Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Saimo79
    Anëtarësuar
    19-06-2012
    Postime
    36

    Gjirokastër, dhunohet zyra e shoqatës së OMONIA-s, gjurmë gjaku në xhamat e thyer

    GJIROKASTËR- Dhunohet zyra e shoqatës OMONIA në Gjirokastër. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga persona ende të pa paidentifikuar.

    Përkthyesi i zyrës së OMONIA, Thanas Suxho shprehet se ka konstatuar i pari dëmtimet, duke rrëfyer se sapo ka mbërritur në ambientet e shoqatës ka parë xhamat e thyer si dhe dokumente të hedhura në dysheme. Suxho ka dënuar aktin e rëndë duke e cilësuar 'akt vandal', ndërkohë që ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes nga policia.

    Policia e qytetit jugor njofton se organizata nuk ka bërë denoncimin për incidentin e rëndë, ndërkohë që i pyetur nga News24 kreu i OMONIA-s, Dhimitër Maliqu nuk ka dashur të flasë për ngjarjen.

    Organizata dhe partia pro greke konfirmojnë janë njohur për mbështetjen e tyre pro minoritarëve grek teksa si dhe skandalin e varreve në Boboshticë, për të cilën ish-kreu i saj Naum Disho është në proces gjyqësor. Skandali i Boboshticës u shënua 2 vjet më parë, kur u ngrit pa leje memoriali për ushtarët e rënë grekë mbi varret shekullore të banorëve të Boboshticës.
    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Gjirokastër, dhunohet zyra e shoqatës së OMONIA-s, gjurmë gjaku në xhamat e thye

    Shoqata OMONIA ka reaguar sot për incidentin e ndodhur në zyrat e saj në Gjirokastër. Me anë të një deklarate për mediat të bërë nga zyrat e saj në Sarandë, OMONIA lë të kuptohet se autorë të kësaj ngjarje mund të jenë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi.

    “Urojmë që këto të mos kenë lidhje me gjuhën agresive që qarqe ektremiste po përdorin publikisht kundër helenizmit dhe drejtuesve të OMONOIA-s dhe PBDNJ-së. Por megjithatë jemi të sigurt. Një proverb në Greqisht thotë: “Çfarë është duke mjaullitur në tjegullat e çatisë?” Zyrat, ndonëse në të njëjtin godinë me zyrat e Policisë Kufitare, thjesht në oborre të ndryshme hyrjet e tyre, u vandalizuan të shtunën vonë, kur ditën e mëparshme Aleanca Kuq e Zi në Gjirokastër pati miting nacionalist të hapur”, thuhet në deklaratën e OMONIA.
    Sipas përfaqësuesve të organizatës dhunimi i zyrave të kësaj shoqate në Gjirokastrës është mënyra e gabuar për të ndaluar përpjekjet e minoritetit grek. “Kanë zgjedhur rrugë dhe mënyrë të gabuar sa kujtojnë se përmes veprimesh provokative do të sjellin edhe ndërprerjen e përpjekjes sonë për të drejtat e Minoritetit Etnik Grek. E kemi fjalën për aktet e thyerjes dhe vandalizmave në Zyrat e Organizatës dhe PBDNJ-së në Gjirokastër”, thuhet në deklaratë.
    Në qëndrimin OMONIA thuhet se këto sjellje synojnë nënshtrimin e helenizmit. “Nuk na trembin as ka për t’u ndërprerë denoncimi publik i shkeljes së çdo norme të sjelljes demokratike nga forca që financohen dhe mbështeten në errësirë dhe që dëshirojnë nënshtrimin dhe mpakjen e helenizmit”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.
    Reagimi i OMONIA-s vjen pas incidentit të ndodhur në Gjirokastër, ku gjatë natës janë thyer xhamat e dritareve dhe janë hedhur në rrugë dokumentet e zyrës së kësaj shoqate./shekulli
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538

    Për: Gjirokastër, dhunohet zyra e shoqatës së OMONIA-s, gjurmë gjaku në xhamat e thye

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin

    Qetesohu Aqil qoftja, i kane thyer vete ata qe te " perafrojne dhe te perligjin" nderhyrjet e Papenjeve. Keto jane dinakerira te njoftme greke.
    Qetesohu o qen, mos bej ham ham se ska shqiptar ta kete frike grekun.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  4. #4
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Gjirokastër, dhunohet zyra e shoqatës së OMONIA-s, gjurmë gjaku në xhamat e thye

    Jane gjera qe behen per te hequr vemendjen nga gjarjet ne Maqedoni. Me veprime te tilla duan te thone se edhe Shqipetaret e Shqiperise dhunojn minoritetin e tyre! Jane provokime!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Gjirokastër, dhunohet zyra e shoqatës së OMONIA-s, gjurmë gjaku në xhamat e thye

    une e besoj se jane ata te agimit kuq e zi, sepse e kane bere edhe ne liqenas para ca muajsh. kane goditur minoritetin atje, dhe jane te njojtur per qendrime te tilla antikushtetuese.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Gjirokastër, dhunohet zyra e shoqatës së OMONIA-s, gjurmë gjaku në xhamat e thye

    Po habitem qe akoma se ka denuar kryepeshkopi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •