thoshte se atje eshte jeta e lumture dhe kishte simpati te jashtzakonshme nga menyra e jeteses atje,dhe disiplina e organizuar ne pune te ndryshme ne ndertimin e atedheut me AKSIONE te ndryshme pune.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Fehmi nuk e di se per cfare kohe flet ti dhe si ke pas gjendjen ekonomike, por ne perjgithesi edhe ne Kosove nuk kemi pasur aq shume sic e paraqet ti. Ndoshta raste te vecaanta per ata qe ne vitet e 70-ta emigruan ne perendim ka qene mire por per shumicen e popullit jo edhe aq. Statistikat ekzistojne. Nejse...kjo eshte teme tjeter.

    P.S. lexo edhe njehere se cfare shkruan; "....ne Poloni per aventura ...per te shpenzuar para..."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sami Hyseni : 12-03-2013 mė 18:33

Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •